""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Ruhi 6 - 2005-12 (rv 2006-04)








Mesimi
i Kauzës


Instituti Ruhi





















Libri 6






Mesimi
i Kauzës




























Instituti Ruhi

Librat e Serisë:

Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit
“Të kupturarit e Shkrimeve Bahá’í”
“Lutja”
“Jeta dhe vdekja”

Libri 2 Duke u ngritur në shërbim
“Gëzimi i të mësuarit”
“Tema thellimi”
“Paraqitja e besimeve Bahá’í”

Libri 3.1 Mësimi në klasat e fëmijëve, niveli 1 Libri 3.2 Mësimi në klasat e fëmijeve, niveli 2
“Disa parime të edukimit Bahá’í” “Mësime për klasa fëmijësh, niveli 2”
“Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1” “Një përmbledhje e këngeve për
“Drejtimi i klasave për fëmijë” mësuese e klasave fëmijësh”

Libri 4 Manifestime Binjake
“Madhështia e kësaj Dite”
“Jeta e Báb-it”
“Jeta e Bahá’u’lláh-ut”

Libri 5 [Mësimi në klasat për të rinj]

Libri 6 Mësimdhënia e Kauzës
“Natyra shpirtërore e të dhënit mësim”
“Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit”
“Akti i të dhënit mësim”

Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit
“Shtegu shpirtëror”
“Si bëhesh tutor i librave 1-6”
“Promovimi i arteve në rrënjët e komunitetit”

Libri 8 Besëlidhja
“Besëlidhja e Perëndisë”
“Besëlidhja e Bahá’u’lláh-ut”

Libri 9 Mirëqenia e familjes
“Jeta familjare Bahá’í”
“Dhënia: Baza shpirtërore e mirëqenies”





Original Title:
Teaching the Cause, Ruhi Institute, Book 6
published by the Ruhi Foundation, Colombia, 1998
Text: Albanian

Përkthyesi: Agim Popa
nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá’í

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i dytë 2006 - 163 E.B.









Pasqyra e lëndës


Bashkëpunëtorëve 1

Natyra shpirtërore e të dhënit mësim 5

Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit 33

Akti i të dhënit mësim 71


BASHKËPUNËTORËVE

Libri 2 i Institutit Ruhi u jepte pjesëmarrësve një hyrje fillestare për mësimdhënien. Qëllimi ishte i dyfishtë: nga njëra anë, të mësonin ata për të vizituar besimtarë të rekrutuar rishtas dhe për të diskutuar me ta disa tema thellimi; nga ana tjetër, të fitonin aftësinë për të futur në biseda ide Bahá’í, duke shfrytëzuar gjuhën e përdorur nga ‘Abdu’l-Bahá-i në bisedat e Tabelat e Tij. Pasi kanë fituar tashmë njëfarë përvoje praktike, pjesëmarrësve të programit nuk u pritet t’i futen më thellë çështjes së mësimdhënies.

Ky libër përbëhet nga tri nënndarje. E para, “Natyra shpirtërore e mësimdhënies”, ka si synim të rritë më tej kuptimin e pjesëmarrësve për domethënien shpirtërore të mësimdhënies. E dyta, “Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit”, jep rastin për të reflektuar rreth atributeve që duhet të përpiqet të fitojë një mësues i Kauzës. Në nënndarjen e tretë, “Akti i mësimdhënies”, diskutohen mënyrat e përpjekjeve personale e të fushatave kolektive të mësimdhënies.

Ndër temat e ndryshme që trajtohen në këto nënndarje, dy përshkojnë tërë librin dhe shtjellohen në kontekste të ndryshme. Ata që veprojnë si drejtues të kursit duhet të sigurojnë që pjesëmarrësit të fitojnë një kuptim tërësor të ideve të trajtuara.

Në vend të parë midis këtyre çështjeve është “të qënit” dhe “të bërit”, si dy tipare të pandashme të jetës Bahá’í. Aty theksohet se për t’u bërë mësues efektivë ne duhet të përpiqemi çdo ditë të përsosim jetën tonë të brendshme dhe, në të njëjtën kohë, të përfshihemi rregullisht në mësimdhënie e të fitojmë përvojë. Për fat të keq, në botën e sotme formimi i dysheve është një shprehi gjerësisht e përhapur e mendjes, që mund të depërtojë lehtë në komunitetin Bahá’í. Unë duhet të studioj apo të veproj si pionier? Unë duhet të kujdesem për nevojat e familjes sime apo t’i shërbej Besimit? Unë duhet të përqendrohem në përsosjen e vetvetes apo të mësoj të tjerët? Pranimi i kësaj dysheje të fundit, – që në analizë të fundit është imagjinare, – e paralizon besimtarin individual, dhe ne shpresojmë se ky kurs do t’i ndihmojë ndjekësit e tij ta shmangin një paralizim të tillë.

Tema e dytë, po aq e rëndësishme sa dhe e para, ka të bëjë me të mësuarit ne vetë. Mendohet se efektshmëria në mësimdhënie, si individuale dhe kolektive, mund të zhvillohet me kohë, nëse e trajtojmë atë nga këndvështrimi i të mësuarit ne vetë. Përvoja tregon se realizimi i këtij fakti të thjeshtë dhe gatishmëria për të përvetësuar tiparet që përcaktojnë një këndvështrim të tillë mund të hapin portën e suksesit.

Libri shkon nga abstraktja te praktikja, duke e përqendruar vëmendjen në konceptet, vetitë, qëndrimet dhe mjeshtrinë që rritin aftësinë për mësimdhënie. Nënndarja e parë merret gjerësisht me konceptet, siç janë: natyra e një detyre që na është urdhëruar mga Manifestimi; porosia për mësimdhënien si shenjë e bujarisë së Perëndisë; ndezja e zemrave; raporti midis mësimdhënies e dijes; shenjtëria; mësimdhënia si një detyrë e shenjtë e çdo Bahá’í; mësimdhënia si hapje e portave të qytetit të zemrës njerëzore; mësimdhënia si akt që vë në veprim një poces transformimi shpirtëror; Fjala e Perëndisë si fuqia që e kryen këtë transformim; dhe roli i dashurisë në mësimdhënie.

Të thuash se nënndarja e parë merret gjerësisht me konceptet nuk do të thotë që diskutimi të mbetet në fushën e abstraksioneve. Drejtuesi i grupit duhet të kujdeset që qëllimi i ushtrimeve të ndryshme të arrihet me të vërtetë, konkretisht që të kuptuarit të jetë mjaft i thellë sa të ndikojë në qëndrimet dhe t’i shtyjë pjesëmarrësit të fitojnë mjeshtrinë e aftësitë e nevojshme. Në mënyrë të veçantë, në një botë ku vetë nocioni i shenjtërisë po zhduket, në të cilën pothuajse çdo gjë reduktohet në një akt shitblerjeje, është e nevojshme që pjesëmarrësit të dalin nga kursi me një ndjenjë të mprehtë të vetëdijës për të “shenjtën”, të ndërgjegjshëm se kur japin mësim ata ndërveprojnë me zemrën njerëzore dhe me një mori forcash shpirtërore që e çojnë njeriun te njohja e pastaj te siguria.

Nënndarja e dytë trajton vetitë shpirtërore dhe qëndrimet e mësuesit. Pjesët e para i kushtohen përsiatjes rreth vetive të tilla si zemërdëlirësia, altruizmi, besimi, guximi, urtia, shkëputja, përunjësia dhe zelli. Zhvillimi i vetive shpirtërore është një çështje që trajtohet në mënyrë të përsëritur në librat e Institutit Ruhi, por në kontekste të ndryshme. Këtu synimi është të dalë në pah ndikimi i këtyre atributeve në mësimdhënien; prandaj diskutimi në grup duhet të shkojë tej gjërave të përgjithshme dhe të përqendrohet në çështjen sesi çdonjëra prej vetive rrit efektshmërinë e mësuesit.

Qëndrimet kanë të bëjnë me reagimet tona ndaj situatave dhe i kanë rrënjët në kulturën tonë, edukimin tonë, kujtesën tonë, përvojën tonë të kaluar dhe, sigurisht, në vetitë tona shpirtërore. Çiltëria jonë ndaj njerëzve dhe simpatia që ne ushqejmë ndaj përpjekjeve të tyre për të kuptuar të vërtetën janë shembuj qëndrimesh që ndikojnë në mësimdhënie. Në këtë nënndarje, diskutimi i qëndrimeve në pjesët e fundit është ndërtuar mbi intuitat e fituara për vetitë shpirtërore nëpërmjet studimit të pjesëve të para. Idetë rrjedhin në mënyrë të natyrshme në trajtimin e përunjësisë si një kërkesë thelbësore e parë nga këndvështrimi i të mësuarit ne vetë. Qëndrimi për të mësuar ne vetë si kusht për mësimdhënien, qëndrim që rrjedh nga përunjësia e vërtetë, përbën thelbin e të gjitha qëndrimeve të lavdërueshme te një mësues.

Shpresojmë se idetë që përfshihen në këto pjesë do t’i bindin pjesëmarrësit se, në përpjekjet e tyre të të dhënit mësim, është e nevojshme që ata të ndjekin këtë model konsultimi, veprimi e reflektimi: të angazhohen rregullisht në aktin e të dhënit mësim, të reflektojnë për rezultatet e përpjekjeve të tyre, të konsultohen me bashkëbesimtarët e tyre për efektshmërinë e asaj që kanë thënë e kanë bërë, t’u drejtohen shkrimeve për të marrë përgjigje për çështjet që lindin dhe të ndryshojnë metodat në dritën e përvojës e të intuitave të fituara nga studimi i shkrimeve. Një fryt i parë i këtij veprimi e reflektimi duhet të jetë të kuptojnë sesi vepron në të dhënit mësim parimi i moderimit: që shkalla e aftësisë perceptuese të çdo individi përcakton sesi duhet vepruar ndaj këtij ose atij personi – në mënyrë të hapur apo me kujdes, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, me ton debati apo pajtues.

Duke i shkuar deri në fund me grupin kësaj nënndarjeje, drejtuesi do të kuptojë se përsosja e vetive shpirtërore dhe ndryshimi i vetëdijshëm i qëndrimeve nuk arrihen pa përpjekje. Një hap i rëndësishëm fillestar është, sigurisht, të kuptohen konceptet e rëndësishme- Për shembull, kuptimi i konceptit të zemërgjerësisë dhe i ndikimeve të tij mbi sjelljen ndihmon në zhvillimin e këtij atributi. Por, veç të kuptuarit, njeriu duhet të ketë vullnetin dhe dëshirën e sinqertë për të përparuar shpirtërisht. Vullneti dhe dëshira nuk krijohen thjesht përmes diskutimit intelektual; është i nevojshëm një reflektim i thellë nga çdo individ për gjendjen e vet të brendshme. Eshtë, pra, detyrë e drejtuesit të krijojë një mjedis që çon në një reflektim të tillë – një mjedis që të mos shkaktojë një ndjenjë faji, që të mos shtyjë për t’u rrëfyer, që të mos nxitë për të bërë akuza, një mjedis në të cilin një grup miqsh të mund të diskutojë pa pasione si për çështje abstrakte dhe konkrete, duke e lënë secilin të reflektojë privatisht se ç’kërkohet prej tij apo prej saj.

Nënndarja e tretë përqendrohet në vetë aktin e mësimdhënies. Mjeshtria dhe aftësitë që një mësues i Kauzës duhet të përpiqet të zhvillojë shihen në kontekstin si të planeve vetjake dhe të projekteve kolektive. Edhe këtu një dyshe e rreme –shikimi i këtyre dy anëve në kundërvënie ndaj njëra-tjetrës – ndonjëherë mund ta paralizojë një komunitet Bahá’í. Pasazhet e paraqitura në këtë nënndarje dhe ushtrimet përkatëse kanë si synim ta bëjnë pjesëmarrësin të angazhohet gjatë tërë jetës së tij ose të saj Bahá’í në të dy llojet e mësimdhënies.
Disa koncepte të qenësishme që grupi duhet të shqyrtojë me ndihmën e drejtuesit janë këto: deklarimi është një element i mësimdhënies, por vetëm ai nuk përbën mësimdhënie, e cila kërkon dialog midis besimtarëve të konfirmuar dhe atyre që dëshirojnë të hetojnë të vërtetën e rivendikuar nga Bahá’u’lláh-u; ndërsa nuk duhet të humbasim asnjë rast për të shpallur Besimin e për ta shpjeguar atë tërthorazi, në këtë pikë të historisë njerëzore kur aftësia kapëse e njerëzve është e lartë, ne duhet të fitojmë e të përsosim mjeshtrinë e aftësitë për mësimdhënie të drejtpërdrejtë; para nesh qëndron sot sfida për të tërhequr në Kauzën njerëz në numër të madh, e megjithatë rekrutimi nuk duhet të jetë rezultati i vetëm që synojnë përpjekjet tona mësimore; mësimdhënia nuk përfundon kur një person anëtarësohet në komunitet, por duhet të vazhdojë derisa deklaruesi të jetë bërë një mbështetës i konfirmuar e i zjarrtë i Besimit; për një proces të qëndrueshëm shtrirjeje në shkallë të gjerë e konsolidimi kanë rëndësi thelbësore programet përgatitore për të zhvilluar rezervat njerëzore që do të ushqejnë numrin gjithnjë në rritje të besimtarëve.

Në kontekstin e mësimdhënies së drejtpërdrejtë, disa pjesë të nënndarjes së tretë analizojnë përmbajtjen e mesazhit që duhet përçuar tek të interesuarit. Kjo bëhet me ndihmën e një shembulli, në këtë rast të shembullit të një vajze të re që mëson njërën prej shoqeve të saj. Paraqitja e Besimit e përvijuar këtu nuk duhet marrë si formulë për t’u përdorur pa dallim. Rëndësi ka që pjesëmarrësit të kuptojnë se paraqitja që do të bëjnë nuk duhet të jetë një përzgjedhje e rastit idesh e parimesh dhe se i duhet kushtuar një vëmendje e madhe formulimit të saj.

Më në fund, pjesëmarrësve të kursit u kërkohet të mendojnë një plan personal mësimi dhe të marrin pjesë të paktën në një fushatë kombëtare, rajonale ose lokale. Kjo përvojë praktike është thelbësore, në qoftë se duan të kenë përfitim të plotë nga studimi i librit. Drejtuesi, sigurisht, do t’i ndihmojë ata në përpjekjet e tyre në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e institucioneve përkatëse – të anëtarëve të Këshillit Ndihmës, të Asambleve e të komiteteve.










Natyra shpirtërore
e të dhënit mësim




Qëllimi

Të kuptohet se të dhënit mësim është një akt
me rëndësi të veçantë shpirtërore.
Të vlerësohet se mësimdhënia e efektshme
përfshin si “të qënit” dhe “të bërët” –
vëmendje ndaj gjendjes së brendshme
të njeriut si dhe veprimtari të vazhdueshme.


PJESA 1

Në këtë nënndarje do të zbërthejmë konceptin e mësimit të Kauzës njerëzve si një akt me rëndësi të veçantë shpirtërore. Gjatë studimit të shkrimeve, ju keni lexuar e diskutuar pasazhe që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të mësimdhënies, dhe këto, bashkë me pjesëmarrjen tuaj në konsultimet e në veprimtaritë e komunitetit, ju kanë ndihmuar të formuloni idetë tuaja për një çështje që tërheq vëmendjen më të madhe të Bahá’í-ve kudo. Pra, për të filluar, shprehni disa nga mendimet tuaja për mësimdhënien, duke plotësuar fjalitë e mëposhtme:

Mësimdhënia është ____________________________________________________.
Mësimdhënia është ____________________________________________________.
Mësimdhënia është ____________________________________________________.
Mësimdhënia është ____________________________________________________.
Mësimdhënia është ____________________________________________________.


PJESA 2

Shpesh kemi dëgjuar të thuhet se “Mësimdhënia është detyrë e shenjtë e çdo Bahá’í”. Ç’do të thotë që mësimdhënia është një detyrë e besimtarit individual? Përgjigja më e gatshme është, sigurisht, se kjo është një porosi që Bahá’u’lláh-u i ka dhënë çdo pasuesi të Tij. “Mësojuni të tjerëve Kauzën e Perëndisë, o njerëz të Bahá-it”, bën thirrje Ai, “sepse Perëndia i ka caktuar secilit detyrën që të shpallë Mesazhin e Tij dhe e shikon këtë si më të meritueshmen nga të gjitha veprat”.1

Fjala “detyrë” në gjuhën njerëzore përdoret në disa kuptime. Ndonjëherë ajo përçon nocionin e një vargu rregullash që na imponohen për arsye jo të dukshme. Ne i mendojmë disa detyra si gjëra që duhet t’i kryejmë edhe në qoftë se do të ishte shumë më e këndshme po të mund të shmangnim bërjen e tyre. Disa detyra të tjera, që kanë të bëjnë me vetë mirëqenien tonë dhe të atyre që ne kujdesemi, i kryejmë me kënaqësi relative. Në konsultim me grupin tuaj, bëni një listë të disa detyrave të këndshme:

_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

Në përgjithësi ne kemi prirjen të kryejmë me zell ato detyra që na duken të rëndësishme. Një bujk, për shembull, kujdeset në mënyrë të zellshme për fermën e tij, sepse e di që çdo detyrë është thelbësore për qëllimin përfundimtar të marrjes së të korrave të bollshme, nga të cilat varet jetesa e familjes së tij. Në dritën e thënieve tuaja në pjesën e mëparshme lidhur me mësimdhënien, përmendni disa prej fryteve që mund të japin përpjekjet tuaja mësimore:

_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

Detyrat që na urdhëron Manifestimi i Perëndisë sjellin të mirën më të madhe. Megjithatë vlera e tyre nuk qëndron vetëm tek e mira që sjellin. Urdhrat e ligjet e Perëndisë nuk janë rregulla të thjeshta që na thonë se çfarë duhet të bëjmë e çfarë jo; ato janë, në thelb, parashtrime të realitetit të ekzistencës njerëzore. Një shembull i thjeshtë e sqaron këtë pikë.

Ne e dimë se për të bërë një jetë të shëndetshme kemi nevojë të hamë një sasi të caktuar ushqimi në mënyrë të rregullt. Të ngrënit rregullisht nuk është, gjithsesi, një rregull apo sjellje arbitrare që na e ka imponuar dikush; ai është një parashtrim lidhur me ekzistencën tonë fizike reale. Trupat tanë janë ndërtuar në mënyrë të tillë që kanë nevojë për ushqim çdo disa orë, dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj kërkese; lënia pasdore e saj do të çonte në fund të fundit në vdekje.

Po kështu, kur Manifestimi i Perëndisë na urdhëron diçka, p.sh., që të lutemi çdo ditë, Ai nuk na imponon ndonjë rregull arbitrar sjelljeje. Urdhri i Tij është një parashtrim lidhur me ekzistencën tonë reale. Ai na thotë se shpirti njerëzor është krijuar në mënyrë të tillë që neve të gjithëve na kërkohet t’i kthejmë rregullisht mendjet e zemrat ndaj Perëndisë dhe të “bisedojmë” me Burimin e qenies sonë. Po kështu, urdhri për t’u mësuar të tjerëve Kauzën e Tij, veç përfitimit të dukshëm që na sjell neve dhe njerëzimit, shpreh të vërteta lidhur me natyrën e shpirtit njerëzor dhe kërkesat e tij. Në disa prej pjesëve që vijojnë do të shqyrtojmë disa prej këtyre të vërtetave. Por para se ta bëjmë këtë, ju mund ta gjykoni të dobishme të shkruani një fjali lidhur me natyrën e secilës prej atyre që përmenden këtu poshtë. Për t’ju ndihmuar, këtu jepet një shembull.

1. Një qiri: Natyra e qiriut është të japë dritë.__________________________________
2. Një flutur nate: __________________________________________________________
3. Një flakë: _______________________________________________________________
4. Një gurrë: _______________________________________________________________
5. Retë e shiut: ____________________________________________________________
6. Aroma: ________________________________________________________________

A do të ishit ju dakord se natyra e një qenieje njerëzore është të japë pareshtur – të japë nga ato që zotëron, të japë kohë, energji dhe dije?


PJESA 3

Le të fillojmë reflektimin tonë për disa nga ato që nënkupton porosia për mësimdhënie, duke studiuar disa citate nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it:

“O shërbëtor i Perëndisë! Ngazëllehu me lajmin e gëzuar të Perëndisë, gëzohu për përhapjen e aromës së Perëndisë, dhe mbahu pas Mbretërisë së Perëndisë në mënyrë të tillë që të të bëjë të ndahesh nga bota dhe të ndezë në zemrën tënde zjarrin e dashurisë së Perëndisë aq fort saqë çdo njeri që të afrohet të ndiejë ngrohtësinë e tij; dhe nëse dëshiron të arrish këtë gjendje, duhet të kthehesh tërësisht drejt Perëndisë. Ndoshta një ndriçim do të zbresë mbi ty, me anën e të cilit aromat e Perëndisë do të përhapen në të gjitha ato rajone e distrikte dhe ti do të jesh një llampë udhërrëfimi, nga e cila dritat e dijes do të burojnë e do të përhapen në ato vende e toka të largëta”.2

Sipas këtij pasazhi, ne duhet __________________________ me lajmin e gëzuar të Perëndisë, ________________ për përhapjen e aromës së Perëndisë, dhe ____________ pas Mbretërisë së Perëndisë. Këtë duhet ta bëjmë në mënyrë të tillë që të na bëjë ____________________ nga bota dhe ________________ në zemrat tona ____________ e __________________ ________________________ ______________ saqë çdo njeri që na afrohet të mund __________________ ______________________ e tij. Nëse dëshirojmë të arrijmë këtë gjendje, duhet të kthehemi ____________________ __________ __________________. Atëherë, me hir të Perëndisë ne mund të bëhemi llampa _____________________, nga të cilat ____________ e __________ do të ______________.


PJESA 4

‘Abdu’l-Bahá-i ia ka shkruar fjalët që vijojnë njërit prej miqve, i cili prej shumë kohësh dëshironte Ta takonte dhe më në fund pati një takim të shkurtër me Të:

“Por unë shpresoj se ky takim do të bëhet si fitili i llampës dhe zjarri – që sapo ky e preku ai u ndez. Unë po pres rezultatet e këtij takimi, që të të shoh të ndezur si qiri e duke u djegur si flutur nate në zjarrin e dashurisë së Perëndisë, duke derdhur lotë si reja nga madhështia e dashurisë dhe e tërheqjes, të qeshur si luadhi dhe të gjallëruar tërë ngazëllim si pema e njomë nga flladi i Parajsës së Abhá-së!”3

Sipas pasazhit të mësipërm, ‘Abdu’l-Bahá-i do të dëshironte të na shihte të ndezur si ________, duke u djegur si ______________________, duke qarë si ________, të qeshur si ____________, dhe të gjallëruar tërë ngazëllim si ________________________. Ne duhet të digjemi me zjarrin e ____________________________________________, të derdhim lotë nga madhështia e __________________________________________________, dhe të jemi të gjallëruar nga flladi i ______________________________________.



PJESA 5

Dhe në një Tabelë të shkruar në përgjigje të pyetjeve të njërit prej miqve, ‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë:

“Shërbëtoret e Perëndisë duhet të arrijnë një gjendje të tillë, që vetë ato dhe pa ndihmën e të tjerëve të kapin këto kuptime të brendshme dhe të jenë të afta të shpjegojnë gjatë e gjerë çdo fjalë; një gjendje në të cilën nga e vërteta e qenies së tyre më intime do të rrjedhë një gurrë urtie dhe do të vërshojë si një rrëke që ushqehet nga burimi i vet origjinal”.4

‘Abdu’l-Bahá dëshiron që ne të arrijmë një gjendje të të tillë që vetë ne dhe pa ndihmën e të tjerëve ________________ kuptimin e brendshëm të Mësimeve dhe të jemi të aftë __________________________ gjatë e gjerë __________________. Kjo është gjendja në të cilën nga __________________ e qenies sonë më intime do të rrjedhë _______________________ dhe do të ______________si një ____________ që ___________________ nga ________________ i vet ____________________..


PJESA 6

Tri citatet nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it që studiuam të çojnë në mendimin se porosia e Bahá’u’lláh-ut për t’u mësuar të tjerëve Kauzën e Tij ka të bëjë jo vetëm me veprimet që ne duhet të kryejmë, por edhe me gjendjen që duhet të arrijë qenia jonë. Ka mjaft gjëra që mund të mësojmë për këtë gjendje të qenies nga figurat që përdoren në këto citate. Ato flasin për gjëra, vetë ekzistenca e të cilave kërkon prej tyre të japin nga vetvetja. A mundet një flakë të mos japë dritë e megjithatë të quhet flakë? A mundet një burim të mos rrjedhë dhe të vazhdojë të quhet burim? Po kështu, ne jemi krijuar që të japin e të jemi bujarë. Të japësh, të ndash me të tjerët atë që ti zotëron është një kërkesë e ekzistencës sonë shpirtërore. Nga të gjitha ato që ne zotërojmë gjëja më e vyer është njohja e Bahá’u’lláh-ut si Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme. Eshtë krejt e natyrshme që ne ta ndajmë me të tjerët dijen që marrim nga Revelacioni i Tij dhe dashurinë e gëzimin me të cilat ky Revelacion mbush shpirtrat tanë.

Do të ketë, sigurisht, shumë pengesa në rrugën tonë kur përpiqemi të jemi mësues të Kauzës. Ne mund të jemi të thatë, mund të kemi frikë të veprojmë ose të flasim, mund të na duket e vështirë të shprehim mendimet dhe ndjenjat tona, por të gjitha këto mund t’i kapërcejmë gradualisht në qoftë se e kuptojmë që duke u mësuar të tjerëve Kauzën e Perëndisë, ne mësohemi të japim lirisht atë që është më e shtrenjtë për ne. Fjalët që vijojnë, nga nje letër e shkruar në emër të Ruajtësit mund të shërbejnë si një kujtesë e përhershme për detyrën tonë që të ndajmë me të tjerët Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut:

“Bota është në pështjellim të madh, dhe duket se problemet e saj po bëhen çdo ditë më të mprehta. Prandaj ne nuk duhet të rrimë duarlidhur, përndryshe nuk do të kryejmë detyrën tonë të shenjtë. Bahá’u’lláh-u nuk na i ka dhënë Mësimet e Tij për t’i depozituar e për t’i mbajtur ato të fshehura për kënaqësinë e qejfin tonë. Ai na i ka dhënë që ne t’i kalojmë ato gojë më gojë, derisa mbarë bota të njihet me to dhe të gëzojë bekimet e ndikimin frymëzues të tyre”.5


PJESA 7

Një mënyrë për të karakterizuar gjendjen e qenies drejt së cilës përpiqemi është të themi se ajo është një gjendje ndezjeje. Derisa ne i përqendrojmë mendimet dhe energjinë tonë në te mësimdhënia, atëherë duhet të mos harrojmë se zjarri i dashurisë për Bahá’u’lláh-un në zemrat tona duhet të ndizet çdo ditë e më i shndritshëm.

Nguliteni në kujtesë pasazhin e mëposhtëm nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it dhe le t’ju kujtojë ai gjithmonë nevojën për të ushqyer flakën e dashurisë së Perëndisë në zemrën tuaj, në mënyrë që ngrohtësinë e saj ta ndiejnë të gjithë ata që vijnë në kontakt me ju dhe drita e saj të ndriçojë mendjet e tyre:

“O ti llampë e ndezur me zjarrin e Dashurisë së Perëndisë! Me të vërtetë unë e lexova letrën tënde të kohëve të fundit, e cila tregonte dashurinë tënde të fortë, përflakjen tënde me zjarrin e dashurisë së Zotit tënd, të Fuqishmit, të Lavdëruarit, dhe futjen e Shpirtit të së Vërtetës në gjymtyrët, nervat, venat, arteriet, eshtrat e tua, në gjakun dhe mishin tënd, derisa mori frenat e pushtetit nga duart e tua dhe të vuri ty në lëvizje ashtu si deshi, të bëri ty të flasësh atë që deshi dhe të tërhoqi ty ashtu si deshi. Kjo po ndodh me çdo zemër të mbushur me frymën e dashurisë së Perëndisë. Ti me siguri do të shohësh gjurmë të mahnitshme dhe do të zbulosh shenjat e Zotit tënd të Fuqishëm”.6


PJESA 8

Pasazhi që sapo studiuat përshkruan një gjendje në të cilën besimtari mundet vetëm të ndihmojë për t’u mësuar të tjerëve Kauzën. Aq tepër është futur Shpirti i së Vërtetës në vetë qenien e tij saqë merr prej tij frenat e pushtetit dhe e vë atë në lëvizje ashtu si do. Përpiquni tani të mendoni pasojat që do të kishte rezistenca ndaj një shtytjeje kaq të natyrshme për të dhënë mësim.

1. Çfarë i ndodh një burimi që merr ujë por refuzon të rrjedhë? _______________________
________________________________________________________________________

2. Çfarë i ndodh një personi që vazhdimisht merr dhuntitë e Perëndisë por refuzon t’i ndajë ato me të tjerët? __________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

3. Çfarë i ndodh atij që merr njohuri dhe refuzon të mësojë të tjerët? __________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________



PJESA 9

Kur shihni se bëheni gjithnjë e më të ndezur me dashurinë e Perëndisë, duhet të mos harroni se “të qenët” dhe “të bërët” janë dy aspekte plotësuese të jetës Bahá’í. Ato janë kaq të gërshetuara me njëra-tjetrën saqë është krejt e kotë të përpiqesh t’i ndash. Ne nuk mund të presim tërë jetën derisa të arrijmë një gjendje ndezjeje të plotë para se të merremi me mësimdhënie. Edhe flaka më e vogël jep ngrohtësi e dritë. Ka shumë gjëra që ne duhet t’i bëjmë në të njëjtën kohë. Ne duhet të lutemi e të përsiatim për kuptimin e thellë të Shkrimeve që studiojmë çdo ditë. Ne duhet të përpiqemi të dëlirim zemrat tona dhe të pasqyrojmë atributet e Tij. Ne duhet të hapim sytë tanë të brendshëm, të sodisim bukurinë e Tij dhe të dashurohemi pas saj. Dhe ne duhet të jemi aktivë në fushën e shërbimit dhe t’u mësojmë të tjerëve Kauzën e Tij. Duke qenë të vetëdijshëm për lidhjen e ndërsjellë midis “të qënit” dhe “të bërit”, cilën prej thënieve që vijojnë ju do të bënit pa ngurrim? Shënojini ato.

_____ Gjithçka që unë duhet të bëj është të përqendrohem në dashurinë për Bahá’u’lláh-un. Pra, unë nuk duhet të them asnjë fjalë. Aq e ndezur do të jetë zemra ime, saqë njerëzit do të vrasin mendjen përse unë jam ashtu si jam. Kur ta gjejnë se kjo ndodh ngaqë unë jam një Bahá’í, ata do të hetojnë dhe do ta pranojnë vetvetiu Besimin.
_____ Megjithëse jam i papërshtatshëm, unë do të kryej detyrën time për t’u mësuar të tjerëve Kauzën. Ndarja e Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut me të tjerët ndihmon për të rritur dashurinë time për Të.
_____ Në qoftë se unë i them një kërkuesi atë që duhet, nuk ka ndonjë ndryshim nëse shpirti im është e ndezur ose jo.
_____ Të dhënit mësim është një gjendje e qenies. Kjo gjendje do të vijë natyrshëm. Përse, pra, të bësh përpjekje për të dhënë mësim!
_____ Unë kam parë se, ashtu si të gjitha gjërat në jetë, kryerja e detyrës simë për të dhënë mësim kërkon disiplinë. Unë kam nevojë për disiplinë jo vetëm për të përmirësuar gjendjen time të brendshme, por edhe për të vënë në jetë qëllimet e mia të mira e për të gjetur kohë për veprimtari mësimore.
_____ Të dhënit mësim është një gjendje e natyrshme e qenies. Nuk ka nevojë të bësh plane sistematike. Duhet vetëm ta lësh atë të ndodhë!


PJESA 10

Kemi rënë dakord që ne mund dhe duhet t’u mësojmë njerëzve Besimin që nga çasti që pranojmë Bahá’u’lláh-un. Figura që përdorëm është ajo e një flake, e cila, sado e vogël qoftë, jep dritë e ngrohtësi. Në të njëjtën kohë, ne e kuptojmë se, pa lejuar kurrë që përpjekjet tona mësimore të plogështohen, duhet të përpiqemi pareshtur të pasurojmë jetën tonë shpirtërore, duke ushqyer zjarrin e dashurisë së Perëndisë në zemrat tona dhe duke e bërë atë gjithnjë e më të fortë. Le të ndalemi e të përsiatim, pra, për atë që e shton përflakjen.

Këtu poshtë janë dy grupe thëniesh. Grupi i parë përfshin thënie të cilat, edhe pse përmbajnë njëfarë të vërtete, shkaktojnë konfuzion në këtë çështje. Krahasojeni secilën me atë thënie në grupin e dytë, që ju e gjeni më të përshtatshme.


_____ Dija është një perde. Dija e madhe çon në mendjemadhësi. Mos e vini theksin te studimi i Shkrimeve. Mjafton të për¬qendro¬hesh në dashurinë për Perëndinë dhe njerëzimin.
_____ Përflakja është kaq thelbësore, saqë njeriu duhet të heqë dorë nga çdo lloj veprimtarie për një kohë dhe të punojë vetëm për gjendjen e tij të brendshme.
_____ Kur njeriu është përflakur nga zjarri i dashurisë për Perëndinë, ai jeton në një gjendje gëzimi dhe nuk ndjen vuajtje.
_____ Ne nuk u bindemi ligjeve të Perëndisë sepse nuk kemi sa duhet dashuri për Bahá’u’lláh-un.
_____ Përflakja vjen vetëm përmes hirit të Perëndisë. Prandaj nuk është nevoja të bëjmë përpjekje për tashtuar përflakjen.
_____ Kur flaka e dashurisë për Perëndinë është ndezur në zemrën e njeriut, ajo kurrë nuk mund të shuhet. Ajo do të punojë vetvetiu brenda zemrës e do ta dëlirë atë.

a. Akti i të mësimdhënies, në vetvete, rrit përflakjen e njeriut.
b. Në fund të fundit, përflakja e njeriut rritet falë hirit të Perëndisë. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhen bërë përpjekje. Të luturit çdo ditë, përgjërimi në Pragun e Tij, leximi i Shkrimeve dhe shërbimi aktiv ndaj Tij – këto hapin dyert e shpirtit për të marrë hirin e dhuntitë e Perëndisë.
c. Dija ushqen flakën e dashurisë për Bahá’u’lláh-un në zemrën e njeriut. Sa më shumë e njeh njeriu Atë përmes studimit të Revelacionit të Tij, aq më e thellë bëhet dashuria e tij për Të. Në qoftë se njeriu është i çliruar nga egoja, e cila mund të çojë në kryelartësi dhe ta kthejë dijen në një perde, fitimi i dijeve mund të jetë një faktor i rëndësishëm për të rritur përflakjen e njeriut.
d. Po aq sa lutja dhe shërbimi ndaj Kauzës ndihmojnë për të shtuar flakën e dashurisë së Perëndisë në zemrën e njeriut, erërat e egos e të dëshirave egoiste e shuajnë atë. Prandaj njeriu duhet të jetë syhapur dhe ta mbrojë flakën e dashurisë për Perëndinë në zemrën e vet.
e. Sakrifica është thelbësore për rritjen shpirtërore dhe ajo kërkon vuajtje. Por vuajtja që pranohet në shtegun e Perëndisë sjell gëzim. Njeriu duhet ta pranojë me gëzim vuajtjen që ndjen kur perdet e egos digjen nga zjarri i dashurisë për Perëndinë.
f. Edhe kur e duam Bahá’u’lláh-un, ne mund të bëjmë shumë gabime, sepse jemi të dobët dhe kemi gjithnjë nevojë për Mëshirën dhe Ndjesën e Tij. Përpjekjet për t’iu bindur ligjeve të Tij e shtojnë përflakjen.


Tani shkruani një paragraf të shkurtër, duke përshkruar me fjalët tuaja sesi rritet përflakja.

___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

PJESA 11

Pasi shqyrtuam konceptin e detyrës deri diku me hollësi, le të studiojmë disa pasazhe në të cilat Bahá’u’lláh-u na ngarkon në mënyrë të qartë detyrën për t’u mësuar njerëzve Kauzën e Tij. Mësoni përmendsh sa më shumë nga pasazhet që të mundni:

“Thuaj: Të më ndihmosh Mua do të thotë t’u mësosh të tjerëve Kauzën Time. Kjo është një temë me të cilën janë mbushur Tabela të tëra. Ky është urdhri i pandryshuar i Perëndisë, i përjetshëm në të kaluarën, i përjetshëm në të ardhmen”.7

“Mos u tronditni, o popuj të botës, kur ylli i ditës i bukurisë Sime të ketë perënduar dhe qielli i faltores Sime të jetë fshehur prej syve tuaj. Ngrihuni për të përkrahur Kauzën Time dhe për të lartësuar Fjalën Time midis njerëzve. Ne jemi gjithnjë me ju dhe do t’ju forcojmë me fuqinë e së vërtetës”.8

“Penda e Më të Lartit ka dekretuar dhe i ka vënë secilit për detyrë t’u mësojë njerëzve këtë Kauzë… Perëndia, padyshim, do të frymëzojë cilindo që shkëputet nga çdo gjë tjetër veç Tij, dhe do të bëjë që ujërat e kulluara të urtisë e të fjalës të vërshojnë e të rrjedhin me bollëk nga zemra e tij”.9

“Perëndia i ka caktuar secilit detyrën që t’ u mësojë njerëzve Kauzën e Tij. Kushdo që ngrihet për ta kryer këtë detyrë, duhet që, para se të shpallë Mesazhin e Tij, të stoliset me ornamentin e një karakteri të drejtë e të lavdërueshëm, në mënyrë që fjalët e tij të mund të tërheqin zemrat e atyre që i venë vesh thirrjes së tij”.10

“O ju të dashurit e Perëndisë! Mos u prehni në shtretërit tuaj, por çohuni dhe, sapo të njihni Zotin tuaj, Krijuesin, e të dëgjoni gjërat që i kanë ndodhur Atij, nxitoni në ndihmë të Tij. Zgjidhini gjuhët dhe shpallni pareshtur Kauzën e Tij. Kjo do të jetë më e vlefshme për ju se të gjitha thesaret e së shkuarës dhe të së ardhmes, në qofshi ndër ata që e kuptojnë këtë të vërtetë”.11


PJESA 12

Kur mendojmë aspektet e ndryshme të detyrës sonë për të dhënë mësim, nuk duhet të harrojmë se urdhrat e Perëndisë janë një shenjë e bujarisë së Tij ndaj nesh. Për asnjë çast nuk duhet të mendojmë se po i bëjmë ndonjë favor Perëndisë duke iu bindur urdhrave të Tij. Ai me një fjalë të vetme mund të siguronte fitoren e plotë të Kauzës së Tij. Duke na dhënë neve mundësinë të përhapim Besimin e Tij, Ai i ka dhuruar secilit prej nesh një bekim të paçmuar. Bahá’u’lláh-u thotë:

“Po të na pëlqente, do t’i jepnim fitoren Kauzës përmes fuqisë së një fjale të vetme të pranisë Sonë. Ai është me të vërtetë Fuqiploti, i Pakundërshtueshmi. Po të ishte ky qëllimi i Perëndisë, nga pyjet e pushtetit qiellor do të dilte luani me forcë të pamposhtur, ulërima e të cilit i përngjet gjëmimit të bubullimës që ushton në male. Por meqenëse provania Jonë dashamirëse ua kalon të gjitha gjërave, kemi dhënë urdhër që fitorja e plotë të arrihet përmes fjalës e të folurit, që shërbëtorët Tanë kudo mbi tokë të bëhen kështu bartësit e së mirës hyjnore. Kjo s’është veçse një shenjë e zemërgjerësisë që Perëndia ka shfaqur ndaj tyre”.12

Në gjuhën e folur e të shkruar, metaforat përdoren shpesh për të përçuar një ide, dmth një fjalë ose një frazë që të sjell ndërmend se një figurë e caktuar përdoret për të thënë diçka tjetër. Në këtë pasazh, Bahá’u’lláh-u përdor metaforën e një luani. Luani del nga pyjet e fuqisë qiellore, dhe ulërima e tij është si bubullima që jehon në male. Kjo figurë na jep një përfytyrim të fuqisë së Perëndisë, Krijuesit. Me një akt të vetëm, Ai mund ta bënte të njohur Fuqinë e Tij dhe të gjithë popujt e tokës do të përkuleshin të nënshtruar para Tij. Vetëm për shkak të dashamirësisë së Tij, Ai na lejon ne, shërbëtorët e Tij, të jemi mjetet e përhapjes së Besimit të Tij. Plotësoni fjalitë e mëposhtme duke përdorur fjalë e fraza nga ky citat:

1. Po t’i pëlqente Perëndisë, Ai mund ___________________________________________
________________________________________________________________________
2. Po të ishte ky qëllimi i Perëndisë, do të ________________________________________
________________________________________________________________________
3. Hungërima e këtij luani do t’i përngjiste _______________________________________
________________________________________________________________________
4. Por meqenëse provania e Tij dashamirëse ua kalon të gjitha gjërave, Perëndia ka urdhëruar që _____________________________________________________________
________________________________________________________________________
5. Ai ka bërë që ____________________________________________________________
________________________________________________________________________
6. Kjo s’është veçse _________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 13

Tani që keni menduar për domethënien e të dhënit mësim si një detyrë që na ka ngarkuar Perëndia, ju sugjerohet të bëni ushtrimin që vijon.

Ndodh jo rrallë që njerëzit u përmbahen disa besimeve dhe, në të njëjtën kohë, thonë gjëra që në themel janë në kundërshtim me këto besime. Përgjithësisht nuk është e lehtë të jesh konsekuent. Të gjithë ne kemi shprehi të mendjes, të formuara gjatë tërë jetës sonë, të cilat na bëjnë të themi gjëra pa i menduar ato. Në qoftë se na ka ndodhur kështu, duhet të jetë e qartë që ne nuk u besojmë realisht disa gjërave që themi. Prandaj duke fituar dije, ia vlen që herë pas herë të ndalemi dhe të shqyrtojmë sesa qëndrojnë disa thënie të zakonshme në dritën e të kuptuarit tonë të ri. Vendosni se cilat prej thënieve të mëposhtme përkojnë me kuptimin tuaj për konceptin e të dhënit mësim si një detyrë. Shënojini ato.
_____ Sigurisht është detyra ime të jap mësim, por unë mund ta lë atë për më vonë, derisa sa të kem fituar shumë më tepër dije për Besimin.
_____ Unë e di që kurrsesi nuk jam i përsosur dhe më duhet të bëj ende një rrugë të gjatë para se të pasqyroj vetitë e një Bahá’í të vërtetë. Por Bahá’u’lláh-u ka premtuar se Ai do të ndihmojë të gjithë ata që ngrihen për t’i shërbyer Atij, prandaj unë do të bëj të gjitha përpjekjet për ta përmbushur detyrën time të të dhënit mësim.
_____ Mua në fakt nuk më pëlqen të jap mësim, por kjo është detyra ime. Kështu që unë e bëj këtë.
_____ Unë do të doja të bëja diçka tjetër, por dikush duhet të japë mësim. Në qoftë se nuk e bëj unë, kush do ta bëjë!
_____ Gjithmonë ka ndonjë konferencë mësimore kombëtare ose rajonale ku unë shkoj, dhe unë marr pjesë aktivisht në konsultimet e komunitetit tim për mësimin dhe jap sugjerimet e mia sesi duhet bërë kjo. Kështu e kryej unë detyrën time për të dhënë mësim.
_____ Kurdo që ka ndonjë fushatë mësimore në komunitetin tim, unë them lutje të posaçme për të. Kështu e kryej unë detyrën time për të dhënë mësim.
_____ Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të kryer detyrën tonë për t’u mësuart njerrëzve Kauzën. Nëse ne Bahá’í-të nuk japin mësim, bota do të bëhet copë e thërrime.
_____ Ndonjëherë, kur mendoj për bukurinë e mësimeve të Bahá’u’lláh-ut, mbushem aq shumë me gëzim saqë nuk arrij ta kuptoj sesi të mos e ndaj me të tjerët Mesazhin e Tij.
_____ Unë ia kam mësuar Besimin një personi këtë vit. Unë e kam kryer detyrën për këtë vit.
_____ Unë e kryej detyrën e të dhënit mësim duke i thënë çdo njeriu që takoj se unë jam Bahá’í.
_____ Mënyra më e mirë për të kryer detyrën time të mësimdhënies është të bëj një jetë shembullore. Nuk ka nevojë për fjalë.
_____ Unë përpiqem t’u bindem të gjithë urdhrave të Bahá’u’lláh-ut, duke përfshirë atë për t’u mësuar njerëzve Kauzën e Tij, sepse vetëm kështu do të jem në gjendje të bëj një jetë shembullore.
_____ Unë e di se Bahá’u’lláh-u i ka ngarkuar secilit prej pasuesve të Tij detyrën për të dhënë mësim. Por në të vërtetë Ai nuk kishte parasysh “secilin”. Pionierët, mësuesit shëtitës, anëtarët e institucioneve – ata janë mësuesit e vërtetë të Kauzës.
_____ Unë e kryej detyrën e dhënies mësim të Kauzës sepse kështu do të kem dhuntitë e favoret e shumta të Perëndisë.
_____ Unë e kryej detyrën e mësimdhënies së Kauzës për hir të dashurisë sime për njerëzimin.
_____ Unë e kryej detyrën e mësimdhënies së Kauzës për hir të dashurisë sime për Bahá’u’lláh-un.

Mësoni përmendsh pasazhin e mëposhtëm nga një bisedë e ‘Abdu’l-Bahá-it:

“Në qoftë se dikush i jep mësim një njeriu që e do për hir të dashurisë që ka për të, atëherë nuk do t’i japë mësim një njeriu që ai nuk e do; dhe kjo nuk është në frymën e Perëndisë. Në qoftë se dikush jep mësim për të marrë përfitimin e premtuar për veten e tij, edhe kjo nuk është në frymën e Perëndisë. Në qoftë se ai jep mësim për hir të Vullnetit të Perëndisë, që Perëndia të njihet – dhe vetëm për hir të kësaj, – ai do të marrë dije e urti, dhe fjalët e tij do të kenë efekt, sepse u jep fuqi Shpirti i Shenjtë, dhe do të lëshojnë rrënjë në shpirtrat e atyre që janë në gjendjen e duhur për t’i marrë ato. Në këtë rast përfitimi i mësuesit do të jetë në raportin nëntëdhjetë për qind në krahasim me dhjetë për qind fitim për dëgjuesin, sepse ai bëhet si një pemë që jep fryte përmes fuqisë së Perëndisë”.13


PJESA 14

Në citatin që studiuam në pjesën 6, Ruajtësi na thotë se mësimdhënia është një detyrë “e shenjtë”. Në ç’kuptim është e shenjtë kjo detyrë? Sigurisht, thjesht fakti që mësimdhënia është një urdhër i Perëndisë e bën të shenjtë këtë detyrë. Por a ka aspekte të tjera shenjtërie që duhet t’i shqyrtojmë lidhur me mësimdhënien? Në një prej Tabelave të Tij Bahá’u’lláh-u thotë:

“Ajo që Ai i ka rezervuar Vetes janë qytetet e zemrave njerëzore; dhe midis tyre çelësat janë, në këtë Ditë, të shumëdashurit e Atij që është e Vërteta Sovrane. Dhëntë Perëndia që ata, të gjithë pa përjashtim, të jenë në gjendje të hapin, përmes fuqisë së Emrit Më të Madh, portat e këtyre qyteteve”.14

Në një pasazh tjetër Ai deklaron:

“Gjërat që Ai ka rezervuar për Veten e Tij janë qytetet e zemrave të njerëzve, për t’i spastruar ato nga çdo ndotje tokësore dhe për t’u dhënë atyre mundësi të qasen pranë Vendit të shenjtë, të cilin duart e të pabesëve kurrë nuk mund ta përlyejnë. Hapeni, o njerëz, qytetin e zemrës njerëzore me çelësin e fjalës suaj. . Kështu Ne, në përputhje me një masë të paravendosur, ju kemi caktuar detyrën tuaj”.15

Përgjigjja pyetjeve të mëposhtme do t’ju ndihmojë të shihni sesi këto pasazhe kanë të bëjnë me shenjtërinë dhe aktin e mësimdhënies:

1. Çfarë ka rezervuar Perëndia për Veten e Tij? ___________________________________
2. Ç’fjalë përdorim ne për të cilësuar “atë që i përket Perëndisë”? _____________________
3. Cilët janë çelësat e qyteteve të zemrave të njerëzve? _____________________________
4. Çfarë do Perëndia të bëjë me këto qytete? _____________________________________
________________________________________________________________________
5. Çfarë vendi ka caktuar Ai për këto zemra? _____________________________________
________________________________________________________________________
6. Me çfarë çelësi duhet ta hapim ne qytetin e zemrës njerëzore? _____________________
7. Ç’detyrë na është caktuar neve në këto pasazhe? ________________________________
________________________________________________________________________
8. Plotësoni tani fjalinë që vijon:
Mësimdhënia është _______________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 15

Ka edhe një aspekt tjetër të shenjtërisë që duhet ta kemi parasysh në përpjekjen tonë për të shqyrtuar lidhjen e saj me mësimdhënien. Në një prej Tabelave të Tij Bahá’u’lláh-u i referohet Revelacionit të Tij me këto fjalë:

“Thuaj: Kjo është Pergamena e vulosur e mistike, mbajtësja e Dekretit të pandryshueshëm të Perëndisë, që bart fjalët e shkruara nga Gishti i Shenjtërisë, që është e mbështjellë me perden e misterit të padepërtueshëm dhe që tani është dërguar si shenjë e hirit të Atij që është Fuqiploti, i Lashti i Kohëve. Në të Ne kemi përcaktuar fatin e të gjithë banorëve të tokës e të atyre të qiellit, dhe kemi shkruar dijen e të gjitha gjërave, nga e para tek e fundit”.16

Në këtë pasazh Bahá’u’lláh-u e cilëson Revelacionin e Tij si një Pergamenë të vulosur e mistike. Pergamena është një letër e mbështjellë, në të cilën është shkruar një mesazh i rëndësishëm. Kjo Pergamenë e vulosur e mistike është mbajtësja e Dekretit të Perëndisë, dmth përmban atë që Perëndia ka urdhëruar e që është e pandryshueshme. Ushtrimi që vijon duhet t’ju ndihmojë të depërtoni në kuptimin e këtij pasazhi. Plotësoni vendet bosh duke përdorur fjalë nga citati dhe pastaj i lexoni fjalitë bashkërisht.

1. Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut na është dërguar si shenjë e __________ së Perëndisë.
2. Ajo që është dërguar është Pergamena e ______________ e ______________, e cila më parë ishte e mbështjellë me ____________ e ___________________________________ ______________.
3. Ajo është mbajtësja ______________________________________________________ të Perëndisë.
4. Në të Perëndia ka përcaktuar fatin e të gjithë ________________ të tokës e të qiellit.
5. Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut përmban __________ e të gjitha gjërave nga ____________ tek ________________.


PJESA 16

Mendoni tani atë që studiuam në dy pjesët e mëparshme. Mësimdhënia është detyrë e shenjtë e çdo Bahá’í, sepse na është urdhëruar nga Perëndia. Për më tepër, kur japim mësim kemi të bëjmë me dy gjëra shumë të shenjta. Njëra është zemra njerëzore, e cila në thelb i takon Perëndisë. Mësimdhënia, në fakt, mund të cilësohet si akti shpirtëror që ka si rezultat hapjen e qytetit të zemrës njerëzore ndaj Tij. Gjëja tjetër e shenjtë me të cilën ka të bëjë mësimdhënia është Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut. Ne i mësojmë njerëzit që ta lidhim zemrën me Revelacionin e Tij, dhuratën e Tij më të madhe për njerëzimin.

Përpiquni të kujtoni raste në jetën tuaj kur ju keni ndier praninë e së shenjtës. Në qoftë se keni qenë ndonjëherë në Varret e Shenjta të Bahá’u’lláh-ut e të Báb-ít, ju ruani kujtime të pashlyeshme sesi ndihesh kur qasesh pranë dhe përkulesh në Pragjet e tyre të Shenjta. Por edhe në qoftë se nuk e keni pasur atë dhunti, duhet të ketë mjaft raste në jetën tuaj kur keni qenë të rrëmbyer nga lutja, me mendje e zemër të kthyer ndaj Perëndisë dhe e keni ndier në mënyrë të gjallë se ndodheni në praninë e Tij. Cilat janë disa nga ndjenjat që mbushin zemrën tuaj në çaste të tilla? Kërkojini ato në listën që vijon:

____ Dashuri e thellë ____ Krenari ____ Gëzim
____ Druajtje e respekt ____ Shqetësim ____ Pavlefshmëri
____ Indiferencë ____ Liri ____ Adhurim
____ Nënshtrim ____ Mirënjohje ____ Paqe


PJESA 17

Ushtrimi i mëparshëm na ka sjellë ndërmend qëndrimin plot respekt që merr njeriu kur i qaset asaj që është e shenjtë dhe ndjenjat fisnike që lëvizin në zemrën e tij kur ndodhet në prani të së shenjtës. Në këtë kontekst duhet bërë një pyetje e rëndësishme: Si vetëdija juaj për natyrën e shenjtë të mësimdhënies rrit efektshmërinë tuaj si mësues i Kauzës? Për t’ju ndihmuar që t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, ju sugjerohet të bëni ushtrimin e mëposhtëm, në të cilin përshkruhen tri mënyra të ndryshme për shikimin e aktit të mësimdhënies, dhe juve ju kërkohet të mendoni për rezultatet e secilës prej tyre. Mos u shqetësoni që situata e paraqitur aty është disi artificiale. Ky ushtrim, gjithsesi, do t’ju japë disa kuptime të nevojshme.

Supozoni që brenda një periudhe të shkurtër kohe ju keni arritur të ndihmoni tridhjetë veta që të përqafojnë Kauzën e Bahá’u’lláh-ut dhe të regjistrohen në komunitet. Këta tridhjetë veta vinin të gjithë nga i njëjti mjedis shoqëror dhe ishin tepër të predispozuar ndaj Kauzës. Prandaj paraqitja që ju i kishit bërë Mesazhit me ta ishte në themel e njëjta. Ajo qëndronte në shpjegimin atyre, me hollësitë e nevojshme, të të vërtetave themelore që përmban Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut dhe në ndihmën e dhënë atyre për ta njohur Atë si Manifestimin e Perëndisë për kohën e sotme. Ju gjithashtu ishit siguruarqë ata i kishin kuptuar kërkesat që sjell futja nën strehën e Besëlidhjes. Për më tepër, në të gjitha fazat ju e kishit kryer detyrën tuaj për t’i mësuar ata me shumë sinqeritet dhe vetëm për hir të dashurisë ndaj Bahá’u’lláh-ut.

Megjithatë perceptimi juaj për atë që ishit duke bërë nuk ishte i pandryshueshëm në të gjitha rastet. Në fillim ju e shihnit veten tuaj pak a shumë si shitës. “Mësimdhënia është si shitja”, duhet të keni thënë ju me vete. “Besimi përmban idetë më të mira. Unë jam mësues i mirë në qoftë se mund ta paketoj në mënyrë efektive Besimin dhe t’ua shes ato ide të mahnitshme njerëzve”.

Ndërkohë që dhjetë veta ishin regjistruar në Besim, pikëpamja juaj për mësimdhënien kishte ndryshuar. Ju kishit marrë pjesë në një leksion lidhur me gjendjen e tmerrshme të botës dhe ishit bërë të vetëdijshëm se Besimi ishte përgjigjja për sëmundjet e njerëzimit. Ju e ndjetë se ishte e nevojshme të rekrutoheshin sa më shumë njerëz sa më shpejt që të ishte e mundur, njerëz që do të punonin për vendosjen e unitetit , për eliminimin e paragjykimeve dhe për çështjen e drejtësisë. Ja kështu i shikonit ju përpjekjet tuaja për të dhënë mësim, dhe ju me entuziazëm filluat të ftonit edhe të tjerë që të bashkoheshin me një lëvizje me ideale të mëdha e të rëndësishme – për paqen, unitetin, barazinë e sekseve, zhdukjen e paragjykimeve dhe çrrënjosjen e varfërisë e të vuajtjeve.

Pasi u kishit mësuar Besimin edhe dhjetë vetave të tjerë, ju u njohët me disa prej citateve që ne kemi studiuar në këtë nëndarje. Ndërsa ishit ende të shqetësuar për gjendjen e botës dhe e kuptonit se ishte e rëndësishme të rritej numri i njerëzve që mund të zbatonin Mësimet e Bahá’u’lláh-ut për ta transformuar atë, mendimi kryesor në kokën tuaj sa herë i shpjegonit Besimin dikujt ishte se po i drejtoheshit një zemre njerëzore që i përket Perëndisë dhe, pra, është e shenjtë.Ajo që ju po bënit, duhet të keni thënë ju me vete, ishte përdorimi i çelësit të fjalës për të hapur portat e qytetit të kësaj zemre. Në këto kushte dhjetë vetat e fundit deklaruan besimin e tyre në Bahá’u’lláh-un.

Pasi keni ndihmuar për rekrutimin e këtyre tridhjetë miqve, ju tani angazhoheni në një program sistematik për t’i thelluar ata, në mënyrë që t’i ndihmoni të bëhen përkrahës aktivë të Besimit. A mendoni se ka ndonjë ndryshim në shkallën që këto tri grupe reagojnë ndaj programit të thellimit? A do të jenë përpjekjet tuaja për thellim më të efektshme me ndonjërin prej grupeve? Sigurisht, do të ketë dallime midis miqve individualë, sepse nga cilido prej të tri grupeve mund të dalë një individ aq i përgatitur nga Bahá’u’lláh-u, aq i zellshëm për të rrëmuar në Revelacionin e Tij, saqë ai ose ajo të thellohet me shpejtësi dhe të përfshihet në punët e komunitetit.

Juve ju kërkohet të mendoni për secilin grup si një e tërë. A mendoni ju se, duke u nisur nga niveli mesatar, do të ketë ndonjë dallim të rëndësishëm midis të tri grupeve? Diskutojeni këtë çështje në grupin tuaj dhe shkruani këtu poshtë konkluzionet tuaja.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 18

Kur portat e qytetit të zemrës njerëzore janë hapur dhe zemra është lidhur me Revelacionin Bahá’í, fillon një proces i thellë transformimi. Ky transformim nuk kryhet menjëherë, por vazhdon pareshtur gjatë gjithë jetës sonë. Megjithatë rëndësia që ka akti i pranimit të Bahá’u’lláh-ut për këtë proces transformimi kurrë nuk duhet nënvleftësuar. Njohja e Diellit të së Vërtetës dhe lejimi i rrezeve të tij që të hyjnë e të ndriçojnë zemrën përbën hapin e veçantë më domethënës që një person mund të ndërmarrë në jetën e tij ose të saj. Duke përsiatur për transformimin që pason njohjen e Bahá’u’lláh-ut, ne jemi në gjendje të kuptojmë më mirë si të ndihmojmë të tjerët të hedhin këtë hap të parë të rëndësishëm. A mund të shkruani një ose dy fjali lidhur me disa nga ndryshimet që ndodhin në secilën prej atyre gjërave që janë radhitur më poshtë pasi kemi pranuar Bahá’u’lláh-un dhe kemi filluar të zbatojmë Mësimet e Tij?

1. Zemrat tona: _____________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
2. Mendjet tona: ____________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
3. Mendimet tona: __________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
4. Karakteri ynë: ___________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
5. Marrëdhëniet tona me qenie të tjera njerëzore: __________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
6. Qëllimet tona në jetë: ______________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
7. Shikimi ynë për botën: _____________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Si mësues i Kauzës, ju keni një rol të rëndësishëm për të ndihmur një person të ndërmarrë hapin e parë të njohjes së Bahá’u’lláh-ut. Ju gjithashtu do ta mbështetni atë të paktën në fazat fillestare të transformimit. Por si mund ta kryeni ju një detyrë të tillë të jashtëzakonshme?


PJESA 19

Në botën fizike ndryshimet ndodhin përmes ushtrimit të fuqisë. Që ne të lëvizim nga një pikë në një tjetër, që pema të rritet, që llampa ta shndërrojë errësirën në dritë, që lumenjtë të rrjedhin dhe që të vijnë batica e zbatica duhet fuqi – fuqia që ushtrojnë muskujt e trupit njerëzor, fuqia e krijuar nga dielli, nga elektriciteti ose nga forca e gravitacionit. Eshtë, pra, e rëndësishme të pyesim se cilat janë fuqitë që sjellin atë lloj transformimi që ju keni përshkruar në pjesën e mëparshme? Kjo çështje është kaq e rëndësishme për të kuptuar natyrën shpirtërore të mësimdhënies, saqë ne do t’ia kushtojmë atë që mbetet nga kjo nënndarje kërkimit të përgjigjeve për këtë. Si fillim, vendosni se cilat nga fuqitë e renditura më poshtë mund të ndihmojnë për transformimin shpirtëror:


_____ Fuqia e lutjes
_____ Fuqia e veprave të pastra e të mira
_____ Fuqia e Fjalës së Perëndisë
_____ Fuqia e drejtësisë
_____ Fuqia e shpatës
_____ Fuqia e unitetit
_____ Fuqia e së vërtetës
_____ Fuqia e shembullit
_____ Fuqia e fjalëve të ëmbla
_____ Fuqia e argumentave bindës
_____ Fuqia e parasë
_____ Fuqia e një karakteri të drejtë
_____ Fuqia e Besëlidhjes
_____ Fuqia e sundimit politik
_____ Fuqia e protestës
_____ Fuqia e dashurisë
_____ Fuqia e bindjes
_____ Fuqia e besimit
_____ Fuqia e mendimeve pozitive
_____ Fuqia e pushkës
_____ Fuqia e dijes së vërtetë
_____ Fuqia e arsyes
_____ Fuqia e shkencës
_____ Fuqia e kërcënimit



PJESA 20

Nga të gjitha fuqitë që ndihmojnë për transformimin shpirtëror njëra shquhet si forca e vetme, themelore që qëndron prapa fuqive të tjera. Cila është ajo?

Gjatë shekujve ka ekzistuar besimi në një substancë të quajtur “eliksir”, që po të aplikohet te bakri, ose te çdo element tjetër, e shndërron atë në ar. Ky proces, të cilin e kanë kërkuar shumë veta, por që kurrë nuk është gjetur, është quajtur transformim i i elementeve. Në një prej Tabelave të Tij, Bahá’u’lláh-u e përdor këtë figurë për të reveluar një të vërtetë shpirtërore shumë të thellë:

“Vitaliteti i besimit të njerëzve te Perëndia po shuhet në çdo vend; asgjë tjetër veç ilaçit të Tij shërues nuk mund ta rikthejë atë. Gërryerja e mosbesimit te Perëndia po bren organet jetësore të shoqërisë njerëzore; ç’gjë tjetër, veç Eliksirit të Revelacionit të Tij të fuqishëm, mund ta pastrojë e rilindë atë? A është brenda fuqisë njerëzore, o Hákim, të kryejë në elementet përbërëse të ndonjërës prej pjesëzave të vogla e të pandashme të materies një transformim kaq të plotë sa ta shndërrojë atë në arin më të pastër? Sado e dyshimtë dhe e vështirë që të duket kjo, Neve megjithatë na është dhënë fuqia që të kryejmë detyrën edhe më të madhe për ta kthyer forcën satanike në fuqi qiellore. Forca e aftë për një transformim të tillë ia kalon edhe fuqisë së vetë Eliksirit. Vetëm Fjala e Perëndisë mund të pretendojë shquarsinë se zotëron aftësinë e kërkuar për të kryer një ndryshim kaq të madh e që shkon aq larg”.17

Tani që keni lexuar këtë pasazh, cila fuqi do të thoni ju se shquhet si fuqia e vetme, themelore që qëndron prapa të gjitha fuqive të tjera? ________________________________.


PJESA 21

Në pasazhin e mësipërm na thuhet se sado i vështirë të jetë transformimi i një elementi në ar të pastër, shndërrimi i forcës satanike në fuqi qiellore është sigurisht diçka më e vështirë. Megjithatë Fjala e Perëndisë, dhe vetëm Fjala e Perëndisë, mund ta kryejë një transformim të tillë themelor. Por ç’është, duhet të pyesim ne, “Fjala e Perëndisë”, e cila është në gjendje të kryejë një vepër kaq të mahnitshme? Bahá’u’lláh-u thotë:

“Dije, për më tepër, se Fjala e Perëndisë – lartësuar qoftë lavdia e Tij – qëndron më lart e kapërcen së tepërmi atë që mund të kapin shqisat, sepse është e spastruar nga çdo veti ose substancë. Ajo i kapërcen kufizimet e elementëve të njohur dhe është e lartësuar tej të gjitha substancave thelbësore e të njohura. Ajo shfaqet pa ndonjë rrokje a tingull dhe s’është tjetër veçse Urdhri i Perëndisë që përshkon të gjitha gjërat e krijuara. Ajo kurrë nuk është hequr nga bota e qenies. Ajo është mirësia e Perëndisë që përshkon gjithçka, nga e cila rrjedh çdo mirësi. Ajo është një qenësi që qëndron shumë lart mbi gjithçka që ka qenë dhe që do të jetë”.18

1. Fjala e Perëndisë ______________________________ dhe ______________________ ______________ atë që mund të kapin shqisat.
2. Fjala Perëndisë është ______________________ nga çdo ________ ose __________________.
3. Fjala e Perëndisë ____________________ kufizimet e ____________________ ________________.
4. Fjala e Perëndisë është ______________________ tej të gjitha substancave ____________________ e ____________________.
5. Fjala e Perëndisë shfaqet pa ndonjë ____________ a ______________.
6. Fjala e Perëndisë është ____________ i Perëndisë.
7. Fjala e Perëndisë, Urdhri i Tij, përshkon _____________________________________.
8. Fjala e Perëndisë, Urdhri i Tij, kurrë nuk është ___________ nga ________ ________________.
9. Fjala Perëndisë është ______________ e Tij që përshkon gjithçka, nga e cila rrjedh ____________________.
10. Fjala e Perëndisë është një qenësi __________________________________________ mbi gjithçka që ______________ e që ____________________.


PJESA 22

Një figurë tjetër që na jep një pamje të fuqisë së Fjalës së Perëndisë është ajo e bashkimit të germave U dhe B. Në Shkrimet na thuhet se Perëndia bashkoi germat U dhe B dhe nxorri urdhrin “U bëftë”. Kështu erdhi në jetë gjithë krijimi. Në një lutje Bahá’u’lláh ka reveluar:

“Si mundet, pra, ky njeri të lartësojë si duhet Atë Që me një lëvizje të gishtit thirri në jetë të gjithë emrat dhe mbretërinë e tyre, dhe krijoi të gjitha atributet e sundimin e tyre, Që me një lëvizje tjetër të po atij gishti bashkoi germat T dhe B (Të bëhet) e i lidhi ato së bashku, duke shfaqur me anë të kësaj atë që mendimet më të larta të të zgjedhurve të Tu, të cilët gëzojnë afrinë pranë Teje, nuk janë në gjendje ta kapin, dhe që urtia më e thellë e atyre të dashurve të Tu që Të janë tërësisht besnikë Ty është e pafuqishme ta matë”.19

Ju mund të keni dëshirë ta mësoni përmendsh këtë pasazh.


PJESA 23

Ne kemi mësuar tani se Fjala e Perëndisë është Urdhri e Hiri i Tij që përshkon gjithçka dhe që nuk është i përbërë prej rrokjesh e tingujsh. Megjithatë duhet të ekzistojnë fjalë që ne mund t’i lexojmë e dëgjojmë, të cilat bartin fuqinë e Fjalës së Perëndisë, konkretisht fjalët e shqiptuara nga Manifestimi. Ato kanë fuqinë të krijojnë, të përtërijnë e të transformojnë dhe për këtë arsye janë cilësuar si “Fjala Krijuese”. Bahá’u’lláh-u na thotë:

“Çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë ka një fuqi të tillë, që mund t’i japë jetë të re çdo forme njerëzore, në qofshi ndër ata që e kuptojnë këtë të vërtetë”.20

“O miku im! Fjala e Perëndisë është mbreti i fjalëve dhe ndikimi depërtues i saj është i pallogaritshëm. Ajo gjithmonë ka sunduar dhe do të vazhdojë të sundojë mbretërinë e qenies. Qenia e Madhe thotë: Fjala është çelësi që hap gjithçka për mbarë botën, sepse përmes fuqisë së saj hapen portat e zemrave të njerëzve, që në të vërtetë janë portat e qiellit”.21

Këtu poshtë janë disa pyetje që u referohen citateve të kësaj pjese, po ashtu si dhe në pjesët e mëparshme. Edhe pse disa pyetje kërkojnë vetëm që ju të përgjigjeni “po” ose “jo”, plotësimi i gjithë ushtrimit duhet të ndihmojë për të sqaruar si e kuptoni ju fuqinë e Fjalës së Perëndisë:

1. A është Fjala e Perëndisë e përbërë prej rrokjesh e tingujsh? ______________________
2. A është Fjala e Perëndisë e përbërë prej ndonjë substance të njohur? ________________
3. A mund të kapet Fjala e Perëndisë prej shqisave tona? ___________________________
4. Ç’është Fjala e Perëndisë?
a. _____________________________________________________________________
b. _____________________________________________________________________
5. Çfarë do të thotë që Urdhri i Perëndisë përshkon të gjitha gjërat e krijuara? __________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. A do të ekzistonte ndonjë gjë në gjithësinë në qoftë se nuk do të thirrej në jetë nga Urdhri i Perëndisë? _____________________________________________________
7. Ç’do të thotë se hiri i Perëndisë përshkon gjithçka? ____________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë do të ndodhte në qoftë se hiri i Perëndisë do të hiqej nga bota e qenies? ________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Derisa Fjala e Perëndisë nuk mund të kapet nga shqisat e aftësitë tona, si bëhemi ne të vetëdijshëm për të? ______________________________________________________
10. Kush është “goja e Perëndisë” përmes së cilës Perëndia flet? ______________________
11. Me çfarë është e pajisur çdo fjalë e shqiptuar nga Manifestimi i Perëndisë? __________
_______________________________________________________________________
12. Cilat janë disa prej karakteristikave të “jetës së re” të futur në çdo qenie njerëzore nga Fjala e Perëndisë? ________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Sa i madh është ndikimi i Fjalës së Perëndisë? _________________________________
14. Cili është çelësi që hap gjithçka për mbarë botën? ______________________________
15. Çfarë u bën Fjala e Perëndisë zemrave të njerëzve? ____________________________

Tani mësoni përmendsh citatin që vijon:

“Kjo është dita kur duhet folur. Eshtë detyrë e njerëzve të Bahá-it të përpiqen, me durimin e vetëpërmbajtjen më të madhe, t’i udhëheqin popujt e botës drejt Horizontit Më të Madh. Çdo trup kërkon me zë të lartë një shpirt. Shpirtrat qiellorë duhet të gjallërojnë, me frymën e Fjalës së Perëndisë, trupat e vdekur me një shpirt të ri”.22

PJESA 24

Le të shqyrtojmë raportin midis disa ideve që kemi diskutuar në pjesë e mëparshme. Bahá’u’lláh-u na urdhëron të hapim portat e qytetit të zemrave njerëzore me çelësin e fjalës sonë. Kur portat e këtij qyteti janë hapur, fillon të ndodhë një transformim i mahnitshëm. Ndër forcat që e venë në lëvizje këtë transformim, fuqia e Fjalës së Perëndisë, e përçuar përmes fjalëve të Manifestimit, është tepër e domosdoshme. A do të thotë kjo, atëherë, se për ne është më mirë të mos përdorim fjalët tona kur mësojmë të tjerët, por thjesht t’u përsërisim atyre pasazhe nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut?

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, sillni ndërmend disa fetarë fanatikë që mbajnë gjithandej me vete një kopje të një Libri të Shenjtë, me të cilin u predikojnë vazhdimisht njerëzve. Sigurisht, ne nuk presim një qëndrim të tillë nga ana e një mësuesi Bahá’í.. Megjithatë, ne duhet të mësojmë të përdorim fuqinë e Fjalës së Perëndisë në përpjekjet tona mësimore. Bahá’u’lláh-u na mëson kështu:

“Shpirtrat e shenjtëruar duhet të peshojnë e të përsiatin në zemrat e tyre lidhur me metodat e mësimdhënies. Nga tekstet e Shkrimeve të mrekullueshme, qiellore ata duhet të mësojnë përmendsh fraza e pasazhe për çështje të ndryshme, në mënyrë që gjatë fjalës së tyre të mund të recitojnë vargje hyjnore saherë që e kërkon rasti, sepse vargjet e shenjta janë eliksiri më i fuqishëm, hajmalia më e madhe e më vepruese. Kaq i fuqishëm është ndikimi i tyre, saqë dëgjuesi nuk do të ketë shkak për t’u lëkundur”.23

1. Bahá’u’lláh-u na thotë të _____________________ e të __________________ në zemrat tona lidhur me ______________ e ________________________.
2. Ne duhet të __________________________________ fraza e ______________ për çështje të ndryshme nga ______________ e Shkrimeve të Shenjta.
3. Ne duhet të mësojmë përmendsh pasazhe nga Shkrimet e Shenjta, në mënyrë që gjatë ____________________________ të mund të __________________ vargje hyjnore saherë që ____________________________.
4. Ne duhet të recitojmë vargje hyjnore në fjalën tonë, sepse ______________ __________________ janë ________________ më i fuqishëm.
5. Kaq i ________________ është ______________ i vargjeve hyjnore saqë ________________ nuk do të ketë shkak për _______________________.


PJESA 25

Bahá’u’lláh-u na thotë të mësojmë përmendësh fraza e pasazhe nga Shkrimet e Shenjta, në mënyrë që të mund t’i përdorim ato në fjalën tonë saherë që paraqitet rasti. Eshtë e qartë se kjo u referohet para së gjithash vetë Shkrimeve të Tij, sepse Ai është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme dhe, si ato të të gjitha Manifestimeve të mëparshme si Báb-í, thëniet e Tij përbëjnë Fjalën Krijuese.

Por si i bëhet me fjalët e ‘Abdu’l-Bahá-it? Diskutoni në grupin tuaj për fuqinë që fjalët e Tij ushtrojnë mbi dëgjuesin. Edhe pse Shkrimet e Tij nuk mund të konsiderohen vargje të reveluara në mënyrë hyjnore, a janë ato të njëllojta me ato të çdo qenieje tjetër njerëzore, apo ato kanë një rang të tyre të vetin? Nga e marrin fjalët e Tij fuqinë e tyre? A nuk është e dëshirueshme që ne të citojmë pasazhe nga Shkrimet e Tij në fjalën tonë, siç bëjmë me Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut?

Tani shtroni të njëjtat pyetje lidhur me shkrimet e Ruajtësit. Pasi ta keni bërë këtë, zhvilloni një diskutim të ngjashëm lidhur me udhërrëfimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë.


PJESA 26

Ne e pamë se ç’rëndësi ka mësimi përmendësh i pasazheve nga shkrimet dhe përfshirja e tyre në fjalën tonë. Por ne dimë gjithashtu se kur shpjegojmë Mësimet e Bahá’u’lláh-ut kemi nevojë të përdorim edhe fjalët tona, sepse nuk mundemi thjesht t’u citojmë njerëzve pasazh pas pasazhi nga Shkrimet. Citatet duhen thurur në bisedat tona në mënyrë të natyrshme. Pra, çështja është: Si mund të jemi të sigurt se prekim zemrat e dëgjuesve tanë dhe i ndihmojmë ata të kuptojnë Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut e të arrijnë në brigjet e Oqeanit të Revelacionit të Tij?

Duket qartë se përgjigja është që, edhe pse ne përdorim fjalët tona, ajo që themi duhet t’u përmbahet tërësisht Mësimeve. Ne nuk duhet të japim teoritë tona, por Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut, mundësisht në formën më të kulluar. Kjo, sigurisht, kërkon që ne vetë të zhytemi në shkrimet dhe të thellojmë vazhdimisht dijet e kuptimin tonë për Besimin. Lidhur me rëndësinë e të thelluarit, Ruajtësi ka thënë:

“Sigurisht, mënyra ideale e të dhënit mësim është të provojmë ato që themi duke iu referuar vazhdimisht fjalëve faktike të Bahá’u’lláh-ut dhe të Mjeshtrit. Kjo do ta shpëtojë Kauzën nga keqinterpretimi i individëve. Ajo që thonë këto Drita Hyjnore është e vërteta, prandaj Ata duhet të jenë autoritetet e thënieve tona.

“Por kjo nuk do të thotë se liria jonë e të shprehurit është e kufizuar. Ne gjithnjë mund të gjejmë mënyra të reja të trajtimit të asaj të vërtete ose të shpjegojmë sesi ato ndikojnë jetën dhe gjendjen tonë. Sa më të thella të jenë studimet tona, aq më shumë ne mund të kuptojmë domethënien e Mësimeve”.24

“Të thellohesh në Kauzën do të thotë të lexosh Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut dhe të Mjeshtrit me aq kujdes sa të jesh në gjendje t’ua japësh atë të tjerëve në formën e saj të kulluar. Ka shumë njerëz që kanë një ide të sipërfaqshme për atë që mbron Kauza. Prandaj ata e paraqesin atë bashkë me gjithfarëlloj idesh që janë të atyre vetë. Duke qenë se Kauza ndodhet ende në ditët e saj të hershme, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos biem në këtë gabim e të dëmtojmë Lëvizjen që aq shumë e adhurojmë.

“Nuk ka kufi për studimin e Kauzës. Sa më shumë lexojmë Shkrimet, aq më shumë të vërteta mund të gjejmë në to dhe aq më shumë do të shohim se konceptet tona të mëparshme ishin të gabuara”.25

Tani lexoni thëniet e mëposhtme dhe vendosni nëse ato janë të vërteta ose të rreme. Mos u kënaqni thjesht duke shënuar përgjigjet. Kjo renditje idesh duhet t’ju ndihmojë të mendoni për rëndësinë e studimit sistematik të shkrimeve.

1. Studimi i shkrimeve është vetëm për njerëz shumë të shkolluar. Të tjerët
kanë nevojë vetëm t’u shpjegohet thelbi i gjërave me fjalë të thjeshta. V Rr
2. Çdo Bahá’í duhet të studiojë shkrimet. Edhe njerëzit që nk janë
mësuar të lexojnë mund të studiojnë, me ndihmën e të tjerëve,
nga një pasazh çdo herë. V Rr

3. Duke studiuar shkrimet dhe duke thelluar gjithnjë e më shumë
kuptimin tonë për Besimin, ne jemi në gjendje të shprehim me
besnikëri të vërtetat që ruan Revelacioni, prandaj fjalët tona do të
kenë efekt më të madh te dëgjuesi. V Rr

4. Edhe në qoftë se ne i studiojmë shkrimet aq mirë sa të mësojmë ta
paraqesim Besimin në një formë të kulluar, fjalët tona kurrë nuk
mund të zëvendësojnë Fjalën Krijuese, e cila ka një fuqi të posaçme
dhe depërton në zemrat e njerëzve. V Rr

5. Duke u përpjekur t’u qëndrojmë besnikë shkrimeve kur japim mësim
për Kauzën, ne i vemë kufizime vetë lirisë sonë të të menduarit e
të shprehurit. V Rr

6. Në qoftë se u qëndrojmë besnikë shkrimeve kur japim mësim për Kauzën,
mendimet tona ngrihen në një nivel më të lartë; ne nuk jemi më skllevër
të pikëpamjeve të njerëzve dhe të kufizuar nga mendime të ngushta. V Rr

7. Nëse u qëndrojmë besnikë shkrimeve kur japim mësim për Kauzën,
ne do të frymëzohemi dhe në mendje do të na vijnë kuptime e përgjigje
për të cilat më parë kurrë nuk do të kishim menduar. V Rr

8. Pasi keni lexuar një libër ose Tabelë të reveluar prej njërës nga Figurat
Qendrore të Besimit, nuk ka nevojë ta rilexosh atë. V Rr

9. Sado herë që e lexon një pasazh nga shkrimet, njeriu gjen një kuptim
të ri dhe ndriçime të reja në të. V Rr

10. Shkrimet nuk duhen studiuar thjesht për të grumbulluar një sasi
informacioni për Besimin. Ajo që ka rëndësi është sa reflekton për
shkrimet dhe sa përpiqesh të kapësh kuptimin që ruhet në to. V Rr

11. Thellimi është çështje vetjake dhe diçka që secili e bën vetë. V Rr

12. Thellimi është çështje vetjake dhe diçka që secili e bën vetëm vetë. V Rr

13. Studimi i shkrimeve nuk duhet kryer thjesht si shprehi personale; ai duhet
të jetë gjithashtu punë sistematike e grupeve dhe e komuniteteve. V Rr

14. Kur japim mësim për Besimin, ka rëndësi të shmangim gërshetimin
në paraqitjen tonë të gjithfarëlloj idesh tonat. Prandaj nuk duhet të
japim mësim derisa të njohim të gjitha Shkrimet. V Rr

15. Ne nuk mund të presim derisa të jemi thelluar plotësisht para se
të japim mësim. Thellimi i dijeve tona për Besimin duhet bërë krahas
përpjekjeve tona për të dhënë mësim. Përndryshe kurrë nuk kemi
për të dhënë mësim, sepse kurrë nuk do të jemi mjaft të thelluar. V Rr
PJESA 27

Duke ua përshtatur fjalët tona Mësimeve të Bahá’u’lláh-ut ashtu siç i kanë interpretuar ‘Abdu’l-Bahá-i dhe Ruajtësi, dhe me udhëheqjen që ne marrim nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, ato fitojnë një fuqi të madhe. Kjo fuqi shumëfishohet në se mësojmë me të vërtetë pasazhe nga shkrimet dhe i thurim natyrshëm e me mençuri ato në bisedën tonë. Por fjalët tona duhet të përmbushin edhe kushte të tjera që të prekin zemrat e atyre që ne mësojmë. Në mënyrë të veçantë, ato duhet të bartin me vete forcën e dashurisë, dashuri të ndier sinqerisht, e jo dashuri sa për t’u dukur. Në një prej bisedave të Tij, ‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë:

“Në qoftë se unë ju dua, nuk ka nevojë të flas për dashurinë time, ju do ta kuptoni atë edhe pa fjalë. Nga ana tjetër, në qoftë se nuk ju dua, ju përsëri do ta kuptoni dhe nuk do të më besoni kur t’ju them me mijëra fjalë se ju kam dashur”.26

Dashuria nuk është thjesht një parim abstrakt për të cilin njeriu flet. Ajo është reale dhe i drejtohet diçkaje ose dikujt. Dhe kur dashuria është një realitet, kur njeri e do me të vërtetë një tjetër, midis zemrave krijohet një lidhje, përmes së cilës mund të rrjedhin ndjenja fisnike e ide të larta. Një shpirt mund ta ngrejë një tjetër dhe atëherë të dy i pushton gëzimi.

Mírzá Abu’l-Faḍl, një mësues Bahá’í tek i cili ‘Abdu’l-Bahá-i kishte besimin më të madh, analizoi njëherë konceptin e dashurisë për njerëzimin në një bisedë të zhvilluar me një grup miqsh. Ai shpjegoi sesa lehtë është për cilindo prej nesh të qëndrojë rehat në një shtëpi me një kopsht të bukur dhe të thotë “Unë e dua njerëzimin”. Por sipas Mírzá Abu’l-Faḍl-it, dashuria bëhet reale vetëm kur ajo vihet në provë. Vetëm kur kemi luftuar betejat e dashurisë dhe jemi plagosur herë pas here për hir të dashurisë, ne mund të shqitojmë me autoritet e siguri fjalinë “Unë e dua”. Pra, tha ai, një person që dëshiron të krijojë dashuri brenda vetes së tij duhet ta verë në provë vetveten dhe të shohë në qoftë se i përmbush të gjitha kushtet e dashurisë së vërtetë.

Cilat janë disa prej këtyre kushteve? Eshtë e qartë që ato përfshijnë sinqeritetin dhe vërtetësinë, bujarinë dhe shpirtgjerësinë, ndjesën dhe besueshmërinë. Ju mund ta shihni me lehtësi se të gjitha këto janë të nevojshme që të ekzistojë dashuria. Sepse ç’është dashuria e pasinqertë përveçse hipokrizi? Cili është rezultati i dashurisë kur drejtohet nga xhelozia e kontrolli, dhe jo nga çiltërsia e bujaria? Ç’lloj dashurie është ajo që shoqërohet me hakmarrje në vend të ndjesës? Si mund t’i besojë dashurisë sonë njeriu në qoftë se ne nuk jemi të besueshëm?

Me këtë kuptim për dashurinë, le ta kthejmë tani vëmendjen ndaj aktit të të mësimdhënies. Kur i mësoni dikujt Kauzën, ju komunikoni me “dikë”. Ju nuk jepni mësim thjesht në mënyrë abstrakte. Mendoni për ndjenjat që keni për dikë që ju e doni – për një mik të shtrenjtë, për nënën dhe babanë tuaj, për motrat dhe vëllezërit, për burrin ose gruan, për fëmijët tuaj. Këto ndjenja janë shumë reale. Do të ishte, sigurisht, e paarsyeshme që ne të mund të duam një të huaj me të njëjtin intensitet që duam ata që janë të afërt për ne. Thelbësore është, sidoqoftë, të kuptohet se duke dhënë mësim ne shprehim dashurinë tonë për njerëzimin, dhe dashuria jonë për njerëzimin duhet të shndërrohet në dashuri konkrete për pjesëtarët individualë të gjinisë njerëzore. Nuk është e mjaftueshme që ne thjesht të kemi njëfarë dashurie abstrakte për një idealizim abstrakt të njerëzimit.

Një pyetje e rëndësishme që duhet bërë lidhur me këtë është: Për ç’arsye një mësues i Kauzës nuk do ta donte një person, qoftë edhe një të huaj, i cili, në fund të fundit, po i vë veshin atij ose asaj që shpjegon Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut? Duke medituar për këtë pyetje, mendoni për ‘Abdu’l-Bahá-in. Si e dashuronte Ai njerëzimin? A nuk derdhte Ai dashuri e dashamirësi mbi çdo qenie njerëzore pa përjashtim, me të cilën vinte në kontakt?
Për të rritur kuptimin tuaj për fuqinë e dashurisë në mësimin e Kauzës të tjerëve, vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të rreme:

1. Fjalët janë fjalë. Ato kanë të njëjtin efekt qoftë kur i thoni ato me
dashuri në zemër ose jo. V Rr

2. Kur fjalët janë të veshura me dashuri, ato kanë efekt më të madh
mbi zemrën e dëgjuesit. V Rr

3. Ne mund të duam vetëm dikë që e njohim, si nënën ose atin tonë,
ose një mik të shtrenjtë. V Rr

4. Është e mundur të duash një person të cilin e njeh fare pak. V Rr

5. Është e pamundur të tregosh dashuri ndaj çdo qenieje njerëzore,
veçse po të jesh njëfarë shenjti. V Rr

6. Të duash njerëzimin do të thotë të duash çdo qenie njerëzore
po aq shumë. V Rr

7. Kur që një person që nuk e njeh gjen kohë të dëgjojë se çfarë thua, kjo,
në vetvete, nxit në zemrën tuaj dashurinë për të. V Rr

8. Është kontradiktore të thuash: “Unë e dua njerëzimin, por nuk interesohem
t’i jap mësim cilitdo dhe t’i ofroj të mirat e mëdha që rezultojnë nga
pranimi i Bahá’u’lláh-ut si Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme”. V Rr

9. Në qoftë se ne nuk u mësojmë Kauzën të tjerëve, kjo ndodh
sepse nuk kemi mjaft dashuri për njerëzimin. V Rr

10. Nuk është e drejtë të thuhet se ata që nuk nuk u mësojnë Kauzën
të tjerëve nuk e duan njerëzimin. Mund të ketë faktorë të tjerë,
si frika, mungesa e besimitnë vetvete, ose ndruajtja, që e pengojnë
një person plot dashuri për të dhënë mësim. V Rr

11. Ne duhet të mësojmë vetëm ata që i duam dhe jo ata që nuk i njohim. V Rr

12. Ne duhet t’i duam të gjithë ata që i mësojmë. V Rr

13. Dashuria për njerëzimin nuk është arsyeja kryesore për mësimdhënie.
Është dashuria jonë për Perëndinë që na detyron të marrim përsipër
këtë detyrë të shenjtë. V Rr

14. Nëse e ndiejmë se nuk e duam mjaft njerëzimin, atëherë nuk duhet
të japim mësim. V Rr

15. Akti i të dhënit mësim rrit dashurinë tonë për qeniet e tjera njerëzore.
Prandaj nuk duhet ta bëjmë dashurinë e pamjaftueshme një justifikim
për të mos dhënë mësim. V Rr


PJESA 28

Ka shumë mënyra për të shprehur dashurinë, dhe ne kemi thënë se kur japim mësim e shndërrojmë dashurinë tonë për njerëzimin në dashuri për një ose më shumë pjesëtarë individualë të tij. Fuqia e dashurisë, na thotë ‘Abdu’l-Bahá-i, duhet të ketë një mënyrë shprehjeje dhe një objekt ndaj të cilit drejtohet, ashtu si fuqia elektrike, e cila shfaqet në dritën elektrike. Pa mjete të tilla, dashuria do të ishte e padukshme, e padëgjuar, e pandier – dmth e pashprehur, e pashfaqur.

Edhe pse fuqia e dashurisë gjen shprehje kur i drejtohet një objekti specifik, nuk duhet të harrojmë se vetë dashuria nuk është e kufizuar. Dashuria është e pakufizuar, pa kufij, e pafund. ‘Abdu’l-Bahá-i na thotë se: “Kur ju doni një pjesëtar të familjes suaj ose një bashkatdhetar, le të bëhet kjo me një rreze të Dashurisë së Pakufishme! Le të jetë kjo në Perëndinë dhe për Perëndinë! Kudo që gjeni atributet e Perëndisë duajeni atë person, i familjes suaj apo i një tjetre qoftë. Përhapeni dritën e një dashurie të pakufi mbi çdo qenie njerëzore që takoni…”27 Mësoni përmendsh pasazhin e mëposhtëm nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it:

“O ti bir i Mbretërisë! Të gjitha gjërat janë të dobishme nëse bashkohen me dashurinë për Perëndinë; ndërsa pa këtë dashuri të gjitha gjërat janë të dëmshme dhe veprojnë si një perde midis njeriut dhe Zotit të Mbretërisë. Kur është e pranishme dashuria për Të, çdo hidhërim bëhet i ëmbël, dhe çdo dhuratë jep kënaqësi të shëndetshme. Për shembull, një melodi, e ëmbël për veshin, i sjell vetë frymën e jetës një zemre në dashuri me Perëndinë, por e njollos me epsh një shpirt të zhytur në dëshira shqisore. Dhe çdo degë e dijes, e bashkuar me dashurinë për Perëndinë, është e pëlqyer dhe meriton lavdërim; por e zhveshur nga dashuria për Të dija është shterpë, me të vërtetë ajo çon në çmenduri. Çdo lloj dije, çdo shkencë është si një pemë: në qoftë se fryti i saj është dashuria për Perëndinë, atëherë ajo është një pemë e bekuar, por nëse jo, ajo pemë është vetëm një dru i tharë dhe shërben vetëm për të ushqyer zjarrin”.28


PJESA 29

Në përfundim të kësaj nënndarjeje, duhet të sjellim ndërmend një fakt të rëndësishëm, që të gjithë ne e kemi mësuar gjatë jetës sonë: se pa ndihmën hyjnore asgjë nuk mund të arrihet. Pra, kur u mësojmë të tjerëve Kauzën, duhet të jemi kurdoherë të vetëdijshëm për ndihmën hyjnore dhe të kërkojmë forcë nga aradhet e Tubimit Suprem. Këtu poshtë janë renditur disa nga pasazhet e shumta të Shkrimeve lidhur me këtë temë. Ju mund të doni t’i mësoni ato përmendësh, nëse nuk e keni bërë këtë në raste të mëparshme.

“Për drejtësinë e Perëndisë! Cilido që hap gojën në këtë Ditë dhe përmend emrin e Zotit të tij, aradhet e frymëzimit Hyjnor do të zbresin mbi të nga qielli i emrit Tim, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Mbi të do të zbresë gjithashtu Tubimi i epërm, duke mbajtur lart secili një kupë drite të kulluar. Kështu ka qenë paracaktuar në Mbretërinë e Revelacionit të Perëndisë, me urdhër të Atij Që është Lavdiploti, Më i Fuqishmi”.29

“Ata që kanë braktisur vendin e tyre për t’u mësuar njerëzve Kauzën Tonë, Shpirti i Besimit do t’i forcojë me fuqinë e tij. Një grup engjëjsh Tanë të zgjedhur do të shkojnë me ta, siç ka urdhëruar Ai që është i Gjithëfuqishmi, Urtiploti. Ç’bekim i madh e pret atë që ka arritur nderin t’i shërbejë të Gjithëfuqishmit!”30

“Ai, me të vërtetë, do të ndihmojë cilindo që e ndihmon Atë, dhe do të kujtojë cilindo që e kujton Atë. Për këtë dëshmon kjo Tabelë që ka përhapur shkëlqimin e dashamirësisë së Zotit tuaj, Lavdiplotit, Gjithëdetyruesit”.31

“Thuaj: Kini mendjen, o njerëz të Bahá-it, se mos të fuqishmit e tokës ju grabisin forcën, ose ata që sundojnë botën ju kallin frikën. Mbështeteni besimin te Perëndia dhe i leni punët tuaja në dorën e Tij. Ai, vërtet, përmes fuqisë së të vërtetës do t’ju bëjë fitimtarë, dhe Ai me të vërtetë ka fuqi të bëjë atë që dëshiron, dhe në duart e Tij janë frerët e forcës së gjithëfuqishme”.32

“Për Perëndinë veç të Cilit nuk ka Perëndi tjetër! Po qe se ndokush ngrihet për triumfin e Kauzës sonë, Perëndia do ta bëjë atë fitimtar edhe sikur qindra mijë armiq të lidhen kundër tij. Dhe në qoftë se dashuria e tij për Mua bëhet më e fortë, Perëndia do të vendosë epërsinë e tij mbi të gjitha fuqitë e tokës e të qiellit. Kështu kemi futur Ne shpirtin e fuqisë në të gjitha anët”.33

“Ai do t’ju vijë në ndihmë me aradhet e padukshme dhe do t’ju mbështesë me ushtritë e frymëzimit nga Tubimi i epërm; Ai do t’ju dërgojë aroma të këndshme nga Parajsa më e lartë dhe do të përhapë mbi ju flladet e kulluara që fryjnë nga trëndafilishtet e Grupimit të epërm. Ai do të futë në zemrat tuaja frymën e jetës, do të bëjë që ju të hyni në Arkën e shpëtimit dhe do t’ju revelojë simbolet e shenjat e Tij të qarta. Ky është vërtet një hir i madh. Kjo është vërtet fitorja që askush nuk mund ta mohojë”.34

“O ju shërbëtorë të Pragut të Shenjtë! Aradhet fitimtare të Tubimit Qiellor, të rreshtuara e të renditura në Mbretëritë e epërme, qëndrojnë të gatshme e në pritje për të ndihmuar e për t’i siguruar fitoren atij kalorësi trim që nxit me besim kalin në arenën e shërbimit. Lum ai luftëtar sypatrembur që, i armatosur me fuqinë e Dijes së vërtetë, nxiton në fushën e betejës, shpartallon ushtritë e injorancës dhe u jep dërmën hordhive të gabimit, që mban lart Flamurin e Udhërrëfimit Hyjnor dhe i bie Borisë së Fitores. Për drejtësinë e Zotit! Ai ka arritur një triumf të lavdishëm dhe ka siguruar fitoren e vërtetë”.35

REFERENCAT

1. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, bot. shqip, Nr. 128, f. 186.
2. Tablets of Abdu’l-Baha Abbas [Tabela të ‘Abdu’l-Bahá Abbas-it] (Çikago: Komiteti Botues Bahá’í, 1930), vëll. 1, f. 114.
3. Tablets of Abdu’l-Baha Abbas, vëll. 2, f. 473.
4. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, bot. shqip, #142.
5. Nga një letër e datës 27 mars 1933 e shkruar në emër të Shoghi Effendi-ut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Lokale, botuar në Bahá’í News, Nr. 73 (Maj 1933), f. 2.
6. Tablets of Abdu’l-Baha Abbas, vëll. 3, f. 716-17.
7. Tabela të Bahá’u’lláh-ut të reveluara pas Qitapit Akdas, bot. shqip, #13:5.
8. Bahá’u’lláh, Qitapi Akdas, Libri Më i Shenjtë, bot. shqip, Q38.
9. Qëmtime, #144.
10. Po aty, #158.
11. Po aty, #154.
12. Tabela të Bahá’u’lláh-ut, #13:10.
13. ‘Abdu’l-Bahá, cituar në Star of the West, vëll. III, Nr. 19 (2 mars 1913), f. 1.
14. Qëmtime, #115.
15. Po aty, #139.
16. Po aty, #129.
17. Po aty, #99.
18. Tabela të Bahá’u’lláh-ut, #9:10.
19. Lutje dhe Përsiatje të Bahá’u’lláh-ut (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1987), #179:5.
20. Qëmtime, #74.
21. Tabela të Bahá’u’lláh-ut, #11:32.
22. Bahá’u’lláh, cituar në Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, bot. shqip, f. 85.
23. Tabela të Bahá’u’lláh-ut, #13:19.
24. Nga një letër e datës 16 shkurt 1932 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut, dërguar një besimtari individual, botuar në The Importance of Deepening our Knowledge and Understanding of the Faith [Rëndësia e thellimit të Dijes e të kuptimit tonë për Besimin], përmbledhje e Departamentit të Kërkimeve të Shtëpisë Universale të Drejtësisë (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1983), f. 32.
25. Nga një letër e datës 25 prill 1926 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut, dërguar një besimtari individual, botuar në The Importance of Deepening our Knowledge and Understanding of the Faith [Rëndësia e thellimit të Dijes e të kuptimit tonë për Besimin], f. 28-29.
26. ‘Abdu’l-Bahá, Bisedat e Parisit, bot. sqhip, #1:13.
27. Po aty, #9:21.
28. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #154.
29. Qëmtime, #129.
30. Po aty, #222.
31. Bahá’u’lláh, cituar në Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 79.
32. Po aty, f. 85.
33. Bahá’u’lláh, cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá’u’lláh, Selected Letters [Rendi Botëror i Bahá’u’lláh-ut, Letra të Zgjedhura] (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1991), f. 106.
34. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #157.
35. Po aty, #208.













Vetitë dhe qëndrimit
e mësuesit




Qëllimi

Të reflektohet për vetitë dhe qëndrimet e një mësuesi të Kauzës.
Të kuptohet se efektshmëria në mësimdhënie mund të zhvillohet
në qoftë se e trajtojmë atë nga pozita e të mësuarit –
duke u angazhuar në veprimtari, duke reflektuar
për çfarë kemi thënë e kemi bërë dhe
duke iu rikthyer rregullisht shkrimeve
për kuptim e udhëheqje.









PJESA 1

Ne kryejmë detyrën e shenjtë që na ka ngarkuar Bahá’u’lláh-u për t’u mësuar njerëve Kauzën e Tij të paktën në dy mënyra: duke mësuar ata që kërkojmë ose me të cilët vijmë në kontakt gjatë jetës sonë të përditshme, dhe duke marrë pjesë në fushatat mësimore të komuniteteve tona. Në të dy kontekstet, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin, që është theksuar tashmë në nënndarjen e parë të këtij libri, se “të qënit” dhe “të bërët” janë aspekte plotësuese e të pandashme të një jete shpirtërore. Vetëm në qoftë se përpjekjet tona për të mësuar të tjerët dhe për të mësuar ne vetë shkojnë krah për krah, ne do të jemi në gjendje të marrim një prodhim të bollshëm. Në një kurs për të dhënit mësim, pra, ne duhet t’i kushtojmë kohën e nevojshme shqyrtimit të vetive e të qëndrimeve të një mësuesi.

Cilat janë disa prej vetive shpirtërore që ju duhet të përpiqeni vazhdimisht t’i zhvilloni kur angazhoheni në mësimdhënie të rregullt e sistematike? Në pjesët që vijojnë ju do të njiheni me citate të shkurtra që lidhen me disa veti shpirtërore. Pyetjet dhe ushtrimet që përfshihen në secilën pjesë do t’ju ndihmojnë të analizoni sesi përparimi në secilën prej vetive rrit efektshmërinë tuaj si mësues i Kauzës. Qëllimi i këtyre pjesëve është, pra, jo ndërmarrja e një studimi të përgjithshëm të vetive shpirtërore, por shqyrtimi i tyre në një kontekst specifik të të dhënit mësim. Si një hap i parë, renditni ato veti që ju mendoni se janë më thelbësoret për të arritur sukses në mësimdhënie:
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Këtu ka rëndësi të kuptohet se diskutimet tona në pjesët e mëposhtme synojnë jo arritjen e përsosurisë vetë, por përpjekjet drejt përsosurisë. Pa kuptuar këtë, ju do ta ndieni veten të dërrmuar e të shkurajuar dhe do të hiqni dorë nga çdo përpjekje për të dhënë mësim. Për shembull, në pjesën që vijon ne do të merremi me çështjen sesi rritja e dëlirësisë së zemrës prek të dhënit mësim, gjë që nuk do të thotë se, po nuk qe njeriu vetë thelbi i dëlirësisë, ai nuk mund të jetë mësues i Kauzës. Natyrisht, shkrimet na orientojnë drejt përsosurisë, sepse po nuk qemë të vetëdijshëm për qëllimin, si mund të përpiqemi ta arrijmë atë?


PJESA 2

Në Tabelat e Planit Hyjnor ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Qëllimi është ky: Synimi i mësuesit duhet të jetë i pastër, zemra e tij e pavarur, shpirti i tij i frymëzuar, mendimi i tij në paqe, vendosmëria e tij e patundur, shpirtmadhësia e tij e lartësuar dhe një pishtar i ndritshëm në dashurinë për Perëndinë”.1

Në po ato Tabela, Ai na porosit:

“…shenjtërohuni mbi këtë botë e banorët e saj dhe dëliruni prej tyre; sakrifikojini synimet tuaja që të punoni për të mirën e të gjithëve; prejini lidhjet tuaja me tokën dhe, ashtu si thelbi i shpirtit, bëhuni të lehtë e të ndieshëm. Pastaj me vendosmëri të patundur, me zemër të kulluar, me shpirt të gëzuar e me gjuhë elokuente përdoreni kohën tuaj për të shpallur parimet hyjnore…”2

Përse mendoni ju se pastërtia e zemrës dhe pastërtia e qëllimit kontribuojnë aq shumë për suksesin në mësimdhënie? Ç’ndodh në qoftë se qëllimet tona nuk janë të pastra, por ne jemi shumë të zotët për të pretenduar e për të bindur të tjerët se janë të tilla? Disa prej papastërtive që vijnë lehtë në mendje lidhur me mësimdhënien janë dëshira për t’u b’u bërë i njohur, ambicja dhe një ndjenjë epërsie ndaj atyre që ne i mësojmë. A mund të shpjegoni sesi çdonjëra prej këtyre dëmton mësimdhënien?

1. Ndjenja e epërsisë: _______________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Dëshira për t’u bërë i njohur: _______________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Ambicja: _______________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 3

Në një letër të shkruar në emër të tij, Ruajtësi ka thënë:

“Mjeshtri na ka siguruar se kur harrojmë vetveten dhe përpiqemi me të gjitha forcat të shërbejmë e t’u mësojmë njerëzve Besimin, ne marrim ndihmë hyjnore. Nuk jemi ne që e bëjmë punën, por ne jemi instrumentet që përdoren në atë kohë për qëllimin e mësimit të Kauzës së Tij të tjerëve”.3

Në një letër tjetër ai ka shpjeguar se:

“Edhe vetëm një njeri i pjekur, me kuptim shpirtëror e me njohuri të thella për Besimin mund të ndezë flakë një vend të tërë – kaq e madhe është fuqia e Kauzës për të vepruar nëpërmjet një kanali të pastër e vetëmohues”.4

Si Bahá’í, ne të gjithë përpiqemi të flakim nga vetvetja egon dhe të jemi plot vetëmohim. Në këtë udhëtim drejt vetëmohimit, ne duhet të kuptojmë se është e mundur të biem në kurthin e vënies së vetvetes në qendër edhe në rast se motivet tona janë të kulluara. Njeriu mund të jetë sinqerisht i interesuar për përparimin dhe mirëqenien e të tjerëve, e megjithatë të tërhiqet nga dëshira për të qenë në qendër të çdo situate. Duke ushqyer mendimin se “unë ndihmoj të tjerët”, personi që ka rënë në këtë kurth e vë theksin tek “Uni” e jo tek “të tjerët” ose te veprimi i të ndihmuarit. Përpiquni ta përfytyroni veten se jeni duke i mësuar Kauzën një miku. Cila prej thënieve të mëposhtme do të paraqiste mendimet dhe ndjenjat tuaja në qoftë se do të ishit i vetëdijshëm për të shmangur vënien e vetvetes në qendër? Kini parasysh se mosvënia e vetvetes në qendër nuk do të thotë se nuk ekziston fare “vetja”, por se ajo nuk është në qendër të gjithçkaje.

_____ Haptë Perëndia zemrën e tij dhe i dhuroftë kuptim të vërtetë.

_____ Unë shpresoj se të metat e mia nuk do ta pengojnë atë që të njohë të vërtetën e Besimit.

_____ Është mirë të japësh mësim. Unë e ndiej veten shumë të zotin kur bind dikë për të vërtetën.

_____ Pas të gjitha atyre që unë kam bërë për të, duke ia shpjeguar gjërat me aq kujdes, ai do të bënte mirë të bëhej Bahá’í.

_____ Shpresoj se miku im do të njohë Bahá’u’lláh-un dhe do të ndiejë po atë gëzim që kam ndier unë duke i shërbyer Kauzës së Tij.

_____ O Perëndi, të lutem fut në mendjen time mendimet e përshtatshme dhe më jep fjalët e përshtatshme që unë të mund ta mësoj atë siç duhet.


PJESA 4

‘Abdu’l-Bahá-i na thotë:

“Ngrijini zemrat tuaja mbi të tashmen dhe shihni me sytë e besimit të ardhmen! Sot fara është mbjellë, kokrra bie në tokë, por ja, do të vijë dita kur do të ngrihet një pemë madhështore dhe degët e saj do të ngarkohen me fryte. Ngazëllehuni e gëzohuni që kjo ditë ka aguar, përpiquni të kuptoni fuqinë e saj, sepse ajo është me të vërtetë e mahnitshme! Perëndia ju ka kurorëzuar me nderim dhe në zemrat tuaja Ai ka vendosur një yll të ndritshëm, me të vërtetë drita e tij do të ndriçojë botën mbarë!5

Këshilla që na jep Ruajtësi është:

“Prandaj ju duhet të përpiqeni me të gjitha forcat për ta mbajtur të ndezur brenda jush pishtarin e besimit, sepse përmes tij ju do të gjeni me siguri udhërrëfimin, forcën dhe suksesin përfundimtar”.6

Ju me siguri jeni dakord se shkaku që një njeri regjistrohet në komunitetin Bahá’í është se shkëndia e besimit është ndezur në zemrën e tij ose të saj. Ju do të jeni gjithashtu dakord se mësuesi i Kauzës duhet të jetë instrumenti përmes të cilit kjo shkëndijë ndizet. Por çfarë ndodh në qoftë se flaka e besimit nuk është ndezur në zemrën e vetë mësuesit? Me çfarë do ta ndezë ai shkëndijën në zemrën e dëgjuesit të tij? Ne mund të sjellim provat më të forta dhe të bëjmë deklaratat më bindëse, por pa besim këto pak efekt do të kenë, sepse dëgjuesi është në gjendje ta ndiej nëse ne e besojmë atë që themi ose jo. Dhe sa më shumë të ndriçojë pishtari i besimit në zemrat tona, aq më e madhe është mundësia për të ndihmuar të tjerët të njohin Bahá’u’lláh-un. Por në çfarë duhet të besojë mësuesi i Kauzës ? A mund të përmendni disa gjëra? Për t’ju ndihmuar, këtu poshtë jepen disa shembuj.

1. Besimi në fuqinë e ndihmës hyjnore.
2. Besimi se Mësimet e Bahá’u’lláh-ut janë ajo për të cilën njerëzimi ka me të vërtetë nevojë.
3. Besimi në aftësinë e çdo shpirti për të njohur Bahá’u’lláh-un.
4. _______________________________________________________________________
5. _______________________________________________________________________
6. _______________________________________________________________________
7. _______________________________________________________________________
8. _______________________________________________________________________
9. _______________________________________________________________________
10. _______________________________________________________________________


PJESA 5

‘Abdu’l-Bahá-i na thotë:

“Fol, pra; fol me guxim të madh në çdo takim. Para se të nisësh fjalën, më parë kthehu ndaj Bahá’u’lláh-ut dhe kërko mbështetjen e Shpirtit të Shenjtë, pastaj hap gojën dhe thuaj çdo gjë që i sugjerohet zemrës sate; por bëje këtë me guzimin, dinjitetin dhe bindjen më të madhe”.7

Ndërsa në një letër të shkruar në emër të Ruajtësit lexojmë:

“Mësuesi Bahá’í duhet të jetë plot besim. Në këtë qëndron forca e tij dhe e fshehta e suksesit të tij. Edhe pse të vetëm e pa ndihmë, dhe sado e madhe që të jetë apatia e njerëzve rreth jush, ju duhet të keni besim se aradhet e Mbretërisë janë në anën tuaj dhe se ju jeni caktuar që me ndihmën e tyre të mposhtni forcat e errësirës që i kundërvihen Kauzës së Perëndisë. Këmbëngulni, pra, jini të lumtur e të sigurt”.8

Të përballosh situata të reja, të shkosh në vende të panjohura, të flasësh me njerëz që pothuajse nuk i njeh, të ndash me të tjerët atë që e konsideron gjënë më të çmuar, duke e kuptuar se ajo mund të refuzohet, kjo kërkon guxim. Burimi i çdo guximi është, sigurisht, besimi te Perëndia dhe mbështetja tek Ai. Duke e ditur se Ai do të na udhëheqë e do të na ndihmojë, kjo na jep neve forcën për të bërë gjëra të cilave përndryshe do t’u frikeshim. Çfarë ndodh në qoftë se nuk jemi guximtarë kur u mësojmë të tjerëve Kauzën? A do të lëmë të na humbasin rastet? Jepni disa shembuj sesi guximi është i nevojshëm në mësimdhënie.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
PJESA 6

‘Abdu’l-Bahá-i na thotë:

“Puna e mësimit duhet të ndiqet në mënyrë aktive nga besimtarët në çfarëdolloj kushtesh, sepse nga kjo varen konfirmimet hyjnore. Në qoftë se një Bahá’í nuk do të impenjohej tërësisht, energjikisht e me gjithë shpirt në punën e mësimit, ai padyshim do të privohej nga bekimet e Mbretërisë Abhá. Por edhe në rast se e bën këtë, kjo veprimtari duhet shoqëruar me urtinë – jo me atë urti që kërkon të jesh i heshtur e ta lësh në harresë një detyrë të tillë, por me atë urti që kërkon të shfaqësh tolerancë, dashuri, shpirtmirësi e durim hyjnor, karakter të mirë dhe vepra të shenjta”.9

Në një pasazh tjetër ai shpjegon:

“‘Jo çdo gjë që di njeriu mund të tregohet, dhe jo çdo gjë që ai mund të tregojë mund të quhet se është në kohën e duhur, dhe jo çdo gjë e thënë në kohën e duhur mund të konsiderohet si e përshtatshme për aftësinë e atyre që e dëgjojnë’. E tillë është urtia e përkryer që duhet të zbatosh në veprimtarinë tënde. Mos e harro këtë, në qoftë se dëshiron të jesh njeri i veprimit në të gjitha rrethanat. Në fillim bëji diagnozën së keqes dhe përcakto sëmundjen, pastaj jep ilaçin, sepse kjo është metoda e përsosur e një mjeku të aftë”.10

Guximi duhet zbutur me anë të urtisë. Kjo nuk do të thotë se urtia duhet të frenojë guximin. Të dyja këto duhet të shkojnë përkrah njëra-tjetrës. Kur një mësues i Kauzës ka guxim dhe urti, ai i përvishet pa frikë fushës së veprimit dhe, me gjykim të shëndoshë e mendim të qartë, shkon përpara. Çfarë duhet thënë dhe çfarë nuk duhet thënë, si të veprohet më mirë me njerëzit në një situatë të veçantë dhe si t’u përgjigjesh pyetjeve të tyre – të gjitha këto vendime kërkojnë urti. Por urtia nuk duhet të bëhet justifikim për të mos vepruar. Ne nuk duhet ta bëjmë zakon që vazhdimisht të themi: “Do të ishte pa vend të bënim këtë. Do të ishte pa vend të bënim atë”. Më poshtë janë renditur disa situata në të cilat mund të gjendet një mësues a një mësuese e Kauzës. Cila, sipas jush, do të ishte rruga më e mençur për të vepruar në secilën prej tyre?

1. Në një mbledhje ju takoni një njeri dhe hyni në bisedë lidhur me Besimin. Atëherë ai fillon të sulmojë Besimin, duke thënë gjëra të tmerrshme për komunitetin Bahá’í. Ç’do të bëni ju?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Dikush që duket shumë e interesuar për Besimin ju fton ju në shtëpinë e saj për të mësuar më tepër për të. Ju i paraqitni asaj aspekte të ndryshme të Mësimeve dhe duket se vizita po shkon mirë. Ajo ju thotë se i pëlqen shumë ajo që ka dëgjuar dhe se mendon që Besimi u jep përgjigje problemeve të njerëzimit. Pastaj ju kërkon t’i jepni asaj një sasi broshurash për Besimin dhe se ajo mund t’i shpërndajë ato në një takim politik ku do të shkojë të nesërmen. Ç’do të bëni ju?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Ju jeni duke diskutuar për Besimin me dy veta. Gjatë bisedës bëhet e qartë se njëri prej tyre është i interesuar për Besimin, ndërsa tjetri jo. Ç’do të bëni ju?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Ju jeni duke kaluar një javë në një fshat, si pjesëmarrës në një fushatë mësimore të organizuar bashkërisht nga Komiteti Mësimor i Zonës dhe Asambleja Shpirtërore Lokale. Synimi i fushatës është të rritet numri i Bahá’í-ve duke mësuar familje të tëra dhe të konsolidohet komuniteti. Gjatë ditës mësuesit bëjnë vizita nëpër shtëpi, ndërsa mbrëmjeve në fshat zhvillohen mbledhje të hapura ku mund të vijë secili, në të cilat diskutohen aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit. Për të rritur të kuptuarit nga ana e miqve, grupi juaj çdo natë luan një skeç për tema të tilla si Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, klasat Bahá’í për fëmijë, ceremonia e martesës Bahá’í dhe varrimi Bahá’í.

Një mbrëmje, gjatë konsultimeve për martesën Bahá’í, dikush që ka ardhur në takim ju bën një pyetje. Ju i përgjigjeni, por ai nuk e pranon shpjegimin tuaj dhe shpreh pikëpamjet e veta. Atëherë disa miq të tjerë bëjnë secili pyetjen e tij, por pas pak bëhet e qartë se ai përpiqet të diskreditojë në sytë e të pranishmëve ligjat e martesës Bahá’í. Ç’do të bëni ju?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Ju shkoni në një qytet të vogël me një grup miqsh për të marrë pjesë në një fushatë mësimore. Pas disa ditësh, shumë prej njerëzve të qytetit marrin vesh se grupi juaj ndodhet aty dhe mjaft prej tyre janë të interesuar të dëgjojnë për Besimin. Një ditë, ju jeni duke kaluar rrugës kryesore me disa miq të tjerë, kur disa të dehur me pije aklkoolike që po rrinin para lokalit ju ftojnë të afroheni dhe t’u shpjegoni atyre Besimin. Ç’do të bëni ju?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________



PJESA 7

Bahá’u’lláh-u na thotë:

“Sikur ndonjëri prej jush të mos jetë i aftë të kapë ndonjë të vërtetë, ose t’i duhet të bëjë përpjekje për ta kuptuar atë, duke biseduar me të tregoni një frymë përzemërsie të skajshme e vullneti të mirë. Ndihmojeni atë të shohë e të njohë të vërtetën, pa e çmuar aspak veten sikur qëndroni më lart se ai ose se zotëroni dhunti më të mëdha”.11

Në një pasazh tjetër, ai na porosit kështu:

“Shoqërohuni me të gjithë, o njerëz të Bahá-it, në një frymë miqësore e vëllazërore. Nëse jeni në dijeni të ndonjë të vërtete, nëse zotëroni një gur të çmuar që të tjerë nuk e kanë, ndajeni atë me ta me fjalët më të përzemërta e me vullnet të mirë. Nëse kjo pranohet, nëse qëllimi përmbushet, objektivi juaj është arritur. Nëse dikush e refuzon atë, lëreni të qetë dhe lutjuni Perëndisë që ta udhëheqë. Kini mendjen të mos silleni në mënyrë të panjerëzishme me të. Një gjuhë dashamirëse është magnet për zemrat e njerëzve. Ajo është buka e shpirtit, ajo i vesh fjalët me kuptim, është burimi i dritës së urtisë e të mirëkuptimit”.12

Si Bahá’í, ne përpiqemi të tregojmë dashamirësi të përzemërt e durim në marrëdhëniet me njerëzit. Por ne nuk duhet ta ngatërrojmë dashamirësinë me gjëra të tjera. Për shembull, ndonjëherë ajo që duket si dashamirësi mund të jetë në fakt paternalizëm. Një person që e ka vështirë të njohë aftësinë e njerëzve dhe shpesh i trajton ata me dashamirësi, por sikur të ishin fëmijë, është paternalist. Hipokrizia gjithashtu mund të paraqitet si dashamirësi; njeriu mund të tregojë përzemërsinë më të madhe, por në të vërtetë të ketë në mendje interesat e veta. Ashtu si dashamirësia, edhe durimi mund të shpërdorohet ndonjëherë. Për shembull, ai mund të shërbejë si justifikim për neglizhencën. Për t’i çuar më tej këto ide, bëni ushtrimin që vijon.

1. Ju i shpjegoni dikujt Besimin me përzemërsi të madhe. Por kur ai në fund shpreh disa mospajtime me ju, ju nxeheni. A ishte e sinqertë përzemërsia juaj? _________________

2. Kur u shpjegoni Besimin atyre që kanë më pak shkollim formal se ju, ju shpesh ndaleni dhe thoni: “A kuptoni, i dashur?” Është kjo përzemërsi apo paternalizëm? ___________
_______________________________________________________________________
3. Ju i mësoni Besimin një analfabeti. Ju mendoni se shumë prej koncepteve Bahá’í janë tepër të vështira për të, kështu që e reduktoni Mesazhin në pak ide të thjeshta. Eshtë kjo dashamirësi apo paternalizëm? _____________________________________________

4. Ju i mësoni Besimin një analfabeteje. Edhe pse kjo kërkon kohë, ju i bëni asaj një paraqitje të kujdesshme, duke lexuar me të pasazhe të rëndësishme nga Shkrimet dhe duke i shpjeguar kuptimin e tyre. Eshtë ky durim apo paternalizëm? _______________
_______________________________________________________________________
5. Një prej fqinjëve tuaj duket i predispozuar ndaj Besimit, kështu që ju vendosni ta mësoni atë. Përmes një numri diskutimesh e me përzemërsi të madhe, ju e ndihmoni atë të kuptojë Mësimet dhe e edukoni derisa ajo njeh Bahá’u’lláh-un. Pasi është rekrutuar në Besimin, ju vazhdoni ta edukoni atë derisa ajo angazhohet në mënyrë të pavarur për përhapjen e Kauzës. A është ky paternalizëm? _________________________________

6. Ju jepni mësim në një fshat aty afër. Pasi keni diskutuar për nja dy orë për Besimin me dikë, ai ju thotë se i pëlqen Mësimet dhe ju kërkon t’i siguroni ca literaturë për të lexuar. Ju i jepni atij një libër të vogël hyrës. Duke supozuar se ai është gjysmë analfabet, ju vendosni të mos shkoni për ta vizituar përsëri atë për disa muaj, në mënyrë që ai të ketë kohë ta lexojë librin. A është ky durim apo neglizhencë? ________________________


PJESA 8

Bahá’u’lláh-u ka deklaruar:

“Nëse ngrihen për t’u mësuar njerëzve Kauzën Time, ata duhet të lenë që fryma e Atij që është i Padetyrueshmi t’i shtyjë ata që ta përhapin atë gjerësisht mbi tokë me vendosmësi të madhe, me mendje të përqendruara tërësisht tek Ai, me zemra krejtësisht të shkëputura e të pavarura nga gjithçka dhe me shpirtra të spastruar nga bota e kotësitë e saj. Atyre u bie për detyrë të zgjedhin si mjetin më të mirë për udhëtimin e tyre mbështetjen te Perëndia dhe të vishen me dashurinë ndaj Zotit të tyre, Më të Lëvduarit, Lavdiplotit. Po të veprojnë kështu, fjalët e tyre do të ndikojnë mbi dëgjuesit e tyre”.13

‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë:

“Këta duhet të punojnë pareshtur, ditë e natë, të mos marrin parasysh as sprova as mjerim, të mos lejojnë kurrfarë ndërprerjeje në përpjekjet e tyre, të mos kërkojnë çlodhje, të shpërfillin çdo rehati e komfort dhe, të shkëputur e të panjollë, t’ia përkushtojnë çdo çast që kalon të jetës së tyre përhapjes së aromës hyjnore dhe lartësimit të Fjalës së shenjtë të Perëndisë”.14

Ne e dimë se shkëputja është një kërkesë e të dhënit mësim me gëzim. Por ç’do të thotë se duhet të jemi “të shkëputur” kur u mësojmë të tjerëve Kauzën e Perëndisë? Plotësimi i fjalive që vijojnë do t’ju ndihmojë të mendoni për këtë çështje.

1. Kur ngrihemi për të shpjeguar Kauzën, ne duhet të lejojmë që _____________________
__________________________________________________ të na nxisë.
2. Kur ngrihemi për të shpjeguar Kauzën, mendjet tona duhet të jenë ________________________________________________________.
3. Kur ngrihemi për të shpjeguar Kauzën, zemrat tona duhet të jenë __________________
__________________________ dhe të pavarura nga ________________.
4. Kur ngrihemi për të shpjeguar Kauzën, shpirtrat tanë duhet të jenë ______________________________________________________________________.
5. Ne duhet të zgjedhim si mjetin më të mirë për udhëtimin tonë ______________________________________________.
6. Ne duhet të vishemi me __________________________________________________, _____________________________________________________.
7. Dhe pasi kemi hyrë në fushën e shërbimit, ne duhet të punojmë __________________, ditë e natë.
8. Ne nuk duhet të marrim parasysh as ____________ as ____________, të mos kërkojmë ______________, të shpërfillim çdo ________________________________.
9. Të shkëputur e të panjollë, ne duhet t’i përkushtojmë ______________________ ____________ të jetës sonë _______________________________________________ dhe ___________________________________________________________________ ________________.


PJESA 9

Bahá’u’lláh-u na thotë:

“Thirr e ftoi njerëzit tek Ai Që është Zoti sovran i të gjitha botëve, me aq zell e përkushtim saqë të gjithë të ndizen zjarr prej teje”.15

Shoghi Effendiu na thotë:

“… le të ngrihemi t’u mësojmë të tjerëve Kauzën e Tij me drejtësi, bindje, kuptim e forcë. Le të jetë kjo detyra kryesore e më e ngutshme e çdo Bahá’í. Le ta bëjmë atë pasionin mbizotërues të jetës sonë”.16

Në qofë se duam të kemi sukses në përpjekjet tona për të tërhequr masa të gjera në Kauzën, ne duhet të shtyhemi nga pasioni për t’u mësuar të tjerëve Besimin. Zemrat tona duhet të ndizen nga entuziazmi, sepse si mund të përçojmë ne gëzimin që jemi Bahá’í, në qoftë se ne vetë nuk jemi të gëzuar e entuziastë? Por në zellin tonë për të ndarë me të tjerët Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut, duhet të bëjmë kujdes të mos kalojmë kufirin e duhur e të largojmë ata që kërkojmë të mësojmë. Një fjalë që njeriu dëgjon shpesh lidhur me këtë është “proselitizmi”, që do të thotë ushtrim pa vend i presionit mbi dikë që ai të ndryshojë Besimin e tij. Bahá’í-të e kanë rreptësisht të ndaluar proselitizmin. Por, duke shmangur proselitizmin, ne nuk duhet të jemi aq pasivë e jobindës saqë përpjekjet tona mësimore të mos kenë efekt.

Për t’ju ndihmuar të mendoni për dallimin midis pasioit në dhënien mësim dhe proselitizmit, lexoni thëniet e mëposhtme dhe vendosni se: Në ç’raste jeni duke kapërcyer kufirin e duhur? Shënojini ato me një “K”. Në ç’raste jeni aq joentuziaztë sa të jeni joefektivë? Shënojini ato me një “J”. Në cilat raste trajtimi juaj është entuziast dhe brenda kufirit të duhur? Shënojini ato me një “E”.

_____ Ju jeni aq i dashuruar pas Besimit, saqë saherë paraqitet rasti parashtroni në bisedën tuaj, në mënyrë të natyrshme e të mençur, parime e mësime Bahá’í. Kur është e përshtatshme, ju përmendni se burimi i ideve tuaja janë mësimet e Bahá’u’lláh-ut.

_____ Ju jeni aq entuziast saqë edhe kur njerëzit nuk duan të dëgjojnë parashtrimin tuaj lidhur me Besimin, ju praktikisht i detyroni.

_____ Ju jeni aq i dashuruar pas Besimit, saqë saherë bisedoni me njerëz, përpiqeni të ndërroni bisedë dhe ta sillni atë te Bahá’u’lláh-u e Mësimet e Tij.

_____ Ju nuk doni që njerëzit të mendojnë se ju jeni fanatikë për fenë tuaj, kështu që edhe në qoftë se ata pysin për Besimin, u jepni vetëm një përgjigje të shkurtër. Në qoftë se ata ngulin këmbë dhe pyesin përsëri, ju më në fund u jpni një libër dhe u thoni ta lexojnë atë vetë.

_____ Ju dëshironi të hapni për Besimin një qytet aty pranë dhe shkoni ta kaloni pasditen atje. Ju e dini se nga ana kulturore për njerëzit e qytetit është e papranueshme që një i huaj të trokasë në dyert e tyre e t’u flasë për fenë. Por ju mendoni se duhet të keni besim, thoni një lutje dhe filloni të shkoni nga një shtëpi në tjetrën.

_____ Ju dëshironi të hapni për Besimin një qytet aty pranë dhe shkoni ta kaloni pasditen atje. Ju e dini se nga ana kulturore për njerëzit e qytetit është e papranueshme që një i huaj të trokasë në dyert e tyre e t’u flasë për fenë. Pra ju mendoni se gjithçka që mund të bëni atje është të thoni disa lutje dhe pastaj të ktheheni në shtëpi.

_____ Ju shkopni në një fshat ku njerëzit janë me pak shkollë e kanë pak shërbim shëndetësor dhe mendoni se mënyra më e mirë është të theksoni të gjitha gjërat e mira që Besimi mund të bëjë për ta. Ju u premtoni atyre që në qoftë se bëhen Bahá’í do t’i ndihmoni të ngrejnë kurse të edukimit moral për fëmijët e tyre dhe një projekt të vogël shëndetësor.

_____ Ju e filloni çdo takim me ata që janë të interesuar për Besimin duke u dhënë karta deklarimi dhe duke i ftuar të bëhen anëtarë të komunitetit Bahá’í kurdoherë që ata janë të prirur për këtë.

_____ Ju shpesh i filloni takimet me ata që janë të interesuar për Besimin duke thënë se ç’kënaqësi është për ju të jeni në gjendje të ndani me ta Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut. Ju u thoni atyre që megjithëse Bahá’í-të bëjnë mbledhje të tilla me shpresën që edhe të tjerë të bashkohen me Besimin, nuk është qëllimi i mbledhjeve të bëjnë presion mbi njerëzit për t’u bërë Bahá’í.

_____ Ju e filloni çdo takim me ata që janë të interesuar për Besimin duke shpjeguar se qëllimi i mbledhjes nuk është që ata të kthejnë fenë. Ju thjesht doni të shkëmbeni me ata disa ide. Eshtë e rëndësishme që ata të kenë kohë të hetojnë të vërtetën dhe të mendojnë seriozisht për kërkesat e Besimit para se të marrin në konsideratë mundësinë e rekrutimit në komunitetin Bahá’í.

_____ Ju që prej disa kohësh mësoni një shoqe dhe e shihni se shkëndia e besimit ekziston në zemrën e saj, kështu që një ditë e ftoni atë të hyjë në komunitetin Bahá’í.

_____ Ju që prej disa kohësh mësoni një shoqe dhe e shihni se shkëndia e besimit ekziston në zemrën e saj, kështu që vazhdoni ta ftoni atë në veprimtaritë Bahá’í duke menduar se një ditë ajo do të bëhet Bahá’í.

_____ Ju jeni anëtar i një grupi mësimor që është dërguar nga Komiteti Mësimor i Zonës për të hapur një qytet për Besimin. Ju keni një çantë plot broshura dhe ia jepni ato çdo njeriu që shihni. Kur çanta zbrazet, ju ktheheni në shtëpi.

_____ Ju jeni anëtar i një grupi mësimor që është dërguar nga Komiteti Mësimor i Zonës për të hapur një qytet për Besimin. Grupi juaj shkon në një vend publik dhe ju ndaloni çdo njeri që kalon andej dhe e pyetni: “A keni dëgjuar për Bahá’u’lláh-un?”

_____ Ju merrni pjesë me një grup miqsh në një fushatë për të hapur një qytet aty pranë. Plani është të shkoni në parkun publik, të uleni dhe të luteni për orë të tëra, duke shpresuar se njerëzit do të tërhiqen prej jush, do tëvijnë te ju dhe pastaj ju do të jeni në gjendje t’i mësoni.

_____ Ju merrni pjesë me një grup miqsh në një fushatë për të hapur një qytet aty pranë. Kur arrini në qytet, ju dhe disa anëtarë të tjerë të grupit ngrini një ekspozitë të vogël me libra e fotografi pranë tregut të qytetit, pasi keni marrë leje nga autoritetet vendase. Ideja është që secili prej jush të qëndrojë me radhë pranë vendit të ekspozitës. Njerëzit do të kalojnë aty pari dhe do të qëndrojnë të shohin literaturën e fotografitë. Në qoftë se ata shfaqin interes për Besimin duke bërë ndonjë pyetje ose ndonjë koment, ju u flisni atyre.

_____ Ju merrni pjesë në një fushatë për të hapur një qytet aty pranë, ku përpjekjet e mëparshme nuk kanë pasur efekt. Si pjesë e fazës fillestare të fushatës, grupi juaj ka studiuar mirë qytetin dhe është njohur me organizatat e ndryshme, me institucionet edukative e shoqërore, si dhe me programet për të mbështetur përparimin shoqëror. Gjithashtu ju keni mbledhur nga besimtarë të tjerë emrat e disa njerëzve në qytet që mund të jenë të predispozuar ndaj Besimit. Mbi bazën e gjithë këtij informacioni, grupi juaj harton një plan me një varg veprimtarish që përfshijnë intervista në stacionin e radios lokale, ekspozita në disa vende publike dhe vizita tek autoritetet lokale, në shkolla e në organizata të tjera. Përmes njërit prej personave që keni lidhje, për shembull, është rregulluar të bëni një paraqitje në shkollën e mesme me një grup grash. Duke u takuar me njerëzit, ju bëni një listë të atyre që do t’i ftoni për kafe, për drekë ose në takime që mbahen mbrëmjeve. Ju keni përgatitur gjithashtu një seminar për temën “Implikimet frymës shpirtërore për njerëzimin sot” dhe i ftoni të interesuarit të marrin pjesë. Duke qenë se njëri prej anëtarëve të grupit tuaj është veçanërisht i aftë për të takuar njerëzit në vende publike – diçka që ai e bën në mënyrë shumë të natyrshme e jofyese – ai harxhon një pjesë të madhe të kohës së tij duke ftuar njerëzit në veprimtaritë e ndryshme që ju zhvilloni.

_____ Komiteti Mësimor i Zonës suaj ka organizuar një fushatë për të dhënë mësim në një numër fshatrash ku njerëzit janë shumë të hapur e të predispozuar. Grupi juaj mendon se mënyra më e mirë është të shkohet nga një shtëpi në tjetrën dhe të paraqitet Besimi, duke qenë se, në fakt, shumë njerëz do të fyheshin no qoftë se ju do të vizitonit një fqinj dhe nuk do të vizitonit ata.


PJESA 10

Siç e kemi përmendur më parë, theksi që kemi vënë mbi vetitë shpirtërore në diskutimin tonë për të dhënit mësim nuk nënkupton që mësuesi i Kauzës të jetë i përsosur. Ajo që kërkohet është të shtrohet një qëllim dhe të punohet me ndërgjegje për ta arritur atë. Njeriu duhet të dëshirojë të ecë në rrugën e përsosurisë, pavarësisht sesa i largët mund të duket qëllimi final. Dhe është thelbësore të mbahet parasysh se për të ecur në këtë rrugë njeriu duhet të ketë përunjësi. Sepse pa përunjësi suksesi shkakton rënie dhe farat që njeriu mbjell në zemrat e të tjerëve infektohen. ‘Abdu’l-Bahá-i na thotë:

“Kur jep mësim, mësuesi duhet të jetë vetë tërë frymëzim, në mënyrë që fjala e tij, si flaka e një zjarri, të ushtrojë ndikim e ta djegë perden e egos e të pasionit. Ai duhet gjithashtu të jetë tepër i përunjur e i thjeshtë, që të tjerëve t’u bëhet mësim, të zhvishet krejt nga vetvetja e të mos bjerë në sy, në mënyrë që t’i mësojë ata me melodinë e Tubimit të epërm, – ndryshe mësimi i tij nuk do të ketë efekt”.17

Dhe në një pasazh tjetyër Ai na tërheq vëmendjen:

“Në përputhje me mësimet hyjnore në këtë dispensacion të lavdishëm, ne nuk duhet të nënvleftësojmë askënd e ta quajmë injorant, duke i thënë: ‘Ti nuk di, kurse unë di’. Përkundrazi, ne duhet t’i shohim të tjerët me respekt dhe, kur përpiqemi të shpjegojmë e të provojmë diçka, duhet të flasim sikur jemi duke hetuar të vërtetën, duke thënë: ‘Ja, këto fakte kemi përpara. Le të kërkojmë, që të përcaktojmë se ku e në ç’formë mund të gjendet e vërteta’. Mësuesi nuk duhet ta konsiderojë veten të ditur dhe të tjerët injorantë. Një mendim i tillë ngjall kryelartësi, dhe kryelartësia nuk sjell ndikim. Mësuesi nuk duhet ta shohë veten si superior; ai duhet të flasë me dashamirësinë, modestinë e përunjësinë më të madhe, sepse kjo mënyrë të foluri ushtron ndikim dhe edukon shpirtrat”.18

1. Cili është dallimi midis pasionit që përmendet në citatin e parë të këtij seksioni dhe pasionit të diskutuar në seksionin e mëparshëm? ________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

2. A mund të jepni disa shembuj sesi përunjësia rrit ndikimin e ushtruar nga fjalët tona? __
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 11

Ka edhe një pikë tjetër lidhur me përunjësinë, që meriton vëmendjen tonë kur shqyrtojmë çështjen e të dhënit mësim. Eshtë e vërtetë se ne duhet të përpiqemi vazhdimisht të përmirësojmë gjendjen tonë të brendshme dhe të zhvillojmë ato veti që do të na ndihmojnë të bëhemi mësues gjithnjë e më të efektshëm të Kauzës. Megjithatë, duke punuar me ndërgjegje për të përsosur karakteret tona, ne nuk duhet të lejojmë as të na shkojë nëpër mend se suksesi ynë në fushën e të dhënit mësim është rezultat i vetë meritave tona. Përunjësia do të na mbrojë nga shfaqja e ndonjë ndjenje të rëndësisë së vetes sonë.

Ne duhet gjithmonë t’i ndajmë arritjet tona në të dhënit mësim nga vetja jonë.Çfarëdo roli të luajmë ne për të ndihmuar një shpirt që të njohë Bahá’u’lláh-un, ai është një dhunti që na ka dhënë Perëndia. Ai zgjedh ata me anën e të cilëve do të punojë. Ne vetëm mund të shpresojmë të bëhemi një kanal përmes të cilit Ai vepron dhe të përpiqemi të fitojmë ato veti që do të na bëjnë të aftë të jemi instrumentet e Tij. Pasazhi që vijon, i nxjerrë nga një letër e shkruar në emër të Shoghi Effendiut, na jep neve një paralajmërim:

“Ndoshta arsyeja që ju nuk keni bërë aq shumë në fushën e mësimit është shkalla e konsideratës suaj lidhur me dobësitë e paaftësitë tuaja për të përhapur Mesazhin. Bahá’u’lláh-u dhe Mjeshtri, që të dy na kanë shtyrë vazhdimisht të mos i përfillim të metat tona dhe të mbështetemi tërësisht te Perëndia. Ai do të na vijë në ndihmë, mjafton që ne të ngrihemi e të bëhemi një kanal aktiv i hirit të Perëndisë. A mendoni se janë mësuesit që kthejnë njerëzit dhe ndryshojnë zemrat njerëzore? Jo, sigurisht jo. Ata janë thjesht shpirtra të pastër që bëjnë hapin e parë, dhe pastaj lenë që fryma e Bahá’u’lláh-ut t’i verë në lëvizje e t’i përdorë ata. Në rast se ndonjëri prej tyre mendon, qoftë edhe për një çast, se arritjet e tij u detyrohen vetë aftësive të tij, atëherë puna e tij ka marrë fund dhe fillon rënia e tij. Kjo është, në fakt, arsyeja përse kaq shumë njerëz kompetentë, pasi kanë bërë shërbime të mrekullueshme, papritur e kanë parë veten krejt të pafuqishëm, e ndoshta edhe të flakur mënjanë nga Shpirti i Kauzës si njerëz të pavlefshëm. Kriter është shkalla që ne jemi të gatshëm të pranojmë vullnetin e Perëndisë të veprojë nëpërmjet nesh.

“Prandaj mos vini re më dobësitë tuaja; mbështetuni tërësisht te Perëndia; le të digjet zemra juaj nga dëshira për t’i shërbyer misionit të Tij e për të shpallur thirrjen e Tij; dhe ju do të shihni sesi elokuenca dhe fuqia për të ndryshuar zemrat e njerëzve do të vijnë në fakt.

“Shoghi Effendi-u, sigurisht, do të lutet për suksesin tuaj në qoftë se ju do të ngriheni e të filloni të jepni mësim. Në fakt, thjesht akti i ngritjes do t’ju sigurojë ndihmën dhe bekimet e Perëndisë”.19

1. A mund të jepni disa shembuj sesi krenaria dhe arroganca e bëjnë të paefektshëm një mësues të Kauzës, që përndryshe do të ishte i përkryer?

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

2. Përunjësia është thelbësore jo vetëm në aktin e të dhënit mësim. Kur kryelartësia depërton në veprimet tona, ajo më në fund na bën joefektivë në çdo fushë të shërbimit. Për të menduar për format e ndryshme që mund të marrë kryelartësia lidhur me të dhënit mësim, bëni ushtrimin që vijon:

Një projekt mësimor me metoda e mënyra shumë të suksesshme është në zhvillim e sipër në një rajon të veçantë të vendit. Por një prej miqve e ndien se projekti nuk shfrytëzon atë që ai e konsideron si talentin e tij më të spikatur. Cili prej reagimeve të mëposhtme tregon mungesë kryelartësie nga ana e tij?

_____ Refuzimi për të marrë pjesë në projekt sepse ai nuk e lejon atë të përdorë talentet e tij siç dëshiron ai.
_____ Pjesëmarrja me gëzim në projekt, duke punuar përkrah shokëve të tij besimtarë në çdo mënyrë që është e nevojshme dhe duke u mbështetur në aftësitë e tjera të tij.
_____ Përpjekja për t’u ankuar për projektin, duke thënë se në të vërtetë ai nuk është një projekt i mirë, sepse nuk mbështetet në të gjitha talentet e aftësitë e miqve.

Një komunitet Bahá’í po shqyrton mënyra të ndryshme të të dhënit mësim, me qëllim që të shpejtojë rritjen e Besimit. Disa prej anëtarëve të komunitetit dëgjojnë për një mënyrë të përdorur në një zonë tjetër, e cila po jep rezultate shumë të mira. Cili do të ishte reagimi më i përshtatshëm, që nuk pasqyron as kryelartësi as mungesë mençurie?

_____ Arritja në përfundimin, pa e shqyrtuar atë mënyrë, se ajo nuk mund të zbatohet në qytetin e tyre, derisa ishte hartuar nga të tjerë diku gjetkë.
_____ Arritja në përfundimin që, derisa ajo mënyrë ka dhënë rezultat në një vend, duhet të japë rezultat edhe në një vend tjetër, pranda duhet adoptuar pa i bërë asnjë ndryshim.
_____ Shqyrtimi i asaj mënyre me kujdes për të parë nëse ajo në tërësi ose një pjesë e saj mund të japë rezultat në një ambient të ri dhe, mbi këtë bazë, të adoptohet ajo e pastaj të modifikohet në çdo formë që do ta tregojë të nevoshme përvoja.

Një mësues shëtitës viziton një komunitet që ai nuk e njeh, dhe është rregulluar që ai të bëjë një takim me një grup Bahá’í. Cili prej veprimeve të mëposhtme tregon mungesë kryelartësie nga ana e mësuesit shëtitës?

_____ Paraqitja e një hyrjeje të thjeshtëzuar të Besimit, duke supozuar se njerëzit dijnë pak gjëra.
_____ Kërkim drejtimi nga Asambleja Shpirtërore Lokale, ose nga Komiteti përgjegjës, për të njohur nivelin e dijeve dhe përvojën e atyre që do të jenë të pranishëm dhe, mbi këtë bazë, gjetja e një teme të përshtatshme për takimin.
_____ Duke menduar që derisa të gjithë Bahá’í-të kanë nevojë të inkurajohen, ata duhet të dëgjojnë një bisedë tëzjarrtë që t’i nxitë të jenë më aktivë e më të sakrificës –dhe kjo pavarësisht nga fakti i panjohur për të që shumë prej të pranishmëve janë shumë aktivë në Besimin.

Njërit prej besimtarëve i është kërkuar nga Komiteti Kombëtar i Mësimit të vizitojë një grup që jep mësim në një rajon të caktuar të vendit. Grupi praktikisht ka vepruar mjaft mirë dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar në shtrirjen dhe konsolidimin e komuniteteve lokale kanë filluar të japin fryte. Cili prej reagimeve të mëposhtme pasqyron ndjenjë përunjësie nga ana e besimtarit vizitor?

_____ Të dëgjojë ç’ka për të thënë grupi për përvojën e tyre, të marrë pjesë bashkë me ta në atë aksion, duke dhënë sugjerime kur është e nevojshme, duke gjetur sesi mund t’i ndihmojë ata Komiteti dhe duke i sjellë Komitetit një raport të plotë, në mënyrë që përvoja e tyre të ndahet me të tjerët.
_____ Ta bëjë të qartë se ai është dërguar nga Komiteti dhe, pra, t’i japë grupit një listë të gjatë udhëzimesh që duhen zbatuar.
_____ Të përfitojë nga rasti për të vënë në praktikë vetitë e tij drejtuese dhe të mbajë me grupin një fjalim për dinamikën e veprimit heroik.

Së shpejti një fushatë mësimore rajonale do të vihet në veprim dhe të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë në grupe, duke pasur secili prej tyre një koordinator. Kur grupet takohen për të diskutuar planet e tyre, njëri prej miqve sheh se koordinatori i grupit të tij është një besimtar të cilit ai vetë i kishte mësuar Besimin. Cili prej reagimeve të mëposhtme tregon mungesë kryelartësie nga ana e tij?

_____ Pëpjekja për të marrë nën kontroll grupin, duke injoruar koordinatorin dhe duke i thënë atij se ç’duhet të bëjë para të tjerëve.
_____ Refuzimi për të marrë pjesë në grup derisa dikush më me përvojë, si ai vetë, të caktohet koordinator.
_____ Duke u ndier shumë i lumtur për përparimin që ka bërë ky besimtar, merr pjesë me gëzim në grup dhe punon shumë për të dhënë ndihmesën e vet në arritjen e suksesit.


PJESA 12

Në seksionet e mëparshme e kemi shqyrtuar përunjësinë në dy mënyra, si veti që i jep ndikim fjalës sonë dhe si mbrojtje kundër kurtheve që ndeshen në rrugën e përparimit shpirtëror. Por ka edhe një ndihmesë tjetër të rëndësishme që përunjësia jep në jetën tonë, e cila ka veçanërisht lidhje me të dhënit mësim. Përunjësia na lejon ta trajtojmë jetën me mendimin për të mësuar ne vetë. Në mungesë të një qëndrimi të tillë, ne priremi të mos e shohim injorancën tonë dhe të besojmë se dimë atë që nuk e dimë. Një karakteristikë tepër e lavdërueshme e atyre që mbajnë qëndrim të përunjur me Zotin e tyre është dëshira e tyre për të mësuar ata vetë.

Përse, mund të pyesim ne, të kesh një qëndrim pozitiv ndaj të mësuarit ne vetë është kaq e rëndësishme për ata prej nesh që dëshirojnë të bëhen mësues efektivë të Kauzës? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, refelktoni për atë që dini lidhur me të dhënit mësim. A e dini ju gjithmonë metodën më të mirë që duhet përdorur në të dhënit mësim? A dini ju çfarë të thoni dhe si ta thoni këtë në çdo situatë që ju paraqitet? A mendoni se është e mundur të mësoni në një ose dy kurse të gjitha ato që keni nevojë të dini lidhur me mënyrat e të dhënit mësim? A ka ndonjë formulë që mund t’ju jepet juve? Me siguri, ju do ta pranoni se përgjigja është “jo” dhe se e vetmja mënyrë e arsyeshme për të përmirësuar metodat që secili përdor për të dhënë mësim është mbajtja e një qëndrimi për të mësuar ne vetë.

Duke u përpjekur për t’u bërë një mësues gjithnjë e më i mirë i Kauzës, ju duhet të tregoni kujdes që të mos bini në kurthin e hyrjes në debat me shokët tuaj besimtarë lidhur me metodat e të dhënit mësim. Në qoftë se nuk tregojmë kujdes, ne mund të shkasim fare lehtë në një debat të tillë, duke besuar secili prej nesh se kemi gjetur formulën e drejtë dhe se, po nuk u bë të dhënit mësim ashtu si themi ne, suksesi është i pamundur.

Ne e shmangim një qëndrim të tillë kur mendojmë se të bëhesh një mësues i efektshëm i Kauzës, kjo është diçka që duhet mësuar. Ne çlirohemi nga kufizimet e vetimponuara kur shohim në çdo përpjekje për të dhënë mësim një mundësi për të fituar aftësi mendimi dhe për të përmirësuar mënyrat e metodat tona. Bisedat tona me miqtë tanë Bahá’í janë më të frytshme kur ne shkëmbejmë mendime, njohim njëri-tjetrin me përvojat tona mësimore dhe analizojmë shkaqet e suksesit.

Lexoni situatat e shtjelluara më poshtë. Si do të reagonit ju ndaj secilës prej tyre, në qoftë se do të ishit të vendosur të shikonit në çdo përpjekje mësimore një mundësi për të mësuar ne vetë?

1. Një verë ju shkopni si mësus shëtitës në një rajon ku kultura e njerëzve është shumë e ndryshme nga e juaja. Ju përdorni të njëjtën paraqitje të Besimit që ka qenë e suksesshme në vendqëndrimin tuaj të përhershëm. Por këtu ajo paraqitje nuk jep asnjë rezultat. Ju arrini në përfundimin:

_____ Njerëzit këtu nuk kuptojnë dhe ju duhet të shkoni diku gjetkë.
_____ Ju duhet të bëni një paraqitje tjetër që të kuptohet më mirë nga njerëzit e këtushëm dhe të prekë zemrat e tyre.
_____ Ju duhet të vazhdoni të bëni parashtrimin tuaj siç e keni bërë gjithmonë, sepse këmbëngulja është vetia më e rëndësishme e një mësuesi.
_____ Ju po ndëshkoheni nga Perëndia për të metat tuaja, prandaj duhet të punoni për zhvillimin tuaj shpirtëror para se të ndërmerrni udhëtime të tjera mësimore.

2. Si pjesë e planit tuaj mësimor vetjak, ju vendosni të zhvilloni çdo javë një takim në shtëpinë tuaj për të diskutuar rreth Besimit. Ju ftoni rreth dhjetë persona, të cilët në raste të ndryshme kanë shfaqur interes. Për çdo takim ju zgjidhni ndonjë temë dhe përgatitni e mbani një bisedë të shkurtër rreth saj, dhe pas kësaj hapni takimin për pyetje. Pastaj keni një kohë mikpritjeje, gjatë së cilës ju shoqëroheni dhe këndoni këngë. Pas disa javësh, vetëm dy veta vazhdojnë të vijnë. Ju arrini në përfundimin:

_____ Është e nevojshme që ju t’i bëni takimet më tërheqëse e më shoqërore.
_____ Ju duhet ‘i hiqni takimet javore nga plani juaj mësimor; në fund të fundit, kjo nuk ishte ndonjë ide e mirë.
_____ Ju duhet të provoni një formë tjetër në takimet tuaja të ardhme, ndoshta duke studiuar bashkë me mysafirët tuaj disa citate të zgjedhura nga Shkrimet për një temë të caktuar, për t’u dhënë atyre mundësi të njihen me Fjalën e Shenjtë, dhe të mbështeteni në atë përvojë.
_____ Ju duhet të takoni të gjithë ata që nuk vijnë më dhe t’i pyesni përse kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në takimet.

3. Kur ju studionit Besimin, ishin disa parime që ju kishin bërë më shumë përshtypje: uniteti i njerëzimit, eliminimi i çdo forme të paragjykimit dhe shkollimi universal. Kështu që ju mendoni se mënyra më e mirë për të mësuar njerëzit është t’u shtjellosh atyre të njëjtat parime. Ndërsa në përgjithësi kushdo që ju i drejtoheni pajtohet me idetë që shprehni ju, asnjëri nuk bëhet veçanërisht i interesuar për Besimin. Ju arrini në përfundimin:

_____ Ju keni nevojë për më shumë praktikë në paraqitjen e parimeve.
_____ Ju duhet të kërkoni njerëz si vetja juaj dhe vetëm t’i mësoni ata.
_____ Ju nuk jeni një mësues i lindur dhe duhet t’i shërbeni Besimit në ndonjë mënyrë tjetër.
_____ Ju duhet ta diskutoni përvojën tuaj me disa Bahá’í-nj për të gjetur mënyra të tjera të shtjellimit të Besimit me njerëzit.

4. Ju jeni një Bahá’í i ri dhe qysh nga koha e futjes në komunitet keni dëgjuar shumë për rëndësinë e të dhënit mësim. Kështu që një ditë vendosni të bëni një plan mësimor vetjak. Duke qenë se nuk e keni bërë këtë kurrë më parë, ju konsultoheni me disa besimtarë më me përvojë dhe ata ju japin shumë ide sesi t’u mësosh të tjerëve Kauzën. Ju arrini në përfundimin:

_____ Ju do të bëni një listë të të gjitha ideve dhe duke filluar nga kreu do të provoni secilën prej tyre.
_____ Ju do të merrni metodën e njërit prej miqve, idetë e të cilit premtojnë mjaft eksitim e magjepsje.
_____ Ka aq shumë mënyra për të dhënë mësim, saqë më mirë të mos bësh plan por të japësh mësim si të ta thotë mendja.
_____ Ju do të mendoni për të gjitha idetë dhe mbi bazën e atyre që janë më të përshtatshme për gjendjen tuaj, do të vendosni për disa hapa të parë që duhen ndërmarrë. Pastaj do t’i vini në zbatim ato hapa. Duke reflektuar për atë që bëni, në mendjen tuaj do të lindin pyetje dhe ju do t’u ktheheni shkrimeve për të gjetur përgjigje në to. Në dritën e intuitës së fituar nga përvoja dhe të pasazheve që studioni, ju do të përcaktoni çfarë hapash të tjerë të ndërmerrni. Ju do ta përsëritni këtë model veprimi disa herë.

5. Si pjesë e planit tuaj mësimor vetjak, ju keni vendosur t’i përqendroni përpjekjet tuaja në një kategori të veçantë njerëzish dhe të ndani me ta Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut. Pas njëfarë kohe, ju nga pyetjet që ju bëjnë vini re se të gjithë ata kanë vështirësi të pranojnë ekzistencën e Perëndisë. Ju arrini në përfundimin:

_____ Është më mirë të mos flitet për këtë çështje. Në qoftë se ata e ngrejnë atë në diskutimet tuaja, ju do të kaloni shpejt në një temë tjetër.
_____ Është e pamundur të mësosh njerëz që hasin vështirësi me konceptin e Perëndisë, kështu që ju zgjidhni një grup tjetër tek i cili të përqendroni energjitë tuaja.
_____ Ju do t’i kërkoni një mësuesi më me përvojë t’i vizitojë ata dhe t’u mbajë një bisedë për ekzistencën e Perëndisë. Në qoftë se kjo nuk jep rezultat, atëherë do të hiqni dorë prej tyre dhe nuk do të këmbëngulni më tej.
_____ Pasi keni studiuar disa prej pasazheve përkatëse nga shkrimet, ju do të përgatitni një shtjellim të shkurtër me fjalët tuaja për t’u shpjeguar atyre se ç’na mëson Bahá’u’lláh-u lidhur me Perëndinë. Ju do të dëgjoni reagimet e tyre, do të reflektoni për rezultatet, do t’u ktheheni përsëri shkrimeve për të gjetur përgjigje për pyetjet që bëjnë dhe do ta ndryshoni shtjellimin tuaj në dritën e intuitës së fituar nga përvoja e të pasazheve që studioni. Ju do të vazhdoni ta bëni këtë derisa shpjegimi juaj të fillojë të japë rezultate të kënaqshme.

6. Ju keni pasur dhuratën e pjesëmarrjes në një fushatë mësimore njëmujore shumë të suksesshme në një fshat pranë shtëpisë suaj. Duke e ditur sa e rëndësishme është të thellohen besimtarët e rekrutuar rishtas, Komiteti Mësimor i Zonës ju cakton juve disa familje që duhet t’i vizitoni rregullisht. Për vizitën e parë ju nuk përgatitni ndonjë material, duke menduar të thoni çfarëdo që t’ju vijë ndërmend. Por ju s’bëni tjetër veçse thjesht përsërisni shtjellimin hyrës që kishit bërë kur ata u rekrutuan në Besimin. Duke e kuptuar që në qoftë se bëni tërë kohës këtë asgjë nuk do të arrihet, ju vendosni:

_____ Ju do të përgatitni një listë prej tridhjetë bisedash për një numër të madh çështjesh dhe në çdo vizitë do të shtjelloni një temë të re, duke iu përmbajtur besnikërisht listës suaj, në mënyrë që të siguroni trajtimin e të gjitha temave që keni zgjedhur.
_____ Ju do t’i jepni çdo familjeje një broshurë të vogël për Besimin dhe do të kërkoni prej tyre të lexojnë një numër faqesh midis vizitave tuaja. Pastaj, gjatë vizitave tuaja do të diskutoni me ta çdo çështje që kanë.
_____ Kjo mënyrë është jopraktike dhe kërkon shumë kohë. Në vend që t’i vizitoni familjet një nga një, ju do t’i ftoni ato në një takim javor në shtëpinë e ndonjërit për të diskutuar rreth Besimit. “Ata që janë vërtet të interesuar të mësojnë do të vinë”, thoni ju me vete.
_____ Ju do të mendoni për një ide bazë që e ndieni se do të jetë e dobishme për ta që të mësojnë dhe do të gjeni pasazhe përkatëse për temën në shkrimet për t’ua shtjelluar atyre. Ju do të vizitoni një prej familjeve, do ta njihni atë me pasazhet dhe do të diskutoni idetë. Ju do të reflektoni për rezultatet e takimit, do t’u riktheheni shkrimeve, do të bëni ndryshime në përzgjedhjen e pasazheve dhe dot’i përdorni ato për një vizitë në një familje tjetër. Ndërkohë, në dritën e komenteve të bëra gjatë vizitës në familjen e parë, ju do të zgjidhni një numër idesh e pasazhesh të tjera për t’i studiuar me këtë familje gjatë vizitës suaj të dytë. Ju do ta vazhdoni këtë proces derisa të keni një model vizitash me një temë për secilën vizitë.


PJESA 13

Një prej sfidave që qëndron sot para Bahá’í-ve është të mësojnë si të mbështesin shtrirjen në shkallë të gjerë dhe konsolidimin e komuniteteve të tyre. Disa kohë më parë, sidomos gjatë viteve 60 e 70, një numër i madh projektesh mësimore të zhvilluara me entuziazëm të madh në gjithë botën sollën në Besim mijëra e mijëra vetë. Por, duke qenë se ne nuk ishim në gjendje të thellonim Bahá’í-të në masa të gjera, ky proces shtrirjeje më në fund u ngadalësua dhe në shumë vende u ndal. Më 1966 Shtëpia Universale e Drejtësisë nisi Planin Katërvjeçar dhe i bëri thirrje komunitetit mbarëbotëror Bahá’í të bëjë një përparim të rëndësishëm në pocesin e hyrjes me trupa. Tani Bahá’í-të kudo janë përqendruar përsëri në shtrirjen në shkallë të gjerë e konsolidimin dhe, me krijimin e një numri gjithnjë e më të madh institucionesh për të përgatitur kontingjente gjithnjë në rritje besimtarësh për akte shërbimi, po e trajtojnë këtë detyrë nga pozita e të mësuarit ata vetë. Duket qartë se kjo është një sfidë që bota Bahá’í do të duhet ta përballojë edhe në dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Për të menduar sesi të trajtohet detyra e shtrirjes dhe e konsolidimit nga pozita e të mësuarit ne vetë, përfytyrojeni veten në situatën që vijon, e cila, edhe pse disi artificiale, është nxjerrë nga përvoja reale e së kaluarës.

Ju jeni anëtar i një grupi besimtarësh që jep mësim në një rajon shumë të predispozuar të vendit. Ju jeni të habitur me faktin sesa të predispozuar janë njerëzit dhe me sa gatishmëri e pranojnë ata Bahá’u’lláh-un e rekrutohen në Besimin. Ju arrini në përfundimin se koha është pjekur dhe ju duhet t’i përqendroni të gjitha përpjekjet për të sjellur masa të mëdha njerëzish në Besim. Konsolidimi mund të presë për më vonë. Dhe kështu ju shkoni nga një fshat në tjetrin dhe brenda pak muajsh rekrutoni disa mijëra individë. Grupi juaj është gjithë gëzim. Por kur, pas disa muajsh, ju ktheheni për të vizituar Bahá’í-të e rinj, shihni se entuziazmi i parë ka rënë dhe ka pak reagim ndaj përpjekjeve tuaja për të inkurajuar jetën e komunitetit Bahá’í.

Grupi juaj konsultohet se ç’duhet bërë më tej. Ju hapni shkrimet dhe lexoni udhëzimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë që thotë se shtrirja dhe konsolidimi janë procese “binjake që duhet të ecin krah për krah”.20 Pas shumë diskutimesh, ju arrini në përfundimin që derisa procesi i shtrirjes ka ecur më shpejt se konsolidimi, ju tani duhet t’i përqendroni përpjekjet tuaja në thellimin e besimtarëve të rekrutuar rishtas. Ju e kuptoni që edhe kjo duhet bërë në shkallë të gjerë dhe konkludoni se shfaqja e diapozitiveve janë zgjidhja. Kështu grupi cakton një disa shfaqje diapozitivesh dhe i çon atë nga një fshat në tjetrin, duke zhvilluar mbledhje të gjera me miqtë. Kalojnë muaj dhe mbledhjet gjithnjë tërheqin një auditor entuziast. Por kur kjo seri merr fund dhe ju ktheheni përsëri në fshatrat pa diapozitivet, të gjithë janë të pakënaqur. Ju zbuloni se besimtarët kanë mësuar praktikisht shumë pak përmes shfaqjes së diapozitiveve dhe numri i atyre që vijnë në takimet e komunitetit gradualisht pakësohet. Kur mbahen zgjedhjet për Asambletë Shpirtërore Lokale në Ridvan, vetëm pak veta duken në çdo fshat.
I njëjti model ndeshet kudo. Por, në një fshat ka një familje që ka shfaqur përkatësi të fortë Bahá’í dhe, për shkak të pranisë së saj, duket se komuniteti aty punon më mirë se të tjerët. Takimet e mbajtura në shtëpinë e kësaj familjeje janë të gëzueshme e të efektshme. Vajza, një vajzë energjike katërmbëdhjetë vjeç, është futur në një grup mësimor dhe gjithashtu ka filluar të drejtojë klasa Bahá’í për fëmijë. Grupi juaj konsultohet me Komitetin Mësimor të Zonës dhe vendoset që ju të përpiqeni të ngrini në çdo fshat një familje të fortë.

Grupi ndahet në skuadra prej dy vetësh dhe secilës i caktohet një familje në një fshat, që ta vizitojë rregullisht për një periudhë prej disa muajsh dhe ta thellojë në Besimin. Këto familje gjithnjë mezi i presin vizitat tuaja dhe ju kaloni shumë orë të gëzuara së bashku. Por, në përgjithësi, punët nuk shkojnë ashtu siç pritej dhe ju zbuloni se përqendrimi i të gjitha përpjekjeve tuaja në një familje të vetme ka shumë dizavantazhe. Në vend që familjet të të bëhen një stimul për veprimtarinë Bahá’í, shumë prej tyre janë bërë pengesë për rritjen. Vizitat tuaja i bëjnë ato ta ndiejnë veten speciale dhe ato i përdorin këto vizita për t’u mburrur me fqinjët. Në fakt, shumë njerëz pengohen për t’u takuar me ju nga vetë familjet, të cilat nuk kanë dëshirë ta ndajnë miqësinë tuaj me të tjerë. Çfarë duhet të bëni më tej, i shtroni ju vetes pyetjen.

Grupi konsultohet përsëri me Komitetin Mësimor të Zonës dhe u rikthehet shkrimeve për të gjetur përgjigje për shumë pyetje që kanë lindur. Shtrirja në zonë gati ka ngecur në vend dhe përpjekjet tuaja për të konsoliduar komunitetet dhe për të thelluar besimtarët e rinj ka pasur pak sukses. Ju diskutoni për orë të tëra dhe arrini në përfundimin se çelësi qëndron në forcimin e zhvillimin e Asambleve Shpirtërore Lokale. Në fund të fundit, Shtëpia Universale e Drejtësisë ka thënë se “suksesi në arritjen edhe vetëm të këtij synimi do të pasurojë së tepërmi cilësinë e jetës Bahá’í” dhe do të “rritë aftësinë e Besimit për të çuar përpara hyrjen me trupa”.21 Skuadrat shkojnë përsëri në fshatra, këtë radhë me synimin për të thelluar nëntë anëtarët e çdo Asambleje, duke qenë të bindur që, në rast se këta zhvillojnë një përkatësi të fortë Bahá’í, Asambletë Lokale do të fillojnë të funksionojnë si duhet dhe problemet e konsolidimit do të zgjidhen.

Por kur ka kaluar një vit përpjekjesh këmbëlngulëse, ju e kuptoni se strategjia juaj nuk po jep fryte. Jeta e komunitetit nuk ekziston dhe Asambletë Shpirtërore Lokale nuk po i marrin në dorë punët e Besimit. Në fakt, në këtë fazë të zhvillimit, është e qartë se shumë prej anëtarëve të Asambleve Shpirtërore Lokale nuk janë besimtarët më entuziastë në komunitetet dhe, për fat të keq, disa prej tyre nuk janë shumë të interesuar për të mësuar lidhur me Besimin. Ju e kuptoni se duke u përqendruar vetëm te këta të nëntë ju po lini pas dore një numër besimtarësh të aftë, që mund t’u përgjigjeshin përpjekjeve tuaja për thellim. Në Ridvan, shumë prej anëtarëve të Asambleve ndryshohen dhe ju nuk jeni më të sigurt nëse ia vlen të përqendroheni përsëri në nëntë anëtarët e rinj, duke lënë jashtë të tjerët.

Sigurisht, puna juaj nuk ka qenë e kotë gjatë tërë kësaj kohe. Besimtarë të fortë e të qëndrueshëm kanë dalë në çdo komunitet. Disa komunitete kanë arritur një stad kur ato ndërmarrin veprimtari herë pas here dhe disa Asamble Lokale takohen, por vetëm kur dikush nga jashtë i viziton ato. Vendosni se cili prej veprimeve të mëposhtme do të ishte me vend në këtë pikë:

_____ Njëri pas tjetrit ju pësoni zhgënjim dhe nuk shkoni më në fshatra, pa folur shumë për këtë.
_____ Ju i riktheheni planit fillestar të rekrutimit të një numri të madh besimtarësh të rinj, pa e vrarë mendjen për konsolidimin, duke pasur besim se gjërat do të rregullohen vetvetiu.
_____ Ju shkoni prapë tek të gjithë njerëzit që keni mësuar në fillim dhe i mësoni ata përsëri, këtë herë duke harxhuar pak më shumë kohë me secilin.
_____ Duke parë se fëmijët janë grupi më entuziast në fshatra, ju i përqendroni të gjitha përpjekjet tuaja në zhvillimin e klasave për fëmijë.
_____ Duke qenë se Asambleja Shpirtërore Lokale në vetvete, pa jetë komunitare, nuk funksionon, ju tani i përqendroni të gjitha përpjekjet tuaja në zhvillimin e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve.
_____ Meqenëse njerëzit ka nevojë ta lexojnë ata vetë Fjalën e Perëndisë, ju ndërmerrni një fushatë për të mësuar shkrim e këndim dhe i përqendroni të gjitha energjitë tuaja në të.

Ju me siguri e kuptoni se asnjëra prej mënyrave të veprimit të përmendura më sipër nuk është e përshtatshme në vetvete. Le të supozojmë, pra, se Komiteti Mësimor i Zonës thërret një takim të bnesimtarëve më aktivë të rajonit, ku përfshihen tani një numër miqsh nga vetë fshatrat, për një periudhë disaditore konsultimi rreth një plani veprimi që do të realizonte rritjen e qëndrueshme e të përshpejtuar të Besimit. Diskutojeni këtë me grupin tuaj. Edhe pse nuk mund të hartohet një plan pa pasur një situatë reale, shkruani sa më shumë elemente që mund të përfytyroni se mund të përfshiheshin në një plan efektiv veprimi:

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 14

Ka dy burime nga të cilat mund të mësojmë si të japim mësim në mënyrë të efektshme. Njëri prej tyre janë shkrimet e Besimit dhe tjetri është përvoja, përvoja jonë dhe ajo e shokëve tanë besimtarë. Pra, rruga që ndjekim për të mësuar ne vetë duhet të përfshijë si studimin e shkrimeve dhe grumbullimin e përvojës. Ne duhet të kemi një plan sistematik vetjak të të dhënir mësim dhe t’i përmbahemi atij. Ne duhet gjithashtu të kontribuojmë për projektet e caktuara ose të mbështetura nga institucionet tona dhe të bashkëpunojmë me të tjerë në shtrirjen sistematike e konsolidimin e Besimitnë një një popullsi të predispozuar për të.

Ndërsa japim mësim, ne duhet të reflektojmë për ç’ka kemi bërë, për efektshmërinë e asaj që kemi thënë dhe si e kemi thënë atë. Veprimi dhe reflektimi i vazhdueshëm do të bëjnë të lindin pyetje të rëndësishme, të cilave duhet të përpiqemi t’u japim përgjigje duke studiuar pasazhe përkatëse nga shkrimet Bahá’í. Këtë studim të shkrimeve ne nuk duhet ta bëjmë vetëm. Ne mund të zhvillojmë takime e konsultime me miq të tjerë Bahá’í, t’i kërkojmë shkrimet së bashku dhe të ndajmë me njëri-tjetrin kuptimet që kemi fituar nga përvoja, nga reflektimi e nga studimi. Ndjekja e një modeli veprimi e reflektimi në dritën e Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut është, sigurisht, një nevojë absolute kur jemi të angazhuar kolektivisht në fushata të organizuara mësimore. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, ka rrezik të hyjmë në debate lidhur me metodat e të dhënit mësim dhe, pas shumë diskutimesh – ku secili prej nesh të mbrojë metodën që ai ose ajo mendon se është më e mira, – të vendoset me gjysmë zemre të ndjekim këtë ose atë metodë. Për fat të keq, në qoftë se kjo ndodh shpesh, të gjithë ne përfundojmë me një ndjenjë joentuziaste lidhur me të dhënit mësim.


PJESA 15

Një grup çështjesh, që do të dalin herë pas here ndërkohë që ndjekim modelin e lartpërmendur të konsultimit, veprimit e reflektimit, ka të bëjë me mënyrën si e shikojmë të dhënit mësim dhe me qëndrimet që mbajmë duke kryer këtë detyrë të shenjtë. A duhet të jemishumë të guximshëm? A duhet të jemi të kujdesshëm e të matur? A duhet t’ia japim Mesazhin çdo personi që takojmë apo duhet të zgjedhim? A duhet të flasim drejtpërsëdrejti për Besimin Bahá’í si feja e njerëzimit për kohën e sotme, apo duhet t’i kufizojmë bisedat tona me një diskutim të përgjithshëm të atyre parimeve që janë të pranueshme lehtë për njerëzit? A duhet t’i përmendim ato aspekte të Mësimeve që ne e dimë se do të ngjallin kundërshtime te dëgjuesi, apo duhet që tema të tilla t’i lemë për më vonë, pasi personi e ka pranuar Besimin? Për të qenë bindës, a duhet ta bëjmë paraqitjen tonë të fortë e të fuqishme, apo duhet tëflasim me sa më pak pasion që të jetë e mundur?

Në pasazhin këtu poshtë, Ruajtësi na jep një këshillë të paçmuar lidhur me këtë. Ju mund të mos e dini kuptimin e disa prej fjalëve, prandaj para se të studioni citatin rishikoni përkufizimet e mëposhtme:

Ngacmues: Që shkakton zemërim ose mospajtim të fortë.
I mefshtë: I tërhequr, joaktiv.
Fanatik: Mbushur me entuziazëm të tepruar ose të gabuar.
Tepër: Tej asaj që është normale ose e përshtatshme.
Liberal: Me horizont të gjerë; i pakufizuar nga tradita ose rregulla.
Parashtrim: Një shpjegim i kuptimit ose i qëllimit; paraqitja e një teme.
I matur: I kujdesshëm.
Pajtues: Që ka dëshirë të bëjë lëshime.
Laik: Një person që nuk është klerik.
Përçmues: Që shfaq mosrespekt ose përbuzje.
Cungoj: Reduktoj pak nga pak.
Ofroj: Paraqes për pranim.
Pa kompromis: Pa bërë ose pa lejuar kompromis; i patundur; i palëkundur.

Tani lexoni citatin nga shkrimet e Ruajtësit:

“Ata nuk duhet të jenë as ngacmues as të mefshtë, as fanatikë as tepër liberalë, në parashtrimin e tipareve themelore e dalluese të Besimit të tyre. Ata duhet të jenë të matur ose të guximshëm, ata duhet të veprojnë me shpejtësi ose të mos nguten, ata duhet të përdorin metodën e drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ata duhet të jenë sfidues ose pajtues, në pajtim të plotë me predispozicionin shpirtëror të shpirtit me të cilin vijnë në kontakt, qoftë ai fisnik ose njeri i rëndomtë, nga veriu ose nga jugu, laik ose klerik, kapitalist ose socialist, burrë shteti ose princ, zejtar ose lypës. Në paraqitjen e Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut ata nuk duhet as të ngurrojnë as të lëkunden. Ata nuk duhet të jenë as pëçmues ndaj të varfërve as të ndruajtur para të mëdhenjve. Në parashtrimin e të vërtetave të tij ata nuk duhet as të mbitheksojnë as të cungojnë të vërtetën që përkrahin, qoftë dëgjuesi i tyre mbret, ose princ i kishës, ose politikan, ose tregtar, ose njeri i rrugës. Të gjithëve njëlloj, qofshin me pozitë të lartë ose të ulët, të pasur ose të varfër, ata duhet t’u ofrojnë, krahëhapur, me gjithë zemër, me gjuhë elokuente, me durim të pafund, me besnikëri, me urti të madhe, me guxim të patundur, Kupën e Shpëtimit në një çast aq kritik…”22

1. Shoghi Effendiu na thotë se kur u mësojmë të tjerëve Kauzën ne nuk duhet të jemi as ________________ as ____________________ në ________________________ e ________________ __________________ e ________________ të Besimit.
2. As nuk duhet të jemi ________________ ose __________ ________________ në parashtrimin tonë.
3. Ne duhet të jemi ________________ ose ________________________, ne duhet të veprojmë ____________________________ ose __________________________, ne duhet të përdorim metodën ________________________________ ose ________________________, ne duhet të jemi ______________ ose ______________, në pajtim të plotë me predispozicionin shpirtëror të shpirtit me të cilin vijmë në kontakt.
4. Kur u mësojmë Kauzën të tjerëve, ne duhet të jemi në ____________ të plotë me ________________________________ ____________________ të shpirtit me të cilin vijmë në kontakt, qoftë ai ____________ ose ________________________________, nga veriu ose ________________, laik ose ____________, kapitalist ose __________________, burrë shteti ose __________, zejtar ose __________.
5. Ne nuk duhet të jemi as ______________ ndaj të varfërve as ________________________ para të mëdhenjve.
6. Në parashtrimin e të vërtetave të Besimit ne nuk duhet as ______________________________ as ______________________ të vërtetën që përkrahim, qoftë dëgjuesi ynë __________ ose ____________________________, ose __________________, ose ______________, ose __________________________.
7. Të gjithëve njëlloj, qofshin __________________________________ ose ______________, ________________ ose __________________, ne duhet t’u ofrojmë, ____________________, me ________________________, me gjuhë __________________, me durim __________________, me besnikëri, me urti ________________, me guxim ______________________, Kupën e Shpëtimit në këtë çast kritik.



PJESA 16

Tani të shqyrtojmë citatin e mësipërm më me hollësi dhe të përpiqemi të zbulojmë disa prej aspekteve praktike që nënkupton ai.

1. Citati na thotë se kur u mësojmë Kauzën të tjerëve, nuk duhet të jemi ngacmues në parashtrimin tonë. Më poshtë paraqiten disa situata. Shënoni me një “N” ato në të cilat parashtrimi juaj është ngacmues.

_____ Për t’i provuar një besimtari të devotshëm të një Besimi tjetër se njerëzimi ka nevojë për një Manifestim të ri, ju e nisni parashtrimin tuaj duke tërhequr vëmendjen e tij për të gjitha ato gjëra që nuk kanë ecur mirë në fenë e tij.

_____ Ju i shpjegoni një besimtari të devotshëm të një Besimi tjetër se Manifestimet e Perëndisë janë si pasqyra që reflektojnë dritën e diellit. Ato reflektojnë vetitë e Perëndisë dhe zbulojnë atributet e Tij hyjnore. Edhe pse Pasqyrat mund të jenë të ndryshme, Ato të gjitha reflektojnë dritën e të njëjtit Diell. Kështu ju e ndihmoni atë të kuptojë gradualisht se të pranosh Bahá’u’lláh-un nuk do të thotë të hedhësh poshtë Manifestimet që kanë ardhur para Tij.

_____ Ju jeni duke mësuar dikë që nuk është e sigurt se beson te Perëndia. Ju filloni duke i thënë asaj se Bahá’u’lláh-u është Manifestimi Suprem i Perëndisë.

_____ Një grup i vogël është mbledhur në shtëpinë tuaj. Shumica e të pranishmëve deri tani kanë treguar pak interes për Besimin dhe ju vetëm se po përpiqeni t’u paraqitni atyre Mësimet. Gjatë diskutimeve tuaja ju thoni prerazi se në të ardhmen të gjithë do të bëhen Bahá’í.

_____ Ju i filloni parashtrimin tuaj dikujt që ka të gjitha komfortet e jetës, duke i thënë se pasuria është një perde midis personit dhe Perëndisë.

_____ Ju takoni një klerik që është siqerisht i interesuar të mësojë për Besimin dhe ju kërkon t’i shpjegoni atij disa prej Mësimeve të Bahá’u’lláh-ut. Gjëja e parë që ju i thoni atij është se në Epokën e sotme Perëndia e ka hequr priftërinë.

2. Kur u mësojmë Kauzën të tjerëve ne nuk duhet të jemi të mefshtë. Në cilën prej situatave të mëposhtme ju jeni tepër të tërhequr. Shënojini ato me një “M”.

_____ Dikush ju pyet ju çfarë ka të veçantë Besimi Bahá’í. Ju i përgjigjeni: “Besimi Bahá’í është si të gjitha fetë e tjera. Thelbi i tij është të jemi të mirë dhe të duam njëri-tjetrin”.
_____ Metoda juaj e të mësuarit të tjerët është përpjekja për t’ treguar atyre se Besimi është një përmbledhje parimesh fisnike që kushdo mund t’i pranojë. “Vendosja e paqes”, thoni ju, për shembull, “kush nuk beson në këtë?” Pasi ata janë tërhequr pas Besimit në këtë mënyrë, ju i lini ata me vetveten, duke u thënë atyre ndonjëherë se mund t’u jepni ndonjë libër për të lexuar në qoftë se dëshirojnë”.

_____ Dikush që është afër të pranuarit të Besimit ju pyet lidhur me financimin dhe kontributet. Përgjigja juaj e plotë është: Sigurisht, ashtu si për çdo gjë tjetër në jetë, nevojiten ca para për të kryer punë. Por ju do të kontribuoni vetëm në qoftë se doni”.

_____ Dikush që është afër të pranuarit të Besimit ju pyet lidhur me financimin dhe kontributet. Ju i thoni atij se të kontruibuosh në fondet e Besimit është detyrim i shenjtë i çdo besimtari dhei tregoni atij rëndësinë shpirtërore të sakrificës, gjë që nënkupton të japësh atë që është më e ulët për të marrë atë që është më e lartë. “Kontributi në fondet”, thoni ju, “është pjesë përbërëse e punës sonë për të ndërtuar një botë më të mirë”.

_____ Një mik i cili prej disa kohësh ka studiuar Besimin ju kërkon juve t’i shpjegoni atij konceptin e Besëlidhjes së Përjetshme”. Ju i thoni së në të vërtetë ajo është shumë e thjeshtë: “Ka një marrëveshje midis Perëndisë dhe njeriut. Kohë pas kohe, Ai dërgon Manifestimin e Tij, ne e njohim atë dhe përpiqemi me të gjitha forcat të bëjmë ç’thotë Ai”.

3. Kur u mësojmë Kauzën të tjerëve, ne nuk duhet të jemi fanatikë në parashtrimin tonë. Më poshtë ka disa situata. Shënoni me një “F” ato në të cilat parashtrimi juaj është fanatik.

_____ Dikush që po studion Besimin ju pyet se me çfarë ngjan të jesh Bahá’í. Ju i thoni atij se të bëhesh Bahá’í nuk është gjë e vogël. “Duhet t’i japësh gjithçka Besimit”, shpjegoni ju. “Gjithçka ose asgjë”.

_____ Ju e filloni një takim në shtëpinë tuaj me një grup njerëzish që kanë ardhur për herë të parë për të dëgjuar për Besimin, duke u kërkuar atyre të kapen dorë për dorë në rreth dhe të këndojnë “Alláh-u-Abhá”.

_____ Ju filloni të mësoni një besimtare të devotshme ndaj një besimi tjetër duke i thënë asaj se koha e fesë së saj ka kaluar e ka marrë fund. Ajo duhet të braktisë Besimin e saj”. “Bahá’u’lláh-u, Lajmëtari i Perëndisë për kohën e sotme, ka ardhur”, i thoni ju asaj. “Ju duhet ta flakni tej të kaluarën”.

_____ Ju keni ftuar disa njerëz në shtëpinë tuaj për të diskutuar për Besimin. Kur ata vijnë, ju vini re se disa bëjnë shaka e qeshin. Ju mërziteni, por nuk e tregoni këtë. Megjithatë, kur filloni takimin, fjala e parë që ju thoni është për seriozitetin me të cilin ata duhet ta studiojnë Besimin.

_____ Ju keni ftuar disa njerëz në shtëpinë tuaj për të diskutuar për Besimin. Kur ata vijnë, ju vini re se të gjithë ata janë nevozë, kështu që ju e filloni takimin duke u treguar atyre një histori për të qeshur. Në fund, secili qesh dhe e ndien veten më të shtendosur. Atëherë ju filloni t’u flisni atyre për Besimin.

_____ Ju jeni duke i shpjeguar Besimin dikujt. Ai nuk është dakord me njërën prej pikave që keni ngritur ju. Ju filloni të debatoni me të, duke thënë se do t’i tregoni atij nga Shkrimet e vetë fesë së tij se ai e ka gabim.

_____ Ju jeni duke i shpjeguar Besimin dikujt. Ai nuk është dakord me njërën prej pikave që keni ngritur ju. Ju e shihni se ai është shumë i apasionuar lidhur me temën. Ju njiheni me atë që e intereson dhe i thoni: “Ne mund ta diskutojmë këtë pikë të veçantë ndonjë ditë tjetër nëse dëshironi. Por ka kaq shumë gjëra për të cilat ne jemi dakord. Për sot le t’i shohim këto gjëra së bashku”.

_____ Ju jeni duke i shpjeguar ligjet e Besimit një miku. “Bindja ndaj ligjeve të Perëndisë është thelbi i fesë”, thoni ju. “Shkaku përse bota ndodhet sot në një gjendje kaq të tmerrshme është sepse njerëzimi nuk po ndjek ligjet e Bahá’u’lláh-ut. Kushdo që nuk do t’u bindet ligjeve të Tij do të gjykohet në botën tjetër”.

_____ Ju jeni duke i shpjeguar ligjet e Besimit një miku. “Bahá’u’lláh-u na thotë se ligjet e Tij janë llampat e dashamirësisë së Tij”, thoni ju. “Ligjet e Tij ndriçojnë rrugën tonë dhe na çojnë drejt lumturisë së vërtetë. Megjithatë, ne nuk jemi të përsosur dhe disa herë bëjmë gabime. Por kur ne pranojmë Bahá’u’lláh-un dhe i lutemi Atij, Ai Vetë na ndihmon të kapërcejmë dobësitë tona dhe na jep forcë që t’u bindemi ligjeve të Tij”.

_____ Ju takoni dikë për herë të parë dhe i thoni asaj: “Megjithëse ne nuk e njohim njëra-tjetrën, unë ju kam si motër. A doni ta dini përse? Sepse unë jam Bahá’í dhe Bahá’u’lláh-u, Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme, na ka thënë që t’i duam të gjitha krijesat e Tij. Në çdo qenie njerëzore unë shoh fytyrën e Krijuesit Fuqiplotë”.

4. Kur u mësojmë Besimin të tjerëve, ne nuk duhet të jemi tej mase liberalë. Vendosni se në cilat prej situatave të mëposhtme ju tregoheni shumë liberal. Shënojini ato me një “L”.

_____ Dikush që po studion Besimin jy pyet nëse ka udhëheqës në komunitetin Bahá’í. Ju përgjigjeni: “Ne nuk kemi priftërinj apo kler që qëndrojnë midis nesh dhe Perëndisë. Ne të gjithë jetojmë sipas ndërgjegjes sonë. Askush nuk na thotë neve se ç’duhet të bëjmë”.

_____ Dikush që po studion Besimin jy pyet nëse ka udhëheqës në komunitetin Bahá’í. Ju i shpjegoni: “Komuniteti i drejton punët e veta përmes një sistemi administrativ mbarëbotëror, i cili përfshin këshilla të zgjedhur në mënyrë demokratike në nivel kombëtar e lokal, që quhen Asamble Shpirtërore Kombëtare e Lokale. Ka gjithashtu një grup besimtarësh të shquar, që janë caktuar të veprojnë si këshilltarë të Asambleve dhe të frymëzojnë e inkurajojnë shokët e vet besimtarë. Të gjitha këto institucione varen nga organizmi drejtues ndërkombëtar i Besimit Bahá’í, që quhet Shtëpia Universale e Drejtësisë”.

_____ Ju jeni duke i mësuar Besimin dikujt, dhe ai ju thotë se i pëlqen çdo gjë që ka dëgjuar, përveç asaj që Bahá’í-të nuk besojnë në rimishërimin. Ju thoni: “Kjo është krejt në rregull, përderisa Bahá’í-të besojnë në unitetin në diversitet. Kjo do të thotë edhe diversitet mendimesh”.

_____ Dikush ju pyet si e përhapin Besimin e tyre Bahá’í-të. Ju i thoni thjesht se Bahá’í-të nuk bëjnë proselitizëm. “Ne vetëm ‘jetojmë jetën’ dhe kur njerëzit na bëjnë pyetje u flasim atyre për Besimin”.

_____ Dikush që ka lexuar disa materiale për Besimin dhe ka treguar interes për të, ju kërkon juve t’i shpjegoni se ç’do të thotë fe. “Feja është diçka personale”, thoni ju. “Ajo është një mënyrë jetese. Eshë diçka që ju vetëm mund ta ndieni në zemrën tuaj. Në Besimin Bahá’í ka sigurisht disa ligje, por ju duhet vetëm t’u bindeni atyre ashtu siç ju thotë ndërgjegja juaj”.

_____ Dikush që ka lexuar disa materiale për Besimin dhe ka treguar interes për të, ju kërkon juve t’i shpjegoni se ç’do të thotë fe. Ju përgjigjeni: “Thelbi i fesë është të njohësh Perëndinë përmes Manifestimeve të Tij dhe të ndjekësh Mësimet e Tij”.

_____ Dikush të cilit ju i mësoni Besimin ju pyet se ç’është Administrimi Bahá’í. Ju përgjigjeni: “Pra, ju e dini se Besimi Bahá’í duhet të ketë një skemë administrimi, dhe ne kemi ato që quhen Asamble Shpirtërore. Ato janë organizma drejtues të zgjedhur në mënyrë demokratike, që përbëhen secili prej nëntë anëtarësh. Këto organizma administrojnë punët e Besimit në nivel lokal e kombëtar, por ju duhet vetëm t’u bindeni atyre ashtu siç ju thotë ndërgjegja juaj”.

_____ Ju po bisedoni me disa miq për konceprin Bahá’í të edukimit të fëmijëve. Pastaj ju thoni: “Besimi Bahá’í na mëson se fëmijët kanë lindur të mirë dhe, në qoftë se ju i doni ata dhe i ndihmoni të zhvillojnë atë që Perëndia ka vendosur brenda tyre, ata do të dalin të përsosur”.

_____ Ju po bisedoni me disa miq për konceptin Bahá’í të edukimit të fëmijëve. Pastaj ju thoni: “Besimi Bahá’í na thotë se fëmijët kanë aftësinë të jenë të mirë, por kanë gjithashtu prirje që duhen frenuar. Ata kanë nevojë për edukim që të marrin rrugën e drejtë dhe të zhvillojnë potencialin e madh me të cilin është i pajisur çdonjëri prej tyre”.

5. Vendosni se cilat prej përgjigjeve janë të përshtatshme në secilën prej situatave që renditen këtu më poshtë, ndërsa përpiqeni të përcaktoni si t’u mësoni Besimin të tjerëve. Një ose dy prej alternativave mund të jenë të përshtatshme për secilën situatë.

a. Të jesh i matur e. Të përdorësh mtodën e drejtpërdrejtë
b. Të jesh i sigurt në vetvete f. Të përdorësh metodën e tërthortë
c. Të veprosh me shpejtësi g. Të jesh sfidues
d. Të mos ngutesh h. Të jesh pajtues

_____ Dikush vjen në Qendrën lokale Bahá’í shumë e eksituar. Ajo thotë se kish lexuar diçka për Besimin në një broshurë dhe dëshiron të mësojë më shumë për Bahá’u’lláh-un. Ajo shpjegon se gjithmonë e ka ndier thellë në zemrën e saj se Perëndia nuk do ta braktisë kurrë njerëzimin dhe se Ai do të na dërgojë një Manifestim të ri.

_____ Ju dhe familja juaj keni shkuar në një fshat ku ju nuk njihni asnjeri. Një ditë, pak kohë pas ardhjes suaj, fqinji juaj vjen në shtëpinë tuaj dhe prezantohet. Me këtë rast, ai e bën të qartë se të gjithë banorët e fshatit janë shumë të bashkuar në fenë e tyre dhe se atyre nuk u pëlqen mënyra sesi ata të feve “të tjera” vijnë dhe përpiqen të përçajnë njerëzit.
_____ Ju dhe familja juaj keni shkuar në një fshat ku ju nuk njihni asnjeri. Një ditë, pak kohë pas ardhjes suaj, fqinji juaj vjen në shtëpinë tuaj për t’ju përshëndetur e për t’u prezantuar. Ai vë re fotografginë e ‘Abdu’l-Bahá-it që ju e keni vendosur në shtëpinë tuaj të re dhe pyet: “Kush është ky njeri?”

_____ Ju keni hyrë në një organizatë njerëzish të interesuar për të përkrahur paqen. Një prej individëve, i tërhequr në mënyrë të veçantë nga idetë që ju keni shprehur në takimet, ka bindjen e thellë se e vetmja rrugë për kryer ndryshime me kuptim në shoqëri është ajo e veprimit politik partiak. Ai e ka bërë këtë një çështje për të biseduar me ju sa herë që organizata mblidhet.

_____ Një prej njerëzve me të cilin ju punoni ju ka thënë juve në raste të ndryshme se ai nuk beson te Zoti. Megjithatë atë e tërheqin shumë prej ideve që ju shprehni lidhur me çështjet sociale, si për shembull barazia e burrave dhe grave dhe nevoja për shkollim të përgjithshëm.

_____ Në një mbledhje të fshatit, ku merr pjesë kryetari i njërës prej partive politike të rajonit, ju shtroni disa ide lidhur me edukimin e fëmijëve. Më pas, kryetari i partisë afrohet të bisedojë me ju. Ai thotë se e di që ju jeni Bahá’í dhe se i pëlqejnë shumë prej sugjerimeve që bëtë ju. Ai është i interesuar të mësojë më shumë për Besimin.

_____ Një prej besimtareve të rekrutuara rishtas ju merr në shtëpinë e vet për t’u takuar me familjen e saj. Ata janë kundër qenies së saj Bahá’í dhe përpiqen që ajo të braktisë Besimin.

_____ Një prej besimtareve të rekrutuara rishtas ju merr në shtëpinë e vet për t’u takuar me familjen e saj. Ajo ju thotë se të gjithë janë shumë të interesuar lidhur me Besimin dhe mezi presin të dëgjojnë më shumë për të.

_____ Ju jetoni në një vend ku qeveria ua ka ndaluar Bahá’í-ve të organizohen zyrtarisht dhe të bëjnë mbledhje të gjera.

6. Jepni një shembull për secilin prej rasteve të mëposhtme:

Të qënit përçmues ndaj të varfërve:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
Të qënit i ndruajtur para të mëdhenjve:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
Mbitheksim i së vërtetës:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
Cungim i së vërtetës:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 17

Udhëzimi i mëposhtëm i Ruajtësit na kujton se në të gjitha gjërat ne duhet t’i drejtohemi ‘Abdu’l-Bahá-it kur përpiqemi të përcaktojmë mënyrën më të përshtatshme të të dhënit mësim në çdo situatë:

“Edhe ne gjithashtu të sjellim ndërmend shembullin që Mjeshtri ynë i shumëdashur na ka dhënë. I mençur e me takt në qëndrimin e Tij, syhapur e i vëmendshëm në kontaktet e Tij fillestare, i gjerë e liberal në të gjitha fjalimet e Tij publike, i matur e gradual në shpalosjen e të vërtetave themelore të Kauzës, plot pasion në thirrjen e Tij e me gjithatë i përmbajtur në argumentim, i sigurt për nga toni, i palëkundur në bindjen, plot dinjitet në mënyrat e Tij të sjelljes – të tilla ishin tiparet dalluese të paraqitjes fisnike të Kauzës së Bahá’u’lláh-ut nga i Shumëdashuri ynë”.23

1. Duke qenë se ju përpiqeni të ndiqni shembullin e ‘Abdu’l-Bahá-it, si duhet të jeni ju në qëndrimin tuaj në të dhënit mësim? ___________________________________________
2. Si do të përpiqeni ju të jeni kur vini për herë të parë në kontakt me një person? ________
_______________________________________________________________________
3. Çfarë do të karakterizojë fjalimet tuaja publike? _________________________________
4. Si do të tërhiqni ju vëmendjen e njerëzve në të vërtetat e Kauzës? ___________________
_______________________________________________________________________
5. Si do të përpiqeni të jeni ju në thirrjen tuaj? ____________________________________
6. Në argumentimin tuaj? _____________________________________________________
7. Për nga toni? ____________________________________________________________
8. Në bindjen tuaj? __________________________________________________________
9. Në mënyrat tuaja të sjelljes? ________________________________________________

Tani mësoni përmendsh citatin e mësipërm.


PJESA 18

Ne e filluam këtë pjesë duke i kujtuar vetes se “të qënit” e “të bërët” janë aspekte plotësuese e të pandashme të jetës shpirtërore. Pastaj ne i kushtuam disa seksione shqyrtimit të disa vetive shpirtërore që ne të gjithë duhet të përpiqemi të zhvillojmë kur merremi me veprimtari të rregullt e sistematike mësimore. Diskutimi ynë për përunjësinë na bëri të shohim qëndrimin tonë ndaj të mësuarit ne vetë. Më tej ne diskutuam disa qëndrime të tjera të rëndësishme që duhet të zotërojë një mësues i Kauzës. Tani le të bëjmë një hap tjetër më tej dhe të shqyrtojmë natyrën e marrëdhënieve tona me ata që mësojmë. Si duhet të jenë këto marrëdhënie? Ç’na thonë shkrimet lidhur me këtë?

Koncepti i parë që ka të ngjarë të na vijë ndërmend është shoqëria. Eshtë e qartë se, në kuadrin e planeve vetjake të të dhënit mësim, aftësia për të vendosur lidhje miqësie me njerëzit është thelbësore. Kjo aftësi, madje edhe në disa lloje projektesh, kur, për shembull, mësojmë njerëz që fare pak i njohim, është vendimtare, sepse nga kjo varet si t’u afrohemi atyre, si të komunikojmë me ta dhe sa të suksesshëm jemi ne në prekjen e zemrave të tyre.

Një pyetje që ne duhet t’i bëjmë vetes është si të zhvillojmë aftësinë për të vendosur marrëdhënie të ngrohta me njerëzit. Temperamentet tona janë, sigurisht, të ndryshme. Disa prej nesh, qoftë si rezultat i edukimit tonë ose i prirjes së natyrshme, e kanë të lehtë të bëjnë miq. Disa mund të fillojnë një bisedë me njerëz krejt të panjohur. Disa të tjerë janë të thatë dhe e shohin këtë më shumë si një sfidë. Megjithatë, pavarësisht nga karakteri ynë, ne duhet ta kuptojmë se me përpjekje të ndërgjegjshme mund të mësojmë të shoqërohemi me njerëzit në një frymë shoqërie. Shkrimet japin këshilla të shumta e të vlefshme për këtë çështje, vetëm disa shembuj të të cilave jepen më poshtë. Frazat e vëna në thonjëza janë marrë drejtpërsëdrejti nga vetë shkrimet. Sugjerohet që ju t’i lexoni disa herë nga kreu në fund idetë dhe t’i diskutoni ato në grupin tuaj.

Na thuhet se duhet të grisim “perden e të qënit të huaj” dhe t’i “njohim të gjithë si miq”. Nga ne pritet “t’u bëhemi shokë të të gjitha kombeve e komuniteteve”, jo të shohim”dhunën, forcën, qëllimet e këqia, përndjekjet e armiqësinë”, por t’i ngrejmë sytë drejt “horizontit të lavdisë” dhe ta konsiderojmë çdo krijesë të Perëndisë si “një shenjë të Zotit”.

Na bëhet thirrje “të shoqërohemi e të mirëkuptohemi si me miqtë dhe me të huajt”, “me dashamirësi e dashuri të pafund”, dhe të mos shohim “aspak ç’merita e aftësi” kanë ose jo të tjerët.

Në qoftë se një shpirt “kërkon sherr”, ne duhet të kërkojmë “pajtim”. Në qoftë se ai na qorton, ne duhet ta “lavdërojmë” atë. Në qoftë se ai na jep një “helm vdekjeprurës”, ne duhet t’i dhurojmë atij një “antidot gjithëshërues”. Në qoftë se ai krijon “vdekje”, ne duhet të japim “jetë të pasosur”. Në qoftë se ai bëhet një “gjemb”, ne duhet të bëhemi “trëndafila e zymbyla”.

Ne duhet të përpiqemi që “të gjitha kombet dhe komunitetet e botës, madje edhe armike, “të mbështesin besimin, sigurinë e shpresën” te ne. Në qoftë se një person “bie në gabim njëqind mijë herë”, ai duhet të jetë në gjendje të “kthejë fytyrën” ndaj nesh, “me shpresë” se ne do ta falim; sepse ai nuk duhet të bëhet “shpresëhumbur, as i brengosur ose i dëshpëruar”.

Ne duhet “të mbështesim fuqimisht njëri-tjetrin e të kërkojmë jetën e pasosur”, dhe të bëhemi “fati e bekimet e dërguara” nga Perëndia.

Na thuhet të jemi “në simpati” me të tjerët. “Me dashuri të madhe” ne duhet “të fryjmë flladin e jetës” në ta dhe “t’u bëjmë thirrje të vijnë te Perëndia”. Ne duhet “t’i konsiderojmë dashurinë e bashkimin si parajsë të këndshme, dhe t’i shohim mërzitjen e armiqësinë si vuajtje të zjarrit të ferrit”.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos”i shkaktojmë dhimbje asnjë shpirti ose të bëjmë të vuajë ndonjë zemër”. Ne nuk duhet “të fyejmë ndjenjat e tjetrit, edhe në qoftë se ai është një keqbërës”. Neve na kërkohet të mos shohim “krijesat”, por të kthehemi ndaj “Krijuesit të tyre”.

Neve na bëhet thirrje të “sakrifikojmë” veten tonë për “mirëqenien e njerëzve” dhe të jemi “ngushëllues të dashur për të gjithë banorët e botës”. Ne duhet të qajmë “për fatkeqësitë” e krijesave të Perëndisë dhe të “brengosemi për shqetësimet” e bijve të Perëndisë. Ne duhet të jemi “të dashur me të gjithë njerëzit dhe të ndiejmë dhimbje për gjëmat që pësojnë banorët e botës”.

Neve na bëhet thirrje të jemi “etër të dashur për jetimin, dhe strehë për të pambrojturin, dhe thesar për të varfërin, dhe shërim për të sëmurin”. Ne duhet të jemi”ndihmuesit e çdo viktime të shtypjes, bamirësit e të vuajturve”. Ne duhet të mendojmë “në çdo kohë që t’i bëjmë ndonjë shërbim çdo pjesëtari të gjinisë njerëzore”.

Ne duhet “të ushtrohemi” për të “dëlirur zemrat” sa më shumë të mundemi dhe “të bëjmë përpjekje të shumta për të gëzuar shpirtrat”. Ne duhet “t’i bëjmë ndonjë të mirë çdo personi rrugën e të cilit” kalojmë dhe “t’i sjellim ndonjë përfitim atij”. Ne duhet të përpiqemi “të përmirësojmë karakterin e të gjithëve pa përjashtim dhe të riorientojmë mendjet e njerëzve”. Eshtë detyra jonë t’u “bëjmë thirrje” njerëzve të vijnë te Perëndia dhe ta “ftojmë” njerëzimin të “ndjekë shembullin e Grupimit Qiellor”.

Në qoftë se dëshirojmë të “zbutim zemrat” dhe t’i sjellim miqtë tanë “nën hijen e Pemës së Jetës”, ne duhet të tregojmë “vendosmëri e ndershmëri”. “Sinqeriteti dhe shkëputja” jonë duhet “të rriten nga dita në ditë” derisa “falë fuqisë së të Vërtetës” ne “të zbutim e nënshtrojmë zemrat” dhe “të zgjojmë shpirtrat”. Ne duhet “të tregojmë një forcë të tillë, një durim të tillë, saqë të habiten të gjithë ata që na shikojnë”.

Neve na bëhet thirrje t’u japim “jetë të vdekurve dhe të zgjojmë ata që flejnë”. “Në shkretëtirën e humbjes” ne duhet të jemi”burimet e ujit të jetës” dhe “udhërrëfim që vjen nga Zoti Perëndia”.

Tani ju mund të doni të mësoni përmendsh citatin e mëposhtëm nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it:

“Përsa ju përket juve, o dashurues të Perëndisë, forconi hapat në Kauzën e Tij me një vendosmëri të tillë saqë të mos lëkundeni edhe nëse fatkeqësitë më të tmerrshme i bien mbi kokë botës. Asgjë, në çfarëdo kushtesh, nuk duhet t’ju shqetësojë. Qëndroni të patundur si malet e larta, jini yje që dalin mbi horizontin e jetës, jini llampa të ndritshme në tubimet e unitetit, jini shpirtra të përunjur e të nënshtruar në prani të miqve, jini të çiltër në zemër. Jini simbole të udhërrëfimit dhe drita të përshpirtnisë, të shkëputur nga bota, të kapur pas parmakëve të sigurt e të fortë, që përhapni kudo frymën e jetës, që udhëtoni Me Arkën e shpëtimit. Jini burime të bujarisë, vendagime të mistereve të ekzistencës, skena ku ndizet frymëzimi, vendlindje të shkëlqimeve, shpirtra të mbështetur nga Fryma e Shenjtë, të dashuruar pas Zotit, të shkëputur nga gjithshka veç Tij, të shenjtë mbi karakteristikat e njerëzimit, të veshur me atributet e engjëjve të qiellit, që mund të fitoni për veten tuaj dhuntinë më të lartë nga të gjitha, në këtë kohë të re, në këtë epokë të mahnitshme”.24


PJESA 19

Duke qenë se shoqërohemi me të gjithë njerëzit në frymë miqësore dhe bëjmë përpjekje për të jetuar një jetë Bahá’í, ne tërheqim të tjerë në Kauzën. Nuk pritet, sigurisht, që ne të jemi të përsosur dhe ne nuk pretendojmë të jemi të lirë nga gabimet. Megjithatë, në atë masë që shfaqim vetitë e një Bahá’í, ne shquhemi dhe ndikojmë mbi ata rreth nesh. Pikërisht në këtë kuptim ne flasim shpesh për mësim përmes shembullit. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm që fraza “mësim përmes shembullit” të mos bëhet justifikim për të mos mësuar të tjerët. Eshtë e vërtetë se ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje gjendjes sonë të brendshme, karakterit tonë, bëmave tona dhe sjelljes sonë të drejtë. Por kjo nuk duhet të na bëjë të humbasim nga këndi i vështrimit faktin që pikërisht përmes çelësit të fjalës sonë ne do të hapim portat e qytetit të zemrës njerëzore. Për ta sqaruar këtë pikë, le të shohim dy grupe citatesh nga shkrimet dhe të përpiqemi t’i kuptojmë ato së bashku. Në fillim lexoni citatet që vijojnë:

“Kushdo që ngrihet midis jush për t’u mësuar të tjerëve Kauzën e Zotit të tij, le t’ia mësojë atë para së gjithash vetes së vet, në mënyrë që fjala e tij të mund të tërheqë zemrat e atyre që e dëgjojnë. Në qoftë se nuk mëson veten e vet, fjalët e gojës së tij nuk do të ndikojnë zemrën e kërkuesit”.25

“Një gjë dhe vetëm një gjë do të sigurojë pashmangësisht e vetëm ajo triumfin e padyshimtë të kësaj Kauze të shenjtë, domethënë në atë masë që jeta jonë e brendshme dhe karakteri vetjak pasqyrojnë në aspektet e tyre të shumta shkëlqimin e atyre parimeve të përjetshme që ka shpallur Bahá’u’lláh-u”.26

“Kush ngrihet, në këtë Ditë, për të ndihmuar Kauzën Tonë, dhe thërret në ndihmë ushtritë e një karakteri të denjë e të një sjelljeje të drejtë, ndikimi që do të rrjedhë nga një veprim i tillë, me siguri, do të përhapet në botën mbarë”.27

“Le t’i flasin me zë të lartë botës veprat tuaja se ju jeni me të vërtetë Bahá’í, sepse janë veprat që i flasin botës dhe që përbëjnë shkakun e përparimit të njerëzimit.

“Në qoftë se ne jemi Bahá’í të vërtetë, nuk ka nevojë për fjalë. Veprimet tona do të ndihmojnë botën, do të përhapin qytetërimin, do të ndihmojnë përparimin e shkencës dhe do të bëjnë që të zhvillohen artet. Pa veprim asgjë në botën materiale nuk mund të bëhet, dhe as munden vetëm fjalët të çojnë përpara njeriun në Mbretërinë shpirtërore. Nuk është vetëm me fjalë që të zgjedhurit e Perëndisë kanë arritur shenjtërinë, por me jetët e tyre të duruara shërbimi aktiv i kanë sjellë botës dritë”.28

Tani studioni grupin e mëposhtëm të citateve:

“Pikërisht në kohë të tilla miqtë e Perëndisë shfrytëzojnë rastin, kapin mundësinë, sulen përpara dhe fitojnë çmimin. Në qoftë se detyra e tyre kufizohet me sjelljen e mirë e këshilla, asgjë nuk do të arrihet. Ata duhet të flasin, të parashtrojnë provat, të sjellin argumente të qarta, të nxjerrin përfundime të pakundërshtueshme që tregojnë të vërtetën e manifestimit të Diellit të Realitetit”.29

“Pra, mos shikoni shkallën e aftësisë, shihni favorin e pakufishëm të Bahá’u’lláh-ut; gjithëpërfshirëse është bujaria e Tij dhe e përsosur mirësia e Tij”.30

“Kthejeni fytyrën ndaj Mbretësisë së Perëndisë, kërkoni dhuratat e Shpirtit të Shenjtë, flisni, dhe konfirmimet e Shpirtit do të vijnë”.31

“O ju të shumëdashur të Perëndisë! Mos u prehni në shtretërit tuaj, por çohuni dhe, sapo të njihni Zotin tuaj, Krijuesin, e të dëgjoni gjërat që i kanë ndodhur Atij, nxitoni në ndihmë të Tij. Zgjidhini gjuhët dhe shpallni pareshtur Kauzën e Tij. Kjo do të jetë më mirë për ju se të gjitha thesaret e së shkuarës dhe të së ardhmes, në qofshi ndër ata që e kuptojnë këtë të vërtetë”.32

“Në qoftë se miqtë do të pritnin gjithmonë derisa të jenë plotësisht të kualifikuar për të kryer një detyrë të veçantë, puna e Kauzës do të ishte pothuajse në vendqëndro! Por vetë akti i përpjekjes për të shërbyer, sado i papërfillshëm të mund të ndihet njeriu, tërheq bekimet e Perëndisë dhe e aftëson njeriun të bëhet më i përshtatshëm për detyrën.

“Sot njerëzimi ka aq shumë nevojë të dëgjojë për Mesazhin Hyjnor, saqë besimtarët duhet të zhyten në punë, kudo e sado që të mundin, pa u vënë veshin të metave të veta, por duke i kushtuar kurdoherë vëmendje nevojës së ngutshme të njerëzve të tjerë për të dëgjuar për Mësimet në orën e tyre më të errët të mundimit”.33

Në qoftë se e ndajmë grupin e parë të citateve nga të gjitha pasazhet e tjera për temën e të dhënit mësim – vetëm disa shembuj të së cilës janë dhënë në grupin e dytë – dhe përqendrohemi vetëm në to, ne mund të arrijmë t’i përdorim ato si një justifikim për të mos dhënë mësim. Ne biem në këtë grackë kur gabimisht arrijmë në përfundimin se detyra jonë kryesore është të përmirësojmë vetë gjendjen tonë të brendshme dhe të bëhemi njerëz gjithnjë e më të mirë, derisa të arrijmë pikën kur ne jemi aq të përsosur saqë nuk kemi nevojë për fjalë që të japim mësim, sepse të tjerët do të tërhiqen ndaj nesh dhe do të bëjnë një përpjekje jo të zakontë për ta studiuar vetë Besimin. Megjithatë ne e dimë se ‘Abdu’l-Bahá-i, i cili ka bërë një jetë veprash më shembullore se çdonjëri prej nesh, e përdorte fuqinë e fjalës së Tij dhe, në çdo rast të përshtatshëm, fliste për Besimin.

Rëndësi ka të kuptohet se tema kryesore e grupit të parë të citateve nuk është si t’u mësojmë të tjerëve Besimin. Këto pasazhe na zbulojnë të vërteta të thella shpirtërore lidhur me ndikimin që rrjedh nga gjendja jonë e brendshme dhe lidhur me fuqinë e bëmave të mira e të sjelljes së drejtë. Ato na sjellin ndërmend se veprimet tona nuk mund të jenë në kundërshtim me fjalët tona. Në qoftë se dikush ka ndërmend të japë mësim me ndershmëri, për shembull, ai duhet të përpiqet sinqerisht të jetë i ndershëm.

Në përgjithësi, nuk është e udhës të kapësh një temë të gjerë e të thellë, siç është të dhënit mësim, dhe të nxjerrësh përfundime për këtë mbi bazën e një ose dy citateve.

Me këto mendime në kokë, le të kthehemi prapa dhe të mendojmë për pasazhet e mësipërme. Plotësojini vendet bosh me fjalët e përshtatshme:

1. Kushdo që ngrihet për t’u mësuar të tjerëve Kauzën e Zotit të tij, para së gjithash le t’ia
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Në qoftë se nuk mëson veten e vet, __________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Një gjë dhe vetëm një gjë do të sigurojë pashmangësisht e vetëm ajo triumfin e padyshimtë të kësaj Kauze të shenjtë, domethënë ______________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Kushdo që ngrihet, në këtë Ditë, për të ndihmuar Kauzën Tonë, dhe thërret në ndihmë të tij ____________________________________________________________________ _________________________ ndikimi që do të rrjedhë nga një veprim i tillë, me siguri, _______________________________________________.
5. Janë veprat që ___________________________________________ dhe që përbëjnë shkakun e __________________________________________________.
6. Në qoftë se jemi Bahá’í të vërtetë, _________________________________________. Veprimet tona duhet t’i flasin me zë të lartë botës se __________________________
_______________________________________________________________________

7. Veprimet tona duhet __________________________________, duhet ______________
_________________________, duhet ______________________________________, dhe ___________________________________________________.
8. Pa veprim _____________________________________________________________
____________________, dhe as munden vetëm fjalët ___________________________
_______________________________________________________________________
9. Nuk është vetëm me fjalë që të zgjedhurit e Perëndisë kanë arritur shenjtërinë, por me __________________________________________________________________________________________________________________.
10. Në qoftë se detyra jonë kufizohet me sjelljen e mirë e këshilla, ____________________
__________________________________________. Ne duhet ___________________, _______________________provat, ______________________________ argumente të qarta, _________________________________________ që tregojnë të vërtetën e manifestimit të Diellit të Realitetit.
11. Ne nuk duhet të shohim shkallën e aftësisë sonë, por ____________________________
_________________________________________.
12. Ne duhet ta kthejmë fytyrën ndaj Mbretësisë së Perëndisë, _______________________
________________________________________________, të flasim, dhe __________
________________________________________________________.
13. Ne nuk duhet të prehemi në shtretërit tanë, por duhet ______________________ sapo të njohim Zotin tonë, Krijuesin, e të dëgjojmë gjërat që i kanë ndodhur Atij,
______________________________________________________________________.
14. Ne duhet të zgjidhim gjuhët tona dhe ________________________________________
__________________. Kjo është më mirë për ne se _____________________________
_________________________________________________.
15. Në qoftë se ne do të pritnim gjithmonë derisa të jemi plotësisht të kualifikuar për të kryer një detyrë të veçantë, ________________________________________________
__________________________________________________________.
16. Vetë akti i përpjekjes për të shërbyer, sado i papërfillshëm të mund të ndiehemi, _____
_______________________________________________________________________
__________________________________________________________.
17. Sot njerëzimi ka nevojë kaq të madhe të dëgjojë për Mesazhin Hyjnor, saqë ne duhet __
_________________________, kudo e sado që të mundim, _______________________
___________________________________, por kurdoherë të vëmendshëm ndaj ______
_______________________________________________________________________
në orën e tyre më të errët të mundimit.


PJESA 20

Le ta përfundojmë këtë pjesë për vetitë dhe qëndrimet e mësuesit edhe me një mendim tjetër. Ne kemi thënë në pjesën e mëparshme se, kur i mësojmë Besimin një personi, ne nuk i flasim një tërësie abstrakte të quajtur “njerëzim”. Dhe as janë njerëzit thjesht enë mbajtëse të zbrazëta që presin të mbushen me informacion. Ata kanë shpresat dhe aspiratat e veta, shqetësimet dhe vështirësitë e veta. Si mësues të Kauzës, janë shpirtrat e tyre të cilëve ne duhet t’u flasim, shpirtra që janë krijuar për të njohur Perëndinë dhe për ta dashur Atë. Ne duhet t’u drejtohemi si zemrave dhe mendjeve të tyre, për të ndezur shkëndijën e besimit dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë në brigjet e të kuptuarit të vërtetë. Në këtë kontekst, përshtypjet e mëposhtme, të lëna nga njëri prej besimtarëve të hershëm në Perëndim, ku përshkruhet sesi ‘Abdu’l-Bahá-i u jepte Mesazhin e Atit të Tij atyre që takonte, do të na përgatisin ne për pjesën e mërejshme, në të cilën do të shtjellojmë vetë aktin e të dhënit mësim:

“Dhe kur, i inkurajuar me simpati prej Tij, intervistuesi nuk gjente fjalë, pasonte një interval i shkurtër heshtjeje. Nuk kishte vërshim të menjëhershëm e të plotë shpjegimesh e këshillash. Ndonjëherë Ai mbyllte sytë për një çast, sikur Vetë Ai kërkonte udhëzime nga lart; ndonjëherë rrinte e sodiste shpirtin e pyetësit me një buzëqeshje dashamirëse plot mirëkuptim që të shkrinte zemrën”.34

“Dhe Ai kurrë nuk hynte në debat, sigurisht. Dhe as nuk ngulmonte në ndonjë pikë. Ai e linte njeriun të lirë. Nuk kishte kurrë ndonjë kapardisje autoriteti, përkundrazi Ai ishte gjithmonë personifikimi i përunjësisë. Ai e mësonte tjetrin ‘sikur i ofronte një dhuratë një mbreti’. Ai kurrë nuk më tha çfarë duhet të besoja. Ai i bënte të Vërtetën dhe Dashurinë aq të bukura e madhështore, saqë zemra dashur pa dashur i adhuronte. Me zërin, mënyrën e sjlljes, qëndrimin, buzëqeshjen e Tij Ai më tregonte mua si duhej të isha unë, duke e ditur se nga toka e pastër e qenies do të mbijnë me siguri frytet e mira të bëmave e të fjalëve.

Kishte një përzierje të çuditshme përunjësie e madhështie, shtendosjeje e force, që impononin nderim, në fjalën ose gjestin e Tij më të vockël, që më bënte mua të digjesha nga dëshira për të kuptuar burimin e kësaj. Çfarë e bënte Atë aq të ndryshëm, aq pafundësisht superior ndaj çdo njeriu tjetër që kisha takuar ndonjëherë?”35

“Unë kam përmendur disa herë përshtypjen e një dashurie gjithëpërfshirëse që Ai vazhdimisht linte tek unë. Sesa rrallë kemi ne një përshtypje të tillë nga ata që janë rreth e rrotull nesh, qoftë edhe nga njerëzit më të afërt e më të dashur, këtë e dimë të gjithë. Gjithë dashuria jonë njerëzore duket se mbështetet mbi veten, madje edhe shprehja e saj më e lartë është e kufizuar në një ose në një pakicë fare të vogël. Nuk ishte kështu dashuria që rrezatonte nga ‘Abdu’l-Bahá-i. Ashtu si dielli, ajo përhapej mbi të gjithë njëlloj dhe si ai gjithashtu ngrohte dhe i jepte jetë të re çdo gjëje që prekte”.36

“Pavarësisht se ç’temë paraqitej, Ai ndihej krejtësisht lirshëm në bisedën e Tij, por gjithmonë me një konsideratë dashamirëse e modesti që nënkuptohej për mendimin e të tjerëve. Kam folur më parë për mirësjelljen e tij të përhershme. Ishte në të vërtetë më shumë nga ç’shpreh ky term në mendjen e një perëndimori. Termi përkatës persian përdoret si për nderim të thellë dhe për mirësjellje. Ai ‘në çdo fytyrë shihte Fytyrën e Atit të Tij Qiellor’ dhe nderonte shpirtin që qëndronte pas saj. Si mund të ishte njeriu i pasjellshëm kur një qëndrim i tillë mbahej ndaj cilitdo!”37

“Në të gjitha rastet që kam pasur për të takuar, për të dëgjuare për të biseduar me ‘Abdu’l-Bahá-in, mua më bënte përshtypje, dhe një përshtypje gjithnjë e më të thellë, metoda e Tij e të mësuarit të shpirtrave. Ai mësonte shpirtin, realitetin e cilitdo që takonte. O, Ai mund të ishte logjik, madje shkencor, në paraqitjen që i bënte një argumenti, siç e ka treguar vazhdimisht në fjalimet e shumta që e kam dëgjuar të mbante dhe akoma më të shumta që kam lexuar. Por ajo nuk ishte logjika e një mësuesi pedant, nuk ishte shkenca e një klase shkolle. Fjala e Tij më e vogël, shoqërimi i Tij më i vogël me një shpirt bëhej me një rrezatim të tillë ndriçues që e ngrinte dëgjuesin në një rrafsh më të lartë ndërgjegjësimi. Zemrat tona digjeshin brenda nesh kur fliste Ai”.38

Pasi të keni lexuar edhe një herë pasazhet e mësipërme, shkruani një numër fjalish që të përshkruajnë qëndrimet që karakterizonin ndërveprimet e ‘Abdu’l-Bahá-it me njerëzit dhe mënyrën si i ndërtonte Ai bisedat e Tij për Besimin, për shembull: “ Kishte një përzierje të çuditshme përunjësie e madhështie në çdo fjalë të Tij”.

1. _______________________________________________________________________
2. _______________________________________________________________________
3. _______________________________________________________________________
4. _______________________________________________________________________
5. _______________________________________________________________________
6. _______________________________________________________________________
7. _______________________________________________________________________
8. _______________________________________________________________________
9. _______________________________________________________________________
10. _______________________________________________________________________


REFERENCAT

1. ‘Abdu’l-Bahá, në Direktiva për mësimin, Përmbledhje nga Shkrimet Bahá’í, bot. shqip, #1908.
2. ‘Abdu’l-Bahá, Tablets of the Divine Plan [Tabelat e Planit Hyjnor] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1993), f. 72.
3. Nga një letër e datës 8 nëntor 1956 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual, botuar në Teaching the Bahá’í Faith [Të mësuarit e Besimit Bahá’í]: Përmbledhje dhe një Deklaratë e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve i Shtëpisë Universale të Drejtësisë (Mona Vale: Bahá’í Publications Australia, 1995), Nr. 156, f. 84-85.
4. Direktiva për mësimin, #1972.
5. ‘Abdu’l-Bahá, Bisedat e Parisit, bot. shqip, #21:6.
6. Direktiva për mësimin, #1940:1.
7. ‘Abdu’l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, bot. shqip, #216.
8. Direktiva për mësimin, #1948.
9. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #213.
10. Po aty, #214.
11. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, bot. shqip, #5.
12. Po aty, #132.
13. Po aty, #100.
14. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #204.
15. Qëmtime, #142.
16. Shoghi Effendi, Bahá’í Administration: Selected Messages [Administrimi Bahá’í: Mesazhe të zgjedhura] 1922-1932 (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1974), f. 69.
17. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #217.
18. Po aty, #15.
19. Direktiva për mësimin, #1939..
20. Shtëpia Universale e Drejtësisë, Wellspring of Guidance [Burim Udhërrëfimi]: Mesazhe 1963-1968 (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1976), f. 33.
21. Nga Mesazhi i Novruzit i vitit 1974 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës, botuar në Të çojmë përpara hyrjen me trupa, bot. shqip, #30.
22. Shoghi Effendi, Citadel of Faith [Kala e Besimit]: Mesazhe drejtuar Amerikës 1947-1957 (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1965), f. 25-26.
23. Bahá’í Administration, f. 69-70.
24. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #199.
25. Qëmtime, #128.
26. Bahá’í Administration, f. 66.
27. Qëmtime, #131.
28. Bisedat e Parisit, #26:5-6.
29. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #212.
30. Po aty, #153.
31. Po aty, #153.
32. Qëmtime, #154.
33. Teaching the Bahá’í Faith, Nr. 104, f. 72 (4 maj 1942).
34. Howard Colby Ives, Portals to Freedom [Porta drejt lirisë] (Oxford: George Ronald, 1983), f. 195.
35. Po aty, f. 39-40.
36. Po aty, f. 45.
37. Po aty, f. 116.
38. Po aty, f. 39.













Akti i të dhënit mësim




Qëllimi

Të njihemi me disa prej mënyrave e metodave
të përpjekjeve vetjake të të dhënit mësim
dhe të fushatave kolektive.



Praktika

Të hartojmë dhe të zbatojmë planin tonë vetjak
të të dhënit mësim dhe të marrim pjesë
të paktën në një fushatë mësimore










PJESA 1

Pasi kemi shqyrtuar natyrën shpirtërore të të dhënit mësim në nënndarjen e parë dhe vetitë e qëndrimet e mësuesit në nënndarjen e dytë, tani do ta drejtojmë vëmendjen në vetë aktin e të dhënit mësim. Duke bërë këtë, duhet të tregojmë kujdes të mos e përcaktojmë të dhënit mësim thjesht si shpallje të Besimit. Shpallja e tij është një veprimtari tepër e lavdërueshme dhe e nevojshme që duhet zhvilluar si nga individët dhe nga komunitetet. Megjithatë, hapja e portave të qytetit të një zemre njerëzore ndaj Bahá’u’lláh-ut, përgjithësisht nuk kryhet përmes një akti të shpalljes, sado i përpunuar të jetë konceptimi ose sado profesional zbatimi i tij. Të dhënit mësim e përfshin shpalljen, por synimi kryesor i tij është të ndihmojë të tjerët të njohin Bahá’u’lláh-un si Manifestimin e Perëndisë për kohën e sotme, t’i thellojë ata dhe t’i ndihmojë të konfirmohen në Besimin e tyre të fituar rishtas. Shtëpia Universale e Drejtësisë e shpjegon këtë dallim tepër të rëndësishëm me këto fjalë:

“Shpallja e Besimit, sipas planeve të vendosura e që kanë si synim të përdorin në një shkallë gjithnjë e më të madhe lehtësitë e komunikimit masiv, duhet ndjekur energjikisht. Duhet mbajtur parasysh se qëllimi i shpalljes është t’i bëjë të njohur gjithë njerëzimit faktin dhe synimin e përgjithshëm të Revelacionit të ri, ndërsa programet mësimore duhen planifikuar që të konfirmojnë individë nga çdo shtresë e shoqërisë”.1

Nga pasazhi i mësipërm del qartë se veprimtaritë e shpalljes duhet të organizohen në mënyrë të tillë, që t’i njohë njerëzit me synimet e idealet fisnike të Kauzës dhe të ndihmojë për të zhvilluar tek ata një qëndrim pozitiv ndaj Besimit. Është, sigurisht, e mundur që në këtë proces, një shpirt tepër i predispozuar të dashurohet pas Besimit dhe, pas njëfarë hetimi, të vendosë të rekrutohet në të. Sidoqoftë, ne nuk duhet të presim , të paktën në këtë fazë të historisë njerëzore, që vetëm shpallja do të çojë në një rritje të madhe të numrit të besimtarëve. Qëllimi i të dhënit mësim nuk arrihet duke u dhënë njerëzve informacion dhe duke i lënë ata me vetveten. Të dhënit mësim kërkon dialog, biseda midis besimtarëve të konfirmuar dhe atyre që duan të dëgjojnë e të hetojnë të vërtetën e Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut. Për ta shqyrtuar më tej këtë pikë, bëni ushtrimin e mëposhtëm:

1. Një prej rrugëve më të mira për t’u mësuar të tjerëve Besimin është ajo e takimeve rreth vatrës. Takimet rreth vatrës janë takime të ngrohta e intime që mbahen në shtëpinë e ndonjërit, ku ftohen ata që tregojnë interes për Besimin. Ato japin raste shumë të mira për të shkëmbyer mendime e për të bërë biseda të frytshme që mund t’i shtyjnë njerëzit të pranojnë Bahá’u’lláh-un. Por, në qoftë se nuk tregohet kujdes, një takim rreth vatrës mund të kthehet lehtë në një ngjarje thjesht për shpallje.

a. Të supozojmë se ju zhvilloni një takim javor rreth vatrës në shtëpinë tuaj. Ju e filloni çdo takim duke u uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe duke iu lutur njërit prej Bahá’í-ve të pranishëm të thotë një lutje. Pastaj folësi i ftuar zhvillon një bisedë për rreth tridhjetë deri dyzet minuta për një çështje të veçantë, për shembull për edukimin Bahá’í, për jetën familjare Bahá’í, për njëshmërinë e njerëzimit ose për unitetin e fesë. Në fund, ju kërkoni të bëjnë pyetje, dhe zakonisht ka një ose dy të tilla. Pastaj serviret diçka për të ngrënë e për të pirë dhe mysafirët ikin. A jeni dakord se një takim i tillë, i cili në vetvete është shumë i lavdërueshëm, ka më shumë karakteristikat e shpalljes? __________________________

b. Të supozojmë se pas njëfarë kohe ju vendosni ta ndryshoni karakterin e takimeve. Kështu, për çdo takim rreth vatrës ju ftoni një ose dy miq të talentuar për të dhënë një shfaqje të shkurtër muzikore pas bisedës, duke shpresuar me të drejtë se futja e muzikës do të ngrejë atmosferën shpirtërore të ngjarjes. A mendoni se duke vepruar kështu ju e keni ndryshuar takimin rreth vatrës nga një veprim shpalljeje në një veprim mësimdhënieje? _____________________________

c. Cilat janë disa mnga mënyrat përmes të cilave ju mund ta bëni takimin rreth vatrës më shumë një veprimtari mësimdhënieje? ___________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________


PJESA 2

Një prej qëllimeve të shpalljes është të gjenden shpirtra të predispozuar me të cilët ne mund të ndajmë Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut në mënyrë më intime. Aftësia për të njohur individët e predispozuar është vendimtare për suksesin në të dhënit mësim, si kur ne ndjekim planet tona vetjake ose kur marrim pjesë në projektet e hartuara prej institucioneve tona. Sigurisht, si mësues të Kauzës, ne duhet të lutemi vazhdimisht që Perëndia të na çojë tek ata njerëz, shpirtrat e të cilëve Ai i ka përgatitur për të marrë Mesazhin e Tij. Por pastaj ne duhet të jemi në gjendje t’i njohim ata kur i takojmë. Kjo nuk është kurdoherë e lehtë. Edhe në rastin e një fushate mësimore që zhvillohet midis një popullsie tepër të predispozuar, jo cilido do të dëshirojë të dëgjojë për Mesazhin dhe të përqafojë të vërtetën e tij; i lihet mësuesit të gjejë ata shpirtra që janë të gatshëm t’i përgjigjen thirrjes së Bahá’u’lláh-ut.

Një person i predispozuar jo doemos mund të duket se është në kërkim të Besimit, ose edhe se është veçanërisht i interesuar për fenë. Në fakt, ka rëndësi të kuptohet se predispozicioni dhe fryma shpirtërore nuk janë e njëjta gjë. Ajo që kërkohet është një gjendje në të cilën personi ka dëshirë të dëgjojë për Mësimet dhe të hetojë vërtetësinë e tyre me një shkallë të caktuar hapjeje. Duke fituar përvojë në të dhënit mësim dhe duke u bërë vetitë tona shpirtërore gjithnjë e më të mprehta, aftësia jonë për ta ndier këtë gjendje rritet.

Edhe pse është e pamundur të shkruhen rregulla të forta e të shpejta rreth asaj se çfarë e bën të predispozuar një person, ne mund të përcaktojmë disa prej faktorëve që kontribuojnë për këtë. Këta faktorë shpesh i bëjnë njerëzit më të predispozuar në disa momente të jetës së tyre për një kohëzgjatje të veçantë. Kjo është e vërtetë si për individët dhe për popullsi të tëra. Diskutojeni këtë çështje në grupin tuaj shkruani disa prej faktorëve që ju mendoni se mund të ndikojnë në predispozicionin e një personi, të tillë si shembulli i mëposhtëm:

1. Ndërgjegjësimi për përhapjn e gjerë të padrejtësisë në botë.
2. _______________________________________________________________________
3. _______________________________________________________________________
4. _______________________________________________________________________
5. _______________________________________________________________________
6. _______________________________________________________________________
7. _______________________________________________________________________
8. _______________________________________________________________________
9. _______________________________________________________________________
10. _______________________________________________________________________

Sugjerohet që, para se të kalojmë në pjesën tjetër, ju të mësoni përmendsh pasazhin që vijon, të shkruar nga Shoghi Effendiu. Ai bën fjalë për lidhjen midis trazirës së sotme në botë dhe shkallës së predispozicionit të njerëzve ndaj Kauzës. Disa prej fjalëve janë të vështira, kështu që do të ishte me dobi të diskutoni kuptimin e pasazhit në grupin tuaj. Duke e ngulitur atë në kujtesë, mendoni për ato që nënkupton thënia e Ruajtësit për përpjekjet tuaja të mësimdhënies.

“Mundësitë që paraqet trazira e epokës së sotme, me të gjitha hidhërimet që ajo ndjell, frikën që ngjall, zhgënjimin që sjell, mëdyshjet që krijon, indinjatën që shkakton, revoltën që nxit, zemërimin që lind, frymën e kërkimit të palodhur që zgjon, gjithashtu duhet të shfrytëzohen për të përhapur gjerësisht dijen për fuqinë shëlbuese të Besimit të Bahá’u’lláh-ut dhe për të tërhequr rekrutë të rinj në ushtrinë gjithnjë në rritje të pasuesve të Tij. Një mundësi kaq e çmuar, një ndërthurje kaq e rrallë rrethanash të favorshme mund të mos ndodhë përsëri kurrë më”.2


PJESA 3

Kur gjejmë njerëz që janë të predispozuar, ne futemi me ta në bisedë, disa herë të shkurtër e disa herë të zgjatur, qëllimi i së cilës është t’i ndihmojmë ata të njohin Pozitën e Bahá’u’lláh-ut. Por cila duhet të jetë përmbajtja e këtyre bisedave? Çfarë duhet t’u themi ne atyre që mësojmë?

Ju, sigurisht, e dini tashmë se përgjigja për këtë pyetje nuk është aspak e thjeshtë. Nuk ka ndonjë formulë të cilën ne të mund ta mësojmë dhe t’ia përsërisim gjithsecilit në çdo situatë. Individët me të cilët ne kemi një bisedë të tillë intime janë secili në një gjendje të veçantë shpirtërore me nevoja e pyetje të ndryshme. Si mësues të Kauzës, ne duhet të reflektojmë vazhdimisht sesi i duhen shpjeguar të vërtetat e Besimit çdo kërkuesi – çfarë duhet thënë dhe me çfarë renditje duhen shprehur mendimet.

Megjithatë, ndërsa duhet të jemi të vetëdijshëm për dallimet individuale, ne nuk duhet të bëjmë gabimin që t’i mbivlerësojmë ato deri në atë shkallë sa të humbasim nga shikimi unitetin e ekzistencës njerëzore që qëndron në themel. Mënyra sesi njerëzit reagojnë ndaj Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut ndjek disa modele, dhe këto modele bëhen veçanërisht të dukshme midis njerëzve të së njëjtës kulturë e prejardhje. Në qoftë se jeni student, për shembull, dhe synoni të jepni mësim midis shokëve tuaj studentë, ju gradualisht do të gjeni një shpjegim hyrës që del se është i efektshëm më shumicën e shokëve tuaj. Hollësitë e kësaj paraqitjeje do të ndryshojnë duke qenë se në çdo rast bëhen pyetje të ndryshme dhe shprehen interesa të ndryshme. Por modeli bazë do të mbetet po ai.

Kur ju filloni të mendoni sistematikisht për mënyrën sesi do t’ua shpjegoni Besimin të tjerëve, juve mund t’ju duket e dobishme të merrni në konsideratë dy aspekte të mesazhit që do të përçoni. I pari është informimi. Dëgjuesi, natyrisht, do të dojë të dijë një numër faktesh lidhur me Besimin. Kur ka filluar ky? Sa i madh është komuniteti Bahá’í? Sa i përhapur është ai? A besojnë Bahá’í-të në një jetë pas vdekjes? Cilat janë parimet bazë të Besimit Bahá’í? Siç mund ta merrni me mend, numri i fakteve që lidhen me Besimin është tepër i madh. Çfarë informacioni do t’i jepni ju një personi në një rast të caktuar, kjo do të varet nga natyra e bisedës suaj. Por ka disa gjëra që një kërkues ka zakonisht nevojë të mësojë gjatë fazës fillestare të hetimit të tij ose të saj, dhe është shumë e vlefshme të mendosh lidhur me to. Në vendin bosh më poshtë shkruani disa prej informatave që ju mendoni se do të jenë të dobishme. Ju nuk duhet të jeni shumë kritikë kur të bëni listën. Juve do t’ju kërkohet ta rishikoni e ndryshoni atë pasi të keni diskutuar disa pika të tjera në pjesët e mëtejshme.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Tani krahasojeni listën tuaj me ato të shokëve tuaj.



PJESA 4

Në pjesën e mëparshme ne shqyrtuam një aspekt të mesazhit që përçojmë te njerëzit në përpjekjet tona për t’u mësuar atyre Besimin, dhe konkretisht shqyrtuam informacionin. Por a është të dhënit mësim e njëjta gjë me dhënien e informacionit? Shihni, për shembull, faktin, që zë një vend aq qendror në besimin Bahá’í, që Bahá’u’lláh-u është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme. Thënia “Bahá’í-t besojnë se Bahá’u’lláh-u është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme” është në vetvete një çështje informacioni, madje duhet pranuar se është çështja më e rëndësishme e informacionit në univers. Por a është e mjaftueshme përmendja e thjeshtë e këtij fakti për t’i ndihmuar shumë njerëz të njohin Pozitën e Bahá’u’lláh-ut?

Tani, kini parasysh diçka që, megjithëse lidhet me këtë fakt, nuk është thjesht informacion, dhe konkretisht konceptin “Bahá’u’lláh-u është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme”. Ndërsa një informacion ka nevojë vetëm të jepet e të merret, përvetësimi i një koncepti kërkon që ai të kuptohet. Çfarë kupton Bahá’u’lláh-u me “Perëndi” dhe “Manifestim” dhe i ç’natyre është rivendikimi i Tij se Ai është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme?

Një shembull tjetër është thënia se “Bahá’í-t u binden ligjeve që ka sjellë Bahá’u’lláh-u”. E parë thjesht, kjo thënia është qartë një çështje informacioni, edhe kjo shumë e rëndësishme. Por thjesht dhënia e këtij informacioni është një pjesë shumë e vogël e shpjegimit që i bëhet dikujt se, si Bahá’í, ai ose ajo duhet t’u bindet disa ligjeve. Për ta bërë këtë, është e nevojshme të ndihmohet personi të fitojë të paktën disa ide që lidhen me këtë çështje, për shembull konceptin aq të bukur të “ligjit”, siç e përshkruan atë Bahá’u’lláh-u kur i quan ligjet e Tij “llambat e provanisë Sime dashamirëse midis shërbëtorëve të Mi dhe çelësat e mëshirës Sime për krijesat e Mia”.3

Tani që keni bërë dallimin midis informacionit dhe konceptit, ju nuk do ta keni të vështirë të gjeni një numër të konsiderueshëm konceptesh, kuptimi i të cilave do t’i ndihmojë kërkuesit të njohin Bahá’u’lláh-un dhe të bashkohen me radhët e pasuesve të Tij. Përpiquni të bëni një listë konceptesh të tilla. Përsëri shkruani të gjitha konceptet që ju vijnë ndërmend, pa u bërër merak për gjatësinë e listës ose për renditjen e saj. Ju do t’i riktheheni asaj dhe do ta rishikoni atë më vonë.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Tani krahasojeni listën tuaj me ato të shokëve tuaj.


PJESA 5

Pasi pamë këto ide, le ta përqendrojmë tani diskutimin tonë te paraqitja fillestare që ju do të bëni kur i shpjegoni Besimin dikujt që di pak për të. Sillni ndërmend se synimi juaj është të ndihmoni të hapen portat e qytetit të zemrës së kërkuesit ndaj Bahá’u’lláh-ut. Përmes paraqitjes suaj, ju do t’i jepni dëgjuesit njëfarë informacioni dhe do ta ndihmoni atë të kuptojë disa koncepte themelore. Është e qartë se koncepti qendror që ju doni të trajtoni është se Bahá’u’lláh-u është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme. Sepse mbi bazën e kuptimit të kësaj ai ose ajo do të vendosë të bashkohet me komunitetin Bahá’í. Duke mbajtur parasysh këtë koncept qendror, ju pastaj do të duhet të thoni një numër gjërash, të cilat do të ndihmojnë të gjitha për ta bërë të qartë këtë koncept dhe do ta shtyjnë kërkuesin të njohë Pozitën e Bahá’u’lláh-ut.

Në zgjedhjen e koncepteve e të informacionit që do të paraqitni, si dhe të radhës sipas së cilës do ta bëni këtë, ju duhet t’i kushtoni shumë vëmendje pasazhit të shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë se në ç’pikë një kërkues duhet konsideruar Bahá’í:

“Ata që e deklarojnë veten Bahá’í duhet të magjepsen me bukurinë e Mësimeve dhe të ndihen të prekur nga dashuria e Bahá’u’lláh-ut. Nuk ka nevojë që deklaruesit t’i dinë të gjitha provat, historinë, ligjet dhe parimet e Besimit, por në procesin e deklarimit të tyre ata, veç kapjes së shkëndijës së Besimit, duhet të informohen në themel rreth Figurave Qendrore të Besimit, si dhe për ekzistencën e ligjeve që ata duhet të ndjekin e për administrimin të cilit duhet t’i binden”.4

Tani kthejuni listave të koncepteve e të informacionit që keni përgatitur në pjesët e mëparshme. Mbi bazën e fjalëve të mësipërme të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, vendosni se çfatë do t’i shtoni listës suaj të informacionit dhe çfarë do të hiqni prej saj. Bëni një listë të re, duke i vendosur çështjet sipas renditjes që ju do t’i paraqitni ato në një hyrje për Besimin. Bëni të njëjtën gjë me listën tuaj të koncepteve.

Informacion:
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Koncepte:
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 6

Për t’ju ndihmuar të mendoni më tej për konceptet dhe informacionin që paraqitni kur i shpjegoni Besimin ndokujt për herë të parë, do të marrim një gjendje imagjinare dhe të analizojmë se çfarë thuhet.

Ana është një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe që jeton me familjen e saj në një fshat të vogël dhe ndjek shkollën në qytetin pranë. Ajo ishte edukuar si katolike dhe është bërë Bahá’í pesë vjet më parë, pasi pat dëgjuar për Besimin prej vëllait të saj më të madh. Që prej asaj kohe, ajo ka qenë aktive në komunitetin Bahá’í, ka marrë pjesë në fushata mësimore rajonale e kombëtare dhe ka ndjekur rregullisht kurse të institutit. Me ndihmën e një të riu tjetër në fshatin e saj, ajo gjithashtu zhvillon një klasë Bahá’í për fëmijë një herë në javë.

Emilia ndjek të njëjtën shkollë si Ana. Edhe ajo është edukuar si katolike. Ajo ka dëgjuar për Besimin Bahá’í më parë, por di shumë pak rreth tij. Ajo prej disa kohësh ka qenë kureshtare të dijë se çfarë do të thotë për shoqen e saj Anën të qënit Bahá’í. Përsa i përket besimit të saj, ajo nuk ka qenë shumë e interesuar për fenë, por ajo bart në zemër dashurinë për Krishtin dhe është njeri i mirë.

Që kur Ana dhe Emilia janë bërë shoqe, ato kanë biseduar shpesh lidhur me gjendjen në botë dhe me shpresat e tyre për të ardhmen. Nga komentet që ka bërë Emilia, Ana e ka kuptuar se ajo është e predispozuar për Besimin.

Në pjesën që vijon, ju do të lexoni shënimet hyrëse të Anës, kur ajo filloi të mësojë shoqen e saj. Ju duhet t’i studioni mirë ato dhe të bëni ushtrimet përkatëse me kujdes të madh. Këto ushtrime kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të arrini në disa përfundime lidhur me çështjen sesi ju do t’ua shpjegoni Besimin grupeve të ndryshme njerëzish. Para se të kalojmë në ato pjesë, përmendni disa grupe njerëzish që ka më shumë të ngjarë të mësoni.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 7

Këtu tregohet sesi Ana fillon shpjegimin e saj të Besimit për Emilinë:

Nga bisedat tona të mëparshme ju e dini se Besimi Bahá’í është një fe botërore, që ka për qëllim të bashkojë të gjitha racat dhe popujt në një Kauzë universale e një Besim të përbashkët. Bahá’í-të janë pasuesit e Bahá’u’lláh-ut, i Cili, besojnë ata, është i Premtuari i të gjitha Epokave. Siç e dini, traditat e pothuajse çdo populli përfshijnë premtimin e një të ardhmeje kur paqa dhe harmonia do të vendosen mbi tokë dhe njerëzimi do të jetojë në mirëqenie. Ne besojmë se koha e premtuar ka ardhur dhe se Bahá’u’lláh-u është Personaliteti i madh, Mësimet e të Cilit do ta bëjnë të aftë njerëzimin të ndërtojë një botë të re. Në një prej Shkrimeve të Tij, Bahá’u’lláh-u thotë:

“Ajo që Zoti ka porositur si mjekimin vendimtar e si mjetin më të fuqishëm për shërimin e gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve të saj në një Kauzë të vetme universale, në një Besim të përbashkët”.5

Nëse jeni dakord, i pari prej Mësimeve të Bahá’u’lláh-ut që do t’ju shtjelloj është lidhur me Perëndinë dhe raportin tonë me Të. Bahá’u’lláh-u na mëson se Perëndia është i panjohshëm në Thelbin e Tij. Kjo do të thotë se ne nuk duhet të bëjmë shembëlltyra të Perëndisë në mendjen tonë, duke e menduar Atë, për shembull, si një njeri. Në përgjithësi, ajo që është krijuar nuk mund ta njohë krijuesin e saj. Për shembull, një tavolinë nuk mund të kuptojë natyrën e marangozit që e ka bërë atë. Ekzistenca e marangozit është krejt e pakuptueshme për objektet që ai bën.

Perëndia është Krijuesi i të gjitha gjërave. Ai ka bërë qiejt dhe tokën, me malet e luginat, shkretëtirat dhe detet, lumejtë, livadhet dhe pemët e saj. Perëndia ka krijuar kafshët dhe Perëndia ka krijuar qenien njerëzore. Arsyeja që qëndron pas krijimit tonë, na ka thënë Bahá’u’lláh-u, është dashuria. Ai thotë:

“O Bir i Njeriut! Unë e doja krijimin tënd, pra të krijova ty. Prandaj të më duash Mua, që Unë të të jap emrin tënd dhe ta mbush shpirtin tënd me frymën e jetës”.6

Kështu, megjithëse ekzistenca e Perëndisë është shumë larg kuptimit tonë, dashuria e Tij prek jetët tona dhe qeniet tona pareshtur. Rruga që kjo dashuri rrjedh tek ne kalon përmes Besëlidhjes së Përjetshme të Tij. Sipas kësaj Besëlidhjeje të Përjetshme, Perëndia kurrë nuk na lë ne vetëm e pa udhëheqje. Saherë që njerëzimi largohet prej Tij dhe i harron Mësimet e Tij, një Manifestim i Perëndisë shfaqet dhe na bën të njohur Vullnetin dhe Qëllimin e Tij.

Fjala “të manifestosh” do të thotë të revelosh, të sjellësh diçka që më parë nuk dihej. Manifestimet e Perëndisë janë ato Qenie të posaçme që i zbulojnë njerëzimit Fjalën dhe Vullnetin e Perëndisë; kështu, kur u vemë veshin Atyre, ne i përgjigjemi Thirrjes së Perëndisë.

Ka një shembull nga bota fizike që na ndihmon të kuptojmë konceptin e “Manifestimit” siç na e mëson Bahá’u’lláh-u. Në këtë botë, dielli është burimi i ngrohtësisë dhe i dritës, pa të cilat jeta nuk do të ekzistonte në planetin tonë. Megjithatë vetë dielli nuk zbret në tokë dhe në qoftë se ne do të përpiqeshim t’i afrohemi atij, do të digjeshim krejtësisht.

Por të supozojmë se marrim një pasqyrë të lëmuar mirë dhe e drejtojmë atë nga dielli. Në të ne shohim figurën e diellit, dhe në mënyrë sa më të përsosur të jetë e lëmuar pasqyra aq më e përsosur do të jetë figura. Manifestimet e Perëndisë janë si Pasqyra të përsosura që reflektojnë Dritën e Perëndisë në tërë Shkëlqimin e saj. Dhe të gjitha këto Pasqyra reflektojnë të njëjtën Dritë. Ndërsa Perëndia është tej cakut të arritjes sonë, këto Qenie të përsosura vijnë tek ne nga koha në kohë, jetojnë midis nesh, na udhëheqin dhe na mbushin me energjinë që na duhet për të përparuar, materialisht dhe shpirtërisht.

Ju jeni me fat që jeni rritur sipas Mësimeve që Perëndia i ka dërguar njerëzimit rreth dy mijë vjet më parë përmes Manifestimit të Tij, Krishtit, Pozita e të Cilit është ajo e Birit të Perëndisë. Tani ju mund të merrni Mësimet e një Manifestimi të ri, Bahá’u’lláh-ut, titulli i të Cilit do të thotë Lavdia e Perëndisë. Mësimet e Bahá’u’lláh-ut janë, pra, në harmoni të plotë me mësimet e Krishtit, por ato i referohen gjendjes së njerëzimit sot. Nëse mendoni për jë çast rreth gjendjes së vështirë të njerëzimit, jam e sigurt se do të jeni dakord që është tamam koha për shfaqjen e një Manifestimi tjetër të Perëndisë. Më lejoni t’ju citoj një pasazh nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut që bën fjalë për Ditën në të cilën jetojmë:

“Kjo është Dita në të cilën favoret më të shquara të Perëndisë kanë reshur mbi njerëzit, Dita në të cilën hiri i Tij më i madh u është futur të gjitha gjërave të krijuara. U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe, në bashkim e paqe të plotë, të gjejnë strehë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij”.7

Para se të shkojmë më tej, unë ndoshta duhet të ndalem këtu, në mënyrë që të mund të diskutojmë ndonjë pyetje që mund të keni. Çfarë mendoni lidhur me ato që ju kam thënë deri tani?


PJESA 8

Le të shqyrtojmë tani çfarë ka thënë Ana deri këtu. Në ushtrimet më poshtë analizohen pesë aspekte të paraqitjes së saj. Shënoni thëniet me të cilat ju jeni dakord. Këto ushtrime nuk kanë nevojë për një diskutim të zgjatur. Ju duhet të lexoni çdo thënie, ta shqyrtoni atë dhe të vendosni nëse jeni ose jo dakord me të. Rëndësi ka të mbahet parasysh se të dhënit mësim duhet parë nga pozita e të mësuarit ne vetë.

1. Ana fillon me thënien se Besimi Bahá’í është një fe botërore, që ka për qëllim të bashkojë të gjithë popujt dhe racat. Pastaj ajo menjëherë paraqet Bahá’u’lláh-un si të Premtuarin e të gjitha Epokave.

_____ Paraqitja menjëherë e Bahá’u’lláh-ut si i Premtuari i të gjitha Epokave është një mënyrë shumë e mirë për parashtrimin e Besimit njerëzve të të gjitha feve – të të krishterëve, të myslimanëve, të indusëve, të budistëve e të tjerëve – duke qenë se koncepti i një të Premtuari ekziston në çdo traditë fetare në një formë ose një tjetër.

_____ Shumë njerëz sot nuk janë me të vëretë të interesuar për fenë, edhe në qoftë se i përkasin ndonjërës prej tyre, prandaj është më mirë të mos paraqitet Figura e Bahá’u’lláh-ut menjëherë. Është më efektive të flitet më parë për bindjet Bahá’í, duke shpjeguar me njëfarë hollësie parime të ndryshme, siç janë barazia e burrave dhe grave, shkollimi universal dhe paqja universale.

_____ Në qoftë se mësoni dikë që e ka të vështirë të besojë te Perëndia, ju në parashtrimin tuaj prapëseprapë mund ta paraqitni menjëherë figurën e Bahá’u’lláh-ut në parashtrimin tuaj. Por në këtë rast ju duhet fillimisht t’i referoheni Atij si Një prej atyre Edukatorëve universalë Që i vijnë njerëzimit herë pas here. Më pas mund të parashtroni konceptin e “Manifestimit të Perëndisë”.

_____ Parashtrimi i Anës do të ishte më i efektshëm në qoftë se, pasi të ketë paraqitur Bahá’u’lláh-un si të Premtuarin e të gjitha Epokave, ajo do të vazhdonte duke përmendur një numër profecish, për t’i provuar Emilisë se Ai është përmbushja e secilës prej tyre.

_____ Në shumicën dërrmuese të rasteve, përdorimi i profecive për t’i bindur njerëzit për vlefshmërinë e Pozitës së Bahá’u’lláh-ut shkakton vështirësi. Kjo mënyrë paraqitjeje priret t’i bëjë njerëzit debatues, në vend që t’i sjellë ata në një gjendje shpirtërore reflektimi të vëmendshëm. Ana përçon idenë e rëndësishme se Bahá’u’lláh-u është i Premtuari i të gjitha Epokave, por është e justifikuar të mos hyjë në hollësira.

2. Pasi ka paraqitur shkurtimisht Bahá’u’lláh-un, Ana flet për Perëndinë dhe raportin e njeriut me Të. Vlen të përmendet veçanërisht mënyra sesi ajo i parashtron këto ide. Ajo nuk fillon duke thënë “Bahá’í-të besojnë…”, ose aq më pak “Unë besoj…”. Ajo e bën të qartë se është duke shtjelluar Mësimet e Bahá’u’lláh-ut, kështu që në fokusin e paraqitjes së saj mbetet Ai.

_____ Në botën e sotme, të flasësh për Perëndinë dhe raportin e njerëzimit me Të që në fillim të paraqitjes që i bëni Besimit, kjo do t’i largojë njerëzit. Shumë njerëz janë më të interesuar për çështjet sociale sesa për ato shpirtërore. Do të ishte më mirë që Ana të mos e prekte këtë temë.

_____ Shpjegimi i Mësimit të Bahá’u’lláh-ut për Perëndinë si një Thelb i Panjohshëm është shumë i dobishëm për kërkuesit e çdo prejardhjeje fetare, madje edhe për ata që e kanë të vështirë të besojnë te Perëndia. Kjo menjëherë e veçon Besimin nga çdo lloj bestytnish e besimesh jo logjike. Në të njëjtën kohë, kjo i përgjigjet dëshirës së zjarrtë të shpirtit të kërkuesit për të njohur Burimin e qenies së tij.

3. Gjatë tërë parashtrimit të saj, Ana është e kujdesshme në përdorimin e fjalës “Manifestim” kur i referohet Bahá’u’lláh-ut dhe Krishtit. Figura e pasqyrës reflektuese e ndihmon atë për t’ia shpjeguar këtë koncept Emilisë.

_____ Fjala “Manifestim” është tepër e vështirë. Ana duhej të përdorte fjalën “Profet”, duke qenë se ajo është edhe më e thjeshtë edhe më e lehtë për t’u kuptuar.

_____ Një person me prejardhje katolike do ta konsideronte mungesë respekti t’i referohesh Krishtit si Profet. Për të njëjtën arsye, në qoftë se Ana do t’i referohej Bahá’u’lláh-ut si “Profet”, ajo do të krijonte tek Emilia përshtypjen se pozita e Tij është nën atë të Krishtit.

_____ Në qoftë se dikush mëson një mysliman, fjala “Lajmëtar” mund të përdoret me efektshmëri, duke qenë se myslimanët i referohen Muhametit si Lajmëtari i Perëndisë.

_____ Ana vepron mirë që i shmanget thënies së drejtpërdrejtë se Bahá’u’lláh-u është Kthimi i Krishtit, duke qenë se ideja e “kthimit” është aq e turbullt në mendjet e njerëzve saqë nuk dihet se ç’kuptim do të kishte ajo për Emilinë. Duke përdorur analogjinë e pasqyrës, Ana e përçon konceptin pa e ngatërruar çështjen.

_____ Bën mirë Ana që nuk ndalet në konceptin e “Krishtit si Biri i Perëndisë”. Ajo thjesht e përmend atë kalimthi dhe pastaj thotë se Bahá’u’lláh-u është Lavdia e Perëndisë. Duke vepruar kështu, Ana pranon njëfarë të vërtete pa e larguar paraqitjen nga rruga e nisur.

_____ Në qoftë se mësoni një person me prejardhje indu, ju përsëri mund ta përdorni figurën e pasqyrës për të shtjelluar konceptin e “Manifestimit”. Por në vend që t’i referoheni Krishtit, ju duhet të përmendni thënien e Zotit Krishna: “Kurdoherë që ka rënie të devotshmërisë, o Bharat, dhe ngritje të afetarisë, atëherë unë dërgoj shpirtin Tim. Për shpëtimin e të mirëve, për zhdukjen e keqbërësve dhe për të vendosur në mënyrë të patundur devotshmërinë, Unë shfaq veten time nga koha në kohë”.8

4. Në parashtrimin e saj, Ana citon drejtpërsëdrejti Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut disa herë.

_____ Fjalët në citatet janë tepër të vështira. Do të ishte më mirë që Ana t’i shmangej citimit të drejtpërdrejtë nga Shkrimet, sidomos në një fazë aq të hershme të parashtrimit të saj, dhe t’i jepte idetë me fjalët e veta. Veç kësaj, ka rrezik që ajo të duket si predikuese.

_____ Ana i gërsheton citatet në parashtrimin e saj në mënyrë të natyrshme, duke iu përmbajtur si duhet vetë këshillës së Bahá’u’lláh-ut. Edhe në qoftë se shoqja e saj Emilia nuk i kupton plotësisht citatet, fjalët do të kenë efekt në zemrën e saj.

5. Ana përdor dy analogji për të shpjeguar konceptet e vështira. Siç përmendet më sipër, analogjia e “diellit dhe pasqyrës” e ndihmon Anën për të shpjeguar frazën “Manifestim i Perëndisë”. Analogjia tjetër që ajo përdor është ajo e “marangozit dhe tavolinës” për të ilustruar konceptin se Perëndia qëndron tej të kuptuarit njerëzor.

_____ Në qoftë se përdorni analogji kur u shpjegoni njerëzve Besimin, ata mendojnë se po u flisni atyre nga lart poshtë. Njerëzit nuk duan t’i trajtosh si fëmijë.

_____ Përdorimi i analogjive është një mënyrë efektive për të mësuar njerëzit – të rinj ose pleq, analfabetë ose të shkolluar qofshin. Në fakt, pa analogji do të ishte shumë e vështirë të kuptosh disa prej ideve shumë të thella e abstrakte që përmbahen në Mësimet e Besimit.


PJESA 9

Megjithëse Ana e ndal parashtrimin e saj për t’i dhënë shoqes së vet mundësinë të shprehë ndjenjat e veta e të bëjë pyetje, në këtë fazë fillestare të bisedës Emilia flet pak. Ajo thjesht i thotë Anës se i pëlqen ajo që ka dëgjuar deri tani, veçanërisht mënyra logjike si i shpjegon gjërat Besimi Bahá’í; nuk është aspak si sektet që futen andej këndej dhe ngatërrojnë njerëzit. Atëherë Ana vendos të vazhdojë parashtrimin e saj:

Mësimi tjetër i Bahá’u’lláh-ut që do të doja t’ju parashtroj lidhet me qëllimin e Besimit Bahá’í, që është të bashkojë njerëzimin. Në Mësimet Bahá’í na thuhet se ne jemi fryte të një peme dhe gjethe të një dege. Megjithëse ndryshojmë nga njëri-tjetri fizikisht e nga ana emocionale, megjithëse kemi talente e aftësi të ndryshme, ne kemi mbirë nga e njëjta rrënjë; ne të gjithë i përkasim së njëjtës familje njerëzore.

Njerëzimi mund të krahasohet me një kopsht të madh ku mbijnë pranë njëra-tjetrës lule të çdo forme, ngjyre e arome. Hiri e bukuria e kopshtit qëndron në shumëllojshmërinë e tij. Ne nuk duhet të lejojmë që dallimet që ekzistojnë midis nesh – në karakteristikat tona fizike, në temperamentet tona, në prejardhjet tona, në mendimet e opinionet tona – të shkaktojnë konflikt e mosmarrëveshje. Ne duhet t’i shohim pjesëtarët e gjinisë njerëzore si lule të bukura që rriten në kopshtin e njerëzimit dhe gëzohen që i përkasin këtij kopshti.

Megjithëse njëshmëria e njerëzimit është një e vërtetë e pamohueshme, popujt e botës janë aq larg saj saqë t’i bashkosh ata nuk është punë e lehtë. Në qoftë se ju vendosni të bashkoheni me komunitetin Bahá’í – dhe po ta bënit këtë do të isha shumë e lumtur – ju do të merrni pjesë bashkë me ne të tjerët në përpjekjet tona për të ndërtuar e ruajtur unitetin. Ne të gjithë përpiqemi t’i sjellim mendimet e veprimet tona në pajtim me besimin tonë në njëshmërinë e njerëzimit. Neve na thuhet se kur një mendim lufte hyn në mendjet tona, ne duhet menjëherë ta zëvendësojmë atë me një ndjenjë paqeje. dashurie. Kur një mendim urrejtjeje fillon të marrë formë në zemrat tona, ne duhet menjëherë ta zëvendësojmë atë me një ndjenjë dashurie. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të kapërcyer paragjykimet tona. Paragjykimet e racës, të ngjyrës, të kombësisë, të kulturës, të fesë e të seksit janë ndër pengesat më të mëdha për të ndërtuar një botë më të mirë. Shumë e shumë pasazhe në shkrimet Bahá’í na mësojnë ne si të ecim në rrugën e unitetit dhe si t’i ndihmojmë të tjerët të marrin të njëjtën rrugë. Ka një pasazh të mrekullueshëm nga një prej bisedave të ‘Abdu’l-Bahá-it, për të cilin do të flas më vonë, që e kam mësuar përmendsh. Ai thotë:

“Bahá’u’lláh-u ka përvijuar rrethin e unitetit. Ai ka bërë një plan për bashkimin e të gjithë popujve dhe për grumbullimin e të gjithë atyre nën strehën e tendës së unitetit universal. Kjo është vepra e Bujarisë Hyjnore dhe të gjithë ne duhet të përpiqemi me mish e me shpirt derisa të kemi realitetin e unitetit midis nesh, dhe ashtu si punojmë, po ashtu do të na jepet neve forcë”.9


PJESA 10

Ushtrimet e mëposhtme dot’ju ndihmojnë të shqyrtoni dy aspekte të parashtrimit të Anës:

1. Në këtë rast specifik, Ana vendos të flasë më parë për çështjen e Perëndisë e të Manifestimit të Tij dhe pastaj rreth parimit të unitetit. Ajo mund ta fillonte fare mirë parashtrimin e saj në një mënyrë tjetër, duke filluar me unitetin, të pasuar nga një diskutim për Perëndinë dhe Manifestimin e Tij. Me sa duket, ajo vendos për renditjen e parë, sepse e njeh Emilinë dhe e sheh si renditje idesh më të përshtatshme për të. A shihni ju ndonjë avantazh në njërën ose tjetrën renditje? A duhet të varet renditja e ideve që ju zgjidhni për të paraqitur Besimin nga personi që ju mësoni? E pse kështu? A mund të jepni disa shembuj?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

2. Si vërejtje anësore gjatë parashtrimit të saj, Ana shpreh shpresën se Emilia do të bëhet Bahá’í dhe përçon idenë se, si Bahá’í, ajo do të punojë për vendosjen e unitetit. Me cilën prej thënieve të mëposhtme ju jeni dakord? Shënojini ato.

_____ Është marrëzi të ftosh dikë të bashkohet me komunitetin Bahá’í, kur ai ose ajo di ende pak për Besimin. Ka të ngjarë që Emilisë nuk i pëlqen që shoqja e saj përpiqet ta kthejë atë.

_____ Duke shprehur shpresën se Emilia do të bëhet Bahá’í, Ana i kapëcen kufijt e moderimit dhe bën proselitizëm.

_____ Duke shprehur shpresën se shoqja e saj do të bëhet Bahá’í, Ana e bën të qartë qysh më parë se Emilia është e mirëpritur të bashkohet me komunitetin Bahá’í në çdo kohë. Por e bën këtë në mënyrë të tillë që Emilia nuk ndjen sikur asaj i bëhet ndonjë presion.

_____ Nëse duam të rekrutojmë njerëz në Kauzën, ne nuk duhet të themi asgjë se çfarë duhet të bëjnë ata deri pasi të jenë afruar pranë Besimit. Akoma më mirë është të pritet derisa ata të jenë deklaruar.

_____ Me keqardhje duhet thënë se shumë njerëz janë të interesuar vetëm për atë që u sjell ndonjë përfitim atyre. Ata nuk i ha meraku se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar botën rreth tyre. Në vend që t’i flasë Emilisë sesi ajo do të marrë pjesë në përpjekjet për të vendosur unitetin në rast se bëhet Bahá’í, Ana duhet t’i flasë asaj se ç’gjë e mrekullueshme është të jesh anëtar i komunitetit Bahá’í dhe për dashurinë e shoqërinë që ndien njeriu kur bën pjesë në të.

_____ Ana e peshon drejt kur ngjall te shoqja e saj ndjenjën se ç’do të thotë praktikisht për të që të bëhet Bahá’í. Ajo bën që kjo të tingëllojë si sfidë, por jo në mënyrë të tepruar. Ajo e bën këtë që të duket si sfidë, por jo e pakapërcyeshme. Citati që zgjedh Ana është veçanërisht i efektshëm, sepse Emilia e kupton se do të forcohet në përpjekjet e saj për të punuar për vendosjen e unitetit. Kur Emilia të bëhet anëtare e komunitetit Bahá’í, ka shumë të ngjarë që ajo të mos jetë një vëzhguese pasive, por një punëtore aktive e Kauzës.


PJESA 11

Si shumë njerëz sot, Emilia është tërhequr shumë pas Mësimeve Bahá’í për unitetin. E entuziazmuar nga idetë që ka dëgjuar, ajo hyn në një bisedë të shkurtër por të gjallë me Anën lidhur me të këqiat që paragjykimet e çdo lloji i sjellin njerëzimit. Pastaj Ana rifillon parashtrimin e saj:

Bahá’u’lláh-u ka lindur më 1917 në Teheran, kryqytetin e Iranit. Që në fëmijërinë e Tij të hershme, Ai tregonte shenja të madhështisë. Ai mori njëfarë arsimi në shtëpi, por nuk pati nevojë të ndiqte shkollën, sepse ishte i pajisur nga Perëndia me dije të lindura. Bahá’u’lláh-u vinte nga një familje fisnike dhe kur ishte djalë i ri iu ofrua një pozitë e lartë në oborrin e Mbretit, por Ai e rufuzoi atë. Ai donte t’ia kushtonte kohën e Tij ndihmës për të shtypurit, të sëmurët e të varfërit dhe mbrojtjes së kauzës së drejtësisë.

Ka dy aspekte të jetës së Bahá’u’lláh-ut që do të dëshiroja t’i përmend në mënyrë të veçantë. Njëri janë vuajtjet që Ai përballoi. Tjetri është ndikimi kolosal që Ai kishte mbi zemrat dhe mendjet e njerëzve. Këto karakterizojnë në të vërtetë jetën e të gjitha Manifestimeve të Perëndisë.

Vuajtjet e Bahá’u’lláh-ut filluan në momentin që Ai u ngrit për të shpallur Kauzën e Perëndisë. Jeta e Tij qe një jetë internimesh, burgimi e përndjekjesh. Atë e lidhën me vargoj në një burg të errët e të zymtë në Teheran. Atë e internuan katër herë nga një vend në tjetrin, më në fund e dërguan në Qytetin Burg të ‘Akká-s në Perandorinë Otomane. Aq të mëdha ishin vuajtjet e Tij atje, saqë Ai e ka quajtur ‘Akká-n “Burgu Më i Madh”. Në një prej Tabelave të Tij lexojmë:

“Kujto ditët e Mia gjatë ditëve të tua, dhe vuajtjet e syrgjynosjen Time në këtë burg të largët. Dhe ji aq i vendosur në dashurinë Time saqë zemra jote të mos lëkundet edhe sikur shpatat e armiqve të derdhen mbi ty dhe të gjithë qiejt e toka të ngrihen kundër teje”.10

Unë gjithmonë mbaj në çantën time një bllok shënimesh, në të cilin shkruaj pasazhet e mia të preferuara nga Shkrimet Bahá’í. Më lejoni t’ju lexoj se çfarë ka thënë Bahá’u’lláh-u lidhur me vuajtjet e Tij:

“Bukuria e Lashtë ka pranuar të lidhet me zinxhirë që njerëzimi të çlirohet nga zgjedha dhe ka pranuar të burgoset në këtë Fortesë të llahtarshme që gjithë bota të arrijë lirinë e vërtetë. Ai e ka pirë me fund kupën e dhimbjes që gjithë popujt e tokës të arrijnë gëzimin e përjetshëm e të mbushen me hare. Kjo bëhet me dashjen e Zotit tuaj, Zemërdhembshurit, Më të Mëshirshmit. Ne kemi pranuar të na poshtërojnë , o ju që besoni në Unitetin e Perëndisë, që ju të lartësoheni, dhe Ne kemi hequr vuajtje të shumta që juve t’ju ecë mbarë e të lulëzoni. Ai Që ka ardhur për të ndërtuar sërish mbarë botën, shihni sesi është detyruar të jetojë në qytetin më të shkretuar nga ata që e krahasojnë veten me Perëndinë!”11

Të gjitha orvatjet u bënë nga dy oborre të fuqishme – ai i Mbretit të Iranit dhe ai i Perandorit Otoman – për t’iu kundërvënë Bahá’u’lláh-ut dhe Mësimeve të Tij. Por Drita e së Vërtetës nuk shuhet lehtë. Vetë uji që derdhet mbi këtë zjarr për të shuar flakën e tij kthehet në vaj dhe zjarri digjet më me forcë. Asgjë nuk mund të bëhej për të ndalur ndikimin gjithnjë në rritje të Bahá’u’lláh-ut. Sa më larg e syrgjynosnin Atë autoritetet, aq më i madh bëhej numri i njerëzve që tërhiqeshin pas Mësimeve të Tij dhe njihnin Fuqinë e Madhështinë e Tij. Megjithë përndjekjet e vazhdueshme, Bahá’u’lláh-u vazhdoi të revelonte Fjalën e Perëndisë për më shumë se dyzet vjet dhe solli kaq shumë dashuri e energji shpirtërore në këtë botë saqë fitorja përfundimtare e Kauzës së Tij është e sigurt.

Bahá’u’lláh-u ndërroi jetë më 1892. Varri Mauzole i Tij, që ne e konsiderojmë si Vendin Më të Shenjtë në botë, ndodhet pranë qytetit të ‘Akká-s. Këtu kam disa kartolina të hyrjes në Mauzole dhe të koshteve që e rrethojnë atë. Ju nuk e merrni dot me mend sa shumë dëshirë kam unë të shkoj në haxhillëk në Tokën e Shenjtë. Unë shpresoj se ndonjë ditë edhe ju do të jeni në gjendje ta bëni këtë.


PJESA 12

Ushtrimet e mëposhtme shqyrtojnë aspekte të ndryshme të tregimit të Anës për jetën e Bahá’u’lláh-ut:
1. Duke treguar historinë e jetës së Bahá’u’lláh-ut, Ana zgjedh dy koncepte kryesore që kërkon të shtjellojë. Gjatë kësaj, ajo paraqet disa fakte lidhur me jetën e Tij, por duket qartë se nuk ka ndërmend të japë shumë informacion. Ajo e di që nëse, siç shpreson, Emilia bëhet Bahá’í, do ta studiojë historinë e jetës së Bahá’u’lláh-ut më me hollësi. Cilat janë dy konceptet që ajo përpiqet të shtjellojë?
a. _____________________________________________________________________
b. _____________________________________________________________________
2. Përse, mendoni ju, ajo zgjedh këto dy koncepte? ______________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
3. A jeni ju dakord me të se këto dy koncepte janë dy më thelbësorët për t’i kuptuar Emilia në këtë fazë? Në qoftë se jo, a keni ju sugjerime të tjera? ________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
4. Bëni një listë të temave të informacionit që Ana jep në tregimin e saj për jetën e Bahá’u’lláh-ut. _________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
5. A ka fakte të tjera që ju mendoni se janë të nevojshme në këtë fazë? _______________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
6. Veç përpjekjes për të përçuar dy koncepte kryesore dhe ca informacion të nevojshëm, është e qartë se Ana shpreson të përçojë te Emilia disa ndjenja. Cilat janë ato? A e arrin ajo këtë? ______________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
7. Tani që keni menduar për parashtrimin që i bën Ana jetës së Bahá’u’lláh-ut, a mendoni ju se ai do të duhej të ndryshohej në qoftë se do të ishit duke i folur dikujt me prejardhje të ndryshme fetare? Nëse po, a mund të jepni disa shembuj të ndryshimeve që ju do të bënit? _________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
PJESA 13

Leximi i vetë fjalëve të Bahá’u’lláh-ut lidhur me vuajtjet e Tij e ka prekur dukshëm Emilinë. Asaj i vjen, sigurisht, ndërmend se Krishti dha jetën e Tij për shpëtimin e njerëzimit. Kështu Ana dhe shoqja e saj bisedojnë një copë herë për domethënien e vuajtjeve të Manifestimeve të Perëndisë, të Cilët, edhe pse të Gjithëfuqishëm, pranuan me dashje vuajtjet që ne të çlirohemi. Pastaj Ana pyet në qoftë se mund të vazhdojnë më tej dhe përmend se do të dëshironte të paraqiste një tjetër Figurë Qendrore të Besimit Bahá’í, konkretisht Báb-ín. Ajo vazhdon në këtë mënyrë:

Disa vite para se Bahá’u’lláh-u të shpallte Misionin e Tij, Perëndia dërgoi një Lajmëtar të posaçëm që të njoftonte ardhjen e Tij. Ky Lajmëtar i madh mori titullin “Báb-i”, që do të thotë porta. Ai ishte me të vërtetë një portë për njohjen e Perëndisë dhe për një epokë të re në ekzistencën njerëzore. Për gjashtë vjet me radhë ai mësonte pareshtur se ishte afër shfaqja e një Manifestimi të ri të Perëndisë dhe përgatiti rrugën për ardhjen e Tij. Ai u thoshte njerëzve se ata ishin dëshmitarë të agimit të një epoke të re, të agimit të Ditës së Premtuar të Perëndisë. Ai u bëri thirrje atyre të dëlirnin zemrat nga kotësitë tokësore, në mënyrë që të mund të njihnin Atë Që Perëndia së shpejti do ta shfaqte.

Mijëra e mijëra njerëz e pranuan Mesazhin e Báb-ít dhe filluan të ndiqnin Mësimet e Tij. Por qeveria e Iranit dhe kleri i fuqishëm që sundonte mbi masat u ngritën kundër Tij. Pasuesit e Tij u përndoqën dhe një numër i madh prej tyre u vranë. Vetë Báb-í, në moshën 31 vjeç, u martirizua nga një regjiment ushtarësh që, me urdhër të qeverisë, e varën Atë me litarë në një shesh publik dhe hapën zjarr kundër Tij.

Që ju të shihni sa prekëse janë Fjalët e Báb-ít, do të doja t’ju recitoj dy prej lutjeve të Tij:

“A ka ndonjë Largues të vështirësive veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjithë janë shërbëtorë të Tij dhe të gjithë ndjekin urdhrat e Tij!”12

“Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiejt ose mbi tokë, por veç Perëndia, është i mjaftueshëm. Me të vërtetë, Ai është në Vetvete Njohësi, Mbështetësi, Fuqiploti”.13

Shumë Bahá’í dinë përmendsh veçanërisht lutjen e parë dhe e thonë atë ose me zë të lartë ose me mend në kohë vështirësish. Në qoftë se doni, mund të ndalemi pak dhe ju mund ta mësoni atë përmendsh. Kjo me të vërtetë është e lehtë të bëhet.

Pas mësimit përmendsh, Ana vazhdon:

Pas martirizimit të Tij, trupi i Báb-ít u mor prej pasuesve të Tij dhe u çua nga një vend në tjetrin, gjithmonë fshehurazi armiqve të Besimit. Më në fund ai u çua në Malin Karmel në Tokën e Shenjtë. Unë kam këtu disa kartolina të Mauzoleut të Tij në Haifa dhe të disa Vendeve të tjera të Shenjta në atë qytet dhe në ‘Akká, që ndodhet në anën tjetër të gjirit, të cilat dua t’jua tregoj juve. Këto dy qytete binjake janë sot qendra botërore shpirtërore e administrative e Besimit Bahá’í – qendra shpirtërore sepse këtu ndodhen Mauzoletë e Báb-ít e të Bahá’u’lláh-ut, si dhe mjaft Vende të tjera të Shenjta, dhe qendra administrative sepse Selia e organizmit drejtues suprem të Besimit, e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, gjithashtu ndodhet në Malin Karmel.


PJESA 14

Ushtrimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mendoni për këtë pjesë të parashtrimit të Anës.

1. Bëni një listë të koncepteve e të temave të rëndësishme të informacionit që Ana përçon në tregimin e saj për jetën e Báb-it.

Koncepte:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
Informacion:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

2. Përse është e rëndësishme të paraqitet figura e Báb-ít në një fazë të hershme të një parashtrimi të Besimit, siç bën Ana? _________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________



PJESA 15

Pasi e ka plotësuar parashtrimin e saj për Manifestimet Binjake, Ana vazhdon të flasë për ‘Abdu’l-Bahá-in dhe Besëlidhjen e Bahá’u’lláh-ut:

Ideja më qendrore për jetët tona si Bahá’í është se ne kemi hyrë në një Besëlidhje me Bahá’u’lláh-un. Siç e dini, në të gjitha fetë e tjera, pasi ndërronte jetë Manifestimi, pasuesit e Tij hynin në mijëra polemika midis tyre dhe, si rezultat, feja përçahej në sekte të shumta. Shkaku i përçarjes shpesh herë ka qenë dëshira e disa individëve ambiciozë për të udhëhequr. Por kur dallimet në mendime kanë lindur edhe midis besimtarësh të sinqertë se ç’kuptim kanë Fjalët e Manifestimit, askush nuk ka qenë i autorizuar nga Vetë Manifestimi për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe kjo ka ndikuar në ndezjen e konfliktit e të mospajtimit. Çdo grup interpretimesh ka çuar në krijimin e një sekti të ndryshëm.

Bahá’u’lláh-u e ka mbrojtur Besimin e Tij nga një ndarje e tillë duke e pajisur atë me një pushtet të vetëm, me pushtetin e Besëlidhjes. Para se të ndërronte jetë, Ai deklaroi qartë, me shkrim, se pas Tij të gjithë Bahá’í-të duhet të drejtohen nga ‘Abdu’l-Bahá-i. ‘Abdu’l-Bahá-i, Djali i madh i Tij, u emërua kështu si Interpretuesi i vetëm i Fjalëve të Tij dhe si Qendra e Besëlidhjes së Tij. Atë e edukoi Vetë Bahá’u’lláh-u dhe Ai qysh fëmijë e dinte pozitën e Tij dhe kishte ndarë me të Atin vuajtjet e Tij. Ai ishte një dhuratë shumë e çmuar që iu dha njerëzimit, ishte Shembulli i përsosur i të gjitha Mësimeve Bahá’í.

‘Abdu’l-Bahá-i jetoi mbi tokë 77 vjet. Ai lindi pikërisht atë natë që Báb-í shpalli misionin e Tij më 1844 dhe ndërroi jetë në nëntor 1921. Jeta e Tij qe plot brenga, por çdo njeriu me të cilin takohej Ai i sillte gëzimin e lumturinë më të madhe. Pasi ndërroi jetë Ati i Tij, përgjegjësia për komunitetin Bahá’í ra mbi supet e Tij dhe Ai punoi ditë e natë për të përhapur Besimin në Lindje e në Perëndim. Ai shkroi mijëra Tabela drejtuar individëve e grupeve kudo dhe sqaroi Mësimet e Atit të Tij. Interpretimet e Tij janë tani pjesë thelbësore e Shkrimeve të Besimit Bahá’í.

Duke u përqendruar tek ‘Abdu’l-Bahá-i si Qendra e Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut, Bahá’í-të e botës mbeten të bashkuar në përpjekjet e tyre për të jetuar një jetë Bahá’í dhe për të krijuar një qytetërim të ri. Ne nuk harrojmë se, si pjesë e premtimit që i kemi bërë Bahá’u’lláh-ut, duhet të duam njëri-tjetrin dhe tek ‘Abdu’l-Bahá-i ne shohim shembullin e përkryer të njeriut që i do të tjerët. Ne nuk harrojmë se duhet të mbështesim drejtësinë, se duhet të jemi zemërgjerë, se nuk duhet të vemë re gabimet e të tjerëve, dhe nga shembulli i ‘Abdu’l-Bahá-it ne mësojmë drejtësinë, zemërgjerësinë dhe ndjesën. Mbi çdo gjë tjetër, duke u përqendruar tek ‘Abdu’l-Bahá-i, ne jemi gjithnjë të vetëdijshëm për besëlidhjen tonë me Bahá’u’lláh-un e nuk do të lejojmë që uniteti i pasuesve të Tij të thyhet dhe se, të bashkuar si komunitet mbarëbotëror, ne do të punojmë derisa njëshmëria e njerëzimit të vendoset në mënyrë të patundur.

Në Vullnetin e Testamentin e Tij, ‘Abdu’l-Bahá-i emëroi nipin e Vet si Ruajtës të Besimit dhe pas vdekjes së Tij Shoghi Effendiu u bë interpretuesi i autorizuar i Mësimeve. Për 36 vjet ai vazhdoi veprën e Gjyshit të Vet, duke sqaruar Fjalët e Manifestimit dhe duke vendosur fort Besimin e Tij në të gjitha anët e planetit. Pesë vjet e gjysmë pas vdekjes së tij, Bahá’í-të e botës zgjodhën Shtëpinë Universale të Drejtësisë, siç qe parashikuar nga Bahá’u’lláh-u dhe qe përcaktuar qartë nga ‘Abdu’l-Bahá-i e nga Ruajtësi. Shtëpia Universale e Drejtësisë është institucioni më i lartë i Besimit, të cilit i drejtohen tani të gjithë Bahá’í-të e botës.


PJESA 16

Ju ka të ngjarë e keni vënë re se kjo pjesë e parashtrimit të Anës është me peshë, sepse ajo i shpjegon me pak fjalë Emilisë disa koncepte shumë të thella. Ushtrimi i mëposhtëm du t’ju ndihmojë t’i shqyrtoni thëniet e saj më me hollësi.

1. Deri tani, në pajtim me deklaratën e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, Ana i ka folur Emilisë lidhur me Pozitën e Pararendësit të Besimit, Báb-ít, dhe të Autorit të tij, Bahá’u’lláh-ut. Tani ajo dëshiron ta ndihmojë Emilinë të njohë Pozitën e ‘Abdu’l-Bahá-it. Për ta bërë këtë, Ana jep gjithashtu konceptin e Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut. Ajo paraqet një numër faktesh, për ta ndihmuar Emilinë të kuptojë në njëfarë mënyre këto dy koncepte të ndërlidhura.

Më poshtë jepet një listë e disa prej këtyre fakteve. Çdo thënie ka si synim të kontribuojë që Emilia të kuptojë njërin ose tjetrin prej të dy koncepteve, ose të dyja ato. Shënoni me një “1” ato që ju mendoni se mbështesin si duhet konceptin e Pozitës së ‘Abdu’l-Bahá-it dhe me një “2” ato që i referohen më tepër konceptit të Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut. Në qoftë se mendoni që thëniet kontribuojnë njëlloj për të kuptuar të dy konceptet, shënojini ato me “1” dhe me “2”pas tij.

_____ Të gjitha fetë e tjera janë ndarë në sekte të shumta për shkak se ka munguar një interpretues i autorizuar në mënyrë të qartë.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i është Qendra e Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i është Interpretuesi i Fjalëve të Bahá’u’lláh-ut.

_____ Krijimi i Shtëpisë Universale të Drejtësisë ishte parashikuar nga Bahá’u’lláh-u.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i emëroi nipin e Tij si Ruajtës të Besimit në Vullnetin e Testamentin e Tij.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i shkroi mijëra Tabela që sqarojnë Mësimet e Besimit.

_____ Bahá’u’lláh-u e mbrojti Besimin e Tij nga përçarja duke e pajisur atë me pushtetin e Besëlidhjes.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i është Shembulli i Përkryer i Mësimeve të Bahá’u’lláh-ut.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i i sillte gëzimin e lumturinë më të madhe çdo njeriu me të cilin takohej.

_____ Bahá’u’lláh-u deklaroi qartë, me shkrim, se pas Tij të gjithë Bahá’í-të duhet të drejtohen nga ‘Abdu’l-Bahá-i.

_____ Dëshira për të udhëhequr mund të jetë shkak përçarjeje në një fe.

_____ ‘Abdu’l-Bahá-i punoi ditë e natë për të përhapur Besimin në Lindje dhe në Perëndim.

_____ Bahá’í-të e botës zgjodhën Shtëpinë Universale të Drejtësisë pak kohë pasi Ruajtësi ndërroi jetë.
_____ Mungesa e një interpretuesi të autorizuar në një fe hap portën për konflikt e përçarje.


PJESA 17

Gjatë shpjegimit të Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut dhe të Pozitës së ‘Abdu’l-Bahá-it, Ana vë re se Emilia është disi e shtangur. Ajo menjëherë peshon në mendjen e saj dy mumndësitë që ka përpara: ajo mund të lerë një kohë dhe ta diskutojë këtë çështje shumë më thellë, ose të vazhdojë parashtrimin e saj dhe të sigurohet që në një bisedë tjetër ato së shpejti do të studiojnë përsëri temën e e Besëlidhjes. Ajo vendos të ndjekë mënyrën e dytë të veprimit dhe vazhdon kështu:

Mjaft prej ideve që unë kam shpjeguar për këtë çështje të fundit kërkojnë të mendohesh shumë. Nëse jeni dakord, ndonjë herë tjetër mund ta diskutojmë këtë çështje më thellë. Për atë diskutim unë do të sjell disa pasazhe nga Libri i Besëlidhjes i Bahá’u’lláh-ut, si dhe nga Vullneti e Testamenti i ‘Abdu’l-Bahá-it, që t’i lexojmë së bashku. Por më lejo të vazhdojmë më tej dhe t’ju paraqes disa ide të tjera që ju do të doni t’i dini për Besimin Bahá’í qysh nga fillimi.

Emilia bie dakord dhe me dashamirësi thotë se asaj vërtet i ka pëlqyer shpjegimi , se ajo ka krijuar një ide për rëndësinë e Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut dhe se pret me dëshirë për ta studiuar këtë çështje së shpejti. Ana, e gëzuar dhe e qetësuar, vazhdon:

Një aspekt shumë i rëndësishëm i çdo feje janë ligjet që Manifestimi i sjell njerëzimit për ta çuar atë në rrugën e drejtë. Disa prej këtyre ligjeve e porosive janë të përjetshme, të tjerat ndryshojnë krahas përparimit e zhvillimit të njerëzimit. Besimi ynë na mëson se nuk duhet t’i mendojmë ligjet Bahá’í si një numër gjërash që duhen bërë dhe që nuk duhen bërë. Bahá’u’lláh-u na thotë se ligjet e Tij janë “llambat e provanisë Sime dashamirëse midis shërbëtorëve të Mi dhe çelësat e mëshirës Sime për krijesat e Mia”.3 Dhe as duhet që ne t’u bindemi këtyre ligjeve nga frika e ndëshkimit, sepse Ai e ka thënë qartë në Librin e Tij Më të Shenjtë: “Zbato porositë e Mia, për hir të bukurisë Sime”.14

Këto ide do të bëhen më të qarta, nëse unë do t’ju jap disa shembuj të ligjeve Bahá’í. Në botën fizike njerëzit duhet të hanë çdo ditë. Kjo është një kërkesë e trupit të njeriut; në qoftë se nuk e bëjmë këtë, do të sëmuremi dhe shpejt do të vdesim. Ne mund të themi, pra, të ngrënit çdo ditë është një ligj i ekzistencës fizike, të cilit i duhet bindur. Po kështu, një prej porosive të Bahá’u’lláh-ut është se ne duhet të lutemi çdo ditë. Ashtu si trupi, edhe shpirti ynë ka nevojë për ushqim të vazhdueshëm, dhe lutja siguron ushqimin për rritjen tonë shpirtërore. Ka shumë lutje tepër të bukura të reveluara nga Báb-í, nga Bahá’u’lláh-u dhe nga ‘Abdu’l-Bahá-i, të cilat mund t’i themi kur jemi vetëm ose në takime. Disa prej lutjeve janë të posaçme dhe disa janë të detyrueshme. Një prej lutjeve të detyrueshme thuhet nga Bahá’í-të çdo ditë midis mesditës dhe perëndimit të diellit. Ajo thotë:

“Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit”.15

Kjo është një lutje e shkurtër e shumë e bukur, dhe duke e parë sa e lehtë është për ju t’i mësoni përmendsh këto vargje, jam e sigurt se ju do ta dini atë përmendsh pasi ta keni përsëritur disa herë.

Në një porosi tjetër, Bahá’u’lláh-u ndalon përgojimin dhe shpifjen. Kjo është e rëndësishme sepse, po ta mendosh këtë, një prej armiqve më të mëdhenj të unitetit është përgojimi. Dhe, për fat të keq, midis pjesës më të madhe të njerëzimit është bërë një praktikë e rrënjosur të flasësh për gabimet e njerëzve të tjerë kur ata nuk janë të pranishëm. Duket sikur çdo njeri merret me të metat e të tjerëve, të cilat zmadhohen gjithnjë e më shumë duke u përmendur vazhdimisht. ‘Abdu’l-Bahá-i na thotë të bëjmë pikërisht të kundërtën. Në qoftë se shohim te një njeri dhjetë cilësi të mira dhe një gabim, duhet të përqendrohemi tek ato të dhjeta, madje edhe në qoftë se dikush ka dhjetë gabime dhe vetëm një cilësi të mirë, ne duhet të përqendrohemi te kjo cilësi e vetme.

Emilia, e cila i dëgjon me interes të veçantë komentet e fundit të Anës, sjell ndërmend disa incidente të kohëve të fundit në shkollë, ku rezultoi se mjaft njerëz ishin fyer nga përgojimi. Dy shoqet biseduan për njëfarë kohe sesi thashethemet mund të prishin miqësinë dhe pastaj Ana gjen në bllokun e saj e lexon këtë që vijon:

“O shok i Fronit Tim! Mos dëgjo e mos shih asnjë të keqe, mos e ul veten, as mos psherëti e vajto. Mos fol keq, që të mos dëgjosh të flasin keq për ty, dhe mos i zmadho të metat e të tjerëve, që të mos duken të mëdha të metat e tua; mos dëshiro poshtërimin e askujt, që të mos dalë në shesh poshtërimi yt. Jetoji, pra, ditët e jetës sate, që janë më të shkurtra sesa një çast kalimtar, me mendje të pastër, me zemër të panjollë, me mendime të kulluara dhe me karakter të shenjtëruar, në mënyrë që, i lirë e i kënaqur, të flakësh tutje këtë trup të vdekshëm dhe të shkosh në parajsën mistike e të jetosh përgjithmonë në mbretërinë e përjetshme”.16

Pastaj Ana vazhdon:

Megjithëse kjo nuk na prek shumë në moshën tonë, ju duhet të dini gjithashtu se Bahá’u’lláh-u ndalon pirjen e alkoolit dhe, sigurisht, abuzimin material. Pirja e alkoolit është me të vërtetë një prej sëmundjeve sociale më të mëdha që ekzistojnë sot në botë. Ajo është një prej shkaqeve më të zakonshme të dhunës dhe të shkatërrimit të jetës së shëndoshë familjare. T’ju them të vërtetën, unë kurrë nuk e kam kuptuar përse njerëzit të pinë diçka që prek mendjet e tyre dhe i bën ata të humbasin aftësinë për të menduar qartë. Pirja i shtyn njerëzit të veprojnë në mënyra të turpshme, ndërsa në të vërtetë ne jemi krijuar fisnikë. Unë di një citat të bukur nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut lidhur me fisnikërinë:

O Bir i Shpirtit! Unë të kam krijuar të pasur, përse, pra, do vetë të biesh në varfëri? Fisnik të bëra ty, përse, pra, do vetë të poshtërohesh? Prej thelbit të dijes Unë të dhashë ty qenien, përse, pra, kërkon ndriçim nga dikush tjetër veç Meje? Prej argjilës së dashurisë të artova ty, përse, pra, ti merresh me një tjetër? Ktheje vështrimin ndaj vetes, që të më gjesh Mua të qëndroj brenda teje, i fuqishëm, i pushtetshëm e i vetëqenëshëm.17

Një porosi tjetër e Bahá’u’lláh-ut, një prej atyre që unë pëlqej më shumë, ka të bëjë me detyrimin e prindëve e të shoqërisë për edukimin e fëmijëve. Unë kam këtu në bllokun tim të shënimeve një pasazh të shkurtër nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, që e shpjegon mirë këtë:

“Prandaj, të dashurit e Perëndisë dhe shërbëtoret e të Mëshirshmit duhet t’i ushtrojnë fëmijët e tyre me gjithë shpirt dhe t’i mësojnë ata në shkollën e virtytit e të përsosurisë. Ata nuk duhet të jenë të shkujdesur në këtë çështje; ata nuk duhet të jenë të paefektshëm. Me të vërtetë, do të ishte më mirë që një foshnjë të mos jetonte fare sesa të rritej injorante, sepse kjo bebe e pafajshme, në jetën e mëvonshme, do të vuante nga të meta të shumta, do të përgjigjej para Perëndisë e do të hetohej prej Tij, do të qortohej e do të flakej tej prej njerëzve. Ç’mëkat e ç’pakujdesi do të ishte kjo!

“Detyra e parë e të dashurve të Perëndisë dhe e shërbëtoreve të të Mëshirshmit është kjo: Ata duhet të përpiqen me të gjitha mjetet të edukojnë të dy sekset, meshkuj e femra; vajzat si dhe djemtë; nuk ka asnjë lloj dallimi midis tyre. Injoranca e të dyve është e dënueshme dhe pakujdesia në të dy rastet është e qortueshme. ‘A janë ata që dinë dhe ata që nuk dinë të barabartë?’”18

A e dini, pasi reflektova për këtë porosi të madhe, unë vendosa të bëj diçka për këtë. Kështu, bashkë me një mik ne zhvillojmë një klasë Bahá’í për fëmijë një herë në javë dhe kemi shtatëmbëdhjetë nxënës. Do të dëshiroja t’ju ftoj të vini dhe të na ndihmoni lidhur me këtë klasë. A keni kohë këtë të shtunë pasdite?


PJESA 18

Për t’ju ndihmuar të mendoni për këtë pjesë të parashtrimit të Anës, plotësoni ushtrimet e mëposhtme.

1. Në këtë pjesë të parashtrimit të saj, Ana përpiqet të zbatojë udhëzimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë për ta informuar kërkuesin se në Besimin ka ligje që duhen ndjekur. Me cilat prej thënieve që vijojnë ju jeni dakord?

_____ Në këtë fazë, do të ishte më mirë që Ana të mos e shtronte fare çështjen e ligjeve. Në shoqërinë e sotme, njerëzit çmojnë lirinë e tyre personale dhe idea e “ligjeve fetare” i largon ata.

_____ Ana duhet t’i përmendë Emilisë, në mos të gjitha, pjesën më të madhe të ligjeve Bahá’í, për shembull ligjet e trashëgimisë, të martesës, të varrimit dhe të Huqúqu’lláh-ut. Përndryshe Emilia nuk do të jetë plotësisht e informuar se ç’do të thotë të jesh Bahá’í.

_____ Më e rëndësishmja është që Emilia të kuptojë faktin që në Besimin Bahá’í ka ligje, të ketë njëfarë ideje për natyrën e këtyre ligjeve dhe të jetë e vetëdijshme se, si Bahá’í, ajo duhet t’u bindet atyre. Në këtë fazë, nuk ka nevojë që ajo të dijë cilat janë të gjitha ligjet.

_____ Për qëllimet e Anës, do të ishte e mjaftueshme të jepej një shembull i një ligji, bie fjala ligji i lutjes. Ajo e tepron duke paraqitur katër ligje.

_____ Shpjegimi i Anës për ligjin e lutjes është shumë i efektshëm. Duke paraqitur më parë një prej ligjeve që sundojnë në botën fizike, Ana është në gjendje t’i shpjegojë Emilisë kuptimin e “ligjeve” dhe ta ndihmojë atë të largohet nga nocioni i gjërave që duhen bërë e që nuk duhen bërë.

_____ T’i flasësh një kërkuesi se Bahá’u’lláh-u e ka ndaluar përdorimin e alkoolit nuk është një ide e mirë, veçanërisht kur i flet një të reje që bën përpjekje të gjejë identitetin e vet dhe të tregojë se po bëhet e rritur. Ajo, natyrisht, do të dojë të pijë alkool dhe përmendja e një ligji kundër tij vetëm do ta largojë atë nga Besimi.

_____ Mënyra sesi e paraqet Ana që Bahá’u’lláh-u e ka ndaluar përdorimin e alkoolit është e përshtatshme. Duke folur për efektet e alkoolit mbi qartësinë e mendjes së njeriut, ajo tregon urtësinë e këtij ligji. Për më tepër, duke futur çështjen e fisnikërisë, ajo e vendos këtë ligj në një rrafsh më të lartë, shpirtëror.

_____ Ana bën gabim që nuk flet në mënyrë shumë më të vendosur për bindjen ndaj ligjeve të Bahá’u’lláh-ut. Në fakt, ajo duhet të shtrojë çështjen e sanksioneve administrative, që Emilia ta dijë se ç’pasoja ka mosbindja.

_____ Duke mos e vënë theksin te pika e bindjes ndaj ligjeve të Bahá’u’lláh-ut, Ana përçon qartë tek Emilia idenë se bindja rrjedh nga dashuria për Perëndinë dhe jo nga frika e ndëshkimit. Kur Emilia të bëhet Bahá’í, bindja ndaj ligjeve do të jetë një rrjedhojë e natyrshme e dashurisë së saj për Bahá’u’lláh-un.

_____ Në qoftë se ju mësoni dikë që e ka problem të pirët, do të ishte shumë e rëndësishme t’i shpjegoni atij ligjin që ndalon përdorimin e alkoolit. Në këtë rast, sigurisht, do të duhet t’i thoni atij që, në qoftë se bëhet Bahá’í, ai menjëherë duhet të heqë dorë nga të pirët.

_____ Në qoftë se ju mësoni dikë që e ka problem të pirët, do të ishte shumë e rëndësishme t’i shpjegoni atij ligjin që ndalon përdorimin e alkoolit. Duke e njohur këtë problem, ju sidoqoftë mund t’i shpjegoni atij se nuk ka gjë që ai të vazhdojë të pijë edhe pasi është bërë Bahá’í, mjafton të mos e shohë njeri.

_____ Në qoftë se ju mësoni dikë që e ka problem me pirët, do të ishte shumë e rëndësishme t’i shpjegoni atij ligjin që ndalon përdorimin e alkoolit, krahas ligjeve të tjera. Ju gjithashtu mund t’i përmendni atij se nuk është kurdoherë e lehtë të ndjekësh çdo ligj; ne nuk jemi të përsosur dhe ndonjëherë bëjmë gabime. Por kur pranojmë Bahá’u’lláh-un, dhe duke iu lutur Atij, Ai Vetë na ndihmon të kapërcejmë dobësitë tona dhe na jep forcë për t’iu bindur ligjeve të Tij.

2. Supozoni që ju mësoni dikë që e ka të vështirë të besojë te Perëndia. A do t’i paraqitni edhe në këtë rast atij ose asaj ligjin e lutjes? Në qoftë se po, si do ta bëni këtë?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 19

Biseda e parë e Anës me Emilinë lidhur me Besimin po i afrohet fundit. Emilia ka treguar shumë interes gjatë gjithë parashtrimit dhe kjo e ka inkurajuar Anën t’i shpjegojë disa ide pak a shumë hollësisht. Tani ajo duhet t’i përfundojë idetë e saj të hyrjes:

Jam e sigurt se ju jeni e vetëdijshme që unë ju ftoj të bëni pjesë në një fe dhe jo thjesht të pranoni një grumbull idealesh të bukura. Në fakt, Besimi Bahá’í është një fe shumë e organizuar, qëllimi i së cilës është jo më pak se bashkimi i mbarë gjinisë njerëzore. Do të jetë e dobishme që ju ta mendoni punën e Bahá’í-ve si ndërtim të një qytetërimi botëror. Shtëpia Universale e Drejtësisë na thotë se në këtë punë ka tre pjesëmarrës, dhe secili ka një rol shumë të rëndësishëm.

Pjesëmarrësi i parë është besimtari individual. Është detyrë e këtij individi të qëndrojë i patundur në Besëlidhjen, të përpiqet çdo ditë ta sjellë jetën e tij ose të saj në përputhje me Mësimet e Bahá’u’lláh-ut dhe t’i shërbejë njerëzimit, kurdoherë i vetëdijshëm për faktin se jeta nuk merr fund me vdekjen dhe se raporti i njeriut me Perëndinë është i përjetshëm. Pas vdekjes, shpirtrat tanë bëhen të lirë dhe vazhdojnë të përparojë drejt Perëndisë në përjetësi. Jetët tona këtu i ngjajnë shumë jetës së një foshnje në mitrën e nënës. Për rreth nëntë muaj fëmija zhvillon aftësitë – sytë, veshët, duart e kështu me radhë – që t’i përdorë më pas në këtë botë. Po kështu, ne duhet të zhvillojmë këtu aftësisë shpirtërore që na nevojiten për të përparruar në botët e tjera të Perëndisë. Sigurisht, ne nuk ia arrijmë dot qëllimit thjesht duke menduar për këtë. Ne duhet të punojmë , t’u shërbejmë qenieve të tjera njerëzore dhe të ndajmë me të tjerët njohuritë që fitojmë.

Pjesëmarrësi i dytë është komuniteti. Qeniet njerëzore nuk janë krijuar për të ekzistuar vetëm. Ne jetojmë në komunitete dhe duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar qytetërimin e ri. Komuniteti më i afërt për ne është ai lokal, i cili përbëhet prej Bahá’í-ve të fshatit ose të qytetit tonë. Pikërisht në komunitetin lokal ne mësojmë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të rritemi së bashku dhe të bëhemi të bashkuar. Përveç që jemi anëtarë të komunitetit lokal, ne jemi gjithashtu anëtarë të komunitetit kombëtar dhe pastaj të komunitetit mbarëbotëror Bahá’í, i cili vazhdimisht shtrihet dhe tërheq njerëz të çdo prejardhjeje fetare, race e kombësie.

Institucionet e Besimit, na thotë Shtëpia Universale e Drejtësisë, përbëjnë pjesëmarrësin e tretë në ndërtimin e një qytetërimi të ri. Kjo është një temë, për të cilën do të diskutojmë pak më gjerë kur të flasim për Besëlidhjen. Për tani, më lejoni të përmend se në porositë e Bahá’u’lláh-ut përfshihen shumë gjëra që kanë të bëjnë me mënyrën si duhet të jetë e organizuar shoqëria. Në të kaluarën, Manifestimet e Perëndisë nuk kanë thënë shumë sesi duhet të organizohen pasuesit e tyre dhe njerëzit duhej ta zbulonin ata vetë si ta bënin këtë. Por, në rastin e Besimit Bahá’í, Bahá’u’lláh-u solli Rendin e vet Administrativ, gjë që do të thotë se Ai na ka thënë se çfarë institucionesh duhet të krijojmë, si duhet të funksionojnë ato dhe si duhet të qeveriset njerëzimi.

Ne kemi folur për institucioninmë të lartë, që është Shtëpia Universale e Drejtësisë. Në çdo vend, Bahá’í-të zgjedhin një herë në vit Asamblenë Shpirtërore Kombëtare dhe në çdo lokalitet Asamblenë Shpirtërore Lokale. Ky është institucioni që ju do të njihni më parë. Në Besimin Bahá’í nuk ka priftërinj ose kler dhe është Asambleja Shpirtërore Lokale ajo që drejton punët e komunitetit dhe kujdeset për mirëqenien e besimtarëve individualë. Asambleja Shpirtërore Lokale përbëhet prej nëntë anëtarësh të zgjedhur në një atmosferë lutjeje me votim të fshehtë nga të gjithë besimtarët e rritur të komunitetit. Asambletë Shpirtërore janë tepër të rëndësishme për Bahá’í-të. Përmes tyre ne mësojmë sesi duhen administruar punët njerëzore dhe si mund të vendoset një rend i ri në shoqëri, një rend që do të bëhet i njohur si Rendi Botëror i Bahá’u’lláh-ut.

Ne mund ta marrim me mend se biseda midis Anës dhe Emilisë përfundon këtu. Duket qartë se Emilia është e etur të vazhdojë diskutimin një ditë tjetër. Ana nxjerr nga çanta një libër të vogël lutjesh dhe ia jep Emilisë si dhuratë, duke sugjeruar që të thonë një lutje së bashku para se të shkojë secila në punë të vet. Emilia e hap librin dhe lexon:

“O Perëndi! Freskoje e kënaqe shpirtin tim. Dëlire zemrën time. Ndriçoi aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët në dorën Tënde. Ti je Udhërrëfyesi dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i trishtuar e i brengosur; do të jem një qenie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, dhe as do t’i lejoj telashet të më shqetësojnë. Unë nuk do të jetoj me gjërat e pakëndshme të jetës.

“O Perëndi! Ti je për mua më shumë mik sesa jam unë vetë ndaj vetes sime. Unë ta përkushtoj veten time Ty, O Zot”.19

Edhe pse shtjellimi që ne e lidhëm me Anën dhe Emilinë nuk është real, ai bazohet në përvojën e mijëra Bahá’í-ve në gjithë botën. Si përfundim të historisë, ne mund të themi me bindje se pas disa ditësh dhe pas një ose dy bidedash të tjera, Emilia do të bashkohet me komunitetin Bahá’í.


PJESA 20

Të shqyrtojmë parashtrimin e plotë të Anës përmes dy ushtrimeve të mëposhtme:

1. Shpjegimet e Anës, të qartësuara veçanërisht nga ato të fundit, do të formojnë bazën e kuptimit të Emilisë për përgjegjësitë e saj si besimtare individuale, të pjesëmarrjes së saj në punën e komunitetit dhe të raporteve të saj të ardhme me institucionet e Besimit.

Çfarë përfytyrimi të besimtarit individual përpiqet të përçojë Ana? Cilat janë disa prej karakteristikave të këtij individi? ___________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Çfarë përfytyrimi të komunitetit Bahá’í përpiqet të përçojë Ana? Cilat janë disa prej karakteristikave të tij? ____________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Çfarë përfytyrimi të institucioneve të Besimit përpiqet të përçojë Ana? Cilat janë disa prej karakteristikave të tyre? _______________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

2. Gjatë tërë bisedës, duket qartë se Ana përpiqet ta ndihmojë Emilinë të pranojë Besimin Bahá’í. Cilën prej arsyeve të mëposhtme ju e konsideroni si shtytjen kryesore të thirrjes së saj?

_____ Që Bahá’í-të janë njerëz të sjellshëm dhe komuniteti Bahá’í është i bashkuar, prandaj ju duhet të bashkoheni me të.

_____ Që Besimi Bahá’í përmban parimet shpirtërore e sociale më përparimtare dhe përderisa ju i pranoni ato jeni Bahá’í.

_____ Që pas hyrjes së shkurtër që ju bëra, ju tani keni nevojë të bëni një studim të kujdesshëm të Besimit Bahá’í dhe pastaj të vendosni nëse do të bëheni ose jo Bahá’í.

_____ Që mbi bazën e asaj që ju kam thënë unë dhe të disa shpjegimeve të mëtejshme që do t’ju jap, ju do të arrini të shihni se Bahá’u’lláh-u është Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme dhe do të ndieni dëshirën të bëheni një prej pasuesve të Tij të devotshëm.


PJESA 21

Duke shqyrtuar aktin e të dhënit mësim, ne kemi parë deri tani rolin e shpalljes, aftësinë për të njohur shpirtrat e predispozuar dhe disa karakteristika të përmbajtjes së mesazhit që duhet të përçojmë tek ata që mësojmë. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se e kryejmë detyrën tonë të të dhënit mësim të paktën në dy kontekste: përmes planeve tona mësimore vetjake dhe përmes pjesëmarrjes në projektet e organizuara nga institucionet tona. Tani t’i shohim këto dy kontekste pak më hollësisht, duke filluar me planet tona mësimore sistematike vetjake. Ju e njihni tashmë citatin e mëposhtëm nga studimi juaj në kurse të mëparshme, por tani ju kërkohet të reflektoni për domethënien e tij më nga afër, sepse ai jep elementet bazë të çdo plani mësimor vetjak.

“O udhëtar në shtegun e Perëndisë! Merr pjesën tënde të oqeanit të mirësisë së Tij, dhe mos ia moho vetes gjërat që fshihen në thellësitë e tij. Ji ndër ata që kanë marrë hise në thesaret e tij. Një pikë e vetme e këtij oqeani, po të derdhej mbi të gjithë ata që janë në qiej e mbi tokë, do të mjaftonte për t’i mbushur ata me bujarinë e Perëndisë, Fuqiplotit, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Me duart e vetëmohimit merr nga ujërat e tij jetëdhënëse dhe spërkat të gjitha gjërat e krijuara, që ato të pastrohen nga të gjitha kufizimet e krijuara prej njeriut dhe t’i aviten fronit të fuqishëm të Perëndisë, këtij Vendi të shenjtëruar e të ndritshëm.

“Mos u hidhëro nëse duhet ta bësh këtë i vetëm. Perëndia le të jetë i mjaftueshëm për ty. Bisedo në mënyrë intime me Shpirtin e Tij, dhe ji ndër ata që janë mirënjohës. Shpalle Kauzën e Zotit tënd tek të gjithë ata që janë në qiej e mbi tokë. Nëse ndokush i përgjigjet thirrjes sate, shtro para tij margaritarët e urtisë së Zotit, Perëndisë tënd, që të ka sjellë Shpirti i Tij, dhe ji ndër ata që besojnë me të vërtetë. Dhe nëse ndokush e refuzon ofertën tënde, largohu prej tij, dhe mbështete besimin e sigurinë tënde te Zoti i të gjitha botëve”.20

1. Plotëso fjalitë e mëposhtme:
a. Ne duhet të marrim ____________ tonë të oqeanit të ________________________.
b. Me duart e ______________________, ne duhet të marrim nga ____________ të tij.
c. Ne duhet të spërkatim _________________________________________________ me ujërat jetëdhënëse të mirësisë së Perëndisë.
d. Ne nuk duhet _________________________ nëse duhet ta bëjmë këtë detyrë ______________.
e. Ne duhet __________________________________________________ me Shpirtin e Tij.
f. Ne duhet të jemi ndër _________________________________________________.
g. Ne duhet ____________________ Kauzën e Zotit tonë tek të gjithë ata që janë në qiej e mbi tokë.
h. Nëse ndokush i përgjigjet thirrjes sonë, ne duhet __________________ para tij ____________________________________________ së Zotit.
i. Nëse ndokush e refuzon ofertën tonë, ne duhet ________________________ prej tij dhe ta mbështesim ____________________________________ tonë te Perëndia.

2. Ç’do të thotë që ne të marrim pjesën tonë të oqeanit të mirësisë së Perëndisë?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

3. Cilat janë disa nga gjërat që qëndrojnë të fshehura në thellësinë e këtij oqeani dhe cilat, nëse i zbulojmë, do të na japin mundësi të bëhemi mësues të efektshëm të Kauzës?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

4. Çfarë mund të bëjë një pikë e vetme e oqeanit të mirësisë së Perëndisë? _____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

5. Përse ne duhet të përdorim “duart e vetëmohimit” për të marrë nga ujërat jetëdhënëse të këtij oqeani? ___________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

6. Ç’duhet të bëjmë ne me ujërat që marrim nga oqeani i mirësisë së Perëndisë? ________
_______________________________________________________________________

7. Ç’efekt do të ketë kjo spërkatje? ____________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

8. A duhet ne gjithmonë t’u mësojmë njerëzve Besimin me ndihmën e Bahá’í-ve të tjerë? _
_______________________________________________________________________

9. A kemi ne nevojë për ndokënd veç Perëndisë kur shpallim dhe u mësojmë njerëzve Kauzën? _______________________________________________________________

10. Me cilët duhet të bisedojmë shpirtërisht ne kur shpallim dhe u mësojmë njerëzve Kauzën? _______________________________________________________________

11. Për çfarë duhet ne të jemi mirënjohës kur shpallim e u mësojmë njerëve Kauzën? _____
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

12. Kujt duhet t’ia shpallim ne Kauzën? ________________________________________
_______________________________________________________________________

13. Cilët duhet të mësojmë ne? ________________________________________________

14. Ç’duhet të bëjmë ne në qoftë se mesazhi ynë refuzohet? _________________________
_______________________________________________________________________

15. A do të thotë fakti që ne duhet të largohemi prej atyre që refuzojnë Mesazhin se ne nuk duhet të jemi më tej miq me ta? Apo kjo do të thotë thjesht se ne nuk duhet të ngulim këmbë për të biseduar me ta për Besimin? ____________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
16. Këtu poshtë janë disa fraza lidhur me mësimdhënien. Vendosni se cilat prej tyre janë më shumë në pajtim me pasazhin e mësipërm nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut. Shënojini ato.

_____ Unë mendoja se personi të cilin unë duhet të mësoj është miku im më i mirë, Mihali. Kështu që gjatë pesë vjetëve të kaluar unë i kam përqendruar të gjitha përpjekjet vetëm tek ai. Ai nuk reagon si duhet, por ndonjë ditë do ta bëjë këtë. Në themel ky është plani im mësimor vetjak.

_____ Unë mendoj se është detyra jonë t’u shpallim njerëzve Besimin. Pastaj është puna e tyre nëse duan ta hetojnë më tej atë. Nëse duan me të vërtetë, ata kërkojnë ndonjë libër për të lexuar, kështu që të mund të vendosin vetë.

_____ Dje unë po i shpjegoja Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut njërës prej fqinjeve të mia ndërsa po pinim një kafe së bashku. Pas një copë here ajo tha që, megjithëse e respekton entuziazmin tim, ishte e kënaqur me fenë e vet. Por ajo e tha këtë në mënyrë të tillë që ishte e qartë se nuk e mbyllte portën për biseda të ardhme rreth Besimit. Kështu që kur të jemi përsëri bashkë, unë do të përpiqem t’i shpjegoj se nuk është nevoja që njeriu të hedhë poshtë fenë e vet, por se të gjitha gjërat, duke përfshirë edhe fenë, duhet të përtërihen.

_____ Vetëm pse dikush më thotë se ata nuk janë të interesuar të dëgjojnë për Besimin, kjo nuk do të thotë se është me të vërtetë kështu. Unë thjesht ngul këmbë.

_____ Nëse dikush e di se unë jam Bahá’í por nuk më bën ndonjë pyetje për Besimin, kjo do të thotë se nuk është i interesuar.

_____ Unë përpiqem të takoj sa më shumë njerëz dhe, kur paraqitet rasti, u them atyre diçka për Besimin. Në qoftë se e shoh që janë të predispozuar, vazhdoj t’i mësoj ata derisa më në fund të mund t’i ftoj të bashkohen me Besimin.


PJESA 22

Duket qartë se pasazhi nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut që sapo kemi studiuar është një thirrje drejtuar çdo besimtari individual që të ngrihet e të japë mësim. Por ai shkon më tej, duke na treguar disa hapa që duhet të ndërmarrim për ta kryer këtë detyrë të shenjtë. .Duke pasur parasysh këtë pasazh, juve ju kërkohet tani ta përqendroni vëmendjen në hartimin e planit tuaj sistematik vetjak të mësimdhënies. Cilat do të ishin disa prej elementeve të një plani të tillë? Bërja e ushtrimeve të mëposhtme do t’ju ndihmojë të gjeni elemente të planit tuaj. Duke bëtë këtë, mendoni për jetën tuaj dhe përgjigjuni sipas rrethanave tuaja vetjake.

1. Shihet qartë se një element vendimtar i planit tuaj vetjak të mësimdhënis është vendosmëria juaj e patundur që të bëni përpjekje konkrete në jetën tuaj të përditshme për të gjetur shpirtra të predispozuar e për t’i mësuar ata. Kurdoherë që ne angazhohemi në mënyrë të paepur për të bërë diçka, vendosmëria jonë vihet në provë. Në mënyrë të pashmangshme dalin pengesa. Në rastin e të dhënit mësim, disa prej pengesave që qëndrojnë në rrugën tonë vijnë nga kundërvënia ndaj Besimit ose nga gjendja e botës rreth nesh. Për shembull, materializmi në shoqëri mund t’i vështirësojë përpjekjet tona për të dhënë mësim, ashtu siç mund t’i vështirësojë ato edhe apatia e përgjithshme e njerëzve ndaj çështjeve shpirtërore. Cilat janë disa prej pengesave që dalin nga gjendja e botës, të cilat ka të ngjarë të ndeshni kur i futeni të dhënit mësim?

a. ____________________________________________________________________
b. ____________________________________________________________________
c. ____________________________________________________________________
d. ____________________________________________________________________
e. ____________________________________________________________________
f. ____________________________________________________________________

Për fat të keq, është gjithashtu e mundur që përpjekjet tona mësimore të pengohen nga vetë miqtë tanë, madje edhe Bahá’í, të cilët pa e kuptuar na shkurajojnë në ndjekjen e qëllimeve tona. Për shembull, pesimizmi i atyre që, për ndonjë arsye, nuk kanë pasur sukses në të dhënit mësim dhe paragjykimet e disave ndaj një grupi të caktuar njerëzish mund të bëhen pengesë në rrugën tonë. Përmendni disa pengesa të tjera si këto:

a. ____________________________________________________________________
b. ____________________________________________________________________
c. ____________________________________________________________________
d. ____________________________________________________________________
e. ____________________________________________________________________
f. ____________________________________________________________________

2. Pasi keni vendosur t’i futeni të dhënit mësim për Besimin, ju do të keni nevojë të mendoni për gjendjen tuaj dhe për rrethanat e jetës suaj. Mbi këtë bazë ju do të përfytyroni mundësitë që këto rrethana ju ofrojnë për mësimdhënie. Shkruani një paragraf të shkurtër lidhur me gjendjen tuaj në jetë, për shembull, me ç’punë merreni, ç’lloj njerëzish takoni, cilat janë burimet tuaja e kështu me radhë:

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Duke pasur parasysh të mësipërmet, shkruani mundësitë e ndryshme që ekzistojnë në jetën tuaj për të dhënë mësim sistematikisht:

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

3. Në pasazhin që studiuat në mësimin e mëparshëm, juve ju bëhet thirrje t’u shpallni Besimin sa më shumë njerëzve – të “spërkatni” të gjitha gjërat e krijuara me “ujërat jetëdhënëse” të marra nga “oqeani i mirësisë së Tij”. Kështu, si një element tjetër të planit tuaj mësimor vetjak, ju keni nevojë të gjeni mënyra të ndryshme për të takuar vazhdimisht njerëz të rinj, disa prej të cilëve do të dalë se janë të predispozuar ndaj Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut. Për shembull, ju mund të hyni në një organizatë qëllimet e së cilës janë në harmoni me Mësimet. Në qoftë se ju banoni pranë ndonjë qendre edukative, ju mund të merrni pjesë në leksione për tema të tilla, si zhvillimi moral, përparimi i grave dhe feja e krahasuar. Ky element i planit tuaj është tepër i rëndësishëm, sepse po qe se ju nuk do të takoni vazhdimisht njerëz të rinj, atëherë do të vijë puna që ta përqendroni tërë vëmendjen tuaj nga viti në vit në po ata pak individë, shumë prej të cilëve mund të mos jenë madje as të predispozuar. Shkruani disa prej rrugëve sesi mund të hyni në kontakt me gjithnjë e më shumë njerëz:

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

4. Duke hyrë në kontakt me një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, ju do t’u shpallni atyre Besimin në një mënyrë të mençur e me dinjitet. Mbi bazën e komenteve tuaja të mësipërme, mendoni për ata lloj njerëzish që do të takoni dhe si do t’u bëni atyre të njohura qëllimet e Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut. Është e qartë se ju do të jeni në gjendje të shtroni vetëm idetë tuaja fillestare, përderisa do të dini në mënyrë të sigurt çfarë t’u thoni njerëzve kur jeni në një situatë reale. Për më tepër, idetë tuaja do të ndryshojnë ndërkohë që ju fitoni përvojë dhe u shpallni Besimin gjithnjë e më shumnë njerëzve në situata të ndryshme.

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

5. Ndërsa vazhdoni t’u shpallni Besimin gjithnjë e më shumë njerëzve, duke i vënë ata në dijeni se ju jeni Bahá’í si me fjalë e me vepra dhe duke u dhënë atyre një ide të shkurtër të bukurisë së Mësimeve, ju do të filloni të mësoni ata që tregojnë interesim. Në varësi nga shkalla e predispozicionit të tyre, ju do të vendosni nëse do të përdorni metodën e drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Cilëndo prej metodave që të përdorni, qëllimi juaj do të jetë t’i ndihmoni ata që të kuptojnë domethënien e Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut dhe të vendosin të bashkohen me radhët e pasuesve të Tij. Nga studimi i nënndarjes së tretë të Librit 2, “Paraqitja e besimeve Bahá’í”, ju dini si të merreni me aspekte të ndryshme mësimore të Besimit përmes metodës së tërthortë, dhe pjesët e para të kësaj nënndarjeje ju kanë dhënë një shembull të të dhënit mësim drejtpërsëdrejti. Duke pasur parasysh grupet e njerëzve që ju keni përcaktuar më sipër, bëni një listë të gjërave që do të bëni për të mësuar ata që tregojnë interesim ndaj përpjekjeve tuaja të shpalljes së Besimit. Për shembull, ju mund të vendosni të zhvilloni rregullisht takime rreth vatrës. Ju gjithashtu do t’i drejtoheni vazhdimisht Perëndisë, duke iu lutur Atij të mbështesë përpjekjet tuaja mësimore.

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Kur dikush bashkohet me komunitetin Bahá’í, kjo nuk do të thotë medoemos se ai ose ajo kupton shumë nga Besimi dhe mund t’u qëndrojë provave vetëm e pa ndihmë. Shpeshherë një person bëhet Bahá’í nën shtytjen e një ndjenje të fortë në zemrën e tij ose të saj se Bahá’u’lláh-u është vërtet Manifestimi i Perëndisë për kohën e sotme. Besimtarët e rekrutuar rishtas duhet të ushqehen, në mënyrë që shkëndia e besimit që është ndezur në zemrat e tyre të mos shuhet nga e para erë e kundërt. Renditni gjërat që ju do të bëni për të ushqyer ata që ndihmoni për të njohur Bahá’u’lláh-un, duke i ndihmuar ata të bëhen besimtarë të fortë e të konfirmuar, të aftë për të qëndruar vetë dhe të etur për t’ia kushtuar energjitë e tyre mësimit të të tjerëve.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 23

Në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, Ruajtësi ka shkruar një pasazh në të cilin në mënyrë domethënëse përshkruan elementet bazë të një plani sistematik vetjak mësimdhënieje. Pasazhi është ndarë në paragrafë të shkurtër më poshtë. Lexoni secilin prej tyre dhe pastaj plotësoni vendet bosh në fjalitë që vazhdojnë.

“Pasi ka vendosur, me iniciativën e vet e pa iu trembur pengesave me të cilat miku ose armiku i tij, me padashje ose paramendim, i zë rrugën, të ngrihet dhe t’i përgjigjet thirrjes për të mësuar njerëzit, le të shqyrtojë ai me kujdes çdo rrugë trajtimi që mund të përdorë në përpjekjet e tij vetjake për të tërhequr vëmendjen, për të mbajtur gjallë interesimin dhe për të thelluar besimin e atyre që ai kërkon të sjellë në rrugën e Besimit të tij. Le të studiojë mundësitë që i ofrojnë atij rrethanat e veçanta në të cilat jeton, të vlerësojë avantazhet e tyre dhe të vazhdojë t’i shfrytëzojë ato me zgjuarësi e sistematikisht për arritjen e objektivit që ka në mendje”.21

1. Ruajtësi na thotë se ne duhet, me ______________________ tonë, të vendosim ____________________ dhe t’i ____________________ thirrjes për të ____________ ________________.
2. Duke vepruar kështu, ne nuk duhet të lejojmë pengesat që ________ ose ____________, me ________________ ose ____________________, mund të vendosë në rrugën tonë për të na larguar nga synimi ynë.
3. Të patundur në vendimin tonë, ne duhet të shqyrtojmë me kujdes çdo __________ ________________ që mund të përdorim në përpjekjet tona vetjake për të tërhequr __________________, për të mbajtur gjallë ______________________ dhe për të thelluar ______________ e atyre që ne kërkojmë t’u mësojmë Besimin.
4. Të patundur në vendimin tonë, ne duhet __________________________ me kujdes çdo rrugë trajtimi që mund të ________________ në përpjekjet tona vetjake për të ________________ vëmendjen, për të __________________________ interesimin dhe për të ________________ besimin e atyre që ne kërkojmë t’u mësojmë Besimin.
5. Neve na thuhet të __________________ mundësitë që na ofrojnë __________________ e veçanta në të cilat jetojmë.
6. Ne duhet të __________________ avantazhet e mundësive që qëndrojnë para nesh.
7. Pasi kemi bërë këtë, ne duhet të vazhdojmë t’i ______________________ ato ________________________ e ____________________________ si mjete për t’u mësuar njerëzve Besimin.

“Le të përpiqet gjithashtu të shpikë metoda të tilla si frekuentimi i klubeve, ekspozitave e shoqatave, mbajtja e leksioneve për tema të afërta me mësimet dhe idealet e Kauzës së Tij, si përkorja, morali, mirëqenia shoqërore, toleranca fetare e raciale, kooperimi ekonomik, Islami dhe feja e krahasuar, ose pjesëmarrja në organizata e ndërmarrje shoqërore, kulturore, humanitare, bamirëse dhe edukative, të cilat, duke respektuar integritetin e Besimit të tij, hapin një mori rrugësh e mjetesh, përmes të cilave ai mund të fitojë hap pas hapi simpatinë, mbështetjen e, më në fund, aderimin e atyre me të cilët hyn në kontakt”.22

8. Ne duhet të përpiqemi gjithashtu të mendojmë për metoda të tilla si frekuentimi i ______________, ______________________ e __________________, dhe ________________________________________ për tema __________________ me ______________ dhe ______________ e Kauzës.

9. Veç kësaj, ne duhet të përpiqemi të gjejmë mënyra për të marrë pjesë në ______________¬¬¬____ e ________________ ________________, _________________, ____________________, ________________ dhe __________________, duke ____________________ gjithmonë integritetin e Besimit.
10. Ne duhet ta bëjmë këtë që një mori ______________ e ______________ të hapen para nesh, përmes të cilave ne mund të fitojmë ________________, ____________________ e, më në fund, ________________ e atyre me të cilët hyjmë në kontakt.
“Ndërsa vendosen kontakte të tilla, ai le të ketë parasysh kërkesat që Besimi i tij i bën vazhdimisht për të ruajtur dinjitetin dhe pozitën e Besimit, për të siguruar integritetin e ligjeve e të parimeve të tij, për të treguar gjerësinë e universalitetin e tij, si dhe për të mbrojtur pa frikë interesat e tij të shumanshme e jetësore. Le të vlerësojë ai shkallën e predispozicionit të dëgjuesit të tij dhe të vendosë vetë nëse është e përshtatshme metoda e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e mësimdhënies, me të cilën ai mund të ngulitë te kërkuesi rëndësinë jetësore të Mesazhit Hyjnor, dhe ta bindë atë ta bashkojë fatin me ata që tashmë e kanë përqafuar këtë Mesazh”.23

11. Ndërsa vendosim kontakte të tilla, ne nuk duhet të harrojmë kurrë përgjegjësinë tonë për të ______________ dinjitetin e Besimit, për të ________________ integritetin e ______________ e të ________________ të tij, për të ______________ __________________ e ______________________________ e tij dhe për të ________________ pa frikë interesat e tij të shumanshme e ________________.
12. Ruajtësi na thotë se ne duhet të vlerësojmë shkallën e ___________________________ të dëgjuesit tonë dhe të vendosim vetë nëse është e _______________________ metoda e ____________________________ apo e __________________ e mësimdhënies.
13. Duke zgjedhur cilëndo metodë, ne duhet të kemi parasysh se qëllimi ynë është të __________________ te kërkuesi ____________________________________ të Mesazhit Hyjnor, dhe ta __________ atë __________________________________ me ata që tashmë e kanë përqafuar këtë Mesazh.

“Le të sjellë ai ndërmend shembullin e dhënë nga ‘Abdu’l-Bahá-i dhe si Ai tërhiqte vazhdimisht vëmendjen për të treguar ndaj kërkuesit një mirësjellje të tillë, për të shprehur me anë të shembullit në një shkallë të tillë frymën e mësimeve që ai shpreson t’i rrënjosë atij, saqë marrësi të shtyhet spontanisht për ta njejtësuar veten me Kauzën që mishëron mësime të tilla. Në fillim ai le të mos ngulë këmbë në ligje e praktika të tilla që mund të shkaktojnë një tension tepër të rreptë lidhur me besimin e porsazgjuar të kërkuesit, dhe të përpiqet ta përgatisë atë me durim, me takt e megjithatë me vendosmëri derisa të arrijë pjekurinë e plotë, dhe ta ndihmojë të shpallë pranimin pa rezerva të çdo gjëje që ka porositur Bahá’u’lláh-u”.24

14. Në përpjekjet tona të mësimdhënies, ne duhet të sjellim ndërmend _________________ e dhënë nga ‘Abdu’l-Bahá-i dhe si Ai tërhiqte vazhdimisht vëmendjen për të ______________ ndaj kërkuesit ____________________________, dhe për të ____________________________________________________ __________________ e mësimeve që shpresojmë t’i rrënjosim atij.
15. Ne duhet të jemi aq syhapur në ndjekjen e shembullit të ‘Abdu’l-Bahá-it saqë kërkuesi të ______________________________________ për ta njejtësuar veten me Kauzën.
16. Pasi e kemi tërhequr kërkuesin në Besim, në fillim duhet të jemi të kujdesshëm të mos ______________________ në __________ e ________________ të tilla që mund të ____________________________________________ mbi besimin e porsazgjuar të tij.
17. Ne duhet ta __________________ atë me durim, me takt e megjithatë me vendosmëri derisa të arrijë __________________________________, dhe ta ________________ të shpallë ______________________________________ të çdo gjëje që ka __________________ Bahá’u’lláh-u.
18. Ne duhet ta përgatisim atë me __________, me ________ e megjithatë me ____________________ derisa të arrijë pjekurinë e plotë dhe ta ndihmojmë atë ____________ pranimin pa rezerva të çdo gjëje që ka porositur Bahá’u’lláh-u.

“Sapo kjo fazë të jetë arritur, le ta njohë atë me grupin e bashkëbesimtarëve të tij, dhe të përpiqet, përmes shoqërisë së vazhdueshme e pjesëmarrjes aktive në veprimtaritë lokale të komunitetit të tij, ta bëjë atë të aftë të japë kontributin e vet në pasurimin e jetës së këtij komuniteti, në zhvillimin e detyrave të tij, në konsolidimin e interesave të tij dhe në bashkërendimin e veprimtarive të tij me ato të komuniteteve motra”. 25

19. Sapo kërkuesi të ketë arritur këtë fazë, ne duhet ta __________ atë me anëtarët e tjerë të komunitetit.
20. Nga kjo kohë e tutje ne duhet të përpiqemi, përmes __________________ ____ ______________________ e ________________________ ____________ në ________________________ ____________ të komunitetit, ta bëjë të aftë atë ______________ kontributin e vet në __________________ e jetës së këtij komuniteti, në __________________ e detyrave të tij, në ________________________ e interesave të tij dhe në ____________________________ e veprimtarive të përbashkëta të tij me komunitete të tjera.
“Të mos kënaqet ai derisa të ketë rrënjosur në birin e vet shpirtëror një dashirë të flaktë aq të thellë sa ta shtyjë atë që edhe ai nga ana e tij të ngrihet në mënyrë të pavarur dhe t’ia kushtojë energjitë e veta zgjimit të shpirtrave të tjerë dhe mbështetjes së ligjeve e të parimeve të përpunuara nga Besimi që sapo ka adoptuar”.26

21. Ruajtësi na thotë se nuk duhet të jemi të kënaqur derisa të kemi __________________ tek ata që mësojmë një __________________________________ aq të thellë sa t’i ____________ ata të ngrihen ________________________________________ dhe t’ia __________________ __________________ e veta mësimit të shpirtrave të tjerë dhe mbështetjes së ligjeve e të parimeve të Besimit.


PJESA 24

Pasi kemi përcaktuar elementet e një plani vetjak mësimdhënieje, ju tani mund të dëshironi të bëni një plan fillestar veprimi për një periudhë kohe, qoftë për disa javë ose disa muaj. Plani juaj do të jetë shumë i dobishëm në qoftë se është konkret, duke përmendur emrat e njerëzve që njihni dhe duke treguar gjëra të caktuara që keni ndërmend të bëni. Pastaj, ndërsa ndiqni planin, do të dalin mundësi të reja dhe do të zhvillohen marrëdhëniet, dhe ju në përshtatje me këtë do të përcaktoni hapa të rinj.

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 25

Edhe pse thelbësore, planet vetjake të mësimdhënies nuk janë të mjaftueshme në vetvete si mjet për të tëhequr në Besim një numër të madh njerëzish. Prandaj, siç e kemi thënë shpesh herë në këto pjesë, ne qoftë individualisht ose në grupe marrim pjesë me gjithë zemër në projektet e mësimdhënies të menduara nga komunitetet dhe institucionet tona. Është e vërtetë, fatkeqësisht, që herë pas here besimtarët në disa komunitete hahen me njëri-tjetrin lidhur me meritat e planeve vetjake të mësimdhënies kundrejt përpjekjeve kolektive. Disa madje shkojnë deri atje sa të thonë se projektet dhe fushatat e organizuara, veçanërisht ato që kanë për qëllim rekrutimin e një numri të madh njerëzish, janë të padëshirueshme, të bindur se të vetmet mjete të përshtatshme të të dhënit mësim janë përpjekjet vetjake. Argumente të tilla janë të pafrytshme dhe vetëm paralizojnë mësimdhënien. Duke pasur parasysh se të dyja mënyrat plotësojnë njëra-tjetrën dhe se të dyja janë thelbësore për rritjen e Besimit, ju do të jeni gjithmonë në gjendje të kontribuoni për unitetin e mendimit lidhur me këtë çështje jetësore në komunitetin tuaj.
Këtu poshtë janë disa prej citateve të shumta nga shkrimet e Ruajtësit, të cilat tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme nevojën e të dhënit mësim sistematikisht, të planifikuar nga institucionet e Besimit. Në tetor 1935, kur ndërtimi i aparatit të Rendit Administrativ Bahá’í në Amerikën Veriore kishte ecur mjaft përpara, Ruajtësi u dërgoi mesazhin e mëposhtëm besimtarëve të atjeshëm:

“Një orë e re ka rënë në historinë e Kauzës sonë të dashur, që bën thirrje për përpjekje mbarëkombëtare, sistematike e të qëndrueshme në fushën e mësim¬dhënies, duke u dhënë kështu mundësi këtyre forcave të drejtohen në kanale të tilla që do të kontribuojnë në lavdinë e Besimit tonë dhe do të jenë në nderin e institucioneve tona”.27

Disa muaj më vonë, në maj 1936, ai u shkruante po këtyre besimtarëve:

“Një plan sistematik, i konceptuar me kujdes dhe i bazuar mirë duhet të hartohet, të zbatohet energjikisht dhe të shtrihet vazhdimisht”.28

Dhe në mars 1945 ai u thoshte atyre:

“Mbi të gjitha, Mesazhi shërues i Bahá’u’lláh-ut në vitet e hapjes të shekullit të dytë Bahá’í, përmes një Rendi Administrativ që tashmë funksionon në rregull, degëzimet e të cilit janë përhapur në të katër anët e Hemisferës Perëndimore, duhet të sillet me gjallëri e sistematikisht në vëmendjen e masave në orën e tyre të hidhërimit, të fatkeqësisë e të pështjellimit”.29

Shtëpia Universale e Drejtësisë ka komentuar shpesh rreth raportit midis nismës individuale në të dhënit mësim dhe përpjekjeve kolektive në këtë fushë. Në mesazhin e saj të Nevruzit për vitin 1979, për shembull, ajo shkruante:

“Puna e mësimdhënies, si ajo e organizuar nga institucionet e Besimit dhe ajo që është fryt i nismës individuale, duhet të çohet aktivisht përpara, në mënyrë që të ketë një numër gjithnjë e më të madh besimtarësh, gjë që çon vende të tjera në fazën e hyrjes me trupa e, më në fund, në konvertim masiv”.30

Në mesazhin e Ridvanit të vitit 1995, ajo fliste përsëri për dinamikën e këtij raporti. Ajo vinte në dukje se besimtari individual duhet të marrë iniciativën në mësimdhënie dhe në të njëjtën kohë të marrë pjesë në projektet e komunitetit. Asambletë, nga ana tjetër, duhet të mbështesin nismën individuale, por gjithashtu të hartojnë plane për veprim kolektiv, në të cilin besimtarët mund të marrin pjesë duke vënë zbatim talentet e tyre të ndryshme.

“Me rëndësi themelore për çdo përgjigje efektive ndaj sfidave të ngutshme me të cilat ndeshet komuniteti, janë këto nevoja që i drejtohen veçanërisht individit dhe Asamblesë Shpirtërore Lokale: Nga njëra anë, është iniciativa, domethënë detyra e privilegji i individit për të marrë mbi vete t’u mësojë të tjerëve Kauzën dhe të për të arritur një kuptim më të thellë të qëllimit e të kërkesave të Besimit. Paralelisht me ushtrimin e një iniciative të tillë është nevoja e pjesëmarrjes së individit në përpjekjet kolektive, siç janë funksionet dhe projektet e komunitetit. Nga ana tjetër, është roli i Asamblesë Shpirtërore Lokale për të përshëndetur, inkurajuar e përshtatur nismat e besimtarëve individualë sa më shumë që të jetë e mundur; dhe është, gjithashtu, përgjegjësia e Asamblesë të hartojë ose të mbështesë plane që të venë në zbatim aftësitë e anëtarëve individualë të komunitetit të saj dhe që t’i përfshijnë individët në veprimet kolektive, siç janë projektet e të dhënit mësim e të zhvillimit, institutet e veprimtari të tjera në grup”.31

Ndërsa në mesazhin e saj të Ridvanit për vitin 1996, duke iu referuar arritjeve të vitit të mëparshëm, Shtëpia e Drejtësisë thoshte:

“Përpjekjet sistematike për veprimtari kolektive mësimdhënieje dhe projektet afatgjata të menduara mirë të mësimdhënies kanë qenë të frytshme e më të dukshme se kurrë më parë në një numër vendesh”.32

Në dritën e pasazheve të mësipërme, shkruani disa paragrafe që të shprehin si e kuptoni ju nevojën e fushtave sistematike të mësimdhënies të përpunuara nga institucionet dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në to:

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 26

Nuk është synimi i kësaj pjese të shqyrtojë sesi duhen hartuar fushatat e mësimdhënies, por t’ju ndimojë ju të reflektoni për pjesëmarrjen tuaj në planet e projektet e organizuara nga institucionet tuaja. Megjithatë, është e nevojshme të ndalemi pak këtu dhe të themi disa fjalë lidhur me natyrën e përpjekjeve sistematike kolektive të mësimdhënies në komunitetet tona.

Supozoni për një çast se ju jeni anëtar i një grupi të posaçëm të ngarkuar për të organizuar një fushatë të mësimdhënies në një zonë ku ekzistojnë tashmë disa komunitete. Pasi konsultimet tuaja kanë dhënë fryte, grupi juaj i posaçëm i fton besimtarët e këtyre komuniteteve në një takim për t’u paraqitur atyre projektin dhe për t’i nxitur të gjithë ata të marrin pjesë në të. Takimi është zhvilluar në një atmosferë shpirtërore, janë mbajtur disa biseda prekëse për rëndësinë e të dhënit mësim dhe rolin e individit dhe është ngjallur mjaft emocion. Kur bisedat e konsultimet kanë mbaruar, një prej anëtarëve të grupit të posaçëm përmbledh rezultatet me këto fjalë: “Fushata që po nisim sot është e thjeshtë. Ajo kërkon që çdo individ të lutet përditë për të pasur të paktën një sukses në mësimdhënie, që çdo individ t’ia përmendë Besimin të paktën një personi çdo ditë dhe që çdo familje të ketë një takim rreth vatrës të paktën një herë në çdo nëntëmbëdhjetë ditë”.

Padyshim, derisa grupi i posaçëm që kemi imagjinuar do të jetë përpjekur, ashtu si të gjitha institucionet e agjensitë Bahá’í, t’i kryejë sa më mirë detyrat e veta, në qoftë se besimtarët e zonës ndjekin tani rekomandimet e tij me përkushtim e entuziazëm, mund të supozojmë se komunitetet do të kenë rritje si në numër dhe nga pikëpamja e aftësisë, duke u përgatitur kështu për ndërmarrje edhe më të mëdha. Por, për të rritur kuptimin tonë për këtë çështje, është e dobishme të pyesim nëse një plan i tillë përputhet ndopak me nocionin tonë për veprim kolektiv sistematik. A shkon ky plan tej inkurajimit të individëve për të ndjekur përpjekjet e veta vetjake të mësimdhënies, duke supozuar gjithashtu entuziazmin që buron nga fakti se edhe të tjerë janë të angazhuar në po këtë lloj veprimtarie? A nuk mund të ndërtohet veprimi kolektiv në mënyrë të tillë që talentet e individëve të mbështesin njëri-tjetrin, duke shumëfishuar kështu forcën e tyre? A nuk sjell veprimi i përbashkët i një grupi njerëzish shumë më tepër rezultate sesa shuma e përpjekjeve të tyre të veçanta individuale?

Në përgjithësi, ne nuk duhet ta mendojmë një projekt mësimdhënieje si një numër veprimtarish që zhvillohen në një vend bosh. Në shumicën dërrmuese të rasteve, për të qenë e suksesshme, një fushatë duhet të synojë një popullatë specifike dhe të ndërtohet duke pasur parasysh realitetin e saj të veçantë social e kulturor. Metodat dhe materialet që përdoren në projekt nuk duhet të përcaktohen nga çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen grupit të njerëzve që marrin pjesë në të. Ato duhet të jenë rezultat i një pune të zellshme gjatë një periudhe të gjerë kohe – i studimit, i konsultimit, i eksperimentimit dhe i reflektimit për metodat dhe përfundimet e aksionit, të drejtuara të gjitha nga institucionet e Besimit. Nuk është e paarsyeshme të presësh, për shembull, që në një vend të caktuar të duheshin një ose dy vjet për të përpunuar hollësitë e ndonjë tipi fushate të mësimdhënies për një popllatë të predispozuar, të themi, për banorët e disa zonave fshatare. Gjatë kësaj kohe, do të zbuloheshin metodat e mënyrat dhe do të zhvilloheshin materiale të përshtatshme. Pasi të arrihej kjo, mund të filloheshin disa projekte të vogla pilote; pastaj të përgatiteshin një numër gjithnjë e më i madh mësuesish dhe fushata të shtrihej nga një rajon në tjetrin.

Me këto ide në mendje, a mund të shkruani këtu poshtë disa prej veprimtarive që do të mund të ndërmerreshin gjatë një fushate në një rajon ku janë, të themi, pesëdhjetë besimtarë të gatshëm për të marrë pjesë në aksionin kolektiv? Çfarë do t’u kërkohej atyre të bënin individualisht, në grupe dhe si komunitete të veçanta? Ç’lloje veprimtarish ndërkomunitare mund të zhvilloheshin?

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Çfarë do të bënte grupi juaj i posaçëm për të çuar përpara e mbështetur veprimtaritë që ju keni përmendur më sipër?

_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 27

Gjatë jetës suaj si Bahá’í, ju do të merrni pjesë në shumë lloje fushatash, si në ato të caktuara për të shpallur Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut dhe në ato që organizohen për t’u mësuar njerëzve Kauzën e për të konfirmuar shpirtra nga shtresat e ndryshme të shoqërisë. Është e pamundur t’i përshkruash të gjitha ato këtu, por ju duhet së paku të njiheni me atë tip fushate që përqendrohet në një popullatë shumë të predispozuar dhe që ka si synim të rekrutojë një numër të madh besimtarësh me një ritëm mjaft të shpejtë. Për të filluar shqyrtimin e natyrës së fushatave të tilla, studioni pjesën e nxjerrë nga një mesazh i shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë:

“Kur masat e njerëzimit të zgjohen dhe të hyjnë në Besimin e Perëndisë, do të vihet në lëvizje një proces i ri dhe do të fillojë rritja e një qytetërimi të ri. Shikoni daljen e Krishtërimit e të Islamit. Masat e tyre përbëhen prej njerëzish të thjeshtë, të kredhur në traditat e veta, por të predispozuar për Fjalën e Re të Perëndisë, nga e cila, kur i përgjigjen me të vërtetë asaj, ata ndikohen aq shumë saqë i transformojnë njerëzit që bien në kontakt me ta.

“Standardet e Perëndisë janë të ndryshme nga ato të njerëzve. Sipas standardeve njerëzore, vlerën dhe madhështinë e çdo kauze e përcakton pranimi i saj nga njerëz të shquar, me pozitë e famë të njohur. Por, sipas fjalëve të Bahá’u’lláh-ut: ‘Thirrjet dhe mesazhi që dhamë Ne kurrë nuk kanë pasur për qëllim të arrinin ose t’i sillnin përfitim vetëm një vendi apo një populli. Njerëzimi në tërësinë e tij duhet të aderojë në mënyrë të vendosur në çdo gjë që i revelohet apo i dhurohet atij’. Dhe gjithashtu, ‘Ai ka pajisur çdo shpirt me aftësinë për të njohur shenjat e Perëndisë. Ndryshe si do të mundej Ai të përmbushte dëshminë e Tij për njerëzit, në qofshi ndër ata që e peshojnë në zemër Kauzën e Tij’. Në vende ku mësimi i masave ka ecur përpara, Bahá’í-të kanë shpenzuar kohën e përpjekjet e tyre në zona fshatare po aq sa më parë në qytete e qyteza. Rezultatet tregojnë sesa e gabuar është të përqendrohesh vetëm në një sektor të popullsisë. Prandaj çdo Asamble Kombëtare duhet t’i balancojë burimet e t’i harmonizojë përpjekjet e veta në mënyrë të tillë që Besimi i Perëndisë t’u mësohet jo vetëm atyre që janë pranë, por të gjithë sektorëve të shoqërisë, sado larg që të jenë.

Njerëzit e thjeshtë të botës – dhe ata përbëjnë shumicën e madhe të popullsisë së saj – kanë të njëjtën të drejtë të njohin Kauzën e Perëndisë si dhe të tjerët. Kur miqtë shpjegojnë Fjalën e Perëndisë, ata duhet të kenë kujdes që ta japin Mesazhin me po atë thjeshtësi siç shpallet në Mësimet tona. Në kontaktet e tyre ata duhet të tregojnë dashuri të vërtetë e hyjnore. Zemra e një personi analfabet është tepër e ndjeshme; ajo ndien menjëherë çdo gjurmë paragjykimi nga ana e pionierit apo e mësuesit.

Kur japin mësim midis masave, miqtë duhet të bëjnë kujdes që të mos e venë theksin tek aspektet bamirëse e humanitare të Besimit si një mjet për të fituar rekrutë. Përvoja ka treguar se kur të mira të tilla si shkolla, dispanseri, spitale, madje edhe veshje e ushqime, u ofrohen njerëzve që marrin mësim, lindin shumë ndërlikime. Motivi i parë duhet të jetë gjithmonë përgjigjja e njeriut ndaj mesazhit të Perëndisë dhe njohja e Lajmëtarit të Tij. Ata që e deklarojnë veten Bahá’í duhet të magjepsen me bukurinë e Mësimeve dhe të ndiehen të prekur nga dashuria e Bahá’u’lláh-ut. Deklaruesit nuk ka nevojë t’i dinë të gjitha provat, historinë, ligjet dhe parimet e Besimit, por në procesin e deklarimit të tyre ata, veç kapjes së shkëndijës së Besimit, duhet të informohen në thelb rreth Figurave Qendrore të Besimit, si dhe për ekzistencën e ligjeve që ata duhet të ndjekin e për administrimin të cilit duhet t’i binden.

Pas deklarimit, besimtarët e rinj nuk duhen lënë të vetmuar. Përmes letërkëmbimit e dërgimit të vizitorëve, përmes konferencash e kursesh edukative, këta miq duhen forcuar me durim e duhen ndihmuar me dashamirësi për t’u zhvilluar derisa të arrijnë pjekurinë e plotë si Bahá’í. Ruajtësi i shumëdashur, duke iu referuar detyrave që kanë Asambletë Bahá’í për të ndihmuar besimtarin e porsadeklaruar, shkruante: ‘…anëtarët e çdo Asambleje duhet të përpiqen që, me durimin e tyre, me dashurinë e tyre, me taktin e me urtinë e tyre, të përkujdesen, pas pranimit të tij, për ta çuar të porsaardhurin në pjekurinë Bahá’í dhe për ta tërhequr gradualisht atë deri në pranimin pa rezerva të gjithçkaje urdhërohet në mësimet’”.33

1. Sipas pasazhit të mësipërm, ç’ndodh kur masat e njerëzimit janë zgjuar dhe kanë hyrë në Besimin e Perëndisë? _________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Çfarë ndryshimi ndodh në masat kur ato i përgjigjen me të vërtetë Fjalës së re të Perëndisë? _____________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Si e shpjegon pasazhi i mësipërm një prej dallimeve midis standardit të Perëndisë dhe standardit të njerëzve? ___________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. A është e udhës të përqendrohen përpjekjet tona të mësimdhënies vetëm në një pjesë të vogël të shoqërisë tek e cilat mund të futemi lehtë? _____________________________
5. Ç’këshillë u jep Shtëpia Universale e Drejtësisë Asambleve Kombëtare sesi çdonjëra të balancojë burimet e të harmonizojë përpjekjet e veta? ___________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. A është Mesazhi i Bahá’u’lláh-ut vetëm për njerëzit e sofistikuar? A nënkupton të qënit i sofistikuar në këtë botë moderne urti e kuptim të vërtetë? _______________________
_______________________________________________________________________
7. Çfarë do të thotë “ta japin Mesazhin me po atë thjeshtësi siç shpallet në mësimet tona”? A do të thotë kjo se Mesazhi duhet “të hollohet me ujë”? ________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë duhet të tregojmë ne në kontaktet tona me masat e gjera të njerëzimit? _________
_______________________________________________________________________
9. Kur japim mësim, a duhet ta vemë theksin tek aspektet bamirëse e humanitare të Besimit si një mjet për të fituar rekrutë? Përse jo? ______________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Cili duhet të jetë motivi i parë i atyre që vendosin të hyjnë në radhët e pasuesve të Bahá’u’lláh-ut? __________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Çfarë ndjenjash duhet të kenë për Bahá’u’lláh-un dhe Mësimet e Tij ata që e deklarojnë veten Bahá’í? __________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Veç kapjes së shkëndijës së besimit, për çfarë duhet të informohen ata? ____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Sipas pasazhit, çfarë duhet bërë pas deklarimit të besimtarëve të rekrutuar rishtas në zona me shtrirje të gjerë? __________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 28

Nga të gjitha ato që janë thënë deri tani, mund të nxjerrim përfundimin se nuk ekziston ndonjë model fushate mësimdhënieje që të zbatohet në mënyrë universale në mbarë botën Bahá’í. Ne dimë gjithashtu se që të jenë të suksesshme, fushatat duhet të përqendrohen në popullata specifike. Për më tepër, kur popullata është tepër e predispozuar, synimi mund të jetë të tërhiqen një morí njerëzish me ritëm mjaft të përshpejtuar. Por edhe ato projekte që përqendrohen në popullsi të predispozuara brenda masave të mëdha të njerëzimit mund të marrin forma të ndryshme sipas karakteristikave të çdo popullate dhe aftësive të Bahá’í-ve që ndërmarrin e zhvillojnë veprimtari të tilla. Sidoqoftë, shpesh herë ato kërkojnë veprim intensiv në grup: një varg veprimtarish shumë të organizuara të një grupi mësuesish të drejtuar nga një koordinator, i cili për një periudhë kohe qëndron në një fshat ose qytet dhe u mëson njerëzve Besimin. Ka rëndësi që ju të mësoni disa gjëra lidhur me natyrën e aksioneve të tilla.

Të supozojmë se ju po përgatiteni për të marrë pjesë në një projekt të menduar mirë nga një prej agjensive të Besimit në rajonin tuaj. Për të qenë konkretë, të supozojnë se projekti kërkon grupe të vogla prej pesë deti tetë mësuesish që të qëndrojnë e të punojnë së bashku në disa qytete, duke kryer një varg detyrash që kanë si qëllim shtrirjen dhe konsolidimin e Besimit në çdo lokalitet dhe në fshatrat përreth.

Një ide shumë e rëndësishme, që ju duhet ta keni parasysh gjatë tërë fushatës, është se suksesi i një përpjekjeje të tillë varet tërësisht nga uniteti i grupit. Nuk ka rëndësi sa mirë është planifikuar projekti, sa me përvojë janë mësuesit; në qoftë se ka mosmarrëveshje e kundërshtime në grup, përpjekjet e tij do të japin pak fryt.

Të jetuarit e të punuarit ngushtë me të tjerë shkakton tension. Shkaqet e mosmarrëveshjeve zakonisht janë gjëra të parëndësishme dhe rrallë të motivuara nga ligësia. Jo rrallë tensioni lind sepse ndonjëri shfaq mosndieshmëri ndaj ndjenjave të tjetrit ose ngul këmbë që të dalë e tija ose e saja. Ilaçi është shpirtgjerësia dhe aftësia për t’u ngritur mbi gjërat e vogla të jetës, të paktën sakohë vazhdon projekti. ‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë:

“Tani, o të dashurit e Zotit, është koha e përpjekjeve të zjarrta. Luftoni dhe përpiquni. Dhe përderisa Bukuria e Lashtë i nënshtrohej ditë e natë martirizimit, të punojmë edhe ne pa u kursyer dhe të dëgjojmë e të peshojmë këshillat e Perëndisë; të flakim tej jetët tona dhe të heqim dorë nga ditët tona të shkurtra e të numëruara. T’i largojmë sytë nga fantazitë boshe të formave të papajtueshme të kësaj bote dhe, në të kundërtën, të vihemi në shërbim të këtij qëllimi të lartë, të këtij synimi të madh. Të mos e presim, për shkak të imagjinatës sonë, këtë pemë që e ka mbjellë dora e hirit hyjnor; të mos fshijmë me retë e errëta të iluzioneve tona, të interesave tona egoiste, lavdinë që buron nga Mbretëria Abhá. Të mos jemi pengesa që rrethojnë si me mur oqeanin e dallgëzuar të Fuqiplotit Perëndi. Të mos pengojmë aromat e pastra e erëmira nga kopshti i Bukurisë Lavdiplote që të përhapen kudo. Të mos i vemë pengesa, në këto ditë të bashkimit, reshjeve pranverore të bekimeve nga lart. Të mos lejojmë që shkëlqimet e Diellit të së Vërtetës të zbehen e të zhduken. Këto janë paralajmërimet e Perëndisë, siç janë shkruar në Librat e Tij të Shenjtë, në Shkrimet e Tij, në Tabelat e Tij, që u tregojnë këshillat e Tij atyre që janë të sinqertë.

“Lavdia, mëshira, dhe bekimet e Perëndisë qofshin mbi ju”.34

Ruajtësi ka thënë:

“Nguleni vështrimin në mundësitë e mëdha, në bekimet e pallogaritshme, në frymën e paepur të këtij Besimi të Perëndisë, që rritet e lufton, dhe mos lejoni që grindjet e vogla dhe mosmarrëveshjet e pashmagshme të së tashmes të errësojnë vizionin tuaj të lavdive të shndritshme që e ardhmja e Kauzës ruan për përkrahësit e saj të patundur e të guximshëm”.35

Respekti për koordinatorin dhe dëgjimi i këshillave të tij ose të saj e ndihmon gjithashtu grupin për të shmangur përçarjen. Koordinatorët me përvojë nuk presin që problemet të fryhen para se ata të veprojnë. Me të vërtetë, duke e ditur rëndësinë e unitetit, ata bëjnë që disa prej diskutimeve të përgjithshme të grupit të përqendrohen në këtë çështje jetësore, pa lejuar asnjeri të bëjë akuza të drejtpërdrejta ose të tërthorta për çdo anëtar tjetër të grupit. Mësimi përmendsh i pasazheve si ky më poshtë në fillimin e projektit sjell rezultate të mrekullueshme:

“Në qoftë se midis jush shfaqen mosmarrëveshje, më shikoni Mua që qëndroj para jush dhe mos shihni të metat e njëri-tjetrit, për hir të emrit Tim dhe si shenjë e dashurisë suaj për Kauzën Time të dukshme e të shndritshme. Ne duam t’ju shohim në çdo kohë të bashkoheni në dashuri e harmoni brenda parajsës së pëlqimit Tim, dhe të përhapni me veprimet tuaja aromat e miqësisë e të unitetit, të dashamirësisë e të shoqërisë. Kështu ju këshillon i Gjithëdijshmi, Besniku. Ne do të jemi gjithnjë me ju; në qoftë se Ne thithim aromën e shoqërisë suaj, zemra Jonë me siguri do të gëzohet, sepse asgjë tjetër nuk mund të Na kënaqë. Për këtë dëshmon çdo njeri që me të vërtetë kupton”.36

Një koordinator me përvojë e di gjithashtu se është më lehë ta mbash unitetin kur secili është i vetëdijshëm për rëndësinë e punës që duhet bërë dhe për natyrën sublime të qëllimeve që duhen arritur. Kur ekziston një kuptim i tillë, njerëzit e kanë më pak të vështirë të lenë mënjanë interesat e veta dhe me vetmohim t’ua nënshtrojnë ato detyrave që qëndrojnë para tyre. Ndaluni për një çast dhe mendoni: A do të dëshironit ju të dëmtonit një fushatë të destinuar t’u sjellë gëzimin e njohjes së Bahá’u’lláh-ut turmave të shpirtrave për ndonjë prej shkaqeve të mëposhtme?
_____ Sepse keni dëshirë të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar gjatë fushatës çdo ditë?
_____ Sepse nuk ju pëlqen ushqimi që ju serviret?
_____ Sepse ju pëlqen të flini deri vonë në mëngjes?
_____ Sepse më shumë se çdo gjë doni jetën tuaj private?
_____ Sepse mendoni që metoda juaj e preferuar e të dhënit mësim duhej të ishte adoptuar nga grupi?


PJESA 29

Një ide tjetër që duhet përmendur është se fushata të tilla intensive nuk janë periudha pushimi e çlodhjeje. Ato kërkojnë orë të zgjatura pune të vështirë e megjithatë të gëzueshme.

Ka një nocion të gabuar në botë se ç’është argëtimi. Disa njerëz veprojnë sikur vetë qëllimi i jetës të ishte argëtimi, dhe argëtimin ata e kuptojnë vetëm si një kalim kohe banal. Por si mund të krahasohet një “argëtim” i tillë me gëzimin e vërtetë të ndarjes së Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut me të tjerë, kur i sheh ata të frymëzuar nga fryma e Besimit, kur sheh në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen shpirtërore e numerike të komunitetit Bahá’í. Edhe sikur në një fushatë dëshira për rehati e plotësim tekash të rritet shumë, kjo mund të kapërcehet duke kujtuar ‘Abdu’l-Bahá-in, Shembullin e përkryer dhe përpjekjet e tij të palodhura për të përhapur Kauzën. Ja disa prej thënieve të Tij:

“Ndiqni gjurmët e ‘Abdu’l-Bahá-it dhe, në shtegun e Bukurisë Abhá, digjuni nga dëshira për të dhënë jetën. Shkëlqeni si ylli i ditës, jini të palodhur si deti; ashtu si retë e qiellit reshni jetë mbi fusha e kodra, dhe si erërat e prillit u sillni freski atyre pemëve njerëzore dhe i çoni ato në lulëzim”.37

“Pra, njeriu duhet të vagëllohet në Perëndinë. Ai duhet të harrojë gjendjen e vet egoiste që të mund të ngrihet në pozitën e sakrificës. Ai duhet të arrijë një shkallë të tillë që në qoftë se fle, këtë ta bëjë jo për kënaqësi, por që të çlodhë trupin për të punuar më mirë, për të folur më mirë, për të shpjeguar më bukur, për t’u shërbyer shërbëtorëve të Perëndisë dhe për të provuar të vërtetat. Kur rri zgjuar, ai duhet të kërkojë të jetë i vëmendshëm, t’i shërbejë Kauzës së Perëndisë dhe të sakrifikojë pozitat e veta për hir të atyre të Perëndisë. Kur ai arrin këtë pozitë, konfirmimet e Shpirtit të Shenjtë me siguri do të zbresin mbi të, dhe njeriu me një fuqi të tillë mund të përballojë të gjithë ata që banojnë në tokë”.38

“Unë shpresoj, nga bujaritë e të Lavdëruarit, Gjallëruesit të shpirtrave, që ju të mos pushoni për asnjë çast, por të regëtini vazhdimisht siç rrahin damarët në trupin e botës, të futni frymën e jetës në shpirtrat dhe t’i leni njerëzit të fluturojnë lart drejt zenitit të Mbretërisë”.39

“Këta do të punojnë pa pushim, ditë e natë, nuk do të marrin parasysh as sprova as fatkeqësi, nuk do të lejojnë asnjë ndalesë në përpjekjet e tyre, nuk do të kërkojnë çlodhje, nuk do të përfillin kurrfarë rehatie e komforti dhe, të shkëputur e të panjollosur, do t’ia kushtojnë çdo çast kalimtar të jetës së tyre përhapjes së aromës hyjnore dhe lartësimit të Fjalës së shenjtë të Perëndisë. Fytyrat e tyre do të rrezatojnë ngazëllim hyjnor dhe zemrat e tyre do të mbushen me gëzim. Shpirtrat e tyre do të frymëzohen dhe themelet e tyre do të jenë të sigurta. Ata do të shpërndahen nëpër botë dhe do të udhëtojnë nëpër të gjitha rajonet. Ata do të ngrejnë zërin në çdo kuvend dhe do të stolisin e gjallërojnë çdo tubim. Ata do të flasin në çdo gjuhë dhe do të interpretojnë çdo kuptim të fshehur. Ata do të revelojnë misteret e Mbretërisë dhe do t’i shfaqin secilit shenjat e Perëndisë. Ata do të digjen shndritshëm si qiri në zemrën e çdo kuvendi dhe do të rrezëllijnë si yje mbi çdo horizont. Flladet e lehta që përhapen nga kopshti i zemrave të tyre do të mbushin me erë të mirë e do të gjallërojnë shpirtrat e njerëzve, dhe revelimet e mendjeve të tyre, si reshje shiu do t’u japin fuqi popujve e kombeve të botës”.40


PJESA 30

Edhe një ide tjetër që ka rëndësi të mbahet parasysh kur merret pjesë në një fushatë intensive të mësimimdhënies ka të bëjë me respektin për zakonet e njerëzve të tjerë. Disa prej projekteve në të cilat ju do të merrni pjesë do të përqendrohen në popullata zakonet e të cilave janë të ngjashme me tuajat. Por ka të ngjarë që ju të keni gjithashtu rastin të jepni mësim midis njrëzish me prejardhje kulturore të tjera. Në këto raste, është thelbësore që ju të vlerësoni kulturën e popullatës së cilës po i shërbeni dhe të tregoni respekt të vërtetë ndaj saj.

Tema e kulturës është komplekse, dhe nuk është vendi t’i futemi një analize të thellë të saj. Megjithatë, për qëllimet e kësaj pjese, ka nevojë të tërhiqet vëmendja juaj në dy pika.

E para ka të bëjë me çështjen sesi reagon njeriu ndaj elementeve të ndryshme të një kulture. Çdo kulturë në botë përmban elemente që janë të lavdërueshme dhe elemente që do të ishte e mira të flakeshin tej. Pastaj ka aspekte të të gjitha kulturave që nuk janë as të mira as të këqia; ato thjesht përfaqësojnë diversitetin e mënyrave për t’i parë, për t’i kuptuar, për t’i shprehur e për t’i bërë gjërat. Për një Bahá’í, standardi se ç’është e drejtë dhe ç’është e padëshirueshme është, sigurisht, Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut. Për shembull, që disa njerëz i shikojnë gratë si inferiore ndaj burrave nuk mund të konsiderohet e pranueshme për një Bahá’í në emër të kulturës. Ky është një aspekt i asaj kulture specifike që duhet të ndryshojë kur ndriçohet me dritën e Mësimeve. Nga ana tjetër, në qoftë se një kulturës e vë theksin me forcë te zhvillimi i kooperimit dhe te ndjenja e bashkësisë, atëherë kjo është për t’u vlerësuar e ushqyer.

Në përgjithësi, nuk është vështirë t’i dallosh ato elemente të një kulture që ose janë në pajtim të qartë me Mësimet e Besimit ose në konflikt të drejtpërdrejtë me to. Por çështjet kulturore bëhen më të komplikuara kur elementet në fjalë nuk hyjnë lehtë në këtë ose atë kategori. Merrni, për shembull, diversitetin e muzikës që ekziston në botë. Ne e dimë nga Shkrimet se muzika duhet të jetë frymëzuese për shpirtin njerëzor. Është e qartë se këngët që ngjallin dëshira të një natyre të ulët nuk janë të pranueshme dhe pjesëmarrësit e një fushate mësimdhënieje me siguri nuk do të angazhoheshin për t’i dëgjuar. Por pavarësisht nga to, lloje të shumta muzike kanë lulëzuar në kulturat e ndryshme të botës dhe njerëzit shpesh tërhiqen pas së vetës. Në këtë rast, pra, shihet qartë se norma për ju është të tregoni respekt ndaj asaj që pëlqejnë ose nuk pëlqejnë ata midis të cilëve ju jepni mësim. Qëllimi i fushatës është të çohet tek ata Mesazhi i Bahá’u’lláh-ut; ju nuk jeni atje për t’u imponuar atyre shijet tuaja.

Një element i posaçëm i çdo kulture është sesi e percepton ajo ç’është e sjellshme dhe e njerëzishme. Kur gjërat e holla të mirësjelljes nuk kuptohen, është e lehtë ta fyesh njeriun ose edhe, pa e ditur, ta lëndosh atë. Humori, i cili është i lidhur ngushtë me mirësjelljen, është një fushë tjetër tepër e ndieshme. Ka një rregull të sjelljes lidhur me humorin që, po të zbatohet, kursen shumë hidhërime e siklete: Lëri mënjanë të gjitha shakatë që në një mënyrë ose një tjetër nënçmojnë një njeri të ndonjë etnie, race ose kombësie, dhe flak nga komentet e tua çdo thënie që nënkupon sadopak pabarazi ose konflikt midis burrave dhe grave. S’ka asgjë për të qeshur lidhur me shakatë e vërejtjet e këtij lloji; ato janë në rastin më të mirë mbeturina nga foshnjëria e njerëzimit, që duhen flakur tej.

Pika e dytë që duhet të mbani parasysh kur punoni midis një populli tjetër është se, po të trajtohet në mënyrën e duhur, ndërveprimi midis kulturave të ndryshme është në të vërtetë një përvojë e gëzuar. Ne të gjithëve na pëlqen të dëgjojmë muzikë nga pjesë të tjera të botës dhe të mësojmë për zakone e tradita të panjohura për ne. Përmes ndërveprimit, kulturat e popujve të gjallë ndryshojnë; ato nuk janë gjëra muzeumesh që të ruhen e të vizitohen nga vëzhgues kureshtarë.

Ndërveprimi i kulturave është, pra, një dukuri që ndodh në mënyrë të natyrshme. Problemi lind kur një grup e konsideron kulturën e vet aq superiore saqë vendos ta përhapë në mënyrë agresive dhe të fshijë të gjitha të tjerat. Kur japim mësim midis një popullate kultura e së cilës është e ndryshme nga e jona, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë rrezik dhe të pranojmë faktin që çdo njeri mund të shkojë drejtpërsëdrejti te Bahá’u’lláh-u; njerëzit nuk kanë nevojë që më parë të adoptojnë kulturën tonë. Idetë që vijojnë mund t’ju ndihmojnë në lidhje me këtë.

Popujt e ndryshëm të botës mund të shihen si pika të shpërndara në sipëfaqen e jashtme të një sfere me Bahá’u’lláh-un në qendër, si bërthama e saj. Ka në botë forca që përpiqen t’i shtyjnë të gjitha pikat drejt një poli, duke i grumbulluar ato së bashku në atë që pretendohet se është një kulturë universale. Por, kur kjo ndodh, pikat vetëm lëvizin nga një vend mbi sipërfaqen e sferës në një tjetër dhe distanca e tyre nga qendra, distanca e tyre nga Bahá’u’lláh-u, nuk ndryshon. Nga ana tjetër, në qoftë se secila prej këtyre pikave, në qoftë se secili prej këtyre popujve, lejohet të lëvizë gjatë shtegut të vet të drejtpërdrejtë në drejtim të Bahá’u’lláh-ut, ato natyrisht do të afroheshin më pranë njëra-tjetrës. Kulturat e tyre do të ndryshojnë dhe do të pasurohen ndërsa kontribuojnë secila për lindjen e një qytetërimi botëror.


PJESA 31

Një mënyrë për të shqyrtuar karakteristikat e atij lloji fushate të mësimdhënies që po shikojmë këtu është ta ndash atë në disa bloqe kohore, kushtuar secili një grupi veprimtarish. Gjatë çdo periudhe, pjesëmarrësit e projektit ndjekin, me ndihmën e koordinatorit, disa procedura të vendosura nga institucioni që përgjigjet për projektin. Këto procedura nuk përfaqësojnë medoemos të vetmen mënyrë të bërjes së gjërave, por një pjesëmarrës i pjekur di si të lerë mënjanë shijet e shprehitë e veta, për t’i lejuar dinamikës së shëndoshë të veprimit në grup të zhvillohet.

Blloku i parë kohor përbëhet prej orëve të mëngjesit herët. Në përgjithësi, njerëzit mund të bien të flenë natën dhe të ngrihen në mëngjes kur është e përshtatshme për ta. Por shumë prej koordinatorëve u kërkojnë pjesëmarrësve ta fillojnë punën e grupit në mëngjes herët, sepse përvoja ka treguar se kjo rrit mjaft efektivitetin e ditës. Një gjë dihet, shumica dërrmuese e njerëzve të botës, midis të cilëve zakonisht zhvillohet kjo lloj fushate, ngrihen herët në mëngjes.

Ora e parë ose pak më shumë e ditës është, sigurisht, kohë personale. Dhe respekti e konsiderata që anëtarët e grupit tregojnë ndaj njëri-tjetrit gjatë kësaj periudhe përcakton në një shkallë të gjerë se si do të ndërveprojnë ata gjatë ditës. Veç kohës së harxhuar për t’u larë, për t’u veshur e për të vënë rregull në gjërat personale, këto dy orë përbëjnë një moment shumë intim për çdo person për t’u kthyer ndaj Perëndisë e për të komunikuar me Të. Kjo është koha që njeriu të refelektojë brenda zemrës së vet për dhuntitë që merr secili nga Perëndia dhe për ta përgatitur vetveten për të marrë pjesën ditore të dhuratave të pafund. Kjo është koha për t’u tërhequr në një qoshe e për t’u angazhuar në lutje e përsiatje, duke u lutur me zjarr që përpjekjet e tij, sado të vogla, të pranohen në Pragun e Tij të Shenjtë dhe të bekohen me konfirmime hyjnore. Sa i çmuar është të kujtuarit e pasazheve që recitohen në ato orë të para të mëngjesit:

“O Zot! Unë jam një zog krahëthyer dhe dëshiroj të fluturoj lart në hapësirën Tënde të pafund. Si është e mundur ta bëj këtë, veçse falë provanisë Sate e hirit Tënd, konfirmimit e ndihmës Sate”.41

“Të lutem Ty, për Atë Që është Burimi i Revelacionit Tënd dhe Agimi i shenjave të Tua, të bësh që zëmra ime të jetë një mbajtëse e dashurisë Sate dhe e të kujtuarit Tënd. Bashkoje, pra, atë me Oqeanin Tënd më të madh, që prej saj të rrjedhin ujërat e gjalla të Urtisë Sate dhe rrymat e kristalta të madhërimit e të lavdërimit Tënd”.42

“Të lutem Ty, O Ti Mbret i qenies dhe Mbrojtës i së dukshmes e i së padukshmes, ta bësh cilindo që ngrihet për t’i shërbyer Kauzës Sate si një det që lëviz me dëshirën Tënde, ta bësh të ndizet me zjarrin e Pemës Sate të Shenjtë, që shkëlqen nga horizonti i qiellit të vullnetit Tënd”.43

“O Perëndia im, ndihmoje shërbëtorin Tënd të ngrejë lart Fjalën e të hedhë poshtë atë që është e kotë dhe e rreme, të vendosë të vërtetën, të përhapë kudo vargjet e shenjta, të shfaqë shkëlqimet dhe të bëjë që drita e mëngjesit të agojë në zemrat e të drejtëve”.44

“O Perëndi! O Perëndi! Ti e sheh dobësinë, përvuajtërinë dhe përunjësinë time para krijesave të Tua; megjithatë, unë kam besuar në Ty dhe jam ngritur për të përkrahur mësimet e Tua midis shërbëtorëve të Tu të fortë, duke u mbështetur në pushtetin e fuqinë Tënde”.45

“O Perëndia im! O Perëndia im! Ti më sheh në përunjësinë e dobësinë time, të angazhuar në ndërmarrjen më të madhe, të vendosur për të ngritur fjalën Tënde nidis masave dhe për të përhapur mësimet e Tua midis popujve të Tu. Si mund t’ia arrij unë kësaj, veçse duke më mbështetur Ti me fryrjen e Shpirtit të Shenjtë, duke më ndihmuar të triumfoj me ushtritë e mbretërisë Sate të lavdishme dhe duke lëshuar mbi mua konfirmimet e Tua, vetëm të cilat mund ta shndërrojnë një mizë të vockël në shqiponjë, një pikë uji në lumenj e dete dhe një atom në drita e diej?”46

“O Zot! Unë jam i dobët, më forco me pushtetin e fuqinë Tënde. Gjuha ime belbëzon, lejo që të flas për të të përkujtuar e lëvduar Ty. Unë jam i përvuajtur, më ndero duke më pranuar në mbretërinë Tënde. Unë jam larg, bëj që unë të afrohem te pragu i mëshirës Sate”.47

“O Zot! Sikur fryma e Shpirtit të Shenjtë të mbështesë më të dobtën e krijesave, ajo do të arrinte gjithçka që aspiron dhe do të zotëronte çdo gjë që dëshiron”.48

“O Zot! Bëj të shfaqen në tokat e Tua shpirtrat e përvuajtur e të nënshtruar, me fytyra të ndriçuara nga rrezet e udhërrëfimit, të shkëputur nga bota, duke lartësuar Emrin Tënd, duke të thurur lavde Ty dhe duke përhapur aromën e shenjtërisë Sate midis njerëzimit”.49

“O Perëndi, Perëndia im! Ndihmoi shërbëtorët e tu të besuar të kenë zemra të dashura e të ndjeshme. Ndihmoi ata të përhapin midis të gjitha kombeve të tokës dritën e udhërrëfimit që vjen nga Grupimi qiellor”.50

“Me të vërtetë, ata që të duan Ty janë të etur, O Zoti im; çoi ata te burimi i bujarisë e i mirësisë. Me të vërtetë, ata janë të uritur; dërgoi atyre këtu poshtë tryezën Tënde qiellore. Me të vërtetë ata janë të zhveshur; vishi ata me rrobat e diturisë e të dijes”.51

“O Ti Perëndi i pakrahasueshëm! O Ti Zot i Mbretërisë! Këta shpirtra janë ushtria Jote qiellore. Ndihmoi ata dhe, me aradhet e Grupimit Suprem, nxirri ata fitimtarë, që çdonjëri prej tyre të bëhet si një regjiment e t’i pushtojë këto vende përmes dashurisë së Perëndisë dhe dritës së mësimeve hyjnore”.52

Përveç që u jep pjesëmarrësve individualë kohë për lutje e përsiatje, koordinatori organizon edhe një sesion lutjeje për tërë grupin gjatë kësaj periudhe. Dhe, natyrisht, disa prej anëtarëve kanë detyrën të përgatisin ushqimin dhe të servirin të ngrënët e parë të ditës. Kjo është një detyrë që çdo anëtar duhet ta pranojë me gjithë zemër dhe ta kryeejë me mirësjellje, sepse dashuria për Perëndinë duhet të shndërrohet në shërbim ndaj të dashurve të Tij; veprimet e vogla të dashamirësisë së përzemërt janë të pajisura me fuqi kolosale e në gjendje t’i japin energji një grupi shpirtrash të përkushtuar, të vendosur të punojnë së bashku në unitet.

PJESA 32

Blloku i dytë kohor i kushtohet thellimit të vetë grupit. Kjo është një veprimtari e rëndësishme dhe lënia pasdore e saj do të pakësonte efektshmërinë e fushatës. Mësuesi duhet të jetë në harmoni me forcat shpirtërore që sjellin transformimin e shpirtrave. Dhe për ta arritur këtë, është thelbësore që mendja dhe zemra e mësuesit të jenë në rezonancë me fuqinë e Fjalës së Perëndisë. Një koordinator me përvojë është kurdoherë i gatshëm të tërheqë vëmendjen e grupit rreth pasazheve nga shkrimet që bëjnë fjalë për tema të lidhura me punën e ditës. Mësimi përmendsh i pasazheve të tilla është me të vërtetë si një ushqim qiellor që ushqen pjesëmarrësit dhe ruan atmosferën shpirtërore të fushatës. Si ushtrim, ju mund të keni dëshirën të kërkoni disa pasazhe të përshtatshme për thellimin e një grupi në një projekt intensiv mësimdhënieje.


PJESA 33

Blloku i tretë kohor u kushtohet veprimtarive të fushatës per se [në vetvete]. Këto, siç e kemi vënë në dukje në mënyrë të përsëritur, ndryshojnë në përputhje me natyrën e çdo projekti. Sidoqoftë, në të gjitha fushatat kjo periudhë kohe është plot veprim të përhershëm, të përqendruar e të vendosur. Zakonisht, në fund të sesionit të thellimit, grupi duhet të jetë konsultuar, me ndihmën e koordinatorit, për detyrat dhe sfidat e ditës. Kjo është, pra, koha që çdo anëtar i grupit t’i drejtohet fuqisë së ndihmës hyjnore dhe t’i kushtojë çdo mendim e veprim çuarjes së Mesazhit jetëdhënës të Bahá’u’lláh-ut te shpirtrat që presin.

Duhet kujtuar këtu se qëllimi i projekteve të tilla të mësimdhënies nuk është asnjëherë thjesht rekrutimi i një numri të madh njerëzish. Janë disa veprimtari të ndërlidhura që duhen ndërmarrë: Duhen të kërkohen individë të predispozuar. Pastaj ata duhet të angazhohen në biseda domethënëse dhe të ndihmohen të njohin Bahá’u’lláh-un si Manifestimin e Perëndisë për kohën e sotme e të hyjnë në kështjellën e Besëlidhjes së Tij. Besimtarëve të rekrutuar rishtas, si dhe Bahá’í-ve të tjerë të lokalitetit, u duhen bërë vizita në shtëpitë e tyre dhe një varg temash thelluese duhen zhvilluar me ta. Duhen bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar tek anëtarët e komunitetit Bahá’í zellin e nevojshëm për të dhënë mësim e për t’u integruar në veprimtaritë e fushatës. Shpesh një vëmendje e posaçme u duhet kushtuar fëmijëve, duke zhvilluar çdo ditë me ta mësime të edukimit moral. Veç këtyre, njerëzit që kanë pozita drejtuese në lokalitet duhet të vizitohen dhe të njihen me synimet e qëllimet e Besimit.

Metodat ekzistuese të të dhënit mësim mund të lejojnë nivele të ndryshme ritesh. Për shembull, mund t’i lihet krejtësisht çdo mësuesi individual të përcaktojë sesi ai ose ajo do të veprojë për t’u takuar me njerëzit, për t’u paraqitur atyre Besimin dhe për t’u shpjeguar të vërtetat themelore të tij. Por është gjithashtu e mundur që një fushatë të ndjekë një program më ritual. Për t’ju dhënë një shembull, organizatorët e fushatës kanë adoptuar një mënyrë shumë zyrtare të regjistrimit të njerëzve në një numër mësimesh prej disa orësh secili, të zhvilluara për pesë ditë me radhë. Temat që ata kanë zgjedhur për këto mësime janë: natyra njerëzore dhe jeta e shpirtit për ditën 1, fuqia e lutjes për ditën 2, Perëndia dhe Manifestimet e Tij për ditën 3, Besëlidhja e Bahá’u’lláh-ut për ditën 4, komuniteti Bahá’í për ditën 5. Ditën e gjashtë bëhet një Festë e Unitetit. Gjatë kësaj kohe, shumë prej atyre që ndiqnin mësimet do të jenë nxitur të deklarojnë besimin e tyre te Bahá’u’lláh-u dhe do të jenë bërë anëtarë të komunitetit Bahá’í.

Megjithëse veprimtaritë e kësaj periudhe duhen zhvilluar me një ndjenjë ngutshmërie e me shpejtësi, ne duhet të mbajmë parasysh se të mësuarit e shpirtrave të predispozuar nuk mund të bëhet me nxitim e në mënyrë të sipëfaqshme. Edhe kur individë të caktuar e pranojnë shpejt Besimin, ata kanë nevojë për një numër vizitash gjatë fushatës, derisa të hidhet një themel i shëndoshë për zhvillimin e tyre të ardhshëm si Bahá’í. Një sekret që çdo mësues me përvojë e ka mësuar lidhur me këtë është se besimtarët, qofshin të porsarekrutuar ose veteranë, konfirmohen së tepërmi kur marrin pjesë në mësimin e miqve ose të anëtarëve të familjes, fillimisht me ndihmën e mësuesve vizitues e pastaj me forcat e veta. Është shumë efektive të pyeten ata që pranojnë Besimin për emrat e anëtarëve të tjerë të familjes së tyre që mund të kenë dëshirë të marrin lajmin e gëzuar të të Premtuarit të të gjitha Epokave dhe të rregullohet për t’i takuar këta anëtarë të familjes së bashku.

PJESA 34

Blloku i fundit kohor përbëhet prej orëve të mbrëmjes. Çdo koordinator me përvojë e di se mbrëmjet në një fushatë janë periudha të frytshme dhe duhet të shfrytëzohen plotësisht. Ndonjëherë gjatë kësaj kohe mbahen tubime të gjera të hapura për gjithë fshatin ose qytetin. Në këto tubime zhvillohen biseda të përgatitura mirë dhe jepen programe muzikore, skeçe dhe shfaqje teatrale. Përpjekje të bashkërenduara bëhen për të krijuar një ndjenjë komuniteti e për të ngjallur entuziazëm. Në raste të tjera, kjo arrihet me anë takimesh më të vogla dhe mësimesh të rregullta.

Ka rëndësi që pjesëmarrësit në fushatë të kuptojnë se ata duhet të marrin pjesë aktive në veprimtaritë e mbrëmjes. Kjo për ta nuk është kohë çlodhjeje ose për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin. Ata duhet të jenë syhapur e mikpritës, të sigurohen që çdo person i pranishëm në një takim, të madh ose të vogël, të ndiehet i mirëpritur, që secilit t’i kushtohet vëmendje dhe që pyetjet e secilit të marrin përgjigje.

Me tubime të tilla merr fund puna e ditës. Por, para se pjesëmarrësit të largohen, ka edhe një veprimtari tjetër në të cilën ata duhet të marrin pjesë. Një takim i fundit i vetë grupit është i nevojshëm për të diskutuar përvojën e ditës. Nuk duhet të harrojmë se suksesi i qëndrueshëm në të dhënit mësim varet nga shkalla e trajtimit të tij nga pozita e të mësuarit ne vetë. Diskutimet e këtij takimi të fundit duhet, pra, të jenë të çliruara si nga përunjësia e rreme dhe nga mendhjemadhësia. Detyra është të shprehen me mirënjohje të përunjur mësimet e mësuara gjatë ditës.

PJESA 35

Ky përshkrim i shkurtër i një lloji fushate, të zhvilluar shpesh herë midis një popullate shumë të predispozuar, i jep fund shtjellimit që i bëmë aktit të të dhënit mësim, qoftë si nismë vetjake ose si përpjekje kolektive. Duke menduar për të dyja ato, ju duhet të kuptoni se parimet shpirtërore që futen në lojë janë po ato në të dy rastet. Por procesi i rekrutimit të pak miqve në komunitetin Bahá’í është i ndryshëm nga ai i tërheqjes në Besim të mijëra e mijëra banorëve të një rajoni. Një analogji e thjeshtë do të na ndihmojë për ta sqaruar këtë pikë. Parimet që qeverisin rritjen e bimëve janë të njëjta si në një lule të vogël dhe në një fermë prej qindra hektarësh. Megjithatë, të kujdesesh për pak bimë në kopshtin personal të dikujt është shumë e ndryshme nga marrja me bujqësi në sipërfaqe të mëdha.

Kur keni disa miq që janë rekrutuar në Besimin, ju do të vazhdoni të kujdeseni për secilin prej tyre si pjesë e planit tuaj vetjak të mësimdhënies, duke harxhuar kohën me ta dhe duke i thelluar ata derisa të bëhen përkrahës të zjarrtë të Besimit dhe aktivë në mbështetjen e Kauzës. Po kështu, kur institucionet organizojnë një fushatë midis një popullate të predispozuar, një përqindje e madhe e së cilës do të pranojë me lehtësi Bahá’u’lláh-un nëse Mesazhi i Tij i paraqitet qartë e me zell, është e nevojshme të hartohen plane për të thelluar besimtarët e rekrutuar rishtas. Por këtu nuk është më e mundur që pak mësues të thellojnë ata qindra vetë që ata patën ndihmuar të vijnë në Besimin, prandaj besimtarë të aftë nga gjiri i vetë popullatës duhen përgatitur për të kryer këtë detyrë dhe detyrat e tjera të shumta që lidhen me komunitete që zgjerohen me shpejtësi. Në themel të planeve të tilla qëndron, pra, instituti i përgatitjes. Për këtë çështje Shtëpia Universale e Drejtësisë ka thënë:

“Me rritjen e numrit të rekrutimeve, është bërë e qartë se të tilla kurse instruktimi të rastit dhe veprimtaritë e lirshme të jetës së komunitetit, edhe pse të rëndësishme, nuk janë të mjaftueshme si mjete të zhvillimit të rezervave njerëzore, sepse ato kanë rezultuar vetëm një një grup të vogël përkrahësish aktivë të Kauzës. Këta besimtarë, sado të përkushtuar, sado të gatshëm për të bërë sakrifica, nuk mund të plotësojnë nevojat e qindra, aq më pak të mijëra, komuniteteve lokale të krijuara rishtas. Institucionet Bahá’í duhet t’i kushtojnë një vëmendje sistematike përgatitjes së një numri të konsiderueshëm besimtarësh dhe ndihmës për ta në shërbimin ndaj Kauzës sipas talenteve e aftësive që u ka dhënë Perëndia.

“Zhvillimi i rezervave njerëzore në shkallë të gjerë kërkon që ngritja e instituteve të shihet në një dritë të re. Në shumë rajone, është bërë e domosdoshme të krijohen institute si struktura organizative kushtuar përgatitjes sistematike. Qëllimi i një përgatitjeje të tillë është të pajisen kontingjente gjithnjë e më të mëdha besimtarësh me ndriçimin shpirtëror, dijet dhe mjeshtrinë e nevojshme për të kryer detyrat e shumta të shtrirjes së përshpejtuar e të konsolidimit , duke përfshirë mësimin dhe thellimin e një numri të madh njerëzish – të rritur, të rinj e fëmijë. Ky qëllim mund të arrihet më mirë përmes programesh të organizuara mirë, sipas rregullave, të përbëra prej kursesh që ndjekin plane mësimore të përshtatshme”.53

Është, pra, e qartë se pjesëmarrja në kurse të instituteve, qoftë si nxënës ose si mësues, ka rëndësi jetësore. Në një mesazh drejtuar besimtarëve në Amerikën Latine e në Karaibet, Shtëpia e Drejtësisë ka thënë:

“Planet e përqendruara në këto zona të shtrirjes në shkallë të gjerë do të kërkojnë medoemos të mobilizojnë një numër të konsiderueshëm besimtarësh në gjirin e çdo popullate, që të punojnë me zell jo vetëm në komunitetet e veta lokale, por të shërbejnë gjithashtu si pionierë e mësues vizitorë për një kohë të gjatë ose të shkurtër në lokalitete të tjera. Programet e përgatitjes, për të cilat mjaft prej komuniteteve tona kanë një përvojë të konsiderueshme, përbëjnë një mjet shumë të fuqishëm për kryerjen e një mobilizimi të tillë të gjerë. Ne ju bëjmë thirrje, pra, të mbështetni punën e instituteve të përgatitjes në vendet tuaja, dhe ata më me përvojë midis jush të japin me bujari nga koha e vet në punën si mësues, në mënyrë që kurset të zhvillohen gjerësisht e mbi një bazë të qëndrueshme. Duke fituar dije të reja e mjeshtri përmes këtyre programeve, ju do të jeni në gjendje të vini në praktikë me entuziazën e zell atë që keni mësuar dhe do të ngriheni për t’u vënë shpatullat përgjegjësive të shumta që kërkojnë shtrirja e përshpejtuar e konsolidimi”.54

Duhet të jetë burim i një gëzimi të madh për ju të dini se duke marrë pjesë në kurset e institutit tuaj, ju i përgjigjeni thirrjes së Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Ju do të jeni gjithashtu të gëzuar të dini se libri tjetër i Institutit Ruhi është i caktuar për përgatitjen e kujdestarëve të gjashtë librave të parë. Kur t’i studioni ato, ju do të rritni aftësinë tuaj për të zhvilluar rrethe studimi jo vetëm në qytetin ose fshatin tuaj, por gjithashtu edhe në ato fqinjë. Por, për tani, detyra juaj e ngutshme është të vini në praktikë ato që keni mësuar nga ky libër, duke dalë vullnetarë për të marrë pjesë në një fushatë kombëtare, rajonale ose lokale dhe duke zbatuar planin tuaj vetjak të mësimdhënies.

REFERENCAT

1. Nga mesazhi i Novruzit i vitit 1974 i Shtëpisë Universale të Drejtësisë, botuar në Teaching the Bahá’í Faith: Compilations and a Statement Prepared by the Research Department of the Universal House of Justice (Mona Vale: Bahá’í Publications Australia, 1995), Nr. 312, f. 160.
2. Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, bot. shqip, f. 52-53.
3. Bahá’u’lláh, Qitapi Akdas: Libri Më i Shenjtë, bot. shqip, Q3.
4. Shtëpia Universale e Drejtësisë, Wellspring of Guidance [Burim Udhërrëfimi]: Mesazhe 1963-1968 (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1976), f. 32.
5. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, bot. shqip, #120.
6. Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht, bot. shqip, #4.
7. Qëmtime, #4.
8. Bhagavad Gita, #4:7-8.
9. ‘Abdu’l-Bahá, Bisedat e Parisit, bot. shqip, #15:12.
10. Lutje Bahá’í, Shkrime të Shenjta.. Një përzgjedhje, bot. i dytë 2001, #95.
11. Qëmtime, #45.
12. Lutje Bahá’í, #47.
13. Po aty, #48.
14. Qitapi Akdas, Q4.
15. Lutje Bahá’í, f. 14.
16. Fjalët e Fshehura, persisht, #44.
17. Po aty, arabisht, #13.
18. Tablets of ‘Abdu’l-Bahá Abbas [Tabela të ‘Abdu’l-Bahá Abbas-it] (Chicago: Bahá’í Publishing Committee, 1930), vëll. 3, f. 579-80.
19. Lutje Bahá’í, #63.
20. Qëmtime, #129.
21. Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 55.
22. Po aty, f. 55-56.
23. Po aty, f. 56.
24. Po aty, f. 56.
25. Po aty, f. 56.
26. Po aty, f. 56.
27. Shoghi Effendi, Messages to America: Selected Letters and Cablegrams Addressed to the Bahá’ís of North America [Mesazhe drejtuar Amerikës: Letra dhe telegrame të zgjedhura drejtuar Bahá’í-ve të Amerikës së Veriut] 1932-1946 (Wilmette: Bahá’í Publishing Committee, 1947), f. 5-6.
28. Po aty, f. 7.
29. Po aty, f. 79.
30. Nga mesazhi i Novruzit i vitit 1979 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës, botuar në Promoting Entry by Troops (Riviera Beach: Palabra Publications, 1996), Nr. 32, f. 34.
31. Nga mesazhi i Ridvanit i vitit 1995 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës.
32. Nga mesazhi i Ridvanit i vitit 1996, drejtuar Bahá’í-ve të botës, botuar në The Four Year Plan: Messages of the Universal House of Justice (Riviera Beach: Palabra Publications, 1996), f. 25.
33. Wellspring of Guidance, f. 31-33.
34. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, bot. shqip, #207.
35. Poshtëshënim në një dorëshkrim të Shoghi Effendiut shtuar në një letër të pabotuar të datës 9 maj 1933 të shkruar në emër tëtij, drejtuar një besimtari individual.
36. Qëmtime, #146.
37. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #200.
38. Tablets of ‘Abdu’l-Bahá Abbas, vëll. 2, f. 460.
39. Tablets of ‘Abdu’l-Bahá Abbas, vëll. 3, f. 727.
40. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #204.
41. Bahá’í Prayers [Lutje Bahá’í] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1993), f. 179-80..
42. Po aty, f. 170-71.
43. Po aty, f. 172.
44. Lutje Bahá’í, #39.
45. Bahá’í Prayers, f. 179.
46. Po aty, f. 186.
47. Lutje Bahá’í, #42.
48. Bahá’í Prayers, f. 180.
49. Po aty, f. 182.
50. Po aty, f. 174-75.
51. Po aty, f. 175-76.
52. Lutje Bahá’í, #40.
53. Nga një mesazh i datës 26 dhjetor 1995 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve, botuar në The Four Year Plan, f. 7.
54. Nga mesazhi i Riḍvánit i vitit 1996 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar pasuesve të Bahá’u’lláh-ut në Amerikën Latine e Karaibet, botuar në The Four Year Plan, f. 62-63.


Autor: Ruhi Institut - Kategorie: Studime Bahá’í - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS