""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Libri im i lutjes


Libri im i Lutjes


Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës, 59 - Tiranë

Botimi i dytë 1998 - 155 E.B.




I bekuar është trualli,
dhe shtëpia, edhe vendi,
dhe qyteti, edhe zemra,
edhe mali, edhe streha,
edhe guva, dhe lugina,
edhe toka, edhe deti,
edhe ishulli, dhe livadhi,
ku emri i Perëndisë është përmendur
dhe lëvdimi i Tij është lartësuar.
-Bahá’u’lláh







“Çdo fëmijë është potencialisht drita e botës…”
-‘Abdu’l-Bahá







Fëmijët

O Perëndi,
më udhëhiq,
më mbro,
Më bëj një llampë ndriçuese
e një yll me shkëlqim.
Ti je i Fuqishmi
e i Pushtetshmi
-‘Abdu’l-Bahá









O Perëndi!

Edukoji këta fëmijë. Këta fëmijë janë bimët e kopshtit Tënd, lulet e livadhit Tënd, trëndafilat e lulishtes Sate.

Le të bjerë shiu Yt mbi ta, le të shkëlqejë mbi ta Dielli i Realitetit me dashurinë Tënde. Le t’i freskojë ata Flladi Yt, që të ushtrohen, të rriten e të zhvillohen dhe të shfaqen me bukurinë më të madhe.

Ti je Dhënësi. Ti je Zemërdhembshuri.
-‘Abdu’l-Bahá





“O ju Fëmijë të Mbretërisë:
I lutem Perëndisë që … ju të fitoni dije qiellore … karakteristika dhembshurie … dhe që secili prej jush të bëhet një kerubin i pashoq në Trëndafilishten Hyjnore…”
-‘Abdu’l-Bahá









O Ti, më i lavdishmi Zot!

Bëje të bekuar e të lumtur shërbëtoren Tënde të vogël; bëj që ajo të ushqehet në pragun e njëshmërisë Sate dhe lëre atë të pijë shumë nga kupa e dashurisë Sate, që të mbushet me magjepsje e ekstazë dhe të përhapë aromë të këndshme.

Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi, dhe Ti je Gjithnjohësi, Gjithshikuesi.
-‘Abdu’l-Bahá






“Shpresoj … që këta fëmijë … do të zhvillojnë karaktere si flladet e ëmbla që fryjnë përmes kopshteve të Lavdiplotit dhe do të përhapin aromat e tyre në mbarë botën”.
-‘Abdu’l-Bahá






O Ti Zot i mirë!
Këta fëmijë të këndshëm janë vepra
e gishtave të fuqisë Sate dhe shenjat mahnitëse të madhështisë Sate.

O Perëndi!
Mbroji këta fëmijë, ndihmoji me mirësi ata të edukohen, dhe bëji të aftë që t’i shërbejnë botës së njerëzimit.

O Perëndi!
Këta fëmijë janë margaritarë, bëj që ata të ushqehen brenda guackës së dashamirësisë Sate.

Ti je Bujari, Dashuriploti.
-‘Abdu’l-Bahá





“…këta fëmijë … do të stolisin si margaritarë kurorën e lavdisë së përjetshme”.
-‘Abdu’l-Bahá



O Zoti im! O Zoti im!

Unë jam një fëmijë i njomë. Më ushqe nga gjiri i mëshirës Sate, më ushtro me dashurinë Tënde, më eduko në shkollën e drejtimit Tënd dhe më zhvillo nën hijen e bujarisë Sate.

Më nxirr nga errësira, më bëj një dritë vezulluese; më çliro nga trishtimi, më bëj një lule të kopshtit të trëndafilave; më ço të shërbej në Pragun Tënd dhe më jep vetitë e natyrën e të drejtit; më bëj shkak bujarie për botën njerëzore dhe kurorëzoje kokën time me diademën e jetës së përjetshme!

Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Shikuesi, Dëgjuesi.
-‘Abdu’l-Bahá










“Recitoni vargjet e Perëndisë çdo mëngjes e mbrëmje”.
-‘Abdu’l-Bahá











Mëngjesi

U zgjova nën strehën Tënde, O Perëndia im, dhe u bëra ai që e kërkon këtë strehë brenda Tempullit të mbështetjes Sate e Fortesës së mbrojtjes Sate.

Ndriçoje qenien time të brendëshme, O Zoti im, me shkëlqimet e Agimit të Revelacionit Tënd, ashtu siç ke ndriçuar qenien time të jashtme me dritën mëngjesore të favorit Tënd.
-Bahá’u’lláh





“Cilido që reciton … vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt e lëvizshëm të Fuqiplotit do të përhapin gjerësisht aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke e bërë të rrahë fort zemrën e çdo njeriu të drejtë”.
-Bahá’u’lláh







Nata

O Perëndia ime, Mjeshtri im, Qëllimi i dëshirës sime!

Ky, shërbëtori Yt, kërkon të flejë nën strehën e mëshirës Sate dhe të pushojë nën perden e mirësisë Sate, duke u lutur t’i japësh kujdesin Tënd e mbrojtjen Tënde.

… Nuk ka Perëndi veç Teje, të Gjithfuqishmit, Gjithnënshtruesit, të Pakushtëzueshmit.
-Bahá’u’lláh













“Lum ai që i kujton prindërit e vet kur lidhet me Perëndinë.”
-Bab

Prindërit

Ti i shikon, O Zot, duart tona që luten të shtrira drejt qiellit të favorit e të bujarisë Sate.

Bëj që ato të mbushen me thesaret e bollëkut e të favoreve të Tua bujare.

Na fal ne dhe etërit tanë e nënat tona, dhe na plotëso gjithçka dëshirojmë nga oqeani i mirësisë e i bujarisë Sate Hyjnore.

Pranoji, O i Shumëdashuri i zemrave tona, të gjitha bëmat tona në rrugën Tënde.

Ti je, me të vërtetë, Më i Pushtetshmi. Më i Lavdëruari, i Pakrahasueshmi, i Vetmi, Falësi, i Hirshmi.
-Bahá’u’lláh



“Ji i duruar në të gjitha kushtet dhe mbështete tërë besimin e shpresën te Perëndia”
-Bahá’u’lláh



Ndihma

A ka ndonjë Largues të vështirësive veç Perëndisë?

Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia!

Të gjithë janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë ndjekin urdhërat e Tij.
- Báb









“Çliroje Veten tërësisht nga të gjitha
lidhjet veç Perëndisë, pasuroje Veten në Perëndinë duke mos patur nevojë për asgjë tjetër veç Tij dhe recito këtë lutje:
-Báb








Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiell ose mbi tokë, por veç Perëndia, është i mjaftueshëm.

Me të vërtetë, Ai është në Vetvete Njohësi, Mbështetësi, i Gjithfuqishmi.
Báb






O BIR I SHPIRTIT!
Mos kërko prej Meje atë që Ne nuk e dëshirojmë për ty, ji pra i kënaqur me atë që Ne kemi paracaktuar për të mirën tënde, sepse kjo të sjell përfitim ty, në qoftë se ti e ndien veten të kënaqur me këtë.
-Bahá’u’lláh



O Perëndia im!

Të kërkoj Ty, për Emrin Tënd më të lavdishëm, të më ndihmosh në atë që do t’i bëjë punët e shërbëtorëve të Tu të përparojnë dhe qytetet e Tua të lulëzojnë.

Me të vërtetë, Ti ke pushtet mbi të gjitha gjërat!
-Bahá’u’lláh






“Aq e fuqishme është drita e unitetit sa mund të ndriçojë gjithë botën”.
-Bahá’u’lláh




Uniteti

O Perëndia im! O Perëndia im! Bashkoji zemrat e shërbëtorëve të Tu dhe zbuloju atyre qëllimin Tënd të madh.

Zbatofshin ata porositë e Tua dhe iu bindshin ligjit Tënd. Ndihmoji ata, O Perëndi, në përpjekjen e tyre dhe jepu fuqi të të shërbejnë Ty.

O Perëndi! Mos i lër ata me vetveten, por drejtoji hapat e tyre me dritën e dijes Sate dhe gëzoji zemrat e tyre me dashurinë Tënde.

Me të vërtetë, Ti je Përkrahësi i tyre dhe Zoti i tyre.
-Bahá’u’lláh







“Lutjet që janë reveluar për të kërkuar shërim përdoren si për shërim fizik dhe për shërim shpirtëror. Thuajini, pra, për të shëruar si shpirtin dhe trupin…”
-‘Abdu’l-Bahá




Shërimi

Emri Yt është shërimi im, O Perëndia im dhe kujtimi Yt është ilaçi im. Afërsia ndaj Teje është shpresa ime dhe dashuria për Ty është bashkudhëtarja ime. Mëshira Jote për mua është shërimi im dhe shpëtimi im në këtë botë e në botën që do të vijë.

Ti je me të vërtetë, Bujariploti, Gjithnjohësi, Urtiploti.
-Bahá’u’lláh




O BIR I SHPIRTIT!
Këshilla Ime e parë është kjo: ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrëzëlluese, që yti të jetë një sovranitet i lashtë, i pavdekshëm e i përjetshëm.
-Bahá’u’lláh

O Ti Perëndi Zemërdhembshur!

Të falënderoj, sepse Ti më ke hapur sytë e më ke bërë të ndërgjegjshëm. Ti më ke dhënë sy që të shikoj e më ke dhuruar veshë që të dëgjoj, më ke çuar në udhën e mbretërisë Sate dhe më ke treguar shtegun Tënd. Ti më ke rrëfyer rrugën e drejtë dhe më ke futur në Arkën e Shpëtimit.

Me dhuro një zemër që, si qelq, të ndriçohet nga drita e dashurisë Sate dhe më jep mendime që mund ta ndryshojnë këtë botë në një kopësht trëndafilash përmes zbritjes së mirëdashjes qiellore.

Ti je Zemërdhembshuri, i Mëshirshmi. Ti je Perëndia i Madh Mirëbërës.
-‘Abdu’l-Bahá



O BIR I QENIES!
Më përmend Mua në tokën Time, që Unë në qiejt e Mi të të kujtoj ty, kështu do të ngushëllohen sytë e Mi dhe të tutë.
-Bahá’u’lláh

Mbrojtja

. . . Fute nën mbrojtjen Tënde, O Ti Shpirt i pastërtisë, Ti që je Dhënësi Bujariplotë, shërbëtorin Tënd të magjepsur e të frymëzuar. Ndihmoje atë në këtë botë të qenies që të qëndrojë fort e i patundur në dashurinë Tënde dhe bëje këtë zog krahëthyer të gjejë strehë në folenë Tënde hyjnore që ndodhet në pemën qiellore.
-‘Abdu’l-Bahá





“Ju jeni frytet e së njëjtës pemë dhe fletët e së njëjtës degë. Silluni me njëri-tjetrin me dashurinë e harmoninë më të madhe, në një frymë miqësore e shoqërore”.
-Bahá’u’lláh
Mësimdhënia

O Perëndi, Perëndia im!

Ndihmoji shërbëtorët e Tu të besuar që të kenë dashuri e dhembshuri në zemrat e tyre. Ndihmoji ata të përhapin në mes të gjithë kombeve të tokës, dritën e udhëheqjes që vjen nga Kompania atje lart.

Me të vërtetë, Ti je i Forti, i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Gjithnënshtruesi, Gjithmonëdhënësi.

Me të vërtetë, Ti je Zemërgjeri, i Ëmbli, i Buti, Më Bujari.
-‘Abdu’l-Bahá





“…ju duhet të silleni në mënyrë të tillë, që të mund të shquheni e të shkëlqeni si dielli në mes shpirtrave të tjerë.”
-‘Abdu’l-Bahá

Rritja Shpirtërore

O Perëndi, Perëndia im!

Ti je Shpresa ime dhe i Shumëdashuri im, Qëllimi dhe Dëshira ime më e lartë! Me përunjësinë më të madhe e me përkushtim të plotë të lutem Ty, më bëj mua minare të dashurisë Sate në tokën Tënde, dritë të dijes Sate midis krijesave të Tua dhe flamur të bujarisë hyjnore në mbretërinë Tënde.

…Ti je, me të vërtetë, i Gjithfuqishmi, i Gjithlavdishmi, i Gjithpushtetshmi.
‘Abdu’l-Bahá




O BIR I SHPIRTIT!
Më e shumëdashura e të gjitha gjërave në sytë e Mi është drejtësia; mos u largo prej saj, nëse më do Mua dhe mos e lër atë pasdore, që Unë të kem besim tek ti.
-Bahá’u’lláh






Thuaj: O Perëndi, Perëndia im! Stolise kokën time me kurorën e drejtësisë dhe ballin tim me zbukurimin e barazisë. Ti, me të vërtetë, je Zotëruesi i të gjitha dhuntive e bujarive.
-Bahá’u’lláh








O BIR I NJERIUT!
Unë e doja krijimin tënd, prandaj të krijova ty. Pra, të më duash që unë të të jap emrin tënd dhe të ta mbush shpirtin me frymën e jetës
-Bahá’u’lláh


Lutja e Shkurtër e Detyrueshme

Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, Vetekzistues.
- Bahá’u’lláh

Autor: administrator - Kategorie: Për fëmijë - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS