""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Të çojmë përpara hyrjen me trupa


TË ÇOJMË PËRPARA HYRJEN ME TRUPA

Përmbledhje
Një Parashtrim dhe Përmbledhje, përgatitur nga Dega Kërkimore e Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Tetor 1993
  
  


Original Title:
Promoting Entry By Troops
A Statement and Compilation Prepared by the Research Department of the Universal House of Justice, October 1993
Published by: Bahá’í Publications Australia, 3rd Printing 1994
Text: Albanian

Përkthyer e botuar nën kujdesin e Komitetit të Botimeve Bahá’í

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
botimi i parë 1997 - 154 E.B.
  

Pasqyra  e  lëndës
  
LETËR NGA SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË
PARASHTRIM I PËRGATITUR NGA DEGA KËRKIMORE

1. DISA TIPARE TË RRITJES
1.1 Rritja organike
1.2 Dinamika e krizave dhe e fitoreve
1.3 Ndikimi i rënies shoqërore
1.4 Dalja nga errësira

2. FAKTORËT QË NDIHMOJNË ZHVILLIMIN
2.1 Angazhimi për transformimin shpirtëror
2.2 Dashuria dhe uniteti
2.3 Pjesëmarrja e përgjithshme
2.4 Baraspesha midis shtrirjes dhe konsolidimit
2.5 Komuniteti Bahá’í si model

3. TË ÇOJMË PËRPARA HYRJEN ME TRUPA
3.1 Forcimi i Asambleve shpirtërore
3.2 Administrim i efektshëm dhe konsolidim i shpejtë
3.3 Plane mësimore strategjike, të lakueshme
3.4 Të futemi në njerëzit që zotërojnë aftësi
3.5 Ta lidhim Besimin me çështjet shoqërore e humanitare të kohës
3.6 Sjellje me synime të caktuara

4. DISA VËREJTJE TË FUNDIT

REFERENCA

PËRMBLEDHJE E PËRGATITUR NGA DEGA KËRKIMORE
Pjesë nga letra të shkruara prej ose në emër të Shoghi Effendiut
Pjesë nga letra të shkruara prej ose në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
TREGUESI TEMATIK
  
SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË
QENDRA BOTËRORE BAHÁ’Í
9 nëntor 1993
  
Të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Shumë të dashur miq,
   Në mesazhin e dërguar Ridvanin e kaluar tërhoqëm vëmendjen e botës Bahá’í rreth nevojës së mprehtë për një shtrirje masive të komunitetit Bahá’í në vitet më të afërta që kemi përpara. Pranimi gjithnjë e më i madh i Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut nga popujt e botës përforcon bindjen tonë se hyrja me trupa do të bëhet së shpejti një model i mirëqenë për rritjen e Besimit në një vend pas tjetrit.
   Me qëllim që t'i ndihmojmë Asambletë Shpirtërore Kombëtare dhe të gjithë miqtë për të kuptuar, mirëpritur, ndërmarrë e mbështetur këtë proces, po ju dërgojmë një përmbledhje të titulluar "Të çojmë përpara Hyrjen me Trupa" dhe një deklaratë shoqëruese të përgatitur nga Dega Kërkimore. Kushdo që i studion këto pasazhe sqaruese do të shohë se hyrja me trupa nuk është thjesht një fazë e përparimit të Kauzës, e paracaktuar të ndodhë në kohën e duhur, në varësi nga aftësia kapëse e popullsisë si një e tërë, por është një dukuri, të cilën komunitetet Bahá’í, me veprimtaritë e tyre, mund ta përgatisin e të ndihmojnë për ta bërë realitet. Ai është gjithashtu një proces i cili, po nisi, mund të mbahet gjallë. Përmes një shpërndarjeje të mençur të burimeve dhe ndjekjes energjike të planeve të njëkohshme të shtrirjes, të thellimit e të konsolidimit, procesi i hyrjes me trupa duhet të sjellë një dyndje në rritje të shpejtë besimtarësh aktivë, komunitetesh lokale me baza të shëndosha dhe institucionesh lokale e kombëtare në zhvillim të pareshtur.
   Bota Bahá’í duhet të ushqejë një pamje të përbashkët të qartë për shtrirjen e Kauzës e të gjitha mjetet e saj dhe për një varg të gjerë veprimtarish të përshtatura për kushtet e ndryshme të popullsisë në përgjithësi e për Bahá’í-të individualë. Prandaj ne i ftojmë miqtë, e sidomos Asambletë, ta studiojnë këtë përmbledhje, të kuptojnë koherencën e thënieve të saj dhe t'i përdorin këshillat që ajo përmban për t'i dhënë një shtytje të re përhapjes së Besimit dhe ngritjes së institucioneve të Kauzës së Perëndisë.
   Mbi të gjitha, në çdo aspekt të të mësuarit të Mesazhit miqtë duhet të kenë besim në fuqinë përtëritëse të Fjalës së Perëndisë, të kërkojnë forcë nga ushtritë e ndihmës hyjnore dhe t'u paraprijnë bujarive që do të derdhen vazhdimisht mbi ta. Të ndërtosh një botë të re nuk është një detyrë e lehtë. Rruga është gjithë gurë e plot pengesa, por udhëtimi pafundësisht fitimprurës.
   Është lutja jonë e zjarrtë në Pragun e Shenjtë që miqtë kudo në botë, me zemrat plot dashuri për Bahá’u’lláh-un, të ngrihen për t'ua mësuar Mesazhin e Tij masave të etura dhe të mirëpresin në Kauzën e Tij të gjithë ata, shpirtrat e të cilëve u përgjigjen Thirrjeve Hyjnore e që janë të prirur ta lidhin fatin e tyre me ndërtuesit e Mbretërisë së Perëndisë mbi këtë tokë.
   Ne kemi besim se, të udhëhequr e të ndihmuar nga Këshilltarët dhe ndihmësit e tyre, ju do të gjeni mbështetje në përpjekjet tuaja për t'i drejtuar energjitë e miqve në këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme.
   Me përshëndetje të përzemërta Bahá’í
        Shtëpia Universale e Drejtësisë
  
  

TË ÇOJMË PËRPARA HYRJEN ME TRUPA
Parashtrim i përgatitur nga Dega Kërkimore e Shtëpisë
Universale të Drejtësisë
Tetor 1993
  
   Vizioni i Shoghi Effendiut për shpalosjen organike të Besimit ravijëzon perceptimin tonë rreth mundësive të ardhme të lavdishme në fushën e mësimit të Kauzës. Në një letër drejtuar besimtarëve amerikanë në vitin 1953, ku vë në dukje nevojën e përhapjes së pionierëve, Ruajtësi i shumëdashur thotë se "një vërshim i vazhdueshëm përforcimesh" do të
paralajmërojë e shpejtojë ardhjen e asaj dite, e cila, siç është profetizuar nga ‘Abdu’l-Bahá-i, do të shohë hyrjen me trupa të popujve nga kombe e raca të ndryshme në botën Bahá’í -- ditë kjo që, e parë në perspektivën e saj të mirëfilltë, do të jetë preludi i atij çasti të shumëpritur kur kthesa në masë nga ana e vetë këtyre kombeve e racave, dhe si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një zinxhiri ngjarjesh, të rëndësishme e ndoshta katastrofike për nga natyra e tyre..., do të revolucionarizojë papritur fatet e Besimit, do të prishë drejtpeshimin e botës dhe do të përforcojë një mijë herë forcën numerike, si dhe fuqinë materiale e autoritetin shpirtëror të Besimit të Bahá’u’lláh-ut.1
   Në mesazhin e saj të Ridvanit 1990, Shtëpia Universale e Drejtësisë i lidh "rastet gjithnjë e më të shumta të hyrjes me trupa" në pjesë të ndryshme të botës me fazat e zhvillimit që ka përshkruar Shoghi Effendiu. Ajo përcakton gjithashtu vendin që ne zemë në këtë proces historik dhe i nxit besimtarët për të vepruar. Shtëpia e Drejtësisë dëshmon:
    
Ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se aderimet në shkallë të gjerë do të shtrihen më tej, duke përfshirë fshat pas fshati, qytet pas qyteti, nga një vend në tjetrin. Megjithatë, ne nuk duhet të presim duarlidhur përmbushjen e plotë të vizionit të Shoghi Effendiut. Aq pak sa jemi, me besim të plotë në provaninë e Perëndisë dhe duke i parë sfidat që qëndrojnë para nesh si një privilegj hyjnor, ne duhet të ecim drejt fitores me plane në dorë.2

   Për t'i ndihmuar miqtë të lëvrojnë të kuptuarit e tyre rreth proceseve që lidhen me hyrjen me trupa dhe në përgjigje të thirrjes së lëshuar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, kemi bashkangjitur një përmbledhje me pjesë nga letra të shkruara prej ose në emër të Shoghi Effendiut e të Shtëpisë Universale të Drejtësisë dhe ju ofrojmë komentet e mëposhtme, që kanë si qëllim të shqyrtojnë e të nxjerrin në pah disa prej temave të nxjerra nga përmbledhja. Në pjesët 1 e 2 të këtij parashtrimi, ne shtjellojmë një numër tiparesh të përgjithshme të procesit të rritjes dhe tërheqim vëmendjen për faktorët që ndihmojnë në shtrirjen e Besimit, ndërsa në pjesën 3 përqëndrohemi në veprimtaritë e posaçme që mund të ndërmerren për të çuar përpara e për të mbështetur procesin e hyrjes me trupa.
  
1.  Disa tipare të rritjes
   Para se të shqyrtojmë temën e hyrjes me trupa, po fillojmë me trajtimin e një numri tiparesh të përgjithshme që lidhen me proceset përmes të cilave rritet Besimi Bahá’í.

1.1 Rritja organike
   Rritja e Besimit kryhet në mënyrë organike, evolucionare.3 Ritmi i saj i rritjes është, pra, jo doemos i njëllojtë,4 por më mirë të themi përparon "me valë të mëdha, që përshpejtohen nga alternimi i krizave e i fitoreve".5 Shoghi Effendiu ka thënë gjithashtu se përhapja e Besimit kudo në botë do të shoqërohet me një përshpejtim të ritmit të tij të rritjes.6
   Në kohën e tanishme, Besimi nuk po rritet me të njëjtin ritëm në mbarë botën. Shtëpia Universale e Drejtësisë ka vërejtur se ka një "pranim të etshëm" të Besimit në shumë vende7 dhe se segmente të caktuara të popullsisë fillimisht mund të kenë prirjen për të qenë më të ndieshme ndaj Kauzës se disa të tjera.8 Në ato zona ku pranimi sapo ka nisur të agojë, Shtëpia e Drejtësisë i këshillon besimtarët të kenë besim se "po vjen koha kur numri i bashkatdhetarëve të tyre që e pranojnë Besimin do të rritet përnjëherë".9
   Përsa i përket së ardhmes së afërt, Shtëpia Universale e Drejtësisë thotë se ritmi i rritjes është i paracaktuar të përshpejtohet. Ajo deklaron se "kuadri është i gatshëm për një rritje të përgjithshme, të shpejtë e masive të Kauzës"10 dhe mendon se të gjitha komunitetet kombëtare do të vjelin frytet e hyrjes me trupa.11

1.2 Dinamika e krizave dhe e fitoreve
   Zhvillimin e Besimit e karakterizon ndërveprimi dinamik i proceseve të krizave e të fitoreve.12 Shoghi Effendiu thotë se "të dhënat e historisë së tij të trazuar" provojnë të vërtetën supreme se me çdo shpërthim të ri të armiqësisë ndaj Besimit, nga brenda a nga jashtë qoftë, një masë po e tillë e vërshimit të hirit, që mbështet mbrojtësit dhe pështjellon kundërshtarët e tij, është lëshuar në mënyrë providenciale, duke i dhënë një shtysë të re ecjes përpara të Besimit, ndërkohë që kjo shtysë, nga ana e saj, përmes manifestimeve të saj do të shkaktojë një armiqësi të re në zona deri atëherë të pavetëdijshme për implikimet sfiduese të tij...13
   Po kështu, Shtëpia Universale e Drejtësisë, e lidh daljen e vazhdueshme të Besimit nga errësira dhe pjekjen e funksionimit të institucioneve administrative me përgjigjen e komunitetit ndaj valës së përndjekjeve të kohëve të fundit në Iran14 dhe parashikon se "fitoret e tanishme do të çojnë në një kundërvënie vepruese".15

1.3 Ndikimi i rënies shoqërore
   Shoghi Effendiu tërheq vëmendjen rreth ndikimit dëlirës të vuajtjeve e të mjerimeve, që lidhen me procesin e rënies shoqërore, mbi përhapjen e Besimit.16 Dhe, në një letër të shkruar në emër të tij, Ruajtësi vë në dukje që "pasi njerëzimi të vuajë ... njerëzit do të hyjnë në Kauzën e Perëndisë me trupa".17
   Shtëpia Universale e Drejtësisë e përshkruan në mënyrë piktoreske ndikimin e procesit të rënies mbi njerëzimin, e lidh atë me kërkimin shpirtëror të njerëzimit18 dhe nënvizon përgjegjësinë e ngutshme të Bahá’í-ve për të shtuar ritmin e veprimtarive të tyre mësimore,19 "që të mos humbasë rasti në gjendjet shpirtërore në ndryshim të shpejtë të një bote të ethshme"20 dhe për të krijuar atë lloj komuniteti që ofron një model aq të shquar jete, i cili do të "ringjallë shpresën midis pjesëtarëve gjithnjë e më të zhgënjyer të shoqërisë".21

1.4 Dalja nga errësira
   Përparimi i Besimit është përshpejtuar falë mundësive që sjell dalja e tij nga errësira. Shtëpia Universale e Drejtësisë i referohet "lindjes së një vargu të ri mundësish për rritjen e konsolidimin e mëtejshëm të komunitetit tonë mbarëbotëror",22 dhe e vë theksin te sfida e ngutshme që qëndron para komunitetit Bahá’í për t'u dalë përpara nevojave të mundësive që shfaqen ndërkohë që Paqja e Vogël afrohet.23

2.  Faktorët që ndihmojnë zhvillimin
   Përmes hyrjes, është e rëndësishme të vërehet se Ruajtësi i shumëdashur, në një letër të datës 18 shkurt 1932 të shkruar në emër të tij, nënvizon faktin që një rritje e thjeshtë e numrit të besimtarëve nuk do të thotë medoemos përparim i Kauzës. Ai vë në dukje:

Nuk mjafton të numërosh shpirtrat që përqafojnë Kauzën për të ditur përparimin që po bën ajo. Rrjedhojat më të rëndësishme të veprimtarive tuaja janë fryma e përhapur në jetën e komunitetit dhe përmasat në të cilat mësimet që ne shpallim bëhen pjesë e vetëdijës dhe e besimit të njerëzve që i dëgjojnë ato. Sepse vetëm kur kjo frymë të ketë përshkuar tërësisht botën, njerëzit do të fillojnë të hyjnë në Besimin në numër të madh.24

Po kështu, në mesazhin e Ridvanit të vitit 1989, Shtëpia Universale e Drejtësisë thotë:

Nuk mjafton të shpallësh mesazhin Bahá’í, sado thelbësore që është kjo. Nuk mjafton të zgjerohen radhët e anëtarësisë Bahá’í, sado jetësore që është kjo. Duhet të transformohen shpirtrat, të konsolidohen përmes kësaj komunitetet, të arrihen kështu modele të reja jete. Transformimi është qëllimi thelbësor i Kauzës së Bahá’u’lláh-ut, por varet nga vullneti e nga përpjekja e individëve që të arrihet kjo duke iu bindur Besëlidhjes.25

   Nga një studim i letrave të Shoghi Effendiut e të Shtëpisë Universale të Drejtësisë është e mundur të shquhen disa faktorë që ndikojnë në rritjen e Besimit në shkallë të gjerë. Këta faktorë ndërveprojnë e përforcojnë njëri-tjetrin dhe, kur veprojnë së bashku, sigurojnë bazën për krijimin e një mjedisi që çon në rritje -- të një komuniteti Bahá’í, anëtarët e të cilit i janë përkushtuar përsosjes së të kuptuarit të tyre për natyrën e mësimdhënies dhe të mësuarit si të punohet së bashku me mënyra që do të përshpejtojnë e njëkohësisht të mbështesin proceset e shtrirjes e të konsolidimit. Midis këtyre faktorëve ndërveprues janë këta që vijojnë.

2.1 Angazhimi për transformimin shpirtëror
   Lidhja vendimtare midis transformimit individual dhe pjekjes shkallë-shkallë të funksionimit të komunitetit Bahá’í e të rritjes së Besimit është një temë e zakonshme në letrat e Shoghi Effendiut e të Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Çuarja përpara e një transformimi të tillë në jetën personale e familjare, në funksionimin e komuniteteve e të Asambleve është në përgjegjësi të individëve26 dhe gjithashtu të institucioneve Bahá’í.27 Siç e shpjegon Shoghi Effendiu:
    
Kur fryma e vërtetë e mësimit, që fton për përkushtim e angazhim të plotë ndaj misionit fisnik dhe për të jetuar jetën, të përmbushet, jo vetëm nga individët, por edhe nga Asambletë, atëherë Besimi do të rritet me hapa vigane.28

2.2 Dashuria dhe uniteti
   Dashuria dhe uniteti midis besimtarëve29 dhe dashuria e miqve për Besimin dhe institucionet e tij30 janë themelore për tërheqjen e një numri të madh njerëzish në Kauzën. Ruajtësi i shumëdashur i cilëson dashurinë dhe unitetin midis miqve si "frymën që duhet t'i japë shpirt jetës së tyre komunitare",31 dhe nxjerr në pah ndikimet e tyre praktike lidhur me planifikimin dhe vënien në jetë të punës së mësimit. Në një letër të shkruar në emër të tij, ai i udhëzon kështu besimtarët:
    
Le të bëjnë ata më shumë përpjekje për të përsosur marrëdhëniet e tyre të mirëfillta Bahá’í, të jenë më të bashkuar, më të edukuar shpirtërisht, më të zhdërvjelltë në kryerjen e detyrave të tyre administrative, si përgatitje për të mësuar e mirëpritur masa më të gjera besimtarësh të rinj.32

   Shtëpia Universale e Drejtësisë tërheq vëmendjen në një aspekt tjetër të kësaj çështjeje. Ajo paralajmëron kundër polarizimit të pikëpamjeve rreth metodave e mënyrave të mësimdhënies dhe u ofron besimtarëve këtë këshillë:
    
   Në këtë, si dhe në të gjitha aspektet e tjera të punës së Kauzës, zgjidhja qëndron në atë që miqtë të jenë të duruar e të përmbajtur ndaj atyre që i hidhërojnë me të metat e tyre dhe të përpiqen, përmes konsultimit në Asambletë, t'i qasen një drejtpeshimi të përshtatshëm, duke ruajtur ndërkohë hovin e punës e duke kanalizuar entuziazmin e besimtarëve.33

2.3 Pjesëmarrja e përgjithshme
   Pjesëmarrja e përgjithshme dhe përpjekjet këmbëngulëse nga ana e miqve për të shpjeguar Kauzën, për të zbatuar parimet e saj dhe për të çuar më tej zhvillimin e institucioneve të saj jo vetëm janë "të domosdoshme për zhvillimin e burimeve njerëzore të nevojshme për përparimin e Kauzës",34 por edhe rritin suksesin në mësim.35

2.4 Baraspesha midis shtrirjes e konsolidimit
   Shtëpia Universale e Drejtësisë i referohet shtrirjes e konsolidimit si "procese binjake që duhet të ecin krah për krah".36 Ajo vë në dukje se ato janë "procese të pandashme"37 dhe se përfaqësojnë "objektivat parësorë të mësimdhënies".38 Duke theksuar lidhjen midis konsolidimit e mësimit, Shtëpia Universale e Drejtësisë në një letër të shkruar në emër të saj thotë:
    
Konsolidimi i vërtetë është thelbësor për ruajtjen e shëndetit shpirtëror të komunitetit, për mbrojtjen e interesave të tij, për mbështetjen e emrit të tij të mirë dhe, më në fund, për vazhdimin e punës së vetë shtrirjes.39

2.5 Komuniteti Bahá’í si model
   Komuniteti Bahá’í dhe Rendi Administrativ duhet të vazhdojnë të zhvillohen e t'i paraqiten botës si një model jetësor dhe si një mjet alternativ organizimi shoqëror. Ky është një proces në përparim të vazhdueshëm. Shoghi Effendiu, në një letër të shkruar në emër të tij, vë në dukje se:
    
Sakohë publiku nuk do të shohë në Komunitetin Bahá’í një model të vërtetë, në veprim, të diçkaje më të mirë se ajo që tashmë e ka, ai nuk do t'i përgjigjet Besimit në masa të mëdha.40

   Po kështu, Shtëpia Universale e Drejtësisë tërheq vëmendjen në shquarsinë e komunitetit Bahá’í dhe thotë që, duke qenë se kontrasti midis komunitetit dhe botës në përgjithësi rritet, "ai duhet, në fund të fundit, të tërheqë masat e zhgënjyera dhe të bëjë që ato të hyjnë nën strehën e Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut".41 Më tej, Shtëpia e Drejtësisë vë në dukje se ka një shqetësim gjithnjë e më të madh lidhur me fatet e njerëzimit dhe me paaftësinë e rendit të vjetër për të zgjidhur problemet shoqërore kritike. Derisa Rendi Administrativ Bahá’í është paracaktuar të jetë një model për shoqërinë e ardhme, ka nevojë të ngutshme të provohen "mundësitë e brendshme që fshihen në sistemin administrativ" dhe t'u jepet kështu "një shenjë shprese atyre që kanë rënë në dëshpërim".42
   Duke pasur parasysh lidhjet e ngushta midis elementeve të rritjes të renditura më sipër dhe natyrën ndërvepruese të tyre, jepet mendimi që, ndërsa secili faktor kontribuon në procesin e shtrirjes, asnjë faktor, në vetvete, nuk duket i mjaftueshëm të sjellë e të mbështesë një shtim radhësh në shkallë të gjerë. Të përqëndrohesh në njërin faktor, duke përjashtuar të tjerët, kjo mund të shtrembërojë procesin e mësimit dhe të vonojë rritjen e shtrirjen afatgjatë të komunitetit Bahá’í. Më tej, Shoghi Effendiu thotë se angazhimi në punën e mësimit përforcon zhvillimin e vetë faktorëve që kontribuojnë në rritjen e Besimit. Në një letër të shkruar në emër të tij, ai thekson:
     
Veprimi i frymëzuar nga bindja për triumfin përfundimtar të Besimit është, me të vërtetë, thelbësor për materializimin gradual e të plotë të shpresave tuaja për shtrirjen e konsolidimin e Lëvizjes në vendin tuaj.43

   Ruajtësi tërheq gjithashtu vëmendjen për rrezikun që përmbahet në pritshmërinë e miqve derisa të jenë "plotësisht të kualifikuar për të kryer çdo detyrë të posaçme",44 dhe thekson lidhjen midis përpjekjes individuale e ndihmës hyjnore, duke vënë në dukje se:

Perëndia do të na ... ndihmojë në qoftë se ne bëjmë pjesën tonë të punës e të sakrificës në shtegun e përparimit të Besimit të Tij. Ne duhet të ndiejmë përgjegjësinë që na është ngarkuar mbi supe, të çohemi për ta kryer atë dhe pastaj të presim që mbi ne të reshë hiri hyjnor".45

3.  Të çojmë përpara hyrjen me trupa
   Nga një studim i përmbledhjes që bashkangjitet, duket sheshit se ka një numër veprimtarish të posaçme që kontribuojnë drejtpërsëdrejti në procesin e hyrjes me trupa.

3.1 Forcimi i Asambleve Shpirtërore
   Shoghi Effendiu thekson rëndësinë e Rendit Administrativ si "mjet" për të sjellë "me ngjyra të gjalla" e "sistematikisht" Mesazhin shërues të Bahá’u’lláh-ut "në vëmendjen e masave".46 Ai e vë theksin te raporti midis zhvillimit të institucioneve dhe "përshpejtimit të procesit jetësor të shndërrimit individual", duke thënë se ky i fundit është arsyeja për të cilën "është ngritur në radhë të parë e me kaq mund tërë struktura e Rendit Administrativ"47 Po kështu, Shtëpia Universale e Drejtësisë e lidh drejtpërsëdrejti forcimin dhe zhvillimin e Asambleve Shpirtërore Lokale me aftësinë e Besimit për t'iu përveshur hyrjes me trupa.48 Natyra e kësaj lidhjeje është shpjeguar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë në mesazhin e Ridvanit 1993. Ajo i referohet "veprimit të ndërsjellë të mësimit e të administrimit" dhe faktit që "njëri përforcon tjetrin".49
   Shtëpia e Drejtësisë vë në dukje se është një nevojë imperative që institucionet Bahá’í të
    
përmirësojnë funksionimin e tyre përmes një njëjtësimi më të afërt me të vërtetat themelore të Besimit, përmes një përshtatjeje më të madhe ndaj frymës e formës së administrimit Bahá’í dhe përmes një mbështetjeje më të vëmendshme në ndikimet mirëbërëse të konsultimit të mirëfilltë, në mënyrë që komunitetet që ato drejtojnë të pasqyrojnë një model jete, i cili të ngjallë shpresa te pjesëtarët e zhgënjyer të shoqërisë.50

Për këtë qëllim, Shtëpia Universale e Drejtësisë thekson rëndësinë e përgatitjes së miqve, duke përfshirë edhe ata të zonave mësimit masiv,51 që të rritin të kuptuarit e punës administrative të Kauzës dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë punë. Ajo vë në dukje se "funksionimi si duhet" i Asambleve Shpirtërore

varet në një masë të madhe nga përpjekjet e anëtarëve të tyre për t'u familjarizuar me detyrat e veta dhe për t'iu përmbajtur me përpikmëri parimeve në sjelljen vetjake dhe në kryerjen e detyrimeve të tyre zyrtare.

Ajo tërheq vëmendjen për rëndësinë që ka

vendosmëria (e anëtarëve të Asamblesë) për të zhdukur të gjitha gjurmët e ftohtësisë e të prirjeve sektare në gjirin e tyre, aftësia e tyre për të fituar dashurinë e mbështetjen e miqve që kanë nën kujdes dhe për të tërhequr sa më shumë individë në punën e Kauzës.

Dhe ajo vë në dukje se përfundimi i një përpjekjeje kaq të përkushtuar nga ana e anëtarëve të institucioneve do të jetë "një model jete" që jo vetëm do t'i japë "kredi Besimit", por do të shërbejë gjithashtu për të tërhequr "pjesëtarët gjithnjë e më të zhgënjyer të shoqërisë".52

3.2 Administrim i efektshëm dhe konsolidim i shpejtë
   Ndërsa mënyra sesi është organizuar puna mësimore është një çështje për të cilën vendos çdo Asamble Shpirtërore Kombëtare, Shtëpia Universale e Drejtësisë thekson nevojën për "një strukturë të efektshme të mësimdhënies", për të siguruar që "detyrat të kryhen shpejt e në pajtim me parimet administrative të Besimit tonë".53 Më tej ajo thotë se puna e konsolidimit, e cila është "një element thelbësor e i pandashëm i mësimdhënies",54 duhet të jetë "e shpejtë, rrënjësore dhe e vazhdueshme".55 Një trajtim i tillë tërësor për shtrirjen e Kauzës jo vetëm rrit burimet njerëzore e financiare të komunitetit Bahá’í,56 por ndihmon gjithashtu për të shmangur probleme të tilla si "vaksinimi" i besimtarëve kundër Besimit, që vjen si rezultat i kombinimit të një mësimdhënieje të papërshtatshme e të konsolidimit të pakujdesshëm.57

3.3 Plane mësimore strategjike, të lakueshme
   Shtëpia Universale e Drejtësisë i bën thirrje çdo Asambleje Shpirtërore Kombëtare "të drejtpeshojë burimet dhe të harmonizojë përpjekjet e saj" për të siguruar që Besimi t'u mësohet "të gjithë sektorëve të shoqërisë".58 Ajo i këshillon Asambletë të jenë strategjike e sistematike, t'ua përshtasin planet e tyre mësimore nevojave të grupeve të veçanta shoqërore e kulturore,59 duke qenë se "kultura e lloje të ndryshme njerëzish kërkojnë metoda të ndryshme trajtimi",60 dhe vë në dukje se qëllimi i të gjitha institucioneve Bahá’í e i mësuesve Bahá’í është "të përparojnë vazhdimisht në zona e shtresa të reja të shoqërisë".61
   Shtëpia e Drejtësisë tërheq vëmendjen për rëndësinë e lakueshmërisë e të drejtpeshimit në hartimin dhe zbatimin e planeve mësimore. Besimtarët inkurajohen të jenë të hapur ndaj metodave të reja,62 të përdorin një larmi trajtimesh,63 dhe "jo të ngulin këmbë verbërisht për të bërë kudo të njëjtën gjë".64 Shtëpia Universale e Drejtësisë vë në dukje se komuniteti Bahá’í
    
duhet të bëhet më i aftë për të rregulluar një gamë të gjerë veprimesh pa u larguar nga përqëndrimi në objektivat parësore të mësimit, dhe pikërisht në shtrirjen e konsolidimin.

Dhe për këtë qëllim, ajo thekson nevojën për

unitet në shumëllojshmëri të veprimeve..., një gjendje në të cilën individë të ndryshëm do të përqëndrohen në veprimtari të ndryshme, duke vlerësuar efektin mirëbërës të përpjekjeve të përbashkëta në rritjen e zhvillimin e Besimit, pasi çdo person nuk mund të bëjë gjithçka dhe të gjithë personat nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë.65

   Rëndësinë që ka adoptimi nga besimtarët i një mënyre trajtimi strategjike e të lakueshme në punën e Kauzës Shtëpia Universale e Drejtësisë e lidh si me pjekurinë gjithnjë e më të madhe të komunitetit Bahá’í ashtu dhe me shtrirjen e tij.66

3.4 Të futemi në njerëzit që zotërojnë aftësi
   Në letrat dërguar Asambleve Shpirtërore Kombëtare, Shtëpia Universale e Drejtësisë ka dhënë direktivën që Besimi të përçohet "në çdo shtresë të shoqërisë njerëzore e në çdo hap të jetës". Ajo thotë më tej se "të gjithë duhen përfshirë në mënyrë të vetëdijshme brenda planeve mësimore të Komunitetit Bahá’í".67
   Duke pasur parasysh nevojën për të rritur e zhvilluar burimet njerëzore të Besimit, Shtëpia Universale e Drejtësisë u bën thirrje besimtarëve të bëjnë përpjekje të posaçme për të tërhequr në Kauzën njerëz që zotërojnë aftësi.68 Ajo e cilëson rekrutimin e njerëzve me aftësi si "një aspekt të domosdoshëm të mësimit të masave" dhe paralajmëron se mosarritja e këtij objektivi do të bëjë që Besimi të mos jetë në gjendje "të përballojë si duhet sfidat që dalin para tij". Përsa i përket anëtarësisë së komunitetit Bahá’í dhe përparësive të punës mësimore, Shtëpia e Drejtësisë thotë:
    
Anëtarësia e tij, pavarësisht nga larmia etnike, duhet të përfshijë tani një numër gjithnjë e më të madh njerëzish me aftësi, ndër ta persona të zotë e të shquar në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore. Rekrutimi i një numri të konsiderueshëm personash të tillë është një aspekt i domosdoshëm i mësimit të masave, një aspekt që nuk mund të lihet pasdore më tej dhe që duhet përfshirë me vetëdijë e kujdes në punën tonë mësimore, për të zgjeruar bazën e saj dhe për të përshpejtuar procesin e hyrjes me trupa.69

3.5 Ta lidhim Besimin me çështjet shoqërore e humanitare të kohës
   Në mesazhin e Ridvanit 1988, Shtëpia Universale e Drejtësisë e ka radhitur "përpjekjen e vazhdueshme" të besimtarit individual për t'i lidhur Mësimet e Besimit me "çështjet e ditës" si një ndër masat që ndihmon në "suksesin e punës mësimore".70 Shtëpia e Drejtësisë vë gjithashtu në dukje se "Rendi që solli Bahá’u’lláh-u është i paracaktuar të udhëheqë përparimin e të zgjidhë problemet e shoqërisë" dhe se komuniteti Bahá’í është "padyshim në pararojë të forcave konstruktive që veprojnë në planet". Ajo tërheq vëmendjen për nevojën e zhvillimit e të përsosjes së sistemit administrativ Bahá’í, si një mjet për të treguar efektshmërinë e këtij sistemi për të mbështetur nevojat e mprehta të njerëzimit, si dhe për ta ofruar atë si "alternativë jetësore" kundrejt rendit të vjetër botëror që po thërmohet.71

3.6 Sjellje me synime të caktuara
   Besimtarëve individualë, Asambleve Shpirtërore Lokale e Kombëtare u bëhet thirrje të bashkëpunojnë e të këmbëngulin në përpjekjet e tyre për të arritur synimet e planeve mësimore. Shtëpia Universale e Drejtësisë thotë:
   Puna mësimore, si ajo e organizuar nga institucionet e Besimit dhe ajo që është fryt i nismës individuale, duhet të çohet aktivisht përpara, në mënyrë që të ketë një numër gjithnjë e më të madh besimtarësh, gjë që çon vende të tjera në fazën e hyrjes me trupa e, më në fund, në kthesë masive.72
   Ngutësia e kësaj ndërmarrjeje është theksuar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë si vijon:
    
   Duhet arritur një shtrirje masive e komunitetit Bahá’í shumë më tej përmasave të së kaluarës. Detyra e përhapjes së Mesazhit në masat e gjera të njerëzimit në fshatra dhe në qytete të vogla e të mëdha duhet të shtrihet me shpejtësi. Nevoja e kësaj është jetësore...73
    
Veç kësaj, Shtëpia Universale e Drejtësisë tërheq vëmendjen për cilësinë e ndërmarrjes mësimore, duke shënuar se "përpjekja e Bahá’í-ve duhet të jetë që jo vetëm të mësojnë sa më intensivisht, por edhe sa më mirë që të jetë e mundur".74
   Shtëpia e Drejtësisë nënvizon përgjegjësinë themelore të besimtarit individual për të vënë në jetë punën mësimore. Ajo thotë:
   Çdo besimtar individual -- burrë, grua, i ri e fëmijë -- thirret në këtë fushë veprimi; sepse nga nisma, vullneti i vendosur i individit për të mësuar e për të shërbyer varet suksesi i krejt komunitetit.75
Dhe ajo vë në dukje se:

Çelësi për tërheqjen e popullit në Besimin është veprimi i Bahá’í-t individual që përçon shkëndijën e besimit tek individë kërkues, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke thelluar të kuptuarit e mësimeve nga ana e tyre.76

4   Disa vërejtje të fundit
   Pasazhet e përfshira në përmbledhjen "Të çojmë përpara hyrjen me trupa" shërbejnë për të ndriçuar një numër parimesh të përgjithshme që kanë lidhje me natyrën e rritjes dhe përshpejtimin e saj, si dhe me tërheqjen e masave të mëdha të njerëzve në Besimin Bahá’í. Veç kësaj, këto pasazhe sugjerojnë veprimtari të posaçme që mund të ndërmerren nga individë e institucione, për të ngritur ritmin e rritjes dhe për të mbështetur shtrirjen e Kauzës në shkallë të gjerë.
   Duket sheshit se forca jashtë e brenda Kauzës janë duke ndërtuar fatin e njerëzimit. Shtëpia Universale e Drejtësisë tërheq vëmendjen në ndikimin e dy proceseve të mëdha që janë në veprim në botë. Procesi i parë është

Plani i madh i Perëndisë, i vrullshëm në përparimin e tij, që vepron përmes njerëzimit si një e tërë, duke shembur barrierat në rrugën e bashkimit botëror dhe duke e farkëtuar njerëzimin si një trup i njësuar në zjarret e vuajtjes e të përvojës. Ky proces do të sjellë, në kohën e caktuar nga Perëndia, Paqen e Vogël, bashkimin politik të botës. Njerëzimi në atë kohë mund të krahasohet me një trup që është i bashkuar por pa jetë. Procesi i dytë, detyra e fryrjes së jetës në këtë trup të bashkuar -- e krijimit të unitetit e të shpirtësisë së vërtetë, duke arritur kulmin në Paqen e Madhe -- u takon Bahá’í-ve, që po punojnë me ndërgjegje, me udhëzime të hollësishme e me udhëheqje të vazhdueshme hyjnore, për të ngritur strukturën e Mbretërisë së Perëndisë mbi tokë, në të cilën ata ftojnë njerëzit e tjerë, duke u dhënë kështu atyre jetë të amshuar.77
  
   Sfida që u shtrohet besimtarëve është t'ia kushtojnë të gjitha energjitë e tyre kësaj detyre jetësore, të shtyrë nga vetëdija se "nuk ka askënd tjetër që ta bëjë këtë"78 dhe të mbështetur nga dëshira e tyre për të përmbushur dëshirën e zjarrtë të shprehur prej Ruajtësit të shumëdashur në periudhën e hershme të shërbimit të tij:
    
   Dhe tani, kur shikoj të ardhmen, unë shpresoj t'i shoh miqtë në çdo kohë, në çdo vend dhe të çdo ngjyrimi mendimi e karakteri, të rreshtuar vullnetarisht e me gëzim rreth qendrave të tyre lokale e veçanërisht rreth qendrave të tyre kombëtare të veprimtarisë, duke mbështetur e duke çuar përpara interesat e tyre me njëzëshmëri e kënaqësi të plotë, me mirëkuptim të përsosur, me entuziazëm të vërtetë e fuqi të pashtershme. Ky është me të vërtetë gëzimi dhe dëshira e zjarrtë e jetës sime, sepse është burimi nga i cili do të rrjedhin të gjitha bekimet e ardhshme, themeli i gjerë mbi të cilin do të mbështetet në fund të fundit siguria e Godinës Hyjnore. A nuk mund të shpresojmë ne se tani më në fund agimi i një dite më të ndritur po feks mbi Kauzën tonë të shumëdashur?79
  

REFERENCAT
  
Shënim: Numrat në kllapa katrore pas çdo reference u korrespondojnë numrave të pasazheve në përmbledhjen bashkangjitur.

1 Letër e datës 25 qershor 1953, shkruar nga Shoghi Effendi, botuar në "Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1980), f.117 [18]1*
2 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
3 Shih pasazhin [2]
4 Shih pasazhin [33]
5 Letër e datës 31 gusht 1987 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [39]
6 Letër e datës 30 qershor 1952 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare [17]
7 Mesazh i Novruzit 1979 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [32]; shih gjithashtu pasazhet [34] dhe [44]
8 Shih pasazhin [41]
9 Letër e datës 12 shtator 1991 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore  Kombëtare [46]
10 Mesazh i Ridvanit 1987 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [38]
11 Shih pasazhin [44]
12 Shih pasazhin [21]
13 Poshtëshënim në dorëshkrim të Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datës 12 gusht 1941 të shkruar në emër të tij, cituar nga "Messages to America: Selected Letters and Cablegrams to the  Bahá’ís of North America, 1932-1946" (Wilmette: Bahá’í Publishing Committee, 1947), f. 51 [6]
14 Shih pasazhin [40]
15 Mesazh i datës 27 dhjetor 1985 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Konferencës së Grupeve Kontinentale të Këshilltarëve [36]
16 Shih pasazhet [4] dhe [13]
17 Letër e datës 5 tetor 1953 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar  një besimtari individual [19]
18 Shih pasazhin [24]
19 Shih pasazhin [38]
20 Mesazh i Ridvanit 1988 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [40]
21 Mesazh i Ridvanit 1993 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [48]
22 Mesazh i Ridvanit 1988 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [40]
23 Shih pasazhet [35], [44] dhe [47]
24 Letër e datës 18 shkurt 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual [2]
25 Mesazh i Ridvanit 1989 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [44]
26 Shih pasazhet [16] dhe [40]
27 Shih pasazhin [25]
28 Letër e datës 15 mars 1954 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Lokale [20]
29 Shih pasazhin [8]
30 Shih pasazhin [15]
31 Letër e datës 13 mars 1944 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar sezonit të një shkolle dimërore Bahá’í [9]; shih gjithashtu pasazhin [11]
32 Letër e datës 25 mars 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual [14]
33 Letër e datës 30 qershor 1993 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një besimtari individual [49]
34 Mesazh i Ridvanit 1993 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [48]
35 Shih pasazhin [40]
36 Letër e datës 13 korrik 1964 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare, cituar nga "Wellspring of Guidance: Messages 1963-1968" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1976), f. 31-33 [23]
37 Letër e datës 2 shkurt 1966 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare të angazhuara në punën mësimore masive [25]
38 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
39 Letër e datës 17 prill 1981 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare [35]
40 Letër e datës 13 mars 1944 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual [10]
41 Mesazh i gushtit 1968 shkruar nga Shtëpia Universale e  Drejtësisë, drejtuar Konferencës së Palermos, cituar nga "Messages from the Universal House of Justice, 1968-1973" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1976), f. 12 [28]
42 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
43 Letër e datës 11 maj 1934 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual [5]
44 Letër e datës 4 maj 1942 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual [7]
45 Letër e datës 20 dhjetor 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare [3]
46 Poshtëshënim në dorëshkrim të Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datës 29 mars 1945 të shkruar në emër të tij, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare [12]
47 Poshtëshënim në dorëshkrim të Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datës 12 gusht 1957 të shkruar në emër të tij, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare [22]
48 Shih pasazhin [30]
49 Mesazh i Ridvanit 1993 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [48]
50 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
51 Shih pasazhin [32]
52 Mesazh i Ridvanit 1993 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [48]
53 Letër e datës 2 shkurt 1966 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare të angazhuara në punë mësimore masive [25]
54 Letër e datës 16 prill 1981 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar të gjitha Komiteteve Kontinentale të Pionierëve [34]
55 Mesazh i Novruzit 1979 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [32]
56 Shih pasazhin [36]
57 Shih pasazhin [34]
58 Letër e datës 13 korrik 1964 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare, cituar nga "Wellspring of Guidance", f. 31-33 [23]
59 Shih pasazhin [26]
60 Letër e datës 11 gusht 1988 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një besimtari individual [41]
61 Letër e datës 25 maj 1975 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare [31]
62 Shih pasazhin [29]
63 Shih pasazhin [43]
64 Letër e datës 13 nëndor 1986 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore  Kombëtare [37]
65 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
66 Shih pasazhin [37]
67 Letër e datës 31 tetor 1967 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare, cituar nga "Wellspring of Guidance", f. 124-25 [26]
68 Shih pasazhin [48]
69 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
70 Mesazh i Ridvanit 1988 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [40]
71 Mesazh i Ridvanit 1990 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [45]
72 Mesazh i Novruzit 1979 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [32]
73 Mesazh i Ridvanit 1993 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [48]
74 Letër e datës 1 nëntor 1988 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare [42]
75 Mesazh i Ridvanit 1988 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës [40]
76 Letër e datës 9 shkurt 1989 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare [43]
77 Letër e datës 8 dhjetor 1967 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar një besimtari individual, cituar nga “Wellspring of Guidance”, f. 133-34 [27]
78 po aty, f. 134 [27]
79 Letër e datës 24 shtator 1924 shkruar nga Shoghi Effendi, drejtuar Bahá’í-ve të Amerikës, botuar në “Bahá’í Administration: Selected  Messages 1922-1932” (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1974), f. 67 [1]
  
  

TË ÇOJMË PËRPARA HYRJEN ME TRUPA

Përmbledhje pasazhesh nga letra të shkruara prej ose në emër të Shoghi Effendiut dhe të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Përgatitur nga Dega Kërkimore
Tetor 1993
  
Nga letra të shkruara prej ose në emër të Shoghi Effendiut

   1. Dhe tani, kur shikoj të ardhmen, unë shpresoj t'i shoh miqtë në çdo kohë, në çdo vend dhe të çdo ngjyrimi mendimi e karakteri, të rreshtuar vullnetarisht e me gëzim rreth qendrave të tyre lokale e veçanërisht rreth qendrave të tyre kombëtare të veprimtarisë, duke mbështetur e çuar përpara interesat e tyre me njëzëshmëri e kënaqësi të plotë, me mirëkuptim të përsosur, me entuziazëm të vërtetë e fuqi të pashtershme. Ky është me të vërtetë gëzimi dhe dëshira e zjarrtë e jetës sime, sepse është burimi nga i cili do të rrjedhin të gjitha bekimet e ardhshme, themeli i gjerë mbi të cilin do të mbështetet në fund të fundit siguria e Godinës Hyjnore. A nuk mund të shpresojmë ne se tani më në fund agimi i një dite më të ndritur po feks mbi Kauzën tonë të shumëdashur?
(24 shtator 1924, shkruar nga Shoghi Effendi, drejtuar Bahá’í-ve të Amerikës, botuar në "Bahá’í Administration: Selected Messages 1922-1932" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1974), f. 67)

   2. Puna që anëtarët e familjes suaj të vogël po bëjnë për të përhapur Kauzën dhe për të futur frymën e saj hyjnore midis njerëzve që takoni, është një fakt që asnjeri i njohur me jetën tuaj nuk mund ta mohojë.... Me kohë ju do ta shihni sesa të mëdha do të jenë frytet e shërbimeve tuaja. Nuk mjafton të numërosh shpirtrat që përqafojnë Kauzën për të ditur përparimin që po bën ajo. Rrjedhojat më të rëndësishme të veprimtarive tuaja janë fryma e përhapur në jetën e komunitetit dhe përmasat në të cilat mësimet që ne shpallim bëhen pjesë e vetëdijës dhe e besimit të njerëzve që i dëgjojnë ato. Sepse vetëm kur kjo frymë të ketë përshkuar tërësisht botën, njerëzit do të fillojnë të hyjnë në Besimin në numër të madh. Në fillim të pranverës vetëm pak fara, të favorizuara në mënyrë të jashtzakonshme, do të mugullojnë, por kur stina mbizotëron plotësisht dhe atmosfera mbushet me ngrohtësinë e pranverës së vërtetë, atëherë lulet fillojnë të çelin në masë dhe një shpat i tërë kodre menjëherë lulëzon. Ne jemi ende në gjendjen kur vetëm shpirtra të veçantë janë zgjuar, por së shpejti do të kemi ardhjen e plotë të stinës dhe rilindjen e grupeve e të kombeve të tëra në jetën shpirtërore të sjellë nga Bahá’u’lláh-u.
(18 shkurt 1932, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   3. ...ai ka besim se, me ndihmën e Perëndisë, ju do t'ia arrini qëllimit. Ai sigurisht do të mbështesë përpjekjet tuaja dhe do t'ju ndihmojë në përmbushjen e detyrës që qëndron para jush. Perëndia, sidoqoftë, do të na ndihmojë në qoftë se ne bëjmë pjesën tonë të punës e të sakrificës në shtegun e përparimit të Besimit të Tij. Ne duhet të ndiejmë përgjegjësinë që na është ngarkuar mbi supe, të çohemi për ta kryer atë dhe pastaj të presim që mbi ne të reshë hiri hyjnor
(20 dhjetor 1932, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   4. A duhet njerëzimi, i sfilitur siç është tani, të preket nga fatkeqësi edhe më të rënda para se ndikimi i tyre spastrues të mund ta përgatisë atë për të hyrë në Mbretërinë qiellore të paracaktuar të vendoset mbi tokë? A duhet fillimi i një epoke kaq të gjerë, kaq të veçantë, kaq të ndriçuar në historinë njerëzore të hyjë përmes një katastrofe kaq të madhe në punët njerëzore, që të kujton, madje ia kalon rënies së tmerrshme të qytetërimit romak në shekujt e parë të epokës kristiane? A duhet një varg tronditjesh të thella të trazojnë e lëkundin gjininë njerëzore para se Bahá’u’lláh-u të mund të kurorëzohet në zemrat e në ndërgjegjen e masave, para se pushteti i padiskutueshëm i Tij të njihet në mbarë botën dhe ngrehina fisnike e Rendit të Tij Botëror të ngrihet e vendoset?
(11 mars 1936, shkruar nga Shoghi Effendi, botuar në "The World Order of Bahá’u’lláh: Selected Letters" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1991), f. 201-202)

   5. Veprimi i frymëzuar nga bindja për triumfin përfundimtar të Besimit është, me të vërtetë, thelbësor për materializimin gradual e të plotë të shpresave tuaja për shtrirjen e konsolidimin e Lëvizjes në vendin tuaj. Le të frymëzojë Fuqiploti gjithsecilin prej jush me zellin, vendosmërinë e besimin për të zbatuar vullnetin e Tij dhe për t'u shpallur Mesazhin e Tij atyre që jetojnë në tokën tuaj e tej kufijve të saj.
(11 maj 1934, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   6. Nga e kaluara e historisë së tij të trazuar, pothuajse çdo faqe e së cilës skicon një krizë të re, është e rënduar me përshkrimin e një fatkeqësie të re, tregon historinë e një tradhtie të ulët dhe ushqehet me raportimin e mizorive të patregueshme, del në pah, e qartë dhe e pakundërshtueshme, e vërteta supreme se me çdo shpërthim të ri të armiqësisë ndaj Besimit, nga brenda a nga jashtë qoftë, një masë po e tillë e vërshimit të hirit, që mbështet mbrojtësit dhe pështjellon kundërshtarët e tij, është lëshuar në mënyrë providenciale, duke i dhënë një shtysë të re ecjes përpara të Besimit, ndërkohë që kjo shtysë, nga ana e saj, përmes manifestimeve të saj do të shkaktojë një armiqësi të re në zona deri atëherë të pavetëdijshme për implikimet sfiduese të tij -- dhe kjo armiqësi gjithnjë e më e madhe shoqërohet nga një revelacion edhe më mahnitës i Fuqisë Hyjnore e nga një vërshim edhe më i madh i hirit qiellor, që, duke u dhënë ithtarëve të atij Besimi mundësinë për të shënuar fitore akoma më të shkëlqyera, do të krijonte kështu probleme të një rëndësie edhe më jetësore dhe do të ngrinte në këmbë armiq edhe më të fuqishëm kundër një Kauze që s'mundet më në fund veçse t'i zgjidhë ato probleme dhe të dërrmojë qëndresën e atyre armiqve përmes një shpalosjeje akoma më të lavdishme të fuqisë së saj të brendshme.
   Marshimi i pandalshëm i Besimit të Bahá’u’lláh-ut, i parë në këtë dritë dhe i vënë në lëvizje nga ndikimet stimuluese të krijuara si nga mosurtia e armiqve të tij dhe nga forca e fshehtë brenda vetë atij, përfundon në një varg pulsimesh ritmike, të përshpejtuara, nga njëra anë, përmes shpërthimesh të vrullshme të armiqve të tij dhe vibracioneve të Fuqisë Hyjnore, nga ana tjetër, që e shtyjnë atë me një forcë gjithnjë e më të madhe në rrugën e paracaktuar për të nga Dora e Fuqiplotit.
(12 gusht 1941, poshtëshënim në dorëshkrim të Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të shkruar në emër të tij, shih "Messages to America: Selected Letters and Cablegrams Addressed to the Bahá’ís of North America, 1932-1946" (Wilmette: Bahá’í Publishing Committee, 1947), f. 51)

   7. Në qoftë se miqtë gjithmonë do të prisnin derisa të ishin plotësisht të kualifikuar për të kryer çdo detyrë të posaçme, atëherë puna e Kauzës do të ishte pothuajse në amulli! Por vetë akti i përpjekjes për të shërbyer, sado i paafttë që të mund të ndjehet njeriu, tërheq bekimet e Perëndisë dhe i jep mundësi atij të bëhet më i përshtatshëm për detyrën.
(4 maj 1942, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   8. Nuk është e mundur të mbitheksohet rëndësia e unitetit të miqve, sepse vetëm duke shfaqur dashurinë më të madhe dhe durim ndaj njëri-tjetrit ata mund të shpresojnë të tërheqin një numër të madh njerëzish në radhët e tyre.
(2 gusht 1942, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   9. Ai është i dëshiruar të shohë një shkallë më të madhe uniteti e dashurie midis besimtarëve, sepse këto janë fryma që duhet t'i japë shpirt jetës së tyre komunitare. Derisa popujt e botës të mos shohin një shembull të ndritshëm të dhënë prej nesh, ata nuk do ta përqafojnë Kauzën në masë, sepse ata kërkojnë t'i shohin mësimet të provuara në një model veprimi.
(13 mars 1944, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një sezoni shkolle dimërore Bahá’í)

   10. Sakohë publiku nuk do të shohë në Komunitetin Bahá’í një model të vërtetë, në veprim, të diçkaje më të mirë se ajo që tashmë e ka, ai nuk do t'i përgjigjet Besimit në masa të mëdha.
(13 mars 1944, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   11. Të dashurit Z. dhe Znj. ... kanë një aftësi të madhe për të ndezur në zemrat dashurinë për Perëndinë. Pikërisht për këtë dashuri të shëndetshme, të ngrohtë, shpirtëruese është sot e etur bota. Bahá’í-të kurrë nuk do të mund të tërheqin masa të mëdha në Besimin, derisa ato të shohin në jetën tonë individuale e komunitare veprime e një atmosferë që janë tregues të dashurisë për Perëndinë.
(17 shkurt 1945, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)
 
  12. Mbi të gjitha, duhet që, gjatë viteve të para të shekullit të dytë Bahá’í dhe me anë të një Rendi Administrativ që funksionon si duhet, degëzimet e të cilit janë shtrirë në të katër anët e Hemisferës Perëndimore, Mesazhi shërues i Bahá’u’lláh-ut të sillet me ngjyra të gjalla, sistematikisht në vëmendjen e masave, në orën e hidhërimit, të mjerimit e të pështjellimit për to. Një pohim më i guximshëm i të vërtetave sfiduese të Besimit; një paraqitje më bindëse e të vërtetave dalluese të tij; një shtjellim më i plotë i karakterit, i synimeve e i arritjeve të sistemit të tij Administrativ në ngritje, si bërthama dhe modeli i rendit të tij të ardhshëm mbarëbotëror; një kontakt e shoqërim më i drejtpërdrejtë e më i ngushtë me ata prijës të mendimit publik, veprimtaritë e synimet e të cilëve janë të afërta me mësimet e Bahá’u’lláh-ut, për të treguar karakterin mbarëbotëror, të kuptueshëm, liberal dhe fuqinë dinamike të Mesazhit të Tij Hyjnor; një vështrim hetues më i hollësishëm i rrugëve e i mjeteve, me anën e të cilave mund të vërtetohen rivendikimet, t'u mbyllet goja denigruesve e shpifësve dhe të ruhen institucionet e tij; një përpjekje më e vendosur për të shfrytëzuar sa më shumë që të jetë e mundur talentet e aftësitë e besimtarëve të bazës për arritjen e këtyre qëllimeve -- këto qëndrojnë si detyra tepër të rëndësishme, që u bëjnë thirrje për sfidë gjatë këtyre viteve tranzicioni e trazirash gjithë besimtarëve amerikanë. Lehtësitë që krijojnë radioja e shtypi duhet të përdoren në një shkallë të paparë në historinë Bahá’í të Amerikës. Burimet e bashkërenduara të komunitetit amerikan Bahá’í aq shembullor e për të pasur zili duhet të vihen në veprim për të mbështetur me efektshmëri këto qëllime të lavdërueshme. Bekime, të paëndërruara nga përmasat e plotësia e tyre, janë caktuar në mënyrë të domosdoshme për ata që, në këto kohë të errta e të mbarsura me pasoja, do të ngrihen për të çuar përpara këto qëllime fisnike dhe për të shpejtuar me veprimet e tyre orën në të cilën një etapë edhe më e rëndësishme në zhvillimin e një Plani Hyjnor e mbarëbotëror mund të ndërmerret.
(29 mars 1945, poshtëshënim në dorëshkrim të Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të shkruar në emër të tij, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   13. Ka dy gjëra që do të ndihmojnë shumë për të tërhequr më shpejt njerëz të tjerë në Kauzën: njëra është pjekuria e Bahá’í-ve brenda Komuniteteve të tyre, që funksionojnë në pajtim me ligjet Bahá’í e në një frymë të mirëfilltë uniteti, dhe tjetra është shpërbërja e shoqërisë dhe vuajtjet që ajo do të sjellë në zgjimin e saj. Kur të shihet se format e vjetra janë pa shpresë të kota, njerëzit do të lëvizin nga materializmi e letargjia shpirtërore e tyre dhe do të përqafojnë Besimin.
(3 korrik 1948, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   14. Nuk ka asgjë në pasazhin nga Tabela e Mjeshtrit në faqe 681, Vëllimi III i Tabelave të Tij, që të na bëjë të besojmë që, sapo Tempulli të kompletohet tërësisht, masa njerëzish do të përqafojnë Kauzën. Ata do ta bëjnë këtë; ajo kohë do të vijë; ne shpresojmë se kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk mund të caktojmë një datë për këtë. Dhe një deklaratë e tillë sigurisht nuk justifikon që miqtë të flenë mbi dafina! Përkundrazi, ata duhet të shtrojnë udhën, veçanërisht brenda radhëve të veta, për të pritur një numër të madh besimtarësh. Le të bëjnë ata më shumë përpjekje për të përsosur marrëdhëniet e tyre të mirëfillta Bahá’í, të jenë më të bashkuar, më të edukuar shpirtërisht, më të zhdërvjelltë në kryerjen e detyrave të tyre administrative, si përgatitje për të mësuar e mirëpritur masa më të gjera besimtarësh të rinj.
(25 mars 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   15. Pa frymën e një dashurie të vërtetë për Bahá’u’lláh-un, për Besimin e Tij e institucionet e tij dhe të besimtarëve për njëri-tjetrin, Kauza kurrë nuk mund të tërheqë realisht masa të mëdha njerëzish. Sepse bota nuk do predikime e rregulla, por dashuri e veprim.
(25 tetor 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar në besimtari individual)

   16. Edhe pse në Shtetet e Bashkuara janë bërë përparime kolosale në çerekshekullin e fundit, ai ka mendimin se besimtarët duhet të bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për faktin se vetëm në atë masë që pasqyrojnë në jetën e tyre të përbashkët nivelet e larta të Besimit, ata do të tërheqin masat në Kauzën e Perëndisë.
(15 shtator 1951, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një sezoni shkollor Bahá’í)

   17. Komunitetet amerikanolatine janë ende në pragun e jetës së tyre ndërkombëtare Bahá’í; ai është i sigurtë se ato do të integrohen me shpejtësi në të. Në krahasim me kohëzgjatjen që u mori komuniteteve amerikanoveriore, britanike e franceze për t'u rritur e shtrirë, rritja e tyre është si një vetëtimë. Ndërsa Kauza shtrihet në mbarë botën, ritmi i përshpejtimit të saj gjithashtu rritet dhe disa qendra të reja në Afrikë, në një mënyrë të mistershme, kanë jehona shpirtërore që ndihmojnë në krijimin e qendrave të reja kudo.
(30 qershor 1952, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   18. Një vërshim i tillë përforcimesh është krejtësisht jetësor e tepër i ngutshëm, sepse asgjë tjetër veç ardhjes jetëdhënëse të gjakut të ri, që do të ripërtërijë Komunitetin botëror Bahá’í, nuk mund të ruajë shpërblimet të cilat, me sakrifica aq të mëdha, që kërkojnë aq shumë kohë, përpjekje e fonde, janë fituar tani në toka të virgjëra nga kalorësit trima të Bahá’u’lláh-ut, privilegji i të cilëve është se përbëjnë majën e heshtës të batalioneve sulmuese, të cilat në teatro të ndryshme e në rrethana shpesh të pafavorshme e tepër të vështira, janë në garë me njëri-tjetrin për pushtimin shpirtëror të territoreve e të ishujve ende të panënshtrura mbi sipërfaqen e rruzullit.
   Ky vërshim, për më tepër, do të paralajmërojë e shpejtojë ardhjen e asaj dite që, siç është profetizuar nga ‘Abdu’l-Bahá-i, do të shohë hyrjen me trupa të popujve nga kombe e raca të ndryshme në botën Bahá’í -- një ditë kjo që, e parë në perspektivën e saj të mirëfilltë, do të jetë preludi i atij çasti të shumëpritur, kur kthesa në masë nga ana e vetë atyre kombeve e racave, dhe si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një zinxhiri ngjarjesh, të rëndësishme e ndoshta katastrofike për nga natyra e tyre, të cilat ende nuk mund të përfytyrohen qoftë edhe në mënyrë të mjegullt, do të revolucionarizojë papritur fatet e Besimit, do të prishë drejtpeshimin e botës dhe do të përforcojë një mijë herë forcën numerike, si dhe fuqinë materiale e autoritetin shpirtëror të Besimit të Bahá’u’lláh-ut.
  (25 qershor 1953, shkruar nga Shoghi Effendi, botuar në "Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1980), f. 117)*

   19. Kjo është rënia e baticës. Bahá’í-të e dinë se, pasi njerëzimi të vuajë, batica do të vijë prapë me valë të fuqishme besimi e devotshmërie. Atëherë njerëzit do të hyjnë në Kauzën me trupa dhe tërë gjendja do të ndryshojë. Bahá’í-të e shohin këtë gjendje të re që do të vijë, ashtu si një njeri sheh nga maja e një mali shkëndijën e parë të agimit, para se të tjerët të jenë të vetëdijshëm për të; dhe pikërisht për këtë duhet të punojnë Bahá’í-të.
(5 tetor 1953, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një besimtari individual)

   20. Kur fryma e vërtetë e mësimit, që fton për përkushtim e angazhim të plotë ndaj misionit fisnik dhe për të jetuar jetën, të përmbushet, jo vetëm nga individët, por edhe nga Asambletë, atëherë Besimi do të rritet me hapa vigane.
(19 mars 1954, shkruar në emër të Shoghi Effendiut, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Lokale)

   21. Kryqëzata, në të cilën ushtria e Zotit të Grupimeve është angazhuar me kaq gëzim e besim, ndodhet tani në një pikë kthese tepër të rëndësishme në historinë e shpalosjes së saj të mahnitshme. Tre vjet veprash të madhërishme, të kryera për përhapjen e dritës së një Besimi të pavdekshëm e pafundësisht të vyer dhe për forcimin e strukturës së Rendit Administrativ të tij, kanë mbetur tashmë pas saj. Një shpirt vetmohimi e vetëflijimi, kaq i rrallë saqë vetëm shpirti i Lajmëtarëve të Agimit të një epoke të mëparshme mund të thuhet se ia kalon, ka frymëzuar pareshtur, si individualisht dhe bashkërisht, pjesëmarrësit e saj në çdo klimë, nga të gjitha klasat, të çdo gjinie e të çdo moshe. Një pasuri, kolosale në përmasat e saj, është shpenzuar me vullnet e dashuri për të siguruar zbatimin e saj sistematik e të suksesshëm. Disa pak shpirtra heroikë kanë shijuar tashmë kupën e martirizimit, ose kanë dhënë jetët e tyre, ose u janë nënshtruar sprovave të rënda ndërsa luftonin për Kauzën. Pasojat e saj janë shtrirë aq gjerë saqë kanë alarmuar një pjesë jo të parëndësishsme midis kundërshtarëve tradicionalë e të fuqishëm të zbatuesve të saj të guximshëm e të përkushtuar. Me të vërtetë, ndërsa është sulur përpara, ajo ka ngjallur qëllimet e armiqve të rinj për të penguar marshimin e saj përpara dhe për të bërë që të dështojë synimi i saj. Shenja paralajmëruese mund të vihen re tashmë në rajone të largëta, që lajmërojnë ardhjen e asaj dite, kur trupat do të mblidhen nën flamurin e saj, duke përmbushur profetizimet e bëra shumë kohë më parë nga Kapiteni Suprem i ushtrive të saj.
(Prill 1956, shkruar nga Shoghi Effendi, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare)

   22. Përparimi i qëndrueshëm i arritur në vitet e fundit nga të dy komunitetet Bahá’í zviceran e italian, që kanë punuar bashkërisht me besnikëri e devotshmëri shembullore për përhapjen e Besimit të Bahá’u’lláh-ut, më ka inkurajuar së tepërmi dhe ka shkaktuar një lumturi të madhe në zemrën time, e padyshim ka rritur admirimin e komuniteteve simtotra të tyre për mënyrën si po i kryejnë detyrat e tyre të guximshme e të shenjta....
   Më i pakët ka qenë, sidoqoftë, përparimi i arritur në fushën aq të rëndësishme të mësimit dhe mjaft më i ulët përshpejtimi në procesin jetësor të tërheqjes individuale, për të cilin është ngritur në radhë të parë e me kaq mund tërë struktura e Rendit Administrativ.
(12 gusht 1957, poshtëshënim në dorëshkrim të Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të shkruar në emër të tij, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)
  
Nga letra të shkruara prej ose në emër të
Shtëpisë Universale të Drejtësisë
  
   23. Kur masat e njerëzimit zgjohen e futen në Besimin e Perëndisë, një proces i ri vihet në lëvizje dhe fillon rritja e një qytetërimi të ri. Dëshmi për këtë është dalja e Krishtërimit dhe e Islamit. Këto masa janë njerëz të thjeshtë, të kredhur në traditat e veta, por të ndieshëm ndaj Fjalës së re të Perëndisë, e cila, kur ata i përgjigjen vërtet asaj, ushtron një ndikim aq të madh saqë i transformon njerëzit që bien në kontakt me ta.
   ...Në vende ku mësimi i masave ka ecur përpara, Bahá’í-të i kanë derdhur kohën dhe përpjekjet e tyre në zona fshatare, po aq sa ç'kishin bërë më parë në qytete të mëdha e të vogla. Rezultatet tregojnë sesa e paarsyeshme është të përqëndrohesh vetëm në një sektor të popullsisë. Prandaj çdo Asamble Shpirtërore Kombëtare duhet t'i baraspeshojë në mënyrë të tillë rezervat e veta dhe të harmonizojë përpjekjet e saj, që Besimi i Perëndisë t'u mësohet jo vetëm atyre që janë tashmë të arritshëm, por të gjithë sektorëve të shoqërisë, sado të largët që të jenë ata....
   Kur mësojnë midis masave, miqtë duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e venë theksin te aspektet bamirëse e humanitare të Besimit si mjet për të fituar rekrutë. Përvoja ka treguar se kur komoditete të tilla si shkolla, ambulanca, spitale, ose edhe veshmbathje e ushqime, u ofrohen njerëzve me të cilët është bërë punë mësimore, lindin shumë ndërlikime. Motivi i parë duhet të jetë gjithmonë përgjigjja e njeriut ndaj mesazhit të Perëndisë dhe njohja e të Dërguarit të Tij....
   Shtrirja dhe konsolidimi janë procese binjake që duhet të ecin krah për krah. Miqtë nuk duhet që, për hir të konsolidimit, të ndalin shtrirjen. Thellimi i besimtarëve të rekrutuar rishtas krijon një stimul kolosal, i cili sjell shtrirje të mëtejshme. Rekrutimi i besimtarëve të rinj, nga ana tjetër, krijon një frymë të re në komunitet dhe siguron rezerva njerëzore potenciale shtesë, që do të përforcojnë punën e konsolidimit.
  (13 korrik 1964, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare, cituar nga "Wellspring of Guidance: Messages 1963-1968" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1976), f. 31-33)

   24. Sfida e dytë me të cilën ndeshemi është të ngrejmë intensitetin e të mësuarit në një shkallë të paarritur më parë, për të realizuar kështu atë "rritje të gjerë", për të cilën bëhet thirrje në Plan. Pjesëmarrja e përgjithshme dhe veprimi i vazhdueshëm do ta arrijnë këtë qëllim. Çdo besimtar ka një rol për të luajtur dhe është në gjendje ta luajë atë, sepse çdo shpirt takon të tjerë dhe, siç është premtuar nga Bahá’u’lláh-u, "Cilido që del për të ndihmuar Kauzën Tonë, atë Perëndia do ta bëjë fitimtar...." Pështjellimi në botë nuk po pakësohet, përkundrazi po rritet nga dita në ditë dhe burrat e gratë po e humbasin besimin në mjetet shëruese njerëzore. Po agon më në fund të kuptuarit se "Nuk ka vend shpëtimi" veç Perëndisë. Tani ekziston mundësia e artë; njerëzit kanë dëshirë, në mjaft vende më me zell, t'ia vënë veshin mjetit shërues hyjnor.
(Mesazh i Ridvanit 1965, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   25. Hyrja e Besimit të Bahá’u’lláh-ut në një fazë të re të zhvillimit e të vendosjes së tij në mbarë botën i detyrohet fitoreve të shkëlqyera në tërheqjen e njerëzve në shkallë të gjerë. Prandaj është e domosdoshme që procesi i mësimit të masave jo vetëm të mbahet, por edhe të përshpejtohet. Struktura e komiteteve të mësimit që çdo Asamble Kombëtare mund të miratojë për të siguruar rezultatet më të mira në shtrirjen e punës së saj mësimore është një çështje që i lihet tërësisht asaj të vendosë, por duhet të ketë një strukturë mësimore të efektshme, në mënyrë që detyrat të kryhen shpejt e në pajtim me parimet administrative të Besimit tonë. Nga radhët e besimtarëve me prejardhje nga çdo vend duhet të zgjidhen mësues udhëtues kompetentë dhe të përgatiten projekte mësimore....
   Ndërkohë që kjo punë mësimore jetësore përparon, çdo Asamble Kombëtare duhet të ketë kurdoherë parasysh se shtrirja dhe konsolidimi janë procese të pandashme që duhet të ecin krah për krah.... Prandaj marrja e masave për të siguruar që jeta shpirtërore e çdo besimtari individual vazhdimisht të pasurohet, që komunitetet lokale të bëhen gjithnjë e më të vetëdijshme për detyrat e tyre kolektive dhe që institucionet e një administrimi në zhvillim e sipër të veprojnë në mënyrë të efektshme, është po aq e rëndësishme sa dhe shtrirja në fusha të reja dhe sjellja nën hijen e Kauzës e turmave të mëdha.
(2 shkurt 1966, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare të angazhuara në punë mësimore masive)

   26. Qëllimi themelor i punës mësimore në kohën e tanishme është të çojë mesazhin e Bahá’u’lláh-ut në çdo shtresë të shoqërisë njerëzore e në çdo hap të jetës. Një përgjigje e zjarrtë ndaj mësimeve mund të gjendet shpesh në anët më të papritura dhe çdo përgjigje e tillë duhet çuar më tej me shpejtësi, sepse suksesi në një zonë pjellore zgjon një përgjigje tek ata që në fillim nuk tregonin interes.
   Një paraqitje e njëjtë e mësimeve nuk ngjall jehonë te secili; metoda e shprehjes dhe mënyra e trajtimit duhet të jetë e ndryshme në përshtatje me botëkuptimin dhe interesat e dëgjuesit. Një mënyrë trajtimi që synon t'i drejtohet çdonjërit përfundon zakonisht me tërheqjen e sektorit të mesit, duke lënë pa prekur të dy skajet. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për të siguruar që Fjala shëruese e Perëndisë të arrijë tek i pasuri e i varfri, i dituri e analfabeti, i vjetri e i riu, i devotshmi e ateisti, tek ai që banon male e ishuj të largët, te banorët e qyteteve që gëlojnë nga njerëzit, te tregtari i periferisë, te punëtori i lagjeve të varfëra, te njeriu i fiseve nomade, te bujku, te studenti universitar; të gjithë duhen përfshirë në mënyrë të vetëdijshme brenda planeve mësimore të Komunitetit Bahá’í.
   Ndërsa planet duhen hartuar me kujdes dhe duhet adoptuar çdo mjet i dobishëm për të çuar përpara këtë punë, Asambletë tuaja kurrë nuk duhet të eklipsojnë të vërtetën ndriçuese që përmbahet në citatet e përfshira: se janë dëlirësia e zemrës, shkëputja, ndershmëria, devotshmëria dhe dashuria e mësuesit që tërheqin mbështetjen hyjnore dhe e aftësojnë atë, sado i paditur të jetë ai në dijet e kësaj bote, për të fituar zemrat e njerëzve të tjerë në Kauzën e Perëndisë.
  (31 tetor 1967, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare, cituar nga "Wellspring of Guidance", f. 124-25)

   27. Shoghi Effendiu na ka thënë se dy procese të mëdha po veprojnë në botë: Plani i madh i Perëndisë, i vrullshëm në përparimin e tij, që vepron përmes njerëzimit si një e tërë, duke shembur barrierat në rrugën e bashkimit botëror dhe duke e farkëtuar njerëzimin si një trup i njësuar në zjarret e vuajtjes e të përvojës. Ky proces do të sjellë, në kohën e caktuar nga Perëndia, Paqen e Vogël, bashkimin politik të botës. Njerëzimi në atë kohë mund të krahasohet me një trup që është i bashkuar por pa jetë. Procesi i dytë, detyra e fryrjes së jetës në këtë trup të bashkuar -- e krijimit të unitetit e të shpirtësisë së vërtetë, duke arritur kulmin në Paqen e Madhe -- u takon Bahá’í-ve, që po punojnë me ndërgjegje, me udhëzime të hollësishme e me udhëheqje të vazhdueshme hyjnore, për të ngritur strukturën e Mbretërisë së Perëndisë mbi tokë, në të cilën ata ftojnë njerëzit e tjerë, duke u dhënë kështu atyre jetë të amshuar.
   Përmbushja e Planit të Madh të Perëndisë ecën në mënyrë misterioze, në rrugë të drejtuara vetëm prej Tij, por Plani i Vogël që Ai na ka dhënë për të zbatuar, po ashtu si dhe pjesa jonë në synimin e Tij të madh të shëlbimit të njerëzimit, është përvijuar qartë. Pikërisht kësaj pune ne duhet t'i kushtojmë të gjitha energjitë tona, sepse nuk ka askënd tjetër që ta bëjë këtë.
  (8 dhjetor 1967, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar një besimtari individual, cituar nga "Wellspring of Guidance", f. 133-34)

   28. Kudo që ekziston një komunitet Bahá’í, i madh a i vogël qoftë, le të shquhet ai për një ndjenjë të përhershme sigurie e besimi, për nivelin e lartë të ndershmërisë, për liri të plotë nga çdo formë paragjykimi, për frymën e dashurisë midis anëtarëve të tij dhe për ndërthurjen e ngushtë të jetës shoqërore të tij. Dallimi i mprehtë midis kësaj dhe shoqërisë së sotme do të ngjallë në mënyrë të pashmangshme interesin e më të qartëve, dhe ndërsa errësira e botës bëhet më e thellë, drita e jetës Bahá’í do të ndritë me shkëlqim gjithnjë e më të madh derisa shkëlqimi i saj të tërheqë, në fund të fundit, masat e zhgënjyera dhe të bëjë që ato të hyjnë nën strehën e Besëlidhjes së Bahá’u’lláh-ut, sepse vetëm Ai mund t'u sjellë atyre paqe e drejtësi dhe një jetë të rregulluar.
(Gusht 1968, mesazh i shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Konferencës së Palermos, cituar nga "Messages from the Universal House of Justice, 1968-1973" (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1976), f. 12)

   29. Ne vërejmë se metodat e reja të mësimit që ju keni zhvilluar, duke u shtrirë në masat që janë në pritje, kanë ndikuar thelbësisht në arritjen e qëllimeve tuaja dhe ne u bëjmë thirrje Bahá’í-ve amerikanë, secilit e të gjithëve, atyre të rekrutuar rishtas e besimtarëve me stazh të gjatë, të ngrihen, t'i mbështesin shpresat te Bahá’u’lláh-u dhe, të armatosur me atë fuqi eprore, të vazhdojnë pa lëkundje përpjekjet për të hyrë në kontakt me shpirtrat që presin, duke konsoliduar në të njëjtën kohë fitoret e arritura me aq mund. Metodat e reja, sado të suksesshme të jenë ato në analizë të fundit, sjellin me vete në mënyrë të pashmangshme kritika e sfida. Ardhja e aq shumë besimtarëve të rinj është në vetvete një thirrje për besimtarët veteranë që të bashkohen me ta në këtë fushë të shërbimit dhe të japin me gjithë zemër dijen e përvojën e tyre. Në vend që të qëndrojnë mënjanë, besimtarët amerikanë ftohen tani, si kurrë më parë, të kapen pas kësaj mundësie të artë që u jepet, të konsultohen së bashku devotshmërisht dhe të zgjerojnë sferën e përpjekjeve të tyre.
   Përpjekjet për t'u futur në pakicat duhet të rriten e të zgjerohen për të përfshirë të gjitha grupet e pakicave, siç janë indianët, spanjishtfolësit, japonezët e kinezët. Me të vërtetë, çdo shtresë e shoqërisë amerikane duhet e mund të arrihet me Mesazhin shërues, në qoftë se besimtarët do të ngrihen e shkojnë përpara me atë shpirt që po pushton kështjellat e shteteve jugore. Një program i tillë, i shoqëruar, siç duhet të jetë, me konsolidim të vazhdueshëm, mund të zbatohet me efektshmëri me anë të pjesëmarrjes së përgjithshme nga ana e çdo dashuruesi të Bahá’u’lláh-ut.
(14 shkurt 1972, shkruar ng Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bshkuara, botuar në "Messages from the Universal House of Justice, 1968-1973", f. 85-86)

   30. Forcimi dhe zhvillimi i Asambleve Shpirtërore Lokale është një objektiv jetësor i Planit Pesëvjeçar. Suksesi edhe përsa i përket këtij qëllimi do të pasurojë së tepërmi cilësinë e jetës Bahá’í, do të rrisë aftësinë e Besimit për të çuar përpara hyrjen me trupa, e cila qysh tani po kryhet dhe, mbi të gjitha, do të tregojë solidaritetin e shquarsinë gjithnjë e më të madhe të komunitetit Bahá’í, duke tërhequr kështu në Besim gjithnjë e më shumë shpirtra të kujdesshëm dhe duke u dhënë strehë miliona njerëzve pa udhëheqje e fatkeqë të rendit të sotëm shpirtërisht të dështuar e që po jep shpirt.
(Mesazh i Novruzit 1974, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   31. Mësimi i Besimit përfshin një numër të madh veprimtarish të ndryshme, të gjitha jetësore për suksesin dhe secila prej tyre përforcon tjetrën....
   Prandaj synimi i të gjitha institucioneve e i mësuesve Bahá’í është të përparojnë vazhdimisht drejt zonash e shtresash të reja të shoqërisë me një kujdes të tillë që, ndërsa shkëndia e besimit ndez zemrat e dëgjuesve, puna mësimore e besimtarëve vazhdon derisa, madje edhe më pas, ata mbajnë mbi supe përgjegjësitë e tyre si Bahá’í dhe marrin pjesë si në punën e mësimit dhe në atë administrative të Besimit.
   Tani ka shumë zona në botë, ku mijëra vetë kanë pranuar Besimin aq shpejt saqë ka qenë tej mundësive të komuniteteve ekzistuese të konsolidojnë si duhet këto përparime. Njerëzit në këto zona mund të thellohen gradualisht në të kuptuarit e Besimit nga ana e tyre, në përshtatje me plane të menduara mirë, në mënyrë që komunitetet e tyre të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur burime force të madhe për punën e Besimit dhe të fillojnë të manifestojnë modelin e jetës Bahá’í.
      (25 maj 1975, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare

   32. Në shumë vende ka, sidoqoftë, një pranim të etshëm për mësimet e Besimit. Sfida që qëndron para Bahá’í-ve është t'i pajisin këta mijëra shpirtra kërkues, sa më shpejt që të jetë e mundur, me ushqim shpirtëror që ata e dëshirojnë me zjarr, t'i radhisin ata nën flamurin e Bahá’u’lláh-ut, t'i rritin ata me atë mënyrë jetese që Ai ka reveluar dhe t'i udhëheqin për të zgjedhur Asamble Shpirtërore Lokale, të cilat, duke filluar të funksionojnë gjallërisht, do t'i bashkojnë miqtë në komunitete Bahá’í të konsoliduara në mënyrë të qëndrueshme dhe do të bëhen fenerë udhërrëfimi e qiej strehimi për njerëzimin....
   Plani Shtatëvjeçar duhet të shohë në mbarë botën arritjen e objektivave të mëposhtme:...
— Puna mësimore, si ajo e organizuar nga institucionet e Besimit dhe ajo që është fryt i nismës individuale, duhet të çohet aktivisht përpara, në mënyrë që të ketë një numër gjithnjë e më të madh besimtarësh, gjë që çon vende të tjera në fazën e hyrjes me trupa e, më në fund, në kthesë masive.
— Kjo punë mësimore duhet të përfshijë një konsolidim të shpejtë, rrënjësor e të vazhdueshëm, në mënyrë që të gjitha fitoret të ruhen, numri i Asambleve Shpirtërore Lokale të rritet dhe themelet e Kauzës të përforcohen.
   (Mesazh i Novruzit 1979, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar gjithë Bahá’í-ve të botës)

   33. Besimi i Perëndisë nuk shkon përpara me hap të njëllojtë. Disa herë ai është si ardhja e detit kur batica ndodhet në ngritje. Kur i del përpara një breg rëre, duket sikur uji tërhiqet, por kur vjen një valë e re ai ngrihet e bën përpara duke vërshuar tej pengesës që e mbajti atë për pak çaste. Në qoftë se miqtë do të këmbëngulin në përpjekjet e tyre, efekti mbledhës i viteve punë papritur do të shfaqet.
(27 korrik 1980, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   34. Problemi ndeshet mjaft shpesh në vende si ato të Afrikës, kur ka hyrje me trupa. Në vende të tilla është relativisht e lehtë të tërheqësh një numër të madh besimtarësh në Besimin, dhe kjo është një përvojë kaq emocionuese, saqë shpesh mësues të ardhur priren e parapëlqejnë të bëjnë këtë sesa të ndihmojnë në punën e konsolidimit.... Duhet vënë në dukje që, veçanërisht në qoftë se ata [mësuesit e ardhur] janë caktuar për punën e shtrirjes, duhet të mos harrojnë se konsolidimi është një element thelbësor e i pandashëm i mësimdhënies, dhe në qoftë se ata shkojnë në një zonë të largët dhe rekrutojnë besimtarë, të cilët askush nuk ka për të qenë në gjendje t'i vizitojë sërish në të ardhmen e afërt, ata mund t'u bëjnë një shërbim të keq atyre njerëzve dhe Besimit. T'u çosh njerëzve këtë Mesazh të lavdishëm dhe pastaj t'i lësh ata në baltë, kjo shkakton pakënaqësi e zhgënjim, kështu që kur të bëhet e mundur të zhvillohet punë e vërtetë mësimore e planifikuar në atë zonë, mësuesit mund të ndeshin fare mirë rezistencë ndaj mesazhit nga ana e atyre njerëzve. Mësuesi i parë, që ishte i pavëmendshëm për konsolidimin, në vend që të mbillte e të ushqente farën e besimit, në të vërtetë i ka "vaksinuar" njerëzit kundër Mesazhit Hyjnor dhe e ka bërë shumë më të vështirë punën e mëtejshme të mësimit.
(16 prill 1981, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar të gjitha Komiteteve Kontinentale të Pionierëve)

   35. Konsolidimi është pjesë po aq jetësore e punës mësimore sa dhe shtrirja. Është pikërisht ky aspekt i mësimit që i ndihmon besimtarët të thellojnë dijet e të kuptuarit e Mësimeve nga ana e tyre dhe që nxit flakën e devotshmërisë së tyre ndaj Bahá’u’lláh-ut e Kauzës së Tij, kështu që ata do të vazhdojnë me dashje procesin e zhvillimit të tyre shpirtëror, do të çojnë përpara punën mësimore dhe do të forcojnë funksionimin e institucioneve të tyre administrative. Konsolidimi i vërtetë është thelbësor për ruajtjen e shëndetit shpirtëror të komunitetit, për mbrojtjen e interesave të tij, për mbështetjen e emrit të tij të mirë dhe, më në fund, për vazhdimin e punës së vetë shtrirjes.
(17 prill 1981, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare)

   36. Kush mund ta verë në dyshim se ne po hyjmë tani në një periudhë zhvillimesh të papara e të pamendueshme në ecjen përpara të Besimit?... Ne e dimë se fitoret e tanishme do të çojnë në një kundërvënie vepruese, për të cilën komuniteti botëror Bahá’í duhet të jetë i përgatitur. Ne i dimë nevojat themelore të Kauzës në momentin e tanishëm: një shtrirje e gjerë e numrit [të besimtarëve] dhe e mjeteve të saj financiare; një konsolidim më i madh i jetës së saj komunitare dhe i autoritetit të institucioneve të saj; një rritje e dukshme përsa u përket atyre vetive të unitetit dashamirës, të qëndrueshmërisë së jetës familjare, të çlirimit prej paragjykimeve e të sjelljes së drejtë, që duhet t'i dallojnë Bahá’í-të nga masat shpirtërisht të humbura e në rrugë të shtrembër rreth tyre. Me siguri, nuk do të kalojë shumë kohë, kur neve do të na duhet të merremi në shkallë mbarëbotërore me atë hyrje me trupa, që është profetizuar nga Mjeshtri si preludi i kthesës në masë.
(27 dhjetor 1985, mesazh i shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Konferencës së Grupeve Kontinentale të Këshilltarëve)

   37. Shtëpia e Drejtësisë i lexoi me shumë interes rrethanat që frymëzuan vrullin e ri të përjetuar në veprimtaritë tuaja mësimore dhe u gëzua kur mësoi se ... vetë besimtarët po marrin pjesë më aktivisht në punën mësimore. Kjo rrymë duhet inkurajuar me çdo kusht nga Asambleja juaj, e cila duhet të bëjë gjithçka varet prej saj për të siguruar që një numër gjithnjë e më i madh besimtarësh vendas të thellohen në të vërtetat e Besimit dhe të inkurajohen të zhvillojnë veprimtari mësimore jo vetëm me anë të mjeteve të hapura kohëve të fundit për ta, por edhe përmes një larmie mënyrash trajtimi që janë të mundura në pjesë të ndryshme të vendit e midis shtresave të ndryshme të ... shoqërisë. Ndërsa shfrytëzojnë plotësisht një metodë të zbatueshme në një zonë, miqtë duhet të jenë të hapur ndaj metodave të tjera dhe jo të ngulin këmbë verbërisht për të bërë kudo të njëjtën gjë. Në qoftë se kuptohet një lakueshmëri e tillë, komuniteti juaj me siguri do të rritet në numër e forcë.
(13 nëntor 1986, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   38. Kuadri është i gatshëm për një rritje të përgjithshme, të shpejtë e masive të Kauzës.... Puna mësimore aq e rëndësishme duhet vazhduar me imagjinatë, këmbëngulje e sakrifica, duke siguruar rekrutimin e një numri edhe më të madh njerëzish, që do të sjellin energjinë, burimet dhe forcën shpirtërore të cilat do ta bëjnë Kauzën tonë të dashur të aftë të luajë denjësisht rolin e saj në shëlbimin e njerëzimit.
(Mesazh i Ridvanit 1987, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   39. Besimi shkon përpara jo me ritëm të njëllojtë rritjeje, por me valë të mëdha, që përshpejtohen nga alternimi i krizave e i fitoreve. Në një pasazh të shkruar më 18 korrik 1953, në muajt e parë të Kryqëzatës Dhjetëvjeçare, Shoghi Effendiu, duke përmendur nevojën jetësore për të siguruar përmes punës mësimore një "vërshim të vazhdueshëm" "rekrutësh të rinj në ushtrinë e Zotit të Grupimeve që përparon ngadalë por pa u ndalur", thoshte se ky vërshim do të "paralajmërojë e shpejtojë ardhjen e asaj dite që, siç është profetizuar nga ‘Abdu’l-Bahá-i, do të shohë hyrjen me trupa të popujve nga kombe e raca të ndryshme në botën Bahá’í". Këtë ditë bota Bahá’í e ka parë tashmë në Afrikë, në Paqësor, në Azi e në Amerikën Latine, dhe ky proces i hyrjes me trupa, në planin e tanishëm, duhet rritur e shtrirë në vende të tjera sepse, siç thotë Ruajtësi në po atë letër, kjo "do të jetë preludi i atij çasti të shumëpritur, kur kthesa në masë nga ana e vetë atyre kombeve e racave, dhe si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një zinxhiri ngjarjesh, të rëndësishme e ndoshta katastrofike për nga natyra e tyre, të cilat ende nuk mund të përfytyrohen qoftë edhe në mënyrë të mjegullt, do të revolucionarizojë papritur fatet e Besimit, do të prishë drejtpeshimin e botës dhe do të përforcojë një mijë herë forcën numerike, si dhe fuqinë materiale e autoritetin shpirtëror të Besimit të Bahá’u’lláh-ut". Kjo është koha për të cilën ne duhet tani të përgatitemi; ky është çasti, ardhjen e të cilit e kemi për detyrë ta shpejtojmë.
(31 gusht 1987, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   40. Një vijëzim i argjendtë në pamjen e errët që ka mbuluar pjesën më të madhe të këtij shekulli shkëlqen tani në horizont. Ai shihet në prirjet e reja që venë në lëvizje proceset shoqërore në veprim anembanë botës, në faktet e një rryme të përshpejtuar drejt paqes. Në Besimin e Perëndisë është forca në rritje e Rendit të Bahá’u’lláh-ut, ndërkohë që flamuri i tij ngrihet në lartësi më të mëdha. Është një forcë që tërheq. Mjetet e informimit publik po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje komunitetit botëror Bahá’í; autorë të ndryshëm po njohin ekzistencën e tij në një numër gjithnjë e më të madh artikujsh, librash e manualesh, një nga më të shquarit prej të cilëve e rendiste kohët e fundit Besimin [Bahá’í] si fenë e përhapur më gjerësisht pas Krishtërimit. Një shfaqje e mahnitshme interesi për këtë komunitet nga ana e qeverive, e autoriteteve civile, e personaliteteve të shquara dhe e organizatave humanitare po duket gjithnjë e më shumë. Jo vetëm po studiohen ligjet e parimet, organizimi dhe mënyra e jetesës e komunitetit, por po kërkohen gjithashtu këshilla dhe ndihma aktive e tij për lehtësimin e problemeve shoqërore dhe për kryerjen e veprimtarive humanitare.
   Një rrjedhojë emocionuese e këtyre zhvillimeve të kombinuara kaq të favorshme është lindja e një vargu të ri mundësish për rritjen e konsolidimin e mëtejshëm të komunitetit tonë mbarëbotëror. Janë çelur perspektiva të reja për mësimin e Kauzës në të gjitha nivelet e shoqërisë. Këto janë vërtetuar në rezultatet e shpejta që rrjedhin nga nismat e reja mësimore të nxitura në një numër vendesh, ndërkohë që gjithnjë e më shumë komunitete kombëtare janë dëshmitare të fillimeve të asaj hyrjeje me trupa që është premtuar nga Mjeshtri i shumëdashur dhe që, siç ka thënë Shoghi Effendiu, do të çojë në një kthesë në masë. Mundësitë e menjëhershme që paraqet kjo gjendje fatlume na shtyjnë të mendojmë se një shtrirje e Komunitetit të Emrit Më të Madh, e tillë që ende s'është parë, është me të vërtetë e afërt.
   Shkëndia që ndezi interesin në rritje për Kauzën e Bahá’u’lláh-ut qenë vendosmëria heroike dhe durimi i miqve të dashur në Iran, që e shtynë komunitetin botëror Bahá’í të zhvillojë një program këmbëngulës e të orkestruar me kujdes, i cili i bënte thirrje ndërgjegjes së botës. Ai u ndërmor duke përfshirë tërë komunitetin, që vepronte i bashkuar përmes Rendit të tij Administrativ, u shoqërua me veprimtari po aq të fuqishme e të dukshme të këtij komuniteti në sfera të tjera, të përpunuara me hollësi veç e veç. Megjithatë, duhet të përmendim se një pasojë e rëndësishme e kësaj përpjekjeje të gjerë është njohja nga ana jonë e një faze të re në punët e jashtme të Kauzës, e karakterizuar nga një pjekuri e dukshme e Asambleve Shpirtërore Kombëtare në marrëdhëniet e tyre gjithnjë e më të gjera me organizata qeveritare e joqeveritare dhe me publikun në përgjithësi....
   Por qëllimi themelor i çdo veprimtarie Bahá’í është mësimi. Çdo gjë që është bërë ose që do të bëhet vërtitet rreth kësaj veprimtarie qendrore, "gurit të qoshes të vetë themelit", të cilit i detyrohet gjithë përparimi i Kauzës. Sfida e tanishme bën thirrje për punë mësimore të një shkalle, larmie e intensiteti që ua kalon të gjitha përpjekjeve të sotme. Tani është koha, që të mos humbasë rasti në gjendjet shpirtërore në ndryshim të shpejtë të një bote të ethshme. Le të mos mendohet se leverdia është motivi themelor që lind nga kjo ndjenjë e ngutshmërisë. Ka një arsye që i mbulon të gjitha: është gjendja e mjerueshme e masave të njerëzimit, që vuajnë e janë në trazirë, të etura për drejtësi, por "pa pasur mundësinë ta shohin Perëndinë me sytë e vet ose të dëgjojnë Melodinë e Tij me veshët e vet". Ato duhen ushqyer. Duhet rimëkëmbur vizioni atje ku ka humbur shpresa, duhet ndërtuar besimi atje ku është përhapur dyshimi e pështjellimi. Në këto e në drejtime të tjera, "Premtimi i Paqes Botërore" synon të hapë rrugën. Duke qenë se dorëzimi i tij drejtuesve qeveritarë kombëtarë është plotësuar, përmbajtja e tij duhet përçuar tani me të gjitha mjetet e mundshme kudo te njerëzit e të gjitha shtresave shoqërore. Kjo është një pjesë e nevojshme e punës mësimore në kohën tonë dhe duhet zbatuar me energji të pashtershme.
   Mësimi është ushqimi i shpirtit; ai u jep jetë shpirtrave të pazgjuar dhe lind qiellin e ri e tokën e re; ai ngre flamurin e një bote të bashkuar; ai siguron fitoren e Besëlidhjes dhe u sjell atyre që japin jetën për të lumturinë qiellore se kanë arritur pëlqimin e Zotit të tyre.
   Çdo besimtar individual -- burrë, grua, i ri e fëmijë -- thirret në këtë fushë veprimi; sepse nga nisma, vullneti i vendosur i individit për të mësuar e për të shërbyer varet suksesi i krejt komunitetit. I bazuar fort në Besëlidhjen e fuqishme të Bahá’u’lláh-ut, i mbështetur nga lutja e leximi i përditshëm i Fjalës së Shenjtë, i forcuar nga përpjekja e vazhdueshme për të arritur një kuptim më të thellë të Mësimeve hyjnore, i ndriçuar nga një përpjekje e përhershme për t'i lidhur këto Mësime më çështjet e ditës, i ushqyer nga zbatimi i ligjeve e i parimeve të Rendit të Tij Botëror të mahnitshëm, çdo individ mund të arrijë një sukses gjithnjë e më të madh në punën e mësimit. Me një fjalë, triumfi përfundimtar i Kauzës sigurohet nga ajo "një gjë e vetëm një gjë" e theksuar me aq forcë nga Shoghi Effendiu, dhe pikërisht nga "masa në të cilën vetë jeta jonë e brendshme dhe karakteri privat pasqyrojnë në aspektet e tyre të shumëllojshme shkëlqimin e atyre parimeve të përjetshme që janë shpallur nga Bahá’u’lláh-u".
(Mesazh i Ridvanit 1988, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   41. Shqetësimi juaj për konsolidimin dhe "mësimin masiv" është mbajtur shënim. Koncepti i mësimit masiv mund të kuptohet më mirë po të vihet në kontekstin e "mësimit të masave". Kjo do të thotë të shkosh në çdo nivel të shoqërisë në çdo kontinent e ishull në botë. Në vendet e zhvilluara pjesë të gjera të popullsisë janë bërë Bahá’í, zakonisht midis më pak të shkolluarve. Më vonë, veçanërisht në Azi, shohim se rinia e shkollave të larta dhe e kolegjeve janë tërhequr në Besimin në numër të madh. Kjo nuk do të thotë, sidoqoftë, se ka ndonjë sistem të veçantë të mësimit që duhet të ndjekin Bahá’í-të individualë. Kultura e lloje të ndryshme njerëzish kërkojnë metoda të ndryshme trajtimi. Ndërsa shfrytëzojnë plotësisht një metodë të zbatueshme në një zonë, miqtë duhet të jenë të hapur ndaj metodave të tjera dhe jo të ngulin këmbë verbërisht për të bërë kudo të njëjtën gjë. Në qoftë se kuptohet një lakueshmëri e tillë, komuniteti ... me siguri do të rritet në numër e forcë.
(11 gusht 1988, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një besimtari individual)

   42. Ajo që kërkohet është një ndjenjë ngutshmërie në mësimin dhe kjo do të thotë të ndezësh shkëndijën e besimit e të devotshmërisë në zemrat e njerëzve dhe t'i frysh asaj në mënyrë të tillë, saqë ata që pranojnë Besimin të bëhen përkrahës të patundur e të zjarrtë të tij. Është e pashmangshme që disa prej atyre që janë tërhequr nga Mesazhi dhe kanë shpallur se e pranojnë atë, më vonë do të largohen nga Kauza -- e tillë është natyra e përgjigjes njerëzore ndaj të gjitha doktrinave --por përpjekja e Bahá’í-ve duhet të jetë që jo vetëm të mësojnë sa më intensivisht, por edhe sa më mirë që të jetë e mundur.
(1 nëntor 1988, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   43. Qendra Ndërkombëtare e Mësimit ka arritur në përfundimin se institucionet Bahá’í në ... duket se po mbështeten më tepër se ç'duhet në projekte të mëdha, të kushtueshme, që kërkojnë në një shkallë të gjerë marrëdhënie e shpallje publike të suksesshme. Këto janë, në mënyrën e tyre, veprimtari shumë të dobishme, por duhet kuptuar se nuk mund të pritet që ato të sjellin një numër të madh besimtarësh të rinj. Çelësi për tërheqjen e popullit në Besimin është veprimi i Bahá’í-t individual që përçon shkëndijën e besimit tek individë kërkues, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke thelluar të kuptuarit e mësimeve nga ana e tyre.
(9 shkurt 1989, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   44. Rryma shpirtërore që ushtroi një efekt të tillë elektrizues në Kuvendin Ndërkombëtar Bahá’í Ridvanin e kaluar është përhapur në mbarë komunitetin botëror, duke i ngritur anëtarët e tij në Lindje e në Perëndim në festa veprimtarie e arritjeje në punën e mësimit, të papërjetuara kurrë më parë në asnjë vit. Edhe vetëm niveli i lartë i rekrutimeve e vërteton këtë, kur tashmë janë raportuar afro gjysmë milioni besimtarë të rinj. Emrat e vendeve të tilla aq të largëta si India e Liberia, Bolivia e Bagladeshi, Taivani e Peruja, Filipinet e Haiti dalin në ballë kur vështrojmë faktet e grumbulluara të hyrjes me trupa, për të cilën bëhej thirrje në mesazhin tonë një vit më parë. Këto janë shenja shpresëdhënëse të një përshpejtimi edhe më të madh në të ardhmen, në të cilin do të përfshihen, më në fund, të gjitha komunitetet kombëtare, cilado qoftë gjendja e tanishme e përpjekjes së tyre mësimore....
   Të gjitha këto kërkesa duhet të priten, dhe me siguri do të priten, me një shërbim të rikushtuar nga çdo anëtar i ndërgjegjshëm i komunitetit të Bahá-it, veçanërisht përmes angazhimit vetjak në punën mësimore. Kjo punë është kaq shumë e rëndësishme për arritjen e suksesit në ndërmarrjet Bahá’í dhe për të çuar më tej procesin e hyrjes me trupa, saqë jemi të prirur të shtojmë një fjalë theksimi për ta pasur parasysh. Nuk mjafton të shpallësh mesazhin Bahá’í, sado thelbësore që është kjo. Nuk mjafton të zgjerohen radhët e anëtarësisë Bahá’í, sado jetësore që është kjo. Duhet të transformohen shpirtrat, të konsolidohen përmes kësaj komunitetet, të arrihen kështu modele të reja jete. Transformimi është qëllimi thelbësor i Kauzës së Bahá’u’lláh-ut, por varet nga vullneti e nga përpjekja e individëve që të arrihet kjo duke iu bindur Besëlidhjes. Për të çuar përpara këtë shndërrim gjallërues, është e nevojshme njohja e vullnetit dhe e qëllimit të Perëndisë duke lexuar e studiuar rregullisht Fjalën e Shenjtë.
   Të dashur miq: Vrulli i lindur nga këto arritje të vitit të shkuar pasqyrohet jo vetëm në mundësitë për një shtrirje të dukshme të Kauzës, por edhe në një varg të gjerë sfidash -- të rëndësishme, këmbëngulëse e të larmishme -- të cilat janë gërshetuar në mënyrë të tillë që shtrojnë kërkesa tej çdo përmase të mëparshme për burimet tona shpirtërore e materiale. Në këtë pikë të mesit të Planit Gjashtëvjeçar ne kemi arritur një çast historik të mbarsur me shpresa e mundësi -- një çast në të cilin rryma të rëndësishme në botë po fillojnë të radhiten më ngushtë me parimet e objektivat e Kauzës së Perëndisë. Prandaj është tepër e ngutshme që komuniteti ynë të çajë përpara në përmbushjen e misionit të tij mbarëbotëror.
   Përgjigja ynë parësore duhet të jetë të mësojmë -- të mësojmë vetveten dhe të mësojmë të tjerët -- në të gjitha nivelet e shoqërisë, me të gjitha mjetet e mundshme dhe pa e shtyrë për më tej.
(Mesazh i Ridvanit 1989, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   45. Gjatë dy viteve të fundit, gati një milion shpirtra hynë në Kauzën. Nivelet gjithnjë e më të mëdha të hyrjes me trupa në vende të ndryshme ndihmuan në këtë rritje, duke tërhequr vëmendjen te vizioni i Shoghi Effendiut që ravijëzon kuptimin tonë për mundësi të ardhme të lavdishme në fushën e mësimit. Sepse ai ka thënë që procesi i "hyrjes me trupa të popujve nga kombe e raca të ndryshme në botën Bahá’í ... do të jetë preludi i atij çasti të shumëpritur, kur kthesa në masë nga ana e vetë atyre kombeve e racave, dhe si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një zinxhiri ngjarjesh, të rëndësishme e ndoshta katastrofike për nga natyra e tyre, të cilat ende nuk mund të përfytyrohen qoftë edhe në mënyrë të mjegullt, do të revolucionarizojë papritur fatet e Besimit, do të prishë drejtpeshimin e botës dhe do të përforcojë një mijë herë forcën numerike, si dhe fuqinë materiale e autoritetin shpirtëror të Besimit të Bahá’u’lláh-ut" Ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se aderimet në shkallë të gjerë do të shtrihen më tej, duke përfshirë fshat pas fshati, qytet pas qyteti, nga një vend në tjetrin. Megjithatë, ne nuk duhet të presim duarlidhur përmbushjen e plotë të vizionit të Shoghi Effendiut. Aq pak sa jemi, me besim të plotë në provaninë e Perëndisë dhe duke i parë sfidat që qëndrojnë para nesh si një privilegj hyjnor, ne duhet të ecim drejt fitores me plane në dorë.
   Një shtrirje mendimi e veprimi në disa aspekte të punës sonë do të rritë mundësitë tona për sukses në plotësimin e angazhimeve të lartpërmendura. Derisa ndryshimi, një ndryshim edhe më i shpejtë, është një karakteristikë e përhershme e jetës në kohën e sotme, dhe derisa rritja, përmasat dhe marrëdhëniet tona të jashtme kërkojnë shumë prej nesh, komuniteti ynë duhet të jetë i gatshëm të përshtatet. Në një kuptim kjo do të thotë se komuniteti duhet të bëhet më i aftë për të përshtatur një varg të gjerë veprimesh pa humbur përqëndrimin në objektivat parësorë të mësimit dhe konkretisht në shtrirjen e konsolidimin. Kërkohet unitet në shumëllojshmëri të veprimeve, një gjendje në të cilën individë të ndryshëm do të përqëndrohen në veprimtari të ndryshme, duke vlerësuar efektin mirëbërës të përpjekjeve të përbashkëta në rritjen e zhvillimin e Besimit, pasi çdo person nuk mund të bëjë gjithçka dhe të gjithë personat nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë. Një kuptim i tillë është me rëndësi për pjekurinë, të cilën, për kërkesat e shumta që i janë bërë, komuniteti është i detyruar të arrijë.
   Rendi i sjellë nga Bahá’u’lláh-u ka për qëllim të udhëheqë përparimin dhe t'u japë zgjidhje problemeve të shoqërisë. Numri ynë është ende tepër i vogël për të demonstruar në mënyrë të përshtatshme mundësitë e brendshme që fshihen në sistemin administrativ që po ndërtojmë, dhe efektshmëria e këtij sistemi nuk ka për t'u vlerësuar plotësisht pa një zgjerim të madh të anëtarësisë sonë. Me gjendjen që mbizotëron në botë, nevoja për të kryer një demonstrim të tillë bëhet më e domosdoshme. Është tepër e qartë që edhe ata që flasin kundër të metave të rendit të vjetër, dhe që madje do ta shkatërronin atë, nuk kanë vetë ndonjë alternativë jetësore për ta ofruar në vend të tij. Derisa Rendi Administrativ është i caktuar të jetë një model për shoqërinë e ardhme, dukshmëria e një modeli të tillë do të ishte një shenjë shprese për ata që kanë rënë në dëshpërim.
   Deri këtu, ne kemi arritur një larmi të mrekullueshme në një numër të madh grupesh etnike që përfaqësohen në Besimin, dhe duhet bërë gjithçka për ta forcuar atë përmes rekrutimesh më të gjera nga gjiri i grupeve tashmë të përfaqësuara dhe tërheqjes së anëtarëve nga grupe që ende nuk i kemi arritur. Por ka një kategori tjetër larmie, e cila duhet ndërtuar dhe pa të cilën Kauza nuk do të jetë si duhet në gjendje t'u bëjë ballë sfidave që janë hedhur mbi të. Anëtarësia e tij, pavarësisht nga larmia etnike, duhet të përfshijë tani një numër gjithnjë e më të madh njerëzish me aftësi, ndër ta persona të zotë e të shquar në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore. Rekrutimi i një numri të konsiderueshëm personash të tillë është një aspekt i domosdoshëm i mësimit të masave, një aspekt që nuk mund të lihet pasdore më tej dhe që duhet përfshirë me vetëdijë e kujdes në punën tonë mësimore, për të zgjeruar bazën e saj dhe për të përshpejtuar procesin e hyrjes me trupa. Aq e rëndësishme e në kohën e duhur është nevoja për veprim lidhur më këtë çështje, saqë na shtyn t'u bëjmë thirrje Këshilltarëve Kontinentalë dhe Asambleve Shpirtërore Kombëtare t'i kushtojnë asaj vëmendje serioze në konsultimet e në planet e tyre.
   Punët e njerëzimit kanë arritur një fazë në të cilën gjithnjë e më shumë thirrje do t'i bëhen komunitetit tonë për të ndihmuar me këshilla e masa praktike në zgjidhjen e problemeve shoqërore kritike. Ky është një shërbim që ne do të jemi të gëzuar ta bëjmë, por kjo do të thotë se Asambletë tona Shpirtërore Lokale e Kombëtare duhet t'i përmbahen më me kujdes parimeve. Me vëmendjen publike në rritje që po përqëndrohet te Kauza e Perëndisë, për institucionet Bahá’í bëhet imperative të përmirësojnë funksionimin e tyre përmes një njëjtësimi më të afërt me të vërtetat themelore të Besimit, përmes një përshtatjeje më të madhe ndaj frymës e formës së administrimit Bahá’í dhe përmes një mbështetjeje më të vëmendshme në ndikimet mirëbërëse të konsultimit të mirëfilltë, në mënyrë që komunitetet që ato drejtojnë të pasqyrojnë një model jete, i cili të ngjallë shpresa te pjesëtarët e zhgënjyer të shoqërisë.
   Që ka shenja se Paqja e Vogël nuk mund të jetë shumë larg, që institucionet lokale e kombëtare të Rendit Administrativ po rriten vazhdimisht në pikëpamje të përvojës e të ndikimit, që planet për ndërtimin e godinave administrative në Harkun2 që kanë mbetur ndodhen në një gjendje të avancuar -- që këto kushte shpresëdhënëse e bëjnë më të dukshëm ravijëzimin e sinkronizimit dinamik të përfytyruar nga Shoghi Effendiu, këtë asnjë vëzhgues i ndershëm nuk mund ta mohojë.
   Si komunitet që është qartë në pararojë të forcave konstruktive që veprojnë mbi tokë dhe që ka hyrje në dije të provuara, le të merremi me punën e Atit tonë. Nga vendqëndrimi i Tij i lavdishëm qiellor, Ai do të lëshojë reshje të shumta të hirit të Tij mbi përpjekjet tona të përvuajtura, duke na mahnitur me fitoret e pallogaritshme të fuqisë së Tij rrëmbenjëse. Është për bekimet e pareshtura të një Ati të tillë që ne do të vazhdojmë të lutemi në emër të gjithsecilit prej jush te Pragu i Shenjtë.
(Mesazh i Ridvanit 1990, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   46. Mbi të gjitha, është thelbësore që miqtë të kenë besim se një ndjeshmëri e re po agon në zemrat e evropianëve, dhe të kenë besim se fara që ata mbjellin do të mbijë. Ata duhet ta dinë se po vjen koha kur numri i bashkatdhetarëve të tyre që e pranojnë Besimin do të rritet përnjëherë, dhe ata duhet të jenë të gatshëm e plot dëshirë të zjarrtë për t'i mirëpritur këta besimtarë të rinj.
(12 shtator 1991, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

   47. Të gjitha këto zhvillime e kanë bërë të qartë se potenciali i grumbulluar për përparimin e mëtejshëm të komunitetit Bahá’í është i pallogaritshëm. Gjendja që ka ndryshuar brenda e midis kombeve dhe problemet e shumta nga të cilat vuan shoqëria e shumëfishojnë këtë potencial. Përshtypja që lë një ndryshim i tillë është se Paqja e Vogël po afrohet. Por ka pasur në të njëjtën kohë një acarim të forcave kundërvënëse. Me baticën e re të lirisë politike që rrjedh nga rënia e kështjellave të komunizmit, ka pasur një shpërthim të nacionalizmit. Ngritja krye e racizmit në shumë rajone, që ka përkuar me këtë, është bërë çështje e një shqetësimi serioz mbarëbotëror. Këto janë gërshetuar me një rritje të fondamentalizmit fetar, i cili po helmon puset e tolerancës. Terrorizmi ka marrë dheun. Pasiguria e përhapur gjerësisht lidhur me gjendjen e ekonomisë flet për një çrregullim të thellë në drejtimin e punëve materiale të planetit, gjendje kjo e cila vetëm mund të acarojë më tej ndjenjën e zhgënjimit e të kotësisë që ka pushtuar sferën politike. Gjendja gjithnjë e më e keqësuar e mjedisit dhe e shëndetit të popullsisve kolosale është një burim alarmimi. E megjithatë, një element i këtij ndryshimi janë përparimet e mahnitshme në teknologjinë e komunikacioneve, të cilat bëjnë të mundur transmetimin e informacionit e të ideve nga njëra anë e botës në tjetrën. Është përballë të tilla "proceseve të njëkohshme ngritjeje e rënieje, përbërjeje e shpërbërjeje, rregulli e kaosi, me reagimet e tyre të vazhdueshme e të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit", që mijëra mundësi të reja paraqiten për fazën e mëtejshme në shpalosjen e Planit Hyjnor të Mjeshtrit të shumëdashur.
   Ndikimi mugullues i Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut dukej, në prag të Vitit të Shenjtë, se kishte marrë karakterin e një ere të furishme që fryn nga strukturat arkaike të rendit të vjetër, duke rrëzuar shtylla të fuqishme e duke spastruar truallin për konceptime të reja të organizimit shoqëror. Thirrja për unitet, për një rend të ri botëror po dëgjohet nga shumë drejtime. Ndryshimi në shoqërinë botërore karakterizohet nga një shpejtësi fenomenale. Një tipar i këtij ndryshimi është një befasi, apo ngutësi, që duket se është rrjedhojë e një force miszerioze, të papërmbajtur. Aspektet pozitive të këtij ndryshimi zbulojnë një hapje të pazakontë për konceptet globale, një lëvizje drejt bashkëpunimit ndërkombëtar e rajonal, një prirje të palëve ndërluftuese për zgjidhje paqësore, një kërkim për vlera shpirtërore. Madje edhe vetë Komuniteti i Emrit Më të Madh po përjeton ndikimin e fuqishëm të kësaj ere gjallëruese, e cila ajros mënyrat e të menduarit të të gjithë neve, duke përtëritur, sqaruar e rritur perspektivat tona përsa i përket qëllimit të Rendit të Bahá’u’lláh-ut në pragun e vuajtjeve e të trazirave të njerëzimit.
   Gjendja në botë, ndërsa na përball me një sfidë të mprehtë e tepër të ngutshme, të sjell ndërmend vizionin inkurajues mbarëbotëror të Shoghi Effendiut lidhur me perspektivën e Rendit Administrativ gjatë shekullit të dytë të Epokës Bahá’í, mesit të të cilit po i afrohemi me shpejtësi. Në vitin 1946 ai shkruante: "Shekulli i dytë është i destinuar të shohë një zhvillim kolosal e një konsolidim të dukshëm të forcave që punojnë për zhvillimin mbarëbotëror të atij Rendi, si dhe lëvizjet e para të atij Rendi Botëror, për të cilin Sistemi Administrativ i tanishëm është njëkohësisht pararendësi, bërthama e modeli -- një Rend i cili, ndërsa dalngadalë kristalizohet e rrezaton ndikimin e tij mirëbërës mbi gjithë planetin, do të shpallë menjëherë arritjen e moshës së pjekurisë të mbarë gjinisë njerëzore, si dhe pjekurinë e vetë Besimit, themeluesit të atij Rendi".
(Mesazh i Ridvanit 1992, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   48. Viti i njëqindvjetorit ishte gjithashtu një periudhë në të cilën gjendja në mbarë botën u bë më e pështjelluar e paradoksale: kishte shenja të njëkohshme rregulli e kaosi, premtimi e zhgënjimi. Midis përpëlitjeve të gjendjes së tanishme të punëve në botë, por me ndjenja të tilla mahnitjeje e gëzimi, kurajoje e besimi që ka ngjallur në zemrat tona Viti i Shenjtë, ne, në këtë Ridvan, në vitin e njëqindepesëdhjetë të Besimit tonë, i jemi përveshur një Plani Trevjeçar. Afati kaq i shkurtër i tij kushtëzohet nga valët e kohëve që ndryshojnë me shpejtësi. Por qëllimi parësor i Planit është i domosdoshëm për të ardhmen e Kauzës e të njerëzimit. Ai është faza e mëtejshme e shpalosjes së kartës hyjnore të shkruar nga Qendra e Besëlidhjes. Plani do të jetë një matës i vendosmërisë sonë për t'iu përgjigjur mundësive kolosale në këtë çast kritik të evolucionit të planetit. Duke ndjekur vendosmërisht objektivat e shpallura dhe duke realizuar plotësisht qëllimet e tij, në përshtatje me rrethanat e çdo komuniteti kombëtar, do të ndriçohet rruga që të spikatë si duhet roli i Besimit lidhur me sfidat e pashmangshme me të cilat ndeshet njerëzimi nga fundi i shekullit të njëzetë fatbartës, që po fluturon me shpejtësi.
   Duhet arritur një shtrirje masive e komunitetit Bahá’í shumë më tej përmasave të së kaluarës. Detyra e përhapjes së Mesazhit në masat e gjera të njerëzimit në fshatra dhe në qytete të vogla e të mëdha duhet të shtrihet me shpejtësi. Nevoja e kësaj është jetësore, sepse pa këtë agjensitë e Rendit Administrativ, të ngritura me aq mund, nuk do të kenë fushë të lirë që të zhvillohen e të tregojnë si duhet aftësinë e tyre të brendshme për të administruar nevojat e ngutshme të njerëzimit në orën e tij të dëshpërimit të thellë. Lidhur me këtë, ndërveprimi i ndërsjellë i mësimit e i administrimit duhet të kuptohet tërësisht dhe të theksohet me forcë, sepse secili prej tyre përforcon tjetrin. Problemet e shoqërisë që prekin komunitetin tonë dhe ato probleme që lindin në mënyrë të natyrshme nga brenda vetë komunitetit, shoqërore, shpirtërore, ekonomike apo administrative qofshin, do të zgjidhen ndërsa numri i anëtarëve dhe burimet tona shumëfishohen dhe ndërsa në të gjitha nivelet e komunitetit miqtë zhvillojnë aftësinë, dëshirën, kurajon e vendosmërinë për t'iu bindur ligjeve, për të zbatuar parimet e për të administruar punët e Besimit në pajtim me porositë hyjnore.
   Plani i ri vërtitet rreth një teme të trifishtë: rritja e gjallërisë së besimit të besimtarëve individualë, zhvillimi së tepërmi i burimeve njerëzore të Kauzës dhe kujdesi për funksionimin si duhet të institucioneve lokale e kombëtare Bahá’í. Kjo do të thotë ta përqëndrosh vëmendjen tek ajo që është e domosdoshme për suksesin, ndërsa ndiqen qëllimet e shumëfishta të Planit në këto kohë të turbullta....
   Përgatitja e miqve dhe përpjekjet e tyre, përmes një studimi individual serioz, për të fituar njohuri për Besimin, për të zbatuar parimet dhe për të administruar punët e tij, janë të domosdoshme për zhvillimin e burimeve njerëzore të nevojshme për përparimin e Kauzës. Por vetëm dija nuk është e përshtatshme; është jetësore që përgatitja të bëhet në një mënyrë që ngjall dashuri e devotshmëri, që ushqen vendosmëri në Besëlidhjen, që e shtyn individin të marrë pjesë aktivisht në punën e Kauzës dhe të ndërmarrë nisma në mbështetje të interesave të saj. Përpjekje të posaçme për të tërhequr në Besimin njerëz që zotërojnë aftësi do të shkojnë gjithashtu shumë përpara, duke siguruar burimet njerëzore tepër të nevojshme në kohën e tanishme. Për më tepër, këto përpjekje do të stimulojnë e forcojnë aftësinë e Asambleve Shpirtërore për të përballuar përgjegjësitë e tyre të mëdha.
   Funksionimi si duhet i këtyre institucioneve varet shumë nga përpjekjet e anëtarëve të tyre për t'u njohur me detyrat e tyre dhe për t'iu përmbajtur rreptësisht parimeve në sjelljen e tyre vetjake e në kryerjen e përgjegjësive të tyre zyrtare. Rëndësi të konsiderueshme ka vendosmëria e tyre për të fshirë çdo gjurmë ftohtësie e prirjesh sektare në gjirin e vet, aftësia e tyre për të fituar dashurinë e mbështetjen e miqve që kanë nën kujdes dhe për të përfshirë sa më shumë individë në punën e Kauzës. Falë synimit të përhershëm për të përmirësuar funksionimin e tyre, komunitetet që ato drejtojnë do të pasqyrojnë një model jete që do t'i japë kredi Besimit dhe, si pasojë e mirëpritur, do të ringjallë shpresën midis pjesëtarëve gjithnjë e më të zhgënjyer të shoqërisë.
(Mesazh i Ridvanit 1993, shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, drejtuar Bahá’í-ve të botës)

   49. Është e kuptueshme që ju ndieheni të shqetësuar lidhur me metodat e mësimit që përdorin trysninë ndaj njerëzve që të shpallin Besimin e tyre te Bahá’u’lláh-u, ose që regjistrojnë si besimtarë ata që duket qartë se nuk kanë njohuri të vërteta për Besimin ose Mesazhin e tij....
   Mësimi i Kauzës gjithmonë ka ftuar për urti, devotshmëri, entuziazëm, qëllim të kulluar e gojëtari në të folur. Si dhe qeniet e tjera njerëzore, Bahá’í-të priren të shkojnë tek e skajshmja dhe shumë pak njerëz e sjellin bilancin e tyre në përputhje me mënyrën si veprojnë ata. Kjo është veçanërisht e vërtetë në mësimin e Besimit. Në njërin skaj janë ata që digjen nga dashuria për Besimin dhe, duke qenë të vetëdijshëm për nevojën e dëshpëruar që kanë njerëzit për Mesazhin e tij shërues, i kapërcejnë kufijt e urtisë e të pjekurisë dhe bien në sferën e proselitizmit. Në skajin tjetër ndodhen ata që janë aq të butë në mënyrat e tyre të veprimit dhe aq të shqetësuar se mos shkaktojnë një reagim të kundërt, saqë nuk përçojnë rëndësinë kolosale të Kauzës ose nuk i bindin dëgjuesit e tyre; sepse po qe se lajmëtari nuk është entuziast, si mund të përçojë ai entuziazmin tek të tjerët? Skajshmëria e parë çon në paraqitjen e shtrembër të Mësimeve dhe shkakton zhgënjim; skajshmëria e dytë përfundon në amullinë e komunitetit dhe në mosplotësimin e detyrës së tij themelore për ta përçuar në botë këtë Mesazh jetëdhënës.
   Në këtë, si dhe në të gjitha aspektet e tjera të punës së Kauzës, zgjidhja qëndron në atë që miqtë të jenë të duruar e të përmbajtur ndaj atyre që i hidhërojnë me të metat e tyre dhe të përpiqen, përmes konsultimit në Asambletë, t'i qasen një drejtpeshimi të përshtatshëm, duke ruajtur ndërkohë hovin e punës e duke kanalizuar entuziazmin e besimtarëve.
   Në një prej mesazheve të saj, të botuar në faqen 32 të "Wellspring of Guidance" [Burim Udhërrëfimi], Shtëpia Universale e Drejtësisë jep këshillën që vijon:
Ata që e shpallin veten Bahá’í duhet të magjepsen nga bukuria e mësimeve dhe të preken nga dashuria e Bahá’u’lláh-ut. Ata që deklarohen nuk ka nevojë të dinë të gjitha provat, historinë, ligjet dhe parimet e Besimit, por në procesin e deklarimit të tyre ata duhet, veç kapjes së shkëndijës së besimit, të informohen për gjërat bazë lidhur me Figurat Qendrore të Besimit, si dhe për ekzistencën e ligjeve që duhet të ndjekin e të administrimit që duhet t'i binden.
   Në botën Perëndimore në dhjetëvjeçarët e fundit, Bahá’í-të e kanë bërë zakon të mendojnë se procesi me anën e të cilit një person pranon Besimin kërkon një kohë të gjatë dhe se as që mund të mendohet që dikush ta pranojë me arsye Bahá’u’lláh-un brenda pak minutash që ka dëgjuar për Të. Ky mund të jetë modeli me të cilin ata janë mësuar, por ai nuk është aspak një model i përgjithshëm. Kur njerëzit e pranojnë Besimin shpejt në Afrikë e në pjesë të tjera të Botës së Tretë, Bahá’í-të e Perëndimit disa herë e shpjegojnë këtë duke thënë se njerëz të tillë kanë qenë më pak të shkolluar dhe kanë pasur më pak mendime për të çarë rrugën përmes tyre. Tani i njëjti proces po ndodh në vendet e ish Blokut Lindor dhe njerëz shumë të shkolluar po e pranojnë Besimin sapo dëgjojnë për të, e përqafojnë atë me entuziazëm dhe e thellojnë kuptimin e tyre për mësimet e tij, duke lexuar çdo libër Bahá’í që u bie në dorë. Është, pra, e qartë se ndieshmëria për të vërtetën shpirtërore është, siç e ka treguar Bahá’u’lláh-u, një çështje që ka t bëjë me dëlirësinë e zemrës dhe jo me shkollimin ose me mungesën e tij.
   Në perëndim të Evropës ka gjithashtu shenja të një ndieshmërie më të madhe ndaj Besimit midis njerëzve dhe disa janë të gatshëm të bashkohen me komunitetin e Emrit Më të Madh, në qoftë se trajtohen në mënyrën e duhur. Në raste të tilla, kur një person dëgjon Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut dhe shtyhet të deklarojë besimin e tij, nuk duhet të ketë pengesë në rrugën e tij. Duhet treguar kujdes i madh që, kur zemra e personit preket nga fuqia e Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut dhe deklaruesi ka shprehur dëshirën të përqafojë Besimin, procesi i thellimit të pasojë pothuajse menjëherë. Thellimi i njohurive të besimtarit të ri për të vërtetat e Besimit është pjesa më jetësore e mësimit; por thellimi nuk është thjesht kumtimi i njohurive -- ai kërkon gjithashtu ngopjen e shpirtit të personit me dashurinë për Bahá’u’lláh-un, në mënyrë që besimi i tij të rritet nga dita në ditë dhe të bëhet ai një besimtar i qëndrueshëm.
   Në deklaratën që vijon, Shoghi Effendiu e këshillon mësuesin Bahá’í ta çojë përpara procesin e thellimit për një person që e ka tërhequr Besimi:
Le të vlerësojë ai shkallën e ndjeshmërisë së dëgjuesit të tij dhe të vendosë vetë nëse është e përshtatshme metoda e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e mësimit, me të cilën ai mund të ngulitë te kërkuesi rëndësinë jetësore të Mesazhit Hyjnor, dhe ta bindë atë që ta bashkojë fatin me ata që tashmë e kanë përqafuar këtë Mesazh. Le të sjellë ai ndërmend shembullin e dhënë nga ‘Abdu’l-Bahá-i dhe si Ai tërhiqte vazhdimisht vëmendjen për të treguar ndaj kërkuesit një mirësjellje të tillë, për të shprehur në një shkallë të tillë frymën e mësimeve që ai shpreson t'i rrënjosë atij, saqë marrësi të shtyhet spontanisht për ta njëjësuar veten me Kauzën që mishëron mësime të tilla. Në fillim ai le të mos ngulë këmbë në ligje e praktika të tilla që mund të shkaktojnë një tendosje tepër të rreptë mbi besimin e porsazgjuar të kërkuesit, dhe të përpiqet ta përgatisë atë me durim, me takt e megjithatë me vendosmëri derisa të arrijë pjekurinë e plotë, dhe ta ndihmojë atë të shpallë pranimin pa rezerva të çdo gjëje që ka porositur Bahá’u’lláh-u. Sapo kjo fazë të jetë arritur, le ta njohë atë me grupin e bashkëbesimtarëve të tij, dhe të përpiqet, përmes shoqërisë së vazhdueshme e pjesëmarrjes aktive në veprimtaritë lokale të komunitetit të tij, ta bëjë atë të aftë të japë kontributin e vet në pasurimin e jetës së këtij komuniteti, në zhvillimin e detyrave të tij, në konsolidimin e interesave të tij dhe në bashkërendimin e veprimtarive të tij me ato të komuniteteve motra. Ai të mos kënaqet derisa të ketë rrënjosur në birin e vet shpirtëror një dëshirë të flaktë aq të thellë sa ta shtyjë që edhe ai nga ana e tij të ngrihet në mënyrë të pavarur dhe t'ia kushtojë energjitë e veta zgjimit të shpirtrave të tjerë dhe mbështetjes së ligjeve e parimeve të përpunuara nga Besimi që sapo ka adoptuar.
("Ardhja e Drejtësisë Hyjnore", bot. shqip, f.56)

   Nga këto fjalë të Ruajtësit shohim se urtia, inkurajimi, bindja e durimi kërkohen që të gjitha dhe se këto duhet të jenë në pajtim me reagimin e dëgjuesit. Shohim gjithashtu se procesi i thellimit vazhdon për një kohë të gjatë pasi besimtari i ri është bërë anëtar i komunitetit Bahá’í.
(30 qershor 1993, shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, drejtuar një besimtari individual)

1 *Versioni i botuar jep si datë 18 korrikun 1953.
2. Është fjala për ndërtimet në Qendrën Botërore Bahá’í në shpatin e Malit Karmel pranë Haifasë. -- Shën. i përkth.

 

Autor: administrator - Kategorie: Përmbledhje - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS