""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Hukukullah (Meyer-Berdjis)


Hukukullah
(Huqúqu’lláh)

E Drejta e Perëndisë


Paraqitje për klasën e fëmijëve,
hartuara nga:
Hermine Mayer-Berdjis, 1996

Original Title:
Huqúqu’lláh, The Right of God, by Hermine Mayer-Berdjis
material for children classes published in photocopy form, 1996
Text: Albanian


Përkthyer e botuar nën kujdesin e Komitetit të Botimeve Bahá’í


© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 – Tiranë
Botimi i parë 1998 – 155 E.B.



Të dashur fëmijë!

Hukukullah-u ose E Drejta e Perëndisë
është një ligj i Besimit Bahá’í.
Ai na kujton që në jetën tonë
dhe në punën tonë të përditshme
Perëndia është shoqëruesi ynë më i rëndësishëm.
Prandaj Atij i takon një pjesë nga ajo
që fitojmë me punën tonë.

Ligji i Hukukullah-ut na tregon se
si mund t'ia japim Perëndisë të Drejtën e Tij.
Ai është ligj i dashurisë e i veprimit.
Ai ka një anë shpirtërore dhe një anë praktike.

Tani do të përpiqemi
t'ju njohim më mirë me këto dy anë,
që të mund ta zbatojmë
këtë ligj kaq të rëndësishëm
për të gjithë njerëzit e drejtë.


Natyra si shembull


Bahá’u’lláh-u na tregon se përmes shembujsh nga natyra mund t'i njohim e t'i kuptojmë më mirë shumë të vërteta shpirtërore.

Le të marrim një pemë si shembull mësimor për Hukukullah-un apo të Drejtën e Perëndisë.

Çdo pemë ka rrënjë, që e ndihmojnë pemën të marrë ushqimin nga toka. Ato, veç kësaj, e mbajnë pemën të ngulur në tokë, që të mos bjerë. Pema ka gjithashtu lastarë e degë që rriten nga trungu. Degët stolisen me gjethe, ndërsa në pranverë dalin edhe lulet.

Që të rriten të shëndosha, pemët kanë nevojë për diell, ajër dhe erë. Insektet gjithashtu janë të nevojshme; ato pjalmojnë lulet, që të mund të zhvillohen frutat. Këto fruta i mbledhin e i hanë njerëzit dhe kafshët.

Në vjeshtë pema i lëshon gjethet e frutat në tokë. Aty ato kalben e bëhen pleh. Kafshë të vogla, insekte e krimba e marrin dhe e fusin në tokë këtë pleh. Plehu përdoret nga rrënjët për të ushqyer pemën, që të rritet e të zhvillohet vitin e ardhshëm. Pra, vetë pema nxjerr përfitimin më të madh nga rënia e gjetheve të saj.

Po të shkoni ndonjëherë në pyll në vjeshtë, mund të vëzhgoni sesi kryhet ky proces.



Qarkullimi në natyrë

Çfarë ndodh me pemën vit për vit?

Çfarë e ndihmon pemën të lidhë kokrra në vjeshtë?

Toka i jep pemës ____________ nëpërmjet ____________.

Shiu i jep pemës __________________________________

Dielli i jep pemës__________________________________

Insektet u sjellin luleve_____________________________

Kush i mbledh frutat (p.sh. mollët)? __________________

Kush nxjerr përfitimin më të madh nga gjethet që bien?
_______________________________________________

A mund ta vizatoni këtë qarkullim e bashkëpunim?





Në Botën e njeriut

Ashtu si në botën e natyrës, edhe në mbretërinë njerëzore ka qarkullim e bashkëpunim. Te njeriu ky bashkëveprim ka anën e vet materiale dhe atë shpirtërore. Këtë mund ta kuptoni kur përfytyroni jetën e njeriut.

Çdo fëmijë lind në këtë botë si një foshnjë e pafuqishme. Por Perëndia bën që prindërit t'i duan shumë fëmijët e tyre dhe t'i ushqejnë e edukojnë ata me gëzim, sado e mundimshme që është kjo.

Përmes fesë njerëzit kanë mësuar të duan e të ndihmojnë njëri-tjetrin. Shumë mësues i edukojnë fëmijët që ata të mësojnë një profesion dhe kur të rriten të mund ta fitojnë vetë jetesën, si dhe t'u bëjnë shërbime të tjerëve. Puna e tyre, pra, u vlen shumë fëmijëve të ardhshëm dhe pleqve. Çdo brez ndihmon të tjerët dhe, kur fëmijët bëhen të rritur, ata janë në gjendje të ndihmojnë e të kujdesen për më të moshuarit. Kështu cikli vazhdon!





Dallime të rëndësishme

Ka, megjithatë, dallime të rëndësishme midis qarkullimit e bashkëpunimit te pema dhe qarkullimit te njeriu.

Duke ndjekur klasat Bahá’í, ju, me siguri, keni mësuar për botët e krijimit: botën e mineraleve, botën e bimëve, botën e kafshëve dhe botën e njeriut. Nga kjo ju dini se njeriu është "kurora e krijimit". Ai nuk ka vetëm trup, por edhe shpirt, i cili vazhdon të jetojë pas vdekjes. Shpirtin e ndiejmë përmes aftësive që ka njeriu.

Kur zgjidhni miq, ju nuk shikoni nëse duken të vegjël apo të mëdhenj, me lëkurë të çelët apo të errët. Më tepër ju intereson a janë të dashur, të ndershëm, të besueshëm dhe a e meritojnë miqësinë tuaj. Cilësi të tilla shpirtërore tregojnë thelbin e shpirtit të tyre.

Një veti tepër e rëndësishme e shpirtit të njeriut është mendja. Ajo na ndihmon të mendojmë, të mësojmë e të vendosim si të veprojmë.




Puna dhe paratë

Njerëzit e kanë kuptuar se një njeri mund të bëjë veçanërisht mirë diçka dhe një tjetër diçka tjetër. Prandaj ata e kanë ndarë punën në profesione të ndryshme. Por këpucari, natyrisht, s'mund të hajë këpucët që ka bërë, peshkatari s'mund të veshë peshqit që ka zënë, as mund të ngopet mësuesi me dijen e tij. Pra, njerëzit kanë shpikur një mjet këmbimi për frytet e punës së tyre, paranë. Falë këtij mjeti të këmbimit, dmth parasë, ata nuk kanë më nevojë të këmbejnë, p.sh., një thes patate me një copë stof. Ne mund të shesim e të blejmë, madje edhe të vemë mënjanë para.






Një krahasim interesant

Po ta vëreni me kujdes, do të shihni se nuk ndryshojnë vetëm profesionet e njerëzve. Ne si njerëz nuk e kemi në dorë të zgjedhim se në ç'vend, në ç'familje, me çfarë aftësie të lindim dhe nëse do të gjejmë mundësinë për të mësuar diçka. Kështu është edhe puna e pemës.

Mendoni:

Si jetojnë njerëzit në zonat e nxehta, ose në veriun e akullt, ose në një vend industrial, ose në një pyll të virgjër?

Si rritet një pemë në një tokë të gurtë ose në shkretëtirë, në një arë të gatshme ose pranë një rrjedhe uji?

Shkruani, si ndikojnë këto krahasime në jetë


te njeriu
__________________
__________________
__________________
__________________

te pema
__________________
__________________
__________________
__________________




"Frutat dhe gjethet" e njeriut

Pak më lart krahasuam qarkullimet te pema e te njeriu. Juve ju kujtohet që pema ua lë frutat e veta njerëzve e kafshëve dhe ia kthen gjethet e saj tokës. Mësuam se njerëzit marrin para si pagesë për punën e tyre. Këto para janë si frutat dhe gjethet e pemës. Me to mund të paguajmë gjërat e nevojshme për të jetuar e për të punuar.

A mund të jepni shembuj?
_____________________ ____________________
_____________________ ____________________
_____________________ ____________________

Kur kemi paguar për të gjitha gjërat e domosdoshme dhe na mbeten ca para, kjo quhet “kamje”. Me këto para mund të blejmë gjëra që nuk janë patjetër të domosdoshme. Çfarë, për shembull?

____________________ ____________________
____________________ ____________________
____________________ ____________________

Tani do t'ju tregoj një histori për


Edlirën dhe Bekimin

Ishin pushimet e verës. Bekimi, i cili dëshironte shumë të kishte një teleskop për të vëzhguar yjet, gjeti tani mundësinë për të fituar një pjesë të parave të nevojshme për këtë, sepse donte ta blinte teleskopin sa më parë. Bekimi ishte nxënës i shkëlqyer në mësimin e gjuhës angleze në gjimnaz. Pra, i lindi idea të japë mësime private për fëmijë të tjerë. Po priste nxënësin e parë, kur erdhi Edlira, një kushërirë e tij më e madhe, e cila kishte fituar një bursë shkollore për fazën e fundit të studimeve verore të gjuhës angleze në Londër.

"Ç'kemi? Me çfarë po merresh tani?" e pyeti ajo kushëririn.

"Po jap mësime të gjuhës anglisht, që të fitoj ca para për blerë një teleskop".

"Sa mirë", i tha Edlira, "Unë mund të të ndihmoj një çikë!"

Dhe kështu, gjatë mësimit të parë që po jepte Bekimi, si mësuese e mirë dhe e kujdesshme, Edlira herë pas here në mënyrë modeste shtonte një fjalë ose një shprehje të re, ose tregonte shqiptimin e saktë të disa fjalëve. Ora e mësimit kaloi kështu shpejt dhe të gjithë u kënaqën.

Bekimi mori paratë, por mendonte që, në të vërtetë, ai nuk i kishte fituar ato fare vetë. Edlira me përvojën e saj e kishte ndihmuar. Ai e kuptonte, pra, që duhet t'i ndante ato para me kushërirën e tij dhe i dha asaj rreth një të pestën e parave. Ajo u kënaq shumë, sepse Bekimi kishte treguar kështu ndjenjën fisnike të drejtësisë dhe i kishte ofruar vullnetarisht paratë e porsafituara. Prandaj ajo i pranoi ato, duke e falënderuar.

Pastaj i tha: "Më pëlqen shumë që ti m'i ofrove këto para me gjithë qejf e vullnetarisht. Por unë nuk kam nevojë. Do të t'i kthej paratë. Po deshe, ti mund t'i dërgosh si Hukukullah në Qendrën Botërore të Besimit tonë. Shtëpia Universale e Drejtësisë e di se ku ka më shumë nevojë e ku do të jenë më të dobishme për njerëz të tjerë".

Bekimi veproi sipas dëshirës së Edlirës dhe u kënaq shumë që kështu do të ndihmonte njerëz të tjerë diku në botë përmes Hukukullah-ut.


Miku ynë më i mirë

Ju, si fëmijë të zgjuar, natyrisht e keni vënë re menjëherë që kjo histori është një shëmbëlltyrë nga bota e njeriut. Ajo do t'ju sqarojë ligjin e Hukukullah-ut, ashtu siç e pamë në fillim në shembullin e pemës. Por ç'na tregon kjo histori?

Të jesh Bahá’í do të thotë të mësosh të jesh mik i ngushtë me Bahá’u’lláh-un, pra edhe me Perëndinë. Perëndia është Krijuesi ynë, Që na ka krijuar me dashuri dhe Që përkujdeset për të mirën e krijesave të Veta me çdo gjë që kanë nevojë, jo vetëm me ushqim e veshmbathje, por edhe me gjërat e nevojshme për zhvillimin tonë shpirtëror. Dhurata më e çmuar që na ka dërguar Perëndia është Bahá’u’lláh-u.

Ai na dërgoi Bahá’u’lláh-un, sepse na do aq shumë. Në qoftë se E thërresim Perëndinë me lutje, e ndiejmë menjëherë se nuk jemi vetëm. Perëndia di dhe sheh më shumë se ne. Prandaj ndihma dhe udhëheqja e Tij janë për ne aq të çmuara. Në historinë tonë, Edlira, kushërira më e madhe e Bekimit, p.sh., mund të ketë thënë: "Kujdes, në këtë rast duhet të përdoret kundrina e drejtë!" Dhe ju duhet ta dini nga përvoja sesa shpejt lindin keqkuptime kur përdor një gjuhë të huaj. Pra, ndihma e Edlirës e shpëtoi Bekimin nga një gabim i mundshëm dhe ai me të drejtë i ofroi asaj një pjesë të parave që mori. Aq më tepër kur është fjala për Perëndinë. Pikërisht sepse Perëndia është Zoti ynë dhe miku ynë më i mirë, i Cili na ka dhënë, p.sh., jetën, shëndet, prindër të dashur dhe Besimin Bahá’í, dhe është gjithmonë pranë nesh kur I lutemi, Atij i përket edhe një pjesë nga fitimet tona.

Megjithatë, nga historia që treguam ju e kuptoni se Perëndia nuk e kërkon këtë pjesë si Zyra e Tatimeve. Ai do që ne të jemi të drejtë si Bekimi, t'i përmbushim detyrimet tona vullnetarisht dhe t'Ia japim të Drejtën e Tij me zemër të gëzuar.

A ka nevojë Perëndia për paratë tona?

Jo, sigurisht jo! Përse Perëndia do të kishte nevojë për paratë tona, kur Atij i përket gjithë Toka, madje mbarë gjithësia! Prandaj Ai ka vendosur që pjesa e Tij, “E Drejta e Perëndisë” apo “Hukukullah-u” t'i paguhet Qendrës së Besimit Bahá’í. Kjo Qendër është tani Shtëpia Universale e Drejtësisë.

Sigurisht ju e dini ç'është sistemi i ujitjes. Me anë të këtij sistemi uji çohet në vënde ku, për shkak të mungesës së lagështirës, asgjë nuk rritet. Aty burimet, stacionet e pompimit dhe arat janë të lidhura shumë ngushtë midis tyre. Të gjitha këto dhe dielli, ajri etj. bëjnë të mundur që të rriten të lashtat e të prodhohen ushqime.

“E Drejta e Perëndisë” i përngjet një një sistemi të tillë. Burimet janë Bahá’í-të, të cilët e dërgojnë “Hukukullah-un” në Haifa, në Qendrën Botërore të Bahá’í-ve, dhe që andej ky çohet në ato vënde, ku i vlen sa më shumë njerëzimit. “E Drejta e Perëndisë” është pjesë përbërëse e rëndësishme e Rendit Botëror të Bahá’u’lláh-ut.



Ana shpirtërore e Hukukullah-ut

Në historinë për Bekimin dhe Edlirën juve, sigurisht, ju ka rënë në sy se në “Të Drejtën e Perëndisë” paraja nuk është gjëja më e rëndësishme. Çfarë është, pra, më e rëndësishmja? Si sillemi ne me një mik të mirë? Ju e dini: me shumë dashuri! Prandaj më e rëndësishmja është si e përmbushim ne detyrimin tonë dhe I japim Perëndisë pjesën e Tij, dmth gjithë gëzim e vullnetarisht. Këto janë dy veti shpirtërore që shprehin një pjesë të rëndësishme të anës shpirtërore të Hukukullah-ut.

A i keni dhënë ndonjëherë mamit tuaj një gëzim të madh? Po a nuk keni qenë edhe ju vetë shumë të lumtur atëherë? Me siguri, ju e keni provuar shpesh se gëzimi që u shkaktojmë njerëzve të tjerë pasqyrohet në vetë zemrat tona dhe na jep gëzim.

Perëndia dëshiron që ne Ta duam sa më shumë Atë dhe t'Ia japim “Të Drejtën e Tij” me aq dëshirë, sa të kënaqemi edhe ne vetë me këtë. Prandaj askush nuk ka drejtë të na detyrojë ose të kontrollojë nëse kemi paguar diçka si Hukukullah ose a e kemi llogaritur drejt atë. Ne duhet ta provojmë vetë veten tonë, a jemi të ndershëm e të drejtë dhe a i përmbushim detyrimet tona. Është njëlloj si me lutjen e detyrueshme, e cila, ashtu si dhe Hukukullah-u, është një veprim vetjak devocioni midis meje e Perëndisë dhe askush nuk kontrollon sesi e kryejmë atë.

Shkruani, çfarë vetish shpirtërore keni njohur deri tani, që janë shumë të rëndësishme në dhënien e së “Drejtës së Perëndisë”.
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________



Si e llogarisim "Të Drejtën e Perëndisë" ose "gjethet" tona?

Fillimisht shënojmë të gjitha të ardhurat tona. Nga kjo zbresim të gjitha shpenzime e domosdoshme për familjen dhe për punën tonë. Kështu mbetet një pjesë, nganjëherë e vogël, nganjëherë e madhe.

Ne mësuam që kjo mbetje quhet “kamje”. Ligji i Hukukullah-ut përcakton që, kur kjo "kamje" ka arritur një "Njësi të Hukuk-ut", dmth vlerën 69,5 gramë ar, 19 për qind të kësaj shume ta dërgojmë si Hukukullah apo si "Të Drejtë të Perëndisë" në Qendrën Botërore të Bahá’í-ve në Haifa. Këto 19 për qind të kamjes sonë (domethënë rreth një e pesta) janë si gjethet që pema ia kthen tokës. Ne Ia kthejmë Perëndisë pjesën e Tij në formën e parave.

Gjithmonë sipas këtij ligji, kur kemi kursyer një tjetër "Njësi të Hukuk-ut", duhet ta paguajmë përsëri Hukukullah-un. Mbetjen e kamjes (81 për qind) e quajmë "kamje e pastër". Atë ne mund ta shpenzojmë sipas dëshirës sonë.

Tani ngjyrosni vizatimin e mëposhtëm, i cili ju tregon në mënyrë të figurshme këto që sapo mësuat:
të ardhurat gjithsej në ngjyrë të kaltër,
shpenzimet e domosdoshme në ngjyrë vjollcë,
"kamjen e pastër" në ngjyrë të verdhë
dhe Hukukullah-un në ngjyrë të gjelbër

Të ardhurat gjithsej

Shpenzime të domosdoshme






kamja e pastër 19% Hukukullah-u

Pema në shkretëtirë

Kujtoni përsëri pemën në shkretëtirë ose në shkëmbin e gurtë. Çfarë do të ndodhte në rast se ndonjëherë do të shihnim që nuk kemi të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën? Çfarë mund ta shkaktojë një gjendje të tillë?

A mund të jepni disa shembuj? [Për shembull një sëmundje, një aksident etj.]
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Në qoftë se ndodh një rast i tillë emergjence, atëherë mund të tërheqim diçka nga kamja jonë “e pastër” ose të marrim para borxh. Ligji i Hukukullah-ut përcakton që në një rast të tillë duhet të paguajmë më parë borxhet dhe pastaj të plotësojmë kamjen tonë "të pastër". Vetëm kur të kemi mbledhur përsëri një njësi të Hukuk-ut nga një kamje e re, atëherë do të japim përsëri Hukukullah-un. Ju e shihni se Perëndia nuk dëshiron që ne të kemi ftohtë ose të vuajmë nga uria për shkak të ligjit të Hukukullah-ut. Por as të jetojmë në bollëk të tepruar, por të gjejmë një masë të përshtatshme për shpenzimet tona.

Kur hapni arkën ku ruani kursimet tuaja, ju sigurisht e peshoni mirë për çfarë do t'i shpenzoni paratë e kursyera dhe nuk i shkapërderdhni ato për gjëra të kota.

Mund të ketë raste, kur nuk e dimë me saktësi si duhet të veprojmë me ligjin e Hukukullah-ut. Atëherë mund t'i shkruajmë pyetjet tona dhe t'i dërgojmë në Zyrën e Hukukullah-ut në Haifa. Edhe në çdo kontinent ka një degë të kësaj Zyre, dhe në çdo vend ka Bahá’í të ngarkuar si“Përfaqësues për Hukukullah-un”, të cilët mund të na japin këshilla (të na informojnë ose të na përgjigjen) ose t'i dërgojnë pyetjet tona në vëndin e duhur.
Për çfarë përdoret “E Drejta e Perëndisë”?

“E Drejta e Perëndisë” përdoret për shumë qëllime. Do të shqyrtojmë këtu tre shembuj.



1. Në Qendrën Botërore të Bahá’í-ve:


Ndoshta ju do të vizitoni ndonjëherë Haifanë në Izrael
dhe do të shihni atje shumë ndërtesa të
bukura e kopshte të mahnitshme.

Me siguri, ju keni parë
ndonjë fotografi të
Mauzoleut të Báb-it,
i cili tregohet madje
në katalogë të shumtë
udhëtimi. Gjithë ato lulishte
e godina të bukura, në të cilat
punojnë mjaft Bahá’í, janë
ndërtuar e janë ngritur me
ndihmën e me kontribute të
posaçme, si dhe me paratë e
Hukukullah-ut të dërguara prej Bahá’í-ve nga mbarë


Bota. Përfytyroni, që një ditë
Bahá’í-ve nga mbarë Bota. Përfytyroni,
që një ditë ju do të shëtisni atje. Sa të lumtur
do të jeni, duke menduar që kjo pemë, ose kjo tullë, ose kjo
copë toke ndoshta është blerë me Hukukullah-un tuaj, të prindërve të tu ose të gjyshes e të gjyshit tuaj!



2. Programe ndihme:

Në mjaft vende të varfra ka projekte që kanë si qëllim t'u lehtësojnë njerëzve jetën e tyre. Ndërtohen shkolla, paguhen mësues, hapen puse, çohen mjekë, mbillen pemë ose ngrihen radiostacione. Shumë projekte të tilla mbështeten me paratë e Hukukullah-ut.





3. Për libra Bahá’í:

Bahá’u’lláh-u erdhi për të gjithë njerëzit e botës. Prandaj Shkrimet e Tij duhet të vihen në dispozicion të të gjithë njerëzve. Por në botë ka shumë popuj e fise që flasin në gjithfarëlloj gjuhësh e dialektesh. Të gjithë ata dëshirojnë të thonë, p.sh., lutjet e Bahá’u’lláh-ut në gjuhën e vet. Është, pra, e nevojshme të bëhen përkthime të shumta e të shtypen një numër i madh librash. E kjo është diçka që kushton shumë para. Edhe këtu ndihmon Hukukullah-u, që Fjala e Perëndisë të shkojë tek të gjithë njerëzit.



Të dashur fëmijë!

Ne mësuam për këtë ligj të rëndësishëm Bahá’í të dashurisë e të bashkëpunimit. Ne e pamë sesi ana shpirtërore dhe ana praktike janë të lidhura së bashku. Hukukullah-u është një ligj që na jep mundësi të punojmë bashkë me të tjerët e për të tjerët, ai siguron mjetet për të ndarë e shpërndarë burimet tona në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit. Falë së Drejtës së Perëndisë, njerëzimi do të bëjë përparime aq të mëdha sa nuk do të ketë më të varfër e të uritur, për çdo nevojtar do të ketë ndihmë dhe të gjithë fëmijët e botës do të kenë shkolla.

Por Bahá’u’lláh-u na premton edhe më shumë, madje shumë më tepër. Ai thotë që një bekim tepër i veçantë do të na përcjellë edhe tej kësaj jete tokësore, në qoftë se e zbatojmë ligjin e Hukukullah-ut me ndershmëri, me gëzim e vullnetarisht. Këtë e tregojnë fjalët e mëposhtme të Bahá’u’lláh-ut, që ju është mirë t'i mësoni përmendsh:



Hukukullah-u
është me të vërtetë një ligj i madh. Është detyrë e të gjithëve ta bëjnë këtë ofertë, sepse ajo është burim dashamirësie, bollëku e i çdo të mire. Është një bujari që do të mbetet në çdo shpirt në çdonjërën prej botëve të Perëndisë, Gjithëzotëruesit, Bujariplotit.

Autor: administrator - Kategorie: Për fëmijë - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS