Ruhi 4 - Agim Popa, 2005-10 (rv 2006-04 )
Manifestimet
Binjake
Instituti Ruhi
Libri 4
Manifestimet
Binjake
Instituti Ruhi
Librat e Serisë:
Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit
“Të kupturarit e Shkrimeve Bahá’í”
“Lutja”
“Jeta dhe vdekja”
Libri 2 Duke u ngritur në shërbim
“Gëzimi i të mësuarit”
“Tema thellimi”
“Paraqitja e besimeve Bahá’í”
Libri 3.1 Mësimi në klasat e fëmijëve, niveli 1 Libri 3.2
Mësimi në klasat e fëmijeve, niveli 2
“Disa parime të edukimit Bahá’í” “Mësime për klasa fëmijësh, niveli 2”
“Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1” “Një përmbledhje e këngeve për
“Drejtimi i klasave për fëmijë” mësuese e klasave fëmijësh”
Libri 4 Manifestime Binjake
“Madhështia e kësaj
Dite”
“Jeta e Báb-it”
“Jeta e Bahá’u’lláh-ut”
Libri 5 [Mësimi në klasat për të rinj]
Libri 6 Mësimdhënia e Kauzës
“Natyra shpirtërore e të dhënit mësim”
“Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit”
“Akti i të dhënit mësim”
Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit
“Shtegu
shpirtëror”
“Si bëhesh tutor i librave 1-6”
“Promovimi i arteve në rrënjët e komunitetit”
Libri 8 Besëlidhja
“Besëlidhja e Perëndisë”
“Besëlidhja e Bahá’u’lláh-ut”
Libri 9 Mirëqenia e familjes
“Jeta familjare Bahá’í”
“Dhënia: Baza shpirtërore e mirëqenies”
Original Title:
The Twin
Manifestations, Ruhi Institute, Book 4
published by the Ruhi Foundation,, Colombia, 1996
Text: Albanian
Përkthyesi: Agim Popa
nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá’í
© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i dytë 2006 - 163 E.B.
Pasqyra e lëndës
Bashkëpunëtorëve 1
Madhështia e kësaj Dite 3
Jeta e Báb-it 17
Jeta e Bahá’u’lláh-ut 69
BASHKËPUNËTORËVE
23 Maji i vitit 1844 shënoi fillimin e një epoke të re në historinë e njerëzimit. Për shekuj me radhë, të gjithë popujt e botës kishin pritur Ditën e Premtuar të Perëndisë, një
Ditë kur paqja dhe harmonia do të vendoseshin mbi tokë. Agimi i kësaj Dite të re ishte dëshmitar i shfaqjes së jo një, por dy Manifestimeve të Perëndisë, të Báb-it dhe të Bahá’u’lláh-ut, Revelacionet e të Cilëve çliruan forcat shpirtërore të destinuara për të transformuar shoqërinë në përputhje me Vullnetin e Perëndisë.
Jeta e një Manifestimi të
Perëndisë është thelbësisht e ndryshme nga ajo e qenieve të tjera njerëzore, dhe madhështia e Tij nuk mund të kuptohet thjesht duke studiuar ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë. Gjatë viteve që Ai jeton në tokë, fuqitë e Tij të jashtëzakonshme përhapen në të gjithë planetin, duke shkaktuar një ndryshim të thellë në realitetin e të gjitha gjërave të
krijuara, dhe duke e përgatitur njerëzimin për një fazë të re në progresin e tij. Ndonëse për sytë e jashtëm jeta e Tij mund të duket e mbushur me vuajtje, sytë shpirtërorë shquajnë në çdo gjë që ndodh shenjat e lavdisë e të madhështisë së Tij.
Në programin e Institutit Ruhi, tri nënndarjet që përbëjnë Librin 4 i kushtohen ndihmës që u jepet studentëve
për të fituar një dije të plotë e sistematike rreth jetës së Báb-it dhe të Bahá’u’lláh-ut. Në nënndarjet 2 dhe 3 respektivisht është paraqitur një rrëfim kronologjik i jetës së secilit prej Tyre, dhe shpresojmë që studentët do të mësojnë t’i tregojnë ato në mënyrë pak a shumë të hollësishme. Këto rrëfime kronologjike, veçanërisht në nënndarjen
mbi jetën e Bahá’u’lláh-ut, plotësohen nga citate nga Shkrimet e Shenjta që hedhin dritë mbi disa nga temat shpirtërore të lidhura me personin e Manifestimit. Disa prej këtyre citateve pasohen nga ushtrime, ndërsa të tjerat thjesht kërkojnë përsëritje të leximit dhe reflektim vetjak.
Nënndarja e parë e librit ka për qëllim të përgatisë pjesëmarrësit
e kursit për studimin e të dhënave historike. Ajo përbëhet nga disa citime nga Shkrimet që flasin për madhështinë e kësaj Dite si dhe disa ushtrime të thjeshta.
Gjatë punës me grupe nxënësish, mësuesve u kërkohet t’u kushtojnë vëmendje të njëjtë të dyja aspekteve të materialit që paraqitet në libër: kuptimit të brendshëm që ofrohet në çështjet
shpirtërore, si dhe dijes që përçohet lidhur me historinë e Besimit. Një koncept i rëndësishëm që trajtohet në nënndarjen e tretë është ai i krizës dhe fitores. Kuptimi i këtij koncepti është thelbësor për çdo Bahá’í që të vlerësojë historinë e Besimit dhe gjithashtu të kontribuojë në shtrirjen dhe konsolidimin e tij, procese që gjithmonë kalojnë
përmes një vargu krizash e fitoresh.
Veç kësaj, i duhet dhënë rëndësi aftësisë për ta treguar historinë e Báb-it e të Bahá’u’lláh-ut në një mënyrë që të prekë zemrën e dëgjuesit. Aftësia e nevojshme mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet studimit të vazhdueshëm të materialit dhe me mbështetjen e një mësuesi dashamirës. Për t’i ndihmuar
pjesëmarrësit që të bëjnë një paraqitjen të parë shumë të thjeshtë, secilës prej nënndarjeve historike i janë bashkëngjitur disa vizatime me shpjegime të shkurtra. Nëse e do puna, këto vizatime mund të kopjohen e përdoren krahas mjeteve të tjera vizive në fushata në shkallë të gjerë për shtrirjen dhe konsolidimin.
Madhështia
e kësaj
Dite
Qëllimi
Arritja e kuptimeve të brendshme
rreth rëndësisë së kësaj Dite
dhe premtimeve që ajo bart
për njerëzimin.
PJESA 1
Si Bahá’í jemi të bekuar për faktin se e dimë që jetojmë në një Ditë shumë të veçantë, një Ditë në të cilën dy Manifestime të Perëndisë u shfaqën dhe përtëritën të
gjitha gjërat e krijuara. Ne e shohim me sytë tanë se si forcat e çliruara nga këto Manifestime po ndryshojnë shoqërinë njerëzore – sesi një botë e vjetër po perëndon dhe një botë e re po ngrihet në vend të saj. Është sigurisht e vërtetë se vdekja e një bote sjell me vete vuajtje të patregueshme. Ne prekemi thellë nga këto vuajtje dhe trishtohemi nga shkatërrimi
që ndodh rreth nesh, por nuk mposhtemi, sepse e dimë që bota po lëviz me shpejtësi drejt fatit që Bahá’u’lláh-u ka caktuar për të.
Të jetosh në një Ditë të tillë, në Ditën e Perëndisë, është një bekim i pamasë, por që bart përgjegjësi të mëdha. Për ta vlerësuar këtë bujari e për të kryer detyrat tona, ne shpesh duhet të përsiatim rreth
domethënies e madhështisë së kësaj Dite. ‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë se njeriu mund t’i bëjë ballë çdo gjëje, përveç asaj që Perëndia ka dashur që të bëhet në këtë epokë. A nuk është e domosdoshme, pra, që çdo Bahá’í të bëhet gjithnjë e më i vetëdijshëm rreth qëllimit të sotëm të Perëndisë për njerëzimin, një qëllim, realizimin e të cilit
fuqitë e tokës nuk mund ta ndalin? Synimi i kësaj nënndarjeje, e cila është relativisht e shkurtër, është t’ju njohë ju me disa citime nga Shkrimet që i referohen mashështisë së Ditës në të cilën jetojmë. Para se t’i studioni këto citime e të reflektoni mbi kuptimin e tyre, do të ishte e dobishme të konsultoheni në grupin tuaj rreth çështjeve të
mëposhtme:
1. Unifikimi i racës njerëzore është një nga objektivat që, sipas Vullnetit të Perëndisë, do të arrihet në këtë epokë. Cilat janë disa nga objektivat e tjera që Perëndia ka caktuar sot për njerëzimin?
_____________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. ‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë se njeriu nuk mund të ndalojë atë që Perëndia ka caktuar sot për njerëzimin. Jep disa shembuj rreth atyre “fuqive të tokës” të cilat
përpiqen ta pengojnë përmbushjen e qëllimit të Perëndisë.
_________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Në ç’mënyrë këto “fuqi të tokës” përpiqen ta pengojnë njerëzimin të përmbushë atë që Perëndia ka destinuar për të?
_______________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. A mund të jepni disa shembuj nga historia e Besimit për të ilustruar që përpjekjet e këtyre fuqive” gjithmonë përfundojnë me dështim?
_____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 2
Bahá’u’lláh-u thotë:
“Me të vërtetë, Unë them, kjo është dita në të cilën njerëzimi mund të sodisë Fytyrën
dhe të dëgjojë Zërin e të Premtuarit. Thirrja e Perëndisë është shpallur dhe drita e shëmbëlltyrës së Tij është ngritur mbi njerëzit. Çdo njeri duhet të fshijë nga tabela e zemrës së vet çdo gjurmë fjale të kotë dhe të shohë me mendje të hapur e të paanshme shenjat e Revelacionit të Tij, provat e Misionit të Tij dhe dëshmitë e lavdisë së Tij”.1
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Në këtë Ditë, ne mund të shohim ______________ dhe të dëgjojmë __________ e të
Premtuarit.
b. ____________________________________ është shpallur dhe __________ e __________________________ së Tij është ngritur mbi ne.
c. Është detyra jonë të fshijmë nga ______________________________ sonë e çdo ________________________________________, dhe të shohim me mendje të __________ e të ________________ ________________ e Revelacionit të Tij, ____________ e Misionit të Tij dhe ________________
e lavdisë së Tij.
2. Cilat nga fjalët e mëposhtme janë fjalë të kota që i pengojnë njerëzit ta njohin Bahá’u’lláh-un?
______ Feja e prindërve të mi më del e më tepron.
______ Njerëzimi ka nevojë për një pranverë shpirtërore.
______ Feja është e mirë për ata që kanë nevojë për të.
______ Feja s’është veçse burim konflikti, kështu
që duhet ta zhdukim atë.
______ Me sa shoh unë, të gjitha fetë janë pak a shumë njëlloj, kështu që nuk ka rëndësi se cilës prej tyre i përket.
______ Perëndia e ka braktisur njerëzimin.
______ Të gjitha gjërat duhen përtërirë, përfshi këtu edhe fenë.
______ Shkenca provon se nuk ka Perëndi. Të gjitha problemet tona mund të zgjidhen nëse përdorim
fuqinë e arsyes.
______ Unë nuk dua t’i besoj asnjë feje.
______ Çdo individ duhet të jetë i lirë ta njohë Perëndinë sipas mënyrës së tij apo të saj. Ç’nevojë ka për një Manifestim?
______ Ne kemi Shkrimet e Shenjta të fesë sonë. Nuk ka nevojë për një Manifestim të ri.
3. Cilat nga shenjat e mëposhtme janë shenjat e Revelacionit të
Bahá’u’lláh-ut, provat e Misionit të Tij dhe dëshmitë e Lavdisë së Tij?
______ Fuqia e Besëlidhjes së Tij.
______ Fuqia depërtuese e Fjalës së Tij.
______ Transformimi i zemrave të atyre që bien në kontakt me Shkrimet e Tij.
______ Ndikimi që kanë Mësimet e Tij në mendimet dhe veprimet e njerëzve.
______ Ndikimi që kanë Mësimet e Tij në rrjedhën e
historisë.
______ Elokuenca e të folurit të Tij.
______ Vlefshmëria e formulimeve që Ai ka bërë për të ardhmen.
______ Durimi i Tij në vuajtje, mundimet dhe fatkeqësitë e Tij.
______ Sovraniteti i Tij pavarësisht se ishte viktimë e shtypjes së fuqive tokësore.
______ Aftësia e Tij për të bashkuar njerëzit e çdo race e bindjeje.
______ Rritja e
vazhdueshme e komunitetit të pasuesve të Tij.
______ Kurajoja dhe cilësitë e shkëlqyera të atyre që me gëzim dhanë jetën për Kauzën e Tij.
______ Madhështia e Rendit të Tij Administrativ.
______ Mënyra sesi bota po ecën drejt asaj që caktoi Ai.
______ Mënyra sesi parimet e Besimit të Tij po bëhen të pranuara botërisht.
4. Shumë përfytyrime të vijnë
ndër mend kur dikush mendon rreth një shpirti që ka njohur Bahá’u’lláh-un. Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura: zgjim, siguri, dritë, ndërgjegjësim, besim, forcë.
a. Kalimi nga errësira në __________________________________________________
b. Kalimi nga gjumi në ___________________________________________________
c. Kalimi nga shkujdesja në
_______________________________________________
d. Kalimi nga dobësia në __________________________________________________
e. Kalimi nga mosbesimi në _______________________________________________
f. Kalimi nga dyshimi në _________________________________________________
PJESA 3
Bahá’u’lláh-u thotë:
“Kjo është Dita në të cilën favoret
më të çmuara të Perëndisë kanë reshur mbi njerëzit, Dita në të cilën hiri i Tij më i madh është futur në të gjitha gjërat e krijuara. U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë të gjitha mosmarrëveshjet dhe, në bashkim e paqe të plotë, të gjejnë strehë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij. Ata duhet të kapen pas
gjithçkaje që, në këtë Ditë, çon në lartësimin e pozitës së tyre dhe u shërben interesave të tyre më të mira”.2
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Në këtë Ditë, ______________ më të çmuara të Perëndisë kanë ____________ mbi njerëzit.
b. Në këtë Ditë, ________ më i madh i Perëndisë është __________ në të gjitha
gjërat e krijuara.
c. Të gjithë popujt e botës duhet të ________________ __________________ ______________________________ dhe, në ______________ e ________ të __________, të gjejnë strehë nën hijen e __________ së __________________ e të __________________________ së Tij.
d. Popujt e botës duhet të kapen fort pas gjithçkaje që çon në ____________________ e
______________ së tyre dhe u ______________ ____________________ të tyre më të ________.
2. Cilat janë disa nga “favoret më të çmuara” që Perëndia i ka dhuruar njerëzimit në këtë
Ditë? ________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Ç’do të thotë fjala “çon”? __________________________________________________
4. Rendit ato
gjëra që mund të bësh për t’u shërbyer interesave më të mira të
njerëzimit.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 4
Bahá’u’lláh-u thotë:
“Kjo është Dita kur Oqeani i mëshirës së Perëndisë iu shfaq njerëzve, Dita në të cilën Dielli i dashamirësisë së Tij ka derdhur mbi ta shkëlqimin e vet, Dita në të cilën retë e favoreve të Tij bujare kanë mbuluar gjithë njerëzimin. Tani
ka ardhur koha Tani ka ardhur koha për t’i ngazëllyer e për t’u dhënë zemër të dëshpëruarve me flladin gjallërues të dashurisë e të vëllazërisë dhe me ujërat e gjalla të miqësisë e të dhembshurisë”.3
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Në këtë Ditë, Oqeani i ______________ së Perëndisë iu _________
____________.
b. Në këtë Ditë, Dielli i __________________________ së Tij ka ______________ ______ ____ __________________ e vet.
c. Në këtë Ditë, retë e ________________ të Tij ____________ kanë ______________ gjithë njërëzimin.
d. ________ ka ardhur koha për t’i __________________ e për t’u __________ __________ të dëshpëruarve me flladin gjallërues të
__________________ e të ______________________ dhe me ujërat e gjalla të ________________ e të ________________________.
2. Cilat nga këto që janë renditur më poshtë u japin zemër e i ngazëllejnë të dëshpëruarit?
______ Ndihma që ata të mund të shkollohen.
______ Ndihma që ata të shtojnë aftësinë e tyre për t’u konsultuar.
______ Mbledhja e ushqimeve dhe e
veshmbathjeve për ta.
______ Përdorimi i arritjeve të shkencës që të ndikojnë në jetën e tyre.
______ Përfshirja e tyre në partitë politike.
______ Ndarja me ta e Fjalës së Perëndisë.
______ T’i bindësh ata të blejnë veresie diçka që nuk u nevojitet.
______ Rritja e vetëdijës së tyre për rëndësinë e lutjes.
______ T’i inkurajosh ata në
përpjekjet e tyre të dobishme.
______ T’i ndihmosh ata që t’u parashtrojnë autoriteteve shqetësimet e tyre në mënyrë elokuente e në rrugë ligjore.
______ Organizimi i mitingjeve të protestës pë ta..
______ T’u shesësh atyre pije alkoolike, në mënyrë që ata të harrojnë problemet që kanë.
______ T’u ofrosh atyre përfitimet e një sistemi të
kujdesit shëndetësor.
______ Të hapësh për ta një diskotekë, në mënyrë që ata të argëtohen.
______ T’i mësosh ata që të mund të njohin Manifestimin e Perëndisë për kohën e sotme.
______ T’i ndihmosh ata të kuptojnë fuqinë e mbështetjes hyjnore.
PJESA 5
Bahá’u’lláh-u thotë:
“E madhe është me të vërtetë kjo Ditë! Aluzionet
që janë bërë për të në të gjitha Shkrimet e shenjta si Dita e Perëndisë dëshmojnë për madhështinë e saj. Shpirti i çdo Profeti të Perëndisë, i çdo Lajmëtari Hyjnor, ka qenë i etur për këtë Ditë të mahnitshme. Edhe të gjitha fiset e ndryshme të tokës po kështu janë djegur nga dëshira për t’ia arritur kësaj Dite. Por, sapo Dielli i Manifestimit të Tij
u shfaq në qiellin e Vullnetit të Perëndisë, të gjithë mbetën të shtangur e moskokëçarës, me përjashtim të atyre që Fuqiploti ka dashur t’i udhëheqë”.4
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. E __________ është me të vërtetë kjo Ditë! Aluzionet që janë bërë për të në të gjitha ________________ e ______________ si ________ e
__________________ dëshmojnë për ______________________ e saj.
b. Shpirti i çdo ______________ të Perëndisë, i çdo __________________ ____________, ka qenë i ________ për këtë Ditë të ____________________.
c. Edhe të gjitha __________ e ________________ të tokës po kështu ________ ______ ______________ për t’ia ____________ kësaj Dite.
d. Por, sapo
Dielli i Manifestimit të Tij u __________ ________________ ______________________ ________________________, të gjithë mbetën të ________________ e ________________________, me përjashtim të atyre që __________________ ka ____________ t’i ________________.
2. Nga citimet e mësipërme del qartë që kjo është dita e përmbushjes. Të gjithë Profetët dhe
Lajmëtarët e Perëndisë e kanë parashikuar ardhjen e Ditës kur Paqja Madhe do të vendosej mbi tokë. Megjithatë, kur u Premtimi i të Gjitha Kohërave u shfaq, vetëm disa iu përgjigjën thirrjes së Tij. Shumica mbetën të përgjumur, ndërsa të tjerë u ngritën me fanatizëm e urrejtje për ta përndjekur Atë. Është, pra, e rëndësishme të ndalemi të shqyrtojmë përse
shpirtra të tillë nuk arritën ta njohin të Premtuarin, megjithëse e prisnin me padurim ardhjen e Tij. Diskutojeni këtë çështje në grupin tuaj dhe përpiquni të përcaktoni disa nga arsyet. Shkruajini përfundimet tuaja këtu
poshtë.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________
3. Tani, peshoni në zemrën tuaj pyetjet e mëposhtme: Si mendon, përse ti qe në gjendje ta njihje Bahá’u’lláh-un? Çfarë mund të bësh ti që të tregosh mirënjohjen për këtë këtë bekim të madh
që ke marrë?
PJESA 6
Bahá’u’lláh-u thotë:
“Ekuilibri botëror është tronditur nga ndikimi drithërues i këtij Rendi Botëror madhështor e të ri. Jeta e organizuar e gjinisë njerëzore është revolucionarizuar nga veprimi i këtij Sistemi të pashoq, të mahnitshëm, të ngjashëm me të cilin sy të vdekshëm kurrë s’kanë
parë.
“Zhytuni në oqeanin e fjalëve të Mia, që të gjeni sekretet e tij dhe të zbuloni të gjithë margaritarët e urtisë që fshihen në thellësitë e tij. Kujdes se mos lëkundeni në vendosmërinë tuaj për të përqafuar të vërtetën e kësaj Kauze – Kauzë, nëpërmjet së cilës potencialet e fuqisë së Perëndisë janë reveluar dhe sovraniteti i Tij është vendosur”.5
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. __________________ botëror është __________________ nga ______________ drithërues i këtij __________ ______________
____________________ e të ____.
b. Jeta e ____________________ e gjinisë njerëzore është __________________-________________ nga veprimi i këtij ______________ të __________, të ___________________.
c. Ne duhet të ______________ në ______________ e fjalëve të Tij, që të __________ ________________ e tij dhe të ______________ të gjithë margaritarët e ____________ që
fshihen në thellësitë e tij.
d. Ne nuk duhet të __________________ në ________________________ tonë për të përqafuar të ________________ e kësaj Kauze.
e. Kjo është Kauza nëpërmjet së cilës ______________________ e ____________ së Perëndisë janë ________________ dhe ______________________ i Tij është vendosur.
2. Ç’do të thotë fjala
“ekuilibër”? ______________________________________________
3. Çfarë e ka tronditur ekuilibrin botëror? ________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se bota e ka humbur ekuilibrin e saj?
___________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se jeta e gjinisë njerëzore është revolucionarizuar?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Cili është “Sistemi i mahnitshëm” që i referohet Bahá’u’lláh-u? ____________________
7. Si zhytemi ne në oqeanin e fjalëve të Bahá’u’lláh-ut?
____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Si ndikohen mendimet tona kur ne zhytemi në oqeanin e fjalëve të Tij?
_____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Si ndikohen veprimet tona kur ne zhytemi në oqeanin e fjalëve të Tij? _____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Ku e gjejmë ne
energjinë e duhur shpirtërore për të punuar për vendosjen e Rendit Botëror të Bahá’u’lláh-ut? _________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Ç’do të thotë fjala “lëkundem”? _____________________________________________
12. Si ndikohet energjia jonë shpirtërore nëse ne jemi
të lëkundur për të pranuar plotësisht të Vërtetën e Kauzës së Tij?
_________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 7
‘Abdu’l-Bahá-i thotë:
“O ju të shumëdashurit e Zotit! Kjo ditë është dita e bashkimit, dita e takimit të gjithë njerëzimit. ‘Me të vërtetë Perëndia i do ata që, si të ishin një mur i fortë, luftojnë për
Kauzën e Tij me radhë të shtrënguara!’ Shihni sesi Ai thotë ‘me radhë të shtrënguara’ – domethënë dendur e ngjitur, sup më sup me njeri-tjetrin, duke mbështetur shoku-shokun. Të luftosh, siç thuhet në këtë varg të shenjtë, në më të madhin e të gjitha dispensacioneve, nuk do të thotë të mësysh me shpatë e heshtë, me ushtë e shigjeta të mprehta – por
i armatosur me një qëllim të pastër, me motive të drejta, me këshilla të dobishme e të efektshme, me atribute hyjnore, me vepra të pëlqyeshme për Fuqiplotin, me cilësitë e qiellit. Kjo do të thotë edukim për mbarë njerëzimin, udhëheqje për të gjithë njerëzit, shpërndarje kudo e aromave të këndshme të shpirtit, përhapje e provave të Perëndisë, parashtrim
i argumentave bindës e hyjnorë, kryerje veprash bamirëse”.6
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. ‘Abdu’l-Bahá-i na thotë ne se kjo ditë është dita e __________________, dita e ______________ të gjithë ____________________.
b. Ai na shpjegon se Perëndia i ____ ata që, si të ishin një ______ ______________, ________________ për
Kauzën e Tij me __________ të _____________________.
c. ‘Abdu’l-Bahá-i na shpjegon se ‘me radhë të shtrënguara’ do të thotë ____________ e ______________, ________________ me njëri-tjetrin, duke ___________________ shoku-shokun.
d. Ai na thotë se të luftosh për t’i shërbyer Kauzës në më të madhin e të gjitha ______________________________, nuk do të
thotë të mësysh me ____________ e ____________, me __________ e ________________ ____________________, por i __________________ me një __________ të ____________, me ___________ të ____________, me ______________ të ________________ e të __________________, me ________________ ______________, me __________ të ____________________ për ____________________, me ________________ e
____________.
e. Po kështu, të luftosh në këtë dispensacion do të thotë ____________ për mbarë njerëzimin, __________________ për të gjithë njerëzit, ______________________ kudo e ______________ të ________________ të ________________, ________________ e ______________ të Perëndisë, ____________________ i ______________________ ____________ e ______________,
______________ ______________ ____________________.
2. Kjo është dita e bashkimit të gjinisë njerëzore. Për ta vlerësuar se sa madhështore është kjo detyrë, mendo për ndasitë e panumërta që përçajnë njerëzimin. Renditni këtu poshtë sa më shumë prej
tyre.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Cila fuqi mund t’i bashkojë të gjithë këta popuj që i kundërvihen njëri-tjetrit?
_______
_______________________________________________________________________
4. Cila është natyra e luftës në të cilën jemi përfshirë? _____________________________
_______________________________________________________________________
5. Si duhet të luftojmë në këtë betejë? _________________________________________
6. Vendosni një kryq ngjitur me armët që duhen përdorur në këtë luftë:
____ Qëllim i
pastër ____ Zemërim
____ Atribute hyjnore ____ Zemërgjerësi
____ Armët bakteriologjike ____ Fuqia e lutjes
____ Motive të drejta ____ Vepra të lavdërueshme
____ Dëshira për t’u bërë udhëheqës ____ Dashuria e Perëndisë
____ Arroganca e krenaria ____ Dashuria për njerëzimin
____ Pasioni për Drejtësinë ____ Besimi te Perëndia
____
Vetëkënaqësia ____ Dëshira për të përfituar
____ Armët kimike ____ Inkurajimi
____ Armët e zjarrit ____ Këshillat e dobishme e të efektshme
____ Armët e ftohta ____ Armët bërthamore
____ Fuqia e Fjalës së Perëndisë ____ Paratë
____ Vetëkënaqësia ____ Besimi
____ Dëshira për të manipuluar të ____ Dëshira për të sunduar mbi të
tjerët
tjerët me qëllim që t’u me qëllim që të vendosesh drejtësinë
përmirësosh karakterin
7. Cilat nga këto që janë renditur këtu poshtë përfaqësojnë gjërat që ne bëjmë kur jemi të përfshirë në këtë luftë?
____ Kryejmë vepra bamirëse.
____ Edukojmë të tjerët.
____ I detyrojmë të tjerët të bëjnë si
duam ne.
____ Mësojmë Kauzën e Perëndisë.
____ Shpallim Kauzën e Perëndisë.
____ Ndahemi në fraksione sipas interesave tona.
____ Luftojmë për interesat e grupit të cilit i përkasim.
____ Parashtrojmë argumenta bindës për të Vërtetën e Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut.
____ Zhytemi në oqeanin e Fjalëve të Tij.
____ Shtypim të dobëtin e
të mjeruarin.
____ Lutemi me zjarr.
____ Plaçkisim pronat e njerëzve.
____ Grumbullojmë pasuri duke vjedhur të tjerët.
PJESA 8
Padyshim, vetëdija juaj për madhështinë e kësaj Dite është rritur gjatë studimit të pasazheve të mësipërme. Një vetëdije e tillë e shtuar krijon tek të gjithë ne një dëshirë për t’u ngritur, për të mësuar
Besimin, për të shërbyer dhe për të kryer vepra vetëmohuese. Kështu, për të mos e larguar vështrimin nga ngutësia me të cilën ju duhet të angazhoheni në veprime shërbimi për Kauzën, nguliteni në kujtesë pasazhin e mëposhtëm të marrë nga një letër e datës 28 janar 1939 e shkruar nga Ruajtësi:
“Nuk ka kohë për të humbur. Nuk ka vend për
lëkundje. Mori njerëzish janë të uritur për Bukën e Jetës. Skena është bërë gati. Premtimi i sigurt e i parevokueshëm është dhënë. Plani i vetë Perëndisë është vënë në lëvizje. Ai po përshpejtohet nga ditë në ditë. Fuqitë e qiellit e të tokës mbështesin në mënyrë të mistershme zbatimin e tij. Një mundësi e tillë është e pazëvendësueshme. Le të
ngrihet ai që dyshon dhe ta verifikojë vetë të vërtetën e këtyre pohimeve. Të përpiqesh, të këmbëngulësh, do të thotë të sigurosh fitoren e plotë e përfundimtare.”7
REFERENCAT
1. Bahá’u’lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, bot. shqip, #7
2. Po aty, #4
3. Po aty, #5
4. Po aty, #7
5. Po aty,
#70
6. ‘Abdu’l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, bot. shqip, #207
7. Shoghi Effendi, Messages to America: Selected Letters and Cablegrams Addressed to the Bahá’ís of North America, 1932-1946 [Mesazhe drejtuar Amerikës: Letra dhe telegrame të zgjedhura drejtuar Bahá’íve të Amerikës së Veriut, 1932-1946] (Wilmette: Bahá’í Publishing Committee, 1947), f.
17.
Jeta e Báb-it
Qëllimi
Të mësojmë se si të tregojmë historinë e jetës së Báb-it
dhe të arrijmë në një vlerësim për fuqinë
e Udhëheqjes së Tij të shkurtër e dramatike
Praktika
Vizitoni disa familje dhe ndani me ta
një paraqitje të shkurtër e të ilustruar të jetës së Báb-it
PJESA 1
Dispensacioni i Báb-it filloi më 1844 dhe zgjati vetëm nëntë vjet. Qëllimi i tij parësor ishte të përgatiste rrugën për ardhjen e Bahá’u’lláh-ut. Ndonëse i
shkurtër, Dispensacioni i Báb-it pati një intensitet kaq të jashtëzakonshëm shpirtëror, saqë efektet e tij do të ndihen për qindra breza të ardhshëm.
Báb-i, emri i të cilit ishte Seid Ali Muhamet (Siyyid ‘Alí-Muḥammad), lindi më 20 tetor 1819 në Shíráz, një qytet në Iranin e jugut, të njohur edhe me emrin Persi. Shumica e njerëzve në Iran i përkasin
atij sektit të Islamit që pret ardhjen e një të Premtuari të Perëndisë të quajtur Kaim (Qá’im). Fjala “Kaim” do të thotë Ai që ngrihet.
Báb-i i përkiste një familjeje të shquar e fisnike që e kishte prejardhjen nga Muhameti, profeti i Islamit. Babai i Tij ndërroi jetë kur Ai ishte fëmijë i vogël, dhe Atë e rriti i ungji, që e çoi në shkollë në
moshë fare të re. Megjithëse Báb-i ishte i pajisur me dije të lindura dhe nuk kishte nevojë ta mësonte ndonjë njeri, ai ia plotësoi dëshirën të ungjit. Megjithatë, mësuesit të Tij i ra menjëherë në sy aftësia e madhe e Báb-it dhe e kuptoi se ai nuk kishte çfarë t’i mësonte këtij fëmije të jashtëzakonshëm. Ai na ka lënë tregimin e mëposhtëm rreth kohës
së jetës shkollore të Báb-it:
“Një ditë i kërkova Báb-it të recitonte fjalët hyrëse të Kuranit… Ai ngurroi duke u shfajësuar që nëse Atij nuk do t’i thuhej se ç’kuptim kishin ato fjalë, Ai kurrsesi nuk do të përpiqej t’i shqiptonte ato. Unë u hoqa sikur nuk e dija kuptimin e tyre. ‘Unë e di se ç’duan të thonë këto fjalë,’ tha nxënësi im;
‘me lejen tuaj unë do t’i shpjegoj ato.’ Ai foli me një dije e rrjedhshmëri të tillë, saqë unë mbeta me gojë hapur…. Ëmbëlsia e të folurit të Tij ende kumbon në kujtesën time. E ndjeva veten të detyruar ta merrja e t’a çoja përsëri tek i ungji, për t’ia lënë atij në dorë kujdesin për Të, që ai m’a kishte besuar mua. Unë vendosa t’i tregoja
atij se sa të paaftë e ndieja veten që të mësoja një fëmijë kaq të shkëlqyer. E gjeta ungjin e Tij vetëm në zyrë. ‘E solla përsëri tek ti’ i thashë, ‘dhe po ta besoj Atë ty e mbrojtjes sate vigjëlente. Ai nuk duhet trajtuar thjesht si një fëmijë, pasi në Të unë që tani mund të shquaj shenjat e asaj fuqie të mistershme të cilën mund ta zbulojë vetëm
Revelacioni i Kaimit. Tani është detyra jote që ta rrethosh Atë me kujdesin tënd më të madh dashamirës. Mbaje Atë në shtëpinë tënde, pasi Ai me të vërtetë nuk ka nevojë për mësues të tillë si unë.’ I ungji e qortoi ashpër Báb-in. ‘Po ti, i harrove udhëzimet e mia?’ i tha ai. ‘A nuk të këshillova unë që të ndiqje shembullin e moshatarëve të Tu, të
rrije urtë e të dëgjoje me vëmendje çdo fjalë që thoshte mësuesi Yt?’ Pasi mori nga Báb-i premtimin se Ai do t’i zbatonte me besnikëri udhëzimet e të ungjit, ai i tha Báb-it të kthehej në shkollë, megjithatë shpirti i atij fëmije nuk mund të frenohej nga qortimet e ashpra të të ungjit. Asnjë lloj disipline nuk mund të ndalte rrjedhën e dijes së Tij
intuitive. Ditë pas dite Ai vazhdoi të shfaqte shenja të tilla të shkëlqyera mençurie mbinjerëzore saqë unë jam i paaftë t’i rrëfej”.1
Më në fund i ungji i Báb-it vendosi ta lejojë Atë që të mos shkonte më në shkollë. Më vonë Ai filloi të punonte me të ungjin si tregtar në Bushehr (Búshihr), një qytet në juglindje të Shirazit (Shíráz). Pikërisht në
këtë periudhë të jetës së Tij Báb-i u martua. Ai dhe gruaja e Tij patën një djalë me emrin Ahmed [Aḥmad], i cili vdiq që foshnjë, një vit përpara se Báb-i të deklaronte se Ai ishte Kaimi i Premtuar.
Gjatë rinisë së Tij, Báb-i tregoi shenja të një fuqie e madhështie të tillë sa askush nuk mund të krahasohej me Të. Cilësitë e jashtëzakonshme që do
ta shquanin gjatë gjithë Udhëheqjes së Tij të shpejtë e tragjike ishin tashmë të dukshme. Ruajtësi i referohet Atij si “personi i butë, rinor dhe i parezistueshëm i Báb-it, i pashoq në ëmbëlsinë e Tij, i patrazuar në qetësinë e Tij, magnetik në të folurin e Tij”.2 Pjesët që vijojnë nuk mund të përshkruajnë veçse në mënyrë të pamjaftueshme ngjarjet e
jetës së Tij. Megjithatë, edhe ky rrëfim i shkurtër duhet të ndezë në zemrat tona një shkëndijë nga zjarri i dashurisë që Ai ngjalli në zemrat e mijëra e mijëra pasuesve të tij.
Ushtrime:
1. Cili ishte emri i Báb-it? ____________________________________________________
2. Ku lindi Báb-i dhe në ç’datë?
_______________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Ç’do të thotë fjala “Kaim”? ________________________________________________
4. Prej nga rridhte familja e Báb-it? ____________________________________________
5. Kush mori përsipër ta rritë Báb-in pasi ndërroi jetë i ati?
__________________________
_______________________________________________________________________
6. Ç’nënkupton thënia se Báb-i ishte i pajisur nga Perëndia me dije të lindura? __________
_______________________________________________________________________
7. Ç’mendoi mësuesi i Báb-it kur i ra në sy aftësia e madhe e Tij?
____________________
_______________________________________________________________________
8. Ç’është Kurani? _________________________________________________________
9. Ç’do të thotë fraza “mençuri mbinjerëzore”? __________________________________
_______________________________________________________________________
10. Çfarë bëri Báb-i pasi la shkollën?
___________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Shkruani me fjalët tuaja historinë e kohës së jetës shkollore të Báb-it, sipas rrëfimit të mësuesit të
Tij.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 2
Para se Báb-i të deklaronte Misionin e Tij, disa njerëz në botë e dinin thellë në zemrat e tyre se i
Premtuari do të shfaqej së shpejti. Njëri nga këta persona të shenjtë ishte Seid Kazemi (Siyyid Káẓim), i cili jetonte në qytetin e Qerbelasë në Irak. Seid Kazemi kishte shumë nxënës, dhe ia përkushtoi jetën e tij përgatitjes së tyre për ardhjen e shumëpritur të Kaimit. Ai u thoshte vazhdimisht atyre se pas vdekjes së tij ata duhet të linin shtëpitë e tyre dhe, me
zemra të çliruara nga të gjitha dëshirat tokësore, të shpërndaheshin në kërkim të të Premtuarit të Shumëdashur.
Pasi ndërroi jetë Seid Kazemi, një nga nxënësit e tij më të shquar, Mulla Hyseni (Mullá Ḥusayn), shkoi në një xhami dhe u lut e meditoi dyzet ditë me radhë, gjatë të cilave ia hapi zemrën frymëzimit të Perëndisë. Pasi u mbushën dyzet
ditë, ai u largua nga Iraku bashkë me dy shoqërues në kërkim të të Premtuarit. Në fillim shkoi në Bushehr, por nuk qëndroi shumë kohë atje, sepse dukej që diçka e tërhiqte në mënyrë të parezistueshme drejt veriut, dhe shumë shpejt u nis për në Shiraz. Kur mbërritën te portat e qytetit, ai i udhëzoi dy shoqëruesit e tij të shkonin drejt e në xhami dhe ta prisnin
aty deri sa të kthehej.
Disa orë para perëndimit të diellit të po asaj dite, ndërsa po dilte nga porta e qytetit, ai takoi një Person të ri i Cili i uroi mirseardhjen dhe e ftoi në shtëpinë e Tij për t’u çlodhur pas atij udhëtimi të gjatë e të vështirë që kishte bërë. Mulla Hysenit i bëri përshtypje të thellë mënyra e sjellshme e njëkohësisht
bindëse, me të cilën fliste ky i Ri i jashtëzakonshëm. Ai e ndoqi pas dhe shumë shpejt arritën te porta e një shtëpie të thjeshtë. Hynë brenda dhe u ulën në dhomën e sipërme. Mikpritësi i hijshëm porositi të sillnin një broke me ujë në mënyrë që mysafiri i Tij të pastrohej nga pluhuri i udhëtimit. Pastaj Ai Vetë përgatiti çajin dhe ia ofroi Mulla Hysenit. Pas
këtyre gjesteve të mikpritjes, Ai filloi të bisedonte me mysafirin e Tij. Hollësitë e asaj bisede historike i ka treguar më vonë vetë Mulla Hyseni:
“Dielli kish rreth një orë që kishte perënduar kur Mikpritësi im rinor filloi të bisedonte me mua. ‘Cilin konsideroni ju si pasuesin dhe udhëheqësin tuaj pas Seid Kazemit?’, më pyeti Ai. ‘Përpara se të
jepte shpirt,’ u përgjigja unë, ‘mësuesi ynë i ndjerë na udhëzoi me këmbëngulje të linim shtëpitë tona dhe të shpërndaheshim anekënd në kërkim të të të Premtuarit të Shumëdashur. Në përputhje me këtë, kam udhëtuar për në Persi, jam ngritur të përmbush amanetin e tij, dhe jam ende në kërkim e sipër’. ‘A ju ka dhënë mësuesi juaj,’ pyeti më tej
Ai, ‘ndonjë tregues të hollësishëm në lidhje me tiparet dalluese të të Premtuarit?’ ‘Po,’ u përgjigja, ‘Ai ka prejardhje të fisme, vjen nga një trashëgimi e shquar, dhe nga fara e Fatimesë (Fáṭimih). Përsa i përket moshës së Tij, është më shumë se njëzet dhe më pak se tridhjetë vjeç. Është i pajisur me dije të lindura. Është shtatmesëm, nuk pi
duhan, dhe nuk ka të meta trupore’. Ai heshti për pak çaste dhe pastaj me zë kumbues deklaroi: ‘Shiko, të gjitha këto shenja janë të dukshme tek Unë!’ Më pas Ai i shqyrtoi veç e veç të gjitha shenjat e mësipërme dhe demonstroi bindshëm se të gjitha pa përjashtim ishin të zbatueshme për personin e Tij”.3
Gjatë asaj nate, Báb-i i demonstroi Mulla
Hysenit, me prova të qarta e të pagabueshme, se Ai ishte Kaimi i Premtuar. Ai reveloi, me shpejtësi të jashtëzakonshme, pjesën e parë të komentit të Tij për Syrenë e Josifit, që është një kapitull i rëndësishëm i Kuranit. Pastaj iu drejtua Mulla Hysenit me këto fjalë:
“O ti që je i pari që besove tek Unë! Me të vërtetë them, Unë jam Báb-i, Porta e
Perëndisë, dhe ti je Bábu’l-Báb-i, porta e asaj Porte. Në fillim duhet që tetëmbëdhjetë shpirtra spontanisht dhe me pëlqimin e tyre, të më pranojnë Mua dhe të njohin të vërtetën e Revelacionit Tim. Pa i njoftuar e pa i ftuar, çdonjëri prej tyre duhet të kërkojë të më gjejë Mua në mënyrë të pavarur. Dhe kur numri i tyre të jetë plotësuar, njëri nga ata
duhet të jetë i zgjedhuri që do të Më shoqërojë në pelegrinazhin Tim në Mekë dhe Medinë. Atje do t’i dorëzoj Sherifit (Sharíf) të Mekës Mesazhin e Perëndisë. Pas kësaj do të kthehem në Kúfih, ku përsëri, në xhaminë e atij qyteti të shenjtë, do të shpall Kauzën e Tij. E ke për detyrë të mos ua bësh të ditur, as shoqëruesve të tu e as ndonjë shpirti
tjetër, atë që ke parë e dëgjuar”.4
Ky Revelacion i Lavdishëm e mbushi shpirtin e Mulla Hysenit plot emocion e hare, admirim e respekt. “Sa i dobët e i pafuqishëm, sa i trishtuar e i drojtur, isha ndier më parë!” ka thënë ai më pas. “Në ato çaste nuk mundesha as të shkruaja e as të ecja, kaq nuk më bënin duart e këmbët. Por tani dija e Revelacionit të
Tij e kishte elektrizuar qenien time. E ndieja veten të pushtuar nga një guxim e një fuqi e tillë, saqë edhe sikur bota, të gjithë popujt e të fuqishmit e saj, të ngriheshin kundër meje, unë i vetëm do t’i bëja ballë i paepur sulmit të tyre të furishëm. Universi më dukej veç një grusht pluhuri në dorën time. Më dukej vetja si Zëri i mishëruar i Gavrilit, që
i bënte thirrje gjithë njerëzimit: ‘Zgjohuni, se ja, Drita e mëngjesit ka zbardhur. Çohuni, se Kauza e Tij është shfaqur. Porta e hirit të Tij është hapur dykanatësh; hyni në të, o popuj të botës! Pasi Ai Që është i Premtuari juaj ka ardhur!’”5
Deklarimi i Báb-it u bë në mbrëmjen e 23 Majit 1844. Ai ishte njëzet e pesë vjeç. Shumë vite më vonë,
me rastin e përvjetorit të Deklarimit të Báb-it, ‘Abdu’l-Bahá-i iu drejtua me këto fjalë një grupi besimtarësh:
“Ky është 23 Maji, përvjetori i mesazhit dhe i Deklarimit të Báb-it. Është një ditë e bekuar dhe agimi i manifestimit, sepse shfaqja e Báb-it ishte si rrezet e para të mëngjesit të vërtetë, … është një ditë e bekuar, zanafilla e
bujarisë qiellore, fillesa e rrëzëllimit hyjnor. Në këtë ditë më 1844 Báb-i u dërgua për të lajmëruar e shpallur Mbretërinë e Perëndisë, për të njoftuar lajmin e gëzuar të ardhjes së Bahá’u’lláh-ut, duke i bërë ballë kundërvënies së mbarë kombit persian”.6
Ushtrime:
1. Përmend emrin e personit të shenjtë që po përgatiste rrugën për
ardhjen e Báb-it pak kohë para deklarimit të Tij _____________________________________________________
2. Seid Kazemi vazhdimisht u thoshte nxënësve të tij se pas vdekjes së tij ata duhet të __________ ________________ e tyre dhe, me zemra të ________________ nga të gjitha dëshirat ________________, të ____________________________ në kërkim të të
____________________ të ______________________.
3. Një nga nxënësit më të shquar të Seid Kazemit ishte ____________________________
4. Çfarë bëri Mulla Hyseni pasi ndërroi jetë Seid Kazemi? __________________________
_______________________________________________________________________
5. Shkruani katër fjali, ku secila të përmbajë të paktën dy nga fjalët e
mëposhtme:
Islám, Mysliman, Kuran, xhami, Medina, Meka.
a. _____________________________________________________________________
b. _____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
d. _____________________________________________________________________
6. Si e dinte
Báb-i që Mulla Hyseni kishte arritur në Shiraz? _________________________
_______________________________________________________________________
7. Çfarë pyetjesh i bëri Báb-i Mulla Hysenit pasi ata arritën në shtëpinë e
Tij?
a. ____________________________________________________________________
____________________________________________________________________
b. ____________________________________________________________________
____________________________________________________________________
8. Çfarë përshkrimi u kishte bërë Seid Kazemi nxënësve të tij me qëllim që ata të mund ta njihnin Kaimin?
“Ai ka ____________________ të __________, vjen nga një ____________________ e ____________, dhe nga
________ e ________________. Përsa i përket moshës së Tij, është më __________ se ____________ dhe më __________ se __________________ vjeç. Është i pajisur me ________ të ______________. Është __________________, nuk pi __________, dhe nuk ka të ________ ______________”.
9. Kush është Fatimeja? ____________________________________________________
10. A i
zotëronte Báb-i cilësitë që po kërkonte Mulla Hyseni? _________________________
11. Ç’do të thotë titulli “Báb-i”? ________________________________________________
12. Çfarë titulli i dha Báb-i Mulla Hysenit? _______________________________________
13. Ç’do të thotë ky titull? ____________________________________________________
14. Çfarë i tha
Báb-i Mulla Hysenit se do të ndodhte përpara se Ai të shpallte haptazi Kauzën e Tij? __________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
15. Mulla Hyseni e përshkroi me fjalët e mëposhtme sesi u ndie pasi
kishte marrë Revelacionin e Báb-it: “Sa i __________ e i ____________________, sa i __________________ e i ______________, isha ndier më parë! Në ato çaste nuk ________________ as të ________________ e as të ________, kaq ______ ____ __________ duart e këmbët. Por tani dija e ________________________ të Tij e kishte ______________________ qenien time. E ndieja veten të
pushtuar nga një __________ e një ________ e tillë, saqë edhe sikur ________, të gjithë ____________ e të __________________ e saj, të ngriheshin ____________ meje, unë i __________ do t’i ________ __________ i ____________ sulmit të tyre të ________________.
16. Kur ndodhi Deklarimi i Báb-it? _____________________________________________
17. Ç’moshë kishte
Báb-i kur bëri Deklarimin e Tij? ________________________________
PJESA 3
Pas Mulla Hysenit, shtatëmbëdhjetë persona të tjerë kërkuan dhe gjetën në mënyrë të pavarur Dëshirën e Zemrës së tyre, Báb-in. Secili prej tyre u udhëhoq nga Perëndia për të njohur të vërtetën e Revelacionit të porsalindur, disa nëpërmjet vegimeve dhe ëndrrave, disa
përmes lutjes, dhe të tjerë gjatë çasteve të përsiatjes. Të gjithë, me përjashtim të njërit, arritën në praninë e Báb-it në Shiraz. Personi që nuk arriti ta takonte Atë ishte një grua e pashoqe dhe e talentuar që quhej Tahire (Ṭáhirih). Ajo arriti të mësonte për Báb-in përmes një ëndrre, e njohu Atë si të Premtuarin e Shumëdashur dhe u bë një
mbështetëse e madhe e Kauzës së Tij. Personi i tetëmbëdhjetë që u bashkua me radhët e pasuesve të Tij ishte një djalë i ri njëzet e dy vjeçar i njohur me emrin Kodus (Quddús). Ndonëse i ri në moshë, Kodusi zotëronte një karakter shembullor dhe një guxim e besim që pak vetë mund ta kishin. Këta besimtarë të parë, së bashku me Mulla Hysenin, u shpallën nga Báb-i si
tetëmbëdhjetë “Shkronjat e të Gjallit”. Ata ishin apostujt e e zgjedhur të Tij.
Pak kohë pasi numri i Shkronjave të të Gjallit ishte plotësuar, Báb-i thirri Mulla Hysenin në praninë e Tij dhe i dha udhëzimet e mëposhtme:
“Ditëve të shoqërimit tonë po u vjen fundi. Besëlidhja Ime me ty tashmë është përmbushur. Bëhu gati dhe ngrihu për të
përhapur Kauzën Time. Mos u druaj duke parë degjenerimin e zvetënimin e këtij brezi, sepse Zoti i Besëlidhjes me siguri do të të mbështesë. Me të vërtetë, Ai do të të rrethojë me mbrojtjen e Tij dashamirëse, dhe do të të prijë nga fitorja në fitore. Ashtu si reja që resh bekimin e saj mbi tokën, përshko anembanë vendin dhe resh mbi njerëzit e tij bekimet me të
cilat Fuqiploti, me mëshirën e Tij, ka denjuar të të dhurojë…. Në këtë pelegrinazh ku do të nisemi së shpejti, Ne kemi zgjedhur Kodusin si shoqëruesin Tonë. Ne të kemi lënë ty mbrapa për të përballur sulmin e furishëm të një armiku të egër e të pamëshirshëm. Por të jesh i sigurt se një bekim i lavdishëm që s’mund të përshkruhet do të të jepet ty. Merr
rrugën drejt veriut dhe vizito gjatë udhëtimit tënd Isfahanin (Iṣfáhán), Kashanin (Káshán), Kom (Qum) dhe Teheranin (Tiḥrán). Përgjëroju Perëndisë fuqiplotë që me dashamirësi të bëjë të mundur të arrish, në atë kryeqytet, selinë e sovranitetit të vërtetë dhe të hysh në banesën e të Shumëdashurit. Një sekret qëndron i fshehur në atë qytet. Kur
të shfaqet, do ta shndërrojë botën në parajsë. Unë Shpresoj që ti të marrësh nga hiri i tij dhe të njohësh shkëlqimin e tij”.7
Pasi i dha Mulla Hysenit udhëzimet për të shkuar në Teheran, Báb-i mblodhi në praninë e Tij Shkronjat e tjera të të Gjallit dhe i caktoi secilit prej tyre nga një mision të posaçëm. Në fjalën e Tij të ndarjes që u drejtoi,
Ai u bëri thirrje të linin mënjanë çdo dëshirë tokësore dhe të përhapeshin anekënd për të shpallur Kauzën e Tij. “O miqtë e Mi të shumëdashur!” iu drejtua Ai atyre. “Ju jeni bartësit e emrit të Perëndisë në këtë Ditë ... Është detyrë e secilit prej jush të manifestoni atributet e Perëndisë, dhe të mishëroni nëpërmjet veprave e fjalëve tuaja
shenjat e drejtësisë së Tij, të pushtetit e të lavdisë së Tij”. “Mos shikoni dobësinë dhe brishtësinë tuaj,” i siguroi Ai ata. “Nguleni vështrimin tuaj në fuqinë e pamposhtur të Zotit, Perëndisë suaj, Fuqiplotit…. Ngrihuni në emër të Tij, mbështetni tek Ai gjithë besimin tuaj dhe jini të sigurt për fitoren përfundimtare”.8
Në tetor 1844 Báb-i,
i shoqëruar nga Kodusi, u nis për pelegrinazhin e Tij në Mekë e Medinë. Këta dy qytete që ndodhen në Arabi janë të shenjtë për pasuesit e Islamit. Gjatë qëndrimit në Mekë, Báb-i i shkroi një letër Sherifit të qytetit. Në atë letër Ai shpjegonte qartë misionin e Tij dhe i bënte thirrje Sherifit të pranonte Kauzën e Tij. Por Sherifi, që ishte i zënë me
punët e veta, nuk iu përgjigj Lajmëtarit Hyjnor. Nga Meka, Báb-i shkoi me shoqëruesin e Tij në Medinë, ku ruhen reliket e Profetit Muhamet. Pasi vizituan atë qytet të shenjtë, ata morën rrugën e kthimit në Persi. Me të mbërritur në Bushir, Báb-i thirri praninë e Tij Kodusin dhe e udhëzoi atë me këto fjalë të nisej për në Shiraz:
“Ditëve të shoqërimit
tënd me Mua po u vjen fundi. Ora e ndarjes ka ardhur, një ndarje që nuk do të pasohet nga asnjë ribashkim veç atij në Mbretërinë e Perëndisë…. Në rrugët e Shirazit shumë fyerje do të të bien mbi kokë, dhe trupi yt do t’i nënshtrohet vuajtjeve më të rënda. Ti do të mbijetosh përballë sjelljes poshtëruese të armiqve të tu dhe do të arrish në praninë e Atij
Që është objekti i vetëm i adhurimit e i dashurisë sonë. Në praninë e Tij ti do t’i harrosh të gjitha të këqiat e fatkeqësitë që do të të kenëndodhur. Ushtritë e të Padukshmit do të nxitojnë për të të mbështetur dhe do t’i shpallin gjithë botës heroizmin e lavdinë tënde. Do të jetë yti gëzimi i parrëfyeshëm që ke pirë kupën e martirizimit për
hir të Tij. Edhe unë do të ndjek shtegun e sakrificës, dhe do të takohem me ty në mbretërinë e përjetësisë”.9
Ushtrime:
1. Ç’titull u dha Báb-i besimtarëve të parë që e njohën Atë si të Premtuarin? ____________
_______________________________________________________________________
2. Sa ishin ata?
____________________________________________________________
3. Kush qe i pari që njohu Báb-in? ______________________________________________
4. Kush qe Shkronja e fundit e të Gjallit? ________________________________________
5. Si u udhëhoqën Shkronjat e të Gjallit për të njohur të vërtetën e Revelacionit të Báb-it?
__
_______________________________________________________________________
6. Kush nga Shkronjat e të Gjallit nuk arriti në praninë e Báb-it? ______________________
7. Kë zgjodhi Báb-i për ta shoqëruar Atë në pelegrinazh? ____________________________
8. Pak kohë pasi numri i Shkronjave të të Gjallit u plotësua, Báb-i thirri Mulla Hysenin në praninë e Tij dhe i dha udhëzimet e mëposhtme: “Ditëve të ____________________
tonë po u ________ __________. ____________________ Ime me ty tashmë është ____________________. ________ ________ dhe ____________ për të përhapur ____________ Time. Mos u __________ duke parë ________________________ dhe ____________________ e këtij __________, sepse ________ i ________-______________ me ____________ do të të __________________. Me të vërtetë, Ai do të
të ________________ me __________________ e Tij dashamirëse, dhe do të të prijë nga ______________ në ____________. Ashtu si ________ që resh bekimin e saj mbi tokën, ______________ anembanë vendin dhe ________ mbi njerëzit e tij ______________ me të cilat __________________, me mëshirën e Tij, ka denjuar të të dhurojë”.
9. Çfarë rruge i tha Báb-i Mulla Hysenit
të merrte në udhëtimin e tij? _________________
_______________________________________________________________________
10. Mësoni përmendësh paragrafin e mëposhtëm:
“Përgjëroju Perëndisë fuqiplotë që me dashamirësi të bëjë të mundur të arrish, në atë kryeqytet, selinë e sovranitetit të vërtetë dhe të hysh në banesën e të Shumëdashurit.
Një sekret qëndron i fshehur në atë qytet. Kur të shfaqet, do ta shndërrojë botën në parajsë. Unë shpresoj që ti të marrësh nga hiri i tij dhe të njohësh shkëlqimin e tij”.10
11. Çfarë sekreti ishte fshehur në Teheran? _______________________________________
12. Pasi e drejtoi Mulla Hysenin të shkonte në Teheran, çfarë udhëzimesh u dha Báb-i
Shkronjave të tjera të të Gjallit? ______________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Kur u nis Báb-i për pelegrinazh? _____________________________________________
14. Cilat qytete vizitoi Báb-i gjatë pelegrinazhit të Tij? ______________________________
15. Kujt i shkroi Ai në Mekë?
_________________________________________________
16. Pse Medina është qytet i shenjtë për myslimanët? _______________________________
_______________________________________________________________________
17. Çdo të thotë “ruhen reliket”?
_______________________________________________
_______________________________________________________________________
18. Në rreshtat më poshtë, shkruani çfarë i tha Báb-i Kodusit kur arritën në Bushehr.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
19. Cilin do të takonte Kodusi sipas premtimit që i bëri Báb-i? _______________________
_______________________________________________________________________
PJESA 4
Në Shiraz, Kodusi filloi të mësonte Mesazhin e ri me zell të madh. Por shumë shpejt ai
hasi në kundërshtimin e klerikëve myslimanë dhe të guvernatorit të krahinës. Guvernatori, një njeri mizor e plot ligësi, urdhëroi arrestimin e Kodusit dhe të njërit prej shoqëruesve të tij. Ai dha urdhër që t’u digjeshin mjekrrat, t’u shpoheshin hundët, në vrimat e tyre t’u shkohej një litar dhe me këtë litar t’i tërhiqnin nëpër rrugët e qytetit që t’i
shikonin të gjithë njerëzit. “Do të jetë një shembull i mirë për popullin e Shirazit,” – thuhej në dekretin e guvernatorit, “që kështu gjithkush ta marrë vesh se cili është dënimi për herezi”. Pasi iu desh të pësonin këto poshtërime, Kodusi dhe shoqëruesi i tij u dëbuan nga qyteti, me paralajmërimin që nëse do të përpiqeshin të ktheheshin aty, do
t’i dënonin me vdekje. Me vuajtjet e tyre, këta dy shpirtra heroikë patën nderin të jenë të parët që u persekutuan në Persi për hir të Besimit të tyre të ri. ‘Abdu’l-Bahá-i i referohet me këto fjalë atyre mijëra njerëzve që u persekutuan më pas në shtegun e të Shumëdashurit të tyre, Báb-it:
“… ata vuajtën vështirësitë më të rënda dhe
sprova të ashpra. Ata u bënë ballë sprovave me një fuqi të mahnitshme dhe heroizëm sublim. Me mijëra u burgosën, u dënuan, u persekutuan dhe u martirizuan. Shtëpitë e tyre u plaçkitën e u shkatërruan, pronat e tyre u konfiskuan. Ata sakrifikuan jetën e tyre me gatishmëri të plotë dhe qëndruan të patundur deri në fund në besimin e tyre. Këta shpirtra të
mahnitshëm janë llambat e Perëndisë, yjet e shenjtërisë që ndriçojnë lavdishëm mbi horizontin e përjetshëm të vullnetit të Perëndisë”.11
Pasi kishte urdhëruar një dënim kaq të padrejtë për Kodussin dhe shokun e tij, guvernatori e zbrazi mërinë e tij mbi Báb-in. Ai urdhëroi rojet e tij të kalëronin deri në Bushehr, me udhëzimin që ta arrestonin Báb-in dhe
ta sillnin në Shiraz të lidhur me zinxhirë. Ndërkohë, Báb-i ishte nisur nga Bushehri për në Shiraz. Në një vend të shkretë midis këtyre dy qyteteve e arriti Atë shpura e guvernatorit. Shumë kohë më vonë, prijësi i shpurës ka rrëfyer historinë e atij takimi:
“Kur ne iu afruam, ai na përshëndeti dhe na pyeti se për ku ishim nisur. Unë mendova se do të
qe më mirë t’ia fshihja të vërtetën, dhe i thashë se guvernatori na kishte urdhëruar të bënim disa hetime në atë zonë. Ai me një buzëqeshje më tha: ‘Guvernatori ju ka dërguar që të më arrestoni Mua. Ja ku jam; bëni i si të doni me Mua. Duke ardhur që t’ju takoj, ju kam shkurtuar distancën e rrugës që duhej të bënit, dhe jua kam bërë më të lehtë të
Më gjeni’. Unë u befasova nga fjalët e tij e u mahnita nga çiltërsia dhe ndershmëria e tij. Megjithatë, nuk arrija ta shpjegoja gatishmërinë e tij për t’iunënshtruar, me dëshirën e tij, disiplinës së ashpër të zyrtarëve të qeverisë, duke rrezikuar kështu sigurinë dhe jetën e tij. Unë u përpoqa të mos ua vija veshin fjalëve të tij dhe po bëhesha gati
të largohesha, kur ai m’u afrua dhe më tha: ‘Betohem për drejtësinë e Atij që ka krijuar njeriun, që e dalloi atë nga pjesa tjetër e krijesave të Tij, dhe që e bëri që zemrën e tij selinë e sovranitetit e të dijes së Vet, se gjatë gjithë jetës Sime nuk kam nxjerrë nga goja fjalë tjetër veç së vërtetës, dhe nuk kam pasur dëshirë tjetër veç mirëqenies e
përparimit të njerëzve. E kam përçmuar rehatinë Time dhe kurrë nuk jam bërë shkak vuajtjesh apo hidhërimi për askënd. E di që po më kërkoni Mua. Preferoj t’ju dorëzohem juve, sesa të bëhem shkak mërzie të panevojshme për ty e për shokët e tu’. Këto fjalë më prekën thellë. Instinktivisht zbrita nga kali dhe, duke i puthur yzengjitë, iu drejtova me këto
fjalë: ‘O dritë e syve të Profetit të Perëndisë! Të përgjërohem, për Atë që të ka krijuar dhe të ka pajisur me një fisnikëri e fuqi të tillë, të plotësosh kërkesën time dhe t’i vësh veshin lutjes sime. Të lutem me gjithë shpirt të largohesh nga ky vend dhe të ikësh sa më larg guvernatorit të pashpirt e të urryer të kësaj krahine. Unë u druhem
intrigave të tij kundër teje. Mua më hipën gjaku në kokë kur mendoj që jam vegël e qëllimeve të tij keqdashëse kundër një pasardhësi kaq të pafajshëm e fisnik të Profetit të Perëndisë…’ Përgjërimeve të mia ai u dha këtë përgjigje: ‘Zoti, Perëndia yt të shpërbleftë për shpirtmirësinë dhe qëllimin tënd fisnik. Askush nuk e di misterin e Kauzës Sime;
askush nuk mund të depërtojë në sekretet e saj. Asnjëherë Unë nuk do t’i kthej shpinën urdhrit të Perëndisë. Vetëm Ai është kështjella Ime e sigurt, Mbështetja Ime dhe Streha Ime. Deri sa të vijë ora Ime e fundit, askush nuk mund të Më sulmojë, askush nuk mund të pengojë planin e Fuqiplotit. Dhe kur të ketë ardhur ora Ime, sa i madh do të jetë gëzimi Im të
pi kupën e martirizimit në emër të Tij! Ja ku Më ke; Më dorëzo në duart e padronit tënd. Mos u frikëso, sepse askush nuk do të ta hedhë fajin ty’. Unë u binda dhe ia plotësova dëshirën”.12
Báb-i menjëherë vazhdoi rrugën për në Shiraz. I lirë e i palidhur me zinxhirë, Ai eci para rojeve, të cilët e ndiqnin pas me respekt. Me magjinë e fjalëve të
Tij, Ai i kishte çarmatosur ata nga armiqësia dhe e kishte shndërruar kapadaillëkun dhe arrogancën e tyre në përunjësi e dashuri.
Me të mbrritur në Shiraz, Báb-in e çuan te guvernatori, i cili e trajtoi me një mizori të paturpshme. Ai e qortoi dhe e kritikoi Báb-in në sy të të gjithëve. Pastaj e la Atë nën kujdestarinë e të ungjit. Megjithëse Báb-i u
lejua të kthehej në shtëpinë e Tij, liria e Tij ishte e kufizuar. Vetëm anëtarët e familjes dhe pak veta të tjerë lejoheshin ta vizitonin. Megjithatë, me kalimin e disa muajve, pavarësisht nga përpjekjet e guvernatorit dhe të klerikëve për t’i dhënë fund ndikimit të Tij, numri i pasuesve të Tij u shtua me shpejtësi.
Bashkë me rritjen e fuqisë dhe famës së
Báb-it, u rrit edhe inati i guvernatorit dhe ai përsëri urdhëroi arrestimin e Tij. Këtë herë guvernatori kishte ndërmend ta ekzekutonte Báb-in, por pikërisht natën që u arrestua Báb-i, në Shiraz shpërtheu murtaja dhe i gjithë qyteti u rrëmbye nga paniku. Brenda pak orësh rreth njëqind veta vdiqën nga sëmundja e llahtarshme. Një oficer policie, djali i të cilit u
shërua në mënyrë të mrekullueshme nga Báb-i, e njohu Dorën e Perëndisë në shpërthimin e murtajës dhe iu lut guvernatorit që ta lironte Báb-in. Duke patur frikë për jetën e familjes së tij dhe të banorëve të qytetit, guvernatori pranoi, por me kusht që Báb-i të largohej nga Shirazi.
Në vjeshtë të vitit 1846 Báb-i u nis për në Isfahan, një qytet në
veri të Shirazit. Ndërsa po i jepte lamtumirën të ungjit, Ai i tha atij: “Unë do të të takoj ty sërish midis maleve të Azerbajxhanit (Ádhirbáyján), prej ku Unë do të të dërgoj për të marrë kurorën e martirizimit. Unë Vetë do të vi pas teje, bashkë me njërin nga dishepujt e Mi besnikë, dhe do të bashkohem me ty në mbretërinë e
përjetësisë”.13
Ushtrime:
1. Ç’bëri Kodusi kur arriti në Shiraz? __________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Kush iu kundërvu Kodusit kur ai filloi të mësonte Besimin e ri në Shiraz? ___________
_______________________________________________________________________
3. Ç’do të thotë fjala
“klerikë”? _______________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Çfarë fjalësh e përshkruajnë karakterin e guvernatorit? __________________________
5. Guvernatori dha urdhër që Kodusi dhe një nga shoqëruesit të tij të _________________, që atyre t’u __________________ ______________,
në vrimat e tyre t’u ______________ një __________, dhe me këtë litar t’i __________________ nëpër ____________ __________________ që t’i shikonin të gjithë njerëzit.
6. Guvernatori më pas i udhëzoi rojet e tij ta ________________ Báb-in dhe ta ____________ në Shiraz të lidhur me __________________.
7. Ç’do të thotë fjala “herezi”?
________________________________________________
8. Çfarë po bënte Báb-i kur e takuan rojet? _______________________________________
_______________________________________________________________________
9. Ndërsa rojet po i afroheshin Báb-it, Ai i ______________________ dhe i __________ se për ku __________ __________. Komandanti i rojeve mendoi se do të qe më mirë sikur
t’ia fshihte Báb-it të vërtetën, por Ai me një buzëqeshje i tha: “_____________________ ju ka ______________ që të më ________________ ______. ____ ku jam; bëni si të ________ me ______. Duke ardhur që t’ju __________, ju kam ________________ __________________ e ____________ që duhej të bënit, dhe jua kam bërë më të __________ të Më __________”. Komandanti
i rojeve u përpoq të mos ua vinte veshin fjalëve të Báb-it dhe po bëhej gati të largohej, kur Báb-i i tha: “... Unë e kam _____________¬¬¬____ rehatinë Time dhe kurrë nuk jam bërë __________ __________________ apo __________________ për askënd. E ____ që po më ______________ Mua. Preferoj t’ju __________________ juve, sesa të bëhem __________ ___________ të
___________________ për ty e për ____________ e tu”.
10. Si e mposhti Báb-i armiqësinë e rojeve të Tij? __________________________________
_______________________________________________________________________
11. Si arriti Báb-i në Shiraz?
___________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Si e trajtoi guvernatori Báb-in? ______________________________________________
13. Çfarë veprimesh ndërmori guvernatori kundër Báb-it?
___________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Pavarësisht nga __________________ e guvernatorit dhe të klerikëve për t’i dhënë fund ______________ të Tij, numri i ________________ të Tij u ___________ me shpejtësi.
15. Ç’gjë e bindi guvernatorin që ta lëshonte më në fund Báb-in dhe ta lejonte Atë të largohej nga
Shirazi? _____________________________________________________
_______________________________________________________________________
16. Ku shkoi Báb-i pasi u largua nga Shirazi? _____________________________________
17. Kur e ndërmori Ai këtë udhëtim? ____________________________________________
18. Çfarë i tha Báb-i të ungjit kur po i jepte lamtumirën?
_____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
19. Përfytyro sikur ti vetë je komandanti i shpurës së kalorësve dhe, me ndihmën e
mësuesit, tregoju anëtarëve të tjerë të grupit historinë e takimit tënd me Báb-in. Sigurohu që me këtë rast të përdorësh dramaticitetin dhe emocionin e nevojshëm.
PJESA 5
Ndërsa Báb-i po i afrohej qytetit të Isfahanit, Ai i shkroi një letër guvernatorit të asaj krahine duke i kërkuar atij që t’i caktonte vendin ku do të banonte. Ndryshe nga
guvernatori i Shirazit, ky guvernator ishte njeri i drejtë e zemërbardhë. Ai u prek kaq shumë nga korrektësia dhe stili i letrës së Báb-it saqë udhëzoi zyrtarin më të lartë fetar të krahinës që ta priste Báb-in në shtëpinë e tij dhe t’i bënte Atij një pritje të ngrohtë e bujare.
Gjatë qëndrimit të Báb-it në Isfahan, fama e Tij dalngadalë u përhap në
gjithë qytetin. Turma njerëzish vinin ta takonin Atë çdo ditë dhe të dëgjonin fjalët e Tij të urta. Por shtimi i popullaritetit të Báb-it nxiti xhelozinë e klerikëve të qytetit, të cilët kishin frikë se mos humbisnin pozitën dhe pushtetin që kishin. Ata filluan të përhapin thashetheme për figurën e Báb-it, duke shpresuar të ngjallnin dyshime ndaj Tij. Kur kjo
gjë dështoi, ata hartuan një plan për ta hequr qafe Báb-in. Guvernatori, që kishte dijeni për intrigat e klerikëve kundër Báb-it, vendosi se gjëja më e mirë do të ishte që Báb-i të vinte e të rrinte në vetë shtëpinë e atij. Aty, gjatë orëve që kalonte në biseda me Báb-in, guvernatori pak nga pak arriti të kuptonte madhështinë e Revelacionit të Tij. Një
ditë, ndërsa ishte ulur me Báb-in në kopshtin e shtëpisë së tij, guvernatori iu drejtua Atij me këto fjalë:
“Dhuruesi i Gjithëfuqishëm më ka pajisur me pasuri të mëdha. Unë nuk e di cila është mënyra më e mirë për ta përdorur atë. Tani që, me ndihmën e Perëndisë, m’u tregua rruga për ta njohur këtë Revelacion, është dëshira ime e zjarrtë që
t’ia përkushtoj të gjitha zotërimet e mia mbështetjes së interesave dhe përhapjes së namit të tij. Qëllimi im është që, me lejen Tuaj, të nisem për në Teheran, dhe të bëj ç’është e mundur që këtë Kauzë ta përqafojë edhe Mbreti, besimi i të cilit ndaj meje është i fortë e i patundur”.14
Këtij vërshimi dashurie e përkushtimi Báb-i iu
përgjigj me këto fjalë:
“Perëndia të shpërbleftë për synimet tuaja fisnike. Një qëllim kaq i lartë, për Mua është madje më i shtrenjtë se edhe vetë akti. Por ditët e tua dhe të Miat janë të numëruara; ato nuk dalin për të bërë të mundur që Unë të dëshmoj, dhe ti të arrish, realizimin e shpresave tuaja. Perëndia Fuqiplotë do ta arrijë triumfin e
Besimit të Tij jo me anë të mjeteve që ti i përmende me aq ngrohtësi. Përmes të varfërve dhe vegjëlisë së kësaj toke, me gjakun që ata do të derdhin në shtegun e Tij, do të sigurojë Sovrani i gjithëfuqishëm ruajtjen dhe konsolidimin e themeleve të Kauzës së Tij. Po Ai Perëndi, në botën e ardhshme, do të vendosë në kokën tënde kurorën e lavdisë së pavdekshme
dhe do të reshë mbi ty bekimet e Tij të paçmuara. Vetëm tre muaj e nëntë ditë kanë mbetur nga koha e jetës sate tokësore, mbas së cilës ti, me besim e siguri, do të nxitosh për në banesën tënde të përjetshme”.15
Tre muaj e nëntë ditë më pas guvernatori ndërroi jetë, pikërisht ashtu siç e pat parashikuar Báb-i. Disa ditë pas vdekjes së tij,
pasardhësi i tij i dërgoi një mesazh Mbretit në Teheran duke e pyetur se ç’duhej të bënte me Báb-in. Mbreti e urdhëroi atë që ta dërgonte Báb-in fshehtazi në kryeqytet, ku Mbreti kishte ndërmend ta takonte. Kështu, i shoqëruar nga një shpurë kalorësish, Báb-i nisi udhëtimin e Tij drejt Teheranit.
Ushtrime:
1. Kujt i shkroi Báb-i ndërsa po i afrohej
qytetit të Isfahanit?
2. Guvernatori i Isfahanit ishte një njeri i ______________ e ____________________.
3. Çfarë udhëzimesh i dha guvernatori zyrtarit më të lartë fetar të krahinës?
_______________________________________________________________________
4. Gjatë qëndrimit të Báb-it në ______________, ________ e Tij dalngadalë u __________ në
gjithë qytetin. __________ ____________ vinin ta ___________ Atë çdo ditë dhe të ___________ _______ e Tij të _____.
5. Ç’gjë i bëri xhelozë klerikët e Isfahanit?
_______________________________________________________________________
6. Çfarë bëri guvernatori për ta mbrojtur Báb-in nga intrigat e klerikëve?
_______________________________________________________________________
7. Një ditë, ndërsa ishte ulur me Báb-in në kopshtin e shtëpisë së tij, guvernatori iu drejtua Atij me këto fjalë: “________________ i ____________________________ më ka ______________ me ____________ të __________. Unë nuk e di cila është ____________ më e ________ për ta ________________ atë. Tani që, me ______________ e
__________________, m’u tregua rruga për ta ____________ këtë ____________________, është ______________ ime e ____________ që t’ia ____________________ të gjitha __________________ e mia ____________________ së ____________________ dhe __________________ së __________ të tij.
8. Si iu përgjigj Báb-i ofertës së guvernatorit?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Me çfarë mjetesh, tha Báb-i se do të
përhapej Besimi i Tij? _______________________
_______________________________________________________________________
10. Ç’urdhëra i dha Mbreti pasardhësit të guvernatorit? ____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA
6
Kryeministër i atëhershëm i Persisë ishte një njeri egoist e i paaftë. Ai kishte frikë se po të vinte Báb-i në Teheran dhe të takohej me Mbretin, ai do të humbiste postin dhe pushtetin që kishte. Prandaj ia mbushi mendjen Mbretit që t’i ndryshonte urdhërat dhe ta dërgonte Báb-in në krahinën e Azerbajxhanit në veriperëndim të vendit.
Kur Báb-i
mbërriti në Tabriz (Tabríz), në kryeqendrën e krahinës, Atë e çuan në një nga ndërtesat kryesore të qytetit, ku edhe do të qëndronte nën mbikqyrje. Një detashment ushtarësh ruante hyrjen e ndërtesës. Askush nuk lejohej Ta takonte, me përjashtim të dy prej pasuesve të Tij. Banorët e qytetit ishin paralajmëruar se kushdo që do të përpiqej të takonte Báb-in do të
rrasej në burg dhe të gjitha zotërimet do t’i konfiskoheshin.
Báb-i qëndroi në Tabriz për një kohë të shkurtër dhe prej andej e transferuan në kështjellën e Mah-Ku-së (Máh-Kú), që ndodhej në malet e Azerbajxhanit, shumë larg nga qytetet dhe qendrat e tjera të mëdha të banuara. Banorët e asaj zone i përkisnin një sekti tjetër të Islamit, një sekti
që kishte shumë mosmarrëveshje me atë që ndiqte shumica e popullsisë. Kryeministri kishte menduar se duke e dërguar Báb-in në atë skaj të largët e jo mikpritës të vendit, ndikimi i Tij do të pakësohej dhe Besimi i Tij gradualisht do të harrohej. Por ai nuk e kuptoi se llampa e Fesë së Perëndisë ishte ndezur dhe se asnjë dorë njerëzore nuk mund ta shuante flakën e
saj. Báb-i nëpërmjet madhështisë dhe dashamirësisë së Tij, fitoi shpejt respektin dhe admirimin si të zyrtarit përgjegjës për kështjellën, ashtu dhe të banorëve të zonës.
Kushtet e rrepta të cilave u nënshtrohej Báb-i pak nga pak u lehtësuan dhe dyert e kështjellës u hapën për pasuesit e Tij, të cilët erdhën nga vise të ndryshme të Persisë, në
numër gjithnjë e më të madh, për Ta takuar. Gjatë periudhës së burgimit të Tij në Mah-Ku, Báb-i reveloi Bajanin (Bayán) Persian, më të rëndësishmen ndër Veprat e Tij. Në atë Libër, ai caktoi ligjet e Dispensacionit të Tij, shpalli qartë e në mënyrë të drejtpërdrejtë ardhjen e një Revelacioni tjetër më të madh se ai i Tij, dhe i nxiste pasuesit e Tij që
të kërkonin e të gjenin “Atë Që Perëndia do ta shfaqë”. Një nga pasuesit e Tij që jetonte në Mah-Ku në atë kohë e përshkruan me këto fjalë revelimin e Bajanit Persian:
“Zëri i Báb-it, ndërsa diktonte mësimet dhe parimet e Besimit të Tij, mund të dëgjohej qartë nga ata që banonin në rrëzë të malit. Melodia e këngës së Tij, rrjedha ritmike e
vargjeve që gurgullonin prej buzëve të Tij pushtonte veshët e depërtonte thellë në shpirtrat tanë. Mali e lugina kthenin jehonën e madhështisë së zërit të Tij. Zemrat tona vibronin në thellësitë e tyre nga thirrja tërheqëse e Tij”.16
Kur Kryeministri mësoi se Báb-i kishte fituar admirimin e banorëve të Mah-Kusë dhe se Besimi i Tij po vazhdonte të
përhapej ngado, ai dha urdhër që Báb-i të transferohej në kështjellën e Çihrikut (Chihríq). Por edhe aty njerëzit e qytezave përreth si dhe zyrtari i kështjellës u tërhoqën nga personaliteti magnetik i Báb-it. Madje edhe disa nga klerikët më të shquar të zonës e pranuan Besimin e ri dhe i lanë postet e tyre të privilegjuara për t’u bashkuar me pasuesit e
Tij.
Sapo Kryeministri mori vesh për popullaritetin në rritje të Báb-it në Çihrik, dha urdhër që ta çonin Atë menjëherë në Tabriz. Atje qeveria organizoi një takim të autoriteteve fetare për ta marrë në pyetje Báb-in dhe për të gjetur mënyrën më efektive për t’i dhënë fund ndikimit të Tij. Në atë takim, klerikët dhe zyrtarët qeveritarë u përpoqën ta
poshtëronin Báb-in, por u mposhtën nga madhështia e Tij. Kur e pyetën, “Kush je ti sipas teje, dhe cili është mesazhi që ke sjellë?”, Ai deklaroi:
“Unë jam, Unë jam, Unë jam, i Premtuari! Unë jam, Ai emrin e të cilit e keni thirrur për njëmijë vjet, duke përmendur të cilin jeni ngritur, ardhjen e të cilit mezi keni pritur ta dëshmoni, dhe orën e Revelacionit
të të cilit i jeni lutur Perëndisë ta shpejtojë. Me të vërtetë Unë them, është detyrë e popujve të Lindjes dhe të Perëndimit t’i binden fjalës Sime dhe të zotohen për besnikëri ndaj personit Tim”.17
Disa ditë pas atij takimi, Báb-in e çuan përsëri në Çihrik. Armiqtë e Tij kishin shpresuar se duke e sjellë në Tabriz, do ta detyronin Atë të
hiqte dorë nga Misioni i Tij. Por në fund u bindën se, sakohë Báb-i do të mbetej gjallë, do të ishte e pamundur të ndalnin ndikimin në rritje të Tij.
Ushtrime:
1. Ç’fjalë e përshkruajnë karakterin e Kryeministrit të Persisë që e syrgjynosi Báb-in në
Azerbajxhan? ___________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Pse kishte frikë Kryeministri nga takimi i Mbretit me Báb-in? _____________________
_______________________________________________________________________
3. Ç’bëri Kryeministri për ta penguar takimin e Báb-it me Mbretin? __________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. A ishte Báb-i i burgosur kur u largua nga Shirazi? ______________________________
5. A ishte Báb-i i burgosur
kur u largua nga Isfahani? ______________________________
6. A ishte Báb-i i burgosur kur arriti në Tabriz? __________________________________
7. Pse ushtarët e ruanin hyrjen e ndërtesës ku rrinte Báb-i gjatë qëndrimit të Tij në Tabriz?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Banorët e qytetit ishin paralajmëruar se ____________ që do të përpiqej të takonte Báb-in do të __________ në ________ dhe të gjitha __________________ do t‘i ____________________________.
9. Nga Tabrízi Báb-i u transferua në ______________________ të __________________.
10. Kryeministri kishte menduar se duke e ______________
Báb-in në atë ________ të ____________ e ____ __________________ të vendit, ______________ i Tij do të __________________ dhe ____________ i Tij ______________________ do të ________________.
11. Ku gaboi Kryeministri në mënyrën e tij të të menduarit? __________________________
_______________________________________________________________________
12. Si u hapën
portat e burgut të Báb-it në Mah-Ku për pasuesit e Tij? __________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Çfarë libri të rëndësishëm reveloi Báb-i gjatë periudhës së burgimit të Tij në kështjellën e Mah-Kusë?
____________________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Cilat janë disa nga temat e Bajanit Persian? ____________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
15. Në Bajanin Báb-i i nxiste
pasuesit e tij të ________________ e të ____________ “______ Që ________________ do ta ____________”.
16. Çfarë bëri Kryeministri kur dëgjoi se Besimi i Báb-it po vazhdonte të përhapej?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
17. Si u ndikua Kauza e
Báb-it nga transferimi i Tij në Çihrik?
_______________________________________________________________________
18. Pse e çuan Báb-in nga Çihriku në Tabriz?
_______________________________________________________________________
19. Ç’mendonin armiqtë e Báb-it se do të arrinin duke e sjellë Atë në Tabriz?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
20. Çfarë pyetjesh i bënë autoritetet Báb-it gjatë marrjes së Tij në pyetje?
_______________________________________________________________________
21. Çfarë deklaroi Báb-i në përgjigje të pyetjeve të tyre?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 7
Duke iu referuar Báb-it, ‘Abdu’l-Bahá-i ka thënë:
“Përsa i përket Báb-it − u bëftë theror shpirti im për Të! − në rininë e Vet, domethënë kur kishte
arritur vitin e njëzetepestë të jetës së Tij të bekuar, Ai u ngrit për të shpallur Kauzën e Tij…. Krejt i vetëm, në një mënyrë që kapërcen çdo imagjinatë, Ai përhapi Kauzën midis persëve, që janë të njohur për fanatizmin e tyre fetar. Ky Shpirt i shquar u ngrit me një fuqi të tillë saqë lëkundi shtyllat e fesë, të moralit, kushtet, doket e zakonet e
Persisë dhe vendosi rregulla të reja, ligje të reja dhe një fe të re. Edhe pse personalitetet e mëdha të shtetit, pothuajse të gjithë klerikët dhe ofiqarët publikë u ngritën për ta asgjësuar e zhdukur Atë, Ai u bëri ballë atyre i vetëm dhe tronditi gjithë Persinë.
“Shumë ulama e ofiqarë publikë, si dhe njerëz të tjerë, flijuan me gëzim jetën e tyre
për Kauzën e Tij dhe nxituan në udhën e martirizimit.
“Qeveria, kombi, doktorët e fesë dhe personalitetet e mëdha donin ta shuanin dritën e Tij, por nuk mundën ta arrinin këtë. Më në fund, hëna e Tij doli, ylli i Tij shkëlqeu, themelet e Tij u vendosën fort dhe vendagimi i Tij u bë i ndritshëm. Ai i dha edukim hyjnor një shumice të pandriçuar dhe arriti
rezultate të mrekullueshme në fushën e mendimeve, të moralit, të zakoneve e të kushteve të persëve. Ai u shpalli pasuesve të Vet lajmin e gëzuar të manifestimit të Diellit të Baháit dhe i përgatiti ata që të besonin tek Ai.
“Shfaqja e shenjave të tilla të mahnitshme dhe arritja e rezultateve të mëdha; ndikimi i ushtruar mbi mendjet e njerëzve dhe mbi idetë
mbizotëruese; hedhja e themeleve të përparimit; formulimi i parimeve të suksesit e të begatisë nga një i ri tregtar, përbëjnë provën më të madhe se Ai ishte një Edukator i përsosur. Një person i paanshëm kurrë nuk do të ngurrojë ta besojë këtë”.18
Ushtrime:
1. Përgatisni dhe mbani një kumtesë të shkurtër mbi ngritjen e Besimit Bábí duke u
bazuar në fjalët e mësipërme të ‘Abdu’l-Bahá-it dhe në historinë që keni studiuar deri tani.
PJESA 8
Në vitin 1850, një kryeministër i ri i Persisë, po aq katil sa edhe i mëparshmi, urdhëroi ekzekutimin e Báb-it. Përsëri Báb-in e sollën që nga Chihríqu në Tabríz. Atje e burgosën në një qeli ngjitur me një shesh, i cili do të bëhej
skena e martirizimit të Tij.
Ndërsa Báb-in po e çonin në qeli, një djalë i ri çau përmes turmës dhe i ra Báb-it ndër këmbë. “Mësues, mos më largo prej Teje”, iu përgjërua ai. Ai iu lut Báb-it që ta lejonte ta ndiqte kudo që do të shkonte. “Çohu”, iu përgjigj Báb-i, “dhe të jesh i sigurt se ti do jesh me Mua. Nesër ti do të dëshmosh atë që ka
urdhëruar Perëndia”. Të riun menjëherë e arrestuan, bashkë me dy nga ata që e shoqëronin, dhe e burgosën në të njëjtën qeli ku ishin mbyllur edhe Báb-i me sekretarin e Tij. Ky djalë i ri u bë i njohur me emrin Anís.
Anísi kishte dëgjuar për Mesazhin e ri nga vetë Báb-i kur Ai ishte në Tabríz dhe kishte vendosur ta ndiqte Atë në Çihrik. Kaq i fortë
ishte zjarri i dashurisë për Perëndinë që digjej në zemrën e Anísit, saqë e vetmja dëshirë e tij ishte të flijonte veten për Besimin e tij të ri. Por njerku i tij, i alarmuar nga sjellja e pazakontë e djalit, e mbylli Anísin në shtëpi dhe e mbante nën kontroll të rreptë. Aty Anísi kaloi javë të tëra në lutje e përsiatje, duke iu përgjëruar Perëndisë që ta
lejontë atë të vinte praninë e të Shumëdashurit të tij. Dhe një ditë, siç qe ashtu i zhytur në lutje, ai pati një vegim të jashtëzakonshëm. Ai pa Báb-in që qëndronte përpara tij dhe po e thërriste. Anísi ra Atij ndër gjunjë. “Gëzohu”, i tha Báb-i atij, “po afron ora kur, në këtë qytet, Unë do të varem pezull në sy të të gjithëve dhe do të bie
viktimë e zjarrit të armikut. Unë nuk do të zgjedh njeri tjetër veç teje për të ndarë me Mua kupën e martirizimit. Të jesh i sigurt se ky premtim që po të jap do të përmbushet”. E kështu Anísi filloi të priste me durim, duke e ditur se do të vinte shpejt dita kur ai do të bashkohej përsëri me të Shumëdashurin e tij. Tani, më në fund, ai kishte arritur
Dëshirën e Zemrës së tij.
Atë mbrëmje Báb-i shkëlqente nga gëzimi. Ai foli me gëzim me Anísin si dhe me tre pasuesit e tjerë besnikë që ishin burgosur bashkë me Të në qelinë e Tij.”Nesër”, u tha Ai atyre, “do të jetë dita e martirizimit Tim. Ah sikur të ngrihej tani njëri nga ju dhe, me duart e veta, t’i jepte fund jetës Sime. Unë preferoj të vritem
nga dora e një miku sesa nga ajo e armikut”. Askush prej tyre nuk guxonte as ta çonte nëpër mend të merrte një jetë kaq të vyer. Rrinin të heshtur, me lotët që u rridhnin faqeve. Kur papritmas, Anísi brofi në këmbë dhe tha se ishte gati të zbatonte çfarëdolloj urdhri të Báb-it. “Ky i ri që është ngritur të plotësojë dëshirën Time”, deklaroi Báb-i, “do
të martirizohet bashkë me Mua. Atë do të zgjedh Unë për të ndarë me Mua kurorën e martirizimit”21.
Herët në mëngjesin tjetër, më 9 korrik 1850, Báb-i po punonte me sekretarin e Tij kur një zyrtar e ndërpreu papritmas bisedën e tyre. “Derisa t’i kem thënë atij të gjitha ato gjëra që dua t’i them”, i tha Báb-i atij, “asnjë fuqi tokësore nuk
mund të Më mbyllë gojën. Edhe sikur e gjithë bota të armatoset kundër Meje, përsëri do të jetë e pafuqishme të Më ndalojë të përmbush, deri në fjalën e fundit, qëllimin Tim”22. Por zyrtari nuk e kuptoi domethënien e fjalëve të Báb-it. Ai nuk u përgjigj dhe i tha sekretarit ta ndiqte pas. Pastaj Báb-in e morën nga qelia e Tij dhe çuan në shtëpitë e
klerikëve më të shquar të qytetit të Tabrizit, të cilët, pa ngurruar, nënshkruan dekretin për ekzekutimin e Tij.
Më vonë atë mëngjes Báb-in e çuan në shesh publik ku një turmë prej rreth dhjetëmijë vetësh ishte mbledhur që të shikonte ekzekutimin e Tij. Atë ia dorëzuan Sam Hanit (Sám Khán), komandantit të regjimentit të ushtarëve që kishte marrë urdhër
për ta ekzekutuar. Por, Sam Hanit, që ishte prekur shumë nga sjellja e Báb-it, i kishte hyrë frika se mos veprimi i tij do të sillte mbi të zemërimin e Perëndisë. “Unë jam pasues i Besimit të Krishterë”, i shpjegoi ai Báb-it, “dhe nuk kam asgjë kundër teje. Nëse Kauza Jote është Kauza e së Vërtetës, bëj të mundur që unë të çlirohem nga detyrimi për
të derdhur gjakun tënd”. “Ndiq udhëzimet që të janë dhënë”, iu përgjigj Báb-i, “dhe në se qëllimi yt është i sinqertë, Fuqiploti është sigurisht në gjendje të të çlirojë nga mëdyshja”.23
Sam Hani urdhëroi njerëzit e tij të ngulnin një kunj hekuri në mur dhe të varnin dy litarë në të. Báb-i dhe Anísi u varën pezull te këta dy litarë.
Pastaj regjimenti u rreshtua në tre radhë, secila me nga dyqind e pesëdhjetë vetë. Njëra pas tjetrës çdo radhë hapi zjarr. Kur tymi i shkaktuar nga shkrepja e shtatëqind e pesëdhjetë pushkëve u davarit, turma e habitur pa një skenë që nuk po u besonte syve. Anísi qëndronte para tyre i gjallë e i pacënuar, kurse Báb-i nuk ishte më aty. Plumbat kishin këputur vetëm
litarët me të cilët ata i kishin varur pezull. Atëherë filloi një kërkim frenetik për të gjetur Báb-in. Më në fund e gjetën në qelinë e Tij, duke përfunduar bisedën e ndërprerë në mes më parë me sekretarin e Tij. “Unë e mbarova bisedën”, tha Báb-i. “Tani mund të vazhdoni të përmbushni qëllimin tuaj”.24
I shtangur nga ajo që i kishin parë
sytë, Sam Hani refuzoi t’i lejonte njerëzit e tij të qëllonin për herë të dytë, dhe u dha urdhër të largoheshin nga sheshi. U desh të sillnin një regjiment tjetër për të kryer ekzekutimin. Edhe një herë trupat e Báb-it dhe të Anísit u varën pezull në shesh, dhe ushtarët hapën zjarr. Kësaj radhe plumbat e tyre goditën në shenjë. Trupat e Báb-it dhe të
Anísit u copëtuan tërësisht; por megjithëkëtë fytyrat e tyre mbetën pothuajse të paprekura. Ndërsa regjimenti po bëhej gati të hapte zjarr, Báb-i iu drejtua me këto fjalë turmës së njerëzve që ishin mbledhur:
“O brez kokëfortë! Nëse do të kishit besuar tek Unë, çdonjëri prej jush do të kishte ndjekur shembullin e këtij të riu, që kishte një pozitë
më të lartë se shumica prej jush, dhe me dëshirë do të kishte flijuar veten në shtegun Tim. Do të vijë dita kur ju do të Më njihni; atë ditë Unë nuk do të jem më me ju”.25
Ushtrime:
1. Në cilin qytet u martirizua Báb-i? ___________________________________________
2. Kush dha urdhër për ekzekutimin e Báb-it?
____________________________________
3. Tregoni me fjalët tuaja historinë sesi i riu Anís arriti të martirizohet bashkë me Báb-in.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Pse Báb-i zgjodhi Anísin për të ndarë me të kurorën e martirizimit?
_________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Kur zyrtari e ndërpreu në mes bisedën e Báb-it me sekretarin e Tij mëngjesin e ekzekutimit të Tij, Báb-i i tha atij: “Derisa t’i kem thënë atij të ____________ ato __________ që ______ t’i them, asnjë fuqi ________________ nuk mund të Më __________ __________”.
6. Si quhej komandanti i regjimentit të cilit i qe dhënë urdhri për
ekzekutimin e Báb-it? ___
_______________________________________________________________________
7. Çfarë i kërkoi Báb-it Sam Hani? _____________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë i tha Báb-i Sam
Hanit të bënte? _________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Sa ushtarë hapën zjarr mbi Báb-in dhe Anísin? ________________________________
10. Çfarë pa turma e habitur kur u davarit tymi i shkaktuar nga shkrepja e
pushkëve?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Çfarë po bënte Báb-i kur e gjetën?
___________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Kur e gjetën, Báb-i tha: “Unë e ______________ bisedën. Tani mund të vazhdoni të ____________________ __________________ tuaj”.
13. Në rreshtat që vijojnë shkruani fjalët e fundit të Báb-it drejtuar turmës që qe mbledhur për të parë ekzekutimin e Tij.
______________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Në ç’datë u martirizua Báb-i?
______________________________________________
15. Sa vjeç ishte Báb-i kur u martirizua? _________________________________________
PJESA 9
Për të ngulitur në mendjen dhe zemrën tuaj ngjarjet e jetës së Báb-it, sugjerohet që të vizatoni në hartën e mëposhtme itinerarin e udhëtimeve e të syrgjynosjeve të Tij. Ndërsa bëni këtë, përpiquni të
kujtoni çfarë ndodhi në secilin vend dhe përsiatni për domethënien e saj.
PJESA 10
Në këto mësime ju keni studiuar ngjarjet e jetë së njërit prej Manifestimeve Binjake të Perëndisë për Ditën e sotme. Gjatë jetës së Tij të shkurtër, Báb-i shkaktoi një revolucion shpirtëror në Persi. Mijëra e mijëra shpirtra të dëlirë pranuan Mesazhin e Tij
dhe filluan të përgatisnin vetveten për ardhjen e Manifestimit të Perëndisë të Cilit Báb-i i qe referuar si “Ai Që Perëndia do ta shfaqë”. Ju e dini se sa herë që një Manifestim i Perëndisë shfaqet mbi tokë, të gjitha forcat e shtypjes e të errësirës ngrihen kundër Tij dhe përpiqen të shuajnë dritën e Revelacionit të Tij. Edhe në këtë rast, jo vetëm u
martirizua Báb-i nga drejtuesit injorantë të Persisë, por edhe u vranë mijëra pasues të Tij. Jetët heroike të këtyre Bábí-ve të
hershëm, që vaditën me gjakun e tyre pemën e Revelacionit të sapolindur, do të jenë një temë e studimit tuaj në vitet e ardhshme. Figura të tilla si Mulla Hyseni, Kodusi, Tahireja dhe Vahidi (Vahíd) do të
jenë për ju një burim i madh frymëzimi e kurajoje gjatë gjithë jetës suaj ndërsa do të vazhdoni të mësoni rreth historisë së jashtëzakonshme të viteve të hershme të Epokës Bahá’í. Tani për tani, duhet ta përfundojmë këtë kurs duke përsiatur rreth një pyetjeje themelore: Si është e mundur që, brenda një kohe kaq të shkurtër, jetët e mijëra e mijëra
njerëzve të transformoheshin aq shumë e që nga një popull i zhytur në bestytni e i skllavëruar prej drejtuesish të korruptuar të dalin të tillë shpirtra të shenjtë dhe të kryejnë të tilla vepra heroike? Çelësi i përgjigjes mund të gjendet vetëm në Personin e Ali-Muhametit, Báb-it. Atëherë le të studiojmë e të përsiatim mbi disa pasazhe nga Shkrimet e
Bahá’u’lláh-ut, të ‘Abdu’l-Bahá-it dhe të Ruajtësit rreth asaj Qenieje të Shenjtë.
Në Testamentin e Tij, ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:
“Ky është themeli i besimit të njerëzve të Baháit (jeta ime u bëftë theror për ta): ‘Shenjtëria e Tij, i Lartësuari (Báb-i), është Manifestimi i Unitetit e i Njëshmërisë së Perëndisë dhe Pararendësi i
Bukurisë së Lashtë. Shenjtëria e Tij Bukuria Abhá (u flijoftë jeta ime për miqtë e Tij të vendosur) është Manifestimi Suprem i Perëndisë dhe Agimi i Thelbit të Tij Më të Shenjtë. Gjithë të tjerët janë shërbëtorë të Tij dhe u binden urdhërave të Tij’”.26
Në librin “Perëndia kalon pranë”, lexojmë pasazhin e mëposhtëm të shkruar nga Ruajtësi:
“Báb-i, i cilësuar nga Bahá’u’lláh-u si ‘Thelbi i Thelbeve’, ‘Deti i Detrave’, ‘Pika rreth së Cilës sillen realitetet e Profetëve e të Lajmëtarëve’, ‘prej së
Cilës Perëndia ka bërë që të rrjedhë dija e gjithçkaje që ka qenë e do të jetë,’ ‘rangu (i të Cilit) ia kalon atij të të gjithë Profetëve, dhe që ‘Revelacioni (i të Cilit) kapërcen të kuptuarin dhe afërmendësinë e të gjithë të zgjedhurve të tyre,’ kishte dhënë Mesazhin e Tij dhe e kishte kryer Misionin e Tij. Ai që sipas fjalëve të
‘Abdu’l-Bahá-it ishte ‘Agimi i së Vërtetës’ dhe ‘Lajmëtari i Dritës së Madhe’, ardhja e të Cilit shënoi njëherazi përfundimin e ‘Ciklit Profetik’ dhe zanafillën e ‘Ciklit të Përmbushjes’, nëpërmjet Revelacionit të Tij në të njëjtën kohë dëboi hijet e natës që kishin rënë mbi vendin e Tij dhe shpalli ngritjen e afërt të atij Ylli të Pashoq, rrezatimi i
të Cilit do të mbështillte mbarë njerëzimin”.27
Vetë Bahá’u’lláh-u shpjegon:
“Që një periudhë kaq e shkurtër kohore ndau këtë Revelacion kaq të fuqishëm e të mahnitshëm nga vetë Revelacioni Im i ngutshëm, është një sekret që asnjë njeri nuk mund ta shkoklavisë dhe një mister që asnjë mendje s’mund ta rrokë”.28
Duke iu
referuar karakterit të Báb-it, Ruajtësi na tregon:
“Cilësitë e Tij ishin aq të veçanta për fisnikërinë e bukurinë e tyre, personaliteti i Tij aq i butë e njëkohësisht aq i gjallë, dhe nuri i Tij i natyrshëm qe kombinuar me kaq shumë takt e gjykim, saqë pas Deklarimit të Tij Ai shpejt u bë në Persi një figurë gjerësisht popullore. Ai do t’u fitonte zemrën
thuajse të gjithë atyre me të cilët do të binte personalisht në kontakt, shpesh duke i kthyer ata që e mbanin në burg në Besimin e Tij dhe duke i shndërruar dashakeqët në miq që e admironin”.29
‘Abdu’l-Bahá-i thotë:
“Shfaqja e Báb-it i ngjan agimit, sepse agimi mbart në vetvete premtimin e diellit. Agimi i Báb-it premtoi ngritjen e Diellit të së
Vërtetës që do të mbështjellë të gjithë botën”.30
PJESA 11
Gjatë jetës së Tij të shkurtër si Manifestim i Perëndisë në tokë, Báb-i reveloi një numër të madh Librash e Tabelash. Tani që keni përfunduar studimin e jetës së Tij, rekomandohet që të mësoni përmendësh dy nga lutjet e Tij si dhe të paktën një pjesë nga fjala drejtuar
Shkronjave të të Gjallit.
“A ka ndonjë Largues të vështirësive veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjithë janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë u përmbahen urdhrave të Tij”.31
“Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiell ose mbi tokë, por veç Perëndia, është i
mjaftueshëm. Me të vërtetë, Ai është në Vetvete Njohësi, Mbështetësi, Fuqiploti”.32
“O miqtë e Mi të shumëdashur! Ju jeni bartësit e emrit të Perëndisë në këtë Ditë. Ju jeni zgjedhur si ruajtësit e Misterit të Tij. I ka hije çdonjërit prej jush të manifestojë atributet e Perëndisë, dhe të mishërojë me veprat dhe fjalët e tij shenjat e
drejtësisë së Tij, të fuqisë e lavdisë së Tij. Vetë organet e trupit tuaj duhet të dëshmojnë për lartësinë e qëllimit tuaj, ndershmërinë e jetës suaj, realitetin e besimit tuaj dhe karakterin e lartësuar të përkushtimit tuaj. Pasi, me të vërtetë po ju them, kjo është dita për të cilën ka folur Perëndia në Librin e Tij: ‘Në atë Ditë Ne do të vendosim një
vulë mbi gojët e tyre; megjithatë duart e tyre do të na flasin Neve, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që ata do të kenë bërë’. Peshojini fjalët e Jezusit drejtuar dishepujve të Tij, kur i dërgoi të përhapnin Kauzën e Perëndisë. Me fjalë si këto që vijojnë, Ai i porositi ata të ngrihen dhe të përmbushin misionin e tyre: ‘Ju jeni si ai zjarri,
që në errësirën e natës ndizet në majën e malit. Lëreni dritën tuaj të ndriçojë para syve të njerëzve. Dëlirësia e karakterit tuaj dhe shkalla e heqjes dorë nga gjërat e kësaj bote duhet të jenë të tilla, saqë njerëzit e tokës përmes jush të mund të njohin dhe t’i aviten më pranë Atit qiellor i cili është Burimi i dëlirësisë e i hirit. Sepse askush
nuk e ka parë Atin që është në qiell. Ju që jeni bijtë e Tij shpirtërorë, duhet të mishëroni me veprat tuaja virtytet e Tij dhe të dëshmoni lavdinë e Tij. Ju jeni kripa e tokës, por nëse kripa e ka humbur shijen e saj, me çfarë do të kripet ajo? Shkalla e shkëputjes suaj duhet të jetë e tillë, saqë në çfarëdo qyteti që të hyni për të shpallur e mësuar
Kauzën e Perëndisë, ju në asnjë mënyrë nuk duhet të prisni as mish, as shpërblim prej njerëzve të tij. Jo, madje duke u larguar nga ai qytet, duhet të shkundni pluhurin nga këmbët tuaja. Ashtu siç keni hyrë të dëlirë e të panjollë në atë qytet, ashtu duhet të largoheni prej tij. Pasi, me të vërtetë po ju them, Ati Qiellor është përherë me ju dhe ju vëzhgon.
Në se ju do t’i jeni besnikë Atij, Ai me siguri do të zbrazë në duart tuaja të gjitha thesaret e tokës dhe do t’ju lartësojë mbi të gjithë sundimtarët e mbretërit e botës’. O Shkronjat e Mia! Me të vërtetë po ju them, tej mase e lartësuar është kjo Ditë mbi ditët e Apostujve të së kaluarës. Madje jo, i pamatshëm është dallimi! Ju jeni dëshmitarët e
Agimit të Ditës së premtuar të Perëndisë. Ju jeni ata që do të pinë nga kupa mistike të Revelacionit të Tij hyjnor. Përgatituni për tëvepruar , dhe mbani gjithmonë parasysh fjalët e Perëndisë që janë reveluar në Librin e Tij: ‘Ja, Zoti Perëndia yt ka ardhur, dhe me Të është tubimi i engjëjve të Tij e rreshtuar para Tij!’ Dëlirini zemrat tuaja nga
dëshirat e kësaj bote, dhe le të jenë virtytet ëngjëllore stolia juaj. Përpiquni që me veprat tuaja të mund të dëshmoni të vërtetën e këtyre fjalëve të Perëndisë dhe ruhuni se mos ‘duke u kthyer mbrapsht’ Ai mund ‘t’ju ndërrojë ju me njerëz të tjerë’ të cilët ‘nuk do të jenë si ju’, e që do t’ju marrin Mbretërinë e Perëndisë. Ditët kur adhurimi
i pashoqëruar me vepra quhej i mjaftueshëm kanë marrë fund. Ka ardhur koha kur asgjë veç motivit më të dëlirë, të mbështetur nga vepra të një dëlirësie të panjollë, mund të ngjiten në fronin e Më të Lartit dhe të pranohen prej Tij. ‘Fjala e mirë ngjitet lart tek Ai, dhe vepra e pastër do të bëjë që ajo të lartësohet para Tij’. Ju jeni vegjëlia, për
të cilët Perëndia ka folur kështu në Librin e Tij: ‘Dhe Ne dëshirojmë të shfaqim dashamirësi për ata që kanë qenë të përbuzur mbi tokë, dhe t’i bëjmë ata udhëheqës shpirtërorë midis njerëzve dhe t’i bëjmë ata trashëgimtarët Tanë’. Ju jeni thirrur për këtë pozitë; ju do ta arrini atë vetëm nëse ngriheni për të shkelur me këmbë çdo
dëshirë tokësore, dhe përpiqeni të bëheni ‘shërbëtorë të nderuar të Tij që nuk flasin sakohë s’ka folur Ai, dhe që bëjnë atë që urdhëron Ai’. Ju jeni Shkronjat e para të krijuara nga Pika Parësore, Gurrat e para që kanë rrjedhur nga Burimi i këtij Revelacioni. Përgjërojuni Zotit Perëndisë suaj të bëjë që kurrfarë pengesash tokësore, kurrfarë dashurie
për gjërat e kësaj bote, kurrfarë punësh jetëshkurtra, të mos mund të zgjyrosin dëlirësinë, ose të hidhërojnë ëmbëlsinë e atij hiri që rrjedh përmes jush. Unë po ju përgatis për ardhjen e një Dite të madhe. Bëni përpjekjet tuaj më të mëdha që, në botëne ardhshme, Unë, që tani po ju porosis, të mundem, para fronit të mëshirës të Perëndisë, të
gëzohem për veprat tuaja dhe të lëvdohem për arritjet tuaja. Sekreti i ditës që do të vijë është tani i fshehur. Ai nuk mund as të përhapet, as të çmohet. Fëmija i sapolindur i asaj Dite ia kalon më të zgjuarit e më të nderuarit të kohës së sotme, dhe më i ulti e më i pashkolluari i asaj periudhe do të lerë prapa në të kuptuar teologët më eruditë e më të
përkryer të epokës së sotme. Shpërndahuni anembanë kësaj toke dhe me hapa të vendosur e zemra të shenjtëruara përgatitni udhën për ardhjen e Tij. Mos ia vini veshin dobësisë e brishtësisë suaj; nguliteni vështrimin mbi fuqinë e pamposhtur të Zotit, Perëndisë suaj, Fuqiplotit. A nuk ka bërë Ai, në ditët e shkuara, që Abrahami, pavarësisht nga gjendja e Tij
në dukje e pafuqishme, të triumfonte mbi forcat e Nimrodit? A nuk e mundësoi Ai Moisiun, stapi i të cilit ishte i vetmi shoqërues i Tij, të mposhtte Faraonin e hordhitë e tij? A nuk e vendosi Ai epërsinë e Jezusit, të varfër e të përulur siç qe Ai në sytë e njerëzve, mbi forcat e bashkuara të popullit Izraelit? A nuk ia nënshtroi Ai fiset barbare e luftarake të
Arabisë disiplinës së shenjtë e transformuese të Muhametit, Profetit të Tij? Ngrihuni në emër të Tij, mbështeteni gjithë besimin tek Ai dhe jini të sigurt në fitoren përfundimtare”.33
PJESA 12
Përmbledhja që sapo studiuat mbi jetën e Báb-it do t’ju ndihmojë në përpjekjet tuaja për të thelluar besimtarët e sapo deklaruar. Ndonëse në fillim ata
nuk kanë nevojë ta mësojnë historinë me hollësi të mëdha, pë ta është e rëndësishme të njohin ngjarjet kryesore të jetës së Tij dhe të dinë se Ai ishte Pararendësi i Bahá’u’lláh-ut dhe Lajmëtari i një Epoke të Re. Faqet që vijojnë mund t’ju ndihmojnë për këtë në situata të ndryshme.
REFERENCAT
1. Lajmëtarët e Agimit:
Tregimi i Nabilit për ditët e hershme të revelacionit Bahá’í, bot. i parë shqip, #158.
2. Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1995), f. xiv.
3. Lajmëtarët e Agimit, #139.
4. Po aty, #144.
5. Po aty, #145.
6. ‘Abdu’l-Bahá, nga: The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale]
(Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1995), f. 138.
7. Lajmëtarët e Agimit, #167.
8. Po aty, #176.
9. Po aty, #233.
10. Po aty, #167.
11. The Promulgation of Universal Peace, f. 138.
12. Lajmëtarët e Agimit, #240.
13. Po aty, #328.
14. Po aty, #342.
15. Po aty, #342.
16. Po aty, #376.
17. Po aty, #486.
18. Përgjigje për disa
pyetje, bot. i parë shqip, #8.
19. Lajmëtarët e Agimit, #773.
20. Po aty, #477.
21. Po aty, #774.
22. Po aty, #775.
23. Po aty, #781.
24. Po aty, #783.
25. Po aty, #786.
26. Will and Testament of ‘Abdu’l-Bahá [Vullneti e testamenti i ‘Abdu’l-Bahá-it] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1991), f. 19.
27. God Passes By, f.
57.
28. Bahá’u’lláh, cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá’u’lláh [Rendi botëror i Bahá’u’lláh-ut] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1991), f. 124.
29. Lajmëtarët e Agimit, #26.
30. ‘Abdu’l-Bahá, On Divine Philosophy [Për filosofinë hyjnore] (Boston: Tudor Press, 1918), f. 47-48.
31. Báb-i, në Lutje Bahá’í, bot. i dytë shqip,
#47.
32. Lutje Bahá’í, #48.
33. Lajmëtarët e Agimit, #176.
Jeta e Bahá’u’lláh-ut
Qëllimi
Të mësojmë si të tregojmë historinë e jetës së Bahá’u’lláh-ut
dhe të vlerësojmë madhështinë e
forcave shpirtërore të çliruara prej Tij.
Praktika
Të vizitojmë disa familje dhe të ndajmë me ta
një paraqitje të thjeshtë të ilustruar të jetës së Bahá’u’lláh-ut.
PJESA 1
Bahá’u’lláh-u, emri i të cilit ishte Mirza Hysen Ali (Mírzá
Ḥusayn-‘Ali), lindi më 12 Nëntor 1817 në Teheran, kryeqytetin e Persisë. I ati, Mirza Buzurg (Mírzá Buzurg), ishte një fisnik i shquar që mbante një post të lartë në oborrin e Mbretit Persian. Që në moshë të re Bahá’u’lláh-u tregoi shenja madhështie dhe shfaqi njohuri të jashtëzakonshme. Ai nuk ndoqi shkollë të rregullt, por mori njëfarë arsimi në shtëpi. Për
fëmijërinë e Tij, Abdu’l-Bahai thotë:
“Përsosuria e Bekuar, Bahá’u’lláh-u, i përkiste fisnikërisë së Persisë. Që në fëmijërinë e hershme Ai u shqua mes të afërmve e miqve. Ata thoshin: ‘Ky fëmijë ka fuqi të jashtëzakonshme’. Për nga urtia, inteligjenca dhe si burim i dijeve të reja, Ai ishte i përparuar tej moshës së Tij dhe qëndronte më
lart nga ambientit ku jetonte. Të gjithë ata që e njihnin habiteshin me zgjuarsinë e Tij. Shpesh herë thoshin ‘Ky fëmijë nuk do rrojë gjatë’, sepse zakonisht besohej që fëmijët me zhvillim të parakohshëm nuk e arrinin moshën e pjekurisë”.1
Në një Tabelë, vetë Bahá’u’lláh-u tregon një histori nga fëmijëria e Vet kur kishte shkuar në dasmën e
njërit prej vëllezërve të Tij në Teheran. Siç ishte zakoni në Teheran në atë kohë, me këtë rast bëhej një gosti e madhe që vazhdonte shtatë ditë e shtatë netë. Ditën e fundit, një teatër kukullash dha një shfaqje kushtuar një mbreti të famshëm për të zbavitur të ftuarit. Bahá’u’lláh-u e pa shfaqjen ulur në një dhomë sipër nga dukej oborri ku ishte
ngritur tenda për shfaqjen.
Ai na tregon se shfaqja filloi me hyrjen e disa figurave të vogla në formë njerëzish që lajmëruan se po vinte mbreti. Pastaj hynë disa figura të tjera. Ca fshinin e ca spërkatnin me ujë për të përgatitur sheshin për ardhjen e mbretit. Pas kësaj tellalli i qytetit hyri në skenë dhe u tha njerëzve të mblidheshin për një audiencë
me mbretin. Atëherë disa grupe figurash hynë e zunë vendet e tyre. Më në fund, hyri mbreti me pompozitet të madh. Me një kurorë mbi kokë, ai ecte ngadalë e me madhështi dhe u ul në fron. U bënë qitje me pushkë, gjëmuan boritë, dhe tenda u mbush me tym.
Kur u shpërnda tymi, mbreti, ende i ulur në fron, ishte i rrethuar nga ministra, princa e zyrtarë të
lartë, të gjithë në qëndrim gatitu në prani të tij. Në atë kohë, sollën një hajdut para mbretit, i cili dha urdhër t’i prisnin kokën. Pa e zgjatur, kryexhelati e zbatoi urdhrin. Pas ekzekutimit, mbreti filloi të bisedonte me ministrat dhe zyrtarët. Papritur mbërriti lajmi se një kryengritje kishte shpërthyer në një nga provincat. Menjëherë u dërguan trupa për të
shtypur revoltën. Disa minuta më vonë në sfond u dëgjuan të shtëna topash dhe u tha se trupat e mbretit ishin hedhur në betejë kundër rebelëve.
Kështu vazhdoi shfaqja. Bahá’u’lláh-u u habit pamasë për natyrën e shfaqjes. Pasi ajo mbaroi dhe perdet u mbyllën, Ai pa një burrë që doli nga prapa tendës me një kuti nën krah. “Ç’është ajo kuti?” e
pyeti Bahá’u’lláh-u, “dhe e ç’natyre ishte kjo shfaqje?” “Të gjitha ato stoli të kushtueshme dorëlëshuara”, u përgjigj ai, “mbreti, princat, ministrat, lavdia e madhështia e tyre, pushteti e fuqia e tyre, gjithçka që pe, është në këtë kuti”.2 Kjo i bëri përshtypje të madhe Bahá’u’lláh-ut, dhe Ai tha se:
“…që prej asaj dite, të
gjitha stolitë e kushtueshme të botës janë dukur në sytë e këtij Të Riu të ngjashme me atë shfaqje. Ato kurrë nuk kanë pasur dhe as do të kenë ndonjëherë kurrfarë peshe, qoftë edhe sa një farë sinapi… Së shpejti, këto stoli të jashtme, këto pirgje thesaresh, këto kotësi tokësore, këto batalione të grumbulluara, këto veshje të shndritshme, këta shpirtra
fodullë e të fryrë – të gjithë do të përfundojnë në varr si në atë kuti. Në sytë e atyre që janë mendjemprehtë, gjithë ky konflikt, kjo grindje e mburrje e kotë është si një lojë fëmijësh.3
Një histori tjetër që ka të bëjë me fëmijërinë e Bahá’u’lláh-ut flet për një ëndërr që kishte parë i ati, në të cilën Bahá’u’lláh-u dukej
sikur ishte:
“…duke notuar në një oqean të gjerë, të pafund. Trupi i Tij shkëlqente mbi ujërat me një rrezatim që ndriçonte detin. Rreth kokës së Tij, që dukej qartë mbi ujë, rrëzëllente në të gjitha drejtimet, flokët e Tij të zinj, duke pluskuar gjithandej mbi valët… një morí peshqish ishin grumbulluar rreth Tij, secili duke u mbajtur fort në fund
të çdo fije floku. Të ngashnjyer nga shkëlqimi i fytyrës së Tij, e ndiqnin Atë ngado që notonte. Megjithëse ishin të shumtë në numër, e sado fort që mbaheshin pas flokëve të Tij, asnjë fije floku nuk nuk dukej të ishte shkulur nga koka e Tij, dhe asnjë dëm nuk i ishte shkaktuar personit të Tij. I lirë e i papenguar, Ai lëvizte mbi ujërat dhe ata e ndiqnin”.4
Nën përshtypjen e kësaj ëndrre, i ati i Bahá’u’lláh-ut thirri një njëri të njohur për mendjemprehtësinë e tij dhe i kërkoi t’i shpjegonte ëndrrën. Si të ishte frymëzuar
nga një shkëndijë e lavdisë së ardhme të Bahá’u’lláh-ut, ky njeri i tha:
“Oqeani i pafund që keni parë në ëndërr është bota e qenies. I vetëm e pa kurrfarë ndihme, biri juaj do arrijë epësinë supreme mbi të. Kudo që t’i pëlqejë, mund të shkojë i papenguar. Askush nuk do t’i kundërvihet dot marshimit të Tij dhe askush nuk do ta pengojë dot
përparimin e Tij. Grumbulli i peshqve simbolizon trazirën që do Ai do të shkaktojë midis popujve e fiseve të tokës. Rreth Tij do mblidhen ata dhe pas Tij do të mbahen. I sigurt për mbrojtjen e përhershme të Fuqiplotit, kjo trazirë kurrë nuk do të dëmtojë personin e Tij, dhe as vetmia në detin e jetës nuk do të rrezikojë sigurinë e Tij”.5
Ushtrime:
1. Si
e kishte emrin Bahá’u’lláh-u? ____________________________________________
2. Kur lindi Ai? ____________________________________________________________
3. Ku lindi? ______________________________________________________________
4. Me ç’emër tjetër njihet sot Persia? __________________________________________
5. Si e kishte emrin i ati i
Bahá’u’lláh-ut? _______________________________________
6. Çfarë pozite kishte i ati i Bahá’u’lláh-ut? _____________________________________
7. Çfarë shenjash shfaqi Bahá’u’lláh-u gjatë fëmijërisë së Tij? _____________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë arsimimi mori Bahá’u’lláh-u?
_________________________________________
9. Përshkruani shfaqjen me kukulla që pa Bahá’u’lláh-u në fëmijërinë e Tij
____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Ç’mendoi Bahá’u’lláh-u kur mësoi se gjithë shfaqja me kukulla, me mbretin, ministrat, ushtarët e fronin, ishin futur të gjitha në një kuti?
______________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Bahá’u’lláh-u tha se që prej asaj dite që pa mbretin ministrat, ushtarët e fronin të futur në një kuti: “…të gjitha ______________ e ______________________ të __________ janë dukur në ________ e këtij ____________ të ngjashme me atë ______________. Ato
________ nuk kanë __________ dhe as do të kenë ndonjëherë kurrfarë __________, qoftë edhe sa një farë ___________… Së shpejti, këto __________ të ______________, këto ____________ __________________, këto ____________ ________________, këto batalione ________________________, këto ____________ ____ _____________________, këta ________________ ____________ e
të __________ – të gjithë do përfundojnë në ________________si në atë kuti. Në sytë e atyre që janë ______________________, gjithë ky _________________, kjo grindje e ___________________, është si një ________ ________________.
12. Tregoni me fjalët tuaja ëndrrën e Mírza Buzurgut.
______________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Cili ishte kuptimi i oqeanit në ëndërr? _______________________________________
_______________________________________________________________________
14. Cili ishte kuptimi i peshqve? _______________________________________________
_______________________________________________________________________
15. Ç’donte
të thotë që Bahá’u’lláh-u lëvizte i lirë e i papenguar mbi ujëra? ____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 2
Manifestimet Hyjnore janë të pajisur
me dije të lindur dhe nuk kanë nevojë të mësojnë në shkolla e uinversitete. Ata janë edukatorët e jo ata që edukohen. Bahá’u’lláh-u thotë:
“Ky i Munduar nuk ka shkuar në shkollë, dhe as ka marrë pjesë në debatet e të diturve. Për jetën Time! Nuk e revelova Veten me dëshirën Time, por Perëndia Më zgjodhi Vetë që të Më shfaqte”.6
Lidhur
me dijen e lindur të Bahá’u’lláh-ut, ‘Abdu’l-Bahá thotë:
“Askush nuk vinte në praninë e Tij pa e ndier veten të mahnitur e të druajtur nga fuqia e Tij. Njerëzit e ditur që i drejtoheshin habiteshin me njohuritë e Tij, e megjithatë, Ai kurrë nuk kishte vajtur në shkollë dhe as kishte mësuar nga njerëzit. Miqtë dhe familja e Tij të gjithë janë
dëshmitarë për këtë, e megjithatë Mësimet e Tij janë shpirti i kësaj epoke.
“Dielli rrezaton nga vetja dhe nuk e merr dritën nga burime të tjera. Mësuesit Hyjnorë kanë dritë të lindur; Ata kanë dije e aftësi të kuptuari për të gjitha gjërat në univers; të gjithë të tjerët në botë e marrin dritën nga Ata dhe nëpërmjet Tyre artet e shkencat
ripërtërihen në çdo epokë”.7
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Dielli rrezaton nga __________ dhe nuk e merr ____________ nga ____________
____ __________.
b. Mësuesit Hyjnorë kanë __________ të __________________.
c. Mësuesit Hyjnorë kanë ______________ e ____________ për të gjitha gjërat në univers.
d. Nga Mësuesit Hyjnorë,
të gjithë të tjerët në botë e ________ ____________ ______ ________________.
e. Nëpërmjet Mësuesve Hyjnorë, artet e shkencat ________________________ ____ ________ __________.
2. Diskutoni në grupin tuaj për kuptimin e dijes së lindur e të dijes së përvetësuar.
3. Mësoni përmendësh citatin e mësipërm nga Bahá’u’lláh-u.
PJESA 3
Ndërsa Bahá’u’lláh-u rritej shenjat e madhështisë së Tij po bëheshin gjithnjë e më të dukshme. Kur u rrit e u bë djalë i ri, Ai njihej për inteligjencën e mprehtë, karakterin
e shkëlqyer, bujarinë e zemërdhembshurinë e Tij. Ishte i aftë të zgjidhte edhe problemet më të vështira e t’u përgjigjej edhe pyetjeve më të komplikuara e më të thella. Prapëseprapë, megjithë fuqitë e Tij të jashtëzakonshme, Ai kurrë nuk kërkoi poste apo famë. Kur i ati ndërroi jetë, Bahá’u’lláh-ut iu kërkua të ndiqte gjurmët e tij dhe të zinte
postin e tij në oborrin e mbretit. Por Ai refuzoi. Ai Nuk ishte i interesuar për titujt e nderet e kësaj bote. Interesat e Tij ishin mbrojtja e të varfërve e ndihma për nevojtarët. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, Bahá’u’lláh-u u martua me Asije Hanëmin (Ásíyih Khánum) dhe shtëpia e tyre u bë strehë për të gjithë. Askujt nuk i refuzohej mikpritja e tyre.
Bahá’u’lláh-u ishte njëzetë e shtatë vjeç kur, më 23 Maj 1844, Báb-i i deklaroi Misionin e Vet Mulla Hysenit në Shiraz. As tre muaj pas asaj ngjarjeje historike, Bahá’u’lláh-u
mori një pergamenë në dorëshkrim nga Báb-i që përmbante disa nga Shkrimet e Tij. Ai dëshmoi në çast vërtetësinë e Revelacionit të Báb-it dhe doli në mbështetje të Mësimeve të Tij. Historia sesi Bahá’u’lláh-u mori atë pergamenë është si vijon:
Shpejt pasi Báb-i kishte caktuar dishepujt e Vet të zgjedhur, tetëmbedhjetë Shkronjat e të Gjallit, Ai i
thirri ata në praninë e Tij dhe i udhëzoi të shpërndaheshin e të predikonin Fenë e Tij. Ai i dha secilit nga një detyrëtë posaçme, duke u caktuar disave vendlindjen e tyre si fushë të përpjekjeve që do bënin. Nga këta tetëmbëdhjetë shpirtëra të bekuar, Kodus u zgjodh për ta shoqëruar Atë në pelegrinazhin në Mekë, ku Báb-i do të deklaronte Misionin e Tij.
Mulla Hysenit, të parit që besoi tek Ai, Báb-i i tha: “Mos u hidhëro që nuk u zgjodhe të më shoqërosh Mua në pelegrinazh në Hixhaz (Hijáz). Në vend të kësaj, do t’i drejtoj hapat e tu te qyteti që bart një Mister të një shenjtërie të jashtëzakonshme të tillë saqë as Hixhazi e as Shirazi nuk mund të shpresojnë të krahasohen me të”.8 Ai i dha Mulla
Hysenit një pergamenë dhe e udhëzoi të nisej për në Teheran. I tha t’i përgjërohej Perëndisë që t’i jepte mundësinë të njihte shkëlqimin e sekretit të fshehur në atë qytet e të vinte në praninë e të Shumëdashurit.
Mulla Hyseni u nis për të kryer misionin e tij dhe pasi kaloi disa qytete arriti në Teheran. Atje zuri një dhomë në një shkollë për
studime fetare. Një ndër veprimet e tij të para ishte që i shpalli Mesazhin e Báb-it kreut të asaj shkolle, i cili e hodhi poshtë me arrogancë. Gjithsesi, një nxënës i ri i shkollës e dëgjoi rastësisht bisedën e tyre dhe u prek thellë nga fjalët e Mulla Hysenit. Ai vendosi t’i bënte këtij një vizitë në mesnatë dhe të mësonte më shumë për Mesazhin që kishte
shpallur me aq entuziazëm. Mulla Hyseni e priti djaloshin dhe i foli me shumë mirësjellje e dashamirësi. I tha se tani e kishte kuptuar pse kishte ardhur në atë vend. Kreu i shkollës e kishte kishte hedhur poshtë me përçmim Mesazhin që kishte sjellë. “Unë shpresoj”, tha Mulla Hyseni, “që nxënësi i tij, ndryshe nga mësuesi, të njohë të
vërtetën”.9
Gjatë bisedës Mulla Hyseni e pyeti djaloshin nga ishte. Ai u përgjigj se ishte nga rajoni i Nurit (Núr), në provincën e Mazendaranit. “Pa më thuaj”, e pyeti Mulla Hyseni, “a ka sot në familjen e të ndjerit Mirza Buzurg Nuriut (Mírzá Buzurgi-Núrí), ndonjë burrë të shquar për karakterin, nurin dhe arritjet artistike e intelektuale, ndonjë që e ka provuar se është i
denjë të mbajë traditën e lartë të asaj shtëpie të famshme?”10
“Po”, iu përgjigj ai “nga bijtë e tij që jetojnë, njëri e ka shquar Veten me po ato virtyte që karakterizonin të atin. E ka provuar se është pasardhës fisnik i atit të Tij fisnik me jetën e virtytshme, me arritjet e Tij të larta, me dashamirësini e bujarinë e Tij. “Ç’punë bën
Ai?” e pyeti Mulla Hyseni. “U jep zemër të pashpresëve dhe ushqen të uriturit”. “Çfarë rangu e pozite ka?” “Nuk ka ndonjë, përveçse u gjendet të varfërve e mysafirëve”. “Si e ka emrin?” “Hysen Ali”.11
Me çdo përgjigjje, Mulla Hyseni mbushej gjithnjë e më shumë me gëzim. “Si e kalon kohën Ai?” pyeti më tej. “Endet pyjeve dhe gjen
kënaqësi në bukuritë e fshatit.” “Ç’moshë ka?” “Njëzetë e tetë vjeç” Fytyra e Mulla Hysenit shkëlqente nga kënaqësia e gëzimi kur e pyeti të riun: “Ma merr mendja që e takon shpesh?” “Shkoj shpesh në shtëpinë e Tij”, u përgjigj ai. “A do t’i japësh në dorë diçka që po të besoj unë?” “Pa pikë dyshimi” u përgjigj ai. Atëherë Mulla
Hyseni i dha pergamenën e mbështjellë në një cohë dhe i kërkoi t’ia dorëzonte Bahá’u’lláh-ut të nesërmen në agim. “Nëse Ai denjon të më përgjigjet”, shtoi Mulla Hyseni, “a do të kesh mirësinë të ma bësh të ditur përgjigjen e Tij?”12 Nxënësi e mori pergamenën dhe në agim u ngrit që të kryente porosinë e Mulla Hysenit.
Ndërsa i afrohej
shtëpisë së Bahá’u’lláh-ut, ai pa vëllanë e Tij, Mirza Musa-në (Mírzá Músá), tek qëndronte te porta dhe i shpjegoi atij arsyen e vizitës. Mírza Musai e çoi djaloshin në praninë e Bahá’u’lláh-ut dhe i vunë përpara pergamenën. Bahá’u’lláh-u i ftoi të ulen. Si e hapi atë, Ai filloi të lexonte me zë të lartë disa nga pasazhet. Kishte lexuar vetëm
një faqe kur duke iu kthyer të vëllait tha: “Musa, ç’mund të thuash? Me të vërtetë, unë them se kushdo që beson në Kuranin dhe njeh origjinën Hyjnore të tij, e prapë ngurron, qoftë edhe për një çast të vetëm, të pranojë se këto fjalë shpirt-trazuese janë të pajisura me po atë fuqi ripërtëruese, ai me sigurinë më të madhe ka gabuar në gjykimin e vet
dhe është larguar së tepërmi nga shtegu i drejtësisë.”13 Duke e përcjellë të riun, Bahá’u’lláh-u i kërkoi t’i çonte Mulla Hysenit, si dhuratë nga Ai, një kallëp sheqeri e një pako me çaj, e t’i transmetonte atij ndjenjat e vlerësimit e të dashurisë së Tij.
Gjithë gëzim, i riu u ngrit e nxitoi të kthehej te Mulla Hyseni. I dorëzoi atij
dhuratën e mesazhin e Bahá’u’lláh-ut. Nuk ka fjalë që të mund të përshkruajë gëzimin me të cilin Mulla Hyseni i priti ato. Me kokë të përkulur ai e pranoi dhuratën dhe e puthi me zjarr. Pastaj përqafoi të riun, i puthi sytë, e i tha: “Shumë i dashur mik! Lutem që Perëndia të të dhurojë lumturi të përjetshme e ta mbushë zemrën tënde me gëzim të pashuar,
ashtu siç gëzove ti zemrën time”.14 I riu u habit shumë nga sjellja e Mulla Hysenit. E ç’natyre mund të jetë lidhja që i bashkon këta dy shpirtra, pyeste veten. Cila mund të jetë arsyeja e vëllazerisë së tyre? Pse u tregua aq i lumtur Mulla Hyseni për një dhuratë kaq të vogël nga Bahá’u’lláh-u? Për këtë djalë të ri, ky ishte një mister që nuk mund ta
kuptonte.
Disa ditë më vonë, Mulla Hyseni u nis për në Horasan (Khurásán), një provincë në verilindje të Iranit. Duke i dhënë lamtumirën nxënësit të ri nga Nuri, i tha atij: “Mos i thuaj asnjë fjalë asnjeriu për çfarë pe e dëshmove. Le të jetë ky një sekret i fshehur në gjoksin tënd. Mos ia thuaj njeriu emrin e Tij, sepse ata që e kanë zili pozitën
e Tij do të ngrihen për t’i bërë keq. Në çastet e tua të përsiatjes, lutu që Fuqiploti ta mbrojë Atë, që nëpërmjet Tij të lartësojë të shtypurit, të pasurojë të varfërit dhe të shpëtojë të rënët. Sekreti i gjërave është i fshehur nga sytë tanë. Detyra jonë është të lëshojmë thirrjen e Ditës së Re dhe t’ua shpallim këtë Mesazh Hyjnor të
gjithë njerëzve. Shumë shpirtra në këtë qytet do të derdhin gjakun në shtegun e tij. Ai gjak do të vadisë Pemën e Perëndisë, do ta bëjë atë të lulëzojë e të mbulojë gjithë njerëzimin”.15
Ushtrime:
1. Çfarë bëri Báb-i pas emërimit të tetëmbëdhjetë Shkronjave të të Gjallit?
____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Kë zgjodhi Báb-i si shoqërues për në pelegrinazhin në Mekë? _____________________
3. Cilit vendi i përket Hizhazi? ________________________________________________
4. Mulla Hysenit, të parit që besoi tek Ai, Báb-i i tha: “__________________________ që nuk
u zgjodhe të më shoqërosh Mua në ______________________ në ____________. Në vend të kësaj, do t’i drejtoj hapat e tu te qyteti që bart një ____________ të një Shenjtërie të ______________________________ të tillë saqë as ____________ e as ______________ nuk mund të shpresojnë të krahasohen me të.
5. Çfarë i dha Báb-i Mulla Hysenit?
____________________________________________
6. Me të arritur në Teheran, Mulla Hyseni zuri një dhomë në një shkollë për studime fetare. Si iu përgjigj drejtuesi i asaj shkolle Mesazhit të Báb-it? _________________________
_______________________________________________________________________
7. Pse e çoi Perëndia Mulla Hysenin te ajo shkollë? ________________________________
_______________________________________________________________________
8. Nga ishte nxënësi që iu përgjigj Mesazhit të Báb-it?
____________________________
_______________________________________________________________________
9. Ku ishte shtëpia e të parëve të Bahá’u’lláh-ut? _________________________________
10. Për çfarë njihej i ati i Tij? _________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Ç’punë bënte Bahá’u’lláh-u?
_______________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Çfarë rangu e pozite kishte Ai? ____________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Si e kalonte kohën Ai?
___________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Ç’moshë kishte Bahá’u’lláh-u në atë kohë? ___________________________________
15. Çfarë i kërkoi Mulla Hyseni nxënësit që të bënte? ______________________________
_______________________________________________________________________
16. Bahá’u’lláh-u kishte lexuar vetëm një faqe nga
pergamena që i kishte dërguar Báb-i kur tha: “Me të vërtetë, unë them se kushdo që beson në __________ dhe njeh __________________ ____________ të tij, e prapë ______________ qoftë edhe për një çast të vetëm të pranojë, se këto __________ shpirt-trazuese janë të pajisura me po atë ________ ________________________, ai me sigurinë më të madhe ka ____________
në gjykimin e vet, dhe është ______________ nga shtegu i ____________________”.
17. Si e priti Mulla Hyseni dhuratën nga Bahá’u’lláh-u? ____________________________
_______________________________________________________________________
18. Shkruani me fjalët tuaja çfarë i tha Mulla Hyseni nxënësit nga Nuri kur po i jepte lamtumirën.
____________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
19. Ndahuni në grupe
nga dy e përgatitni një skeç të shkurtër sipas historisë se mësipërme për t’ia shfaqur pjesës tjetër të grupit. Skeçi duhet të përbëhet nga dy skena: 1) kur studenti vizton Mulla Hysenin në mesnatë dhe 2) kur i sjell atij dhuratën e mesazhin e Bahá’u’lláh-ut të nesërmen. Mbani mend që skeçi duhet të ketë vetëm këto dy skena, në të cilat shfaqen vetëm
Mulla Hyseni dhe nxënësi. Vizita e studentit në shtëpinë e Bahá’u’lláh-ut nuk duhet vënë në skenë. Nuk duhet të luajmë kurrë rolin e një Manifestimi të Perëndisë, sepse kjo do të ishte mungesë respekti e nderimi.
PJESA 4
Báb-i i referohet Bahá’u’lláh-ut si “Ai Që Perëndia do ta shfaqë”. Shkrimet e Báb-it, duke përfshirë Librin
e Tij më të Shenjtë, Bajanin, përmbajnë referenca të panumërta ku i thuren lavde Atij Që Perëndia do ta shfaqë. Më poshtë janë disa citate nga Shkrimet e Báb-it sa për të na dhënë një shkëndijë lidhur me Rangun e Bahá’u’lláh-ut dhe lidhjen midis këtyre dy Manifestimeve Binjake.
“Dhe dije me siguri se me Parajsë nënkuptohet njohja e nënshtrimi
ndaj Atij Që Perëndia do ta shfaqë, dhe me zjarr shoqëria e atyre shpirtrave që nuk i binden Atij ose nuk i nënshtrohen pëlqimit të Tij”.16
“…pastroje veshin tënd që të mos dëgjosh asgjë tjetër veç Perëndisë, dhe pastroje syrin tënd që të mos shohë asgjë tjetër veç Perëndinë, dhe ndërgjegjen tënde që të mos shquajë asgjë tjetër veç
Perëndisë, dhe gjuhën tënde që të mos shprehë agjë tjetër veç Perëndinë, dhe dorën tënde që të mos shkruajë asgjë tjetër veç fjalëve të Perëndisë, dhe dijen tënde që të mos kuptojë asgjë tjetër veç Perëndisë, dhe zemrën tënde që të mos ketë dëshirë tjetër veç Perëndisë, dhe po kështu pastro të gjitha veprimet e punët e tua që të mund të
ushqehesh në parajsën e dashurisë së pastër, dhe kështu ndoshta të mund të arrish në praninë e Atij Që Perëndia do ta shfaqë, i stolisur me pastërti të kulluar që Ai e pëlqen shumë, dhe të spastrohesh nga cilidoqoftë që i ka kthyer shpinën Atij e nuk e mbështet Atë”.17
“Thuaj, me të vërtetë, pëlqimi i Atij Që Perëndia do ta shfaqë është pëlqimi i
Perëndisë, kurse mospëlqimi i Atij Që Perëndia do ta shfaqë s’është veçse mospëlqimi i Perëndisë”.18
Ushtrime:
1. Kujt i referohet titulli: “Ai Që Perëndia do ta shfaqë”? ___________________________
2. Báb-i inkurajon gjithë pasuesit e Tij ta përgatisin veten që të lejohen në praninë e Atij Që Perëndia do ta shfaqë. Çfarë u thotë Ai që
të bëjnë?
___________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Zgjidhni një nga citatet e mësipërme dhe e mësoni përmendësh.
PJESA 5
Nga momenti që Bahá’u’lláh-u dëshmoi për vërtetësinë e Revelacionit të Báb-it, Ai u ngrit për ta shpallur atë. Udhëtimi i parë që ndërmori për t’u mësuar njerëzve Besimin e ri u bë në shtëpinë e të parëve të
Tij në Nur, në provincën e Mazendaranit. Atje Ai shkoi në shtëpinë e familjese së Tij në fshatin Takur (Tákur).
Lajmi i ardhjes së Bahá’u’lláh-ut në Takur u përhap shpejt në gjithë rajonin. Shumë prej zyrtarëve e ofiqarëve vendas erdhën ta përshëndesnin, e në të njëjtën kohë të mësonin prej Tij të rejat lidhur me mbretin, oborrin mbretëror dhe
punët e shtetit. Por Bahá’u’lláh-u iu përgjigjej me pak interes pyetjeve të tyre. Ai e ndërronte shpejt temën e bisedës dhe fillonte të parashtronte në mënyrën më elokuente Mesazhin e shpallur nga Báb-i. Fjalët e Tij ishin kaq bindëse e argumentat e Tij kaq të fortë sa të gjithë habiteshin. Ata që e dëgjonin çuditeshin që një person i një pozite të lartë
si Ai tregonte aq interes për çështje me të cilat zakonisht merreshin vetëm klerikët dhe udhëheqësit fetarë. Entuziazmi dhe njohuritë e thella të Tij, shpejt tërhoqën një numër të madh njerëzish në Besimin e ri, duke përfshirë këtu shumë individë të shquar e anëtarë të familjes së Tij. Askush nga ata që vinin në praninë e Tij nuk i shpëtonte dot rrjedhës
së fjalëve të ëmbla të Tij apo nuk guxonte të kundërshtonte vërtetësinë e thënieve të Tij, askush përveç ungjit të Tij.
Ky ungj bëri gjithçka kish në dorë që të diskretitonte Bahá’u’lláh-un dhe vërtetësinë e Mesazhit që Ai kish sjellë. Por kur e pa se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, shkoi te një klerik i njohur mysliman dhe i kërkoi
ndihmë. Ai shprehu pakënaqësinë që Bahá’u’lláh-u kishte ardhur në Nur dhe megjithëse nuk ishte klerik po u fliste njerëzve për çështje fetare. Ai e paralajmëroi teologun se gjithkush që vinte në praninë e Bahá’u’lláh-ut magjepsej prej Tij dhe rrëmbehej nga fuqia e fjalëve të Tij. “Nuk e di në është magjistar”, tha ai, “apo e përzien çajin me
ndonjë substancë që e bën çdo njeri që e pi të bjerë viktimë e magjepsjes”.19
Duke ditur se nuk do t’ia dilte kurrë mbanë po ta sfidonte Bahá’u’lláh-un, teologu nuk ua vari ankesave të ungjit. Po Mesazhi i Báb-it vazhdoi të përhapej si zjarr në tërë rajonin. Të alarmuar, pasuesit e teologut filluan t’i bënin presion që të ndërmerrte ndonjë veprim,
dhe më së fundi ai vendosi të dërgonte dy nga nxënësit e tij më të shquar që t’i bënin një vizitë Bahá’u’lláh-ut e të hetonin natyrën e Mesazhit që Ai po përhapte. Dhe ja historia e asaj që ndodhi kur këta dy përfaqësues erdhën në praninë e Bahá’u’lláh-ut.
Kur mbërritën në Takur, me të marrë vesh se Bahá’u’lláh-u kishte shkuar në
shtëpinë e Tij dimërore, përfaqësuesit e teologut vendosën ta ndiqnin atje. Kur arritën, e gjetën Bahá’u’lláh-un duke reveluar një koment për një nga kapitujt e Kuranit. U ulën e po E dëgjonin. Atyre u bëri përshtypje të thellë paraqitja elokuente e Tij dhe mënyra e jashtëzakonshme sesi fliste. Një nga përfaqësuesit, nuk mundi ta përmbante veten, u ngrit në
këmbë e shkoi në fund të dhomës dhe me një qëndrim nënshtrimi e respekti qëndroi në këmbë pa lëvizur pranë derës. Duke u dridhur e me sy të përlotur, ai i tha shokut: “Unë nuk jam në gjendje ta pyes Bahá’u’lláh-un. Pyetjet qe kisha ndërmend t’i drejtoja m’u fshinë papritur nga kujtesa. Ti je i lirë ose të vazhdosh me pyetjet ose të kthehesh vetëm
te mësuesi ynë e t’i thuash se në ç’gjendje jam. I thuaj nga ana ime se nuk mund të kthehem më kurrë tek ai. Nuk mund ta braktis më këtë prag”. Por edhe përfaqësuesi tjetër ishte i shtangur po ashtu nga fjalët e Bahá’u’lláh-ut dhe ai ndoqi shembullin e shokut të vet. “Unë nuk e njoh më mësuesin tonë”, ishte përgjigjja e tij. “Në këtë çast, i jam
betuar Perëndisë t’ia përkushtoj ditët që më mbeten nga jeta ime në shërbim të Bahá’u’lláh-ut, Mësuesit tim të vërtetë e të vetëm”.20
Lajmi i bisedës së nxënësve të teologut u përhap me shpejtësi midis popullatës së Nurit. Dinjitarë, zyrtarët shtetërorë, udhëheqësit fetarë, tregtarë e fshatarë u mblodhën në praninë e
Bahá’u’lláh-ut. Qindra prej tyre u mblodhën në flamurin e Fesë së re. Askush veç Bahá’u’lláh-ut nuk e dinte, megjithatë, se çfarë përndjekjsh të tmerrshme do të pasonin së shpejti, përndjekje që do të shkulnin nga rrënjët shumë prej këtyre fidanëve të rinj e të njomë.
Ushtrime:
1. Çfarë bëri Bahá’u’lláh pas dëshmisë për vërtetësinë e
Revelacionit të Báb-it? _________
_______________________________________________________________________
2. Si u prit Bahá’u’lláh-u nga banorët e Nurit? ___________________________________
_______________________________________________________________________
3. Pse habiteshin disa njerëz nga mënyra sesi Bahá’u’lláh-u u përgjigjej pyetjeve të tyre?
__
_______________________________________________________________________
4. Çfarë bëri i ungji i Bahá’u’lláh-ut kur Ai filloi të shpallte Kauzën e Báb-it?
_________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Pse nuk ua vuri veshin teologu ankimeve të ungjit? _____________________________
_______________________________________________________________________
6. Ç’vendosi të bënte më në fund teologu kur pasuesit e tij filluan t’i bënin presion?
_____
_______________________________________________________________________
7. Tregoni me fjalët tuaja historinë e dy përfaqësuesve të teologut që erdhën në praninë e Bahá’u’lláh-ut?
__________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë efekti pati biseda e dy përfaqësuesve në përparimin e Kauzës së Báb-it në
Mazendaran? ___________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 6
Ajo që Bahá’u’lláh-u bëri në krahinën e Nurit është ajo që Ai
na kërkon neve të bëjmë: të ngrihemi e t’u mësojmë njerëzve Kauzën e Perëndisë. Le të studiojmë pra e të përsiatim rreth fjalëve të mëposhtme të Bahá’u’lláh-ut, duke mbajtur parasysh se pasi Ai pranoi Revelacionin e Báb-it, veprimi i Tij i parë ishte të ngrihej e të mësonte qindra e qindra shpirtra.
“O udhëtar në shtegun e Perëndisë! Merr
pjesën tënde nga oqeani i mirësisë së Tij, dhe mos ia moho vetes gjërat që fshihen në thellësitë e tij. Ji ndër ata që kanë marrë pjesë nga thesaret e tij. Një pikë e vetme e këtij oqeani, po të derdhej mbi të gjithë ata që janë në qiejt e mbi tokë, do të mjaftonte për t’i mbushur ata me dhuratat e Perëndisë, Fuqiplotit, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Me
duart e vetëmohimit merr nga ujërat e tij jetëdhënëse dhe spërkat të gjitha gjërat e krijuara, që ato të pastrohen nga të gjitha kufizimet e krijuara nga njeriu dhe t’i aviten fronit të fuqishëm të Perëndisë, këtij Vendi të shenjtëruar e të ndritshëm.
“Mos u hidhëro nëse duhet ta bësh këtë i vetëm. Perëndia le të jetë i gjithëmjaftueshëm për
ty. Hyr në komunikim intim me Shpirtin e Tij, dhe ji ndër ata që tregohen mirënjohës. Shpallu Kauzën e Zotit tënd të gjithë atyre që janë në qiejt e mbi tokë. Nëse ndokush i përgjigjet thirrjes sate, shtro para tij margaritarët e urtisë së Zotit, Perëndisë tënd, që të ka sjellë Shpirti i Tij, dhe ji ndër ata që me të vërtetë besojnë. Dhe nëse ndokush e
refuzon ofertën tënde, largohu prej tij, dhe mbështete besimin e sigurinë tënde te Zoti, Perëndia yt, Zoti i të gjitha botëve”.21
Ushtrime:
1. Bahá’u’lláh-u na kërkon të marrim pjesën tonë _________________________________
_______________________________________________________________________
2. Ne nuk duhet ta privojmë veten nga
_________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Një pikë e vetme nga oqeani i mirësisë së Tij, nëse derdhet mbi të gjithë ata që janë në qiejt e mbi tokë, do të mjaftonte për t’i
_______________________________________
_______________________________________________________________________
4. Neve na kërkohet të marrim _______________________________________________
e të spërkasim ___________________________________________________________
5. Nuk duhet të hidhërohemi nëse _____________________________________________
6. Ne duhet të komunikojmë _________________________________________________
e të jemi
_______________________________________________________________
7. Ne duhet tëshpallim _____________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Nëse ndokush i përgjigjet thirrjes sonë, Bahá’u’lláh na thotë të
___________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Nëse dikush e refuzon ofertën tonë, ne duhet _________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 7
Revelacioni Hyjnor është gradual. Perëndia e
revelon Vullnetin e Tij gradualisht nëpërmjet Manifestimeve te Tij që vijnë nga koha në kohë ndërsa njerëzimi përparon nga një stad në tjetrin. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për Revelacionin e çdo Manifestimi. Mësimet e Tij revelohen gradualisht krahas rritjes së shkallës së të kuptuarit të pasuesve të Tij. Shpesh herë, edhe dishepujt e Tij më të afërt në
fillim nuk janë në gjendje të kapin domethënien e plotë te Revelacionit të Tij. Ata vazhdojne t’u përmbahen ligjeve e Mësimeve të fesë së mëparshme. Vetëm me kalimin e kohës ata arrijnë të kuptojnë se Manifestimi i ri ndryshon disa nga ligjet e Atij që kishte ardhur para Tij. Qëllimi i Tij është të formulojë ligje te reja për stadin tjetër të zhvillimit të
njerëzimit.
Kështu ndodhi edhe me Revelacionin e Báb-it. Myslimanët, midis të cilëve u shfaq Báb-i, besonin se as edhe një “shkronjë” nga Mësimet e Profetit Muhametit nuk mund të ndryshohej deri në fundin e botës. Prandaj Báb-i e bëri të njohur vetëm gradualisht Mesazhin e Tij te plotë. Ne fillim Pozita e Tij e lartësuar si i Premtuari nuk duhej shpallur
hapur. Dishepujt e Tij u udhëzuan të përhapnin lajmin e mirë se Porta që çonte tek i Premtuari ishte hapur. Pak nga pak, personi i Báb-it u bë i njohur, por shumica e njerëzve ende nuk e njihnin Pozitën e Tij te vërtetë.
Gjatë viteve të para të Shërbesës së Tij nuk u bënë ndryshime në ligjet e Islamit. Në fakt, kjo as që u shkonte nëpër mend qoftë edhe
pasuesve më të ngushtë të Tij. Por, siç e dini, aty nga fundi i Shërbesës së Tij, kur ishte i burgosur në kështjellën e Mah-ku-së, Báb-i reveloi një varg të ri ligjesh në Bajanin Persian. Tani ishte koha që pasuesit e Tij të shkëputeshin përfundimisht nga e kaluara dhe të shpallnin Pozitën e Tij të vërtetë. Kjo u bë në Konferencën e
Badashtit.
Badashti është një fshat në njëfarë distance nga Teherani në pjesën verilindore të vendit. Konferenca e Badashtit u mbajt në korrik te vitit 1848. Tetëdhjetë e një nga pasuesit më të shquar të Báb-it u mblodhën së bashku në këtë konferencë. Pjesëmarrësit kryesorë ishin Bahá’u’lláh-u, Kodusi dhe Tahire-ja.
Megjithëse ne fillim nuk u duk që
Bahá’u’lláh-u të kishte ndonjë rang midis dishepujve te Báb-it, roli i Tij në Konferencë ishte vendimtar. Ai mori me qera kopshtet në të cilat u mbajt konferenca, dhe për njëzet e e dy ditë gjithë pjesëmarrësit shijuan mikpritjen e Tij bujare. Çdo ditë Bahá’u’lláh-u revelonte nga një tabelë për t’u lexuar para besimtarëve të mbledhur. Ai i dha secilit nga një
emër të ri. Tahire-së dhe Kodusit u dha titujt me të cilët këta njihen në histori. Titulli Tahire do të thotë “e Dëlira”, dhe Kodus do të thotë “i shenjti”. Ai Vetë, që prej asaj kohe do të njihej me emrin Bahá. Me vonë Báb-i u shkroi nga një letër të gjithëve, ku u drejtohej me emrat e rinj që kishin marrë me atë rast.
Një ditë Bahá’u’lláh-u
ishte në shtrat i sëmurë, dhe miqtë ishin mbledhur në praninë e Tij. Kur, papritur, Tahire-ja, që konsiderohej si thelbi i dëlirësisë e i pastërtisë morale, u shfaq para tyre pa perçen që sipas besimit të myslimanëve në Iran të gjitha gratë duhej të mbanin në publik. Disa prej Babí-ve të pranishëm, ishin të mendimit se ajo turpëroi veten dhe Besimin e ri.
Kodusi dukej qartë se ishte zemëruar. Por Tahire-ja, e patundur dhe e mbushur me gëzim, iu drejtua shokëve të saj me shumë elokuencë. U bëri thirrje të shkëputeshin nga e kaluara – nga dogmat e saj fetare, traditat dhe ceremonitë e saj. Tensioni që u krijua midis Kodusit e Tahire-së u qetësua me ndërhyrjen e Bahá’u’lláh-ut. Një numër i vogël pasuesish të Báb-it
e braktisën Besimin si rezultat i këtij qëndrimi, por shumica qëndruan të patundur dhe u mbushën me entuziazëm të ri. Bahá’u’lláh-u kishte shfrytëzuar me mjeshtri këtë rast për të njoftuar agimin e një Dite të re. Tahire-ja, nëpërmjet veprimit te saj guximtar, i kishte rënë borisë duke lajmëruar fundin e besimit të vjetër dhe fillimin e një Besimi të ri.
Konferenca e Badashtit shënoi gjithashtu fillimin e periudhës më të trazuar në zhvillimin e Besimit Babí. Së shpejti përndjekjet e pasuesve të tij do të arrinin nivele të reja
intensiteti, dhe shumë prej tyre do të thirreshin për t’u martirizuar. Ndodhi sikur konferenca të ishte një takim lamtumire, nga ku ata do të shpërndaheshin për të kryer vepra të mëdha heroizmi, për t’u bashkuar përsëri vetëm në Mbretërinë Abhá.
Ata që ishin të pranishëm në Konferencë u nisën së bashku për në Mazendaran, por në rrugë e sipër u
sulmuan nga banorët injorantë të një fshati, pranë te cilit grupi kishte ndaluar për të pushuar. Besimtarët u shtrënguan të largohen dhe u shpërndanë në drejtime të ndryshme. Bahá’u’lláh-u vazhdoi rrugën drejt Nurit në Mazendaran.
Lajmi i Konferencës së Badashtit arriti shpejt në Teheran, dhe Mbreti e ministrat e tij mësuan për ngjarjet që kishin ndodhur
dhe rolin që kishte luajtur Bahá’u’lláh-u në atë Konferencë. Mbreti, i cili vuante nga një sëmundje që së shpejti do t’i merrte jetën, u këshillua nga kryeministri të lëshonte një urdhër-arresti për Bahá’u’lláh-un. Kështu, u dërgua një urdhër për një nga zyrtarët e Mazendaranit, të cilit i kërkohej ta arrestonte Bahá’u’lláh-un dhe ta sillte
në kryeqytet. Urdhri mbërriti një ditë para se ky zyrtar te jepte një pritje për Bahá’u’lláh-un, të cilin ai e kishte shumë për zemër. Ai u mërzit shumë dhe vendosi të mos i thotë gjë njeriu. Të nesërmen, në Mazendaran arritën lajmet se mbreti kishte vdekur; urdhër-arresti nuk ishte më në fuqi.
Ushtrime:
1. Cili ishte qëllimi i Konferencës së
Badashtit? __________________________________
_______________________________________________________________________
2. Kur u mbajt konferenca e Badashtit? _________________________________________
3. Sa ditë zgjati? __________________________________________________________
4. Sa pasues të Báb-it morën
pjesë? ____________________________________________
5. Cilët ishin pjesëmarrësit kryesorë? __________________________________________
6. Çfarë u shpall gjatë konferencës? ___________________________________________
7. Cila ishte figura më e rëndësishme midis të pranishmëve? _______________________
8. Ç’do të thotë titulli “Tahire”? _______________________________________________
9. Ç’do të
thotë titulli “Kodus”? _______________________________________________
10. Tregoni me fjalët tuaja ngjarjet që ndodhën në Konferencë ditën që Tahire-ja erdhi pa perçe.
_________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Çfarë sinjalizoi vepra guximtare e Tahire-së? __________________________________
_______________________________________________________________________
12. Ç’bëri qeveria kur mori lajmet për mbledhjen e Badashtit? _______________________
_______________________________________________________________________
13. Shpjegoni
çfarë ndodhi pasi qeveria lëshoi urdhër arrestin për Bahá’u’lláh-un:
________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 8
Konferenca e Badashtit shënoi braktisjen e së vjetrës dhe përqafimin e së resë. Pasazhi i mëposhtëm nga
shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it tregon se si herë pas here gjatë epokave, feja e Perëndisë duhet përtëritur. Përsiatni mbi kuptimin e këtij citati në dritën e atyre që studiuat lidhur me Konferencën e Badashtit.
“Nga fara e realitetit feja është rritur e është bërë një pemë që ka nxjerrë degë e gjethe, lule e fruta. Pas një kohe kjo pemë kalbet. Gjethet e
lulet thahen e bien ; pema prishet e nuk jep më fruta. Nuk është e arsyeshme që njeriu të mbajë pemën e vjetër, duke thënë se forcat jetësore të saj janë të pashtershme, frutat të pakrahasueshme dhe ekzistenca e saj e përjetshme. Fara e realitetit duhet rimbjellë në zemrat njerëzore, që një pemë e re të mbijë prej saj dhe që fruta të rinj hyjnorë të
freskojnë botën. Kështu kombet e popujt që sot janë të përçarë nga feja, do të bashkohen, imitimet do të braktisen dhe një vëllazëri botërore do të vendoset në vetë realitetin. Lufta dhe konfliktet midis njerëzimit do të pushojnë; te gjithë do të pajtohen si shërbëtorë të Perëndisë. Sepse të gjithë do të gjejnë strehë nën pemën e provanisë e të mëshirës
së Tij. Perëndia është i dashur me të gjithë; Ai është dhuruesi i bujarisë ndaj të gjithëve njësoj, ashtu siç ka thënë Jezu Krishti se Perëndia ‘dërgon shi njësoj si mbi të drejtin e të padrejtin’ – domethënë se mëshira e Perëndisë është e përbotshme. Gjithë njerëzimi është nën mbrojtjen e dashurisë e të favorit te Tij, dhe të gjithëve Ai u
tregon rrugën e udhëheqjes e të përparimit”.22
PJESA 9
Naser Din Shahu, mbreti që hipi në fron më 1848, ishte shumë më i pamëshirshëm se i ati, mbreti i mëparshëm. Që nga fillimi i mbretërimit të tij përndjekjet e Bábí-ve u shtuan në mënyrë dramatike. Vetë Báb-i u martirizua në korrik 1850 në Tabriz. Pasuesit e Tij të shtypur, që kishin
parë me sytë e tyre vdekjen e mijëra shokëve të tyre besimtarë, kishin humbur tani të Shumëdashurin e zemrave të tyre. Në mendjen e tyre, shumë ia vinin fajin mbretit për mizoritë që po vuanin për vite të tëra. Por pavarësisht nga këto ndjenja, ata vazhdonin t’ia donin të mirën qeverisë dhe popullit. Energjitë e tyre iu kushtuan përhapjes së Besimit të ri
nëpërmjet fuqisë së veprave të mira e të argumentave bindës. Megjithatë, kishte një grup të vogël njerëzish që, të shtyrë nga zemërimi i madh, po luanin me ide të rrezikshme. Në një gjendje dëshpërimi, këta pak besimtarë të çoroditur besuan se mund të ndryshonin fatin e komunitetit Bábí duke e goditur tiraninë në rrënjët e saj. Ata filluan të komplotonin
për vrasjen e mbretit.
Qëllimet e grupit iu komunikuan Bahá’u’lláh-ut nga njëri prej drejtuesve të tij. Bahá’u’lláh-u e këshilloi atë në mënyrën më të qartë se duhej të hiqnin dorë nga ai plan. Ai i paralajmëroi se një veprim i tillë do të sillte vuajtje të reja për ndjekësit e pikëlluar të Báb-it. Por komplotistët ishin në një gjendje të
tillë hidhërimi, dhe zjarri i hakmarrjes u digjte aq fort në zemër, saqë edhe këshillat e Bahá’u’lláh-ut nuk mundën t’i ndalnin. Ata kryen një akt që do të konsiderohet përgjithmonë një njollë në historinë e komunitetit Bábí, e cila është e stolisur vetëm me vepra të kulluara, vetëmohuese e heroike.
Më 15 gusht 1852, mbreti u nis kaluar nga
rezidenca e tij verore pranë Teheranit për shëtitjen e mëngjesit. Rojet personale shkonin disa hapa para tij. Ajri ishte i qetë, gjithçka shkonte mirë për Madhërinë e tij. Papritur, duke i zënë të gjithë në befasi, një djalë i ri që priste në anë të rrugës, me pretendimin se kishte një peticion për mbretin, qëlloi me pistoletë mbi të. Kaq i çoroditur ishte ky
atentator, saqë edhe pistoletën e kishte mbushur me saçme, krejt të papërshtatshme për qëllimin që kishte. Mbreti u plagos fare lehtë, por tërbimi që shkaktoi atentati mbi jetën e tij u dha armiqve te Besimit një shkak për të nxitur njerëzit të kryenin veprime te paimagjinueshme për nga egërsia kundër Bábí-ve.
I riu që qëlloi mbi mbretin u vra në vend. Trupin
e tij e lidhën pas bishtit të një mushke dhe e tërhoqën zvarrë gjatë tërë rrugës deri në Teheran, ku e çanë dy copësh dhe e varën që ta shihte publiku. Shokut të tij i derdhën në grykë plumb të shkrirë – vetëm pasi e kishin torturuar pa mëshirë, e megjithatë kishte refuzuar të jepte emrat e shokëve të tjerë. Një shoku të tretë i zhveshën rrobat dhe i
vendosën qirinj të ndezur në vrimat që i kishin hapur në mish, e nxorrën përpara turmave që e shanin dhe e mallkonin.
Ajo që ndodhi më pas nuk mund të përshkruhet me fjalë. Qeveria, kleri dhe mbështetësit e tyre injorantë u ngritën të asgjësonin Bábí-të. Portat e qytetit u mbyllën dhe askush nuk lejohej të hynte a të dilte pa u marrë në pyetje.
Bábí-të kërkoheshin në çdo shtëpi, arrestoheshin e vriteshin me egërsi të pashoqe. Rreshtat e mëposhtme nga një letër e një oficeri austriak në shërbim të mbretit na japin një ide të tmerreve të atyre ditëve. Megjithëse leximi i këtyre fjalëve na mbush me trishtim, e bëjmë këtë për të sjellë mdërmend sakrificat e atyre shpirtrave heroikë që kane vaditur me
gjakun e tyre pemën e Kauzës.
“Eja me mua, miku im, ti që thua se ke zemër e moral evropian, eja me mua tek ata të mjerë që, me sytë e nxjerrë, duhet që aty në vendin e ngjarjes të hanë, pa ndonjë salcë, veshët e tyre të prerë; ose që duart e xhelatëve u kanë shkulur dhëmbët me një egërsi çnjerëzore; ose që u kanë thyer nofullat me çekan; ose ku
pazari ndriçohet me viktima fatkeqe, sepse njerëzit në të djathtë e në të majtë hapin vrima të thella në gjokset e në supet e tyre dhe fusin në plagët fitila të ndezur. Unë kam parë njerëz të zvarritur me zinxhirë përmes pazarit, me një bandë ushtarake përpara, në trupat e të cilëve këta fitilë ishin djegur aq thellë sa që dhjami digjej në plagë me një
flakë të drithëruar, si një llambë që po fiket. Jo rrallë ndodh që gjenia krijuese e pashuar e lindorëve çon në shpikjen e torturave të reja. Ata u rjepin Bábí-ve shuallin e këmbëve, i zhytin në plagët në vaj që vlon, ua mbathin këmbët me patkoj si kuajve dhe i detyrojnë viktimat të vrapojnë. Asnjë klithmë nuk doli nga gjoksi i viktimës; vuajtja durohej në
heshtje të zymtë nga ndjenja e topitur e fanatikut; tani ai duhet të vrapojë; trupi nuk e duron dot atë që ka duruar shpirti; ai rrëzohet. Jepi atij goditjen e vdekjes! Jepi fund vuajtjeve të tij! Por jo! Xhelati ngre kamzhikun dhe – unë e pashë me sytë e mi – viktima e mjerë e torturave të qindfishta vrapon! Ky është fillimi i fundit. Përsa i përket vetë fundit, ata
i varin trupat e rjepur e të shpuar të tyre duarsh e këmbësh kokëposhtë në një pemë, dhe tani çdo persian mund të ushtrojë nishanin e tij në qitje sa të ketë qejf, nga një distancë e caktuar, por jo shumë afër, duke qëlluar mbi gjahun fisnik që u është vënë në dispozicion. Unë kam parë kufoma të bëra shoshë nga afro njëqind e pesëdhjetë plumba…..
Kur lexoj përsëri çfarë kam shkruar, më pushton mendimi se ata që janë me ju në Austrinë tonë të shumëdashur mund të venë në dyshim të vërtetën e plotë të asaj tabollje dhe të më akuzojnë për ekzagjerim. Të kishte dashur Perëndia që të mos kisha jetuar për ta parë atë! Por për shkak të detyrës së profesionit tim unë fatkeqësisht shpesh herë, madje
shumë shpesh, kam qenë dëshmitar i këtyre gjërave të urryera. Tani nuk dal fare nga shtëpia, që të mos shoh skena të tjera tmerri... Derisa tërë shpirti im revoltohet kundër një poshtërsie të tillë ... unë nuk do të mbaj më gjatë lidhje me skenën e krimeve të tilla”.23
Ditën që u krye atentati kundër jetës së Shahut, Bahá’u’lláh-u ishte mysafir
te vëllai i kryeministrit në një fshat afër Teheranit. Lajmi i fatkeqësisë arriti aty shpejt dhe Bahá’u’lláh-un e këshilluan te fshihej derisa të kalonte furtuna. E ëma e mbretit ia vinte fajin Bahá’u’lláh-ut për atentatin kundër jestës së të birit dhe kërkonte arrestimin e Tij. Por Bahá’u’lláh-u refuzoi të fshihej; përkundrazi, të nesërmen i hipi
kalit dhe u nis për në selinë qendrore të mbretit. Mbreti dhe oborri i tij u habitën kur morën vesh se po vinte Bahá’u’lláh-u. Si mundej dikush që ishte akuzuar për një krim kaq të tmerrshëm të vinte me aq besim drejt rrezikut, në vend që t’ia mbathte? Mbreti urdhëroi menjëherë arrestimin e Bahá’u’lláh-ut. Përpjekjet e disa miqve te Tij për të gjetur
një strehë të sigurt në shtëpinë e kryeministrit dështuan. Atë e arrestuan ne fshatin Shimiran (Shimírán), nja 30 km larg kryeqytetit, dhe e lidhën me zinxhirë.
Në këmbë e kokë zbuluar nën rrezet përvëluese të diellit të mesit të verës, Bahá’u’lláh-un e sollën nga Shimirani në Teheran. Turmat e njerëzve, të cilëve u kishin thënë se Ai ishte
armiku i mbretit të tyre, e shanin me të bërtitura gjatë rrugës. Historia e asaj gruas plakë që donte ta qëllonte me gur ndërsa Ai po i afrohej burgut të nëndheshëm ku do ta mbyllnin, tregon çmendurinë që kishte përfshirë turmën atë ditë dhe dashurinë që kishte vend në zemrën e Tij ndërsa përballej me vuajtjet më të rënda.
Ndërsa po i afrohej burgut, u
pa një grua plakë dhe e dobët që përpiqej të çantë rrugë midis turmës me një gur në dorë, për të goditur Bahá’u’lláh-un në fytyrë me të. Kishte një pamje te vendosur e fanatike qe vetëm pak gra në moshën e saj mund të kenë. Tërë trupi i dridhej nga tërbimi kur çau përpara dhe ngriti gurin. “Ju përgjërohem”, u thoshte atyre që mbanin të lidhur
Bahá’u’lláh-un, “më jepni mundësinë ta qëlloj me gur në fytyrë!” “Mos lejoni që kjo grua të zhgënjehet” ishin fjalët që Bahá’u’lláh-u drejtoi rojeve, kur e pa gruan plakë të sulej drejt Tij. “Mos ia mohoni atë që ajo e mendon si një vepër të lavdërueshme në sytë e Perëndisë”.24
Ushtrime:
1. Cili ishte emri i mbretit që hipi në
fronin e Persisë më 1848? _____________________
_______________________________________________________________________
2. Që nga fillimi i mbretërimit të Naser Din Shahut përndjekjet e Bábí-ve _____________
_______________________________________________________________________
3. Si ndjeheshin Bábí-të në përgjithësi pas martirizimit te Báb-it?
____________________
_______________________________________________________________________
4. Cila ishte gjendja mendore e grupit të Bábí-ve që vendosi të vriste mbretin? _________
_______________________________________________________________________
5. Çfarë i tha Bahá’u’lláh-u drejtuesit të grupit kur mori vesh qëllimet e tyre?
__________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Në ç’datë ndodhi atentati kundër jetës së mbretit? _______________________________
7. Cili qe fati i atyre që u orvatën të kryejnë vrasjen?
_____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë pasojash pati atentati për komunitetin Bábí?
______________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Ku ndodhej Bahá’u’lláh-u kur mori vesh për atentatin kundër jetës së mbretit?
_______
_______________________________________________________________________
10. Ç’bëri Bahá’u’lláh-u kur mori vesh lajmin për atentatin? _________________________
_______________________________________________________________________
11. Ne cilin fshat e arrestuan Bahá’u’lláh-un? _____________________________________
12. Meqenëse Bahá’u’lláh-u nuk ishte i pafuqishëm
përpara armiqve të Tij, atëherë pse mendoni se lejoi Ai ta arrestonin, duke e ditur rrezikun në të cilin do ta vinte Veten? ___
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Në ç’kushte u
soll Bahá’u’lláh-u nga Shimirani ne Teheran? ______________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Tregoni me fjalët tuaja historinë e gruas plakë që donte të qëllonte Bahá’u’lláh-un me gur në fytyrë ndërsa rojet po e çonin Atë
në burg. Çfarë provon kjo histori?
__________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 10
Gjatë gjithë jetës së Tij, Bahá’u’lláh-u ishte i rrethuar nga armiq që i donin të keqen. Por Ai kurrë nuk u përpoq të fshihej; kurrë nuk e mbrojti Veten e Tij. Përkundrazi, në çdo kohë Ai ishte i dukshëm para
syve të njerëzve dhe u qëndroi me gjakftohtësi e qetësi sulmeve të të gjithë atyre që iu kundërvunë Atij. Megjithëse qenë të vendosur ta shuanin dritën e Tij, ata nuk ishin në gjendje t’ia arrinin qëllimit, dhe nga dita në ditë shkëlqimi i Tij u bë më rrezatues.
“As edhe për një çast të vetëm Ky i Munduar nuk është fshehur. Përkundrazi, ka
qëndruar kurdoherë i patundur e i hapur para syve të të gjithë njerëzve. Ne kurrë nuk jemi tërhequr, as do të kërkojmë të arratisemi. Në të vërtetë janë njerëzit e marrë që largohen nga prania Jonë... Lëvduar qoftë Perëndia! Kauza, bartës i së cilës është Ky i Munduar, qëndron lart sa qielli dhe shkëlqen e ndritshme si dielli. Fshehja nuk lejohet në këtë
pozitë, dhe as ka ndonjë arsye për të pasur frikë apo për të heshtur”.25
“I pambuluar e i pafshehur, ky i Munduar ka shpallur kurdoherë para të gjithë popujve të botës atë që do të shërbejë si çelës për të hapur dyert e shkencave, të arteve, të dijes, të mirëqenies, të begatisë e të pasurisë. Padrejtësitë e kryera nga shtypësit nuk ia kanë
arritur ta bëjnë të heshtë zërin e mprehtë të Penës Më Të Lartësuar, dhe as kanë mundur dyshimet e të mbrapshtëve ta pengojnë Atë të revelojë Fjalën Më Sublime”.26
Ushtrime:
1. Përshkruani me fjalët tuaja se si duhet të veprojmë ne Bahá’i-të përballë
vështirësive.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 11
Sijah-Çal (Síyáh-Chál), emri i burgut në të cilin çuan Bahá’u’lláh-un në atë
ditë fatkeqe, do të thotë “Pusi i Zi”. Më parë kishte qenë rezervuar uji për një nga banjat publike të Teheranit, dhe më pas e kishin kthyer në një burg të nëndheshëm ku mbyllnin kriminelët më të rrezikshëm.
Për të hyrë në burg, kalohej nëpër një si korridor pisë të zi e pastaj nëpër tri palë shkallë të pjerrëta thikë që të çonin tri kate
poshtë. Bodrumin e mbështillte një errësirë e thellë. Nuk kishte dritare apo vrima të tjera për ndriçim e ajrim veç korridorit nga hyhej. Rreth njëqind e pesëdhjetë të burgosur – hajdutë, vrasës e kusarë – ishin ngjeshur në këtë hapësirë të errët e akull të ftohtë. Dyshemeja ishte e mbuluar me papastërti e ndyrësira dhe gëlonte nga insektet. Shumica e
të burgosurve nuk kishin rroba e as ndonjë shtresë për t’u shtrirë. Binte një erë aq e keqe sa s’ta merr mendja.
Në këto kushte të llahtarshme u burgosën nga mbreti Bahá’u’lláh-u dhe një numër Bábí-sh. Bahá’u’lláh-ut ia lidhën këmbët me pranga dhe një zinxhir i rëndë që peshonte nja 50 kg iu vu rreth qafës. Tri ditët e tri netët e para
atyre nuk u dhanë asgjë për të ngrënë ose për të pirë. Familja e Bahá’u’lláh-ut përgatiste ushqim për të dhe u lutej rojeve t’Ia çonin. Në fillim ata nuk ua vinin veshin, por pak nga pak lëshuan pe para lutjeve të tyre. Por edhe atëherë askush nuk ishte i sigurt nëse ushqimi vërtet arrinte tek Ai, apo nëse Ai do të pranonte të hante kur të burgosurit e
tjerë vuanin nga uria.
Bahá’u’lláh-un dhe shokët e Tij, edhe ata të lidhur me pranga e me zinxhirë, i kishin ngjeshur të gjithë bashkë në një qeli. I kishin vendosur në dy radhë përballë njëra-tjetrës. Bahá’u’lláh-u i mësoi të përsëritnin disa vargje, që ata i këndonin çdo natë me shumë zjarr. Njëri rresht këndonte: “Perëndia është i
mjaftueshëm për mua; Ai me të vërtetë është i Gjithëmjaftueshmi”, dhe rreshti tjetër përgjigjej: “Tek Ai le ta mbështesë besimin ai që beson!” Në orët e para të mëngjesit, dëgjohej kori i zërave të tyre të lumtur. Kaq e fortë ishte melodia e tyre saqë arriti në veshët e mbretit, pallati i të cilit nuk ishte larg Sijah-Çalit. “Ç’është ky tingull?”
thuhet të ketë pyetur ai. “Është himni i Bábí-ve që e këndojnë në burg”,27 ishte përgjigjja. Mbreti heshti.
Çdo ditë, rojet e burgut hynin në qeli dhe thërrisnin emrin e njërit prej Bábí-ve, të cilin e urdhëronin të ngrihej e t’i ndiqte te këmbët e trekëmbëshit. Me gjithë dëshirë, bartësi i emrit i përgjigjej thirrjes. Sapo ia hiqnin zinxhirët,
ai brofte në këmbë dhe, në një gjendje gëzimi të papërmbajtur, i afrohej Bahá’u’lláh-ut dhe e përqafonte. Pastaj përqafonte secilin prej të burgosurve të qelisë, dhe nisej me zemrën plot shpresë e gëzim, drejt vdekjes që e priste. Pak kohë pas martirizimit të secilit prej këtyre shpirtrave heroikë, ekzekutuesi, që kishte fituar admirim për
Bahá’u’lláh-un, vinte dhe e informonte për rrethanat e vdekjes së martirit dhe për gëzimin me të cilin kishte duruar deri në fund vuajtjet që i kishin shkaktuar.
Ushtrime:
1. Ç’emër kishte burgu ku futën Bahá’u’lláh-un? _________________________________
_______________________________________________________________________
2. Ç’do të thotë:
Sijah-Çal? __________________________________________________
3. Për çfarë shërbente Sijah-Çali më parë? ______________________________________
_______________________________________________________________________
4. Përshkruani kushtet e Sijah-Çal it:
___________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Çfarë i vunë në qafë Bahá’u’lláh-ut kur mbërriti në Sijah-Çal?
____________________
_______________________________________________________________________
6. Me çfarë ia lidhën këmbët Aij? _____________________________________________
7. Si i vendosën Bahá’u’lláh-un dhe shokët e Tij në qeli? ___________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë i mësoi ata Bahá’u’lláh-u të bënin?
_____________________________________
9. Çfarë këndonte njëri rresht i Bábí-ve gjatë natës? ________________________________
_______________________________________________________________________
10. Si përgjigjej rreshti tjetër? _________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Çfarë efekti
pati të kënduarit e tyre te mbreti? __________________________________
_______________________________________________________________________
12. Çdo ditë rojet e burgut hynin në qelinë ku ishin burgosur Bahá’u’lláh-u dhe shokët e Tij dhe thërrisnin emrin e njërit prej Bábí-ve. Shpjegoni me fjalët tuaja çfarë ndodhte
pastaj:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Si mendoni, përse Bábí-të ishin aq të mbushur me gëzim, megjithë kushtet e tmerrshme te
burgut ku ndodheshin? __________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 12
Kushtet e tmerrshme të burgimit të
Bahá’u’lláh-ut e të shokëve të Tij në Sijah-Çal i ka përshkruar Vetë Bahá’u’lláh-u. Do të ishte e rëndësishme për ju të përsiatni rreth Fjalëve të Vetë Atij për ditët e kaluara në atë bodrum të errët. Në një pasazh Ai thotë:
“Me të arritur, në fillim Na kaluan nëpër një si korridor pisë të zi, prej nga zbritëm nëpër tri palë shkallë të
pjerrëta thikë që të çonin në vendin e burgimit që Na kishin caktuar. Bodrumin e mbështillte një errësirë e thellë, dhe të burgosurit ishin afërsisht njëqind e pesëdhjetë shpirt: hajdutë, vrasës e kusarë. Megjithëse i mbushur deng, nuk kishte dritare apo vrima të tjera për ndriçim e ajrim veç korridorit nga i cili hymë. Nuk ka penë që të mund të pikturojë
atë vend, as gjuhë që të përshkruajë erën e neveritshme që lëshonte. Shumica e këtyre njerëzve nuk kishin as rroba e as shtresa për t’u shtrirë. Vetëm një Zot e di çfarë vuajtëm në atë vend aq të qelbur e të zymtë!”28
Nabili (Nabíl), historiani i pavdekshëm i Besimit Bahá’í, tregon fjalët që pati dëgjuar me veshët e tij nga
Bahá’u’lláh-u:
“Të gjithë ata që u goditën nga shtrëngata që bëri kërdinë gjatë atij viti famëkeq në Teheran ishin të burgosur në të njëjtin burg me Mua në Sijah-Çal. Na kishin ngjeshur të gjithë bashkë në një qeli, me këmbët në pranga e rreth qafës me një zinxhir që shkaktonte plagët më të dhimbshme. Ajri që thithnim ishte i mbushur me papastërtitë më
të pista, kurse dyshemja mbi të cilën rrinim ishte e mbuluar me ndyrësira e gëlonte nga parazitët. Asnjë rreze drite nuk lihej të depërtonte në atë bodrum molepsës apo të ngrohte ftohtësinë e akullt të tij. Ishim vendosur në dy rreshta përballë njëri-tjetrit. Ne u kishim mësuar atyre të përsëritnin disa vargje, që ata i këndonin çdo natë me shumë zjarr.
‘Perëndia është i mjaftueshëm për mua; Ai me të vërtetë është i Gjithëmjaftueshmi!’ këndonte njëri rresht, dhe tjetri përgjigjej: ‘Tek Ai le ta mbështesë besimin ai që beson’. Kori i këtyre zërave të gëzuar vazhdonte të kumbonte deri në orët e para të mëngjesit…29a
“Çdo ditë rojet e qelisë Sonë, thërrisnin emrin e njërit prej shokëve
Tanë, të cilin e urdhëronin të ngrihej e t’i ndiqte te këmbët e trekëmbëshit për varje. Me çfarë dëshire bartësi i atij emri i përgjigjej asaj thirrjeje solemne! I çliruar nga zinxhirët, ai brofte në këmbë dhe, në një gjendje gëzimi të papërmbajtur, afrohej e Na përqafonte. Ne përpiqeshim ta ngushëllonim me sigurinë për një jetë të përjetshme në botën e
përtejme dhe, duke ia mbushur zemrën me shpresë e lumturi, e nisnim të fitonte kurorën e lavdisë. Pastaj ai përqafonte me radhë shokët e tjerë të burgosur dhe shkonte të vdiste po me aq trimëri sa kishte jetuar. Pak pas martirizimit të secilit prej këtyre shokëve, informoheshim nga ekzekutuesi, që ishte miqësuar me Ne, për rrethanat e vdekjes së viktimës së tij,
dhe për gëzimin me të cilin i kishte duruar vuajtjet deri në fund”.29b
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Bahá’u’lláh-u na thotë se me të mbërritur ne Sijah-Çal, ne fillim e kaluan nëpër ____
____________________________________________________________________
b. Nga korridori, Bahá’u’lláh-u zbriti
_______________________________________
___________________ deri nevendin e burgimit që I kishin caktuar.
c. Bodrumin e mbështillte një _____________________________________________
d. Veç Bahá’u’lláh-ut e shokëve te Tij, edhe rreth njëqind e pesedhjetë shpirt të tjerë
ishin burgosur në Sijah-Çal: ______________, ____________, e _______________.
e. Megjithëse
bodrumi ishte i mbushur deng, nuk kishte dritare apo vrima të tjera për
ndriçim e ajrim veç ____________________________________________________
f. Bahá’u’lláh-u na thote se nuk ka penë që të mund të _______________________ as
gjuhë që të ___________________________________________________________
g. Shumica e këtyre njerëzve nuk kishin as
__________ e as ______________ ______ ____ ____________.
2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Bahá’u’lláh-u na thotë se te gjithë ata që u goditën nga __________________ gjatë
atij viti në Teheran ishin ____________________________________.
b. Bahá’u’lláh-un dhe shokët e Tij i ngjeshën të gjithë bashkë në __________________
me këmbët në
____________ e të lidhur rreth qafës me një ____________________
__________________________________.
c. Ajri që thithnin ishte i mbushur me _______________________________________
d. Kurse dyshemeja mbi të cilën rrinin ishte e mbuluar me _______________________
e gëlonte nga _______________________________________________.
e. Asnjë rreze drite nuk
lihej të ____________________________________________
__________________ apo të ____________________________________________
f. Bahá’u’lláh dhe shokët e Tij ishin vendosur në dy rreshta _____________________
____________________________________________________________________
g. Bahá’u’lláh-u u mësoi atyre disa vargje që ata çdo natë i
______________________
____________________________________________________________________
h. Njëri rresht këndonte vargun: “___________________________________________
__________________________________________________________________!”
i. Dhe tjetri i përgjigjej: “ ________________________________________________.”
j. Kori i zërave të tyre vazhdonte
të kumbonte deri në __________________________
k. Bahá’u’lláh-u na tregon se çdo ditë rojet hynin në qelinë e tyre e thërrisnin _______
____________________________________________________________________
të cilin e urdhëronin të ngrihej dhe ________________________________________
l. Me _______________________________ bartësi i atij emri i
për¬gjigjej asaj thirrjeje.
m. I çliruar nga zinxhirët, ai ____________________________________________ dhe
____________________________________________ e përqafonte Bahá’u’lláh-un.
n. Bahá’u’lláh-u përpiqej ta ngushëllonte me _________________________________
____________________________________________________________________
dhe duke ia
mbushur zemrën me shpresë e gëzim, e niste ______________________
____________________________________________________________________
o. Pastaj ai përqafonte ________________________________________________ dhe
shkonte të vdiste ______________________________________________________.
p. Pak pas martirizimit të secilit prej këtyre shokëve,
Bahá’u’lláh-u informohej nga ekzekutuesi, që ishte miqësuar me Të, për _________________________________, dhe për gëzimin ______________________________________________________.
PJESA 13
Ka një koncept të thellë që çdo studiues i historisë Bahá’í duhet ta kuptojë, dhe konkretisht që Kauza e Perëndisë shkon përpara përmes një vargu krizash e fitoresh.
Forcat e padijes, të padrejtësisë e të fanatizmit e sulmojnë vazhdimisht komunitetin Bahá’í, duke shkaktuar kriza. Por çdo herë, në përputhje me Vullnetin e Perëndisë, forcat e errësirës mposhten dhe si rezultat vjen një fitore. Kauza lëviz përsëri nga fitorja në krizë e nga kriza në një fitore të re, dhe asnjë fuqi tokësore nuk është në gjendje ta ndalë
ecjen e saj përpara.
Shërbesa e shkurtër e Báb-it kishte ndjekur tashmë një rrugë të tillë. Një vëzhgues i rëndomtë, gjithsesi do të kishte thënë se kriza e fundit nuk mund të kapërcehej: Báb-i ishte martirizuar. Mijëra pasues të Tij ishin vrarë gjatë masakrave të një egërsie të parrëfyeshme. Dishepulli më i shquar i Tij qe martirizuar, dhe I Vetmi
që mund të rigjallëronte shpresën ishte i lidhur me zinxhirë në burgun më të errët. Kriza ishte vërtet e thellë, por fitorja që do ta pasonte ishte shumë e lavdishme.
Në Sijah-Çal, Perëndia i bëri të ditur Bahá’u’lláh-ut Pozitën e Tij të Lartë. I rrethuar nga errësira, duke thithur ajrin më të ndyrë, me këmbët në pranga e me një zinxhir të
rëndë në qafë, Bahá’u’lláh-u mori në shpirtin e Tij shtytjet e para të Revelacionit të Perëndisë. Në këto kushte të tmerrshme, “Shpirti i Madh” ia shfaqi veten Atij, duke e urdhëruar të ngrihej e të thoshte Fjalën e Perëndisë.
Nganjëherë, Ai ndihej sikur diçka i rridhte nga maja e kokës mbi kraharor, si një rrëke e fuqishme që bie mbi tokë nga
maja e një mali të lartë. Ai pa Vashën e Qiellit që qëndronte pezull para Tij, duke i folur qenies së brendshme e të jashtme të Tij, duke e quajtur Atë i Shumëdashuri i botëve, Bukuria e Perëndisë dhe fuqia e sovranitetit të Perëndisë. Atij iu dha siguria se do të bëhej fitimtar falë Vetvetes e Penës së Tij, dhe me ndihmën e atyre që Perëndia do të ngrinte në
këmbë.
Kështu nga errësira e Pusit të Zi doli Dielli i së Vërtetës. Premtimi i Báb-it u përmbush. Lindi Revelacioni Bahá’í. Megjithatë, Bahá’u’lláh-u nuk informoi asnjeri për çka kishte ndodhur. Do të priste kohën e caktuar, të urdhëruar nga Perëndia, për ta bërë të njohur Misionin e Tij.
Ushtrime
1. Përshkruani me fjalët tuaja
sa e thellë ishte kriza në të cilën gjendej komuniteti Bábí në kohën e burgimit të Bahá’u’lláh-ut.
__________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Cila ishte fitorja që pasoi?
__________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 14
Njerëzimi është me fat që këtë ngjarje monumentale në historinë e besimeve fetare e ka të regjistruar nga Bahá’u’lláh-u me vetë Fjalët e Tij. Duke sjellë ndërmend
mënyrën se si Revelacioni i Perëndisë mbushi herën e parë shpirtin e Tij, Ai thotë:
“Një natë në ëndërr, në të katër anët u dëgjuan këto fjalë të ekzaltuara: ‘Me të vërtetë, Ne do të Të bëjmë Ty fitimtar përmes Vetes Sate e Penës Sate. Mos u brengos për atë që të ka ndodhur, e as mos ki frikë, sepse je në siguri. Së shpejti Perëndia do të
nxjerrë thesaret e tokës – njerëz që do të Të ndihmojnë përmes Vetes Sate e nëpërmjet Emrit Tënd, me të cilin Perëndia ka ringjallur zemrat e atyre që E kanë njohur’”.30
Ne një pasazh tjetër Ai përshkruan ndikimin e Revelacionit të Perëndisë mbi qenien e Tij:
“Gjatë ditëve që isha në burg në Teheran, megjithëse pesha dërrmuese e
zinxhirëve dhe kutërbimi i ajrit s’më linin të flija veçse pak, prapëseprapë në ato momente të rralla dremitjeje ndjenja sikur diçka më rridhte nga maja e kokës mbi kraharor, si një rrëke e fuqishme që bie mbi tokë nga maja e një mali të lartë. Si rezultat, çdo gjymtyrë e trupit tim ndizej zjarr. Në ato momente gjuha ime recitonte ato që asnjë njeri nuk është në
gjendje të mbajë po t’i dëgjojë”.31
Në një pasazh tjetër Ai përshkruan se si iu shfaq Atij Vasha, që simbolizon “Shpirtin e Madh”:
“Ndërsa isha i zhytur në vuajtje, dëgjova zërin më të ëmbël, më të mahnitshëm, që thërriste mbi kokën Time. Kur ktheva fytyrën pashë një Vashë – mishërimin e kujtimit të emrit të Zotit Tim – që
qëndronte pezull para Meje. Kaq e gëzuar ishte ajo në vetë shpirtin e saj, saqë fytyra i ndriste me stolinë e pëlqimit të Perëndisë, dhe faqet i flakëronin me shkëlqimin e Mëshirëplotit. Midis qiellit e tokës ajo lëshonte një thirrje që robëronte zemrat dhe mendjet e njerëzve. Ajo i kumtoi qenies Sime të brendshme e të jashtme lajme që e gëzuan shpirtin Tim dhe
shpirtrat e shërbëtoreve të nderuar të Perëndisë. Duke treguar me gisht kokën Time, iu drejtua te gjithë atyre që janë në qiell dhe të gjithë atyre që janë mbi tokë, duke thënë: ‘Për Perëndi! Ky është i Shumëdashuri i botëve, e megjithatë nuk e kuptoni. Kjo është Bukuria e Perëndisë midis jush, dhe fuqia e sovranitetit të Tij brenda jush, sikur ta
kuptonit. Ky është Misteri i Perëndisë dhe Thesari i Tij, Kauza e Perëndisë dhe Lavdia e Tij për të gjithë ata që janë në mbretëritë e Revelacionit e të krijimit, në qofshi ndër ata që kuptojnë’”.32
Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
Bahá’u’lláh-u na tregon se si një natë, në ëndërr, në të katër anët u dëgjuan këto fjalë:
“Me të vërtetë, Ne do të Të bëjmë Ty ________________ përmes ________ e __________ Sate. Mos u brengos për atë që të ka ______________, e as mos ki ____________, sepse je në ______________. Së shpejti Perëndia do të nxjerrë ________________ e tokës – njerëz që do të Të __________________ përmes ____________________ e nëpërmjet __________ Tënd, me të
cilin Perëndia ka __________________ zemrat e atyre që E kanë ____________”.
2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Gjatë ditëve që Bahá’u’lláh-u ishte në ________ në Teheran, __________ _______________ e ___________________ dhe _________________ i __________ e linin __________________ vetëm pak
b. Megjithëse flinte vetëm pak, prapëseprapë në ato
______________ të ralla
__________________ ndjeu sikur ______________________________ nga ________________________ mbi ______________.
c. Si rezultat çdo gjymtyrë e trupit të Tij ______________________.
d. Në ato momente, Bahá’u’lláh-u recitonte ato që asnjë njeri ______ __________ ____ ______________ të ______________________________________.
3. Plotësoni
fjalitë e mëposhtme:
a. Bahá’u’lláh-u thotë se ndërsa ishte i zhytur në vuajtje, dëgjoi __________
_____________________, _____________________________________, që thërriste mbi kokën e Tij.
b. Kur ktheu fytyrën, Bahá’u’lláh-u pa një Vashë që qëndronte pezull ______________ ________.
c. Fytyra e saj ____________________ me ____________________ e
pëlqimit ________________________ dhe faqet ________________________ me ____________________ e Mëshirëplotit.
d. Ajo i kumtoi _____________ së Tij të __________________________ lajme që gëzuan ________________ e Tij dhe shpirtrat e ________________________ të Perëndisë.
e. Duke treguar me gisht kokën e Bahá’u’lláh-ut, iu drejtua të gjithë atyre që janë në
__________________ dhe të gjithë atyre që janë _________________, duke _____________: “Për Perëndi! Ky është ___________________________________, e megjithatë ___________________. Kjo është ______________________________ midis jush dhe _____________________________________ të Tij brenda jush, sikur ta _____________. Ky është _________________________ dhe ________________ i
Tij, ________________________ dhe ____________________ e Tij për të gjithë ata që janë në mbretëritë e _________________ e të _______________, në qofshi ndër ata që kuptojnë”.
PJESA 15
Kaq i rëndësishëm është koncepti i krizave e fitoreve saqë ia vlen të ndaleni në këtë pikë e të reflektoni për fuqinë e Kauzës, që kalon çdo pengesë
në shtegun e vet. Për t’ju ndihmuar në këtë punë, ju sugjerohet të lexoni citatet e mëposhtme – një nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut dhe një tjetër nga një letër e shkruar në emër të Shoghi Efendiut – e të bëni ushtrimet që vijojnë.
“Shikoni sesi në këtë Dispensacion njerëzit pa vlerë e të marrët kanë imagjinuar me naivitet se me mjete të
tilla si masakra, plaçkitja e syrgjynosja mund të fikin Llambën që ka ndezur Dora e fuqisë Hyjnore, ose të eklipsojnë Yllin e Ditës të shkëlqimit të përjetshëm. Ata duket se janë krejt të paditur për të vërtetën që pikërisht prapësi të tilla janë vaji që ushqen flakën e kësaj Llambe! E tillë është fuqia transformuese e Perëndisë. Ai ndryshon çdo gjë
që dëshiron; Ai me të vërtetë ka pushtet mbi të gjitha gjërat…”33
“Kjo Kauzë, si çdo Kauzë Hyjnore, nuk mund të rrënjoset efektivisht veç po qe se përballet e triumfon me guxim mbi forcat kundërshtare që e sulmojnë. Historia e Besimit është në vetvete një provë e mjaftueshme për këtë. Sprovat e përndjekjet kanë qenë gjithmonë, e do të
vazhdojnë të jenë, fati i të zgjedhurve të Perëndisë. Por këto ata duhet t’i konsiderojnë si bekime të fshehura, sepse përmes këtyre besimi i tyre do të zgjohet, pastrohet e forcohet. Bahá’u’lláh-u i krahason këto sprova të mundimshme me vajin që ushqen llambën e Kauzës së Perëndisë”.34
Ushtrime:
1. Konsultohuni me ndonjë nga besimtarët e
komunitetit tuaj që e njeh mirë historinë e Besimit, dhe i kërkoni t’ju tregojë për disa nga krizat e fitoret që ka përjetuar Kauza gjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit.
2. Konsultohuni me ndonjë anëtar të komunitetit tuaj që e njeh mirë historinë e tij, dhe i kërkoni t’ju tregojë çfarë kundërvëniesh ka hasur Besimi në vendin tuaj dhe cilat kanë qenë
rezultatet.
3. Në ç’mënyrë fakti që e dini se Besimi shkon përpara përmes një vargu krizash e fitoresh, ju ndihmon të reagoni kur në vetë jetën tuaj ndesheni me sprova e vështirësi? Kur i vini qëllime vetes, a duhet te hiqni dorë prej tyre qysh në shenjën e parë të
vështirësive?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 16
Ndërsa Bahá’u’lláh-u qëndronte i lidhur me zinxhirë në Sijah-Çal, armiqtë e Tij përpiqeshin t’i shkëputnin Mbretit dënimin e Tij me vdekje. Por Bahá’u’lláh-u gëzonte dashurinë si të
njerëzve nga shtresat e ulëta dhe nga ato të larta, prandaj nuk mund të ekzekutohej aq kollaj. Duheshin prova se Ai kishte lidhje me atentatin kundër jetës së mbretit. Por sa më shumë përpiqeshin të gjenin prova, aq më tepër bëhej e qartë se Ai ishte krejt i pafajshëm. Duke mos qenë në gjendje të provonin fajësinë e Tij, këta armiq të paskrupull vendosën t’i
helmonin ushqimin. Kaq i fortë ishte helmi, sa shenjat e tij u shfaqën që me kafshatat e para, kështu që Bahá’u’lláh-u nuk e hëngri pjesën tjetër të ushqimit që i kishin sjellë. Më në fund, autoritetet nuk kishin ç’të bënin tjetër veçse ta nxirrnin nga burgu, por vetëm me kusht që të largohej nga vendi e të shkonte në mërgim.
Bahá’u’lláh-u
kishte hequr katër muaj në burg. Tani ishte i sëmurë e i rraskapitur. Kushtet çnjerëzore të burgut, zinxhiri rreth 50 kilogramësh që mbante në qafë, dhe së fundmi helmi, e kishin lënë kaq të dobësuar sa që u vu në regjim shtrati nën kujdes të vazhdueshëm. Hallkat e zinxhirit kishin shkaktuar plagë të thella në qafën e Tij, e sado që me kohë u shëruan,
shenjat i ngelën deri në fund të jetës. Në mes të gjithë këtyre telasheve, familja duhej të përgatitej për një udhëtim të stërmundimshëm brenda një muaji. Bahá’u’lláh-u ishte lënë i lirë të zgjidhte vendin e mërgimit. Ai zgjodhi Bagdatin, në atë kohë një qytet në Mbretërinë Otomane dhe sot kryeqytet i Irakut.
Udhëtimi zgjati nga 12 janari 1853
deri më 8 prill të po atij viti. Ishte mesi i dimrit dhe Bahá’u’lláh-u me familjen e Tij u shtrënguan të udhëtonin përmes pjesës perëndimore të Iranit, ku dimrat kanë një të ftohtë të hidhur. Ushqimet që kishin për rrugës nuk ishin të mjaftueshme, dhe duhet të kënaqeshin me pak. Por Mbrojtësi i këtij grupi të vogël udhëtarësh ishte Vetë Perëndia
Fuqiplotë, dhe falën dihmës së Tij të pashtershme, ata arritën shëndoshë e mirë në Bagdad.
Irani kishte e privuar veten nga dhurata e pranisë së Bahá’u’lláh dhe e kishte detyruar Atë të largohej, për të mos u kthyer kurrë më në vendlindje. Iraku do të ishte tani shtëpia e Qenies më të vyer të planetit. Një historian i shquar Bahá’í ka thënë këto
fjalë për mërgimin e Bahá’u’lláh-ut nga Irani:
“Ndërsa Bahá’u’lláh-u i afrohej kufirit, po mbyllej një periudhë. A ishin njerëzit në Iran të vetëdijshëm për humbjen që po pësonin? Të kredhur në padituri të thellë, të zhytur në fanatizëm, të verbuar nga paragjykimet, të shtyrë nga njerëz egoistë, të mashtruar me gënjeshtra, ata nuk ishin
në gjendje të shihnin e të kuptonin. Kështu, Shpëtimtari i botës u largua nga mesi i tyre. Atë që dikur e donin dhe e respektonin të pasurit e të varfërit, të lartësuarit e të poshtëruarit, princat e fshatarët, e kishin braktisur po ata njerëz të cilëve Ai kurdoherë u kishte dhuruar pa kursim dashamirësi, dashuri, drejtësi e bamirësi. Irani humbi praninë e
Bahá’u’lláh-ut, por a mund të mungonte shpirti i Tij në atë vend apo në ndonjë vend tjetër?”35
Ushtrime:
1. Pse armiqtë e Bahá’u’lláh-ut nuk siguronin dot një dënim me vdekje për Të?
_________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Armiqtë e Bahá’u’lláh-ut nuk patën sukses në makinacionet e tyre për ta lidhur Atë me atentatin kundër Mbretit. Ç’bënë atëherë ata?
__________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Sa muaj ndodhej Bahá’u’lláh-u në Sijah-Çal? _________________________________
4. Me ç’kushte e liruan Atë? __________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Ç’qytet zgjodhi Bahá’u’lláh-u si vend të mërgimit të Tij?
________________________
6. Bagdadi ishte atëherë një qytet në ___________________________________________
kurse sot është kryeqyteti i ___________________________________.
7. Bahá’u’lláh-u dhe familja e Tij e nisën udhëtimin e tyre për në Bagdad më ___________
dhe e mbaruan afërsisht tre muaj më vonë, më _________________________________.
8. Përshkruani
kushtet e udhëtimit:
____________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 17
Lutja e mëposhtme e reveluar nga Bahá’u’lláh-u do t’ju ndihmojë të kapni një shkëndijë nga vuajtjet që përjetoi Ai në Sijah-Çal dhe mundimet që hoqi në muajt që pasuan:
“Perëndia Im,
Mjeshtri Im, Dëshira Ime! … Ti ke krijuar këtë grimcë pluhuri me fuqinë e përkryer të pushtetit Tënd, dhe e ke ushqyer me duart e Tua që askush nuk mund t’i lidhë… Këtë fyt që Ti e kishe mësuar me çikjen e mëndafshit, tani së fundi e ke mbërthyer me zinxhirë të rëndë, dhe këtë trup që Ti e kishe mësuar të prehej në qëndisma e kadife tani në fund ia
ke nënshtruar poshtërimit të një burgu të nëndheshëm. Urdhri Yt më ka prangosur me vargonj të panumërt dhe më ka hedhur mbi qafë zinxirë që askush nuk mund t’i këpusë. Kanë kaluar një numër vitesh gjatë të cilave vuajtjet kanë vërshuar mbi Mua si reshje të mëshirës....Sa e sa net kanë kaluar, gjatë të cilave pesha e zinxhirëve nuk Më linte të prehesha,
dhe sa e sa ditë gjatë të cilave pushimi e qetësia Më janë mohuar për shkak të gjërave me të cilat Më kanë goditur duart dhe gjuhët e njerëzve! Edhe bukën e ujin që Ti, falë mëshirës Sate që s’njeh kufi, ua ke dhënë deri kafshëve të fushës, ata për një kohë ia ndaluan këtij shërbëtori, dhe gjërat që ata nuk ua kanë bërë atyre që janë larguar
prej Kauzës Sate, i kanë ushtruar mbi Mua, derisa, më në fund, vendimi Yt mori formë të prerë dhe urdhri Yt i kërkoi këtij shërbëtori të ikë nga Persia, i shoqëruar nga një numër njerëzish trupvrarë e fëmijësh në moshë të njomë, në këtë stinë kur të ftohtit është aq i acartë sa njeriu s’është në gjendje as të flasë, dhe akulli e bora janë aq me
tepri sa është e pamundur të lëvizësh”.36
Ushtrime:
1. Ju mund të doni ta mësoni përmendësh lutjen e mësipërme. Por edhe sikur vetëm ta lexoni disa herë, një numër thëniesh lidhur me vuajtjet e Bahá’u’lláh-ut do t’ju nguliten në mendje. Cilat janë disa nga këto thënie?
____________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 18
Në Bagdad,
Bahá’u’lláh-u mori një shtëpi me qira në lagjen e vjetër të qytetit. Në muajt që pasuan mbrritjen e Tij atje, një numër gjithnjë më i madh Bábí-sh morën rrugën e Bagdadit. Për fat të keq, shumë prej tyre ishin katandisur në një gjendje për të ardhur keq; ata ishin ngatërruar e hutuar, dhe disa po kryenin veprime të padenja për një pasues të Báb-it.
Bahá’u’lláh-u i priti të gjithë ata që erdhën me dashuri të pakufi dhe i ndihmoi të spastronin zemrat e të ripërtërinin shpirtrat. Nën ndikimin e Tij, fatet e komunitetit Bábí filluan të ndryshonin dhe lulëzoi përsëri shpresa. Por fatkeqësisht, një krizë e re po vinte. Këtë herë, burimi i saj ishte brenda vetë komunitetit; shkaku i fatkeqësisë ishte vetë
gjysëm vëllai i Bahá’u’lláh-ut, Mirza Jahjai (Mírzá Yahyá), i cili pretendonte të ishte pasardhësi i Báb-it.
Në të vërtetë, Báb-i nuk e kishte parë të nevojshme të emëronte ndonjë pasardhës, sepse e dinte që i Premtuari i të Gjitha Kohëve do të shfaqej së shpejti. Sipas këshillës së Bahá’u’lláh-ut e të një dishepulli tjetër, Ai kishte
emëruar Mirza Jahja-në si figurë drejtuese formale. Kjo do t’i jepte mundësi Bahá’u’lláh-ut të përkrahte Kauzën në siguri relative. Bahá’u’lláh e kishte trajtuar e mbështetur me shumë dashuri Mirza Jahja-në gjatë gjithë jetës së tij, por ky ishte edhe ambicioz edhe frikacak. Martirizimi i Báb-it e kishte tronditur deri në atë shkallë saqë pothuajse
kishte humbur besimin. Ai ishte sorollatur për njëfarë kohe si dervish në malet e Mazendaranit, duke u sjellë në mënyrë aq të turpshme saqë i kishte bërë disa besimtarë të atij rajoni ta braktisnin Kauzën. Duke u maskuar herë kështu e herë ashtu, kishte mbërritur më në fund në Bagdad, dhe pasi kishte marrë ca para nga Bahá’u’lláh-u për t’u marrë me
tregti, jetonte nën një emër të rremë në një nga rrethinat e qytetit.
Respekti e dashuria gjithnjë e më e madhe që tregonin ndaj Bahá’u’lláh-ut pasuesit e Báb-it, si dhe prestigji i Tij gjithnjë e më i lartë midis zyrtarëve të qytetit, patën një efekt të tmerrshëm mbi Mirza Jahja-në. Atij i hipi xhelozia dhe zjarri i saj i digjte përbrenda aq shumë saqë
i bëri shkrumb çdo gjurmë mirësjelljeje. Bashkë me një ortak edhe më të paturpshëm se vetja, Mirza Jahjai nisi të mbjellë farat e dyshimit midis Bábí-ve lidhur me qëllimet e Bahá’u’lláh-ut. Edhe një herë retë e dyshimit, të frikës e të imagjinatave të kota u mblodhën mbi komunitetin Bábí. Periudha e shkurtër e qetësisë kishte marrë fund dhe, nga dita
në ditë, vuajtjet e Bahá’u’lláh-ut shtoheshin.
Në mëngjesin e 10 Prillit 1854, familja e Bahá’u’lláh-ut u zgjua dhe zbuloi se Ai kishte ikur. Kishte lënë qytetin pa i thënë njeriu qëllimin e destinacionin e udhëtimit. Duke parë se ku po çonin veprimet e Mirza Jahjait, Bahá’u’lláh-u kishte zgjedhur të tërhiqej në malet e Kurdistanit, në
verilindje të Bagdadit. “I vetmi qëllim i tërheqjes Sonë në vetmi”, ka thënë Ai Vetë më vonë, “ishte të shmangnim që të bëheshim arsye përçarjeje midis besimtarëve, burim shqetësimi për shokët Tanë, mjet dëmtimi për çdo shpirt ose shkak brenge për çdo zemër”.37
Në atë vend të shkretë, disi larg qytetit të Sulejmanie-s (Sulaymáníyyih),
Bahá’u’lláh-u jetoi vetëm në komunikim me Perëndinë. Kënaqej me pak ushqim. Nganjëherë i sillnin pak qumësht barinjtë e zonës përreth, dhe me raste vizitonte qytetin për të siguruar nevojat minimale për jetesën. Megjithatë, edhe përmes këtyre kontakteve të shkurtra me njerëzit e zonës, madhështia e Bahá’u’lláh-ut nuk mund të mbahej e fshehur nga sytë e
tyre. Dashuria dhe urtia e Tij i tërhoqën banorët e Sulejmanie-s dhe nami i Tij filloi të përhapej në zonat përreth. Lajmet për një njeri me urti dhe elokuencë të jashtëzakonshme që jetonte në atë rajon të Kurdistanit arritën në Bagdad. Familja e Tij, duke e kuptuar se ky Personalitet nuk mund të ishte askush tjetër veç Bahá’u’lláh-ut, dërguan një besimtar të
besuar që t’i lutej Atij të kthehet. Bahá’u’lláh-u e pranoi kërkesën e tyre, duke i dhënë fund kështu veçimit vullnetar dyvjeçar të Tij.
Ushtrime:
1. Në ç’gjendje ishin Bábí-të qe merrnin rrugën e Bagdadit pasr mbërritjes së Bahá’u’lláh-ut në atë qytet?
__________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Përse ata ishin katandisur në një gjendje të tillë? _______________________________
_______________________________________________________________________
3. Çfarë filloi të ndodhte në komunitetin Bábí nën ndikimin e Bahá’u’lláh-ut?
_________
_______________________________________________________________________
4. A kishte emëruar Báb-i ndonjë pasardhës? Pse jo? _____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Cilin kishte emëruar Báb-i si figurëdrejtuese formale? __________________________
6. Ç’lidhje
familjare kishte Mirza Jahjai me Bahá’u’lláh-un? _______________________
7. Përshkruani karakterin e Mirza Jahjait: ______________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Çfarë kishte bërë Mirza Jahjai pas martirizimit të
Báb-it? _______________________
_______________________________________________________________________
9. Ç’efekt pati ndikimi gjithnjë e më i madh i Bahá’u’lláh-ut në komunitetin Bábí mbi Mirza Jahja-në? _________________________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Ç’bëri
Bahá’u’lláh-u kur pa se ku çonin veprimet e Mirza Jahjait? _________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Në ç’rajon u tërhoq Bahá’u’lláh-u? __________________________________________
12. Bahá’u’lláh-u na thotë se i vetmi
qëllim i tërheqjes së Tij në vetmi ishte të shmangte që të bëhej arsye _____________________________________________________, burim
__________________________________________________________________, mjet ____________________________________________ ose shkak ____________ _____ ______ __________.
13. Ç’bënte Bahá’u’lláh-u neë vendin e shkretë të Kurdistanit?
_______________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Sa kohë zgjati tërheqja e Bahá’u’lláh-ut nga Bagdadi? ___________________________
15. Cilat ishin rrethanat
që çuan në kthimin e Tij? __________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 19
Çdo Manifestim i Perëndisë bën një Besëlidhje me pasuesit e Tij. Pasuesit e Báb-it kishin hyrë në një Besëlidhje me Të për të
kërkuar e pranuar Atë që Perëndia do Ta Shfaqë dhe për të jetuar në bindje ndaj urdhrave të Tij. Megjithëse Bahá’u’lláh-u ende nuk u kishte thënë të tjerëve se Ai ishte i premtuari nga Báb-i, madhështia e Tij po bëhej gjithnjë e më e dukshme çdo ditë që kalonte, madje një numër i vogël njerëzish kishin filluar ta njihnin pozitën e Tij. Mirza Jahjai nuk
ishte i verbër që të mos e shihte madhështinë e lavdinë e Tij. Por atë e kishte pushtuar xhelozia e ambicia, që e nxitën të merrej me prapësira që më në fund e bënë të shkelë hapur Besëlidhjen e Báb-it. Duke iu referuar trazirave e fatkeqësive që i prtnin, Bahá’u’lláh-u i paralajmëronte miqtë:
“Ditët e sprovave kanë ardhur. Oqeane
mosmarrëveshjesh e mundimesh po fryhen, dhe Flamurët e Dyshimit në çdo qoshe e kthesë po nxitin prapësira e po i çojnë njerëzit drejt humbjes.… Mos e lini zërin e disa prej ushtarëve të mohimit të mbjellë dyshime midis jush, as mos i lejoni vetes të mos i vini veshin Atij Që është e Vërteta, përderisa në çdo Dispensacion ka patur përplasje të tilla. Perëndia,
sidoqoftë, do të vendosë Besimin e Tij dhe do të shfaqë dritën e Tij, ndonëse nxitësit e rebelimit e urrejnë atë... Tregoni kujdes çdo ditë për Kauzën e Perëndisë... Të gjithë janë robër në dorën e Tij. Nuk ka vend për askënd që të dalë prej andej. Mos mendoni se Kauza e Perëndisë është diçka që mund të merret lehtë, ku secili të plotësojë tekat e veta. Në
vise të ndryshme një numër shpirtrash kanë dalë sot me këtë pretendim. Po afrohet koha kur… çdonjëri prej tyre do të marrë fund e do të humbasë, madje do të shndrrohet në hiç e do të bëhet diçka qe s’e mban mend askush, si vetë pluhuri”.38
Ushtrime:
1. Ç’do të thotë fjala “trazira”?
_______________________________________________________________________
2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Bahá’u’lláh-u u tha miqve të mos e lënë ________ e disa prej ___________________
të ______________ të mbjellë ___________________________________________
b. Ai i paralajmëroi ata të mos i lejojnë vetes __________________________________
Atij
_________________________________________________________________
c. Ai i siguroi miqtë se Perëndia do të vendosë __________________________ dhe do të
shfaqë ________________________, ndonëse armiqtë e Kauzës e hedhin poshtë atë.
d. Miqtë nuk duhet të mendojnë se Kauza e Perëndisë është diçka __________________
_____________________, ku secili
_________________________________ e veta.
e. Do te vijë koha kur te gjithë ata që janë kthyer kundër Besimit do të ________
________ dhe do të ______________.
f. Ashtu si pluhuri, ata do të bëhen diçka qe __________________________________.
3. Cilët janë “ushtarët e mohimit”?
_____________________________________________
_______________________________________________________________________
4. A ka ushtarë të mohimit sot në botë? _________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Ç’duhet të bëjmë ne nëse i takojmë?
_________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 20
Gjatë mungesës së Bahá’u’lláh-ut, fatet e Besimit kishin arritur pikën më të ulët në historinë e tij. Siç pritej, Mirza Jahjai e kishte treguar se ishte i paaftë të udhëhiqte qoftë edhe komunitetin e
vogël në Bagdad. Në disa pjesë të tij , një numër Bábí-sh merreshin me punëra që përbënin një turp për Kauzën e çmuar të Báb-it. Kështu, përsëri Bahá’u’lláh-u mori përsipër detyrën e rigjallërimit të komunitetit. Ardhja e Tij në mars 1856 iu njoftua të gjithë besimtareve dhe dera e Tij ishte e hapur për të gjithë ata që digjeshin për të
vërtetën. Banesa e thjeshtë ku Ai jetonte me gjithë familjen e bë qendra ku mblidheshin kërkues, vizitorë e pelegrinë. Gjithsecili që vinte në praninë e Tij transformohej nga fuqia e fjalëve të Tij të ëmbla e të përzemërta. Ata që kishin fatin të jetonin aty pranë e ndienin veten si në parajsë. Ata u bënë krijesa të reja, krejtësisht të shkëputura nga gjërat e
kësaj bote. Ja se si e përshkruan Nabili, historiani i madh i fillimeve të Epokës Bahá’í, gjendjen e këtyre shpirtrave:
“Shumë net, jo më pak se dhjetë veta jetonin me jo më shumë se një qindarkë hurma. Askush nuk e dinte se të kujt ishin këpucët, palltot, e xhybet qe gjendeshin në shtëpite e tyre. Kushdo që vente në pazar, mund të mendonte se këpucët
që kishte veshur ishin të vetat, dhe kush hynte në praninë e Bahá’u’lláh-un mund të mendonte se palltoja e xhybja që mbante ishin të tijat. Edhe emrat i kishin harruar, zemrat i kishin zbrazur nga gjithçka tjetër veç adhurimit për të Shumëdashurin…. Ah, gëzimi i atyre ditëve, dhe kënaqësia e magjepsja e atyre orëve!”39
Bahá’u’lláh-u ndenji në
Bagdad edhe shtatë vjet të tjera pas kthimit nga Sulejmani-ja. Gjatë kësaj kohe, vazhdoi ta mbante të fshehtë Pozitën e Tij si Manifestimi i Perëndisë për Ditën e sotme. Por dashuri Hyjnore vërshonte prej Tij në një shkallë të tillë sa zemrat e ndieshme nuk mund të mos prekeshin prej saj. Udhëheqja Hyjnore që Ai reveloi në biseda dhe në vargjet e tabelat e
shkruara e transformuan karakterin e Bábí-ve, që prej shumë vjetësh kishin mbetur pa bari. Këto janë vitet gjatë të cilave Ai reveloi Librin e Sigurise, ku shpjegon natyrën e Revelacionit të Perëndisë me terma kaq të qartë saqë shkatërroi themelet e dogmave të krijuara nga njerëzit në të kaluarën. Gjatë së njëjtës periudhë Bahá’u’lláh-u, duke shëtitur
brigjeve të lumit Tigër i zhytur në meditim, reveloi Fjalët e Fshehta, që na i kemi aq shumë për zemër të gjithë dhe që na shërbejnë si udhëheqje në rritjen tonë shpirtërore. Shpejtësia me të cilën këto vargje rridhnin nga Pena e Tij ishte e habitshme. Ja se si Vetë Bahá’u’lláh-u i referohet asaj periudhe fuqia krijuese të
jashtëzakonshme:
“…Revelonim si shi i rrëmbyer, me ndihmën e Perëndisë e falë Hirit e mëshirës Hyjnore të Tij, vargjet Tona, dhe i dërgonim në pjesë të ndryshme të botës. I porositnim të gjithë njerëzit, e veçanërisht këtë popull, me anë të këshillave Tona të urta e paralajmërimeve dashamirëse, dhe ua ndaluam të përziehen në rebelime, grindje, polemika e konflikte. Si rezultat i
kësaj, e me Hirin e Perëndisë, kryeneçësia e marrëzia u shndërruan në përdëllim e mirëkuptim, dhe armët u kthyen në mjete paqeje”.40
Shtatë vitet e jetës së Bahá’u’lláh-ut në Bagdad përfaqësojnë një periudhë fitoresh të madhërishme. Duhej pritur pra që, shpejt a vonë, do të vinte një krizë, e cila nga ana e saj do të kthehej në një fitore
edhe më të madhe. Prestigji gjithnjë në rritje i Bahá’u’lláh-ut nuk kaloi pa rënë në sy të armiqve të Besimit. Më aktivi midis tyre ishte njëfare Sheiku, i cili përdori çdo mjet që kishte në dorë për t’i bindur zyrtarët si të qeverisë persiane e të asaj otomane, si dhe klerin, të ngriheshin për t’iu kundërvënë Atij. Por për vite me radhë,
përpjekjet e sheikut shkuan dëm për shkak të urtisë së Bahá’u’lláh-ut e të fisnikërisë së fjalëve e të veprave të Tij.
Një herë, për shembull, ky sheik mblodhi bashkë disa nga klerikët më të shquar të rajonit, me qëllim që t’i bindte të dënonin njëzëri Bahá’u’lláh-un. Të gjithë ishin gati të shpërthenin një sulm kundër grupit të vogël të
të syrgjynosurve në Bagdad, për ta goditur Besimin në vetë zemrën e tij. Për habinë e tyre, më i shquari ndër ta, një njeri i njohur për drejtësinë e devotshmërinë e tij, refuzoi të jepte këtë dënim për Bábí-të. Ai u tha atyre që ishin mbledhur aty se, me sa dinte ai, komuniteti Bábí nuk kishte bërë asgjë që ta justifikonte këtë veprim, dhe u ngrit e
u largua nga mbledhja.
Meqënëse plani fillestar dështoi, grupi vendosi të dërgonte te Bahá’u’lláh-u një njeri të ditur dhe t’i drejtonte Atij disa pyetje për të provuar dijet e Tij. Pasi Bahá’u’lláh-u iu përgjigj të gjitha pyetjeve, i dërguari pranoi, në emër të grupit të klerikëve, gjerësinë e dijeve të Tij. Por pastaj tha se për të kënaqur
te gjithë të interesuarit për të vërtetën e Misionit te Tij, Ai duhet të bënte një mrekulli për ta. “Edhe pse ju nuk keni të drejtë të kërkoni një gjë të tillë”, u përgjigj te Bahá’u’lláh-u, “sepse është Perëndia që vë në provë shërbëtorët e Tij dhe ata nuk duhet të venë në provë Perëndinë, Unë prapëseprapë do ta lejoj e do ta pranoj
këtë kërkesë”.41 Ai megjithatë i tha të dërguarit, se klerikët duhet të zgjidhnin më parë mrekullinë që donin, dhe të shkruanin se pas kryerjes së mrekullisë nuk do të kishin më asnjë dyshim për Të, se do ta njihnin Atë e do të pranonin Vërtetësinë e Kauzës se Tij. Duhej ta vulosnin këtë dokument e t’ia sillnin Atij.
Kjo përgjigjje e qartë e
sfiduese e preku thellë të dërguarin. Ai menjëherë u ngrit, i puthi gjurin Bahá’u’lláh-ut dhe iku. Ua dorëzoi mesazhin e Bahá’u’lláh-ut grupit të klerikëve. Ata debatuan rreth tij tre ditë, por nuk morën dot ndonjë vendim. Më në fund s’u mbeti tjetër veçse ta linin mënjanë atë çështje.
Por këta armiq te paskrupull te Besimit nuk hoqën dorë
nga intrigat e tyre kundër Bahá’u’lláh-ut. Ata vazhduan të thurnin dinakëri e t’ua paraqitnin në mënyrë të shtrembër autoriteteve qëllimet e Bahá’u’lláh-ut, derisa më në fund, në pranverë të vitit 1863, përpjekjet e tyre dhanë fryt dhe një krizë e re u shfaq.
Ushtrime:
1. Në ç’gjendje ishte komuniteti Bábí kur Bahá’u’lláh-u u kthye
në Bagdad? ____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. A e kishte treguar veten të aftë Mirza Jahjai për të drejtuar komunitetin? ____________
_______________________________________________________________________
3. Ç’efekt pati mbi
Bábí-të kthimi i Bahá’u’lláh-ut? _______________________________
_______________________________________________________________________
4. Shprehni me fjalët tuaja përshkrimin e Nabilit për gjendjen e atyre që jetonin pranë Bahá’u’lláh-ut:
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Sa vjet qëndroi Bahá’u’lláh-u ne Bagdad pas kthimit nga Sulejmani-ja?
_____________
6. Përmendni dy nga veprat e Bahá’u’lláh-ut të reveluara gjatë atyre shtate viteve në Bagdad: _______________________________________________________________
_______________________________________________________________________
7. Cila është tema kryesore e Librit të Sigurisë?
__________________________________
_______________________________________________________________________
8. Ç’do të thotë shprehja “dogma te krijuara nga njerëzit”? A Mund të përmendni një a dy shembuj? _______________________________________________________________
9. Çfarë çështjesh trajtojnëFjalët e Fshehura?
____________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Bahá’u’lláh-u na thotë se me ________________________________________ e falë
Hirit e ___________________ së Tij Hyjnore, Ai ________________ vargjet e Tij si
__________________________.
b. Ai i dërgonte këto vargje
________________________________________________
____________.
c. Në këto vargje Ai _________________ të gjithë njerëzit me anë të _______________
të Tij _____________ e ____________________________ ____________________.
d. Ai ua ndaloi atyre të __________________ në ________________, ______________,
________________, e __________________.
e. Si rezultat i kësaj,
e me Hirin e Perëndisë, ___________________ e ______________
u shndërruan në __________________ e ____________________, dhe __________
u kthyen në ________________ _______.
11. Ç’efekt pati prestigji në rritje i Bahá’u’lláh-ut tek armiqtë e Besimit?
______________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Ç’do të thotë shprehja “dënim njëzëri”? ______________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Tregoni me fjalët tuaja historinë e grupit të
klerikëve dhe të të dërguarit që ata çuan te Bahá’u’lláh-u në Bagdad:
_________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Pse vendosi grupi i klerikëve të mos vazhdonte te merrej më tej me kërkesën që Bahá’u’lláh-u të bënte një mrekulli?
_________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 21
Gjatë studimeve tuaja për Besimin, do të lexoni Librin e Sigurisë dhe do të përsiatni rreth kuptimit të thellë të temave të tij të shumta. Ju, sigurisht, jeni njohur tashmë me Fjalët e Fshehura.
Ky vëllimm do të jetë shok i përhershëm për ju gjatë gjithë jetës, dhe udhërrëfimi hyjnor që përmbahet aty do të ketë një ndikim të madh në zhvillimin tuaj shpirtëror. Në këtë pikë, ndërsa reflektoni për jetën e Bahá’u’lláh-ut në Bagdad, gjatë së cilës u reveluan këto dy vëllime, mund të doni të mësoni përmendësh pasazhet e hapjes të
secilitprej tyre. Libri i Sigurisë fillon kështu:
“Askush nuk do t’i arrijë brigjet e oqeanit të të kuptuarit të vërtetë, veç atij që shkëputet nga gjithçka që është në qiell e mbi tokë. Dëlirini shpirtrat tuaj, o ju popuj të botës, që të mund të arrini atë rang që Perëndia ka caktuar për ju dhe të hyni kështu në tempullin që, sipas porosive të
Providencës, është ngritur në qiellin e Bajanit [Bayán]”.42
Dhe pasazhi i hapjes se Fjalëve te Fshehta thote:
“Kjo është ajo që ka zbritur prej mbretërisë së lavdisë, e folur nga gjuha e fuqisë dhe e forcës, e që u është reveluar Profetëve të së shkuarës. Ne kemi marrë thelbin e brendshëm të saj dhe i kemi veshur rrobën e shkurtësisë, si
shenjë të hirit ndaj të drejtëve, që ata t’i qëndrojnë besnikë Besëlidhjes së Perëndisë, t’i përgjigjen plotësisht besimit të Tij në jetën e tyre dhe të fitojnë në mbretërinë e shpirtit margaritarin e virtytit Hyjnor”.43
PJESA 22
Aty nga fundi i qëndrimit të Tij në Bagdad, Bahá’u’lláh-u filloi t’u referohej herë pas here sprovave e
vështirësive që i pritnin. Një ëndërr që u tregoi një herë miqve shkaktoi ankth të madh tek ata. “Pashë”, shkruan Ai në një Tabelë, “Profetët dhe Lajmëtarët të mblidhen e të ulen rreth Meje, duke rënkuar, qarë e vajtuar me të madhe. I habitur u kërkova arsyen; pas kësaj rënkimet e vaji i tyre u shtuan më tej dhe më thanë: ‘Ne qajmë për Ty, O
Misteri Më i Madh, O Tempull i Pavdekësisë!’ Qanin me aq ngashërim sa fillova të qaja edhe Unë bashkë me ta. Në këtë kohë, Tubimi i epërm m’u drejtua Mua duke thënë: ‘… Së shpejti Ti do të shohësh me sytë e Tu atë që asnjë Profet nuk e ka parë… Bëj durim! Bëj durim’ … Ata vazhduan të më flasin tërë natën deri afër agimit”.44
Në fillim
të pranverës së vitit 1863, Ai reveloi Tabelën e Detarit të Shenjtë, e cila, me gjuhë mistike, paralajmëronte ngjarjet e ardhme dhe bënte fjalë për tradhti e ndarje. Kjo Tabelë iu lexua miqve të mbledhur në praninë e Tij më 26 mars. Oqeane hidhërimi vërshuan në zemrat e tyre kur e kuptuan se po ua merrnin Bahá’u’lláh-un. Po atë ditë, një lajmës i solli
Bahá’u’lláh-ut një njoftim se Atij i kërkohej një takim me Guvernatorin e Bagdadit. Të nesërmen, Bahá’u’lláh-ut iu paraqit një letër e kryeministrit të Perandorisë Otomane drejtuar Guvernatorit, e formuluar me shumë mirësjellje, që e ftonte Bahá’u’lláh-un të udhëtonte për në kryeqytetin otoman, Kostandinopojë. Një shpurë kalorësish do ta shoqëronte
për Ta mbrojtur. Bahá’u’lláh-u e pranoi menjëherë kërkesën, por refuzoi të pranonte paratë e ofruara nga qeveria për udhëtimin. Përfaqësuesi i guvernatorit nguli këmbë që Ai t’i pranonte paratë, duke thënë se autoritetet do të fyheshin po të mos e bënte këtë. Më në fund, Ai e mori shumën bujare dhe ua shpërndau menjëherë të varfërve të qytetit.
Lajmi i mërgimit të Bahá’u’lláh-ut nga Bagdadi e tronditi komunitetin Bábí. Miqtë i pushtoi hidhëimi, dhe në fillim askush nuk ishte në gjendje të flinte as të hante. Por pak nga
pak u qetësuan nga fjalët e ngrohta e e të dashura të Bahá’u’lláh-ut dhe u pajtuan me faktin që pjesa më e madhe e tyre nuk do kishin fatin ta shoqëronin Atë në etapën tjetër të mërgimit të Tij. Si shenjë të dashurisë së Tij, Ai shkroi me dorën e Vet nga një Tabelë për secilin prej miqve që jetonin në qytet – burrë, grua apo fëmijë.
Në
afërsi të Bagdadit ishte një kopsht shumë i bukur plot me trëndafila, dhe trëndafilat ishin lulja e preferuar e Bahá’u’lláh-ut. Në mëngjesin e 22 prillit 1863, Ai la qytetin dhe hyri në atë kopsht. Besimtarët, dhe me të vërtetë një numër i madh banorësh të Bagdadit ishin shumë të mërzitur. Komuniteti Bábí, krejt i ringjallur nga përkujdesja e ngrohtë e
Bahá’u’lláh-ut, kishte hyrë tashmë në një krizë të re. Cili do të ishte fati i këtij Besimi të ri, Shpresa e vetme e të cilit po syrgjynosej në një vend aq larg pasuesve të tij? Përgjigja që i priste ata Bábí zemërthyer që u mblodhën për t’i dhënë Atij lamtumirën qe diçka e mahnitshme. Bahá’u’lláh-u do të griste perdet që fshihnin Rangun e Tij të
vërtetë nga sytë e njerëzve dhe do të shpallte hapur se Ai ishte i Premtuari i të gjitha kohëve.
Bahá’u’lláh-u qëndroi në kopshtin, që sot njihet si Kopshti i Ridvanit, për 12 ditë para se të nisej për në Kostandinopojë. Armiqtë e Tij ishin përpjekur t’i jepnin një goditje fatale Kauzës se Tij, duke e ndarë Atë nga shumica e besimtarëve të Vet. Por
Perëndia e ktheu lamtumirën në një rast gëzimi të pamatë. Shpallja e Misionit të Tij u dha jetë të re shpirtrave të shokëve te Tij. Kjo ishte Dita e Ditëve për të cilën i kishte përgatitur Báb-i. Vetë Bahá’u’lláh-u ka thënë se në atë Ditë: “të gjitha gjërat e krijuara u zhytën në detin e dëlirjes”.45
Për fat të keq, dihet shumë pak
për hollësitë e bisedave që Bahá’u’lláh-u zhvilloi me vargun e vizitorëve që priti në Kopshtin e Ridvanit. Fjalët e mëposhtme të historianit Nabil s’na japin veçse një vezullim fare të shkurtër të lavdisë së atyre ditëve:
“Çdo ditë, që para agimit, kopshtarët këpusnin trëndafilat e mbjellur përgjatë katër rrugicave të kopshtit dhe i
grumbullonin në qendër të tendës së Tij të bekuar. Kaq i madh ishte pirgu i tyre sa kur shokët e Tij mblidheshin për të pirë çajin e mëngjesit në praninë e Tij, nuk e shihnin dot njëri-tjetrin përballë. Të gjithë këta trëndafila, Bahá’u’lláh-u me dorën e Tij ua besonte atyre që i niste nga prania e Vet çdo mëngjes për t’ua dorëzuar nga ana e Tij miqve arabë
e persianë në qytet… Një natë, natën e nëntë të hënës në rritje, ndodhi që unë të isha ndër ata që ruanin jashtë tendës së Tij të bekuar. Ndërsa po afrohej mesnata, e pashë Atë që doli nga tenda, kaloi pranë vendeve ku po flinin disa nga shokët e Tij, dhe filloi të shëtiste lart e poshtë nëpër rrugicat e kopshtit të rrethuara nga lulet e të
ndriçuara nga hëna. Kaq e fortë ishte kënga e bilbilave nga çdo anë, saqë vetëm ata që ishin pranë Tij mund të dëgjonin dallueshëm zërin e Tij. Vazhdoi të ecte derisa, duke u ndalur në mes të njërës prej rrugicave, tha: ‘Shihini këta bilbila. Kaq e madhe është dashuria e tyre për këta trëndafila, saqë pa fjetur nga muzgu deri në agim, këndojnë meloditë e tyre
dhe komunikojnë me pasion të zjarrtë me objektin e adhurimit të tyre. Atëherë, si mund t’i zerë gjumi ata që thonë se digjen nga zjarri i bukurisë së trëndafiltë të të Shumëdashurit?’ Për tre netë me radhë, ruajta dhe i rashë rreth e qark tendës së Tij të bekuar. Sa herë që kaloja pranë shtratit ku shtrihej, e gjeja zgjuar, dhe çdo ditë, nga mëngjesi
deri kur errej, e shihja vazhdimisht duke biseduar me vargun e vizitorëve që vinin papushim nga Bagdadi. As edhe një herë nuk munda të gjeja në fjalët që thoshte qoftë edhe një gjurmë tinëzie”.46
Në kohën e sotme, Bahá’ít e gjithë botës festojnë dymbëdhjetë ditët nga 21 prilli deri më 2 maj si Festën e Ridvanit, festa më e shenjte e më domethënëse
nga të gjitha festat Bahá’í.
Ushtrime:
1. Tregoni me fjalët tuaja ëndrrën e Bahá’u’lláh-ut nga fundi i qëndrimit te Tij ne Bagdad.
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Cila ishte domethënia e ëndrrës? ____________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Kur e reveloi Bahá’u’lláh-u Tabelën e
Detarit të Shenjtë? ________________________
_______________________________________________________________________
4. Çfarë paralajmëronte Tabela e Detarit të Shenjtë? ______________________________
_______________________________________________________________________
5. Çfarë i solli Bahá’u’lláh-ut lajmësi i qeverisë ate ditë qe Tabela iu lexua
miqve? ______
_______________________________________________________________________
6. Çfarë iu paraqit Bahá’u’lláh-ut të nesërmen? ___________________________________
_______________________________________________________________________
7. Ku kishte vendosur qeveria ta dërgonte Bahá’u’lláh-un?
_________________________
_______________________________________________________________________
8. Përse qeveria kishte vendosur ta largonte Atë nga Bagdadi? ______________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Ç’bëri Bahá’u’lláh-u me shumën e parave qe qeveria i ofroi për
udhëtimin? __________
_______________________________________________________________________
10. Si reaguan miqtë kur dëgjuan lajmin e largimit së shpejti të Bahá’u’lláh-ut? _________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Ç’bëri
Bahá’u’lláh-u si shenjë të dashurisë së Tij për miqtë? ______________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Me ç’emër njihet tani kopshti ku Bahá’u’lláh-u shpalli Misionin e Tij?
¬ _____________
_______________________________________________________________________
13. Sa ditë ndenji Ai në atë kopsht? ____________________________________________
14. Duke iu referuar atyre ditëve të lavdishme të qëndrimit të Bahá’u’lláh-ut në Kopshtin e Ridvanit, Nabili na tregon:
a. “Çdo ditë, që para agimit, kopshtarët ________________
______________________
_____________________________________________________________________
________________ dhe i ________________________________________________
_______________________________________________.
b. Kaq i madh ishte pirgu i tyre sa kur shokët e Bahá’u’lláh-ut ____________________
_________________________________________ në praninë e Tij, nuk
__________
_________________________________________________.
c. Të gjithë këta trëndafila, Bahá’u’lláh-u me dorën e Tij, ua besonte atyre që i niste nga
prania e Vet çdo mëngjes për t’ua dorëzuar nga ana e Tij _______________________
______________________________________.
d. Një natë, ndodhi që Nabili të ishte ndër ata që
________________________________
________________________________________________.
e. Ndërsa po afrohej mesnata, Nabili e pa Bahá’u’lláh-un që doli __________________,
kaloi pranë ___________________________________________________________
________________________, dhe filloi të _________________________________
_______________________________________________ kopshtit.
f. Kaq e
fortë ishte _______________________________________________________,
saqë vetëm ata që ishin pranë Bahá’u’lláh-ut mund të _________________________
________________________________.
g. Bahá’u’lláh-u vazhdoi të ecte derisa, _______________________________________
____________________________________________________. Ai tha: ‘shihini këta
______________________. Kaq e madhe është __________________ e tyre për këta
___________________, saqë _________________ nga __________ deri në _______,
ata __________________________________ e tyre dhe _______________________
me __________________________________________________________________
__________________ të tyre. Atëherë, si
mund ___________________________ ata
që __________ se ____________ nga ______________________________________
______________________ të të __________________________?’
h. Për tre netë me radhë, Nabili _____________________________________________
_______________________________________________________.
i. Sa herë që Nabili kalonte pranë shtratit
ku shtrihej Bahá’u’lláh-u, e _______________
____________, dhe çdo ditë, ____________________________________________,
s shihte ______________________________________________________________
____________________________________________________________.
j. As edhe një herë Nabili nuk mundi të gjente në fjalët që thoshte Bahá’u’lláh-u _____
________________________________.
15. Çfarë kishin shpresuar të arrinin armiqtë e Besimit duke e ndarë Bahá’u’lláh-un nga shumica e besimtarëve, dhe përkundrazi çfarë deshi
Perëndia?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
16. Çfarë feste kremtojmë ne në kohën e sotme si përvjetor të Shpalljes së Misionit te Bahá’u’lláh-ut?
__________________________________________________________
17. Sa zgjat Festa e Ridvánit dhe në ç’data kremtohet?
_______________________________________________________________________
18. Tani që keni përfunduar studimin për syrgjynosjen e Bahá’u’lláh-ut nga Irani ne Irak, përgatisni dhe bëni një bisedë të shkurtër për këtë periudhë të jetës së
Tij.
PJESA 23
Më poshtë jane disa pasazhe të një Tabele të reveluar nga Bahá’u’lláh-u. Lexojini me zjarr me zë të lartë. Gjatë leximit, sillni ndërmend Deklarimin e Bahá’u’lláh-ut në Kopshtin e Ridvanit dhe le t’ju mbushin zemrën me gëzim Fjalët e Tij.
“Pranvera Hyjnore ka ardhur, O Pena Më e Lavdëruar, sepse Festa e Mëshirëplotit po afrohet me
shpejtësi. Çohu dhe lartëso para gjithë krijimit emrin e Perëndisë, dhe thuri lavde Atij, në mënyrë që të gjitha gjërat e krijuara të rilindin e përtërihen. Fol e mos pusho. Ylli i ditës i lumturisë shkëlqen mbi horizontin e emrit Tonë, Fatlumit, sepse mbretëria e emrit të Perëndisë është stolisur me ornamentin e Zotit Tënd, Krijuesit të Qiejve. Çohu para
kombeve të tokës dhe armatosu me fuqinë e Emrit Më të Madh, dhe mos ji ndër ata që vonojnë…
“A mundesh ti, O Penë, të zbulosh ndonjë tjetër veç Meje në këtë Ditë? Ç’ka ndodhur me krijimin e me manifestimet e tij? Po me emrat e me mbretërinë e tyre? Ku kanë shkuar të gjitha gjërat e krijuara, të dukshme ose të padukshme? Ç’ka ndodhur me sekretet e
fshehura të Gjithësisë e me revelacionet e saj? Ja, gjithë krijimi është zhdukur! Asgjë s’ka mbetur veç Fytyrës Sime, të Përherëpranishmit, të Shndritshmit, Lavdiplotit.
“Kjo është Dita në të cilën asgjë nuk mund të shihet, veç vezullimeve të Dritës që shkëlqen në fytyrën e Zotit Tënd, të Hirshmit, Bujariplotit. Me të vërtetë, Ne kemi bërë
që çdo shpirt të shuhet përmes sovranitetit Tonë të papërballueshëm e gjithënënshtrues. E pastaj kemi thirrur në jetë një krijim të ri, si shenjë të dashamirësisë Sonë për njerëzit. Unë jam, me të vërtetë, Bujariploti, i Lashti i Kohëve...
“Thuaj: Kjo është Parajsa, në gjethnajën e së cilës nektari i fjalës ka skalitur dëshminë: ‘Ai që
ishte i fshehur nga sytë e njerëzve është shfaqur, i veshur me sovranitet e fuqi!’ Kjo është Parajsa, fëshfërima e gjetheve të së cilës shpall: ‘O ju që banoni në qiej e mbi tokë! Është shfaqur ajo që kurrë më parë nuk qe shfaqur. Ai Që në përjetësi e kishte fshehur Fytyrën e Tij nga sytë e krijimit, tani ka ardhur’. Nga pëshpërima e flladit që fryn
midis degëve vjen thirrja: ‘Ai që është Zoti sovran i gjithçkaje u shfaq. Mbretëria është e Perëndisë’, ndërsa nga ujërat që rrjedhin mund të dëgjohet murmurima: ‘Të gjithë sytë janë gëzuar, sepse Ai Që askush s’e ka soditur, sekretin e të Cilit askush nuk e ka zbuluar, e ka ngritur perden e lavdisë dhe ka zbuluar pamjen e Bukurisë’.
“Brenda
kësaj parajse dhe nga lartësitë e dhomave të saj më të zgjedhura, Shërbyeset e Qiellit kanë thirrur me zë të lartë: ‘Gëzohuni, o banorë të mbretërive të epërme, sepse gishtat e Atij Që është i Lashti i Kohëve po i bien, në emër të Lavdiplotit, Këmbanës Më të Madhe mu në zemër të qiejve. Duart e bujarisë kanë çuar përqark gotën e jetës së pasosur.
Afrohuni dhe pini pa kursim. Pini me ëndje të shëndetshme, O ju që jeni mishërimi vetë i mallit, ju që jeni vetë mishërimi i dëshirave të papërmbajtshme!’”47
PJESA 24
Bahá’u’lláh-u, familja e Tij, dhe grupi i vogël i besimtarëve që i shoqëronin qëndruan në Kostandinopojë vetëm katër muaj. Qeveria Persiane vazhdonte nga larg
përndjekjen e Atij që tani e shihte në mënyrë të qartë si udhëheqësin e lëvizjes Bábí. Ambasadori i saj në oborrin e Sulltanit, sundimtarit të Perandorisë Otomane, ndërmori një fushatë sistematike kundër Bahá’u’lláh-ut. Mjedisi në të cilin jetonin sulltani, ministrat e tij dhe oborrtarët e tjerë, ishte një mjedis tradhtish, intrigash e hipokrizie.
Bahá’u’lláh-u refuzoi të kishte të bënte me këta njerëz pa vlerë. Ky veçim ia bëri edhe më të lehtë ambasadori persian t’ua mbushte mendjen autoriteteve me akuza e gënjeshtra. Përpjekjet e tij të pareshtura patën efekt dhe më në fund u lëshua një urdhër që e syrgjynoste Bahá’u’lláh-un në qytetin e Adrianopojës, edhe më larg kufirit persian.
Përgjigjja e
Bahá’u’lláh-ut ndaj urdhrit ishte një akt i jashtëzakonshëm kurajoje. Ai menjëherë reveloi një Tabelë të gjatë drejtuar vetë Sulltanit, në të cilën qortonte atë dhe ministrat e tij dhe nxirrte në shesh papjekurinë e pazotësinë e tyre. Tabela iu dorëzua kryeministrit në një zarf të vulosur. Thuhet se kur ai e hapi letrën e filloi ta lexonte, u zbeh dhe tha:
“Është sikur Mbreti i Mbretërve të nxjerrë një urdhër për më të përunjurin mbret vasal të tij për t’i ndrequr sjelljen”.48
Udhëtimi dymbëdhjetë ditësh nga Kostandinopoja në Adrianopojë ishte shumë i vështire për Bahá’u’lláh-un dhe familjen e Tij, që ishin tani në syrgjynosjen e tretë. Ishte dhjetor dhe moti ishte shumë i ftohtë. Shumë nga
syrgjynët nuk kishin rrobat e nevojshme për këtë klimë. Edhe për të marrë pak ujë nga burimet gjatë rrugës, u duhej të ndiznin zjarre për të shkrirë akullin.
Bahá’u’lláh-u hyri në Adrianopojë më 12 dhjetor 1863 dhe qëndroi në atë qytet gjithsej katër vjet e gjysmë. Kjo ishte një periudhë tjetër krizash të dhimbshme e fitoresh të shkëlqyeshme.
Ndërsa ndikimi i Bahá’u’lláh-ut rritej, zjarri i xhelozisë digjej më me forcë në zemrën e Mirza Jahjait. Ai doli gjithnjë e më hapur në kundërvënien e tij ndaj Bahá’u’lláh-ut dhe bëri ç’kishte në dorë që t’i parandalonte Bábí-të të mos pranonin Manifestimin e Perëndisë për këtë Ditë. Vështirësitë që ai shkaktoi jo vetëm prekën vetë
komunitetin, por edhe u dhanë armiqve të jashtëm të Besimit armë për të ndërmarrë sulme të mëtejshme kundër Bahá’u’lláh-ut e pasuesve të Tij. Tradhtia e Mirza Jahjait dukej se nuk njihte kufij. Ai madje vendosi ta helmonte Bahá’u’lláh-un dhe thuri plane e u përpoq derisa ia arriti qëllimit. Efekti i helmit te Bahá’u’lláh-u qe i rëndë, dhe megjithëse u
shërua, deri në fund të jetës kishte dridhje të dorës.
Adrianopoja, sigurisht, nuk do të kujtohet për veprimet e turpshme te Mirza Jahjait, por për fitoret e mëdha që Bahá’u’lláh-u arriti në atë qytet. Pikërisht prej andej Bahá’u’lláh-u dërgoi shumë nga Tabelat e Tij drejtuar mbretërve e sundimtarëve të botës dhe shpalli botërisht Besimin e Tij.
Kjo shpallje publike ishte faza e tretë e një procesi gradual përmes të cilit Misioni i Bahá’u’lláh-ut iu bë i ditur njerëzimit. Faza e parë filloi në burgun e nëndheshëm të
Sijah-Çalit në Teheran, kur Shpirti Hyjnor iu revelua Bahá’u’lláh-ut dhe e njoftoi Atë se ishte bartësi i Mesazhit të Perëndisë për kohën e sotme.. Megjithëse lindja e Revelacionit të Tij mbeti e panjohur për një dhjetëvjeçar të tërë, kjo, ashtu si agimi, shkundi shpirtrat e përgjumur, duke zgjuar hap pas hapi ata që zotëronin aftësi perceptuese e duke i
përgatitur për të njohur Bahá’u’lláh-un. Faza e dytë nisi në kopshtin e Ridvanit, ku Ai u shpalli Misionin e Vet disa prej besimtarëve që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën. Tani një numër i vogël shpirtrash të favorizuar ishin në dijeni të Pozitës së Tij. Faza e tretë ishte shpallja botërisht e Misionit te Tij. Ajo Filloi në Kostandinopojë, mori një
përshpejtim të konsiderueshëm në Adrianopojë, dhe arriti pikën më të lartë të fuqisë në ‘Akká, vendi tjetër e përfundimtar i syrgjynosjes së Tij.
Ushtrime:
1. Sa kohë ndenji Bahá’u’lláh-u në Kostandinopojë?
2. Përse qëndrimi i Tij atje qe aq i
shkurtër? _____________________________________
_______________________________________________________________________
3. Ç’do të thotë fjala “veçim”? ________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Përse nuk u përzie Bahá’u’lláh-u me oborrin e Sulltanit?
________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Për ku u dëbua Ai pas kësaj? _______________________________________________
6. Përse Qeveria Persiane donte ta dërgonte Atë sa më larg kufijve të saj?
_____________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
7. Ç’bëri Bahá’u’lláh-u kur mori lajmin e dëbimit të mëtejshëm të Tij? ________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Ç’tha kryeministri kur lexoi letrën e Bahá’u’lláh-ut? ____________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Kur mbërriti Bahá’u’lláh-u në
Adrianopojë? ___________________________________
10. Sa kohë ndenji Ai në atë qytet? _____________________________________________
11. Cila ishte ngjarja më e rëndësishme që u zhvillua në Adrianopojë?
________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Nëpër sa faza kaloi shpallja e Misionit të Bahá’u’lláh-ut njerëzimit ? _______________
_______________________________________________________________________
13. Cila ishte faza e parë? ____________________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Cila ishte faza e dytë?
____________________________________________________
_______________________________________________________________________
15. Cila ishte faza e tretë? ____________________________________________________
_______________________________________________________________________
PJESA 25
Kundërvënia e hapur e Mirza Jahjait ndaj Bahá’u’lláh-ut në
Adrianopojë shkaktoi shqetësim të madh midis besimtarëve, shumë prej të cilëve sapo kishin filluar të kapnin një shkëndijë të Pozitës së Bahá’u’lláh-ut. Kjo u dha armiqve të Kauzës, që kishin pas vetes pushtetin e dy qeverive – persiane dhe otomane – , rastin e nevojshëm për t’i dhënë një goditje tjetër Besimit të sapolindur të Perëndisë. Një
mëngjes, papritur shtëpia e Bahá’u’lláh-ut u gjend e rrethuar me ushtarë dhe gjithsecilit i thanë të përgatitej për t’u nisur menjëherë. Për njëfarë kohe askush nuk e dinte ku do të shkonin. Frika më e madhe e shumë syresh ishte se mos i ndanin nga i Shumëdashuri i tyre, sepse poshtë e lart dëgjoheshin fjalë se Bahá’u’lláh-un dhe familjen do ta syrgjynosnin
në një vend, ndërsa të tjerët do t’i detryronin të shpërndaheshin. Më në fund u mor vesh se Bahá’u’lláh-u do të syrgjynosej në qytetin-burg të ‘Akká-s dhe Mirza Jahjai në ishullin e Qipros. Shumë nga syrgjynët, si ndonja shtatëdhjetë, u dërguan në ‘Akká, duke përfshirë dy nga mbështetësit më të mbrapshtë të Mirza Jahjait. Nga ana tjetër,
katër nga shokët e Bahá’u’lláh-ut u syrgjynosën me grupin e Mirza Jahjait në Qipro.
Bahá’u’lláh-u dhe familja e Tij u lrguan nga Adrianopoja më 12 gusht 1868 dhe, pas një udhëtimi të vështirë nëpër tokë e me det, arritën në ‘Akká më 31 gusht. Banorët e ‘Akká-s ishin mësuar me ardhjen e të burgosurve, sepse qyteti përdorej nga otomanët si vend
internimi për kriminelë e elementë turbullues. Këtë radhë atyre iu tha se të ardhurit ishin armiq të shtetit, të Perëndisë dhe të Fesë së Tij. Sulltani kishte urdhëruar që ata të mbaheshin në izolim të rreptë, dhe ai së bashku me ministrat e tij kishin shprehur shpresën që kushtet e rënda te ‘Akká-s do të çonin më në fund në asgjësimin e tyre. Urdhri i
sulltanit ishte lexuar publikisht në xhami, dhe të gjithë e kishin kuptuar që këta persianë ishin dënuar me burgim të përjetshëm e që shoqërimi me ta ishte rreptësisht i ndaluar.
Pasi zbritën nga anija në ‘Akká, syrgjynët i çuan te barakat ushtarake, një pjesë e të cilave do të ishte burgu i tyre. Natën e parë atyre nuk u dhanë për të ngrënë e për
të pirë, dhe më pas secilit iu caktuan tre copa bukë të një cilësie të keqe në ditë. Brenda një kohe të shkurtër, te gjithë, me përjashtin të dy vetave, u sëmurën, dhe tre prej tyre vdiqën. Rojet refuzuan t’i varrosnin të vdekurit pa ua paguar shpenzimet e nevojshme. Atëherë shitën një copë qilim të vogël që Bahá’u’lláh-u e përdorte për të thënë
lutjet, dhe paratë ua dhanë rojeve. Më vonë u mësua se ata nuk e kishin mbajtur fjalën dhe i kishin varrosur të vdekurit pa i larë, pa i veshur dhe pa qefin, ndonëse atyre u qe dhënë dyfishi i parave që nevojiteshin për varrimin.
Edhe pse kushtet e burgimit gradualisht u përmirësuan, vitet e para në ‘Akká ishin një periudhë vuajtjesh të thella për
Bahá’u’lláh-un. Ato që pat hequr në Sijah-Çal i ishin shkaktuar Atij vetëm nga armiqtë e jashtëm të Besimit. Kurse telashet në Adrianopojë kishin karakter të brendshëm. Kriza e atyre viteve të para në ‘Akká ishte gjithsesi rezultat i përpjekjeve të armiqve të jashtëm e të brendshëm të Besimit. Vetë Bahá’u’lláh-u i është referuar asaj periudhe me fjalë
të tilla:
“Dije se me të arritur në atë Vend, Ne vendosëm ta quanim atë ‘Burgu Më i Madh’. Edhe pse më parë qemë lidhur me zinxhirëe vargonj në një tokë tjetër, prapëseprapë Ne nuk e quajtëm atë me këtë emër. Thuaj: mendoju për këtë, O ti që ke dhuntinë e të kuptuarit!”49
Megjithë urdhrin e sulltanit që askush të mos shoqërohej me
Bahá’u’lláh-un dhe familjen e Tij, një numër besimtarësh nga Persia morën rrugën e gjatë për në ‘Akká, shpesh herë në këmbë, me shpresën se do t’i lejonin të hynin në praninë e Tij. Kur mbërrinin, këta shpirtra të devotshëm, duke mos pasur mundësi të afroheshin tek Ai, qëndronin në njëfarë largësia përballë burgut, dhe kënaqeshin duke parë
qoftë edhe për një çast figurën e Tij përmes hekurave të dritares së qelisë. Një përshëndetje e Dorës së Tij të bekuar ishte një shpërblim i mjaftueshëm për muaj të tërë udhëtimi, dhe shumica merrnin rrugën e kthimit në shtëpi, mirënjohës për dhuratën që kishin marrë.
Ngjarja më tragjike e kësaj periudhe ishte vdekja e papritur e djalit të
Bahá’u’lláh-ut, Mirza Mehdiut (Mírzá Mihdí), që njihet si Dega më e Pastër. Një mbrëmje ai ishte në tarracën e barakave, duke ecur tutje-tëhu i përqendruar në lutje e përsiatje, kur ra nga një baxhë mbi një arkë druri një kat më poshtë. Iu thyen brinjët dhe ndonëse thirrën një mjek, nuk qe e mundur të bëhej gjë. Brenda 22 orësh ai vdiq. Para se të
ndërronte jetë, Bahá’u’lláh-u e pyeti Degën më të Pastër çfarë dëshironte. Ai u përgjigj: “Dua që njerëzit e Baháit të mund të arrijnë në praninë Tënde”. “Kështu do të bëhet,” tha Bahá’u’lláh-u; “Perëndia do të ta plotësojë dëshirën”.50
Ndonëse vuajtjet e Bahá’u’lláh-ut në burgun e ‘Akká-s ishin shumë rënda, duhet të
sjellim ndërmend se internimi i Tij atje ishte përmbushja e profecive të së shkuarës. Pikërisht në ‘Akká Dielli i së Vërtetës do të ndriçonte për njëzet e kastër vjet me shkëlqim të plotë. Gjatë kësaj periudhe, duke vizituar Malin Karmel në Haifa aty pranë, Bahá’u’lláh-u i tregoi ‘Abdu’l-Bahá-it vendin ku do të ndërtohej më vonë Varri i Shenjte i
Báb-it. Vendi i prehjes së Atij vetë afër ‘Akká-s, do të bëhej Vendi Më i Shenjtë mbi tokë dhe Kibla (Qiblih) e njerëzve të Baháit. Në afërsi të Varrit të Shenjtë të Báb-it, do të vendosej Selia e Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Qytetet binjake të Haifa-së e ‘Akká-s do të bëheshin qendra botërore shpirtërore e administrative e Besimit
Bahá’í. Bahá’u’lláh-u kishte bërë një herë aluzion për internimin e Tij në ‘Akká në një Tabelë, ku thuhet: “Kur mbërritëm, u përshëndetëm me flamurë drite, pastaj Zëri i Shpirtit thirri duke thënë: ‘Së shpejti të gjithë ata që jetojnë mbi tokë do të rreshtohen nën këta flamurë’.”51
Ushtrime:
1. Si e shfrytëzuan armiqtë e Besimit në
favor të tyre shqetësimin e shkaktuar nga Mirza Jahja-i? ________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Ku u syrgjynos pas kësaj Bahá’u’lláh-u? ______________________________________
3. Ku u dërgua Mirza Jahja-i?
_________________________________________________
4. Sa veta e shoqëruan Bahá’u’lláh-un në ‘Akká? _________________________________
5. Si mendoni, përse disa nga pasuesit e Bahá’u’lláh-ut u dërguan në Qipro me Mírzá Yahyá-ne, ndërsa dy nga mbështetësit e Jahjait u dërguan në ‘Akká?
_______________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Në ç’datë u nis Bahá’u’lláh-u nga Adrianopoja? _______________________________.
7. Në ç’datë mbërriti në ‘Akká? ______________________________________________
8. Ç’urdhra kishte dhënë sulltani lidhur me burgosjen e Bahá’u’lláh-ut dhetë besimtarëve që e sgoqëronin?
_________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Si ua bënë të ditur këta urdhra popullit të ‘Akká-s? _____________________________
_______________________________________________________________________
10. Ku i çuan Bahá’u’lláh-un dhe shokët e Tij me të mbërritur në
‘Akká? ______________
_______________________________________________________________________
11. Përshkruani me fjalët tuaja kushtet e ditëve të para të burgimit të tyre:
______________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Ç’emër i vuri Bahá’u’lláh-u ‘Akká-s? ¬ ________________________________________
13. Cila ishte ngjarja më tragjike që ndodhi gjatë viteve të para në ‘Akká?
______________
_______________________________________________________________________
14. Përshkruani me fjalët tuaja rrethanat e vdekjes së Degës më të Pastër:
_______________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
15. Sa vjet qëndroi Bahá’u’lláh-u në ‘Akká e rrethinat e saj? _________________________
16. Ç’do të thotë fjala “kibla”?
_________________________________________________
17. Cila është Kibla e njerëzve të Baháit dhe ku ndodhet? ___________________________
_______________________________________________________________________
18. Çfarë i tregoi Bahá’u’lláh-u ‘Abdu’l-Bahá-it ndërsa vizitonin Malin Karmel ne Haifa? __
_______________________________________________________________________
19. Ku
ndodhet selia e Shtëpisë Universale të Drejtësisë? ___________________________
_______________________________________________________________________
20. Ku ndodhet qendra botërore shpirtërore e administrative e Besimit Bahá’í? ___________
_______________________________________________________________________
21. Në ç’rrethana e bënin rrugën për në
‘Akká pelegrinët e parë?
______________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
22. A e dini se ç’bëjnë sot pelegrinët kur vizitojnë Haifa-në dhe ‘Akká-n? Mund t’i kërkoni ndonjërit prej miqve në komunitetin tuaj që ka qene pelegrin në Tokën e Shenjtë t’ju tregojë për këtë.
PJESA 26
Në ‘Akká Bahá’u’lláh-u vazhdoi shpalljen universale. Këtu janë
disa pasazhe që Ai u drejtoi nga Adrianopoja dhe ‘Akká mbretërve dhe sundimtarëve të botës:
Perandorit Francez, Napoleonit III:
“O mbret i Parisit! I thuaj priftit të mos u bjerë më këmbanave. Për Perëndinë, Të Vërtetin! Këmbana Më e Fuqishme është shfaqur në formën e Atij që është Emri Më i Madh…”52
Carit të Rusisë, Nikollajeviç
Aleksandrit II:
“Ngrihu midis njerëzve në emër të kësaj Kauze gjithënënshtruese, dhe pastaj ftoji kombet drejt Perëndisë, të Lartësuarit, të Madhit”.53
Mbretëreshës Viktoria të Anglisë:
“Lëre mënjanë dëshirën tënde, dhe ktheje zemrën ndaj Zotit tënd, të Lashtit të Kohëve. Ne të përmendim ty për hir të Perëndisë, dhe
dëshirojmë që emri yt të lartësohet duke të kujtuar Perëndia, Krijuesi i tokës e i qiellit”.54
Mbretit të Prusisë, Uiljamit I (William I):
“Bëj kujdes që kryelartësia të mos të të pengojë të njohësh Agimin e Revelacionit Hyjnor, që dëshirat tokësore të mos të të veçojnë si një perde nga Zoti i Fronit atje lart e të tokës këtu
poshte”.55
Perandorit Austriak, Franc-Jozefit:
“Hapi sytë, që të mund të shohësh këtë Vizion të lavdishëm, të njohësh Atë që e ke thirrur me lutje ditën e natën, dhe të soditësh Dritën që shkëlqen mbi këtë Horizont të ndriçuar”.56
Sulltan Abdul Azizit të Perandorisë Otomane:
“Mos e lër mënjanë frikën e Perëndisë dhe ji ndër ata që
veprojnë me drejtësi. Mblidhi rreth vetes ata ministra tek të cilët mund të nuhatësh aromen e besimit e të drejtësisë, këshillohu me ta, dhe merr atë që është më e mira në sytë e tu, e ji ndër ata që veprojnë me bujari .”57
Naser Din Shahut të Persisë:
“Ne lutemi që me mirësinë e Tij – lartësuar qoftë Ai –përmes këtij burgimi Ai të
çlirojë qafat e njerëzve nga zinxhirët e vargonjtë, dhe të bëjë që ata, me fytyra të sinqerta, të kthehen ndaj Fytyrës së Atij që është i Fuqishmi, Bujari. I gatshëm është Ai t’i përgjigjet kujtdo që e thërret, dhe pranë i ndodhet cilitdo që komunikon shpirtërisht me Të”.58
Sundimtarëve të Amerikës dhe Presidentëve të Republikave te
saj:
“Ngjiteni të thyerin me duart e drejtësisë, dhe dërrmojeni shtypësin që i shkon mbroth, me shkopin e porosive të Zotit tuaj, Urdhëruesit, Urtiplotit”.59
Papes Piu IX:
“Bota që Biri e fshehu është shfaqur. Ajo është dërguar këtu poshtë në formën e tempullit njerëzor në këtë ditë. Bekuar qoftë Zoti Që është Ati! Ai, me të vërtetë, u ka
ardhur kombeve me madhështinë e Tij më të madhe”.60
Gjithë turmës së murgjve të Kishës së Krishterë:
“O turmë murgjish! Mos u mbyllni në kisha e manastire. Dilni me lejen Time, dhe merruni me atë që do t’u sjellë përfitim shpirtrave tuaj e shpirtrave të njerëzve”.61
PJESA 27
Katër muaj pas vdekjes së papritur të Degës më të
Pastër, u desh që Bahá’u’lláh-u dhe shokët e Tij të hiqeshin nga barakat që të hapej vend për disa trupa ushtarake. Atë dhe familjen i vendosën përkohësisht në disa shtëpi, dhe më në fund i çuan në shtëpinë që sot njihet si shtëpia e Abudit (‘Abbúd). Ata vazhdonin të mbaheshin nën vëzhgim dhe i rrethonte një popullatë që, nën ndikimin e urdhrave
të sulltanit, mbante qëndrim jodashamirës e armiqësor ndaj tyre.
Por me kalimin e kohës populli i ‘Akká-s arriti ta kuptojë pafajësinë e këtij grupi të vogël syrgjynësh nga Persia, dhe kushtet e burgimit të tyre u lehtësuan. Në një pjesë të madhe ndryshimet i detyrohen ‘Abdu’l-Bahá-it, i cili ishte në kontakt të vazhdueshëm me banorët e qytetit dhe
qe në gjendje t’u tregonte atyre qëllimet e vërteta të Bahá’íve dhe frymën e Mësimeve të të Atit. Më në fund, Bahá’u’lláh-ut iu krijua mundësia që të dilte nga qyteti i ‘Akká-s për të vizituar viset aty pranë. Pasi kishte qenë izoluar aq gjatë në këtë qytet të shkretuar, Bahá’u’lláh-u mund të kalonte tani njëfarë kohe në fshat e të
kënaqej me bukurinë e gjelbërimin e natyrës që e donte aq shumë.
Vitet e fundit të jetës Bahá’u’lláh-u i kaloi në Vilën e Bahxhi-së (Bahjí), në rrethinat e ‘Akká-s. E ndërtuar gjatë kohës që Ai ishte i burgosur brenda mureve të qyrtetit, ajo u braktis nga i zoti për shkak të një epidemie kolere që shpërtheu në atë zonë. ‘Abdu’l-Bahá-it iu dha
mundësia ta merrte atë për të Atin e tij të dashur, në fillim me qira e pastaj duke e blerë për fare.
Tashmë qëndrimi jo vetëm i njerëzve të ‘Akká-s, por edhe i atyre të rajoneve fqinje të Sirisë e Libanit, ndaj Bahá’u’lláh-ut e pasuesve të Tij kishte ndryshuar krejtësisht. Megjithëse urdhrat e sulltanit ishin ende në fuqi dhe zyrtarisht Ai ishte i
burgosur e nën mbikqyrje të rreptë, në të vërtetë ishte i adhururar e i respektuar si mbret. Edhe zyrtarët e rajonit vinin për të kërkuar mendimin e këshillën e Tij. E tillë është fuqia e Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut për të transformuar zemrat e njerëzve.
Gjatë viteve në ‘Akká dhe Bahxhi, Pena e Bahá’u’lláh-ut reveloi vëllime të tëra
udhërrëfyese që do t’i japë mundësi njerëzimit të ndërtojë një qytetërim të lavdishëm botëror. Vepra më e madhe që rrodhi nga Pena e Tij ishte Qitapi Akdas, Libri Më i Shenjtë i Dispensacionit të Tij, i cili u revelua në Shtëpinë e Abudit rreth vitit 1873. Duke iu referuar Shkrimeve të Bahá’u’lláh-ut të reveluara në Tokën e Shenjte, Shoghi Efendiu
thotë:
“Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut gjatë kësaj periudhe, duke parë fushën e gjerë që përfshijnë, duket se u përkasin tri kategorive të ndryshme. E para përmban ato shkrime që përbëjnë vijimin e shpalljes së Misionit të Tij në Adrianopojë. E dyta përfshin ligjet dhe dekretet e Dispensacionit të Tij, të cilat në pjesën më të madhe përmbahen në
Qitapi Akdas, Librin Më të Shenjtë të Tij. Në të tretën duhen futur ato Tabela që pjesërisht shpallin e pjesërisht rikonfirmojnë doktrinat e parimet që qëndrojnë në themel të këtij Dispensacioni”.62
Përhapja e gjerë e Besimit të Bahá’u’lláh-ut në botën perëndimore nuk filloi gjatë vetë jetës së Tij dhe do të duhej të priste kohën e shërbesës
së ‘Abdu’l-Bahá-it. Megjithatë Mësimet e Tij ishin paraqitur në disa vende të Perëndimit, dhe ishte një numër i vogël njerëzish që dinin për të Burgosurin e ‘Akká-s, i Cili kishte një ndikim të jashtëzakonshëm mbi të gjithë ata që takonte. Në pranverën e vitit 1890, nga fundi i jetës së Bahá’u’lláh-ut, Eduard Grenvil Brauni (Edward Granville
Browne), një dijetar i njohur nga Kembrixhi në Angli erdhi ta Takojë Atë. Pasazhet që vijojnë janë nga shënimet e tij për këtë intervistë historike:
“… shoqëruesi im u ndal një çast, ndërsa unë zbathja këpucët. Pastaj, me një lëvizje të shpejtë të dorës, hapi perden e, pasi kalova unë, e mbylli; dhe unë u gjenda në një sallon të madh, në fund të
të cilit ishte një divan i ulët, ndërsa në anën përballë derës ishin dy-tri karrige. Megjithëse e merrja disi me mend se ku po vija e cilin do të shihja (meqë nuk më kishin dhënë asnjë njoftim të qartë), kaluan një ose dy sekonda para se, me një drithmë habie e nderimi, të bëhesha përfundimisht i vetëdijshëm se ai sallon nuk ishte pa njeri. Në qoshen ku
divani puqej me murin ishte ulur një figurë e mahnitshme dhe e nderuar, me një kësulë shajaku në kokë, nga ato që dervishët i quajnë taç (por të një lartësie e forme jo të zakontë), përreth fundit të së cilës ishte mbështjellur një çallmë e vogël e bardhë. S’do ta harroj kurrë fytyrën e atij që po vështroja, megjithëse nuk jam në gjendje ta përshkruaj.
Ata sy depërtues dukej sikur të lexonin vetë shpirtin; ballit i gjerë tregonte fuqi e autoritet; ndërsa rrudhat e thella të ballit e të fytyrës tregonin një moshë që flokët e zinj korb dhe mjekrra madhështore e dendur, që i zbriste deri në mes, sikur e përgënjeshtronin. S’ishte nevoja të pyesja në praninë e kujt ndodhesha, ndërsa përkulesha para atij që është
objekt i një devocioni e dashurie të tillë, që mbretërit do ta kishin zili dhe perandorët do ta shpresonin më kot!
“Një zë i ëmbël e plot dinjitet më ftoi të ulesha e pastaj vazhdoi: ‘Lavdi Zotit që erdhe!… Ke ardhur të shohësh një të burgosur e një syrgjyn… Ne duam vetëm të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; e megjithatë na konsiderojnë nxitës konfliktesh e revoltash që meritojnë burgim e syrgjynosje… Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të unitetit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kundërshtitë midis racave – ç’të keqe kanë këto?… Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e “Paqes së Madhe” do të vijë… A nuk keni nevojë për këtë edhe ju atje në Evropë? A nuk është kjo që parashikoi Krishti?… E megjithatë, shohim që mbretërit e sundimtarët tuaj i shpenzojnë pakursim thesaret e tyre më me dëshirë për mjete të shkatërrimit të gjinisë njerëzore, sesa për mjete që do t’i sillnin lumturi njerëzimit… Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje… Le të mos lëvdohet njeriu se do vendin e vet, por të lëvdohet se do sojin njerëzor…’”63
Ushtrime:
1. Në ç’rrethana i hoqën Bahá’u’lláh-un dhe shoket e Tij nga barakat? ________________
_______________________________________________________________________
2. Si quhej shtëpia në ‘Akká ku Bahá’u’lláh-u dhe familja e Tij vendosën më në fund? ___
_______________________________________________________________________
3. Si ndryshuan kushtet e tyre të jetesës në ‘Akká? _______________________________
_______________________________________________________________________
4. Çfarë e shkaktoi këtë ndryshim? ____________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Si quhet vila ku Bahá’u’lláh-u kaloi vitet e fundit të jetës se Tij? ___________________
_______________________________________________________________________
6. Në ç’rrethana e bleu vilën në Bahxhi ‘Abdu’l-Bahá-i? ___________________________
_______________________________________________________________________
7. Cila është vepra më e rëndësishme e reveluar nga Bahá’u’lláh-u gjatë viteve në ‘Akká? _
_______________________________________________________________________
8. Ku e kur u revelua ajo? ____________________________________________________
9. Cilat jane tri kategoritë në të cilat Shoghi Efendiu i ka ndarë Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut gjatë kësaj periudhe?
a. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
10. Cilat janë disa nga ligjet e Dispesacionit të Bahá’u’lláh-ut? ______________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Cilat janë disa nga doktrinat e parimet e Dispesacionit të Tij? ____________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Kush ishte Eduard Grenvil Brauni? __________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Imagjinoni sikur ju jeni Eduard Grenvil Brauni dhe ndodheni në një takim në Angli. Tregoni historinë e takimit tuaj me Bahá’u’lláh-un me entuziazmin e duhur.
PJESA 28
Qitapi Akdas nuk është libër i madh; ka vetëm 190 paragrafe. Në të, megjithatë, përmbahen ligjet dhe urdhëresat bazë të qytetërimit të ardhshëm botëror. Shoghi Efendiu i referohet atij si Libri Mëmë i Dispensacionit të Bahá’u’lláh-ut, dhe Planimetria e Rendit të Ri Botëror. Ju do studioni pasazhe nga ky libër vazhdimisht gjatë jetës suaj përgjate përpjekjeve për ta përputhur jetën, mendimet e veprat tuaja me urdhëresat e Perëndisë. Për tani, ju sugjerohet të mësoni përmendësh pesë paragrafët e parë të këtij libri:
“Detyra e parë që Perëndia u ka caktuar shërbëtorëve të Vet është të njohin Atë Që është Agimi i Revelacionit të Tij dhe Gurra e ligjeve të Tij, që përfaqëson Hyjninë si në Mbretërinë e Kauzës së Tij dhe në botën e krijimit. Kushdo që e kryen këtë detyrë ka arritur gjithë të mirat; dhe kushdo që është i privuar nga kjo ka humbur rrugën, edhe sikur të ketë kryer veprat më të denja. Është detyrë e cilitdo që arrin këtë pozitë kaq sublime, këtë majë lavdie të përkryer, të zbatojë çdo porosi të Atij Që është Dëshira e botës. Këto detyra binjake janë të pandashme. Asnjëra nuk është e pranueshme pa tjetrën. Kështu ka dekretuar Ai Që është Burimi i frymëzimit Hyjnor.
“Ata që Perëndia i ka pajisur me intuitë do ta pranojnë me lehtësi se porositë e dhëna nga Perëndia përbëjnë mjetet supreme për ruajtjen e rendit në botë dhe për sigurinë e popujve të saj. Ai që u kthen shpinën atyre është mjeran e i marrë. Me të vërtetë, Ne ju kemi urdhëruar të flakni diktatin e pasioneve të liga e të dëshirave të mbrapshta dhe të mos i kapërceni caqet që Penda e Më të Lartit ka caktuar, sepse ato janë fryma e jetës për të gjitha gjërat e krijuara. Detet e urtisë Hyjnore e të fjalës Hyjnore janë fryrë nga flladi i Mëshirëplotit. Nxitoni të pini plot kupën, o njerëz me mend! Ata që kanë shkelur Besëlidhjen e Perëndisë, duke dhunuar porositë e Tij, dhe janë kthyer mprapsht, kanë gabuar rëndë në sytë e Perëndisë, Gjithëzotëruesit, Më të Lartit.
“O ju popuj të botës! Dijeni me siguri se porositë e Mia janë llambat e provanisë Sime dashamirëse midis shërbëtorëve të Mi dhe çelësat e mëshirës Sime për krijesat e Mia. Kjo është dërguar nga qielli i Vullnetit të Zotit tuaj, Zotit të Revelacionit. Sikur ndokush të shijonte ëmbëlsinë e fjalëve që buzët e Mëshirëplotit kanë dashur të shqiptojnë, ai, edhe po të zotëronte të gjitha thesaret e tokës, do të hiqte dorë nga të gjitha këto për të provuar vërtetësinë qoftë edhe të njërës prej porosive të Tij, që shkëlqejnë mbi Agimet e kujdesit bujar e të dashamirësisë së Tij.
“Thuaj: Nga ligjet e Mia nuhatet aroma e këndshme e rrobës Sime dhe me ndihmën e tyre flamujt e fitores do të ngulen në majat më të larta. Gjuha e pushtetit Tim i ka drejtuar nga qielli i lavdisë Sime fuqiplotë krijimit Tim këto fjalë: “Zbato porositë e Mia, për hir të bukurisë Sime”. Lum i dashuruari që ka thithur aromën hyjnore të të Shumëdashurit të tij prej këtyre fjalëve të mbushura me kundërmimin e një hiri që asnjë gjuhë s’e përshkruan dot. Për jetën Time! Ai që ka pirë verën e zgjedhur të drejtësisë nga duart e mirëdashjes Sime bujare, do të sillet rreth porosive të Mia, që shkëlqejnë përmbi Agimin e krijimit Tim.
“Mos mendoni se Ne ju kemi reveluar thjesht një kod ligjesh. Jo, madje me gishtat e fuqisë e të pushtetit, Ne kemi hapur Verën e zgjedhur. Për këtë dëshmon ajo që ka reveluar Penda e Revelacionit. Përsiatni lidhur me këtë, o njerëz me intuitë!”64
PJESA 29
Syrgjynosjet e njëpasnjëshme të Bahá’u’lláh-ut, edhe pse në dukje të ndërmarra me urdhër të fuqive tokësore, ishin të drejtuara nga Dora e Vetë Perëndisë Fuqiplotë. Forcat shpirtërore të çliruara ndërkohë që Manifestimi i Perëndisë lëvizte nga një vend në tjetrin, duke arritur më në fund në Tokën e Shenjtë ku do të ngrihej qendra shpirtërore e administrative e Besimit të Tij, janë të pallogaritshme. Këtu poshtë është një hartë që tregon rrugën e syrgjynosjeve të Tij. Mësojini përmendësh hollësitë e saj dhe gdhendeni në mendje imazhin e rrugës që e çoi Atë nga Irani në Tokën e Shenjtë.
PJESA 30
Gjatë viteve që një Manifestim i Perëndisë baret midis njerëzve, fuqitë e Tij të jashtëzakonshme përhapen në mbarë botën, duke shkaktuar një ndryshim të thellë në realitetin e të gjitha gjërave të krijuara. Në këtë Ditë të Lavdishme, Bahá’u’lláh-u i reveloi njerëzimit Fjalën e Perëndisë për pothuajse dyzet vjet, duke e pajisur botën e qenies me mundësi të pakufishme, shpalosja e të cilave do të lindë një qytetërim të një bukurie të paparë. Këta dyzet vjet Revelacioni Hyjnor të vazhdueshëm përfunduan më 29 maj 1892.
Nëntë muaj para ngjitjes së Tij në qiell, Bahá’u’lláh-u kishte shprehur dëshirën të ndahej nga kjo botë. Që nga ajo kohë e këtej, nga toni i gjërave që thoshte po bëhej gjithnjë e më e qartë se fundi i jetës së Tij në këtë rrafsh tokësor po afrohej. Natën e 8 majit e zuri një ethe e lehtë. Ethet u shtuan të nesërmen, por pastaj u duk sikur kaluan. Ai vazhdoi të lejonte disa prej miqve e pelegrinëve të takoheshin me Të, por shpejt u bë e qartë se Ai nuk ishte mirë. Ethet iu rikthyen, kësaj here më të forta se më parë, dhe pak nga pak gjendja e Tij u keqësua. Në orën e agimit të 29 majit 1892, në vitin e 75-të të jetës, shpirti i Tij u ngjit në qiell nga kjo botë.
Gjashtë ditë para se të ndërronte jetë, Ai thirri në praninë e Tij të gjithë besimtarët që ishin mbledhur në Vilën e Bahxhi-së, për atë që do ishte takimi i fundit me Të. Ndërsa rrinte shtrirë në shtrat i mbajtur nga njëri prej djemve të Tij, iu drejtua atyre: “Jam shumë i kënaqur me të gjithë ju”, tha Ai. “Ju keni bërë shumë shërbime, dhe keni qenë shumë ngulmues në përpjekjet tuaja. Keni ardhur këtu çdo mëngjes e mbrëmje. Ju ndihmoftë Zoti të qëndroni të bashkuar. Ju ndihmoftë Ai të lartësoni Kauzën e Zotit të qenies”.65 Nga sytë e atyre që ishin mbledhur rreth Tij ridhnin lot.
Lajmi i ndërrimit jetë të Bahá’u’lláh-ut iu komunikua menjëherë Sulltanit me telegram. Mesazhi fillonte me fjalët: “Dielli i Baháít perëndoi” dhe vazhdonte të vinte në dijeni Sulltanin lidhur me planet për ta varrosur trupin e shenjtë në afërsi të Vilës. U zgjodh një dhomë e vogël në një shtëpi në perëndim të vilës, dhe pak pas perëndimit të diellit të po asaj dite, Trupi i Tij u vu të prehej. Kibla e njerëzve të Baháít u vendos tani te ai Vend i Shenjtë. Nabili e përshkruan agoninë e atyre ditëve me këto fjalë: “Më duket se tronditja shpirtërore e shkaktuar në këtë botë të pluhurit i ka bërë të gjitha botët e Perëndisë të dridhen. .…Gjuha ime e brendshme dhe e jashtme është e pafuqishme të përshkruajë me fjalë gjendjen në të cilën ishim.… Në mes të kunfuzionit që mbizotëronte, një numër i madh banorësh të ‘Akká-s e të fshatrave fqinje, që kishin mbushur fushat rreth e qark Vilës, shiheshin që qanin, i binin kokës me grushta dhe shprehnin me zë të lartë hidhërimin e tyre”.66
Për një javë të tërë, turma të mëdha njerëzish në zi, të pasur e të varfër, erdhën për t’i shprehur hidhërimin e tyre familjes së Bahá’u’lláh-ut. Njerëz të shquar nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë myslimanë, të krishterë e izraelitë, poetë, klerikë e qeveritarë, u bashkuan në vajtimin për humbjen e Tij dhe në vlerësimin e lartë të virtyteve e të madhështisë së Tij. Shumë prej tyre madje i shprehën këto nderime edhe me shkrim. Shprehje të tilla nderimi u morën nga qytete anekënd zonës dhe të gjitha iu dorëzuan ‘Abdu’l-Bahá-it, i cili përfaqësonte tani Kauzën e Bahá’u’lláh-ut. Megjithatë, sipas fjalëve të Ruajtësit, këto shprehje të hidhërmit s’ishin “veçse një pikë uji në krahasim me oqeanin e trishtimit e me dëshmitë e panumërta të devocionit të pakufishëm që, në orën e perëndimit të Diellit të së Vërtetës, vërshuan nga zemrat e mijëra e mijëra vetave që kishin përqafuar Kauzën e Tij, dhe ishin të vendosur të ngrejnë lart flamurin e Tij në Persi, Indi, Rusi, Irak, Turqi, Palestinë, Egjipt e Siri”.67
Ushtrime:
I paraqitni me fjalët tuaja grupit ku bëni pjesë historinë e ngjitjes në qiell të Bahá’u’lláh-ut.
PJESA 31
Pasi ndërroi jetë Bahá’u’lláh-u, ‘Abdu’l-Bahá-i caktoi Nabilin të përzgjidhte ato pasazhe që përbëjnë tekstin e Tabelës së Vizitimit. Kjo Tabelë recitohet në Varret e Shenjta të Bahá’u’lláh-ut e të Báb-it. Përdoret shpesh edhe në përkujtimoret e Tyre. Ngjitja në qiell e Bahá’u’lláh-ut përkujtohet në orët e para të 29 majit. Ju sigurisht do të jeni një mbështetës aktiv i takimeve të tilla në komunitetin tuaj dhe duhet ta njihni mirë përmbajtjen e kësaj tabele me bukuri aq të rrallë.
“Lavdërimi që ka aguar nga Vetja Jote më auguste dhe lavdia që ka shkëlqyer nga Bukuria Jote më e shndritshme, qofshin mbi Ty, O Ti që je Manifestimi i Madhështisë dhe Mbreti i Përjetësisë, dhe Zoti i të gjithë atyre që janë në qiell e mbi tokë! Unë dëshmoj se nëpërmjet Teje sovraniteti i Perëndisë e sundimi i tij, dhe madhështia e Perëndisë e madhëria e Tij, janë reveluar, dhe Yjet e Ditës të shkëlqimit të lashtë kanë hedhur ndriçimin mbi qiellin e vendimit Tënd të parevokueshëm, dhe Bukuria e të Padukshmit ka shkëlqyer mbi horizontin e krijimit. Unë dëshmoj, për më tepër, se vetëm me një lëvizje të Pendës Sate, urdhri Yt ‘Të bëhet’ u imponua dhe Sekreti i fshehur i Perëndisë u shpall dhe të gjitha gjërat e krijuara u sollën në qenie, dhe të gjitha Revelacionet u dërguan.
“Unë dëshmoj, për më tepër, se nëpërmjet Bukurisë Sate bukuria e të Adhuruarit është zbuluar, dhe nëpërmjet fytyrës Sate fytyra e të Dëshiruarit ka shkëlqyer, dhe nëpërmjet një fjale Tënden Ti ke vendosur midis të gjitha gjërave të krijuara, duke bërë që besnikët e Tu të ngjiten në majat e lavdisë dhe të pabesët të bien në humnerën më të thellë.
“Unë dëshmoj se ai që të ka njohur Ty ka njohur Perëndinë, dhe ai që ka arritur praninë Tënde ka arritur praninë e Perëndisë. I madh është, pra, bekimi i atij që ka besuar tek Ti dhe te Shenjat e Tua, dhe e ka përunjur veten përpara sovranitetit Tënd, dhe është nderuar duke të takuar Ty, dhe ka arritur pëlqimin e vullnetit Tënd, dhe ka ardhur pranë Teje e ka qëndruar para fronit Tënd. Mjerë ai që është fajtor ndaj Teje, dhe të ka mohuar Ty, dhe ka refuzuar shenjat e Tua, dhe i është kundërvënë sovranitetit Tënd, dhe është ngritur kundër Teje, dhe është bërë kryelartë para fytyrës Sate, dhe ka kundërshtuar dëshmitë e Tua, dhe është larguar nga sundimi Yt e nga zotërimi Yt, dhe është radhitur me të pabesët, emrat e të cilëve janë shënuar në Tabelat e Shenjta nga gishtat e urdhrit Tënd.
“Çoji, pra, drejt meje, O Perëndia im e i Shumëdashuri im, nga dora e djathtë e mëshirës Sate dhe e dashamirësisë Sate, flladet e shenjta të favoreve të Tua, që ato të më largojnë nga vetvetja e nga bota dhe të më çojnë në oborret e afrisë Sate e të pranisë Sate. Ti e ke në dorë të bësh ç’të duash. Ti, me të vërtetë, ke qenë më i larti mbi të gjitha gjërat.
“Kujtimi i Perëndisë e lavdërimi i Tij, dhe Lavdia e Perëndisë e shkëlqimi i Tij, qofshin mbi Ty, O Ti që je Bukuria e Tij! Unë dëshmoj se syri i krijimit nuk ka parë kurrë një të munduar si Ti. Ti u zhyte gjatë të gjitha ditëve të jetës Sate në oqeanin e fatkeqësive. Dikur Ti ishe në zinxhirë e vargonj; një herë tjetër u kërcënove nga shpata e armiqve të Tu. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, Ti i këshillove të gjithë njerëzit të zbatojnë ato që qenë caktuar për Ty nga Ai që është i Gjithëdijshmi, Urtiploti.
“Shpirti im u bëftë fli për të këqijat që ke vuajtur Ti, dhe shpirti im qoftë haraç për fatkeqësitë që Ti ke pësuar. I përgjërohem Perëndisë, për Ty dhe për ata, fytyrat e të cilëve janë ndriçuar nga shkëlqimet e dritës së fytyrës Sate dhe që, për hir të dashurisë për Ty, kanë zbatuar gjithçka që u ishte urdhëruar, t’i largojë perdet që janë vendosur midis Teje e krijesave të Tua, dhe të më japë mirësitë e kësaj bote e të botës që do të vijë. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Lavdëruari, Lavdiploti, Gjithmonëfalësi, Më i dhembshuri.
“Bekoje, O Zot Perëndia im, Pemën Hyjnore të Lotosit dhe gjethet e saj, dhe degëzat e saj, dhe degët e saj, dhe trungun e saj, dhe filizat e saj, për aq kohë sa do të jetojnë titujt e Tu më të shkëlqyer dhe do të jenë atributet e Tua më madhështore. Mbroje, pra, atë nga ligësitë e agresorit dhe nga hordhitë e tiranisë. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Pushtetshmi. Bekoji, gjithashtu, O Zot Perëndia im, shërbëtorët dhe shërbëtoret e Tua, që kanë arritur tek Ti. Ti je, me të vërtetë, Bujariploti, hiri i të Cilit është i pafund. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Më Bujarit”.68
PJESA 32
Nga përvoja juaj, ju e dini se në vitet e ardhshme do të keni raste të panumërta për të treguar historinë e jetës së Bahá’u’lláh-ut. Përshkrimi i jetës së Tij që studiuam tani është më i hollësishëm se ai që studiuam në Librin 2. Ju do të keni mundësinë të përdorni, në shkallë të ndryshme, njohuritë tuaja ndërsa merreni me veprimtari mësimdhënieje. Do të ketë mjaft raste kur është e nevojshme një paraqitje e thjeshtë, sidomos në punën për thellimin e dijeve të besimtarëve të sapodeklaruar. Faqet që vijojne do t’ju ndihmojnë në këtë punë.
REFERENCAT
1. The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1995), f. 25.
2. Nga një përkthim i pabotuar i Tabelës së Raisit të Bahá’u’lláhut.
3. Po aty.
4. Nabíl, Lajmëtarët e Agimit, bot. shqip, #203.
5. Lamëtarët e Agimit, #204.
6. Bahá’u’lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut] (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1995), f. 11.
7. ‘Abdu’l-Bahá, On Divine Philosophy [Për filosofinë hyjnore] (Boston: Tudor Press, 1918), f. 49.
8. Lamëtarët e Agimit, #178.
9. Po aty, #187.
10. Po aty, #187.
11. Po aty, #187.
12. Po aty, #187.
13. Po aty, #188.
14. Po aty, #189.
15. Po aty, #190.
16. Selections from the Writings of the Báb [Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e Báb-it] (Haifa: Bahá’í World Centre, 1982), f. 82-83.
17. Po aty, f. 98.
18. Po aty, f. 149.
19. Lamëtarët e Agimit, #196.
20. Po aty, #198.
21. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, bot. shqip, #129.
22. The Promulgation of Universal Peace, f. 141-42.
23. Nga një letër e datës 29 gusht 1852, shkruar nga Captain Von Goumoens, cituar në God Passes By të Shoghi Effendi-ut (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1995), f. 65-66.
24. Lamëtarët e Agimit, #955.
25. Tabela të Bahá’u’lláh-ut të reveluara pas Qitapit Akdas, bot. shqip, #4:27.
26. Po aty, #7:41.
27. Lamëtarët e Agimit, #982.
28. Epistle to the Son of the Wolf, f. 20-21.
29a. Lamëtarët e Agimit, #982
29b. Lamëtarët e Agimit, #984.
30. Epistle to the Son of the Wolf, f. 21.
31. Po aty, f. 22.
32. God Passes By, 101-02.
33. Qëmtime, #29.
34. Kriza dhe Fitorja, bot. ship, #287:2.
35. Balyuzi, H. M., Bahá’u’lláh: The King of Glory (Oxford: George Ronald, 1991), f. 104.
36. God Passes By, f. 109.
37. Bahá’u’lláh, Kitáb-i-Íqán, bot. shqip, f. 127.
38. God Passes By, f. 115.
39. Po aty, 137.
40. Epistle to the Son of the Wolf, f. 22.
41. God Passes By, f. 144.
42. Kitáb-i-Íqán, f. 3.
43. Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, bot. i dytë shqip, f. 5.
44. God Passes By, f. 147.
45. Bahá’u’lláh, Qitapi Akdas: Libri Më i Shenjtë, bot. shqip, Q75.
46. God Passes By, f. 153.
47. Qëmtime, #14.
48. God Passes By, f. 160.
49. God Passes By, f. 185.
50. Bahá’u’lláh: The King of Glory, f. 311-13.
51. God Passes By, f. 184.
52. The Proclamation of Bahá’u’lláh to the Kings and Leaders of the World (Haifa: Bahá’í World Centre, 1967), f. 17.
53. Po aty, f. 28.
54. Po aty, f. 33.
55. Po aty, f. 39.
56. Po aty, f. 43.
57. Po aty, f. 47.
58. Po aty, f. 60.
59. Po aty, f. 63.
60. Po aty, f. 84.
61. Po aty, f. 95.
62. God Passes By, f. 205-06.
63. Bahá’u’lláh: The King of Glory, f. 371-03.
64. Qitapi Akdas, Q1-5.
65. God Passes By, f. 222.
66. Po aty, f. 222.
67. Po aty, f. 223.
68. Bahá’u’lláh, Lutje Bahá’í: Një përzgjedhje Lutjesh dhe Shkrimesh të Shenjta Bahá’í, bot. i dytë shqip, #96, f. 124-127.
Insert pictures of file “Ruhi 4 kapituj 3 pikturat.pdf”