""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Hukukullah (Mehrabi)


HUKUKULLAH
E Drejta e Perëndisë
Original Title:
Huqúqu’lláh – The Right of God
Published for the Board of Trustees of Huqúqu’lláh in Europe BE 156, 2000
by Jacqueline Mehrabi, Illustrations by Christine Krohg Plur, Typeset by Anne M. Dickson
© The Board of Trustees of Huqúqu’lláh in Europe
Printed in Slovakia
Text: Albanian


Përkthyer e botuar nën kujdesen e Komitetit të Botimeve Bahá’í

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i parë 2001 - 158 E.B.


Përmbajtja
Mësimi 1 - Një dhuratë nga Perëndia
Mësimi 2 - Burimi i të gjitha të mirave
Mësimi 3 - Thesari qiellor i Perëndisë
Mësimi 4 - Çdo besimtar i vërtetë
Mësimi 5 - Gëzim e rrezëllim
Lutje


Hukukullah-u është një ligj i bukur që na ka dhënë Bahá’u’lláh-u.
Hukuk do të thotë E Drejta, ullah (ose Allah) do të thotë Perëndia.
Të bashkuara me njëra-tjetrën, të dy fjalët thonë
Hukukullah-u – E drejta e Perëndisë.


Mësimi 1

Një dhuratë nga Perëndia

“...Bukuria e Lashtë,
Emri Më i Madh,
që bart dhurata të panumërta,
ka dalë mbi horizontin
e botës....”
‘Abdu’l-Bahá

Çfarë do të thotë kjo?
I lashtë do të thotë diçka që është shumë, shumë e vjetër. Këtu ka kuptimin që ka ekzistuar qysh para fillimit të kohës.
Bart do të thotë që sjell me vete ose mban.
Të panumërta këtu do të thotë se janë aq shumë saqë nuk i numëron dot.

( Plotësoni fjalët që mungojnë:
“………………… e Lashtë, ……………… Më i Madh,
që bart ……………….. të panumërta, ka dalë mbi …………………………
e ………………….”

1. Kush është Bukuria e Lashtë dhe Emri Më i Madh? Thuajeni Emrin e Tij të Shenjtë me zë të lartë dhe pastaj shkruajeni këtu poshtë:


2. A e merrni dot me mend përse Bahá’u’lláh-u është quajtur Bukuria e Lashtë? Përse, mendoni ju, Ai është quajtur gjithashtu Emri Më i Madh?


3. Në citatin, ‘Abdu’l-Bahá-i thotë se Bahá’u’lláh-u ka sjellë aq shumë dhurata për ne saqë ato nuk i numëron dot. Ky mësim i kushtohet njërës prej dhuratave më të çmuara që na ka dhënë Bahá’u’lláh-u. Quhet Hukukullah. Thuajeni atë me zë të lartë dhe pastaj shkruajeni këtu poshtë:

4. Hukukullah-u, e Drejta e Perëndisë, i përket Perëndisë
Sigurisht, çdo gjë në gjithësinë i përket në të vërtetë Perëndisë, sepse Ai i ka krijuar të gjitha këto. Ai vetëm kërkon prej nesh që t’i kthejmë përsëri Atij një copëz të vogël të asaj që kursejmë, dhe pikërisht kjo copëz quhet Hukukullah. Perëndia na e jep neve atë për ta dashur e për t’u kujdesur dhe për t’Ia kthyer pastaj Atij.

Në njëfarë mënyre, çdo gjë në botë i bindet këtij ligji të Hukukullah-ut, madje edhe kafshët e bimët, megjithëse ato nuk e kuptojnë këtë. Asgjë nuk mund të ekzistojë tërësisht vetvetiu. Çdo gjë dhe gjithsecili ka nevojë të japë e të marrë. Për ta kuptuar më qartë këtë ligj, është me interes të shohim se ç’ndodh në natyrë.

* Që të rritet, çfarë merr pema nga toka?
* A merr ajo të gjithë ujin dhe të gjitha mineralet, apo vetëm aq sa ka nevojë?
* Në vjeshtë çfarë i kthen përsëri pema tokës?
* Si e ndihmon kjo tokën?
* Si e ndihmon kjo pemën?
* Në qoftë se pema do t’i mbante vetë gjethet dhe frutat e saj, çfarë do t’i ndodhte pemës?
* A mund të mendoni shembuj të tjerë të dhënies e të marrjes në natyrë? (p.sh. si lulet u japin bletëve nektarin për të bërë mjaltë. Nga ana e tyre, bletët çojnë polenin me këmbët e tyre nga një lule tek tjetra. Në qoftë se bletët dhe insekte të tjera nuk do ta bënin këtë, lulet nuk do të ishin në gjendje të çilnin përsëri vitin tjetër. Ose, kur prindërit u japin dashuri fëmijës së tyre, fëmija në përgjigje i dashuron ata. Edhe fëmija mëson t’i dojë njerëzit e tjerë dhe dashuria shkon duke u rritur gjithnjë më shumë).


Bëni një vizatim që ilustron “dhënien dhe marrjen”. Ka qindra shembuj nga të cilët mund të zgjedhësh. Sillni ndërmend se çdo gjë në natyrë kthen përsëri diçka. Kur diçka kthehet, atëherë ndodh diçka e mirë. Kur ne i japim Perëndisë Hukukullah-un, atëherë edhe neve na ndodh diçka e mirë. Se çfarë, këtë do ta shohim në mësimin tjetër.


Fjala më e ëmbël

Dëgjova sot një fjalë të re pishtar,
Që kurrë s’e kisha dëgjuar më parë.
Nëna dhe babai tek kuvendonin
Veshët e mi nga dera i dëgjonin.
Zërat e tyre tërë gëzim
Të qetë
Jo ‘Ha ha ha’
Pothuajse e këndonin atë fjalë magjike:
‘Hukukullah’.

Vras mendjen se ç’do të thotë ajo fjalë
Dhe përse gëzimi më rrëmben si valë.
A është kjo fjalë e re një dhuratë?
‘Ç’dhunti’ pëshpëriste im atë.
Ata gjithmonë ndjejnë emocione
Kur këndojnë
‘O Bahá’u’lláh’.
Jam i sigurt se Ai do të na e ketë dhënë këtë:
Hukukullah.

Sonte kur qenia ime gati të jetë
Për lutjen dhe Fjalën e Fshehtë,
Nënës dhe babait do t’u them shtruar
Për bisedën e tyre që kam dëgjuar.
Dhe po qe se mendojnë që jam tepër i ri
Do të lutem:
‘Abdu’l-Bahá,
Më trego në endrrat e mia për këtë të ëmbël
Hukukullah.


(Poemë e shkruar nga Susan Engle)


Mësimi 2

Burimi i të
gjitha të mirave



“Hukukullah-u ... është burimi i dashamirësisë, i bollëkut dhe i çdo të mire.
Është një bujari që do të mbetet te çdo shpirt në çdonjërën prej botëve
Perëndisë, të Gjithëzotëruesit, të Bujariplotit”.
“Thuaj, me anë të këtij urdhëri Perëndia
dëshiron të pastrojë zotërimet tuaja….”
Bahá’u’lláh


Çfarë do të thotë kjo?

Dashamirësi do të thotë shpirtmirësia, ose mëshira, e Perëndisë edhe kur ne nuk e meritojmë atë.
Bollëk do të thotë diçka që është me shumicë.
Bujaria është një dhuratë ose shpërblim shumë zemërgjerë.
Ky urdhër do të thotë kjo porosi. Këtu fjala është për ligjin e Hukukullah-ut.

( Plotësoni fjalët që mungojnë:

“Hukukullah është ……………………. i ………………………, i bollëkut dhe i çdo ……………………. Ai është një …………………. që do të mbetet te çdo ……………………. në ……………………. prej botëve të …………………….., të Gjithëzotëruesit, të Bujariplotit. Thuaj, me anë të këtij ……………………… Perëndia dëshiron të …………………… …………… tuaja”.


1. Burimi i ç’gjëje është Hukukullah-u? (Çfarë vjen prej tij?)

Bëni një diagram për të ilustruar përgjigjen tuaj:
( Vizato një rreth (jo shumë të madh).
( Vëni një H në mes të rrethit.
( Tani vizatoni të paktën pesë shigjeta të shkurtra që dalin nga rrethi.
( Shruani përgjigjet tuaja në fund të çdo shigjete.












2. Flisni për kuptimet e fjalëve dashamirësi, bollëk, çdo të mire dhe bujari.
A mund të jepni një shembull për secilën prej tyre?


3. Ç’u ndodh zotërimeve tona kur ne i bindemi ligjit të Hukukullah-ut? (shih citatin).

4. Mbyllni sytë. Mendoni për diçka të pastër.
Ç’pikturë ju vjen ndërmend?


5. Sillni ndërmend se çdo gjë ka nevojë për diçka
që ta mbajë të pastër. Ajo s’e bën dot vetë këtë.
( Çfarë e mban ujët të pastër në një pellg?
( Çfarë e mban detin të pastër?
( Çfarë e mban ajrin të pastër që ne të mund të marrim
frymë?
( Çfarë i mban trupat tanë të pastër e të shëndetshëm?
( Çfarë i mbron e i mban të pastra zotërimet tona?
( Ç’mendoni ju se do të thotë “pastron zotërimet tuaja”?




6. Sa gjatë bujaria (ose shpërblimi) e Hukukullah-ut do të mbetet te çdo shpirt? (shih citatin).




7. Bëni një vizatim me ngjyra që të ilustrojë njërën prej këtyre që vijojnë: bollëk, bujari ose
pastërti.














I Besuari


Hukukullah-u është një rregull i shenjtëruar që na ka dhënë Perëndia. Edhe pse ne duhet, sigurisht, të japim gjithashtu për fonde të tjera, Hukukullah-u është ndryshe. Duke qenë se i përket Perëndisë dhe Ai na e ka besuar neve që të kujdesemi për të dhe pastaj t’ia kthejmë përsëri Atij, kjo krijon një ndjenjë të ngrohtë, të posaçme midis nesh dhe Perëndisë. Është njëlloj sikur ndajmë diçka me një mik të dashur e të shtrenjtë, veçse këtë herë miku është Vetë Perëndia.
Vetëm disa njerëz të zgjedhur posaçërisht lejohen të pranojnë para për Hukukullah-un. Pasi i kanë marrë paratë e dhëna nga miqtë, ato i jepen Shtëpisë Universale të Drejtësisë, e cila vendos për mënyrën më të mirë të përdorimit të tyre.
Që nga momenti i parë që Bahá’u’lláh-u u foli besimtarëve për Hukukullah-un, ata kishin dëshirë t’i binden këtij ligji. Njëri prej këtyre besimtarëve të besuar posaçërisht, që Bahá’u’lláh-u zgjodhi për t’u kujdesur për këto para të çmuara në ato ditë, ishte Háji Amín-i. Amín do të thotë I Besuari. Ai udhëtonte nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, duke vizituar besimtarët, dhe ata i jepnin atij Hukukullah-un për t’Ia çuar Bahá’u’lláh-ut.
Ndonjëherë Bahá’u’lláh-u i thoshte Háji Amín-it të shpenzonte një pjesë parash për të ndihmuar të varfërit. Ndonjëherë tjetër Bahá’u’lláh-u i thoshte Háji Amín-it të jepte disa para për ndonjë vepër të veçantë bamirësie.
Bahá’u’lláh-u i thoshte Háji Amín-it që ai kurrë të mos i
kërkonte asnjërit prej miqve të jepnin për Hukukullah-un,
as të mos u thoshte atyre se duhet të japin. Ai vetëm duhet të
fliste për këtë në një formë të përgjithshme dhe t’i ndihmonte
ata të kuptojnë sesa e rëndësishme është kjo. Pastaj, në qoftë se
se ata me përulsi e sinqerisht donin ta paguanin Hukukullah-un,
ai duhej ta pranonte atë. Háji Amín-i e shihte e shihte që edhe
pse shumë prej miqve ishin shumë të varfër, ata megjithatë
donin të jepnin diçka, qoftë edhe vetëm fare pak.

Háji Amín-i kishte dhënë shumë nga paratë e veta,
kështu që ai hante një ushqim shumë të thjeshtë.
Ndonjëherë ai kishte për të ngrënë vetëm pak
kos të holluar me ujë dhe bukë. Kur ishte
me ndonjë prej miqve, ai u thoshte atyre
të mos bënin për të asgjë të posaçme pak
të ngrënë. Në qoftë se kishte ndonjë vorbë
me supë duke u zier, ai u thoshte atyre vetëm
të shtonin edhe ca ujë në të. Edhe tani mjaft prej
miqve kujtojnë histori të ndodhura atëherë, shumë
kohë më parë. Kur supa e tyre është me shumë ujë, ata
buzëqeshin dhe thonë “Sot kemi supë të Háji Amín-it!”
Secilit i pëlqente ta takonte atë. Ai sillte të reja nga e gjithë Persia dhe letra e Tabela nga Bahá’u’lláh-u në ‘Akká. Ai ishte i mbushur me aq dashuri e lumturi, sa gjithsecili ndiehej plot gëzim kur ishte me të.

Mësimi 3




Thesari qiellor i Perëndisë







“Ta dish, për më tepër, se ata që i shërbejnë me besnikëri
Mëshirëplotit do të pasurohen prej Tij nga thesari i Tij qiellor
dhe se ofrimi i Huqúq-ut është vetëm një provë e aplikuar prej Tij
për shërbëtorët dhe shërbëtoret e Veta”.
‘Abdu’l-Bahá





Çfarë do të thotë kjo?
T’i shërbesh me besnikëri Mëshirëplotit do të thotë t’i bindesh sinqerisht e kurdoherë Perëndisë.
Të pasurohesh do të thotë të bëhesh i pasur.
Thesar qiellor do të thotë gjëra të çmuara të shenjta.
Shërbëtorët e Tij këtu do të thotë burrat besimtarë.
Shërbëtoret e Tij do të thotë gratë besimtare.

( Plotësoni fjalët që mungojnë:

“Ta dish, për më tepër, se ata që ……………………………………………………………………...
…………………… do të pasurohen prej Tij nga ……………………………….. qiellor
dhe se ofrimi i …………………….. është vetëm një provë e aplikuar
prej Tij për ………………………… dhe
……………………………… e Veta”.

1. Bahá’u’lláh-u thotë se kur Perëndia na kërkon t’I japim Atij Hukukullah-un,
Ai na vë ne në provë.
( Pse, mendoni ju, kjo është një provë?
( A është më e lehtë të kthesh përsëri diçka që në të vërtetë nuk na takon neve
që në fillim?
( Kujt i takon në të vërtetë Hukukullah-u?
( Ç’duhet të bëjmë ne me diçka që i takon dikuj tjetër?


2. Bahá’u’lláh-u thotë se besimtarët i shërbejnë Perëndisë dhe e kalojnë këtë
provë duke dhënë Hukukullah-un, Perëndia do të na pasurojë nga thesari i Tij
qiellor.
( Ç’mendoni ju se është thesari qiellor? Shkruani disa prej fjalëve më poshtë:


3. Bëni një hartë për të gjetur një thesar të fshehur, por në vend që të përpiqeni të gjeni gurë të
çmuar ose ar, jepni çelësa për të gjetur thesarin qiellor. (Për shembull, cilat janë çelësat ose
shenjat që do të duhej të ndiqnit për të gjetur qetësi e lumturi? Një prej çelësave tuaj mund të
jetë të jepni Hukukullah-un!).




Njeriu që mendonte se ishte i varfër

Shumë kohë më parë jetonte një njeri i shenjtë që quhej Sadik. Pasuesit e tij e donin dhe dëshironin
të ishin me të gjithë kohën, megjithëse ata
nuk kishin para dhe shpesh ishin të
uritur.

Një ditë, një prej dishepujve të
Sadikut vajti tek ai dhe u qa duke
thënë “U lodha së qëni i varfër!”

Sadiku e vështroi atë me
keqardhje të madhe dhe tha:

“Por ti në të vërtetë nuk je i varfër!
Ti je shumë i pasur!”

Njeriu u habit. Si mund të ishte i pasur ai,
kur gjithmonë ishte i uritur dhe nuk kishte
para për të blerë rroba?

“Ku janë pasuritë e mia?” pyeti ai. “Unë nuk kam
as edhe një grosh!”

Sadiku e vështroi me durim njeriun. “A nuk ke ti dashurinë time dhe dashurinë e Perëndisë?” e pyeti atë.

“Po”, tha njeriu, duke vrarë mendjen se çfarë kërkonte t’i thoshte atij mësuesi i tij.

“Po mirë”, tha Sadiku, “a do ta këmbeje ti këtë dashuri me njëmijë florinj?”

“Jo!” u përgjigj njeriu.”Kurrë nuk do ta shkëmbeje atë edhe në qoftë se ndonjëri do të më jepte mua botën me gjithçka ka brenda në të!”

Sadiku buzëqeshi. “Si mund ta quash veten të varfër”, pyeti ai, “kur ke një thesar që është më i çmuar se gjithë bota?”

(Përshtatur nga një tregim që përmend
Bahá’u’lláh-u në “Librin e Sigurisë”)














Hukukullah-u është një ligj i bukur që na ka dhënë Bahá’u’lláh-u.
Hukuk do të thotë E Drejta, ullah (ose Allah) do të thotë Perëndia.
Të bashkuara me njëra-tjetrën, të dy fjalët thonë
Hukukullah-u – E Drejta e Perëndisë.













Mësimi
4



Çdo besimtar i vërtetë

“…çdo besimtar i vërtetë e i sinqertë
do të ofrojë Hukuk-un që të shpenzohet për të lehtësuar
të varfërit, të gjymtuarit, nevojtarët dhe
jetimët, si dhe për nevoja të tjera jetësore
të Kauzës së Perëndisë….”
‘Abdu’l-Bahá




Çfarë do të thotë kjo?

Të ofrosh do të thotë të japësh diçka me dashuri e devocion.
Që të shpenzohet për do të thotë të shpenzohet për diçka.
Për të lehtësuar të varfërit do të thotë për të ndihmuar të varfërit.
Nevojtarët do të thotë të gjithë njerëzit që kanë nevojë të ndihmohen.
Jetësore do të thotë thelbësore ose shumë të rëndësishme.

( Plotësoni fjalët që mungojnë:

“çdo …………………. ……………………….. e i sinqertë do të ofrojë ………………………
që do të shpenzohet për të lehtësuar të …………………………..,
……...………………., ……………………., si dhe për nevoja të tjera jetësore
të Kauzës së …………………………”

1. Kush do të ofrojë (ose japë) Hukukullah-un? (shih rrjeshtin e parë të citatit)

“çdo besimtar …………………………. e ………………………………”

2. Si e dimë ne nëse jemi të siqerti kur bëjmë diçka?

3. Diskutoni sesi Hukukullah-u është i ndryshëm nga mënyra që qeveria mbledh taksat.

4. Duke parë citatin, merrni me radhë dhe thoni se për çfarë gjërash do të përdoret Hukukullah-u (shih rrjeshtat 2, 3 dhe 4).

5. A mund të mendoni gjëra të tjera të rëndësishme për të cilat mund të shpenzohej Hukukullah-u (shih rrjeshtat 4 dhe 5).












6. Në të ardhmen, kur gjithsecili të paguajë Hukukullah-un, do të kishte mjaft para për të ndihmuar cilindo në botë. Zgjidhni një mënyrë sesi mund të përdoret Hukukullah-u për të ndihmuar njerëzit e botës dhe vizatoni një pikturë të kësaj (ose bëni një model me plastelinë ose argjilë).




Shembulli i ‘Abdu’l-Bahá-it

Kur ‘Abdu’l-Bahá-i vajti për herë të parë në Angli, Ai ishte mysafir te një mik në një fshat jo larg Londrës. Megjithëse Anglia ishte një vend i pasur, ‘Abdu’l-Bahá-i u habit e u hidhërua kur pa aq shumë njerëz të varfër. Fëmijët e vegjël i mblidheshin rreth e qark, duke u mbajtur pas cepit të xhybes së Tij të gjatë, dhe Ai menjëherë i ngrinte në krahët e Vet e i përqafonte. Pasi i ulte, ata çuditeshin që gjenin para të argjenta në duart e tyre dhe vraponin për në shtëpi që t’u tregonin prindërve të vet.
Vinin gjithnjë e më shumë fëmijë dhe ‘Abdu’l-Bahá-i u jepte të gjithëve para që t’i çonin në shtëpi dhe familjet e tyre të mund të blinin për të ngrënë. ‘Abdu’l-Bahá-i ishte shumë i lumtur, por disa prej grave Bahá’í u mërzitën. ‘Abdu’l-Bahá-i kishte ardhur në vendin e tyre si mysafir dhe ato mendonin se duhej të kujdeseshin për Të, kurse Ai po jepte paratë e Veta!
Familje të varfëra vinin gjatë tërë ditës. Më në fund, në orën nëntë të mbrëmjes, gratë vendosën të mos linin askënd tjetër të bezdiste ‘Abdu’l-Bahá-in. Kur një i varfër po vinte nëpër rrugicën që çonte të shtëpia, duke mbajtur në krah një bebe dhe bashkë me disa fëmijë të tjerë të vegjël të kapur pas tij, gratë i thanë se ‘Abdu’l-Bahá-i ishte tepër i lodhur për të takuar njerëz të tjerë.
Burri psherëtiu dhe tha: “Oh, kam ecur gjashtë milje nga një vend i largët për ta takuar Atë. Më vjen shumë keq!” Por gratë përsëri nuk donin ta linin të hynte në shtëpi për të takuar ‘Abdu’l-Bahá-in, dhe i varfëri bashkë me fëmijët u kthye prapë për t’u larguar i mërzitur.
Në këtë çast ‘Abdu’l-Bahá-i u doli nga qoshi i shtëpisë! Fytyra e Tij shkëlqente nga gëzimi kur pa të varfërin me gjithë fëmijët e tij të vegjël. ‘Abdu’l-Bahá-i i përqafoi të gjithë me dashuri të madhe.
Kur më në fund i varfëri u largua nga shtëpia, duart e tij, dhe duart e të gjithë fëmijëve, ishin plot me monedha të argjenta. Dhe zemrat e tyre ishin plot dashuri për ‘Abdu’l-Bahá-in.
(Përshtatur nga “Skica nga jeta e ‘Abdu’l-Bahá-it”, shkruar prej Annamarie Honnold)






Mësimi
5




Gëzim e rrezëllim







“…Çdo vepër duhet kryer në një frymë
gëzimi e rrezëllimi. Në qoftë se një person ka dëshirë
ta bëjë ofertën e tij me gëzimin më të madh,
pranimi i saj është i lejueshëm.”
‘Abdu’l-Bahá





Çfarë do të thotë kjo?
Duhet kryer do të thotë duhet bërë.
Rrezëllim këtu do të thotë të të shkëlqejë fytyra nga gëzimi.
Ofertë do të thotë të japësh diçka me dashuri e devocion.
Më të madh këtu do të thotë aq i madh sa s’ka ku të shkojë më tej.
I lejueshëm do të thotë diçka që lejohet.

( Plotësoni fjalët që mungojnë:
“Çdo ………………………… duhet kryer në një frymë
………………………….. e …………………………………….. Në qoftë se një person ka dëshirë ta bëjë ……………………… e tij me ………………………. më të madh, pranimi i saj është …………………………….”

1. Si duhet kryer çdo vepër? (shih rrjeshtat 1 dhe 2 të citatit).


2. Kur oferta jonë për Hukukullah-un është e pranueshme?
(shih rrjeshtat 2,3 dhe 4 të citatit)


3. Në qoftë se ne nuk jemi të gëzuar e nuk kemi dëshirë të japim Hukukullah-un, a pranohet oferta jonë nga Perëndia?


4. Si do ta ndienit ju veten në qoftë se dikush do t’ju bënte një dhuratë dhe do të shfrynte që po jua jep atë? Si do ta ndienit ju veten në qoftë se dikush është i kënaqur e i gëzuar që ju jep juve një dhuratë? Cila prej këtyre mënyrave është më e mirë?




5. Ka një lojë që mund të luani

Përdorni sheqerka po qe e mundur (ose fisha, ose copa letrash të ngjyrosura) si “thesarin” tuaj.
Duke e bërë me radhë, jepini disa mësuesit tuaj.
Në qoftë se mësuesi jua kthen “thesarin”, përpiquni të merrni me mend përse! (Në rast se e dini sekretin që në fillim, mos ua thoni të tjerëve deri në fund të lojës).



Një dhuratë për një mbret

Fernandoja u zgjua në mëngjes duke u ndier shumë i gëzuar. Dielli shkëlqente dhe pemët në fermën e tij ishin plot me fiq. Fernandoja ishte shumë i varfër dhe kishte shumë fëmijë për të ushqyer, por ai ishte i kënaqur dhe këndonte tërë ditën duke punuar midis fiqve të tij.

“Tani fiqtë janë pjekur”, i tha Fernandoja gruas së vet, “unë duhet t’i mbledh dhe t’i çoj në pazar për t’i shitur”.

Duke mbledhur fiqtë, ai vuri re diçka shumë të pazakontë. Zakonisht fiqtë rriten veç e veç në bisqet, dhe Fernandoja u çudit kur pa tre fiq të mëdhenj e të ëmbël që ishin
rritur në një bisk të vetëm. “Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”,
tha me vete Fernandoja, “as kam parë ndonjëherë fiq
kaq të mëdhenj e plot lëng. A nuk do të ishte një
gjë e mrekullueshme t’i çoj një dhuratë të
tillë të rrallë e të pazakontë Mbretit?”

Ai e preu me kujdes biskun me fiqtë.
Gruaja e tij thuri një shportë të vogël prej
thuprash dhe vendosi në fund të saj disa gjethe të
freskëta jeshile. Pastaj Fernandoja i vuri fiqtë në shportë
dhe u nis në këmbë për në pallatin e Mbretit, që ishte shumë milje larg.

Ishte një rrugë shumë e gjatë dhe kur u bë natë Fernandoja vazhdoi të ecte. Në errësirë ai u pengua në një gur dhe një prej fiqve ra nga shporta e humbi. Tani ai kishte vetëm dy fiq për t’ia dhënë Mbretit. Por ai vazhdoi rrugën më tej tërë ditën tjetër dhe tërë natën tjetër. Pastaj, meqenëse ishte shumë i lodhur, ai tërë ankth u pengua përsëri në errësirë dhe një fik tjetër ra e humbi. Tani atij i mbeti vetëm një fik. Fernandoja u dëshpërua shumë dhe mendoi me vete se mos duhej të kthehej në shtëpi. “Ndoshta”, mendoi ai, “dhurata ime në të vërtetë nuk është mjaft e mirë”. Megjithatë, ai e donte aq shumë Mbretin saqë vendosi të vazhdonte rrugën, derisa arriti te pallati.

Kur arriti, ai i tha rojes te porta se dëshironte të takonte Mbretin. Roja i tha të priste. Fernandoja gjithë gëzim u ul te porta e pallatit dhe priti gjatë derisa më në fund roja u kthye dhe e futi atë në pallat.

Fernandoja i shpjegoi Mbretit se ç’ndodhi me dy fiqtë e tjerë, por Mbreti u kënaq me atë kokërr që ende kishte mbetur në shportë. Ai u kënaq aq shumë, saqë e mbushi shportën e vogël të Fernandos me florinj. Fernandoja nuk priste që t’i jepnin ndonjë gjë dhe zemra e tij u mbush gjithë gëzim.

Fernandoja kishte një fqinj, që e quanin Antonio. Antonio kishte një fermë të madhe
dhe ishte shumë i pasur e lakmitar. Kur dëgjoi për fiqtë dhe për shportën me
florinj, ai mbushi një karrocë dore plot me fiq dhe e çoi te Mbreti,
duke shpresuar se Mbreti do ta mbushte atë me florinj. Kur arriti
te pallati, roja i tha atij të priste. Por Antonio ishte i paduruar.
Atij nuk i pëlqente të priste. Ai thërriste në mënyrë të
pahijshme kundër rojës, ulej e ngrihej, duke kërkuar
ta çonin menjëherë te Mbreti.

Më në fund, Antonion e futën në pallat dhe ai i ofroi Mbretit karrocën me fiq. Por Mbreti nuk pranoi t’i merrte. Ai i tha Antonios të kthehej në shtëpi dhe t’i merrte me vete të gjithë fiqtë e tij.

Duke u larguar nga pallati, Antonio s’dinte ç’të mendonte. Ai nuk e kuptonte dot pse Mbreti refuzoi të pranonte karrocën plot me fiq që kishte çuar ai, e megjithatë ishte kënaqur aq shumë nga Fernandoja që i kishte çuar vetëm një fik.
(Përshtatur nga një përrallë popullore)










Hukukullah-u
është një ligj i bukur që na ka
dhënë Bahá’u’lláh-u.
Hukuk do të thotë E Drejta,
ullah (ose Allah) do të thotë
Perëndia. Të bashkuara me
njëra-tjetrën, të dy fjalët thonë:








Hukukullah-u – E drejta e Perëndisë.








Lutje

I lavdëruar je Ti, O Zoti im i dhembshur!
Të përgjërohem për gumëzhitjen e oqeanit
të fjalës Sate të shenjtë, dhe për shenjat e
shumta të sovranitetit Tënd suprem, dhe
për dëshmitë imponuese të Hyjnisë Sate,
dhe për misteret e fshehura që rrinë të
mbuluara brenda dijes Sate, të më
dhurosh favorin që të të shërbej Ty e
të zgjedhurve të Tu, dhe të më japësh
mundësinë të ofroj si duhet Hukuk-un
Tënd, siç ke porositur Ti në Librin Tënd.
- Bahá’u’lláh -





Një vështrim i përgjithshëm prej pesë mësimesh mbi Hukukullah-un për fëmijë
(MOSHA QË SUGJEROHET NË KUFIJTË 8 - 12 VJEÇ)

Sigurisht, është e pamundur të përcillet qoftë edhe një grimë nga bukuria dhe domethënia e këtij ligji të Bahá’u’lláh-ut. Duke qenë se fëmijët i marrin gjërat fjalë për fjalë, është një sfidë suplementare t’i ndihmosh ata të kapin të vërtetat e mëdha shpirtërore që qëndrojnë në themel të qëllimit e të bujarive të Hukukullah-ut. Shumë do të varet nga dashuria e mësuesit kur u shtjellon këto koncepte fëmijëve. Sa më e madhe të jetë dashuria dhe përzemërsia, aq më i madh do të jetë efekti mbi zemrat e fëmijëve. Kjo do të hedhë themelet mbi të cilat do të mbështeten kuptimi dhe progresi shpirtëror i ardhshëm.
Citatet janë vendosur në fillim, në mënyrë që, duke lexuar Fjalën e Perëndisë, shpirtrat e fëmijëve të gjallërohen. Duke qenë se disa fjalë janë të vështira, u pa e nevojshme të jepen shpjegime të thjeshta, por nuk duhet ndalur gjatë në kuptimin e tyre. Ky ushtrim nuk duhet bërë shumë intelektual, dhe as duhet bërë garë se kush i gjen i pari përgjigjet.
Më tej fëmijët përqendrohen në vetë citatin, duke u kërkuar atyre të plotësojnë fjalët që mungojnë. Kjo gjithashtu i ndihmon ata që gradualisht të mësojnë përmendsh disa pasazhe, por vëmendja nuk duhet përqendruar shumë te kjo. Në qoftë se kjo arrin të bëhet në një mënyrë të lehtë e të gëzueshme, atëherë do të jetë me dobi.
Pyetjet në faqen e dytë të çdo mësimi e përqendrojnë përsëri vëmendjen te citati. Këto pasohen nga pyetje “të hapura”, të cilat kërkojnë nga ana e fëmijëve njëfarë mendimi dhe si ndiehen ata lidhur me diçka. Fëmijët nuk zotërojnë fjalorin e duhur për t’i shpjeguar gjërat, por të gjithë ata i ndiejnë ato. Është e rëndësishme t’u jepet fëmijëve më të druajtur mundësia që të thonë diçka, në mënyrë që të mos mbizotërojnë nxënësit më të shpejtë e më të informuar.
Kjo pasohet nga një ushtrim—një vizatim, një model, një lojë etj., e bazuar në temën e mësimit.
Në fund ka një tregim që lidhet me ndonjë aspekt të mësimit.
Mësimet duhet të fillojnë e të mbarojnë me lutje dhe muzikë. Secili prej tyre mund të zgjasë afërsisht një orë.
Mësimi 1 - Një dhuratë nga Perëndia
Ky mësim fut konceptin e Hukukullah-ut si një dhuratë shumë e çmuar e Bahá’u’lláh-ut. Nuk shpjegohen hollësi, por koncepti lidhet me tërë natyrën si diçka e natyrshme dhe e mirë që i sjell dobi çdo gjëje në botë.
Mësimi 2 - Burimi i të gjitha të mirave
Ky e ngren konceptin në një plan më të lartë—në atë të bujarive hyjnore kur ne i bindemi ligjit të Hukukullah-ut. Tregimi fut konceptin e Huqúq-ut si një rregull i shenjtëruar.
Mësimi 3 - Thesari qiellor i Perëndisë
Ky mësim e çon më tej konceptin e pasurive qiellore dhe fut idenë se ai është një provë nga Perëndia. Theksi vihet tek të kuptuarit se Hukukullah-u i përket Perëndisë, jo neve.
Mësimi 4 - Çdo besimtar i vërtetë
Ndriçohet rëndësia që ka sinqeriteti. Shpjegohet gjithashtu për çfarë shpenzohet Hukukullah-u.
Mësimi 5 - Gëzim e rrezëllim
Ky mësim i kushtohet dhënies me qëndrimin e duhur, në mënyrë që oferta jonë të pranohet nga Perëndia.

Autor: administrator - Kategorie: Për fëmijë - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS