EKSTRAKTE TË LIDHUR ME SUBJEKTIN E RINISË
Nga Shkrimet e Bahá’u’lláhut:
2232. I bekuar është ai që në fillim të rinisë së tij dhe në majë të jetës do të ngrihet për t’i shërbyer Kauzës së Zotit të fillimit dhe të mbarimit, duke e stolisur zemrën e vet me dashurinë e Tij. Manifestimi i një mirësie të tillë është më i madh se sa krijimi i qiejve dhe i tokës. Të bekuar janë të palëkundurit dhe mirë u bëhet atyre që janë të fortë.
(Nga një tabelë – e përkthyer nga Persishtja)
Nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Baháit:
2233. Është detyra e të rinjve të ecin në hapat e Hakim1 dhe të edukohen me sjelljet e tij, sepse persona të tillë të rëndësishëm si ai dhe të ngjashmit me të tashmë kanë zbritur në mbretërinë Abhá. Rinia duhet të rritet dhe të zhvillohet për t’u zënë vendin etërve të tyre, që kjo mirësi e bollshme, në pasuesit e secilit prej të dashurve të Perëndisë që vuajtën agoni të mëdha të mund të rritet nga dita në ditë, gjersa në fund të japë frutet e veta mbi tokë dhe në qiell.
(Nga një tabelë – e përkthyer nga Persishtja)
2234. Prandaj, o ti rini e ndriçuar përpiqu natë e ditë t’i zbulosh misteret e mendjes dhe të shpirtit dhe t’i kuptosh sekretet e Ditës së Perëndisë. Informoje veten për faktet që ka nxjerrë Emri Më i Madh. Hapi buzët e tua në lavdërim. Shto argumenta dhe prova bindëse, udhëhiqi ata që janë të etur për burimin e jetës; jepu shëndet të sëmurëve. Bëhuni ju nxënës të Perëndisë; bëhuni mjekë të drejtuar nga Perëndia dhe shërohini të sëmurët në mes të njerëzimit. Sillini ata që janë jashtë në rrethin e miqve të ngushtë. Bëjini të dëshpëruar të mbushet me shpresë. Zgjojini ata nga dremitja; bëjeni neglizhentin ta ketë mendjen.
Të tilla janë frutet e kësaj jete tokësore. E tillë është pozita e lavdisë së shkëlqyer. Mbi ju qoftë Bahá’u’l-Abhá.
(Nga një tabelë – e përkthyer nga Persishtja)
2235. O Perëndi! Bëje këtë të ri të shkëlqyer dhe jepi bujarinë tënde mbi këtë krijesë të mjerë. Jepi atij dijeni, fuqi të shtuar në agim të çdo mëngjesi dhe ruaje atë përbrenda strehës së Mbrojtes tënde, kështu që ai të mund të çlirohet nga gabimi, të mund ta dedikojë vetvteten në shërbim të Kauzës tënde, ta udhëzojë të gabuarin, ta udhëheqë të pafatin, t’i çlirojë robërit dhe t’i zgjojë neglizhentët, që të gjithë mund të kurohen me kujtimin dhe lavërimin Tënd. Ti je i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi.
(Nga një tabelë – e përkthyer nga Persishtja)
Nga letrat e shkruara prej Shoghi Effendiut:
2236. Ajo që keni ndërmarrë për të arritur, nën udhëzimet dhe instruksionet e shëbrëtorit trim dhe të palodhur të Pragur Abhá, vëllait tim të shumëdashur Dr. Bagdati, është shumë e lavdërueshme dhe e një rëndësie supreme. Kurrë mos u lëkundni në ndërmarrjen tuaj të madhe. Thellojeni dijeninë tuaj për Kauzën. Përpiquni ta zgjeroni sferën e veprimtarive tuaja dhe kërkoni ta kuptoni dhe ta çoni më tej harmoninë që duhet të ekzistojë në mes të shkencës së vërtetë dhe Revelacionit hyjnor. Unë kurrë nuk do t’i braktis lutjet për ju. Kam shpresa të mëdha në triumfin përfundimtar të detyrës para jush.
(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 23 janar 1924, shkruar në emër të tij për Rininë Bahá’í të Çikagos, Illinois, Sh.B.A.)
2237. Rinisë Bahá’í duhet t’i shpjegohet se si duhet ta mësojë Kauzën e Perëndisë. Dijenia e tyre për principet e besimit duhet të thellohet dhe standarti i edukimit të tyre në shkencë dhe literaturë të çohet përpara. Ata duhet të njihen gjerësisht e gjuhën e përdorur dhe me shembullin e dhënë nga ‘Abdu’l-Bahá në ligjëratat e Tij publike anembanë Perëndimit. Ata gjithashtu duhet të njihen me parakushtet themelore të mësimit siç shkruhet në Librat e Shenjta dhe Tabelat.
(9 qershor 1925 për Asamblenë Shpirtërore të Lindjes – përkthyer nga Persishtja)
2238. Unë ju nxis fuqimisht t’i kushtoni, ndërsa vazhdoni sutdimet, sa më shumë kohë që të mundeni studimit të plotë të historisë dhe të Mësimeve të Kauzës sonë të shumëdashur. Ky është parakushti për një karrierë të suksesshme në të ardhmennë shërbim të besimit Bahá’í në të cilin unë shpresoj dhe lutem se ju do ta shquani vetvten në ditët që vijnë.
(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 18 maj 1926, shkruar në emër të tij për një besimtar individual)
2239. Punonjësit e rinj dhe të zellshëm të Kauzës...zënë njëvend të mirë në zemrën time. Unë do t’i kujtoj shpresat e tyre, planet, veprimtaritë e tyre në orët e lutjes sime në Mauzolenë e Shenjtë. Unë i nxis ata t’i studiojnë thellësisht fjalimet e Bahá’u’lláhut dhe ligjërata e ‘Abdu’l-Baháit dhe të mos mbështeten në paraqitjen dhe interpretimin e mësimeve që bëhen nga folësit dhe mësuesit Bahá’í. I Gjithëfuqishmi le t’iu mbështesë dhe t’iu udhëzojë ju në punën tuaj.
(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datuar 20 mars 1929, shkruar në emër të tij për një besimtar individual)
2240. Puna me të cilën ju merreni është e dashur dhe pranë zemrës sime dhe përbën një nga aspektet më jetësore të veprimtarive të shumfishta të Besimit tonë të shumëdashur. Standardi më i lartë i pastërtisë, i integritetit, i shkëputjes dhe sakrificës duhet të ruhet prej anëtarëve të grupit tuaj me qëllim që t’iu aftësojë të luanin një rol vendimtar për përhapjen dhe konsolidimine Besimit. Një përgjegjësi shumë e madhe qëndron mbi ju dhe në se nuk keni një jetë të pastër, virtuoze, aktive dhe me të vërtetë shëmbullore nuk do të jeni në gjendje ta plotësoni destinacionin tuaj të lartë. Unë do t’u lutem që të udhëzoni dhe të fuqizoni për ta bërë shumë efektiv shrëbimin ndaj Kauzës dhe që me shembullin tuaj të jepni një shtytje të freskët marshimit përpara të institucioneve të saj të porsalindura.
(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar nga një letër të datuar 6 tetor 1934, shkruar në emër të tij për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Këshillit të Rinisë së Kanadasë)
Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:
2241. Nëse gjenerata më e re Bahá’í, në të cilën Shoghi Effendi ka shpresa të mëdha, i kalon vështirësitë e studimit të thellë dhe të plotë të Kauzës, e lexon historinë e saj, i kërkon principet bazë dhe bëhet edhe e mirinformuar edhe energjike, ata sigurisht që mund ta arrijnë shumë. Mbi shpatullat e tyre, Mjeshtri ka lënë punën vigane të mësimdhënies. Ata duhet të ngrenë thirrjen për Mbretërinë dhe t’i zgjojnë njerëzit nga gjumi. Nëse ata dështojn ë Kauza është e dënuar të përfundojë në hamulli...
(26 prill 1923 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë dhe të Burmës)
2242. Shpresa e tij si dhe e miqve është që ju të rriteni në numër dhe në spiritualitet. E ardhëshmja e kësaj Kauze, që është kaq e dashur për ne të gjithë, varet nga energjitë dhe devocioni i gjeneratës në ngritje. Jeni ju që së shpejti do të thirreni për t’i mbajtur përgjegjësitëe saj dhe për ta ndërmarrë ndërmjarrjen e saj. Megjithatë që të bëhet kjo ju duhet të jeni të pajisur mirë. Duhet ta keni të zhvilluar në mënyrë të barabartë anën tuaj inteltektuale si dhe atë shpirtërore...
(28 dhjetor 1925 për Rininë Bahá’í të Baltimorit, Maryland, Sh.B.A.)
2243. Ne kishim dëgjuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme për mënyrën e mrekullueshme se si fëmijët tuaj u rritën duke folur për Kauzën në publik. Shpresa e Shoghi Effendiut është se ata, që të tre, do të bëhen folës të aftë dhe të devotshëm për Kauzën dhe subjekte që e pasqyrojnë atë. Për ta bërë këtë si duhet ata kanë nevojë për një bazament të fuqishëm të edukimit shkencor dhe letrar që për fat të mirë po e fitojnë. Është po aq e rëndësishme për djemtë dhe vajzat e reja Bahá’í që të edukohen siç duhet në kolegje me qëndrim të mirë, pasi kështu do të zhvillohen shpirtërisht.
Ana mendore si dhe shpirtërore e rinisë duhet të zhvillohet përpara se ne t’i shërbejmë efektivisht Kauzës.
(28 nëntor 1926 për një besimtar individual)
2244. Ai u kënaq shumë dhe u inkurajua së tepërmi me punën tuaj të ngadalshme, por progresive në me të anëtarëve të fakultetit dhe të studentëve në Kolegjin Shtetëror. Është një kohë e përshtatshme për Bahá’ít që të përpiqen dhe ta arrijnë mendimin dhe rininë e edukuar të vendit nga e cila varet kaq shumë e ardhëshmja, veçanërisht puna madhështore e zbatimit të shpirtit dhe të fjalëve të mësimeve Bahá’í sipas kërkesave të kohës, një punë për të cilën përgatitja e gjeneratave mund të jetë e nevojshme.
(13 qershor 1928 për një besimtar individual)
2245. Ai u interesua shumë për punën tuaj mes studentëve të universitetit dhe shpreson se kjo do t’japë shumë frute. Rinia e ka mendjen të hapur, të pa penguar nga paragjykimet dhe të gatshme për të pranuar çdo mesazh që i plotëson kërkesat e saj shpirtërore si dhe ato intelektuale. Megjithatë puna duhet të jetë edhe intensive edhe ekstensive. Nuk është e mjaftueshme që ju t’u adresoheni shumë grupeve studentore; do të gjenden persona që do ta pasojnë këtë punë, zgjidh ata që janë të interesuar të dinë më shumë dhe brumosi ata me mësime. Kjo detyrë pa dyshim i përket komunitet mësimor që duhet të jetë gjithmonë i gatshëm, takuptojë ku ndodhet grupi që do të mësojë dhe të dërgojë mësues për t’i sjellë ata në Kauzë.
(20 qershor 1931 për një besimtar individual)
2246. Duke qenë Bahá’í, ti sigurisht e di fajtin se Bahá’u’lláhu e konsideronte edukimin si një prej faktorëve më themelorë të një qytetërimi të vërtetë. Megjithatë që ky edukim, me qëllim që të jetë i përhstatshëm dhe i frutshëm, duhet të jetë përmbledhës nga natyra dhe të ketë parasysh jo vetëm anën fizike dhe intelektuale të njeriut, por gjithashtu edhe aspektet e tij shpirtërore dhe etike. Ky duhet të jetë programi i rinisë Bahá’í anembanë botës.
Dhe pa dyshim mjetet më të mira me anë të të cilave mund të arrihet ky zhvillim edukativ është pjesëmarrja në shoqata dhe takime të ndryshme që kanë për qëllim t’i çojnë më tej idealet e këtij qytetërimi të ri ndërkombëtar. Edhe pse Ruajtësi preferon që Bahá’ít të marrin pjesë në këto shoqata që janë përbenda orbitës së veprimtarive Bahá’í, megjithatë ai e aprovon dhe bilee inkurajon çdo person që dëshiron të marrë pjesë në lëvizjet jo – Bahá’í, me kusht që këto lëvizje të mos i shërbejnë ndonjë ideali apo principi që do ta pengojë apo dëmtojë përparimin e Kauzës.
(9 korrik 1931 për një besimtar individual)
2247. Shqetësimi mbizotërues në Amerikë dhe Europë duhet ta zgjojë rininë për kotësinë e përqëndrimit të të gjithë jetës së tyre në ndjekje të gjërave materiale. Ata duhet ta mësojnë mësimin se konsideratat shpirtërore duhet të jenë fatorët dominues të jetës sonë, se qëllimi ynë udhëheqës duhet të jetë çuarja përpara e jetës morale dhe kërkimi i asaj që është e përjetshme dhe e vazhdueshme.
Nëse kombet e ndryshme vazhdojnë të gabojnë dhe të udhëhiqen nga dëshirat egoiste të zmadhimit personal, ju duhet të jeni grupi që do të vuajë më shumë. Politika jonë e tanishme i mbart frutat e veta vetëm në të ardhëshmen dhe është rinia e tanishme që do të bëhen burrat e gratë e së ardhëshmes.
(2 nëntor 1931 për një besimtar individual)
2248. Shoghi Effendi u kënaq kur pa rezultatin e punës së arritur, që provoi interesin e thellë që Bahá’ít e rinj po tregojnë për përparimin e Besimit. Mesazhi i Bahá’u’lláhut që përmban zgjidhjen e vetme të vërtetë dhe të qëndrueshme të problemeve shoqërore dhe shpirtërore që i dalin përpara shoqërisë së tanishme, i është besuar kujdesit të tyre. Janë ata që, me shpirt shkëputjeje dhe shenjtërimi të plotë duhet të ngrenë flamurin e Besimit dhe të shtojnë mbështetjen e personave të fuqishëm dhe të dedikuar.
Nëpërmjet konferencavetë tilla Shoghi Effendiu shpreson se ju do ta zhvilloni dijeninë tuaj për problemet moderne dhe në të njëjtën kohë do t’i ndihmoni ato jo – Bahá’í që vijnë për të ndihmuar, për ta parë dritën e sjellë nga Bahá’u’lláhu për botën. Njerëzit që vijnë pranë dyerve tona dhe ndoshta hyjnë në shtëpinë tonë nuk duhet të lihen të largohen pa marrë me vete disa prej zbavitjeve që ne gëzojmë. Ata gjithashtu kërkojnë persona që dëshirojnë seriozisht t’i arrijnë idealet e tyre shpirtërore dhe shoqërore. Për t’u lidhur me ta ju keni kujdes për takt dhe kujdes dhe mund të hasni shumë vështirësi, por e tillë është detyra për të cilën na është bërë thirrje të punojmë.
Shoghi Effendiu shpreson se suksesi i kësaj vere të fundit do t’iu inkrajojë të mbani më shumë konferenca në të ardhëshmen, duke e zgjuar kështu rininë për shërbim të vërtetë dhe për ta përhapur mesazhin anembanë. Ai do t’ju kujtojë në të gjitha lutjet e tij dhe do të kërkojë që tëkeni udhëzim dhe ndihmesë hyjnore....
[Poshtë shënim me dorëshkrimin e Shoghi Effendiut:]
Unë u kënaqa me letrën tuaj që përfshinte një raport të shkëlqyer mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Jam veçanërisht i gëzuar të mësoj për rolin aktiv të luajtur nga rinia Bahá’í dhe kooperimin e tyre harmonik me besimtarët më të vjetër dhe më me eksperiencë. Unë do t’i paralajmëroj ata të jenë vigjëlentëse mos jepet përshtypja në botën e jashme se Bahá’ít janë politikë në qëllimet e tyre dhe ndjekin apo ndërhyjnë në çështje që u përkasin veprimtarive politike të qeverive të tyre përkatëse. Kauza, ende është në gjendjen e saj të foshnjërisë, kështu duhet mbrojtur siç duhet nga ky rrezik i veçantë....
(13 nëntor 1931 për një besimtar individual)
2249. Rinia duhet të inkurajohet ta stërvitë vetveten për të folur publikisht gjatë kohës që ende i ndjekin studimet në shkollë apo kolegj.
(7 dhjetor 1931 për një besimtar individual botuar në Bahá’í News nr. 64 (Korrik 1932), f. 4)
2250. Rrëfimi për punën tuaj në mes të studentëve të huaj e bëri Shoghi Effendinë shumë të lumtur. Këta të rinj jo vetëm që do të marrin një përshtypje të mirë për familjen dhe mikpritjen Amerikane, por edukimi shpirtëror që do të përpiqet t’ujapësh atyre do ta bëjë edukimin e tyre mjaft tëkompletuar dhe të vlefshëm. Kjo përveç faktit se në zemrën e tyre është mbjellë fara e mësimeve Bahá’í, që me kalimin e kohës do të japë embrion dhe do të krijojë frute të mrekullueshme. Të gjithë këta të rinj kur të kthehen në shtëpi do ta mbartin me vete Mesazhin dhe, edhe pse ata nuk janë bërë besimtarë të konfirmuar, do të mbeten miq gjithnjë të gatshëm për t’u shërbyer mësuesve Bahá’í që mund të takojnë. Shoghi Effendi shpreson se ju do ta zbatoni këtë punë, por në të njëjtën kohë do të përpiqeni t’i bëni ata Bahá’í të vërtetë – në shpirt si dhe në besim.
(4 shkurt 1932 për një besimtar individual)
2251. Gjendja e tanishme e botës – jostabiliteti i saj ekonomik, shoqëror, sherret, pakënaqësia politike dhe mosbesimi kombëtar – duhet ta zgjojnë rininë nga gjumi dhe ta bëjnë të kërkojë në atë që e ardhmja do të sjellë. Sigurisht janë ata që do të vuajnë më shumë në se ndonjë fatkeqësi do ta përfshijë botën. Si rrjedhim ata duhet t’i hapin sytë për rrethanat ezistuese, t’i studiojnë forcat negative që veprojnë dhe pastaj me përpjekje të vazhdueshme të ngrihen dhe të bëjnë reformat e nevojshme – reformat që do të përmbajnë përbrenda qëllimit të tyre fazat shpirtërore si dhe ato shoqërore dhe politike të jetës njerëzore.
(13 mars 1932 për një besimtar individual botuar në Bahá’í News, nr. 68 (Nëntor 1932), f. 3)
2252. Ajo që i bëri atij më shumë përshtypje në rrëfimin e shërbimeve tuaja ishte deklarata se Bahá’ít e rinj dhe të vjetër janë bashkuar fuqimisht dhe bashkëveprojnë në mbajtjen e barrës së Besimit në atë lokalitet. Asgjë nuk do t’i tërheqë bekimet dhe mirësinë e Perëndisë më shumë se sa uniteti i miqve dhe nuk ka gjë më të destruktive për qëllimin e tyre më të madh se sa përçarjet dhe keqkuptimet. MBaháuni pra pas unitet, nëse dëshironi t’ia dilni mbanë dhe t’i bindeni vullnetit të Zotit tuaj Bahá’u’lláh; sepse ky është objektivi i vërtetë i Misionit të Tij në këtë botë.
(11 tetor 1932 për Asamblenë Shpirtërore Lokale të West Englewoodit, New Jersey, Sh.B.A.)
2253. Sigurisht në këtë periudhë shumë kritike të historisë njerëzore, kur institucionet e vjetra po fillojnë të shemben apo po modifikohen në mënyrë të konsiderueshme, ka një sasi të caktuar gabimesh dhe ngjarjesh jo me fat; por një gjendje e tillë nuk është e vazhdueshme. Kauza dhe institucionet e saj gradualisht do t’ua zenë vendin dhe me shpirtin e vet burrëror do të sigurojnë bindjen e plotë të pasuesve të vet dhe të njerëzve të botës në tërësi. Kështu ne nuk ka nevojë të jemi shumë pesimistë për të ardhëshmen apo ta marrim situatën shumë seriozisht. Të rinjtë që jetojnë në mes të këtyre dy epokave, duke e parë shkatërrimin e institucioneve të vjetra, si rrjedhim janë në gjendje ta hedhin poshtë të gjithë respektin për to dhe në fakt e shohin me përbuzje çdo person që ende e mbron të vjetrën. Si rrjedhim ne shohim humbjen e moralit që mbizotëron në mes tyre. Kjo gjendje nuk është e vërtetë vetëm për Amerikën dhe Europën por gjithashtu edhe në Lindje dhe guxoj të them se në Lindje është më e madhe se nëPerëndim.
Edhe pse Rinia Bahá’í duhet ta kuptojë gjendjen në të cilën ata i shohin miqtë e tyre jo-Bahá’í dhe nuk duhet t’i dënojë ata për këtë, ata nuk duhet ta lenë vetveten të mbartet nga vala e ngjarjeve të botës siç po ndodh. Ndërsa ata shohin para tyre vetëm një botë që po shembet, ne gjithashtu shohim një botë të re që po ndërtohet. Ndërsa ata shohin shkatërrimin e institucioneve të vjetra që komandonin repsektin e tyre, ne po shohim agimi e një epoke të re me komandat e veta të rrepta dhe me kufij të rinj shoqërorë. Këndvështrimi i tyre materialistik u tregon atyre kotësinë e të gjitha gjërave, ndërsa besimi ynë tek një njeri i rigjeneruar dhe i spiritualizuar na bën të shohim në të ardhëshmen dhe ta ndërtojmë atë. Që t’i bëjmë ata që të pasojnë rrugën tonë, ne duhet ta simpatizojmë gjendjen e tyre të vështirë, por të mos ndjekim rrugën e tyre. Ne duhet të qëndrojmë në një plan të lartë moral dhe shpirtëror të jetës dhe të japim për ata shembullin e vërtetë, t’i nxitim gjer në nivelin tonë. Të rinjtë duhet të lexojnë ato që Bahá’u’lláhu dhe Mjeshtri thonë për çështje të tilla dhe t’i pasojnë ato me kosekuencë. Kjo nëse ata dëshirojnë të jenë të vërtetë me mësimet dhe duan t’i përhapin ato anembanë botës.
[Poshtëshënim me dorëshkrimin e Shoghi Effendiut:]
Veprimtaritë, shpresat dhe idealet e Rinisë Bahá’í në Amerikë si dhe në pjesët e tjera të botës, janë pranë dhe dashura për zemrën time. Mbi to qëndron përgjegjësia supreme dhe e vështirë për t’i çuar përpara interesat e Kauzës së Perëndisë në ditët që vijnë, për t’i koordinuar veprimtaritë e saj mbarëbotërore, për ta zgjeruar këndvështrimin e saj, për ta ruajtur integritetin, për t’i lartësuar virtutet e saj, për ta përcaktuar qëllimin e saj dhepër t’i kthyer idealet e qëllimet e saj në arritje të mëdha dhe të qëndrueshme. Detyra e tyre është e madhe, njëkohësisht e shenjtë, madhështore dhe vigane. Shpirti i Bahá’u’lláhut le t’i mbrojë, frymëzojë dhe mbështetë ata në zbatimin e detyrës së tyre me përcaktim hyjnor!
(26 tetor 1932 për një besimtar individual, botuar në Bahá’í News, nr. 443 (Shkurt 1968), f. 8)
2254. Lëvizja ka nevojë për të rinj që janë zgjuar shpirtërisht, të ngrihen dhe ta shkulin valën e qytetërimit material që e ka çuar njerëzimin në prag të shkatërrimit. Nëse forcat që tani po e rrënojnë shoqërinë, lihen të lirë, ne do ta neglizhojmë detyrën tonë për t’i ndalar ato dhe për t’i kontrolluar, kështu askush nuk do të guxojë të imagjinojë atë që do të sjellë e ardhshmja.
Vuajtjet më të mëdha do të bien mbi të rinjtë. Ata, si rrjedhim, duhet t’i mobilizojnë rradhët e tyre dhe, të bashkuar, të ngrihen dhe ta realizojnë detyrën e tyre për ngritjen e Perëndisë mbi Tokë.
(Botuar në Herald of the South [Kasneci i Jugut], vëll. 4, Nr. 5 (Janar-Mars 1933), f. 11; gjithashtu botuar në Bahá’í World [Bota Bahá’í], vëll. 5 (1932-1934) (New York: Komiteti Botues Bahá’í 1936), f. 320-72)
2255. Jeta nuk është e lehtë për të rinjtë e kësaj gjenerate. Ata hyjnë në jetë me zemrat plot shpresa, por gjejnë përpara vetes vetëm dështime dhe nuk shohin në të ardhëshmen gjë tjetër përveç errësirës. Ata kanë nevojë për dritën e manifestuar prej Bahá’u’lláhut, sepse ajo e ndriçon zemrën e tyre dhe e nxit energjinë e tyre për t’i përballuar vështirësitë.
(12 mars 1933 për një besimtar individual)
2256. Përsa i përket qëndrimit të grupit të saj kundrejt administrimit, ata duhet t’i kuptojnë këto gjëra, sepse së shpejti ata do ta shohin se pa një organ të mirë administrativ idetë e Kauzës kurrë nuk do të vihen në praktikë, as nuk do të sigurohet përparimi i ardhshëm i Besimit. Në marrëdhëniet me të rinjtë duhet të përdoret takt dhe arsyetim për t’i zgjidhur problemet me ta.
(22 prill 1933 për një besimtar individual)
2257. Është gjithnjë e kënaqshme të mësosh për efektet e shkëlqyera që mësimet e Kauzës sjellin në mënyrë tëpaevitueshme nëzemrat e mendjet e të rinjve dhe të rejave Bahá’í, duke dëshmuar zellin e tyre për t’i dhënë formë të tërë jetës së tyre sipas mësimve hyjnore të sjella në botë nga Bahá’u’lláhu. Sepse rinia Bahá’í përbën elementin kryesor aktiv të Kauzës. Detyra e tyre është që jo vetëm t’i studiojnë dhe t’i përhapin mësimet, por t’i vendosin ato në praktikën e vërtetë. Shpresohet se ju do t’i pasqyroni në rritje mrekullinë dhe pushtetin e principeve të besimit dhe do të bëheni shembuj tëshkëlqyer të çdo Bahá’í qëllimi i vetëm i jetës së të cilit është të ngjitet në lartësitë në të cilat Bahá’u’lláhu u bëri thirrje të ngjiten pasuesve të Tij.
(5 gusht 1933 për dy besimtarë)
2258. Tek Bahá’ít e rinj dhe aktivë si ju, Ruajtësi i përqëndron të gjitha shpresat e tij për përparimin e zgjerimin e ardhshëm të Kauzës dhe, mbi shpatullat e tyre ai e lë të gjithë përgjegjësinë për mbajtjen lart të shërbimit vetëmohues në mes të bashkëbesimtarëve. Pa këtë shpirt nuk mund të arrihet sukses në asnjë punë. Me triumfin e tij, edhe pse me vështirësi, kjo është e paevitueshme. Si rrjedhim ju duhet të përpiqeni në maskimum ta mbani të ndezur pishtarin tuaj të besimit, sepse nëpërmjet tij ju me siguri do të gjeni udhëzim, forcë dhe sukses përfundimtar.
(1 shtator 1933 për një besimtar individual)
2259. Unë nuk kam nevojë t’u tregoj shpresat e mëdha që ai ushqen për rolin e ardhshëm që të rinjtë Bahá’í do të luajnë në mënyrë të paevitueshme në mësimin si dhe në fushat administrative të veprimtarisë Bahá’í. Tek ata ai i përqëndron shpresat e tij thelbësore dhe jetësore për përhapjen efektive dhe të gjerë të Mesazhit, si dhe për fuqizimin e bazës së institucioneve administrative Bahá’í në lindje që gradualisht po marrin formë në mes të stuhive të një ashpërsie të paparë dhe në rrethana jashtëzakonisht tragjike.
Këshilla e tij vëllazërore për ju dhe për të gjithë besimtarët e rinj besnikë dhe të zjarrtë si ju është që ta thelloni dijeninë tuaj të historisë dhe të doktrinave të Besimit, jo vetëm me anë të studimit të kujdesshëm dhe të plotë, por gjithashtu nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, me gjithë zemër dhe të vazhdueshme në të gjitha veprimtaritë e komunitetit tuaj, qofshin ato administrative apo të tjera. Jeta e komunitetit Bahá’í ju jep një laborator shumë të nevojshëm, ku ju mund t’i ktheni në veprime të gjalla dhe konstruktive principet me të cilat ju mëkuan Mësimet. Ju mund të bëheni një pjesë e vërtetë e atij organizmi të gjallë duke e kapur shpirtin e vërtetë që rrjedh anembanë Mësimeve Bahá’í. Studimi i principeve dhe përpjekja për të jetuar sipas tyre, pra, janë dy mjetet thelbësore nëpërmjet të cilave ju mund të siguroni përparimin dhe zhvillimin e jetës suaj të brendëshme shpirtërore dhe të ekzistencës suaj të jeshme gjithashtu. Bahá’u’lláhu ju aftësoftë ju ta arrini këtëpozitë të lartë dhe le ta mbajë Ai pishtarin e besimit përgjithmonë të ndezuara në zemrat tuaja!
(2 nëntor 1933 për një besimtar individual)
2260. Ai megjithatë do t’iu këshillojë t’i përkushtoni më shumë kohë shpjegimit aktiv në publik. Për këtë qëllim ai do t’ju nxitë të shkoni, nëse është e mundur, në të gjitha sesionet dhe takimet e shkollës verore të Geyrseville, që ju jo vetëm të thelloni dijenitë tuaja për Mësimet, por gjithashtu të fitoni stërvitjen e nevojshme për parashtrimin e tyre në publik. Ambicja e çdo të riu Bahá’í duhet të jetë, në fakt, të bëhet një mësues i mirinformuar e kompetent.Pikërisht për këtë qëllim është ngritur institucioni i Shkollës Verore Bahá’í dhe rëndësia e saj është theksuar aq fuqimisht prej Ruajtësit.
(21 qershor 1945 për një besimtar individual)
2261. Problemi me të cilin ballafaqoheni shqetëson dhe ngatërron seriozisht shumë nga të rinjtë e sotshëm. Si të arrihet spiritualiteti është, me të vërtetë, jë pyetje për të cilin çdo i ri apo e re shpejt apo vonë të marrë një përgjigje të kënaqshme. Pikërisht për shkak se nuk është dhënë apo nuk është gjetur një përgjigje e tillë e kënaqshme, rinia moderne e gjen vetveten të hutuar, dhe si rrjedhim po mbartet prej forcave materialistike që po e sabotojnë fuqimisht themelin e jetës morale dhe shpirtërore të njeriut.
Në të vërtetë,shkaku kryesor për të keqen që po përparon në shoqëri është mungesa e spiritualitetit. Qytetërimi materialistik i epokës sonë ka absorbuar kaq shumë energji dheinteresa të njerëzimit, sa njerëzit në përgjithësi nuk e ndjenë nevojën për ta ngritur vetveten përmbi forcat dhe konditat e ekzistencës sëtyre të përditshme materiale. Nuk ka kërkesa të mjaftueshme për gjëra që ne duhet t’i thërrasim shpirtërore për t’i dalluar atyre prej nevojave dhe kërkesave të ekzistencës tonë fizike. Kriza universale që ndikon njerëzimin është, si rrjedhim, në thelb shpirtërore nga shkaku. Shpirti i epokës, i marrë në tërësi, është jo fetar. Këndvështrimi i njeriut mbi jetën është tepër i ulët e materialistik për ta aftësuar atë ta ngrejë vetvteten në zonat e larta të shpirtit.
Në këtë gjendje, kaq të sëmurë dhe t trishtuar, në të cilën ka rënë shoqëria, feja kërkon përmirësime dhe transformime. Sepse thelbi i besimit fetar është ajo ndjenjë mistike që e bashkon njeriun me Perëndinë. Kjo gjendje e bashkimit shpirtëror mund të përgatitet dhe të arrihet nëpërmjet meditimit e lutjes. Dhe ky është shkaku pse Bahá’u’lláhu e ka theksar kaq shumë rëndësinë e adhurimit. Nuk është e mjaftueshme për një besimtar që thjesht t’i pranojë dhe t’i zbatojë mësimet. Ai duhet, përveç kësaj të kultivojë sensin e spiritualitetit, që ai mund ta fitojë kryesisht nëpërmjet lutjes. Besimi Bahá’i si të gjitha fetë tjera hyjnore, është kështu në thelb mistik nga karakteri. Qëllimi i tij kryesor është zhvillimi i shoqërisë individuale nëpërmjet fitimit të virtuteteve dhe të fuqive shpirtërore. Është shpirti i njeriut që duhet të ushqehet së pari dhe ky ushqim shpirtëror mund të jepet më së miri prej lutjes. Ligjet dhe institucionet, siç shihen prej Bahá’u’lláhut mund të jepen me të vërtetë efektive vetëm kur jeta jonë e brendëshme shpirtërore është përsosur dhe transformuar, përndryshe feja do të degjenerojë në një organizatë të thjËshtë dhe do të bëhet diçka e vdekur.
Besimtarët, veçanërisht të rinjtë, duhet pra ta kuptojnë plotësisht nevojën e lutjes. Sepse lutja është absolutisht e nevojshme për zhvillimin e tyre të brendshëm shpirtëror. Dhe ky, siç është deklaruar tashmë, është themeli dhe qëllimi i vërtetë i Fesë së Perëndisë.
(8 dhjetor 1935 për një besimtar individual, botuar në Bahá’í News, nr. 102 (Gusht 1936) f. 3)
2262. ...Ruajtësi i kupton plotësisht vështirësitë që dalin në rrugën e kooperimit mes besimtarëve të rinj dhe të vjetër. Ky është një problem që i del Kauzës pothuajse kudo, veçanërisht në ato komunitete ku numri i Bahá’íve të rinj dhe të vjetër është pothuajse i njëjtë. Zgjidhja, si në të gjtiha rastet e tjera, duhet gjetur nëpërmjet kompromisit të mençur dhe të dynshëm. Besimtarët e vjetër duhet të heqin dorë nga disa prej koncepteve tëtyre të vjetra dhe metodave të punës me qëllim që të adaptojnë më mirë vetveten për rrethanat e kushtet e ndryshimit shoqëror. Tërinjtë gjithashtu duhet të mësojnë të veprojnë me mençuri, takt dhe moderim dhe të shfrytëzojnë dhe të përfitojnë nga eksperienca e gjatë e bashkëbesimtarëtve të tyre më të vjetër. Të vjetrit dhe të rinjtë kanë diçka më specifike për të kontribuar në progresin dhe mirëqenien e komunitetit Bahá’í. Energjia e rinisë duhet të kalitet dhe të udhëhiqet nga mençuria e moshës së vjetër.
Sa për qëndrimin e zemërimit që besimtarët e rinj marrin lidhur me këshilla të caktuara të Kauzës, të tilla si lutjet obligatore: atje nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë kompromis për një çështje të tillë që urdhërohet specifikisht prej Bahá’u’lláhut. Ne as duhet të kemi ndjenjë turpi kur zbatojmë ligje dhe këshilla të tilla, as duhet ta nënvleftësojmë vlerën dhe rëndësinë e tyre.Ashtu siç nuk kanë vështirësi miqtë që ta njohin vlerën e lutjeve specifike të zbuluara prej Bahá’u’lláhut, të tilla si Tabelat e agjërimit dhe të shërimit, po ashtu ata duhet ta kuptojnë se lutjet obligatore janë nga vetë natyra me efektivitet më të madh dhe kanë fuqi më të madhe se sa jo-obligatoret, kështu që janë thelbësore.
(4 janar 1936 për një besimtar individual)
2263. Ajo që mund ta kontrollojë rininë e mund ta shpëtojë atë nga greminat e materializmit të epokës është pushteti i Besimit të vërtetë, konstruktiv dhe të gjallë si ai që zbulohet nga fjala e Bahá’u’lláhut. Feja, si në të shkuarën, mbetet ende shpresa e vetme e botës, por jo ajo formë feje që udhëheqësit tanë kishtarë përpiqen ta predikojnë më kot. E ndarë nga feja jonë, morali e humb efektivitetin dhe pushon së udhëhequri dhe së kontrolluari jetën individuale dhe shorëqore të njeriut. Por, kur feja e vërtetë kombinohet me etikën e vërtet, atëhere përparimi moral bëhet një mundësi dhe jo thesht një ideal. Nevoja e rinisë sonë moderne është që një lloj i tillë etike të themelohet mbi besimin e kulluar fetar. Nëse këto të dyja nuk kumbinohen si duhet për t’u sjellë në veprim të plotë, atëhere nuk mund të ketë shpresë për të ardhëshme të njerëzimit.
(17 prill 1936 për një besimtar individual, botuar në Bahá’í News, nr. 104 (Dhjetor 1936), f. 1)
2264. Detyrimi për mësimdhënie është në thelb përgjegjësi i besimtarëve të rinj. Edukimi i tyre i plotë si rrjedhim duhet të drejtohet në mënyrë të tillë që t’i bëjë ata mësues kompetentë. Pikërisht për këtë qëllim janë Shkollat Verore Bahá’í, të cilat përbëjnë vetë bazat mbi të cilat do të ngrihen universitet Bahá’í të së ardhëshmes, që do të ndiqen gjerësisht nga besimtarët e rinj.
(15 maj 1936 për një grupet e të rinjve Bahá’í të Shteteve të Bashkuara)
2265. Lidhur me pyetjen tuaj në lidhje me veprimtarinë e të rinjve Bahá’í: Qëllimi kryesor i parashtrimit të të gjitha veprimtarive të tilla të ndërmarra nga rinia jonë Bahá’í anembanë botës, ështët të nxisin entuziasmin, të çojnë më tej instruktimin dhe ta rritin zhvillimin e shpirtit të solidaritetit dhe të bashkëpunimit në mes të të rinjve dhe të rejave Bahá’í, me qëllim që t’i aftësojnë ata në një periudhë të mëvonshme për të bashkëpunuar me zgjuarsi dhe harmoni me bashkëbesimtarët e tyre të çfarëdolloj klase, moshe dhe origjine. Veprimtari të tilla duhet tëndërmerren përbrenda kuadrit të rendit Administrativ. Ato as nuk duhet të mbitheksohen as të ndalohen. Formimi i komiteteteve të të rinjve është mjet për arritjen e qëllimit të deklaruar më lart, por nuk është një qëllim më vetvete.
(8 nëntor 1937 për një besimtar individual)
2266. Është shpresa e tij e ethshme dhe lutja e zjarrtë e zemrës së tij që ju mund ta thelloni ë rritje besimin tuaj dhe ta fitoni gradualisht kuptimin dhevlerësimin e Mësimeve, duke shfaqur seriozitet dhe këmbëngluje të tillë në studimet tuaja Bahá’í, sa gradualisht të fitoni dijeni të plota, edukim dhe eksperiencë të nevojshme për shërbim aktiv dhe efektiv për shërbimin në të ardhëshmen.
Edhe pse ende të rinj në moshë, ju duhet të përpiqeni që tani, nëpërmjet lidhjes së ngushtë me bashkëbesimtarët dhe nëpërmjet zbatimit besnik t studimeve tuaja Bahá’í, ta përgatitnivetvten për atë ditë kur ju do t’ju bëhet thirrje, si anëtar i rritur dhe me përgjegjësi i komunitetit, për të marrrë plotësisht pjesë në veprimtaritë e Kauzës, duke e provuar kështu vetveten të vlefshëm përtë qenë anëtar i kësaj Shoqate mbarëbotërore të themeluar prej Bahá’u’lláhut.
Ruajtësi u kënaq me të vërtetë kur mësoi se ju tashmë keni filluar të lexoni disa Libra Bahá’í dhe veçanërisht do t’ju këshillonte të përpiqeni të mësoni përmendësh fragmente të caktuara nga shkrimet e Bahá’u’lláhut, në veçanti, disa perj lutjeve të tij. Kjo stërvitje pa dyshim do të jetë një ndihmë shumë e madhe për ju në studimet e Kauzës dhe gjithashtu do të shërbejë për ta thelluar në mënyrë të konsiderueshme dhe për ta pasuruar jetën tuaj shpirtërore të tanishme.
(10 prill 1939 për një besimtar individual)
1002. Ai e ndjen se sa e rëndësishme është pjesëmarrja aktive e besimtarëve të rinj në çdo fushë të besimit, që nuk mund të vlerësohet sa duhet, sepse ata duhet të zbatojnë punën e madhe të rindërtitmit të së ardhëshmes, që do të ketë nevojë ekstreme për shembullin spiritual dhe për udhëheqje.
(16 Mars 1941 për një besimtar individual)
2267. Në të vërtetë është shumë e rëndësishme për Besimin, t’i përhapë mësimet e Bahá’u’lláhut në mes të të rinjve, pasi nëpërmjet veprimtarive të tyre, Kauza e Mjeshtrit tonë të shumëdashur do të përhapet në të ardhëshmen anembanë kontinentit Amerikan. Ata kanë mbi shpatullat e tyre të gjitha përgjegjësitë për përparimin e Lëvizjes. Është detyra jonë t’i rritim këto ndjenja spirituale, t’i ndriçojmë zemrat e tyre me dritën e udhëzimit që lëshoi përpara nesh Mjeshtri.
(2 nëntor 1932 për dy besimtarë, botuar në Bahá’í News, nr. 143 (Maj 1941), f. 8)
2268. Përgjegjësia e besimtarëve të rinj është shumë e madhe, pasi ata vetëm duhet ta përshtatin vetveten për të trashëguar punën e Bahá’íve të vjetër dhe për t’i vazhduar çështjet e Kauzës në përgjithësi, por edhe botën që qëndron përapara tyre – siç u premtua prej Bahá’u’lláhut – do të jetë një botë e pastruar nga vuajtjet, e gatshme për ta dëgjuar më në fund mesazhin e Tij Hyjnor; dhe si rrjedhim një karakter shumë i lartë do të pritet prej eksponentëve të një feje të tillë. Thellimi i dijenisë së tyre, prefeksionimi i tyre në standartet Bahá’í të virtutit dhe të sjelljes së drejtë duhet të të jetë detyra madhështore e çdo Bahá’í të ri.
(6 qershor 1941 për Rininë Bahá’í të Bombeit, Indi)
2269. Detyrat që do të përballojë gjenerat e tanishme e Rinisë Bahá’í – dhe në fakt tashmë ka filluar t’i përballojë ato – janë madhështore. Ata duhet të presin ta gjejnë vetveten të sprovuar ashpërsisht në ditët që vijnë – të sprovuar në karakteret e tre, besimin, forcën e bindjeve dhe pasimin e tyre të plotë të Ligjeve të Bahá’u’lláhut.
Shpresa më e madhe e Shoghi Effendiut dhe lutja e tij është që ata të mund ta dallojnë vetveten në sytë e bashkatdhetarëve të tyre që të evidentohet në rritje se ç’është një Bahá’í dhe përse përpiqet ai. Sa e mrekullueshme do të jetë të dëshmosh për kohën kur veprat dhe fjalët e Bahá’íve do të bëhen aq të mirënjohura sa njerëzit do të thonë: “Ah! Ai duhet të jetë Bahá’í – ata janë të tillë!” Dhe të nënkuptojnë me këtë një kompliment.
(19 tetor 1941 për Rininë Bahá’í në Shkollën Bahá’í në Louhelen, Sesioni Rinor)
2270. Erërat e sprovës dhe të vështirësive kanë fryrë mbi Besimin tonë më tepër se një herë dhe ai fuqimisht e ndjen se besimtarët e vjetër si ti duhet të bëjnë gjithçka në pushtetin e tyre për t’i mbrojtur Bahá’ít e rinj, për ta fuqizuar besimin e tyre, për t’i thelluar ata në Besëlidhje dhe për t’i aftësar ata të gjejnë strehë të plotë në Vullnetin dhe Testamentin e Mjshtrit të shumëdashur, në atë fortetsë të pathyeshme që ai ndërtoi për të na siguruar ne,kur Ai vetë të ishte larguar nga vështrimi ynë.
(26 tetor 1941 për një besimtar individual)
2271. Nëse ndonjëherë mund të thuhet se një fe i përkiste rinisë, atëhere me siguri që Besimi Bahá’í i tanishëm është kjo fe. E tërë bota po vuan, është zhytur në mizerje, e shtypur nën probleme të rënda. Detyra e shërimit të sëmundjeve të saj dhe e ndërtimit të së ardhëshmes së saj bie kryesisht mbi rininë. Ata janë gjenerata, që pas luftës, duhet të zgjidhin vështirësitë e tmerrshme të krijuaa nga lufta dhe të gjitha që erdhën me të. Dhe ata nuk do të jenë të aftë ta ndërtojnë të ardhshmen, veçse me ligjet dhe principet e parashtruara prej Bahá’u’lláhut. Kështu që detyra e tyre është shumë e madhe dhe përgjegjësia shumë e rëndë.
(8 maj 1942 për Rininë Bahá’í të Peoria, Illinois, Sh.B.A.)
2272. Të rinj si ju, të dedikuar çuditërisht në një lëvizje që të paditurit mund ta krahasonin si të njerëzve të pjekur me prirje filozofike mendimi, kaq të lirë nga zakonet e tanishme të dëmshme të shumicës së të rinjve, janë në pozitë të tërheqin vëmendjen dhe respektin e të rinjve dhe të moshuarve. Kjo Kauzë, megjithëse përqafon me vlerësim të barabartë njerëz të të gjitha moshave, ka një mesazh dhe mision të veçantë për rininë e gjeneratës suaj. Kjo është harta e të ardhmes së tyre, shpresa e tyre, garancia për ditë më të mira që do të vijnë. Si rrjedhim Ruajtësi është veçanërisht i lumtur që të rinjtë Bahá’í janë aktivë në punën pionerizuese...
(16 qershor 1942 për një besimtar individual)
2273. Kauza ka nevojë për më shumë shkollarë Bahá’í, njerëz që jo vetëm i janë përkushtuar asaj dhe besojnë në të dhe duke dëshiruar t’u tregojnë të tjerëve rreth saj, por që, gjithashtu, kanë njohuri të thella për Mësimet dhe rëndësinë e tyre dhe që mund t’i lidhin besimet e saj me mendimet bashkëkohore dhe mendimet e njerëzve të botës.
Kauza ka kura për të gjitha sëmundjet e botës. Shkaku pse më shumë njerëz nuk e pranojnë atë është sepse Bahá’ít nuk janë gjithnjë të aftë t’ua paraqitin atë atyre në atë mënyrë që t’ua plotsojë nevojat imdeiate të mendjeve të tyre. Bahá’ít e rinj si ti duhet ta përgatisin vetveten për t’ua sjellë me të vërtetë Mesazhin gjeneratës së tyre, që ka nevojë të dëshpëruar për të dhe që mund ta kuptojë gjuhën e tij të folur aq mirë.
Ai duhet t’iu këshillojë ju që në mes llibrave të tjera të studioni Bisedat e ‘Abdu’l-Baháit, sepse metoda e Tij për t’ju drejtuar mendjes së publikut nuk mund të arrihet...Ai gjithashtu ju këshillon ta zhvilloni vetveten si folës publikë, kështu që do të jeni gjithnjë e më shumë të aftë për ta shpjeguar Kauzën...
(21 tetor 1943 për një besimtar individual)
2274. Ruajtësi shpreson se së bashku me studimet e tjera ju do t’i studioni vahzdimisht mësimet dhe do të përpiqeni të fitoni një dijeni të thellë për to. Rëndësia e latësimit të plotë të Bahá’íve të rinj në çdo degë të mësimeve është tepër e madhe, pasi ata kanë përpara detyra të mëdha mësimdhëniejeje për t’i realizuar.
(22 janar 1944 për një besimtar individual)
2275. Ruajtësi i ka këshilluar gjithnjë të rinjtë t’i studiojnë thellë lëndë të tilla si historia, ekonomia dhe sociologjia, pasi ato lidhen me mësimet dhe ndihmojnë në kuptimin e Besimit...
Nevoja më e madhe e rinisë së sotshme është kalitje e karakterit. Lutja është vetëm një faktor për këtë; ata duhet të mësojnë të jetojnë sipas mësimeve etike të Besimit...
Ai e ndjen se mësimi i Besimit për të rinjtë është i një rëndësie tepër të madhe në këtëditë, pasi ato jo vetëm do të bëhen punëtorë të së ardhëshmes, por do të jenë të aftë ta përhapin gjerësisht mesazhin në gjeneratën e tyre. Ai është dakord që ju t’i kushtoni shumë kohë kësaj pune, sipas mundësive, në lidhje me shërbimet e vlefshme që ju po ia bëni pa lodhje punës së mësimdhënies në qytete dhe fshatra.
(12 mars 1944 për një besimtar individual)
2276. ...lidhur me cilat studime ti duhet të specializohesh në kuadrin e mësimdhënies në të ardhëshme: Ai do të sugjeronte ose historinë, ekonominë apo sociologjinë, pasi këto nuk janë vetëm fusha në të cilat Bahá’í kanë interesim të madh, por gjithashtu mbulojnë subjekte në të cilat mësimet tona hedhin një dritë krejtësisht të re....
(13 mars 1944 për një besimtar individual)
2277. ...nëse besimtarët do ta përmbushin detyrën e tyre dhe do t’ia sjellin zgjidhjen Hyjnore njerëzimit, ata duhet ta përgatisin vetveten për detyrat e mëdha që kanë përpara. Kjo veçanërisht zbatohet për rininë Bahá’í. Të rinjtë dhe të rejat në Besim duhet të jenë studiues të thellë dhe mendimtarë të mësimeve të tij, kështu që ata mund t’i mësojnë njewrëzit në mënyrë bindëse se të gjitha problemet që u dalin atyre e kanë një kurim. Ata duhet ta kuptojnë administrimin, kështu që të mund të administrojnë me mençuri dhe efektivitet çështjet gjithnjë e në rritje të Kauzës; ata duhet të japin shembullin e mënyrës Bahá’í të të jetuarit...
(12 maj 1944 për një besimtar individual, botuar në Bahá’í News, nr. 175 (Qershor 1945), f. 3)
2278. Ai shpreson se ju do të bëheni Bahá’í në karakter si dhe në Besim. I tërë qëllimi i Bahá’u’lláhut është që ne të bëhemi një lloj i ri njerëzish, njerëz që janë të drejtë, të mirë, inteligjentë, të vërtetë dhe të ndershëm dhe që jetojnë sipas ligjeve të tij të mëdha të parashtruara për këtë epokë të re të zhvillimit njerëzor. Ta quajmë veten Bahá’í nuk është e mjaftueshme, qenia jonë e përbrendëshme duhet të fisnikrohet dhe të ndriçohet nëpërmjet të jetuarit të jetës Bahá’í.
(25 gusht 1944 për Shkollën Louhelen, Sesioni Rinor)
2279. Përveç shpjegimit të Kauzës, shërbimi më i madh që rinia Bahá’í mund të bëjë është të japë shembullin me jetën e tyre për mësimet e vaçanërisht të jenë nxitës – përbrenda komuniteteve Bahá’í dhe në botën në përgjithësi – të dashurisë dhe të harmonisë, cilësi që për fat të keq mungojnë në këto ditë urrejtje, dyshimi, hakmarrjeje dhe paragjykimi.
(15 tetor 1944 për Shkollën Louhelen, Sesioni Rinor)
2280. Të rinjtë janë me të vërtetë ata të cilët Kauza duhet t’i shtyjë, t’i përgjigjen thirrjes së saj, pasi vetëm ajo premton sigurinë e tyre të ardhëshme. Pa atë që Bahá’u’lláhu i dha njerëzimit këndvështrimin për të ardhëshmen e botës, bota do të dukej me të vërtetë e pashpresë, sepse forcat e këqija në natyrën enjerëzve duket se kanë fituar dominim. dhe vetëm një forcë shpirtërore, drejtpësëdrejti nga Perëndia, mund ta aftësojë anën a mierë të natyrës njerëzore të fitojë përsëri drejtimin e jetës së njerëzve.
(15 qershor 1945 për një besimtar individual)
2281. Këmbëngulni dhe shoqërohuni me çdo kusht me një shpirt miqësor me grupet e tjera të të rinjve, veçanërisht të një raceje tjetër apo minoritet kombëtar, pasi një shoqërim i tillë do të demostrojë bindjen tuaj të plotë në njëshmërinë e njerëzimit dhe do t’i tërheqë të tjerët tek Besimi, të rinjtë dhe t vjetrit po ashtu.
Një shpirt i lirë nga paragjykimet, i shoqërisë dashamirëse nga të tjerët është ajo që do t’i hapë sytë e njerëzve më shumë se çdo sasi fjalësh. Në kombinim me vepra të tilla ju mund ta shpjegoni besimin lehtësisht.
(18 qershor 1945 për Bahá’ít e Daytonit, Ohio, Sh.B.A.)
2282. Ai gjithnjë kënaqet kur sheh të rinj të ndriçuar dhe të aftë që e përqafojnë Kauzën, sepse bota e së ardhëshmes së afërt natyrisht ju përket atyre dhe përgjegjësitë e mëdha të asaj të ardhmëje duhet të bine mbi shpatullat e tyre. Ata nuk mund të gjejnë një metodë pune të krahasueshme me atë që Bahá’u’lláhu i dha botës në këtë epokë; shëndetin, drejtësinë, balancën e përsosur të sistemit të tij që është e vetmja që mund ta kryejë hapin tjetër në evolucionin e Njeriut – unifikimin e racës njerëzore si një familje banuese e këtij planeti.
(1 korrik 1945 për një besimtar individual)
2283. Ai e ndjen se një nga detyrat parësore të komitetit tuaj është t’i inkurajojë të rinjtë Bahá’í për punën pionerizuese, veçanërisht në Amerikën Latine: pasi ai tashmë i ka informuar besimtarët Amerikanë se detyrat madhështore që i presin ata në Europë – dhe në fakt në të gjithë botën – nuk mund të vahzdohen pa e mbaruarpunën e filluar në Amerikën e Jugut. Në këtë fushë Bahá’ít e rinj tashmë kanë ryer shumë dhe ai shpreson se të tjerët do të ngrihen për t’i pasuar ata.
Tani që lufta mbaroi dhe kaq shumë të rinj po çlirohen nga shërbimi dhe po kthehen në një jetë më normale, të rinjtë Bahá’í në çdo qytet duhet të lidhen me veprimtaritë dhe klubet e tërinjve lokalë dhe të përppiqen t’i bëjnë të njohura pikëpamjet e tyre tek sa më shumë të rinj dhe në sa më shumë mënyra që të jetë e mundur. Mbi të gjitha ata duhet t’u japin atyre një shembull të lart; panjollësi, politesë, miqësi, mikpritje, optimizëm të gëzuar për të ardhëshmen përfundimtae, lumturi dhe mirëqenie të njerëzimit, që duhet t’i dallojë ata dhe kështu të tërheqin në vetvete dashurinë dhe admirimin e shokëve të tyre të rinj. Gjëja që mungon më dukshëm në jetën moderne është një standard i lartë i sjelljes dhe i karakterit të mirë; të rinjtë Bahá’í duhet t’i demostrojnë të dyja këto, nëse ata dëshirojnë seriozisht të fitojnë për Besimin anëtarë të gjeneratës së tyre, të desilizionuar keq dhe kaq të kontaminuar nga liberalizmi i nxitur nga lufta.
Ai ju siguron se ai e siguri do të lutet për suksesin e punës së Komitetit tuaj dhe për rininë Bahá’í në përgjithësi, për të cilën ai ndjen një dashuri të madhe dhe ushqen shpresa shumë të mëdha.
(20 tetor 1945 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Komitetin Rinor Kombëtar të Kandasë)
2284. Ai gjithashtu ishte shumë i lumtur t’i shihte të rinjtë Bahá’í që organizojnë mitingje dhe bëjnë çdo përpjekje për t’u shkrirë me të rinjtë e tjerë, nëpërmjet klubeve dhe grupeve lokale dhe kështu tërheqin vëmendjen për Kauzën.
Siç e ka ripësëritur vazhdimisht Mjeshtri i shumëdashur, shembulli është mësuesimë i madh se të gjitha dhe Ruajtësi e ndjen se Bahá’ít, secili prej tyre të japin kontributin e vet për unitetin e komunitetit në të cilin jetojnë dhe t’ua tregojnë bashkëbesimtarëve të tyre të botës në përgjithëse, atë dashuri për të cilën bota po vdes, dashurinë e Perëndisë. Kur jo – Bahá’ít ta shohin dashurinë dhe unitetin tonë, pushteti ynë do të jetë i parrezistueshëm, përsosmëria e mësimeve, ligjeve dhe principeve tona atëhere do të sihet si realitet praktik.
(23 tetor 1945 për Asamblenë Lokale Shpirtërore të Daytonit, Ohio)
2285. Ruajtësi ka nxitur, përsësri dhe përsësi, për nevojën e madhe që rinia Bahá’í të japë shembull për Mësimet, më veçanërisht në askpektin moral të tyre. Në se ata nuk dallohen për sjelljen e tyre të lartë, ata nuk mund të presin që të rinjtë e tjerë ta marrin Kauzën shumë seriozisht.
Ai me gjithë zemër është dakort me jju se në se ne nuk i praktikojmë Mësimet, nuk mund të presim që Besimi të rritet, sepse qëllimi bazë i të gjtiha feve – duke përfshirë tonë – është ta sjellë njeriun më pranë Perëndisë dhe ta ndryshojnë karakterin e tij, që është e rëndësisë më të madhe. Theks tepër i madh zakonisht u vihet aspekteve sociale dhe ekonomike të mësimeve; por aspekti moral kurrë nuk mund tëtheksohet sa duhet.
(6 shtator 1946 për një besimtar individual)
2286. Ai e ndjen, se rinia, në veçanti, duhet të përpiqet në mënyrë konstante dhe të vendosur për të dhënë shembullin e një jete Bahá’í. Në botën përreth nesh ne shohim dekompozimin moral, liberalizmin, parregullsinë, vulgaritetin, si dhe të këqija – të rinjtë Bahá’í duhet të jenë e kundërta e këtyre gjërave dhe, me ndershmërinë e tyre, drejtësinë e tyre, rregullsinë e tyre, konsideratën dhe sjelljet e tyre të mira t’i tërheqin të tjerët, të rinj dhe të vjetër, drejt Besimit. Bota është e lodhur prej fjalëve; ajo do shembull dhe u përket të rinjve Bahá’í ta japin atë.
(19 shtator 1946 për Shkollën Verore Bahá’í Green Acre)
2287. Ata tani kanë një mundësi të artë për t’u ngritur dhe për t’i realizuar planet e tyre të dashura përpara se të jetë tepër vonë... Më shumë besimtarë duhet të ngrihen dhe duke e vendosur besimin e tyre tek Bahá’u’lláhu bëjnë detyrën e tyre ndaj Besimit ku ata mbështeten dhe e duan aq shumë. Rinia veçanërisht duhet të inkurajohet të hyjë në këtë fushë të shërbimit, sepse përhapja e Kauzës është shpresa e tyre e vetme për një botë stabël në të cilën mnd të jetojnë dhe të ngrejnë familjen e tyre.
(12 tetor 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá’íve të Ishujve Britanikë)
2288. Ai e vlerëson shumë shpirti e përkushtuar dhe të vendosur me të cilin ju e përballoni të ardhëshmen dhe të gjitha përgjegjësitë Bahá’í që ajo do t’ua sjellë në rritje. Pjesa e të rinjve është shumë e madhe; ju keni mundësinë për të vendosur me të vërtetë të jepni shembull me fjalë dhe vepra për mësimet e Bahá’u’lláhut dhe t’i tregoni gjeneratës suaj se Rendi i Ri Botëror që Ai solli është një realitet konkret në jetën e pasuesve të Tij.
(12 mars 1946 për Shkollën Louhelen, Sesioni i të Rinjve të Rritur, botuar në Bahá’í News, nr. 190 (Dhjetor 1946), f. 1)
2286. Në fakt puna e të rinjve kudo në botën Bahá’í është e dashur për zemrën e tij dhe ai i kushton asaj rëndësi të madhe. Të rinjtë, që në mënyrë të paevtiueshme do të rriten për ta marrë mbi shpatulla të gjithë punën e Kauzës, janë me të vërtetë shpresa e saj, dhe duhet të jenë një prej faktorëve aktivë në përhapjen e saj. Nëpërmjet pasimit të tyre kurajoz të standardeve të larta morale dhe etike të vendosura prej Bahá’u’lláhut dhe duke fituar zotërimin e mësimeve të Tij të shumta, të ndryshme dhe të thella, ata mund t’i japin formë, në një shkallë të gjerë, zhvillimit dhe ndihmës së zgjerimit të shpejt të Besimit të tyre të shumëdashur në vendet në tëcilat ata punojnë. Ata duhet ta kuptojnë se përgjegjësia e tyre është e madhe dhe privilegji i tyre shumë i shtrenjtë.
(26 dhjetor 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Britanikë dhe të Komitetit Kombëtar të të Rinjve)
2290. Në vitet që shtrihen përpara, me qëllim që të përbushen detyrat e mëdha që i besoi kujdesit tonë Mjeshtri, të rinjve si ti do t’u kërkohet që të vazhdojnë punën dhe t’i mbushin vendet e lëna bosh nga besimtarët e gjeneratës së vjetër. Në të vërtetë ata duhet të bëjnë më tepër se kaq, ata duhet të krijojnë vende dhe funksione të reja për vetveten.
Ajo që Kauza kërkon me të vërtetë shumë tani për tani janë mësuesit e aftë, të mençur, të bazuar thellësisht në besim. Ai shpreson se ju do ta pësosni vetvten për të qenë një prej tyre.
(5 shkurt 1947 për një besimtar individual)
2291. Përsa i përket të ardhëshmes suaj, ai e ndjen se nëse ju spcializoheni n shkencat shoqërore kjo do t’u ndihmonte gjithashtu në mësimin e Kauzës. Dhe ai do t’u sugjeronte, që në se ka mundësi që ju të vendosni për një drejtim studimi apo ta vendosni vetvten përfundisht, ju und t’i bëni Kauzës një shërbim të madh duke shkuar atje ku ka një Asamble të dobët apo një grup të vetëm dhe të ndihmoni për zhvillimin e Besimit në atë vend.
(24 qershor 1947 për një besimtar individual)
2292. Ai është mjaft i lumtur kur dëgjon për formimin e grupeve të një rinorë që ju përmendni, pasi kjo jo vetëm që do ta nxisë shumë rininë Bahá’í dhe do ta aftësojë ato të tërheqin të rinj të tjerë tek Besimi, por gjithashtu do t’i bëjë punës së përgjithshme të Kauzës në ato qytete , shumë të mira. Ai e nxit komitetin tuaj të bëjë çdo përpjekje për ngritjen e grupeve rinore atje ku ka Asamble Shpirtërore dhe ku e lejojnë rrethanat.
(25 shtator 1947 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Komitetit Rinor Kombëtar të Ishujve Britanikë)
2293. Ka dy lloj Bahá’ísh, mund të thotë dikush: ata feja e të cilëve Bahá’í dhe ata që jetojnë për Besimin. Nuk ka nevojë të themi se nëse dikush i përket kategorisë së fundit, nëse dikush mund të jetë në pararojë të heronjve, të martirëve dhe të shenjtorëve është më e vlerësushme në sytë e Perëndisë. Ai beson se ju mund ta arrini këtë pozitë të lartë.
Por, pasi ta siguroni jetesën, ai iu nxit të konsultoheni me mësuesit tuaj në universitet dhe të shihni se në ç’fushë ata besojnë se ju mund të përparoni dhe mund të jeni i aftë për të gjetur punë. Ky është një detaj për të cilin ai nuk mund t’u këshillojë. Në princip është mirë nëse të rinjtë Bahá’í kërojnë karrierë që do t’i aftësojnë ata për të gjeturpunë jashtë, pasi atëhere ata mund të bëjnë shërbime të vlefeshme pionerizimi.
(16 prill 1950 për një besimtar individual)
2294. Ai iu nxit ta ndani mendjen për të bërë vepra të mëdha për Besimin; gjendja e botës po bëhet vazhdimisht e më e keqe e gjenerata juaj duhet të japë shenjtorë, heronj, martirë dhe administraorë të vitetve të ardhshme. me dediki dhe fuqi të plotë ju mund të ngjiteni në lartësi të mëdha.
(2 tetor 1951 për Shkollën Louhelen, Sesioni Rinor, botuar në Bahá’í News, nr. 253 (Mars 1952), f. 1)
2295. Ai iu nxit t’i përkushtoni vëmendje të veçantë kontaktit me minoritetet raciele. Në një vendi cili ka një element aq të madh paragjykimi kudrejt qytetarëve me ngjyrë si Shtetet e Bashkuara, shtë e e një rëndësije shumë të madhe që Bahá’ít, veçanërisht të rinjtë – të demostrojnë aktivisht mungesën tonë të plotë të paragjykimit, dhe, në fakt, paragjykimin tonë në favor të minoriteteve.
Ne nuk mund të zhvillojmë mirë një fushatë mësimdhënieje të suksesshme në AFrikë, nëse nuk e bëjmë atë në Komunitet e atdheut tonë duke demostruar shkalën më të plotë të dashurisë sonë për njerëzit që vijnë nga popullsia Afrikane.
(11 nëntor 1951 në Shkollën Louhelen, sesioni rinor)
2296. Si rrjedhim ai iu nxit ta shqyrtoni seriozisht tipin e profesionit apo të zanatit që mund t’iu sigurojë ju një post në një fushë pionerizimi në Afrikë apo në ishujt, Paqësorë, apo në Azi, me të cilin ju mund ta siguroni jetesën gersa i shëbeni gjithashtu Kauzës. Kjo është një sfidë e madhe dhe një mundësi e madhe që i afrohet gjenratës suaj.
(5 gusht 1952 në Shkollën Louhelen, sesioni rinor)
2297. Mbi shpatullat e rinisë së sotme qëndron e ardhëshmja e Besimit. Si rrjedhim ata duhet të jenë të edukuar mirë e të stërvitur veëm në Mësimet e Besimit, por gjithashtu në çështjet laike.
(24 maj 1954 për një besimtar individual)
2298. Profesioni i fesë suaj në stërvitjen dhe edukimin e fëmijëve është i tillë që do t’i japë asaj një zhvilim të pasur sepse ajo ndihmon në zhvillimin e karaktereve të të rinjve të sotshëm, që do të bëhen nesër udhëheqës të jerëzimit. Nëse ata do të udhëhieqenedhe materialisht edhe shpirtërisht, kjo do të jetë një fitore e madhe, sepse pasi bota të shkojë përmes mundimeve të saj të tanishme, do të predominojn vlerat shpirtërore dhe ata të rinj që kanë përfitimin edhe të edukimit materialedhe të atij shpirtëror do të jenë udhëheqësit e vërtetë të shoqërisë.
(22 maj 1955 për një besimtar individual)
2299. Ai shpresonse rinia Bahá’í në Gjermani do të inkurajohet të marrë pjesë më aktive në çështjet administrative dhe punën mësimore. Ata duhet që gjithnjë ta uptojnë se janë e ardhëshmja e Kauzës dhe se duhet të fitojnë nga eksperianca prej mësuesish dhe administratorësh e miqve më të vjetër, që të pregatiten për kohën kur barra e punës do të bjerë mbi shpatullat e tyre.
(21 qershor 1956 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá’íve të Gjermanisë dhe të Austrisë)
2300. Ruajtësi i shumëdashur e ndjen se vëmendja e duhur nuk i është përcaktuar çështjes së kontaktimit të minoriteteve në Shtetet e Bashkuara. Një shtytje e madhe mund t’i jepet punës në vendet Europiane, në zona të caktuara të Lindjes së Largët dhe të Amerikës Latine, nëse Bahá’ít që jetojnë në qytete të mëdha dhe në qyteza universitare do të bëjnë një përpjekje të vendosur dhe të vazhdueshme për ta shtrirë miqësinë dhe mikpritjen tek studentët dhe banorët nga vendet ku Bahá’ít po luftojnë kaq shumë për vendosjen e Besimit. Ata jo vetëm kanë mundësi të bëjnë më shumë besimtarë lokalë, por ata mund ta rrisin gjithashtu anëtarësinë e komuniteteve jashtë, duke i thyer Bahá’ít përsëri nga Shtetet e Bashkuara. Kjo tashmë ka ndodhur në një numër rastesh me miqtë Kinezë dhe Japonezë, etj., për avantazhin e madh të Kauzës.
(19 korrik 1956 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá’íve të Shteteve të Bashuara)
2301. Konfirmimet Hyjnore po zbresin si rrëke mbi ata që ngrihen për mësimdhënie. Në këtë kohë kritike në historinë e Besimit, mësimdhënia është një prej shërbimeve Bahá’í që konfirmohet. Bahá’í shpreson se ju si rrjedhim do të ngriheni me përpjekje të ripërtërira për ta luajtur rolin tuaj në këtë kryqëzatë të madhe që po përfshin anembanë botën. Amerikës i është bërë thirrje nga Mjeshtri për të luajtur një rol të rëndësishëm në këtë Kryqëzatë të madhe Botërore që po lëviz përpara me shpejtësi në rritje. Në se Bahá’í të tjerë nuk konfirmohen në Shtete të Bashkuara atëhere Amerika mund të privohet prej Fatit të vet të madh Shpirtëror.
Ruajtësi e shikon Rininë e Amerikës që e ngre Flamurin e Besimit në lartësi gjithnjë e më të larta e të lavdishme.
Rinia duhet të shkëputet nga të gjitha gjërat e botës dhe të mbushet me fuqinë dinamike të Shpirtittë Shenjtë, të ngrihet për përhapjen e Mesazhit dhe t’i gjallërojë zemrat.
(8 gusht 1957 për Rininë Bahá’í të Denverit, Colorado, Sh.B.A.)
Revizionuar në Shtator 1990
1 Një prej besimtarëve të shquar të Qazvín
??
??
??
??