""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Ndalimi i pijeve të dëmshme


NDALIMI I PIJEVE TË DËMSHME


Nga Shkrimet e Bahá’u’lláhut

1783. Është e papranueshme që njeriu, të cilit i është dhuruar arsyeja, të kryejë diçka që ia rrëmben atë. Jo, përkundrazi, ai duhet të sillet në mënyrë të denjë për pozitën e tij si njeri, e jo sipas veprimeve të gabuara të çdo shpirti të pamatur e të lëkundur.
(Bahá’u’lláh, Qitapi Akdas, Q 119)

1784. O BIR I PLUHURIT!  Mos i largo sytë nga vera e pashoqe e të Shumëdashurit të pavdekshëm, dhe mos i hap ato për llumet e ndyrë e të vdekshëm. Merr nga duart e Kupëmbajtësit hyjnor kupën e jetës së pavdekshme, që gjithë urtia të jetë jotja dhe që ti të dëgjosh zërin mistik që po thërret nga mbretëria e të padukshmit. Qani me dënesë ju që keni qëllime të ulëta! Përse i keni kthyer shpinën verës Sime të shenjtë e të pavdekshme dhe keni pranuar ujë jetëshkurtër?
(Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, nga Persishtja, #62)

1785. Trembjuni ju Zotit, O njerëz të tokës dhe mos mendoni se vera që Unë përmenda në Tabelën Time është vera që pijnë njerëzit e cila bën që inteligjenca e tyre të largohet, natyra e tyre njerëzore të shtrembërohet, drita e tyre të ndryshohet dhe pastërtia e tyre të njolloset. Në të vërtetë miratimi im është për atë verë që e fuqizon dashurinë e njeriut për Zotin, për të Zgjedhurit e Tij dhe për të dashurit e Tij dhe që e ndez në zemra zjarrin e Perëndisë dhe dashurinë për Të, duke e lavdëruar dhe ngritur lart Atë. Kaq e fuqishme është vera që rrjedh prej andej, sa do ta tërheqë atë që e pi në oborrin e pranisë dhe të shenjtërisë së Tij, duke e aftësuar atë që ta arrijë prezencën e Zotit, Mbretit, të Lavdishmit, Më të Mrekullueshmit. Eshtë një verë që fshin nga zemrat e të dashurve të vërtetë çdo mundësi kufizimi, vendos vërtetësinë e shenjave të njëshmërisë dhe të unitetit të Tij hyjnor dhe i udhëheq ata për tek Shtatorja e të Shumëdashurit, në prezencën e Perëndisë, Zoti Sovran, Vetëjetuesi, Gjithëfalësi, Gjithëzemërmiri. Unë nënkuptoj me këtë Verë, Lumin e Perëndisë dhe favorin e Tij, burimin e ujërave të Tij të gjalla dhe Verën Mistike dhe mirësinë hyjnore, ashtu siç paraqitet në Kuran, nëse ju jeni prej atyre që kuptojnë. Ai tha, dhe sa e vërtetë është fjala e Tij: “Një verë e shijshme për ata që e pijnë.”1 Dhe me këtë Ai nuk nënkuptonte gjë tjetër përveç verës që unë ua përmenda ju, O njerëz të sigurisë!
 Kujdes, se mos ju e këmbeni Verën e Perëndisë për verën tuaj, sepse ajo ua trullos mendjet dhe ua largon vështrimin nga Pamja e Zotit, i Gjithëlavdishmi, i Pashoku, i Paarritshmi! Mos e prekni atë, sepse ajo u ndalohet ju me kërkesë të Perëndisë, i Lartësuari i Gjithëfuqishmi.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

1786. Vera Mistike e Perëndisë së vërtetë ka një dehje të ndryshme dhe shkakton një tjetër stimulim. Njëra e zvogëlon inteligjencën e njeriut, tjetra e shton atë. Njëra të bën të humbur, ndërsa tjetra të jep jetë.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

1787. “Pini, o shërbëtore të Perëndisë, Verën Mistike nga kupa e fjalëve të Mia. Largojeni, pra, nga vetja atë që mendjet tuaja e urrejnë, sepse ju është e ndaluar në Tabelat e në Shkrimet e Tij. Kini mendjen se mos e shkëmbeni Lumin që është jetë e vërtetë me atë që shpirtrat zemërkulluar e urrejnë. Helmatisuni me verën e dashurisë së Perëndisë, dhe jo me atë që bën të vdesin mendjet tuaja, o ju që e adhuroni Atë! Me të vërtetë, ajo i është ndaluar çdo besimtari, burrë a grua qoftë. Kështu ka ndriçuar mbi horizontin e fjalës Sime dielli i porosisë Sime, që shërbëtoret që besojnë tek Unë të mund të ndriçohe”.
(Cituar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

Nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Baháit

1788. “Pirja e verës, sipas tekstit të Librit Më të Shenjtë, është e ndaluar; sepse ajo është shkak i sëmundjeve kronike, dobëson nervat dhe konsumon mendjen”.
 (Cituar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

1789. Lidhur me përdorimin e alkoolit: sipas tekstit të Qitap Akdasit, pijet qofshin të buta apo të forta janë të ndaluara. Shkaku për këtë ndalesë është se alkooli  e çorienton mendjen dhe e dobëson trupin. Nëse alkooli do të ishte i dobishëm, ai do të ishte sjellë në botë prej krijimit hyjnor dhe jo nga përpjekjet e njeriut. Gjithçka që është e dobishme për njeriun ekziston në këtë krijim. Tani, është provuar dhe përcaktuar shkencërish dhe nga ana shkencore se alkooli është i dëmshëm.
 Sa për kuptimin e asaj që shkruhet në Tabela: “Unë zgjodha për ty ato që janë në qiell dhe në tokë”, kjo nënkupton ato gjëra që janë në përputhje me qëllimin hyjnor dhe jo atë gjëra që janë të dëmshme. Për shembull, njëra prej gjërave ekzistuese është helmi. A mund të themi ne se helmi duhet të përdoret meqë ai është krijuar nga Zoti? Megjithatë, alkooli dëmtues, nëse përshkruhet nga një mjek për pacientin dhe nëse përdorimi i tij është absolutisht i nevojshëm atëhere bëhet i lejueshëm.
 Shkurtimisht, Unë shpresoj se ti mund të dehesh me verën e dashurisë së Perëndisë, të gjesh lumturinë e përjetëshme dhe të marrësh gëzim dhe hare të pambaruar. €do verë e ka depresionin si efekt pasues, me përjashtim të verës së dashurisë së Perëndisë.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

1790. Intelekti dhe aftësia e të kuptuarit janë dhunti të Perëndisë prej të cilave njeriu dallohet nga kafshët e tjera. A do të donte një njeri i mençur ta humbiste këtë Dritë në errësirën e dehjes? Jo, për Zotin! Kjo nuk do ta kënaqte atë! Ai, më mirë, do të bënte atë që do t’i zhvillonte aftësitë e inteligjencës dhe të logjikës së tij, por jo atë që do ta shtonte neglizhencën e tij, moskokëçarjen dhe rrënimin. Ky është një tekst i qartë në Librin e shquar, ku Perëndia parashtron çdo virtut të mirë dhe ekspozon çdo veprim të gabuar.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

Nga letrat e shkruara nga Shoghi Effendiu:

1791. Lidhur me pyetjen tuaj të parë për alkoolin dhe pijet, Bahá’u’lláhu, plotësisht në dijeni për mizerjen e madhe ku të çojnë ato, i ndalon, pasi Ai shprehimisht deklaron se çdo gjë që ta merr mendjen, apo me fjalë të tjera që të bën të dehur, është e ndaluar. ...
(15 shkurt 1926 për një besimtar individual)

1792. Vera e përmendur në Tabela ka pa dyshim një kuptim shpirtëror, sepse në Qitap Akdasit, ne na ndalohet përfundimisht të pijmë jo vetëm verë, por çdo gjë që na  e çorienton mendjen. Në poezi, si tërësi, vera ka një kuptim të ndryhsëm nga lëngu dëmtues. Ne e shikojmë këtë të përdorur prej poetëve Persianë të tillë si Saadi dhe Omër Khajamit dhe Hafizit që nënkupton atë element që e afron njeriun tek i shumëdashuri i tij hyjnor, që e bën atë ta harrojë veten e tij materiale, në mënyrë që t’i kërkojë më mirë nevojat e tij shpirtërore. Eshtë shumë e nevojshme t’ua sqarojmë fëmijëve atë që nënkupton kjo verë, kështu që ata të mos e ngatërrojnë atë me verën e zakonshme.
(4 nëntor 1946 për një besimtar individual)

1793. Lidhur me pyetjen që ju bëni në lidhje me shitjen e pijeve alkoolike nga miqtë:Ai dëshiron që unë t’iu informoj se të merresh me pije të tilla, në çdo formë, nuk inkurajohet aspak nga Kauza. Besimtarët duhet, pra, ta konsiderojnë këtë si detyrim shpirtëror për t’u larguar nga ndërmarrja e ndonjë biznesi që do t’i përfshinte ata në trafikun e pijeve alkoolike.
(6 nëntor 1935 për një Asamble  Shpirtërore Lokale)

1794. Lidhur me pyetjen e tretë (shitjen e pijeve alkoolike në dyqanet dhe restorantet e pronarëve Bahá’í, Ruajtësi i shumëdashur më tha mua ta theksoj se kjo praktikë është shumë e parregullt dhe e kundërshtueshme dhe do të ishte njëlloj sikur të inkurajonte veprime që i ndalon Besimi. Eshtë me të vërtetë detyrë e ndërgjegjëshme e çdo Bahá’í të vërtetë t’i braktisë praktika të tilla. Sidoqoftë, nëse një pronar Bahá’í e jep me qira pronën e tij pa marrë pjesë vetë aspak në këtë biznes apo pa e ndihmuar qiramarrësin, atëhere ai nuk mban përgjegjësi. Megjithatë, pronari duhet të përdorë çdo mjet të mundshëm për t’i pastruar pronat e tij prej ndyrësisë së këtij biznesi të degratuar; sa më tepër e dëmshme do të ishte, nëse vetë ai do të merrej me gjëra të tilla të neveritshme.
(Nga një letër e datuar 6 nëntor 1935 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare e përkthyer nga Persishtja)

1795. Lidhur me pyetjen tuaj për përdorimin e alkoolit për t’u fërkuar: besimtarët mund të përdorin çdo lloj alkooli për çdo lloj kure të tillë, me kusht që ata të mos e pijnë atë nëse, sigurisht, ata nuk janë të detyruar të veprojnë kështu, sipas këshillës së një mjeku kompetent dhe të ndërgjegjshëm, që mund ta ketë përshkruar atë për kurimin e në sëmundje të veçantë.
(25 korrik 1938 për një besimtar individual)

1796. Lidhur me pyetjen tuaj, për ato ushqime që janë përzier me pak alkool, të tilla, si likeri, rumi etj., nëse duhen klasifikuar më të njëjtën kategori si pijet e dëmshme dhe, si rrjedhim, duhet të shmangen prej besimtarëve, Ruajtësi dëshiron miqtë ta dinë se të tilla ushqime apo pije, janë të ndaluara rreptësisht.
(9 janar 1939 për një besimtar individual)

1797. Shkaku pse Bahá’u’lláhu e ndalonte pirjen e pijeve alkoolike është sepse ato janë të  këqija për shëndetin, më në veçanti për mendjen. Sigurisht mund t’ia theksoni këtë Z. ... dhe Z. ... dhe ju, gjithashtu, mund të luteni që ata vetë ta ndiejnë nevojën për ta lënë atë; por këto janë zakone që çdo individ duhet të kërkojë t’i heqë për të mirën e vet.
(17 shkurt 1945 për një besimtar individual)

1798. Shkalla në të cilën përdorimi i alkoolit është përhapur në botën e sotme është me të vërtetë alarmuese; ai është një e keqe e madhe dhe ne Bahá’ít mund ta shikojmë qartë pësre Bahá’u’lláhu e ndalon plotësisht pirjen e tij.
(23 shkurt 1946 për një besimtar individual)

1799. Çdo mënyrë që i ndihmon njerëzit ta heqin zakonin e tmerrshëm të të pirit, është e shkëlqyer dhe duhet parë me simpati dhe aprovim nga Bahá’ít.  Ai iu falenderon për pamfletin e Anonimëve Alkoolistë që ju e dërguat dhe u kënaq kur e pa atë.
(25 korrik 1946 për një besimtar individual)

1800. Ai e ndien se ju, në mësimdhënie, sigurisht nuk duhet ta filloni me një çështje të tillë të vështirë si mospirja e verës; por, kur një person dëshiron të lidhet me Besimin, atij i duhet folur. …
(7 prill 1947, për dy besimtarë)

1801. Sigurisht asnjë Bahá’í nuk duhet të pijë dhe, nëse ai këmbëngul dhe refuzon ta lerë atë, Asambleja duhet të veprojë. Por në ato qendra të porsakrijuara ju duhet të jeni shumë të kujdesshmë se mos grupi shpërndahet për shkak të një veprimi shumë të rreptë apo të papritur.
(19 korrik 1947 për një besimtar individual)

1802. Kur ne e kuptojmë se Bahá’u’lláhu thotë … se të pirët e shkatërron mendjen dhe të mos e prekim fare atë, ne e kuptojmë se sa të qarta janë mësimet e tij për këtë subjekt.
(30 shtator 1949, për një besimtar individual)

1803. Sidoqoftë, të pirët ndalohet në Librin e Ligjeve dhe, megjithëse Ruajtësi nuk e ka bërë këtë një çështje imediate për t’u shqyrtuar, kur njerëzit kërkojnë anëtarësim, të gjithë Bahá’ít nuk duhet të pijnë dhe, nëse ata këmbëngulin, Asambleja duhet të veprojë. …
(7 gusht 1950 për një besimtar individual)

1804. Nga letra juaj merret me mend se disa prej besimtarëve tuaj kujtojnë se Akdasit lidhur me përdorimin e pijeve alkoolike, varet nga personi, dhe mund të zbatohet apo jo, sipas dëshirave të individit. Kjo nuk është korrekte. Ligji i Akdasit lidhur me mospërdorimin e pijeve alkoolike është i detyrueshëm për të gjithë Bahá’ít. Ruajtësi beson, sidoqoftë, se me Bahá’ít e rinj, që vijnë në besim, duhet të ketë lëshime; por ai beson se, kur një person është Bahá’í për njëfarë kohe, shoqëria e tij Bahá’í dhe shpirti i mësimeve që ai i studion dhe përpjekjet për t’u bërë shembull do të përgatisin një ndryshim në karakterin e tij dhe individi do ta lërë të pirën. Sidoqoftë, Bahá’ít e vjetër dhe të afirmuar, duhet të zbatojnë ligjin e mospërdorimit të pijeve alkoolike.
(19 gusht 1952 për një besimtar individual)

1805. Asambletë duhet të jenë të mençura  dhe të arsyeshme kur merren me masa të tilla, por në të njëjtën kohë duhet të mos e tolerojnë një mospërfillje të stërzgjatur dhe flagrante të Mësimeve Bahá’í lidhur me alkoolin.
(26 qershor 1956 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1806. Lidhur me pyetjen që ju bëni: Bahá’ít nuk duhet të pijnë në asnjë rrethanë. Kjo është e ndaluar kaq qartë në Tabelat e Bahá’u’lláhut, sa nuk ka shfajësim për ata, as ta prekin atë në formën e një dollie apo ta përdorin në një puding kumbullash të pjekura; në fakt ndalohet në çdo rast.
 Nuk ka shkak, pse Bahá’ít të mos servirin disa pije freskuese me përmbajtje të vogël alkoolike, nëse ata e  dijnë sinqerisht se kjo do ta çojë më tej punën e tyre mësimore. Nëse ata mund t’i arrijnë objektivat e tyre pa vepruar kështu, kjo do të ishte më e mirë; por ne nuk duhet t’u japim njerëzve përshtypjen se ne jemi të veçantë në çdo qëndrim.
(3 mars 1957 për një besimtar individual)

Nga letrat e Shtëpisë Universale të Drejtësisë

1807. Sa për ata besimtarë që vazhdojnë të pijnë, ata duhet të këshillohen dashamirësisht, pastaj të paralajmërohen rreptësisht dhe përfundimisht të privohen nga e drejta e tyre për të votuar. Numri i herëve, kur një person këshillohet apo paralajmërohet, është një çështje që lihet në gjykimin e secilës Asamble Shpirtërore Lokale në konsultë me Asamblenë Shpirtërore Kombëtare. Politika që adaptoni ju nuk nënkupton heqjen e të drejtave administrative të besimtarëve në një rrugë burokratike dhe automatike, siç do të bënte i nxituari  dhe i padrejti. Asambleja juaj si dhe të gjitha Asambletë Shpirtërore Lokale duhet t’i vënë në dijeni miqtë, me  kurajo dhe vazhdimisht, për t’ua kujtuar detyrimin e tyre në këtë aspekt, për t’i zgjidhur rreptësisht të gjitha rastet flagrante, duke i përdorur ato, me forcën e shembullit, ata ta ushtrojnë influencën e tyre mbi besimtarët e tjerë. U duhet bërë e qartë Asambleve Lokale se ata duhet të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me besimtarët e ndikuar nga zakone të tilla të të pirit, nëse ndonjë besimtar i tillë premton që, gradualisht dhe sistematikisht, ta pakësojë të pirën e tij me objektivin e lënies së plotë të këtij zakoni.
 Ne jemi të sigurt se Asambleja juaj Kombëtare, me mençuri, dashamirësi dhe vendosmëri, do të ketë sukses në çrrënjosjen e kësaj të keqeje nga rradhët tuaja dhe do të krijojë lartësim shpirtëror dhe avancim për besimtarët në zonën e jurisdiksionit tuaj.
(12 nëntor 1965 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1808. Ka arsye të caktuara shkencore për të cilat alkooli mund të përdoret, por ne besojmë se një Bahá’í nuk duhet ta nënshtrojë veten me dëshirë për eksperimente shkencore që i kërkojnë atij të pijë pije alkoolike.
(13 korrik 1966 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1809. Alkooli nuk duhet të shërbehet në asnjë pritje, as në shtëpi apo në ndonjë vend publik, në të cilin ju i prisni njerëzit. ... Ne besojmë se ju nuk do ta përdornit termin “darkë koktej”. Emërimi qoftë “çaj” apo “pritje” do të ishte i preferueshëm.
(31 dhjetor 1967 prë një besimtar individual)

1810. ... është e qartë se në të gjitha rastet e sponsorizuara zyrtarisht prej institucioneve Bahá’í apo kur mikpritësi vepron si përfaqësues i Kauzës, nuk duhet servirur alkoool. Në shtëpitë private apo në rrjedhën e biznesit apo të veprimtarisë porfesionale, lihet në ndërgjegjen e vetë Bahá’íve, nëse ata u servirin pije alkoolike jo-Bahá’íve, por këshilla është shumë e fortë që ta zbatojnë ndalimin e urdhëruar prej Bahá’u’lláhut.
(8 shkurt 1968 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1811. ... asnjë institucion Bahá’í nuk duhet t’i servirë pijet alkoolike në asnjë rrethanë dhe ne, gjithashtu, e ndjejmë se duhet të ishte e parregullt që një Bahá’í të shërbejë pije të tilla në një pritje të dhënë prej tij.
(19 dhjetor 1968, për dy besimtarë)

1812. Sa për pyetjen numër gjashtë lidhur me shitjen e alkoolit nga një besimtar, siç e deklaroni ju, “Sigurisht ai duhet ta ndërpresë shitjen e alkoolit në dyqanin e tij”. Sidoqftë, meqë ai ishte një besimtari i ri dhe merrej me këtë punë para se të ishte Bahá’í, ai i duhet dhënë një mundësi e arsyeshme për të gjetur një mjet tjetër nga i cili ai mund të sigurojë jetesën dhe i duhet dhënë çdo ndihmesë prej Asamblesë Shirtërore Kombëtare për ta arritur këtë. Ai duhet të trajtohet me durim dhe mirëkuptim, veçanërisht, nëse ai bën përpjekje për ta lënë këtë punë dhe për të kërkuar një punë tjetër. Sidoqoftë, nëse pasi afati i  arsyeshëm ka mbaruar dhe asnjë përpjekje nuk është bërë për t’u përshtatur me ligjin Bahá’í, atëhere, si mjet të fundit, Asambleja nuk do të ketë alternativë tjetër, veçse t’i pezullojë të drejtat e tij administrative.
(13 mars 1974, për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1813. Ne nuk kemi  gjetur tekste që t’i ndalojnë miqtë të përdorin erëza në ushqimin e tyre. Kjo mund të jetë një çështje për një legjislacion të mëvonshëm të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, por, tani për tani, miqtë duhet të lihen të lirë të bëjnë si të dëshirojnë. I njëjti princip zbatohet për ata që punojnë në fabrikat që i prodhojnë ato.
(7 prill 1974 për një besimtar individual)

 

1814. Shkelja flagrante nga anëtarët e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare i kërkesës Bahá’í për të abstenuar nga pijet alkoolike, do të ketë me siguri një efekt dëmtues për komunitetin Kombëtar dhe, këtyre shkeljeve, duhet t’u rezistohet e forcë, nëpërmjet konsultimit të sinqertë për këtë çështje të Këshilltarëve me Asamblenë Shpirtërore Kombëtare, kështu që përveç qortimeve, paralajmërime të rrepta t’i jepen anëtarit ose anëtarëve në fjalë dhe të imponohen sanksione, nëse mospërfillja ndaj ligjeve Bahá’í është e vazhdueshme.
(Nga një memorandum i datuar 10 shkurt 1975, për Qëndrën Ndërkombëtare të Mësimdhënies)

1815. Punë të tilla [Bahá’í që janë të punësuar si jo-Bahá’í dhe profesioni i të cilëve përfshin servirjen apo shitjen e pijeve alkoolike] mbulojnë një fushë shumë të gjerë të shkallës së punësimit, pra, i lihet individit të vendosë, nëse pao jo, ai e ndien se puna e tij e shkel shpirtin e ligjit Bahá’í. Në rast se dyshon, ai, sigurisht, mund të konsultohet me Asamblenë e Tij shpirtërore për të marrë këshilla.
 ...
 Ne nuk kemi gjetur tekst të qartë apo instruksion të Ruajtësit të shumëdashur për një situatë të tillë [shtija e pijeve alkoolike nga një biznes në të cilën një Bahá’í është partner me jo-Bahá’í] dhe e ndjejmë se në këtë situatë nuk mund të vendosen rregulla të shpejta dhe të rrepta, tani për tani.... ne e ndjejmë se kjo është një çështje për të cilën duhet vendosur në çdo rast, nën dritën e shpirtit të mësimeve dhe të rrethanave të rastit dhe, nëse situata e ve në rrezik emrin e mirë të Besimit apo është një truk i qartë nga ana e besimtarit për t’i bërë bisht ligjit Bahá’í, kjo duhet lënë në ndërgjegjen e besimtarit që ka të bëjë me të që, sigurisht, duhet të informohet për mësimet Bahá’í lidhur me alkoolin dhe duhet të bëjë çdo përpjekje për ta shkëputur vetveten nga një veprimtari e tillë.
 I mësipërmi [paragrafi] ka të bëjë me Bahá’ít që tashmë janë partnerë shitblerjeje në çështje të tilla. Sidoqoftë, është qartë se një Bahá’í që nuk është në një situatë të tillë nuk duhet të hyjë në të.
(Nga një mmorandum i datuar 15 janar 1976 për Qendrën Ndërkombëtare të Mësimdhënies)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë

1816. Kristianizimi i ardhshëm i ... fëmijës, nuk duhet të paraqesë probleme, sepse prindi Bahá’í, nuk duhet të ketë kundërshtim ndaj pagëzimit të fëmijës së tij, nëse nëna Katolike e dëshiron këtë gjë. Po ashtu. përdorimi i shampanjës në në atë rast është një çështje në të cilën ajo është e lirë të veprojë, por, sigurisht, Bahá’ít nuk duhet të pijnë pije alkoolike.
(7 dhjetor 1977 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1817. Shtëpia e Drejtësisë thekson se, lidhur me raklamimin, Bahá’ít duhet të përdorin mençurinë për të vendosur çfarë lejohet ose jo. Për shembull, nëse nxjerrja e një reklame të veçantë për verërat do të ishte e palejueshme, nuk do të kishte kundërshtim ndaj reklamimit të nëpunësit Bahá’í për nxjerrjen e një shpalljeje ku janë shkruar çmimet e mallrave për shitje në një supermarket, edhe nëse verërat dhe alkooli përfshihet në të. KJo, pra, është çështje theksimi dhe mençurie. Së pari, Shëtpia e Drejtësisë, dëshiron që vendimi në çështje të tilla t’i lihet gjykimit të individit që ka të bëjë me to, por atje ku nuk ka asnjë dyshim,. apo ku Asambleja Shpirtërore Kombëtare e ndjen se emri i mirë i Besimit po dëmtohet, Asambleja, sigurisht, duhet të konsultohet dhe mund të vendosë sipas rrethanave të veçanta.
 Në kuadrin e kërkesave për ndërgjegjen e tij në dritën e ligjit Bahá’í, një nëpunës Bahá’í i reklamimit duhet të këshillohet mirë që të përfshijë një klauzolë në çdo kontratë që ai nënshkruan, për ta mbrojtur të drejtën e tij në rast hezitimi.
(20 dhjetor 1977 për një besimtar individual)


1818. Lidhur me pyetjet që ju bëni rreth bërjes së ilustrimeve për manualin e firmës së verës, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se ju takon ju të vendosni. …
(18 janar 1978 për një besimtar individual)

1819. Sa për pyetjet tuaja lidhur me servirjen e alkoolit nga Bahá’ít për mysafirët e tyre jo-Bahá’í, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se, për shkak të shumë rrethanave të ndryshme që lidhen me këtë çështje, ajo nuk dëshiron të bëjë ndonjë deklaratë përfundimtare tani për tani. Eshtë e qartë se Vetë Bahá’ít nuk duhet të pijnë alkool, ndërsa pjesa tjetër, tani për tani duhet të vendosë sipas ndërgjegjes së vet..
 Lidhur me interesimin tuaj, nëse një Bahá’í mund të mbajë konjak në shtëpinë e tij për përdorim të jashtëzakonshëm sipas këshillës së doktorit Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se nuk ka kundërshtim për këtë.
(2 mars 1978 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1820. Në rastin e një besimtari që vazhdon të pijë pije alkoolike, Asambleja duhet të vendosë nëse shkelja është flagrante dhe, nëse është ashtu, duhet të përpiqet ta ndihmojë atë ta kuptojë rëndësinë e bindjes ndaj ligjit Bahá’í. Nëse ai nuk reagon, ai duhet paralajmëruar disa herë dhe, nëse kjo nuk ka sukses, ai humbet të drejtën e votimit. Në rast të një të alkoolisti që po mundohet ta mposhtë dobësinë e tij, Asambleja duhet të tregojë durim të veçantë dhe mund t’i sugjerojë këshillim dhe ndihmë profesionale. Nëse shkelja nuk është flagrante, Asambleja nuk ka nevojë të marrë asnjë masë.
(26 shtator 1978 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Revizionuar në Gusht 1990
1 Kurani 47:15
??

??

??

??

6

7

 

 

Autor: administrator - Kategorie: Përmbledhje - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS