FEMIJE E MREKULLUESHEM
© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
botimi i dytë 2002 - 156 E.B.
PERMBAJTJA
MESIMI
1 DUAJENI DHE RESPEKTOJENI NENEN DHE BABANE TUAJ
2 FEMIJET GJITHASHTU I DUAN DHE I RESPEKTOJNE PRINDERIT E TYRE
3 ESHTE E NEVOJSHME TE RESPEKTOJME PRINDERIT
4 SJELLJA E MIRE DHE E NJEREZISHME NE FJALE DHE NE VEPRIME
5 SJELLJA E MIRE DHE E NJERZISHME NE TE FOLUR
6 SHEMBUJ TE SJELLJES SE MIRE
7 TE DUASH ÇDO NJERI
8 TE NDIHMOSH TE VARFERIT
9 TE JESH I DASHUR ME TE GJITHA QENIET E GJALLA
10 TREGO TE VERTETEN (1)
11 TREGO TE VERTETEN (2)
12 TREGO TE VERTETEN (3)
13 MOS PERDOR FJALE TE KEQIA (1)
14 MOS PERDOR FJALE TE KEQIA (2)
15 MOS PERDOR FJALE TE KEQIA (3)
16 KENDO DHE RECITO VARGJET E ZOTIT (1)
17 KENDO DHE RECITO VARGJET E ZOTIT (2)
18 KENDO DHE RECITO VARGJET E ZOTIT (3)
19 THASHETHEMET (1)
20 THASHETHEMET (2)
21 THASHETHEMET (3)
Shkruar nga: Nensi Davaçi
Përkthyer nga: Vera Shiko
Ilustrimet nga: Ergys Fajë
MESIMI 1
DUAJENI DHE RESPEKTOJENI NENEN DHE BABANE TUAJ
Nena dhe babai juaj ju duan juve shumë. Ata kujdesen per ju, ju ushqejne, ju veshin, ju mesojnë të njihni të mirën nga e keqia, ju dërgojne juve në shkollë dhe në klasat Bahá’í, kështu që ju kur të rriteni të bëheni njerëz të fortë dhe të zgjuar. Ata duan që ju të mësoni shumë gjëra të mira dhe të nevojshme, që të keni një jetë të rehatëshme dhe të dobishme, që të keni një karakter të mirë.
Zoti ka derdhur kaq shumë dashuri për juve në zemrat e tyre sa që ata mund të bëjne çdo gjë që është e mundur për juve, madje të venë edhe jetën e tyre në rrezik në qoftë se është e nevojshme.
Prindërit tuaj duan gjithmonë atë që është më e mirë për ju.
Këtu është një histori e vogël për Mirën dhe nënën e saj.
Ishte një ditë e bukur dhe e nxehtë dhe Mira me fqinjët e saj ishte jashtë në kopësht duke pushuar. Papritur filloi shi dhe çdo njeri vrapoi nën strehë. Nëna e Mirës kishte frike se ajo do të lagej dhe do të ftohej kështu që e thirri të vije në shtëpi. Mira nuk e dëgjoi nënën e saj. Shiu po binte akoma më shumë dhe ndërsa Mira vendosi të hynte në shtëpi, ishte krejtësish e lagur.
Ditën tjeter Mira kishte temperaturë. Ajo kishte kollë dhe ndihej shumë keq. Nëna e vuri në krevat dhe thirri doktorin.
Përse ishte Mira sëmurë?
Kush qëndroi pranë shtratit të saj dhe u kujdes për të?
Kush thirri doktoin dhe bleu ilaçe për të?
Citat janë disa nga mënyrat e tjera që prindërit tanë tregojnë dashurinë e tyre për ne?
MESIMI 2
FEMIJET GJITHASHTU I DUAN DHE I RESPEKTOJNE PRINDERIT E TYRE
Fëmijët gjithashtu i duan dhe i respektojne prindërit e tyre. Ato e kuptojnë që Zoti u ka dhënë atyre prindër që të kujdesen për ta, ti duan dhe ti mbrojnë ata. Fëmijet duan të bëjne çdo gjë që munden që të kënaqin nënën dhe babanë e tyre. Ato duhet ti binden atyre dhe të gjejmë mënyra si ti bëjnë ato të lumtur.
Çfarë bëni ju që të kënaqni prindërit tuaj?
Si e tregoni ju dashurinë dhe nderimin tuaj për çdo gjë që ato bëjne për ju?
Këtu është një histori e vogël për Agimin.
Agimit i pëlqente të vraponte, të bërtiste dhe të luante me shokët e tij. Çdo ditë shokët e tij do të vinin ta merrnin atë dhe së bashku ato luanin shume lojra. Një ditë babai i Agimit erdhi në shtëpi shumë i lodhur. Ai donte të çlodhej. Ai i tha Agimit se do të shtrihej dhe të pushonte sepse kishte patur një ditë të veshtirë në punë dhe ishte shumë i lodhur. Agimi e dinte që babai i tij nuk mund të flinte në qoftë se ai dhe shokët e tij thërrisnin me zë te larte jashtë dritares. Ai u tha shokeve te tij: “Të shkojmë të luajmë në një vënd tjetër larg prej shtëpisë, kështu që babai im të mund të pushojë.”
A mendoi Agimi për vehte apo për babanë e tij?
Si e tregoi ai dashurinë dhe respektin për babanë e tij?
Kush janë disa nga mënyrat që ju mund të tregoni dashurinë dhe respektin për prindërit tuaj?
MESIMI 3
ESHTE E NEVOJSHME TE RESPEKTONI PRINDERIT TUAJ
Një nga mësimet e Bahá’u’lláh është që ne duhet të respektojmë prindërit tanë. Ideja e respektimit dhe të qënit të sjellshëm me prindërit është kaq e rëndësishme sa Bahá’u’lláh thotë që të respektosh prindërit është njëlloj si të respektosh Zotin.
Respekti për prindërit është vendosur në të njëjtin nivel me bindjen e respektin ndaj Perëndisë.
O biri im, vëru veshin këshillave të babait tënd dhe mësimeve të nënës sate, sepse ato janë si një kurorë bukurie për kokën tënde dhe një stoli për qafën tënde.
Bahá’u’lláh, ?
Të dashur fëmije, kurrë mos jeni pa respekt për prindërit tuaj, kurrë mos i trishtoni ose shkaktoni dhëmbje në zemrat e tyre. Gjithmonë kujtoni fjalët e Bahá’u’lláh. Në qoftë se ju i bindeni prinderve tuaj është njëlloj si ti bindeni Zotit.
Çdo të thotë të respektosh?
Si e tregojnë njerëzit respektin për njëri-tjetrin?
Si e tregoni ju respektin për babanë tuaj?
Si e tregoni ju respektin për nënën tuaj?
Si e tregoni ju respektin për vëllezërit dhe motrat tuaja?
Si e tregoni ju respektin për shokët tuaj?
MESIMI 4
SJELLJA E MIRE DHE E NJEREZISHME NE FJALE DHE NE VEPRIME
Bahá’ít duhet të jenë të sjellshëm me çdo njeri. Nuk ka rendesi nëse ata jane të rinj apo të vjetër. Ne duhet të respektojmë njerëzit që janë më të rinj se ne, ashtu sikurse duhet të respektojmë edhe ato që janë më të vjetër. Çdo person i veçantë duhet të meritoje respekt sepse ai është krijesë e Zotit.
Ç’farë është politesa?
- Ajo është mënyra që ju flisni dhe veproni.
- Ajo është mënyra që ju takoni dhe përshëndetni njerzit.
- Ajo është mënyra që ti bësh miqtë tuaj të ndihen të lumtur dhe të rehatuar.
Në fenë Bahá’í sjellja e mirë dhe e njerëzishme është shumë e rëndësishme.
Bahá’u’lláh na thotë:
O njerëz të Perëndisë! Ju këshilloj të tregoni mirësjellje, sepse mbi çdo gjë tjetër ajo është mbreti i virtyteve.
Tabelat e Bahá’u’lláh-ut, 7:15
Shëmbuj të sjelljes së mirë:
Në qoftë se ne na vinë shokët në shtepinë tonë ne duhet ti shoqerojmë ato deri tek dera kur ato largohen dhe duke qeshun ti falenderojmë për vizitën e tyre.
Kush janë disa mënyra të tjera që ne mund të tregojmë sjelljen e mire dhe të njerëzishme me të tjerët?
MESIMI 5
SJELLJA E MIRE DHE E NJERZISHME NE TE FOLUR
Ne mund të tregojmë sjellje të mirë dhe të njerzishme me të tjerët me anë të të folurit tonë. Ne duhet të eleminojmë gjithmonë përdorimin e fjalëve të ashpra të cilat mund të dëmtojnë të tjerët. Njerëzit që flasin fjalë të mira janë të këndshem kur i dëgjon dhe e bejnë shpritin të ndihet mirë.
Kur ne flasim keq ne shqetesojmë të tjerët dhe ata na qëndrojne larg. Në qoftë se fjalët tona janë të dëmshme të tjerët vuajnë. Ne duhet të bëjme tek të tjerët atë që ne duam të bëjne ata tek ne. Ne duam që njerëzit të jenë të këndshem me ne, kështu dhe ne duhet të jemi të këndshem me te tjerët.
Bahá’u’lláh thotë:
Ju kam dhënë gjuhën për të më përmendur Mua, mos e ndyni atë me shpifje.
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, Nga Persishtja, # 66
Shëmbull:
Në qoftë se ne pa dashje do të ofendonim dikë ne duhet ti kërkojmë të falur. Në qoftë se dikush na mëson ose na jep diçka ne duhet ti themi “Faleminderit.”
Mund të mendoni ju për shëmbuj të tjerë se si ne mund të tregojmë politesë me anë të të folurit?
Bëni një listë të fjalëve të sjellëshme që thuhen.
MESIMI 6
SHEMBUJ TE SJELLJES SE MIRE
Ketu kemi disa shembuj të sjelljes së mirë:
Kur dikush është duke folur ne nuk duhet ta nderpresim atë.
Kur ne të gjithë jemi të ulur në një mbledhje dhe vjen një njeri me i vjetër, në qoftë se nuk ka vend për të, ne duhet të ngrihemi dhe në menyrë të këndëshme, me një buzëqeshje i japim vëndin atij.
Ne duhet ti respektojme njerëzit që punojnë për ne: prindërit, mësuesit në shkollë ose në klasat Bahá’í .
Kur ne i kalojme përpara dikujt ose përplasemi me dikë ne duhet të kërkojme të falur.
Ne nuk duhet të shtyjmë të tjerët.
Kur dikush është duke u lutur, ne duhet të jemi të qetë dhe të degjojmë me kujdes. Ne duhet të qëndrojme të qetë dhe me respekt.
Të arrish në orar është gjithashtu një veprim i sjelljes së mirë. Ne nuk duhet ti bejmë të tjeret të presin.
Bëni një listë të të gjitha mënyrave të tjera për tu treguar i sjellshëm.
MESIMI 7
TE DUASH ÇDO NJERI
‘Abdu’l-Bahá thotë që të jesh një Bahá’í do të thotë të duash çdo njeri. Zoti krijoi të gjithë njerëzit mbi tokë. Ata të gjithë janë fëmijet e Tij. Zoti është babai ynë dhe gjithë njerëzit janë vëllezerit dhe motrat tona. Ne duhet të duam ç’do njeri dhe të jemi të mire me ç’do njeri.
Eshtë e lehte të duash shokët apo familjen por Bahá’u’lláh kërkon që ne të duam edhe njerëzit që janë të ndryshëm nga ne.
Bahá’u’lláh thotë:
Ju duhet të keni dashuri të pakufishme për njëri-tjetrin dhe secili të preferojë tjetrin para vetvetes.
Bahá’u’lláh, ????
Kur ne i duam njerzit e tjerë ne mendojmë se si ti bëjmë ata të lumtur. Ne duhet ti shërbejmë dhe ti ndihmojmë ato. A nuk do te ishte një botë e mrekullushme në qoftë se çdo njeri do të mendonte se si ti bënte të tjerët të lumtur, se si ti ndihmonte të tjerët? Kjo është ajo lloj bote që Bahá’u’lláh kërkon të jetë për ne.
O Mik! Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë,
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, Nga Persishtja, # 3
Le të diskutojnë fëmijet per disa nga mënyrat sesi ata mund te tregojnë dashuri për të tjerët.
Vetem njerëzit që janë si ne duhet të duam?
Si mund ti kapercejmë ne ndjenjat e këqia që mund të kemi për dikë.
(“Një mendim urrejtjeje duhet fshirë me një mendim më të fuqishëm dashurie.”) ‘Abdu’l-Bahá, Bisedat e Parisit, 6:7
MESIMI 8
TE NDIHMOSH TE VARFERIT
Bahá’u’lláh na nxit ne të ndihmojmë të varfërit. Ne duhet të tregohemi të dashur me to dhe jo të mendojmë vetëm për vehten tonë. Ja se ç’farë thotë Bahá’u’lláh :
Të varfërit midis jush janë shpresa Ime; ruajeni shpresën Time dhe mos shikoni vetëm rehatinë tuaj.
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, Nga Persishtja, # 54
‘Abdu’l-Bahá gjithashtu kërkon nga ne ti duam dhe ti ndihmojmë të varfërit sepse Zoti i do shumë ata. Ai thotë:
Edhe pse në shoqërinë tonë të varfërit konsiderohen si njerëz injorantë, mos harro se Perëndia i do ata. Ata janë thesari i Perëndisë dhe t'i duash e t'i ndihmosh ata është një veprim shumë i lavdërueshëm. Kjo i ngjet njeriut që ujit tokën e etur.
‘Abdu’l-Bahá, ?
‘Abdu’l-Bahá gjithmonë i donte dhe i ndihmonte të varfërit. Ai i jepte atyre ushqime dhe para. Kur ata ishin të sëmurë ai i dërgonte një mjek që ti kuronte ata. Ai tregonte shumë dashuri për to dhe i jepte kurajo atyre me fjalë të dashura. Dhe ata e dëgjonin Abdu’l-Bahá dhe e donin atë me gjithë zemër. ‘Abdu’l-Bahá është shembulli perfekt për ne dhe çdo Baha’i duhet të përpiqet të jetë si ai.
Kush janë disa nga mënyrat që ne mund ti ndihmojmë të varfërit?
MESIMI 9
TË JESH I DASHUR ME TË GJITHA QENIET E GJALLA
Nuk duhet të jemi të dashur vetëm me njerëzit por gjithashtu edhe me kafshët.
Kafshët janë miqtë tanë. Ato na ndihmojnë ne në shumë mënyra dhe ne kemi nevojë për to. Ne përfitojme nga vezët që bëjne pulat dhe nga qumështi i lopes. Eshtë e drejtë që ne të veprojmë si mosmirnjohës kundrejt tyre? Madje edhe qentë dhe macet na shërbejnë ne. A mund të mendoni për mënyra të tjera që kafshët na shërbejnë ne? Kafshët kanë ndjenjat e tyre tamam si njerëzit. Në qoftë se ju i goditni ato, ato ndjejnë dhëmbje por ato nuk mund t’ju tregojnë juve se ç’farë ndjejnë. Eshtë shumë e rëndësishme që ne të jemi të dashur me to sepse Zoti i krijoi ato që të na ndihmojnë ne.
Ne duhet ti respektojmë të gjitha krijesat e gjalla. Bimët, lulet dhe pemët janë gjithashtu të gjalla. Ne nuk duhet të këputim gjethet e pemëve ose të thyejmë degët e tyre. Ne duhet të tregojmë dashamirësi për të gjitha krijesat e gjalla.
Natyra është një dhuratë e mrekullushme që Zoti na ka dhene ne. Le ta falenderojme Atë duke respektuar dhe mbrojtur gjith çka që ai ka krijuar për ne.
Le të diskutojnë fëmijet se si kafshët dhe pemët na ndihmojnë ne.
Le të diskutojnë ata mënyrat se si mund të jenë të dashur me kafshët dhe me krijesat e tjera të gjalla.
MESIMI 10
TREGO TË VËRTETËN (1)
Bahá’u’lláh ngul këmbë që ne të tregojmë të vertetën. Ne kurrë, kurrë nuk duhet të tregojmë gënjeshtra. Bahá’u’lláh thotë:
Zbukuroni gjuhët tuaja, o njerëz, me vërtetësi dhe stolisni shpirtrat tuaj me ornamentin e ndershmërisë.
Bahá’u’lláh, Qëmtime # 136
‘Abdu’l-Bahá thotë që “... vertëtesia është themeli i të gjitha virtyteve njerëzore.” (Bahá’u’lláh-u dhe Epoka e Re, f. 79) Kjo do të thotë që ne së pari duhet të jemi të drejtë dhe pastaj ne mund të mësojme shumë gjëra të tjera për të përmirsuar karakterin tonë.
Gënjeshtrat do të na çojnë ne tek një vend shumë i ulet në botën tjeter. Dhe në kete botë ne do të jemi midis njerëzve më të padëshirushëm.
Ka disa njerëz që mendojnë se do të përfitojnë duke treguar gënjeshtra por ata janë si zogjtë që bien në kurth për të gjetur ushqim. Në qoftë se ne tregojmë gënjeshtra do të gjejmë të njëjtim përfitim sikurse dhe zogjtë që bien në kurth.
Kërkojini fëmijëve të diskutojnë për figurën. Si mendon zogu se do të perfitojë dhe ç’farë do të ndodhë në të vërtetë me të. Me ç’farë është e ngjashme kjo gënjeshtër. Le të diskutojnë fëmijët ç’farë ndodh kur ato gënjejnë.
MESIMI 11
TREGO TË VËRTETËN (2)
Njeriu që thotë gënjeshtër do të bjerë në kurthin e tij. Ai do të duket më i ulët se shoket e tij dhe ata jo shumë gjatë do të kenë konsideratë për të. Ai do të jetë i vetëm dhe i mjeruar. Ne të gjithë i duam miqtë që të jemi të lumtur në jetë.
Çdo gjë që Bahá’u’lláh na ndalon ne të bëjmë është për të mirën tonë, dhe çdo gjë që Ai na nxit ne të bëjmë është e nevojshme për jetën tonë. Bahá’u’lláh e di ç’farë është më mirë për ne prandaj ne duhet ta dëgjojmë Atë në qoftë se ne duam të mirën tonë.
Një njeri që thotë gënjeshtra do të jetë gjithmonë një njeri i ulët. Përkundrazi, ata që thonë të vërtetën janë krenar për veten e tyre dhe ecin duke e mbajtur kokën lart.
Bahá’u’lláh thotë:
Le të jenë vërtetëria dhe mirësjellja stolia juaj.
Bahá’u’lláh, Qëmtime # 136
Kërkoni nga fëmijët të japin një shëmbull të një gënjeshtre dhe ç’farë ndodh me njeriun që tregon atë kur ajo zbulohet.
Kush janë reagimet e njerëzve të tjerë kur e dinë që ai ka gënjyer?
MESIMI 12
TREGO TE VERTETEN (3)
Njeriu që tregon gënjeshtra nuk është kurrë i lumtur sepse ai është i privuar nga dashamirësia e Zotit. Gënjeshtrat janë njëlloj si helmi. Ato helmojnë shpritin e një njeriu. Në qoftë se një person pi helm, ai mund të vdesë, por shpirti dhe qënia e tij gjithashtu mund të vdesë në qoftë se ato helmoen nga gënjeshtrat.
Tamam si një stuhi e egër dhe një erë e fortë mund të hedhë poshtë një pemë të fuqishme dhe ta shkulë atë nga rrënjët, gënjeshtrat gjithashtu nxjerrin nga kopështi i Zotit rrënjet e një person.
E vërteta na sjell ne gëzim, lumturi, qetësi, paqe dhe një jetë të vërtetë.
Ju nuk mund ta quani vehten tuaj Baha’i në qoftë se tregoni gënjeshtra.
‘Abdu’l-Bahá thotë:
Vërtetësia është themeli i të gjitha virtyteve të njerëzimit. Pa vërtetësi, përparimi dhe suksesi në të gjitha botët janë të pamundura për një shpirt. Kur ky atribut i shenjtë është vendosur te njeriu, të gjitha cilësitë e tjera hyjnore gjithashtu realizohen.
‘Abdu’l-Bahá, nga Bahá’u’lláh-u dhe Epoka e Re, f. 79
Vërtetësi është themeli i të gjitha virtyteve të njerëzimit. Pa vërtetësi, përparimi e suksesi në të gjitha botët nuk janë të mundura për një shpirt. Kur ky atribut i shenjtë është vendosur te njeriu, të gjitha cilësitë e tjera hyjnore gjithashtu realizohen.
Diskutoni pse e vërteta është baza e të gjitha virtyteve.
MESIMI 13
MOS PERDORNI FJALE TE KEQIA (1)
Bahá’u’lláh ka kërkuar nga ne të mos përdorim fjalë të këqia. Duke përdorur fjalë të këqia ne mund të lëndojmë dikë dhe pak nga pak ne do të humbim të gjithë miqtë tanë.
‘Abdu’l-Bahá thotë:
Ruajuni! Ruajuni! Se mos fyeni ndonjë zemër!
Rajuni! Ruajuni! Se mos goditni ndonjë shpirt!
Ruajuni! Ruajuni! Se mos veproni me keqdashje ndaj ndonjë person!
Ruajuni! Ruajuni! Se mos jeni shkak dëshpërimi për ndonjë krijesë!
Ne qoftë se ndokush bëhet shkak brenge për cilëndo zemër ose dëshpërimi për cilindo shpirt, është më mirë të fshiht në thellësitë më të mëdha të tokës sesa të ecë mbi tokë.
‘Abdu’l-Bahá, nga Bahá’u’lláh-u dhe Epoka e Re, f. 75
Si e fyejmë ne një zemër ose lëndojmë një shpirt?
Ç’farë duhet të bejmë ne që të mos i lëndojmë të tjerët?
MESIMI 14
MOS PERDORNI FJALE TE KEQIA (2)
Fjalët janë mjetet që Zoti na i ka dhënë neve dhe është shumë e rëndësishme që ne ti përdorim ato mirë duke folur për cilësite dhe gjërat e mira në jetë.
Një përgjigje e mirë dhe e sjellshme e pakëson dhe e heq zemërimin ndërsa fjalët e këqia dhe të ashpra do ta nxitnin zemërimin. Zemërimi bëhet shkaku i humbjes se miqve tanë.
Zoti është kudo. Ai dëgjon çdo gjë dhe shikon çdo gjë që ne bëjmë dhe themi. Ne duhet ta kujtojmë gjithmone këtë. Ne e dime që Zoti i do veprimet e mira dhe fjalët e bukura kështu që ne duhet të bëjmë gjithçka që ta kënaqim Atë dhe të eleminojmë përdorimin e fjalëve fyese. Përdorimi i fjalëve të këqia është kundra vullnetit të Zotit dhe Mesazherit të tij për ditet e sotme, Bahá’u’lláh. Bahá’u’lláh thotë:
Zjarri material djeg trupin, ndërsa zjarri i gjuhës bën shkrumb si zemrën dhe shpirtin.
Bahá’u’lláh, Qëmtime # 125
Le të diskutojmë së bashku mbi gjëndjen se si ndjehemi kur dikush është i zemeruar me ne dhe përdor fjalë të këqia.
Le të diskutojmë se si ndjehemi kur njerëzit janë të mirë dhe të sjellshëm me ne dhe na thonë fjalë të mira.
MESIMI 15
MOS PERDORNI FJALE TE KEQIA (3)
Një Bahá’í duhet të përpiqet të qëndroje larg nga fjalët e keqia dhe kurrë të mos i përdori ato sepse fjalët e keqia mund të dëmtojnë të tjerët dhe mund të bëjnë atë që i përdor jo të lumtur.
Bahá’u’lláh na thotë:
Ju kam dhënë gjuhën për të më përmendur Mua, mos e ndyni atë me shpifje.
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, Nga Persishtja, # 66
Fjalët e këqia janë si shpatat dhe thikat që përshkojne zemrat e njerëzve dhe dëshpërojnë shpirtrat e tyre, ndërsa fjalët e mira e qetësojnë njeriun dhe transformojnë shpirtin. Fjalët e mira janë tamam si shiu i cili i ujit lulet dhe i bën ato të bukura.
Zoti na ka krijuar ne në menyrë të tillë që zemrat tona të tërhiqen nga fjalët e buta dhe të mira ndërsa fjalët e ashpra na dëshpërojnë ne dhe na bëjne të humbim shpresën.
Le të përpiqemi të bëjmë çdo gjë që mund ta bëjmë Baha’u’llah të lumtur së bashku me ne. Në qoftë se ne bëjmë kështu, ne do të kemi përreth shumë miq të cilët janë të lumtur të kenë afër fëmijë që janë të sjellshëm dhe respektojnë të tjerët.
Diskutoni efektin e shiut mbi lulet.
Pastaj diskutoni efektin e fjaleve të mira mbi shpritin.
MESIMI 16
KENDO DHE RECITO VARGJE PER ZOTIN (1)
Në Librin e Tij më të shenjtë, Kitab-i-Agdas, Bahá’u’lláh na thotë që ne duhet të themi vargjet e shenjta çdo mëngjez dhe çdo mbrëmje.
Megjithkëtë, le ti mesojme këto vargje të rëndësishme përmendësh me qellim që ne të mund ti themi ato kudo ku të jemi.
Ja se ç’farë na thotë Bahá’u’lláh :
Lexojini vargjet e Mia me gëzim dhe ngazëllim. Me të vërtetë ato do t'ju tërheqin ju te Perëndia dhe do t'ju bëjnë të shkëputeni nga çdo gjë tjetër veç Tij.
Bahá’u’lláh, The Compilation of Compilations [Përmbledhja e Përmbledhjeve] I, 365
Kur ne lutemi është e rëndësishme të marrim një qëndrim me respekt dhe të kujtojmë që ne jemi duke folur me Zotin. Ne duhet të jemi të qetë dhe të urtë.
Përse ne duhet të jemi të qetë dhe të urtë kur lutemi?
Si mund të shkojmë më afër Zotit?
MESIMI 17
KENDO DHE RECITO VARGJE PER ZOTIN (2)
Trupi ynë ka nevojë të ushqehet në qofte se ne duam të jetojmë, të vrapojmë dhe të lëvizim dhe shpirti ynë gjithashtu ka nevoje të ushqehet për të jetuar. Ky ushqim është shkrimet e shenjta dhe lutjet.
Në qoftë se ne nuk hamë, trupi ynë do të dobësohet ne do të sëmuremi, dhe në qoftë se nuk kujdesemi për vehten ne do të vdesim.
Në qoftë se nuk lutemi, shpirti jonë do të dobësohet, sëmuret dhe vdes. Kjo është njelloj si dhe trupi ynë.
Në qoftë se ne e fillojmë ditën me lutje, kjo ditë do të jetë e ndriçuar me dritën e Zotit. Çdo gjë do të duket më e bukur.
Bahá’u’lláh na thotë:
Mblidhuni së bashku me gëzimin e miqësinë më të madhe dhe recitoni vargjet e reveluara nga Zoti i mëshirshëm. Duke bërë kështu, dyert e dijes së vërtetë do t'u hapen qenieve tuaja të brendshme, dhe ju do të ndieni pastaj sesi shpirtrat tuaj do të fitojnë vendosmëri dhe zemrat tuaja do të mbushen me gëzim ndriçues.
Bahá’u’lláh, Përmbledhje, f. 123
(nga The Compilation of Compilation I, 364)
Bisedoni mbi këto vargje dhe mbi efektin e lutjeve tek shpirti.
MESIMI 18
KENDO DHE RECITO VARGJE PER ZOTIN (3)
Një Bahá’í duhet të mesohet të ngrihet herët në mëngjez dhe pasi të lahet ai duhet të thotë lutjet e tij dhe të lexojë shkrimet e shenjta. Me anë të kësaj ne mund të komunikojmë me Zotin, ta falenderojmë Atë dhe ti kërkojmë Atij që ta mbushi zemrën tonë me të gjitha cilësite e Tij. Kjo është mënyra më e mirë për të filluar një ditë të re.
Në mbrëmje përpara se të flemë ne duhet të falenderojmë Zotin për ditën e bukur që ne kaluam. Ne i kërkojmë Atij të na falë gabimet që ne kemi bërë dhe të na mbrojë që ne kështu të mund të qëndrojmë besnik të Baha’u’llah për gjithë jetën tonë.
Në këtë mënyrë duke e filluar dhe mbaruar ditën tonë me lutje Zoti gjithmonë do të na ndihmojë ne.
Lutja e mëngjezit
U zgjova nën strehën Tënde, O Perëndia im, dhe u bëra ai që e kërkon këtë strehë brenda Tempullit të mbështetjes Sate e Fortesës së mbrojtjes Sate. Ndriçoje qenien time të brendshme, O Zoti im, me shkëlqimet e Agimit të Revelacionit Tënd, ashtu siç ke ndriçuar qenien time të jashtme me dritën mëngjesore të favorit Tënd.
Bahá’u’lláh, Lutjesh Bahá’í, # 36
MESIMI 19
THASHETHEMET (1)
Kur ne flasim për ndonjë njeri pas shpinës së tij dhe diskutojmë për gabimt e tyre, ne jemi duke bërë thashetheme.
Bahá’u’lláh i ka ndaluar fuqimisht thashethemet. ‘Abdu’l-Bahá na thotë ne kurrë të mos cënojme njeri tjetër.
Në qoftë se një ditë personi që ne e kemi kritikuar mëson se ç’farë kemi thënë mund ta imagjinoni sa shumë dëshpërim dhe dhembje do ti kemi shkaktuar atij për shkak të fjalëve tona të rënda. Ai do të jetë kaq i prekur sa që madje edhe nëse ne pendohemi për atë që i kemi bëre, ai kurrë nuk do të ketë më besim tek ne.
Kur ne themi thashetheme ne duhet gjithmonë të kujtojmë gabimet tona. Megjithatë ne nuk duhet të bëjmë për të tjerët diçka të cilën nuk do të donim ta bënin të tjerët tek ne. Imagjino sa të dëshpëruar do ta ndjenit vehten në qoftë se mësoni që shokët tuaj kanë folur për gabimet tuaja prapa shpinës.
Bahá’u’lláh thotë:
... kujtoni të metat tuaja e jo të metat e krijesave të Mia, përderisa secili prej jush njeh më mirë veten sesa njeh të tjerët.
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura,
Nga Persishtja # 66
... përgojosja fik dritën e zemrës dhe shuan jetën e shpirtit.
Bahá’u’lláh, Qitap i Ikan # 215
Lexoni dhe diskutoni këte dy citate
MESIMI 20
THASHETHEMET (2)
Zoti i ka dhënë kaq cilësi të mira një personi, si është e mundur që ne nuk mund ti shohim ato? Sigurisht ne kemi shumë gabime, por është shumë më mirë të shikojmë vetëm cilësitë e mira.
Ne duhet gjithmonë të permendim cilësitë e mira dhe të mbyllim sytë për të metat.
Kur ne njohim njerëz të tjerë që janë të dashur, bujarë apo kurajozë ne i japim zemër atyre të jenë gjithmonë të dashur, bujarë dhe kurajozë. Në qoftë se, përkundrazi ne gjithmonë bëjmë vërejtje për gabimet e tyre, ata do të humbin kurajon dhe do të trishtohen. Ata do të vazhdojnë të bëjnë gabime sepse ata nuk besojnë që ata kanë cilësi të mira sepse asnjë nuk i ka thënë ndonjëherë për këtë gjë.
Bahá’u’lláh na thotë:
Ai kërkues, gjithashtu, duhet ta shohë përgojosjen si një gabim të rëndë dhe të qëndrojë larg sundimit të saj, sepse përgojosja fik dritën e zemrës dhe shuan jetën e shpirtit.
Bahá’u’lláh, Qitap i Ikan # 215
Le të bisedojmë mbi disa prej cilësive të mira që ne shikojmë tek njëri-tjetri.
Sikur ne të shpiknim një mënyrë që dyert e thashethemit të mbylleshin përgjithmonë dhe që çdo besimtar ta përdorte gjuhën e tij vetëm për të lëvduar vëllezërit e tij, atëherë mësimet e Shenjtërisë së Tij Bahá'u'lláh-ut do të përhapeshin, zemrat do të ndriçoheshin, shpirtrat do të lavdëroheshin dhe bota e njerëzimit do të arrinte lumturinë e pafund. Unë shpresoj se besimtarët e Perëndisë do ta shmangin krejtësisht thashethemin.
‘Abdu’l-Bahá, nga Lights of Guidance [Drita e Udhërrëfimit], # 305
MESIMI 21
THASHETHEMET (3)
Zoti nuk do të jetë i kënaqur në qoftë se ne shpenzojmë kohën duke u marrë me thashetheme. Njëhere po të fillojmë të bëjmë thashetheme është shumë e vështirë të pushojmë. Kjo është njëlloj si helmi që të hyn në trup. Një herë po të hyjë është e pamundur të ndalosh efektin e tij.
Të ndalosh thashethemet është një LIGJ. Ne kurrë nuk duhet të dëmtojmë zemrën e të tjerëve. Një Bahá’í duhet të dallohet nga dashamirësia dhe veprat e mira. Të tjerët do ta shikojnë atë dhe do të thonë” Sigurisht ai është një Bahá’í ”.
Në qoftë se ne i pranojme të tjerët ashtu siç janë dhe në qoftë se refuzojmë të bëjmë thashtheme ne do të jemi gjthmonëtë lumtur sepse ne do të kemi shumë miq. Gjithmonë mendoni se sa të trishtuar do të ndjeheni në qoftë se dikush ju thotë ju se një shoku juaj ka thënë gjëra negative për ju. Ju do të ndjeheni të dëshpëruar në thellësi të zemrës
‘Abdu’l-Bahá na thotë:
Cilësia më e keqe njerëzore dhe mëkati më i madh është përgojosja.
‘Abdu’l-Bahá’, nga
Bahá’u’lláh-u dhe Epoka e Re, f. 77
Edhe Bahá’u’lláh:
O Bir i Qenies! Si munde të harrosh gabimet e tua dhe u more me gabimet e të tjerëve? Kush e bën këtë, është i mallkuar prej Meje.
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, Nga Arabishtja, # 26
Përse mendoni ju që thashethemet janë faji më i madh?
Kush janë disa nga rrugët që ne mund ti ndalojmë thashethemet? Le të diskutojnë fëmijët ç’farë mund të bejnë ata në qoftë se dikush fillon të bëjë thashetheme për to?